Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 January 2026Main stream

Argzon Muçaj emërohet nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

15 January 2026 at 12:46


Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar gjyqtarin Argzon Muçaj në pozitën e nënkryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar të KGJK-së, vendimi është marrë në vazhdim të mbledhjes së 358-të, bazuar në propozimin e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ky emërim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e strukturave udhëheqëse të sistemit gjyqësor dhe për të garantuar funksionimin efikas të gjykatës. /Telegrafi/


Before yesterdayMain stream

Prokurori i SPAK-ut, Belinda Balluku dhe “gjyqi” në panele i disa gazetarëve!

10 January 2026 at 20:00

Nga Vladimir Muçaj

Në një shtet të së drejtës, funksionimi i drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga perceptimet mediatike, aq më pak nga debatet emocionale të paneleve televizive që shpesh e zëvendësojnë analizën juridike me retorikë politike. Rasti i znj. Belinda Balluku ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues: zhvendosjen e “gjykimit” nga sallat e gjykatave në studio televizive, ku disa gazetarë kanë marrë rolin e prokurorit, gjyqtarit dhe ekzekutuesit, pa asnjë përgjegjësi ligjore.

Është paradoksale dhe në të njëjtën kohë absurde mënyra se si një proces hetimor, ende i papërfunduar dhe pa një vendimmarrje gjyqësore përfundimtare, trajtohet si faj i provuar në opinionin publik. Media, e cila në parim duhet të informojë dhe jo të dënojë, në disa raste ka kaluar çdo kufi profesional, duke u bërë më e konsumuar dhe më pak e besueshme sesa vetë politika që pretendon të kritikojë.

Rregulli themelor i shtetit të së drejtës është i qartë: prokurori heton, mbledh prova dhe, nëse çmon se ka elementë të veprës penale, e dërgon çështjen në gjykatë. Vetëm gjykata ka kompetencën kushtetuese për të vlerësuar fajësinë ose pafajësinë e një individi. Deri në atë moment, çdo person gëzon prezumimin e pafajësisë, një parim ky themelor që nuk mund të cenohet nga titujt mediatikë apo nga opinionet personale të komentatorëve televizivë.

Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja: si është e mundur që kërkohen masa izoluese ndaj znj. Balluku, ndërkohë që hetimi, sipas vetë deklarimeve, vijon ende në terren për mbledhjen e provave? Kjo qasje kontradiktore jo vetëm që krijon konfuzion në opinionin publik, por rrezikon të minojë besimin tek procesi i rregullt ligjor, duke i dhënë përparësi spektaklit mbi substancën juridike.

Opinioni publik i informuar, ai që e kupton funksionimin minimal të ligjit dhe institucioneve, pret që të prevalojë logjika juridike dhe jo interpretimet selektive apo emocionet e servirura në panele mediatike. Drejtësia nuk mund të administrohet nga studio televizive, as të diktohet nga qëndrime personale të individëve që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat e fjalës së tyre.

Mbështetja ndaj znj. Belinda Balluku në këtë fazë nuk është mbështetje politike, por mbrojtje e parimeve themelore të shtetit të së drejtës. Është mbrojtje e prezumimit të pafajësisë, e ndarjes së pushteteve dhe e rolit ekskluziv të gjykatës për të dhënë drejtësi. Çdo devijim nga këto parime na afron më shumë me gjyqin popullor sesa me drejtësinë moderne që synojmë të ndërtojmë.

Si përfundim, drejtësia nuk ka nevojë për zhurmë, por për prova; nuk ka nevojë për panele, por për gjykata; nuk ka nevojë për opinione të nxituara, por për vendime të arsyetuara. Respektimi i këtyre parimeve është detyrim institucional dhe qytetar, sot për znj. Balluku dhe nesër për këdo tjetër. Vetëm kështu mund të pretendojmë se po ndërtojmë një shtet ku ligji sundon mbi emocionin dhe drejtësia mbi spektaklin.

SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre 6 shqiptarë (EMRAT-FOTO)

By: V K
11 December 2025 at 09:49

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), këta individë janë ndaluar si pjesë e një operacioni të gjerë federal, që synon identifikimin dhe largimin nga SHBA të personave me rekorde kriminale, të paligjshëm ose që konsiderohen kërcënim për sigurinë publike.

