Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët kombëtare

22 December 2025 at 12:25

Fermerët në Greqi vazhduan protestat e tyre dhe mbetën në pikat strategjike të autostradave kombëtare, me traktorët e tyre, edhe dje përgjatë gjithë ditës.

Fermerët e Karditës dhe Trikalës parkuan traktorët e tyre përgjatë autostradës E65 në Greqinë Qendrore dhe vendosën të lënë një korsi të autostradës të lirë në secilin drejtim që nga e marta, 23 dhjetor, për të lehtësuar udhëtimin e njerëzve për festat e Krishtlindjeve.

Ata synojnë të heqin barrierat e kabinave të pagesës për të lejuar kalimin e makinave edhe të dielën, ndërsa traktorë të tjerë po mbërrijnë për të përforcuar numrin e tyre.

Në Larisa, fermerët nga e gjithë Thesalia mbeten në kryqëzimet e Nikaias, një nga qendrat kryesore të mobilizimeve kombëtare të fermerëve.

Të shtunën, ata kishin ngritur barrierat e kabinave të pagesës dhe kishin lejuar kalimin e makinave pa pagesë, ndërsa gjithashtu shpërndanë produkte bujqësore dhe fletëpalosje me kërkesat e tyre për shoferët që kalonin.

Ata kanë planifikuar një tjetër mbledhje të përgjithshme të fermerëve të bagëtive dhe të kulturave të dielën, ku do të vendosin për veprimet e tyre të ardhshme dhe nëse do të përshkallëzojnë dhe do të miratojnë forma të reja proteste. Ata gjithashtu synojnë të lejojnë kalimin pa pengesa të shoferëve nga e marta, 23 dhjetor, për të lehtësuar trafikun e festave përpara Krishtlindjeve, pa pezulluar luftën e tyre.

Në Janinë, fermerët planifikuan një mobilizim në pikat e pagesës në Tyria me sloganin “Ne nuk i mbyllim rrugët, ne i hapim ato”.

Ata synojnë të ngrenë barrierat në pikat e pagesës për katër orë, duke lejuar makinat të kalojnë pa paguar.

Megjithatë, në pikat e pagesës në Oreokastro, fermerët nuk vazhduan me planet për të ngritur barrierat e pagesës.

Në vend të kësaj, ata u shpërndanë produkte bujqësore shoferëve që kalonin dhe i informuan ata për kërkesat e tyre.

Autostrada kombëtare Athinë-Selanik mbeti e mbyllur në të dyja drejtimet në pikën e pagesës në Malgara, megjithatë, me fermerët që deklaruan se do ta hapin rrugën në të dyja drejtimet të martën.

Derbi Tirana-Partizani/ Ja rrugët që do bllokohen sot në kryeqytet

By: Ela
7 December 2025 at 14:41

Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Për shkak të aktivitetit, disa segment rrugor do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundim […]

The post Derbi Tirana-Partizani/ Ja rrugët që do bllokohen sot në kryeqytet appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria, rekord në rajon për çmimin e rrugëve/ Projektet me kosto të fryra dhe cilësi të dobët

By: Elva
5 December 2025 at 22:06

Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, kryefjalë e Partisë Socialiste ishte shëndetësia falas, mbështetja sociale, pensionet më të larta dhe ulja e papunësisë. Vetëm një gjë s’ishte prioritet: rrugët. Investimet në infrastrukturën rrugore gjatë mandatit të parë socialist ishin të ulëta, aq të ulëta sa edhe segmente për të cilët kishte nisur puna ose ishin […]

The post Shqipëria, rekord në rajon për çmimin e rrugëve/ Projektet me kosto të fryra dhe cilësi të dobët appeared first on BoldNews.al.

Paralajmërim për reshje bore, Ministria e Infrastrukturës e gatshme për t’i mirëmbajtur të gjitha rrugët

26 November 2025 at 14:55


Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë reshje bore në disa zona të Kosovës.

Ai theksoi se institucionet përgjegjëse janë të përgatitura për t’i mirëmbajtur të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të hapura dhe të qarkullueshme.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditëve në vijim pritet që në disa zona të Kosovës të ketë reshje bore. Ju njoftoj se jemi të përgatitur që të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të jenë të mirëmbajtura dhe të qarkullueshme”, ka shkruar Durmishi.

Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të kushteve të vështiruara atmosferike që mund të paraqiten.

“Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe udhëtim të sigurt!”, përfundon njoftimi i tij.

Ndryshe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e mërkura do të karakterizohet nga ndikimi i fushave të presionit në rënie, të cilat do të favorizojnë zhvillimin e vranësirave të dendura në gjithë vendin.

Parashihet mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu.

