Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër

By: V K
3 February 2026 at 13:19

Një 42-vjeçar,  është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të imtësishëm dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi G. K., banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u paraqit me automjetin e tij për të dalë nga vendi, ndërsa gjatë procesit të regjistrimit iu kërkua të kalonte, së bashku me mjetin, në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Pas ndërhyrjes së shërbimeve policore, ai u ndalua dhe u arrestua në flagrancë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Gjithashtu, u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër appeared first on Albeu.com.

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

By: D Marku
30 January 2026 at 13:18

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka.

Mësohet se vendimin për dorëheqjen nga detyra e ka bërë për arsye familjare.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është caktuar përkohësisht Armir Gjikolaj.

The post Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson appeared first on Albeu.com.

Drejt përfundimit Pallati i Sportit në Dibër, ambiente dinjitoze për sportistët

27 January 2026 at 11:05

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Pallati i sportit “Bashkim Lala” në qytetin e Peshkopisë po rikthehet në funksion të plotë, pas investimit të bashkisë Dibër për rikonstruksionin e ambienteve të brendshme.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se punimet për rilindjen e Pallatit të Sportit në Dibër janë drejt përfundimit.

Investimi, sipas kryeministrit, krijon një ambient dinjitoz për zhvillimin e aktiviteteve sportive, ku ndër të tjera, do të zhvillohen edhe ndeshjet e ekipit të volejbollit për femra “Korabi”.

Investimi kap vlerën e 7 milionë lekëve dhe punimet pritet të përfundojnë shumë shpejt duke vendosur ambientet e pallatit të sportit, në dispozicion të ekipeve të lojërave me dorë.


/m.m/j.p/

The post Drejt përfundimit Pallati i Sportit në Dibër, ambiente dinjitoze për sportistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrugët e Qarkut Dibër të mbuluara nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

By: V K
27 January 2026 at 09:57

Që prej orëve të para të ditës së sotme të gjitha rrugët e Qarkut Dibër, janë nën pushtetin e mjegullës. Qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi, për shkak të fushëpamjes së kufizuar.

Situata bëhet problematike nga automjetet që nuk kanë ose lëvizin pa drita të ndezura, si dhe nga këmbësorët që bëhen të vështirë për t`u konstatuar nga drejtuesit e mjeteve.

Në të gjitha akset si Burrel-Klos, rruga e Arbrit, Bulqizë-Peshkopi, ka prani të mjegullës së dendur.

Për të monitoruar qarkullimin e automjeteve që të shmangen aksidente, policia është vendosur në disa pika kyçe të këtyre akseve rrugore.

Ndërkohë, uniformat blu bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të mbajnë distancën e duhur, të shmangin parakalimet si dhe të mbajnë dritat e mjegullës ndezur.

Mjegulla ka qenë prezente prej disa ditësh, duke bërë që lëvizja e mjeteve të bëhet me vështirësi.

The post Rrugët e Qarkut Dibër të mbuluara nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e automjeteve appeared first on Albeu.com.

“Paketa e Maleve”, shpallen zonat me përparësi zhvillimi në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë

21 January 2026 at 18:23

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Në kuadër të programit “Paketa e Maleve”, Këshilli i Ministrave shpalli sot disa zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore në bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë.

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik; zhvillimin industrial dhe zhvillimin turistik.

Në bashkinë Dibër zonë me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore janë shpallur në Bjeshkët e Korabit, të Hinoskës, të Gramës dhe të Zimurit.

Po ashtu, zona zhvillimore janë përcaktuar në fshatin Brezhdan, fshatin Kallë, fshatin Lashkizë, fshatin Lugjej, në Lurë, në fshatin Qa (Prat), fshatin Sllatinë, në Lan – Lurë etj.

Zona zhvillimore në territorin e kësaj bashkie janë përcaktuar edhe në livadhet e Kallës – Vleshë, në luginën e lumit Drin, si dhe në fshatrat Selishtë, Luzni dhe Rabdisht.

Ndërsa në territorin e bashkisë Memaliaj janë shpallur zona zhvillimore në fshatrat Arrëz e Madhe, Maricaj dhe Vagalat, në njësinë administrative Buz, dhe në fshatin Rabie.

Në bashkinë Tepelenë janë shpallur zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore sipërfaqe toke në njësinë administrative Kurvelesh, në njësinë administrative Lopës dhe në njësinë administrative Qendër-Tepelenë.