Të arrestuarit me origjinë shqiptare të përfshirë në listë janë:

Vasil Vukaj, i shpallur fajtor për vrasje, arrestuar në Kaliforni.

Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik, ndaluar në Nju Jork.

Adush Muçaj, me precedent për dhunë fizike, arrestuar në Utah.

Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, arrestuar në Kaliforni.

Nikollë Lleshaj, nga Kosova, i ndaluar për sulm dhe përfshirje në aktivitete kriminale.

Besart Hoxha, nga Kosova, i hetuar për përfshirje në organizata kriminale sipas ligjit RICO.

Përfshirja e shqiptarëve dhe kosovarëve në listën e fundit ka tërhequr vëmendje edhe brenda komunitetit shqiptar në SHBA, duke ngritur shqetësime për imazhin e diasporës.

Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se operacionet e kontrollit dhe dëbimeve do të vijojnë me intensitet të lartë në javët në vijim.

 

The post SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre 6 shqiptarë (EMRAT-FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Besa Agro Invest” e Bajram Muçaj, 3 mln euro “gropë”, shpall falimentin

By: Brisi
20 November 2025 at 11:05

Nga Boldnews.al Në vitin 2014, shoqëria e mikro-kredive “Fondi Besa”, në pronësi të sipërmarrësit Bajram Muçaj, synoi zgjerimin në tregun shqiptare, duke krijuar një kompani bijë “Besa Agro Invest”, me qëllim investime në fushën bujqësore. Me një kapital rreth 5 milionë euro, “Besa Agro Invest” e Muçajt shpresonte që të rriste portofolin financiar. Por, pa […]

The post “Besa Agro Invest” e Bajram Muçaj, 3 mln euro “gropë”, shpall falimentin appeared first on BoldNews.al.

Enxhi dhe Neada u larguan nga Wake Up pas konfrontimit fizit, zëvendësohen nga Heidi Baci 

By: Elva
18 November 2025 at 17:57

Ristrukturimi i emisionit të mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka qenë temë kryesore e lajmeve rozë ditët e fundit. Pas largimit të Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt, vendin e tyre e ka zënë Heidi Baci, e cila moderon emisionin së bashku me Blendi Salajn. Largimi i dy moderatoreve ndodhi pas një sherri të brendshëm […]

The post Enxhi dhe Neada u larguan nga Wake Up pas konfrontimit fizit, zëvendësohen nga Heidi Baci  appeared first on BoldNews.al.

Përplasje fizike mes moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, dalin me sqarim

17 November 2025 at 20:11


Moderatoreve të programit “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, u janë atribuar ditët e fundit thashetheme për një përplasje mes tyre, por ato kanë reaguar menjëherë për të sqaruar situatën.

Në emisionin e mëngjesit, së bashku me Blendi Salajn, dy moderatoret mohuan kategorikisht çdo konflikt.

Gjatë transmetimit, ato theksuan se lajmet e qarkulluara nuk kanë asnjë bazë reale dhe se asnjë incident nuk ka ndodhur mes tyre, qoftë verbal apo fizik.

Foto: YouTube

“Nuk ka ndodhur kurrë”, u shprehën ato në mënyrë të prerë. Muçaj shtoi se këto zëra nuk i kanë pëlqyer aspak, duke theksuar se është e padobishme dhe e pavend të flitet për përplasje të sajuara që nuk ekzistojnë.

Ajo u shpreh se ndihet mirë që publiku ka nisur ta kuptojë realitetin dhe të mos i besojë çdo lajmi të shpërndarë në portale.

Foto: YouTube

Reagimi i tyre publik erdhi si një përpjekje për t’i dhënë fund spekulimeve dhe për të sqaruar ndjekësit e programit se ekipi i “Wake Up” funksionon në harmoni.