IHMK bën të ditur se temperaturat pritet të jenë të qëndrueshme, me minimale nga -1°C deri në 7°C dhe maksimale që do të arrijnë deri në 11°C, duke shënuar vlerat më të larta termike të javës. /Telegrafi/

“U shpenzua 8-fish më shumë për rrugët”, Berisha: Shembjet dëshmojnë vjedhje dhe keqmenaxhim

By: armand
26 November 2025 at 12:56

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me përmbytjet e fundit dhe shembjen e rrugëve në vend, duke akuzuar për vjedhje të paimagjinueshme në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Në një konferencë për mediat, Berisha përmend Rrugën e Kombit, autostradën Levan-Tepelenë dhe disa autostrada të tjera, si dhe ndërhyrjet në rrugën Kardhiq-Delvinë, ku sipas tij edhe pse […]

The post “U shpenzua 8-fish më shumë për rrugët”, Berisha: Shembjet dëshmojnë vjedhje dhe keqmenaxhim appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD para Kryeministrisë, ja rrugët që bllokohen

By: Ela
24 November 2025 at 13:46

Partia Demokratike do të organizojë sot një protestë para kryeministrisë, ndërsa policia ka njoftuar marrjen e masave. Leja për protestë është dy orë, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, ndërsa duke filluar nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail […]

The post Protesta e PD para Kryeministrisë, ja rrugët që bllokohen appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq në vendin tonë/ Situatë alarmante në Finiq, përroi i fshatit del nga shtrati, përmbyten fushat dhe rrugët (VIDEO)

By: V K
19 November 2025 at 09:11

Këtë të të mërkurë, situatë tepër e rënduar nga moti paraqitet në fshatin Navaricë, bashkia Finiq.

Përroi i fshatit nga tejmbushja ka dalë nga shtrati, duke krijuar shumë probleme për banesat dhe bizneset e fshatarëve.

Sipas kryeplakut të fshatit, Hamza Tamo, përroi i Navarricës ka sjellë dhe po sjell shumë prurje nga mali. Llogariten në rreth 10 m3 dhera në sekondë.

Për pasojë janë shkatërruar të gjitha rrugët e fshatit, janë përmbytur të gjitha fushat, ndërkohë që kanalet janë të bllokuara, dhe kërkohet pastrimi urgjent i tyre.

 

The post Moti i keq në vendin tonë/ Situatë alarmante në Finiq, përroi i fshatit del nga shtrati, përmbyten fushat dhe rrugët (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Muçaj: 35,3 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2026-ën, përfundimi i akseve prioritare dhe risi në transportin ndërqytetas

13 November 2025 at 12:50

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një mbështetje të konsiderueshme për sektorin e transportit rrugor, duke synuar vijimin e investimeve infrastrukturore, mirëmbajtjen e akseve ekzistuese dhe krijimin e një modeli të ri të transportit publik ndërqytetas.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeleda Muçaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, tha se për transportin rrugor janë parashikuar 35,3 miliardë lekë, nga të cilat 31,4 miliardë lekë do të përdoren për shpenzime kapitale.

nvestimeve dhe funksionimin institucional, si dhe përfundimin e veprave të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, përfshirë ato që bëjnë pjesë në Korridorin VIII dhe Korridorin Blu”, deklaroi Muçaj.

Zëvendësministrja theksoi se fondet e buxhetit do të përdoren për financimin e akseve rrugore prioritare në ndërtim, projektet koncesionare, si dhe mirëmbajtjen e rrjetit kombëtar, duke synuar përmirësimin e standardeve të sigurisë rrugore.

Në këtë kuadër, do të vijojë puna për përfundimin e projekteve strategjike që lidhen me rrjetin kryesor kombëtar, si dhe përmirësimin e lidhjeve ndërkombëtare të transportit, që janë pjesë e Korridorit VIII dhe Korridorit Blu, të cilët përbëjnë boshtet e zhvillimit rajonal të vendit.

Muçaj tha se krijimi i autoritetit “Mobal sh.a.” për transportin publik ndërqytetas është një nismë e re.

“Një nga risitë kryesore të vitit 2026 do të jetë krijimi i një autoriteti të ri shtetëror, “Mobal sh.a.”, që do të operojë si kompani publike për organizimin dhe ofrimin e transportit modern ndërqytetas. Në fazën e parë të operimit, autoriteti do të mbulojë itinerare strategjike si: Tiranë-Ksamil; Vlorë-Aeroporti i Vlorës; Vlorë-Orikum-Palasë-Dhërmi; Darëzezë-Fier-Aeroporti i Vlorës; Drilon-Tushemisht; Shkodër-Velipojë-Shëngjin; Shkodër-Bogë”, u shpreh Muçaj.