/m.m/j.p/

 

The post “Paketa e Maleve”, shpallen zonat me përparësi zhvillimi në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama hedh firmën: Përcaktohen zonat prioritare ku toka do të jepet me 1 euro në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë

By: Elva
21 January 2026 at 18:19

Qeveria ka miratuar zonat prioritare ku do të zbatohet projektligji i njohur si Paketa e Maleve, duke hapur rrugën për dhënien e tokës publike me çmimin simbolik 1 euro në bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas dorëzimit nga bashkitë përkatëse të hartave me zonat e shpallura “me përparësi […]

The post Rama hedh firmën: Përcaktohen zonat prioritare ku toka do të jepet me 1 euro në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë appeared first on BoldNews.al.

Akuzohen për vrasjen e Artur Lleshit, gjykata cakton “burg pa afat” për dy vëllezërit binjakë (EMRAT)

By: Brisi
20 January 2026 at 11:58

Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për dy vëllezërit Klodjan dhe Klement Kruca, të cilët akuzohen për vrasjen e Artur Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018 në Bulqizë.. Dy vëllezërit u arrestuan një ditë më parë nga Policia në Gjirokastër, në banesën e të cilëve u gjetën […]

The post Akuzohen për vrasjen e Artur Lleshit, gjykata cakton “burg pa afat” për dy vëllezërit binjakë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti me 4 të plagosur në Peshkopi-Maqellarë, nisen drejt “Traumës” dy prej tyre

By: Brisi
16 January 2026 at 16:52

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i regjistruar pasditen e kësaj të premte, në rrugën kombëtare Peshkopi-Maqellarë. Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Dovalan, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve raportohen në […]

The post Aksidenti me 4 të plagosur në Peshkopi-Maqellarë, nisen drejt “Traumës” dy prej tyre appeared first on BoldNews.al.

Ngrica në Dibër/ Fshatra të bllokuara dhe probleme me furnizimin me ujë

By: Elva
12 January 2026 at 17:50

Reshjet e dëborës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave kanë krijuar situatë të vështirë në qarkun e Dibrës. Gjatë natës, termometri në disa zona malore ka shënuar deri në -10 gradë Celsius, duke sjellë ngrica të gjera dhe akull në rrugë. Në disa fshatra janë raportuar probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa reshjet […]

The post Ngrica në Dibër/ Fshatra të bllokuara dhe probleme me furnizimin me ujë appeared first on BoldNews.al.

Temperatura ekstreme, akull dhe ngrica në Dibër/ Shfaqen probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe bllokohen disa fshatra

By: M C
12 January 2026 at 17:57

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë sjellë probleme në qarkun e Dibrës. Si pasojë e kësaj, vendi është përfshirë nga ngricat dhe akulli. Gjatë natës temperaturat, në disa zona të thella, kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius.

Si pasojë e kësaj situate, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra. Konkretisht të bllokuara nga bora kanë mbetur fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si dhe disa fshatra në njësitë Trebisht dhe Ostren. Trashësia e borës arrin mbi 40 centimetra, në këtë fshatra.

Edhe në rrugët rurale ka prezencë të reshjeve të borës dhe akullit, ndaj bashkitë Dibër dhe Bulqizë janë në terren dhe po punojnë për hapjen e akseve rrugore. Kjo në mënyrë që qarkullimi i automjeteve mos të pengohet si shkak i kësaj.

The post Temperatura ekstreme, akull dhe ngrica në Dibër/ Shfaqen probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe bllokohen disa fshatra appeared first on Albeu.com.

Temperaturat zbresin në -10°C, bllokohen disa fshatra në Dibër. Probleme edhe me furnizimin me ujë

By: Ela
12 January 2026 at 08:18

Ngricat dhe akulli kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Në disa zona të thella, temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius. Si pasojë, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të thella. Të bllokuara nga bora mbeten fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si […]

The post Temperaturat zbresin në -10°C, bllokohen disa fshatra në Dibër. Probleme edhe me furnizimin me ujë appeared first on BoldNews.al.

Ulja e ndjeshme e temperaturave shkakton ngrica në segmentet rrugore të qarkut të Dibrës

By: Fax Web
12 January 2026 at 09:10
Zbritja e ndjeshme e temperaturave gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit në -10 gradë në qarkun Dibër veçanërisht Peshkopi dhe Bulqizë ka sjellë ngrica në disa segmente rrugore, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Rruga e Arbrit në disa segmente ka patur ngrica veçanërisht në zonat malore. Problematikë me energjinë elektrike ka pasur në disa fshatra përfshirë: Lurë Sllove,  Selishtë Ostren i Madh, – ku telat  e energjisë janë këputur si pasojë e dëborës së rënë.