Ndërkohë, ata e vijuan emisionin me ton pozitiv, duke lënë të kuptohet se thashethemet nuk do të ndikojnë në dinamikën e tyre të përditshme në ekran. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Muçaj: 35,3 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2026-ën, përfundimi i akseve prioritare dhe risi në transportin ndërqytetas

13 November 2025 at 12:50

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një mbështetje të konsiderueshme për sektorin e transportit rrugor, duke synuar vijimin e investimeve infrastrukturore, mirëmbajtjen e akseve ekzistuese dhe krijimin e një modeli të ri të transportit publik ndërqytetas.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeleda Muçaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, tha se për transportin rrugor janë parashikuar 35,3 miliardë lekë, nga të cilat 31,4 miliardë lekë do të përdoren për shpenzime kapitale.

nvestimeve dhe funksionimin institucional, si dhe përfundimin e veprave të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, përfshirë ato që bëjnë pjesë në Korridorin VIII dhe Korridorin Blu”, deklaroi Muçaj.

Zëvendësministrja theksoi se fondet e buxhetit do të përdoren për financimin e akseve rrugore prioritare në ndërtim, projektet koncesionare, si dhe mirëmbajtjen e rrjetit kombëtar, duke synuar përmirësimin e standardeve të sigurisë rrugore.

Në këtë kuadër, do të vijojë puna për përfundimin e projekteve strategjike që lidhen me rrjetin kryesor kombëtar, si dhe përmirësimin e lidhjeve ndërkombëtare të transportit, që janë pjesë e Korridorit VIII dhe Korridorit Blu, të cilët përbëjnë boshtet e zhvillimit rajonal të vendit.

Muçaj tha se krijimi i autoritetit “Mobal sh.a.” për transportin publik ndërqytetas është një nismë e re.

“Një nga risitë kryesore të vitit 2026 do të jetë krijimi i një autoriteti të ri shtetëror, “Mobal sh.a.”, që do të operojë si kompani publike për organizimin dhe ofrimin e transportit modern ndërqytetas. Në fazën e parë të operimit, autoriteti do të mbulojë itinerare strategjike si: Tiranë-Ksamil; Vlorë-Aeroporti i Vlorës; Vlorë-Orikum-Palasë-Dhërmi; Darëzezë-Fier-Aeroporti i Vlorës; Drilon-Tushemisht; Shkodër-Velipojë-Shëngjin; Shkodër-Bogë”, u shpreh Muçaj.

Ajo tha se, ky autoritet do të implementojë sistemin e digjitalizuar të biletave, duke e bërë transportin publik më transparent, efikas dhe të aksesueshëm për qytetarët.

“’Mobal sh.a.’ do të jetë një mekanizëm i ri për menaxhimin e transportit ndërqytetas, që garanton shërbim cilësor, standarde bashkëkohore dhe teknologji të avancuar në procesin e pajisjes me bileta dhe monitorimit”, u shpreh Muçaj.

Sipas saj, një tjetër prioritet për vitin 2026 do të jetë organizimi i transportit shkollor në zonat e thella rurale, me qëllim lehtësimin e qasjes në arsim dhe zgjidhjen e problematikave që janë hasur gjatë viteve të fundit.

Në prezantimin e saj, zv.ministrja Muçaj bëri të ditur se një pjesë e fondeve do të përdoren për ndërtimin e rrugëve lidhëse strategjike, që do të kontribuojnë në lehtësimin e trafikut dhe rritjen e aksesit rajonal.

Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i një rruge lidhëse në fund të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të integrohet me Korridorin VIII.

“Kjo rrugë-nyjë është tashmë në fazë projekti dhe parashikohet të nisë zbatimin në vitin 2026. Ajo do të ofrojë një zgjidhje efektive për trafikun në dalje të autostradës, krahas ndërtimit të bajpasit të Elbasanit, që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në këtë zonë”, sqaroi Muçaj.

Gjithashtu, theksoi ajo, është parashikuar ndërtimi i një ure lidhëse në Rrugën e Arbrit, në hyrje të Tiranës, për të shmangur fluksin e lartë të trafikut në këtë aks.

