Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrestohet shqiptari në Itali, në banesë i gjenden heroinë dhe municione luftarake

By: armand
7 January 2026 at 16:10

Policia italiane e Aprilia ka arrestuar një të ri shqiptar, i përfshirë në trafikun e drogave të forta, por edhe mbajtjes së municioneve luftarake të rënda. I dyshuari kishte hyrë së fundmi në vendin fqinj, teksa iu sekuestrua mes të tjerash kokainë, heroinë, radio marrëse, thikë, një granatë, peshore elektronike, valutë dhe sende të tjera […]

The post Arrestohet shqiptari në Itali, në banesë i gjenden heroinë dhe municione luftarake appeared first on BoldNews.al.

Vodhi 4 dyqane në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

By: armand
6 January 2026 at 14:50

Një 22-vjeçar autor i disa vjedhjeve në Vlorë ka rënë në prangat e policisë. Sipas njoftimit të bluve i riu me precedent të mëparshëm penal për vjedhje ka grabitur 4 dyqane në datën 1 dhe 2 janar në lagjet ‘28 Nëntori’, ’29 Nëntori’ dhe ‘24 Maji’. Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit blutë sekuestruan, në cilësinë e […]

The post Vodhi 4 dyqane në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Sherr me sende të forta në Gramsh, arrestohen tre persona

By: armand
6 January 2026 at 12:47

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Gramshit, ku një 51-vjeçar dhe djali i tij 27-vjeç janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë plagosur një 34-vjeçar me grushte dhe sende të forta. Hetimet paraprake tregojnë se më 4 janar 2026, babë e bir kanë goditur me grushte dhe sende të forta 34-vjeçarin, […]

The post Sherr me sende të forta në Gramsh, arrestohen tre persona appeared first on BoldNews.al.

Autor i tre grabitjeve me armë në Fushë-Krujë, shpallet në kërkim 30-vjeçari (Emri)

By: armand
6 January 2026 at 10:31

Policia ka zbardhur tre grabitje të ndodhur një ditë më parë në Fushë Krujë nga një i ri, i cili është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi Emiliano Nikolli 30 vjeç, banues në Mamurras. Gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, Emiliano Nikolli fillimisht ndaloi […]

The post Autor i tre grabitjeve me armë në Fushë-Krujë, shpallet në kërkim 30-vjeçari (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Elbasan 34-vjeçari. Do ekstradohet

By: Ela
3 January 2026 at 09:47

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në pranga u vu A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar […]

The post Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Elbasan 34-vjeçari. Do ekstradohet appeared first on BoldNews.al.

Kapshticë/ Ndihmoi një shtetase të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 41-vjeçari

By: armand
31 December 2025 at 14:27

Një 41-vjeçar me banim në Elbasan është ndaluar në pikën kufitare Kapshticë pasi dyshohet se ka ndihmuar një shtetase të kalojë kufirin ilegalisht nga Shqipëria në Greqi. Ngjarja u regjistrua gjatë kontrolleve intensive në kufi, ku u evidentua se shtetasi E. Ç ishte në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. […]

The post Kapshticë/ Ndihmoi një shtetase të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 41-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Dogji krevatin e ish-bashkëjetuesit, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

By: M C
30 December 2025 at 20:58

Policia e Tiranës ka ndaluar me iniciativë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e cila dyshohet se ka kanosur përmes mesazheve një shtetas të huaj, identifikuar me inicialet M. M.

Bime dyshohet gjithashtu se në një rast tjetër ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, e cila ndodhet pranë rrugës “Hysen Gjura” në zonën e Kinostudios.

Alma Bime mban prej disa vitesh postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme.

The post Dogji krevatin e ish-bashkëjetuesit, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme appeared first on Albeu.com.

Përleshje e dhunshme mes grupeve shqiptare e maqedonase, 11 të arrestuar në Itali

By: armand
29 December 2025 at 16:58

Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve, shqiptarëve dhe maqedonasve, ka ndodhur në Peruxhia të Italisë, duke përfunduar me disa të plagosur, 11 të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim. Shkak i sherrit duket se ka qenë shkrepja e një fotoje me celular nga një prej të rinjve, që ka sjellë reagimin […]

The post Përleshje e dhunshme mes grupeve shqiptare e maqedonase, 11 të arrestuar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Vijon skandali i trukimeve në Turqi, arrestohen 14 futbollistë dhe ish-drejtuesi i lartë i Galatasarayt

By: armand
26 December 2025 at 19:14

Shteti turk vazhdon hetimin dhe masat për të ndalur skandalin e rëndë të basteve dhe trukimeve në futbollin vendas. Pasi janë bërë publike prej muajsh emrat e lojtarëve, gjyqtarëve dhe zyrtareve të cilët është mësuar se vinin rregullisht baste për ndeshjet e futbollit, kanë filluar ndalimet dhe arrestimet e atyre që janë përfshirë në manipulime […]

The post Vijon skandali i trukimeve në Turqi, arrestohen 14 futbollistë dhe ish-drejtuesi i lartë i Galatasarayt appeared first on BoldNews.al.