Rruga Peshkopi-Kukës kalohet me zinxhirë, ndërkohë segmenti Ura e Çerenecit Librazhd ditën djeshme ka patur problematika në lëvizje për shkak të borës dhe pothuaj ka qenë e pakalueshme për mjetet e vogla.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe të ulin shpejtësinë.

Temperatura ekstreme, akull dhe ngrica/ Bllokohen disa fshatra në Dibër, probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm

By: V K
12 January 2026 at 08:22

Këtë të hënë, i ftohti, ngricat dhe akulli kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Në disa zona të thella, temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius.

Si pasojë, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të thella. Të bllokuara nga bora mbeten fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si dhe disa fshatra në njësitë Trebisht dhe Ostren.

Në këto zona, trashësia e borës arrin mbi 40 centimetra.

Prezencë e madhe bore dhe akulli, raportohet në rrugët rurale. Bashkitë Dibër dhe Bulqizë, janë në terren dhe po punojnë për hapjen e akseve rrugore.

Ndërkohë, ura e Çerenecit në aksin Çerenec-Librazhd, është e pakalueshme për qarkullim.

Sa i përket lëvizjes në akset kryesore:

Peshkopi Tirane qarkullimi kryhet pa zinxhirë

Peshkopi-Kukës: qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë

Gjithashtu, probleme janë raportuar edhe në zonën e Martaneshit, ku bora dhe ngricat vijojnë të vështirësojnë lëvizjen.

The post Temperatura ekstreme, akull dhe ngrica/ Bllokohen disa fshatra në Dibër, probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm appeared first on Albeu.com.

Disa akse dhe rrugë të bllokuara, situatë problematike në qarkun e Dibrës

By: Fax Web
11 January 2026 at 09:53

Moti gjatë natës në qarkun e Dibrës është shoqëruar me reshje dëbore, të cilat në Preshkopi kanë arritur nga 13-25-40 cm, ndërsa vijojnë aktualisht reshje të pakta dëbore.

Situata paraqitet e qetë dhe me problematika si më poshtë:

Bashkia Klos

Nga dëbora disa rrugë fshatrash në njësitë Xibër dhe Gurrë, janë me prani dëbore dhe lëvizet me zinxhir.

Bashkia Bulqizë

Në Trebisht, Ostren, trashësia e dëborës 25 cm ku ka rrugë të fshatrave me qendrat Administrative të bllokuara.

Rruga Ura e Cetenecit – Ostren, në segmentin  Klenje-Ostren e bllokuar.

Ka mungesë energjie elektrike në njësinë Trebisht.

Në Martanesh, rrugët e fshatrave me qendrat Administrative të bllokuara.

Bashkia Dibër

Nga reshjet e dëborës, janë të bllokuara qendrat Administrative me akset kryesore, njësitë Selisht dhe Lurë.

Të bllokuara janë edhe rrugët e fshatrave me qendrat administrative në njësitë Lurë, Selisht, Luzni.

Ka mungesë energjie elektrike në Njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Reç, Zall Dardhë e Lurë.

Bashkia Mat

Rruga rurale që lidh qendrën Administrative me aksin kryesor e dëmtuar dhe shumë e rrezikuar për të izoluar gjithë njësinë.

Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa në segmentet Peshkopi-Vasie, Ura e Çerenecit- Steblevë, si dhe Qafë Bualli-Krastë në disa vende me zinxhir.

Aksi rrugës së Arbrit duhet me goma dimërore. Nga Operatorët kontraktor po punohet me mjete e lëshim kripe duke i mbajtur të gjitha rrugët të kalueshme.

Furnizimi me energjinë elektrike është në normalitet. Furnizimi me ujin e pijshëm është në normalitet.

Reshjet e dendura të dëborës/ Fshatra të izoluara dhe mungesë të energjisë elektrike, probleme në disa zona në Dibër

By: V K
11 January 2026 at 09:05

Reshjet e dendura të dëborës, kanë shkaktuar probleme të shumta në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së djeshme, në shumë zona mungon energjia elektrike.