Buxheti i vitit 2026 për transportin rrugor fokusohet në modernizimin e infrastrukturës, rritjen e sigurisë dhe efikasitetit, si dhe krijimin e shërbimeve publike të transportit të standardeve europiane. Me projektet e reja dhe krijimin e autoritetit “Mobal sh.a.”, qeveria synon të vendosë themelet e një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm të transportit rrugor në vend.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Muçaj: 35,3 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2026-ën, përfundimi i akseve prioritare dhe risi në transportin ndërqytetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muçaj: Me buxhetin 2026 finalizohen projektet strategjike infrastrukturore

12 November 2025 at 20:00

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon mbështetjen e 11 programeve në sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, që përfshijnë energjinë, infrastrukturën, burimet natyrore, industrinë, hekurudhat, transportin detar, ajror e rrugor, planifikimin urban, si dhe furnizimin me ujë e kanalizime.

Zëvendësministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enkeleda Muçaj, në seancën dëgjimore për projektbuxhetin, theksoi se projektet infrastrukturore strategjike po ecin sipas planit dhe shumë prej tyre janë në fazën përfundimtare.

Synimi ynë tha ajo është garantimi i realizimit të investimeve publike dhe nxitja e zhvillimit rajonal gjatë vitit të ardhshëm.

Sa i takon rrugës Qukës – Qafë Plloçë, Muçaj sqaroi se ndonëse ka pasur problematika teknike dhe gjeologjike, tashmë projekti është i përfunduar plotësisht. “Kjo rrugë ka kaluar sfida të mëdha teknike, por sot është e përfunduar dhe funksionale”, tha ajo.

Për rrugën Korçë – Ersekë, zëvendësministrja theksoi se ndodhet në periudhën e garancisë, ndërsa kontraktori po punon për zgjidhjen e disa problematikave të mbetura, pa asnjë kosto shtesë për buxhetin e shtetit. “Rruga është përfunduar teknikisht dhe po verifikohet përputhshmëria teknike”, shtoi Muçaj.

Ndërkohë, projekti Thumanë – Kashar mbetet një ndër projektet koncesionare me pagesë, pjesë e strategjisë për modernizimin e akseve kryesore rrugore të vendit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit, Muçaj sqaroi se rruga Milot-Balldren është në fazën e shqyrtimit të ofertave dhe pritet të hyjë në procedurë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ajo shpjegoi se, për segmentin Elbasan-Qafë Thanë, punimet po vazhdojnë në të gjitha lotet. Faza e parë ka përfunduar me ndërtimin e 5 km të parë, ndërsa segmenti 3,84 km i lotit të dytë pritet të përfundojë në prill 2026. Bajpasi i Librazhdit ka një realizim fizik mbi 50%.

Muçaj njoftoi gjithashtu se po punohet në përgatitjen e projekteve për rrugën Rrogozhinë-Durrës. Ndërsa për bajpasin e Elbasanit po zhvillohen diskutime për financimin.

Në lidhje me investimet rrugore, zv.ministrja Muçaj bëri me dije se segmenti Milot-Balldren është në procedurë koncesioni dhe për këtë arsye nuk është reflektuar në projektbuxhet. “Gjithashtu, të gjithë segmentet e Korridorit Jonian po ndjekin procedurat e koncesionit”, tha Muçaj.

Zv.ministrja theksoi se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është një prioritet ekonomik dhe turistik, pasi lehtësimi i qarkullimit dhe zhvillimi i autostradave do të rrisin fluksin e transportit dhe turizmit në vend.

I pranishëm në komision zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu tha se, projektbuxhet i shtetit 2026 parashikon mbështetje financiare për programin e energjisë për vitin 2026 që ndahet në tre drejtime kryesore: industria, burimet natyrore dhe energjia.

“Buxheti 2026 parashikon për programin e industrisë një financim prej 421 milionë lekë, nga të cilat 364 milionë lekë shkojnë për shpenzime korrente dhe 57 milionë lekë për shpenzime kapitale. Ndërsa për programin e burimeve natyrore do të ketë një financim prej 473,2 milionë lekë, me 395 milionë lekë për shpenzime korrente dhe 78 milionë lekë për shpenzime kapitale”, tha ai.