Ajo tha se, ky autoritet do të implementojë sistemin e digjitalizuar të biletave, duke e bërë transportin publik më transparent, efikas dhe të aksesueshëm për qytetarët.

“’Mobal sh.a.’ do të jetë një mekanizëm i ri për menaxhimin e transportit ndërqytetas, që garanton shërbim cilësor, standarde bashkëkohore dhe teknologji të avancuar në procesin e pajisjes me bileta dhe monitorimit”, u shpreh Muçaj.

Sipas saj, një tjetër prioritet për vitin 2026 do të jetë organizimi i transportit shkollor në zonat e thella rurale, me qëllim lehtësimin e qasjes në arsim dhe zgjidhjen e problematikave që janë hasur gjatë viteve të fundit.

Në prezantimin e saj, zv.ministrja Muçaj bëri të ditur se një pjesë e fondeve do të përdoren për ndërtimin e rrugëve lidhëse strategjike, që do të kontribuojnë në lehtësimin e trafikut dhe rritjen e aksesit rajonal.

Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i një rruge lidhëse në fund të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të integrohet me Korridorin VIII.

“Kjo rrugë-nyjë është tashmë në fazë projekti dhe parashikohet të nisë zbatimin në vitin 2026. Ajo do të ofrojë një zgjidhje efektive për trafikun në dalje të autostradës, krahas ndërtimit të bajpasit të Elbasanit, që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në këtë zonë”, sqaroi Muçaj.

Gjithashtu, theksoi ajo, është parashikuar ndërtimi i një ure lidhëse në Rrugën e Arbrit, në hyrje të Tiranës, për të shmangur fluksin e lartë të trafikut në këtë aks.

Buxheti i vitit 2026 për transportin rrugor fokusohet në modernizimin e infrastrukturës, rritjen e sigurisë dhe efikasitetit, si dhe krijimin e shërbimeve publike të transportit të standardeve europiane. Me projektet e reja dhe krijimin e autoritetit “Mobal sh.a.”, qeveria synon të vendosë themelet e një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm të transportit rrugor në vend.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Muçaj: 35,3 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2026-ën, përfundimi i akseve prioritare dhe risi në transportin ndërqytetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banorëve afër një rruge të mbushur me gropa në Angli u është thënë se “riparimet mund të zgjasin 103 vjet”

10 November 2025 at 12:44


Banorët e rrugës Horsham Close në Banbury, Oxfordshire të Anglisë, po ankohen për gjendjen e mjerueshme të rrugës që s’është riparuar prej më shumë se 40 vitesh.

Ian dhe Elaine Bowyer thanë se rruga nuk është asfaltuar asnjëherë që kur jetojnë aty.

Këshilli lokal u ka thënë se, sipas raportit të fundit ALARM, cikli mesatar i riparimeve të rrugëve është 103 vjet.

Banorët e tjerë e quajnë situatën të rrezikshme, pasi gropat dhe dëmtimet e asfaltit vështirësojnë drejtimin e makinës.

E këshilltari Andrew Crichton pranoi se rruga ka nevojë urgjente për mirëmbajtje. /Telegrafi/

Reshjet e dendura të shiut izolojnë fshatin Thirrë në Mirditë, dëmtohen rrugët dhe disa ura

27 October 2025 at 09:24

MIRDITË- Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë.

Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit, rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të zonës.

Raportohet gjithashtu për dëmtime në disa ura që lidhin fshatrat përreth, çka e ka bërë edhe më të vështirë qarkullimin dhe transportin e mallrave.

Grupet e emergjencave civile të Bashkisë Mirditë ndodhen aktualisht në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të përcaktuar mundësitë e ndërhyrjes së menjëhershme, me qëllim rindërtimin e kalueshmërisë dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në zonat ku rreziku i rrëshqitjeve dhe prurjeve mbetet i lartë./abcnews.al

Maratona e Tiranës/ Akset rrugore ku do të ketë bllokim dhe kufizim të qarkullimit

By: Ela
19 October 2025 at 09:24

Qarkullimi i automjeteve në disa zona kryesore të Tiranës do të jetë i kufizuar sot për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”. Ndalimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 16:00, dhe do të prekë një sërë rrugësh dhe bulevardesh të qytetit. Segmentet me kufizim qarkullimi […]

The post Maratona e Tiranës/ Akset rrugore ku do të ketë bllokim dhe kufizim të qarkullimit appeared first on BoldNews.al.