Trashësia e dëborës në njësitë Lurë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Muhurr, ka kaluar mbi 40 centimetra.

Bashkia Dibër, po punon intensivisht për hapjen e rrugëve drejt fshatrave, megjithatë në këto momente raportohet se ende ka fshatra të izoluara.

Në qytetin e Peshkopisë, trashësia e borës arrin rreth 20 centimetra.

Rruga Peshkopi–Kukës, kalohet vetëm me zinxhirë dhe me vështirësi të mëdha.

Ndërsa segmenti te Ura e Çerenecit-Librazhd është aktualisht i pakalueshëm, por po punohet për hapjen e tij.

Rruga Peshkopi–Tiranë, është e kalueshmr pa zinxhirë.

Në të gjithë qarkun, strukturat përkatëse po vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve rurale.

The post Reshjet e dendura të dëborës/ Fshatra të izoluara dhe mungesë të energjisë elektrike, probleme në disa zona në Dibër appeared first on Albeu.com.

Dibër/ Reshjet e borës “pushtojnë” zonat malore, vështirësi në qarkullim pas ngricave dhe akullit

By: D Marku
9 January 2026 at 09:15

Vazhdojnë reshjet e borës në qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat e thella malore. Ngricat dhe temperaturat që kanë zbritur nën zero gradë kanë krijuar vështirësi në rrugët rurale, ku prezenca e akullit e bën të rrezikshme lëvizjen e mjeteve.

Probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, ku në disa segmente ka prezencë të borës dhe akullit. Vështirësi në qarkullim ka në aksin Fushë-Bulqizë, Maqellarë, si dhe në njësinë Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku automjetet lëvizin me kujdes të shtuar.

Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Muhurr, Trebisht, Ostren, si dhe në disa fshatra të thella të qarkut Dibër, ku reshjet e borës dhe akulli kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore, veçanërisht në zonat problematike.

The post Dibër/ Reshjet e borës “pushtojnë” zonat malore, vështirësi në qarkullim pas ngricave dhe akullit appeared first on Albeu.com.

Nisin reshjet e dëborës në Dibër, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

By: V K
8 January 2026 at 08:51

Pas reshjeve të shiut, në të gjithë qarkun e Dibrës, këtë të enjte, kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Njësia Administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç, Trebisht, Ostren, si edhe në zonën e Martaneshit, raportohet se trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra.

Si pasojë, kanë vijuar vështirësitë në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në rrugët që lidhin fshatrat e thella.

Situata është rënduar edhe nga rrëshqitjet e dherave dhe shembjet e pjesshme të rrugëve në disa njësi administrative të qarkut.

Sipas informacionit të marrë pranë bashkive, strukturat vendore janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës, me qëllim garantimin e lëvizjes dhe sigurisë së banorëve.

The post Nisin reshjet e dëborës në Dibër, vështirësi në qarkullimin e mjeteve appeared first on Albeu.com.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë evakuime dhe pakënaqësi në Shqipëri

7 January 2026 at 18:27

Disa qytete dhe fshatra janë prekur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm që filluan të martën në Shqipëri, duke shkaktuar mbylljen e shkollave në Durrës, një nga qytetet më të dëmtuara. Ministria e Mbrojtjes nuk ka publikuar ende një raport të dëmeve të deritanishme, por situata duket dramatike në disa qytete. Lideri i opozitës, Sali Berisha […]

The post Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë evakuime dhe pakënaqësi në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

By: M C
7 January 2026 at 17:07

Aksi nacional Burrel – Rrëshen ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Kjo ka bërë që qarkullimi i automjetetve të vështirsohet. Si pasojë e motit të keq, një masiv shkëmbor ka rënë pranë urës së Urakës.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e shumë fshatrave. Në këto rrugë ka patur shembje dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.

The post Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve appeared first on Albeu.com.

Shisnin fishekzjarrë/ Procedohen 3 pronarët e dyqaneve në Peshkopi

By: Brisi
31 December 2025 at 08:41

Tre persona janë proceduar penalisht në Peshkopi pasi janë kapur duke shitur fishekzjarrë në dyqanet e tyre. Sipas Policisë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit O.D., A.K. dhe D.M., pasi në dyqanet e tyre u gjetën kuti me lëndë piroteknike, të cilat mbaheshin me qëllim shitjen e tyre, në kundërshtim […]

The post Shisnin fishekzjarrë/ Procedohen 3 pronarët e dyqaneve në Peshkopi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