/r.e/a.f/

The post Muçaj: Me buxhetin 2026 finalizohen projektet strategjike infrastrukturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

1 November 2025 at 09:26

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim, pasi kishte goditur një punonjës të burgut në Fier. Në pranga kanë përfunduar edhe 4 shokët e tij, të cilët e kanë ndihmuar t’u fshihet autoriteteve policore. Në kuadër të operacionit “Operacionalja 71” është vënë në pranga shtetasi Elvis Roshi, 32 […]

The post EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij appeared first on BoldNews.al.

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë nis operimin në 2028-ën

2 October 2025 at 15:55

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Rehabilitimi dhe elektrifikimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike gjatë diskutimit të marrëveshjes së grantit të BE-së prej 60,5 milionë euro për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, një nyjë e rëndësishme kjo e Korridorit VIII që lidh Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Investimi kap vlerën e 120,5 milionë eurove dhe do të mbulohet me grant nga BE-ja dhe kredi në shumën 30 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe 30 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve.

Muçaj theksoi se investimi në segmentin hekurudhor Durrës-Rrogozhinë, 34 km i gjatë, përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri dhe konsolidimit të Korridorit VIII.

“Ky grant është mbështetje për Korridorin VIII, i cili lidh Italinë me bregun lindor të Bullgarisë dhe Detin e Zi”, tha ajo.

Po ashtu, është pjesë e planit për zhvillimin e infrastrukturës multimodale në vend.

Ky projekt, sipas saj, kryen lidhjen direkte midis Rrogozhinës, Lekajt, Kavajës, Golemit, Tiranës dhe Durrësit, si dhe integrimin me linjën hekurudhore Tiranë-Durrës dhe aeroportin.

Po ashtu, kryhet ndërlidhja me projektin Vorë-Hani i Hotit që është në fazë zbatimi dhe segmentit që lidh Rrogozhinën me Pogradecin, duke përfshirë edhe pjesën që lidhet me Maqedoninë e Veriut dhe më pas me Bullgarinë.

“Kjo do të mundësojë një lidhje më të fortë midis Bashkimit Europian dhe Europës Lindore”, deklaroi Muçaj.

Përveç grantit, projekti shoqërohet edhe me një kredi prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve, që do të ndihmojë në modernizimin e linjës hekurudhore prej 34 kilometrash.

Gjithashtu, për realizimin e plotë të projektit do të akordohet edhe një kredi prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si pjesë integrale e paketës së financimit prej 120,5 milionë euro.

Linja hekurudhore do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/orë.

/r.e/

The post Hekurudha Durrës-Rrogozhinë nis operimin në 2028-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muçaj: Kandidatet gra për kryetare komunash numërohen në gishta, partitë shumicën i fusin vetëm sa për sy e faqe

29 September 2025 at 15:33


Muçaj: Kandidatet gra për kryetare komunash numërohen në gishta, partitë shumicën i fusin vetëm sa për sy e faqe

Dhuna online, shpifjet dhe ngacmimet vazhdojnë të jenë pengesë serioze për gratë që angazhohen në politikë në Kosovë, duke ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje dhe debatet publike, u tha në “Përballje Podcast”.



Mimoza Koprani-Muçaj, autore dhe producente në emisionin “Konfront” në Kohavision, tha se presioni dhe sulmet ndaj grave janë shpesh të organizuara, duke lënë pasoja të rënda.

Sipas saj kemi pjesëmarrje simbolike të grave në garat zgjedhore duke shtuar se partitë shpesh i vendosin gratë kandidate vetëm në komuna ku e kanë të sigurt humbjen, ndërsa në bastionet e tyre politike kurrë nuk propozojnë kandidate gra.

- YouTube www.youtube.com

“I numëron në gishta të njërës dorë kandidatet gra për kryetare komunash. Në ato komuna ku e kanë të sigurt njëqind për qind dështimin, ku e kanë të sigurt që nuk fitojnë zgjedhjet. Në asnjë komunë që ata e kanë bastion, nuk ka vendosur kandidate gra për kryetar komune”, tha ajo.

Sipas Muçajt, një pjesë e mediave dhe vetë partitë politike ushqejnë këtë diskurs, duke e bërë edhe më të vështirë për gratë rrugën drejt angazhimit publik dhe politik./Telegrafi/.