15 shqiptarë dënohen me 32 vite burg për ‘shtëpi bari’ në Angli, 6 refuzojnë fajësinë (Emrat)

By: armand
19 December 2025 at 18:42

Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg ditën e djeshme, më 17 dhjetor, pas zbardhjes së një ferme kanabisi të madhe brenda një depoje në qendër të Liverpulit. Incidenti u zbulua mbrëmjen e së shtunës, më 4 tetor, kur oficerët e policisë vunë re një burrë që po vepronte në mënyrë të dyshimtë në Rrugën […]

The post 15 shqiptarë dënohen me 32 vite burg për ‘shtëpi bari’ në Angli, 6 refuzojnë fajësinë (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena (Emri)

By: armand
18 December 2025 at 19:29

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale të trafikut të drogës në Athinë, duke arrestuar katër persona, përfshirë edhe këngëtarin shqiptar nga Tepelena, Kostandinos Jorgji, i njohur me emrin artistik “For3al”. Operacioni u zhvillua në pasditen dhe mbrëmjen e së martës, më 16 dhjetor 2025, nga Nëndrejtoria e Narkotikëve, e cila arrestoi dy shtetas shqiptarë, 55 […]

The post Goditet grupi i drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Tregtonin armë zjarri në Tiranë, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim (Emrat)

By: armand
17 December 2025 at 11:24

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, që shiste armë zjarri. Në kuadër të operacionit të koduar “Members” u vunë në pranga dy persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Të arrestuarit janë Bledar Jella dhe Xhemal Shehi 29 dhe 60 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta dhe municion […]

The post Tregtonin armë zjarri në Tiranë, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar/ EMRI

By: Ela
17 December 2025 at 10:55

Policia ka arrestuar në Serbi me qëllim ekstradimin një 24-vjeçar i cili në janar të vitit 2025 dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. Në kuadër të operacionit të koduar Wanted, u vu në pranga Klejvis Metalla, 24 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën […]

The post Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

By: V K
17 December 2025 at 11:30

Një 24-vjeçar shqiptar, është kapur në Serbi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, i riu shqiptar ka dhunuar rëndë bashkëjetuesen e tij e cila ishte edhe shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2025.

Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, lokalizohet dhe kapet në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 24-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.

The post Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi appeared first on Albeu.com.

Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video)

By: armand
16 December 2025 at 10:56

Një operacion i përbashkët i Guardia di Finanza së Monfalconit dhe Njësisë së Policisë Ekonomike e Financiare të Triestes çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh automatike dhe në arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, të dyshuar për trafik armësh. Gjatë kontrollit rutinë në pikën kufitare sllovene të Sant’Andrea, efektivët ndaluan një furgon me […]

The post Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video) appeared first on BoldNews.al.

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

By: V K
16 December 2025 at 09:08

Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë, është vendosur arrest shtëpie pë biznesmenin Armand Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj.

Vijon…

The post SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn appeared first on Albeu.com.

Pamjet/ Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë

By: Brisi
15 December 2025 at 09:22

Një rast i prostitucionit është goditur nga policia në Durrës. Në pranga kanë rënë 2 kolumbiane, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 6 persona të tjerë. Dy vajzat kolumbiane 23 25 vjeçe, e ushtronin prostitucionin në një apartament me qira në zonën e Vollgës. Gjatë kontrolleve në apartament u sekuestruan 2 pasaporta të […]

The post Pamjet/ Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë appeared first on BoldNews.al.

Kontejneri vinte nga Amerika Latine, sekuestrohen 1 ton kokainë në portin e Pireut, 4 në pranga

By: Brisi
15 December 2025 at 08:55

Autoritetet greke zbuluan mbi 1 ton kokainë në portin e Pireut, si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë nga FBI-ja greke. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së dielës dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Deri të dielën në mbrëmje, peshimi i sasisë së sekuestruar zbuloi se bëhej fjalë për […]

The post Kontejneri vinte nga Amerika Latine, sekuestrohen 1 ton kokainë në portin e Pireut, 4 në pranga appeared first on BoldNews.al.

Plaçkitnin në seri bizneset, kamerat tradhtojnë hajdutët! Dy të arrestuar në Korçë

By: armand
14 December 2025 at 11:38

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një seri bastisjesh në biznese të ndryshme të qytetit. Identifikimi i tyre u bë falë pamjeve filmike të kamerave të sigurisë. Njëri prej të arrestuarve, 28-vjeçari V. I., ishte në kërkim për këto ngjarje dhe më parë i dënuar për vjedhje. Ai akuzohet si autor […]

The post Plaçkitnin në seri bizneset, kamerat tradhtojnë hajdutët! Dy të arrestuar në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Ndotje mjedisore e shkelje ligjore/ 16 persona në pranga në Elbasan, në kërkim 8 aksionerë (Emrat)

By: armand
14 December 2025 at 10:28

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”,  për goditjen e veprimtarive të paligjshme që dëmtojnë  mjedisin. Si rezultat i operacionit, u morën masa ndaj 16 shtetasve, mes tyre 9 shtetas të huaj, të cilët mbanin funksione drejtuese, teknike dhe operacionale në dy subjekte tregtare që ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, […]

The post Ndotje mjedisore e shkelje ligjore/ 16 persona në pranga në Elbasan, në kërkim 8 aksionerë (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