“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO)

By: Elva
17 October 2025 at 21:58

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një video denoncim ku tregohet tmerri i kryeqytetasve sa herë që bie shi. Në video, Binaj zgjedh të qarkullojë nëpër Tiranë me makinë në shi, por ky duket një mision i pamundur. “Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë […]

The post “Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen të shtunën dhe të dielën

By: Ela
16 October 2025 at 11:12

Maratona e Tiranës vjen sërish këtë vit me edicionin e saj të nëntë, më 19 tetor 2025. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora […]

The post Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen të shtunën dhe të dielën appeared first on BoldNews.al.

Triathlon në Tiranë/ Ja rrugët që do të bllokohen dhe devijimet e linjave urbane

By: Elva
21 September 2025 at 08:13

Këtë të dielë, në kuadër të zhvillimit të garës sportive “Triathlon”, do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit. Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë njoftuar se ndalimi i qarkullimit do të jetë nga ora 08:00 deri në 13:00. Rrugët ku do të ndalohet qarkullimi: Rruga e “Tuneleve” […]

The post Triathlon në Tiranë/ Ja rrugët që do të bllokohen dhe devijimet e linjave urbane appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet “Triathlon”, ja rrugët ku do të kufizohet SOT qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

By: D Marku
21 September 2025 at 08:40

Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë sot në garën “Triathlopn” përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën e Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.

Gara “Triathlon, e kthyer tashmë në një traditë bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon” në Parkun Helen, bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, më 21 shtator do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datë 19-20 Shtator 2025 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit), sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhir deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit)

Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”)

Rruga -Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqienit”)

Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)

Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë) • Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta).

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon në njërin drejtim në “Sheshin Willson” tjetri në qendër.

Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”

Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër

Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

Sipas bashkisë, linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër. – Linja Nr. 14 “Unaza” pezullollet përkohësisht.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itinerarët e mësipërm.

The post Rikthehet “Triathlon”, ja rrugët ku do të kufizohet SOT qarkullimi i automjeteve në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

16 September 2025 at 15:41

Mbajtja e aktiviteteve sportive në Tiranë e kthen kryeqytetin në një “paralizë”, për shkak të bllokimit të rrugëve për qarkullimin e automjeteve. Këtë fundjavë në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, sporti që bashkon tre disiplinat sportive në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë këtë […]

The post “Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve appeared first on BoldNews.al.

Tirana, kryeqyteti që “harron” personat me aftësi të kufizuara

14 September 2025 at 20:29

Prej më shumë se një dekade, Tirana është futur në një fazë të re të zhvillimit urban. Projektet e reja si Bulevardi i Ri, Unaza e Madhe apo ndërhyrjet në rrugët ekzistuese, i kanë dhënë kryeqytetit një pamje moderne me ndërtesa të larta, sheshe dhe rrugë të reja. Por, pas fasadës së shndritshme fshihet një […]

The post Tirana, kryeqyteti që “harron” personat me aftësi të kufizuara appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja Shqipëri-Letoni, “paralizohet” Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

By: Elva
9 September 2025 at 09:25

Sot në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit Shqipëri-Letoni. Për shkak të ngjarjes, disa masa të përkohshme rreth stadiumit janë parashikuar për qarkullimin e mjeteve dhe sigurinë e tifozëve. Nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, qarkullimi i automjeteve do të kufizohet në disa rrugë kryesore pranë […]

The post Ndeshja Shqipëri-Letoni, “paralizohet” Tirana, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on BoldNews.al.

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

19 August 2025 at 17:11

Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”. Bëhet fjalë për segment 43 kilometra të gjatë me dy  korsi, që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në […]

The post Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Reporter.al.

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike

28 July 2025 at 09:30

Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Zgosht rreth 47 km e gjatë që lidh Dibrën me Elbasanin, hap një perspektivë të re duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje pas përfundimit të punimeve të këtij segmenti, investim me rëndësi që përmirëson ndërlidhjen mes dy qarqeve.

“Me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike”, shprehet Rama.

Rruga e re pritet të sjellë një ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik duke përmirësuar mundësinë e hyrje-daljeve për komunitetin, fermerët dhe ndërmarrje të tjera ekonomike, për turistë drejt destinacioneve në Shqipërinë lindore, duke përfshirë zona të reja turistike si Parku Shebenik-Jabllanicë në Librazhd dhe zonat kulturore, natyrore e historike në qarkun e Dibrës.

Me planin për hapjen e një pike kufitare të re në Urën e Bushtricës, pjesë e Korridorit 8, për ndërtimin e të cilës po punojnë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, do t’u krijohet mundësi banorëve të këtyre, zonave që kalojnë në segmentin Zgosht-Ura e Çerenecit, të lëvizin më shpejt. /Telegrafi/

The post Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike appeared first on Telegrafi.

❌
❌