Gratë në politikë nën sulm online - si shpifjet ndryshojnë jetën e tyre? Flasin Demolli e Koprani Muçaj

29 September 2025 at 09:58



Në episodin e dytë të serisë së re të “Përballje Podcast” në Telegrafit.com, kushtuar integritetit medial dhe zgjedhjeve në Kosovë, është trajtuar çështja e dhunës ndaj grave në politikë, përfaqësimi i tyre në fushata dhe gjuha e urrejtjes online.

Në diskutim morën pjesë Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, dhe Mimoza Koprani Muçaj, producente dhe autore e emisionit “Konfront” në KTV.

Demolli theksoi se gratë në politikë po përballen me barriera të dyfishta – mungesën e mbështetjes brenda partive dhe dhunën e vazhdueshme online.

“Pjesëmarrja e grave në fushata lokale po degradon. Partitë politike nuk i shohin gratë si potencial për të fituar komuna dhe shpesh ua hedhin fajin pse nuk janë pjesë e garës. Një shpifje, një fjalë e pavërtetë, e ndjek një grua gjatë gjithë jetës. Kjo nuk është vetëm betejë politike, por edhe barrë personale dhe emocionale”, tha Demolli.

Ajo u ndal edhe te mungesa e politikave të brendshme që mbrojnë gratë nga ngacmimi apo diskriminimi, duke theksuar se “edhe kur kandidojnë, ato përballen me kushte të pasigurta dhe me narracione që nuk adresojnë problemet reale, si kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit”.

- YouTube www.youtube.com

Ndërkohë, Muçaj tha se sfida për gratë fillon që nga ftesat për debat publik.

“Është sfiduese t’i sjellësh gratë në studio, sepse shpesh portretizohen thjesht si feministe, e jo si zëra për drejtësi e barazi.”

Sipas saj, partitë shpesh i vendosin kandidate aty ku e dinë se nuk do të fitojnë.
“Kjo është një formë tjetër e dhunës politike – gratë futen në garë si dekor, jo si alternativa reale për pushtet. Ndërkohë, rrjetet sociale po shndërrohen në një hapësirë ku ato masakrohen me komente e fyerje,” tha ajo.

Sipas saj gara po shoqërohet me sulme e etiketime, duke treguar se gratë nuk përballen me garë të drejtë, por me një klimë të padrejtë e të dhunshme.

Luljeta Demolli e Mimoza Koprani Muçaj në "Përballje Podcast" në Telegrafi.comFoto: Ridvan Slivova

Të dyja bashkëbisedueset nënvizuan se dhuna online lë pasoja afatgjata, që shpesh ndikojnë në jetën private të grave dhe në shëndetin e tyre mendor.

Seria e dytë e “Përballje Podcast”, me autor Muhamet Hajrullahu, sjell tetë episode mbi integritetin medial, demokracinë dhe sfidat e dezinformimit gjatë zgjedhjeve në Kosovë./Telegrafi/.

“Përballje Podcast” me Luljeta Demolli e Mimoza Koprani - zgjedhjet lokale e dhuna online ndaj grave në politikë

28 September 2025 at 10:01


Telegrafi.com sjell episodin e dytë të sezonit të ri të “Përballje Podcast" (Integriteti medial dhe Demokracia në Kosovë), një seri prej tetë episodesh kushtuar integritetit medial, luftës kundër dezinformimit dhe sfidave që mediat përballen gjatë zgjedhjeve në Kosovë.

Në këtë episod, tema kryesore do të jetë: “Dhuna online ndaj grave në politikë e portretizimi i kandidateve dhe raportimi profesional për tema të tilla.

Të ftuara të podcastit me kryeredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu, janë: Luljeta Demolli, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore e Mimoza Koprani Muçaj, autore dhe producente e emisionit “Konfront” në KTV.

Ky podcast publikohet së shpejti në Telegrafi.com dhe platformat sociale të Telegrafit. /Telegrafi/


IOM i dhuron zyrës së Kufirit dhe Migracionit rreth 50 pajisje teknologjike

23 September 2025 at 11:50

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Sajmir Muçaj, zhvilloi sot një takim me drejtuesen e Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri – IOM Albania, Alma Jani.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe IOM, me qëllim rritjen e kapaciteteve për menaxhimin efektiv të migracionit të parregullt dhe të kontrabandës së migrantëve, mbështetjen teknologjike të strukturave të kufirit dhe migracionit, si dhe forcimin e rendit dhe sigurisë.

Gjatë takimit, IOM i dorëzoi Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, rreth 50 pajisje teknologjike, përfshirë kompjutera, laptopë, printera dhe mjete të tjera, të cilat do të kontribuojnë në procesin e digjitalizimit dhe modernizimit të infrastrukturës së Policisë së Shtetit.

IOM është një nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë të qeverisë shqiptare e cila mbështet progresin dhe përpjekjet e saj të vazhdueshme në politikat e migracionit në përputhje me prioritetet e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

/m.q/j.p/

The post IOM i dhuron zyrës së Kufirit dhe Migracionit rreth 50 pajisje teknologjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrolle në ndërtim dhe turizëm, Muçaj: 35 milionë lekë gjoba për shkelje të kushteve të punës

9 September 2025 at 15:35

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Punës ka zhvilluar gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti rreth 5500 inspektime në subjekte të ndryshme, duke përfshirë rreth 110 mijë vende pune.

Kryeinspektori Eljo Muçaj deklaroi në një prononcim për ATSH-në se këto inspektime janë zhvilluar mbi bazën e riskut, duke u fokusuar në ato sektorë dhe subjekte që paraqesin më shumë shqetësime për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurinë në vendin e punës.

“Fokusi ynë është dyfish, të vlerësojmë zbatimin e ligjit të punës dhe të monitorojmë sigurinë dhe shëndetin në punë. Në këtë drejtim, inspektimet janë zhvilluar në sektorë që paraqesin rrezik më të madh, si ndërtimi dhe turizmi”, tha Muçaj.

Nga rezultatet e inspektimeve, Muçaj theksoi se rreth gjysma e subjekteve të kontrolluara kanë marrë masa administrative.

Këto përfshijnë pezullime, paralajmërime ose gjoba, duke shënuar një rritje prej 883 masash krahasuar me një vit më parë.

“Në total, 132 gjoba janë vendosur, me një vlerë prej 35 milionë lekësh të reja, një rritje prej 10% nga viti i kaluar. Shumica e shkeljeve, rreth 70% kanë të bëjnë me zbatimin e kodit të punës, 25% lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, dhe 5% me mospagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, deklaroi ai.

Gjatë sezonit turistik, vijoi Muçaj, inspektimet kanë nxjerrë në pah probleme të vazhdueshme, si punonjës të padeklaruar, orë të zgjatura pune, informalitet dhe mos pagesa e sigurimeve. /j.p/

The post Kontrolle në ndërtim dhe turizëm, Muçaj: 35 milionë lekë gjoba për shkelje të kushteve të punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çdo ditë vdesin punëtorë, Inspektoriati i Punës blen makina 180 milionë lekë tek “Porsche”

14 August 2025 at 21:37

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, nën drejtimin e Eljo Mucajt, ka vendosur të investojë në 8 automjete tip SUV të vitit 2024, me vlerë 14,680,000 lekë të reja […]

The post Çdo ditë vdesin punëtorë, Inspektoriati i Punës blen makina 180 milionë lekë tek “Porsche” appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

21 July 2025 at 08:31

Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan njëkohësisht. “Jemi të lira, jemi të lira,” përsërit ajo me një gëzim të papërmbajtur. Vetëm pak çaste më parë, situata dukej e pashpresë. Maricel, një punëtore 40- vjeçare nga Filipinet ishte në prag të dëbimit të detyruar dhe të […]

The post Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj appeared first on Reporter.al.

Shqipëria synon 7% përdorim të biokarburanteve deri në vitin 2030

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Komisioni për Çështjet Europiane miratoi sot projektligjin “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, e cila prezantoi projektligjin në komision, theksoi se synimi kryesor është promovimi i prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit. Kjo bëhet përmes përdorimit të biokarburanteve, të cilat zëvendësojnë pjesërisht nënproduktet e naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme.

Sipas zv/ministres Muçaj, parashikohet që përdorimi i biokarburanteve të rritet me 1% çdo vit, duke arritur në nivelin 7% deri në fund të vitit 2030. Kjo synon përmbushjen e direktivave të Parlamentit Europian dhe detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, si dhe garantimin e mbrojtjes së mjedisit përmes reduktimit të emetimeve të gazeve serrë.

“Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar në përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe po adapton paketën e tretë të energjisë, e cila përfshin një seri aktesh legjislative që ne kemi adoptuar. Aktualisht jemi duke implementuar standardet më të fundit të miratuara nga Komisioni Europian, duke krijuar një mekanizëm jo vetëm për stabilizimin e parimeve, por edhe për zbatimin efektiv përmes akteve nënligjore,” deklaroi Muçaj. /j.p/

The post Shqipëria synon 7% përdorim të biokarburanteve deri në vitin 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deputetja e LDK-së mohon zërat për votë ndaj VV-së: Qëndrimi im nuk ka ndryshuar

18 June 2025 at 11:00

Deputetja e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka mohuar zërat se ajo mund të japë ndonjë votë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputetja thotë se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të reagimeve të shumta ku është lakuar emri im në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, dëshiroj të jem e qartë: qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendimmarrja ime është dhe do të mbetet gjithmonë në përputhje të plotë me qëndrimet politike të LDK-së, përfshirë edhe rastet kur diskutohet apo vendoset për ndonjë koalicion të mundshëm”, thuhet në reagimin e deputetes.

Ajo shtoi tutje se “Jam e vendosur që të përfaqësoj me integritet dhe përgjegjësi besimin që më kanë dhënë qytetarët, dhe kurrë nuk do të veproj në kundërshtim me këtë besim”./Telegrafi/

The post Deputetja e LDK-së mohon zërat për votë ndaj VV-së: Qëndrimi im nuk ka ndryshuar appeared first on Telegrafi.

Projektligji për eficencën e energjisë, drejt rinovimit të 8200 ndërtesave publike deri në vitin 2050

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Komisioni për Çështjet Europiane miratoi sot projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”, një nismë që synon rritjen e eficencës së energjisë në ndërtesa dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Projektligji është në përputhje me objektivat e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2050.

Gjatë mbledhjes, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, theksoi se ligji ka për qëllim përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave të reja dhe ekzistuese, si dhe transformimin e tyre në ndërtesa pa emetime.

Ajo nënvizoi se ligji do të zbatohet për të gjitha ndërtesat që nga faza e projektimit deri në lejen e shfrytëzimit, përfshirë ndërtesat që do t’i nënshtrohen rinovimeve të konsiderueshme.
Në fokus të zbatimit të projektligjit është edhe rinovimi i ndërtesave publike.

Sipas zv/ministres parashikohet deri në vitin 2050, rinovimi i rreth 8200 ndërtesave publike që përbëjnë një sipërfaqe prej 5.5 milionë metrash katrorë.

Në kuadër të këtij angazhimi, do të rinovohet çdo vit 3% e sipërfaqes totale të ndërtesave publike në pronësi të qeverisjes qendrore dhe 2% në nivel vendor.

Zëvendësministrja Muçaj bëri të ditur se projektligji parasheh një plan të qartë për financimin dhe zbatimin e këtyre masave, ku shpenzimet për rinovimin do të përfshihen në planet buxhetore afatmesme të institucioneve që kanë në pronësi ndërtesat përkatëse.

Investimet do të bëhen duke pasur në fokus koston optimale dhe përfitimin afatgjatë, me qëllim garantimin e eficencës së energjisë dhe shmangien e kostove të panevojshme.

Ky projektligj, theksoi ajo, që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave klimatike dhe energjetike të vendit, konfirmon vullnetin e qeverisë për përafrim të mëtejshëm me direktivat e Bashkimit Europian në fushën e energjisë dhe mjedisit./a.gj/ /a.g/

The post Projektligji për eficencën e energjisë, drejt rinovimit të 8200 ndërtesave publike deri në vitin 2050 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