TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare pësoi sot një humbje 0-2 ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Lojtarët kuqezinj u shprehën pas ndeshjes, se pavarësisht humbjes, ekipi tregoi një paraqitje të mirë.
Hoxha: Shqipërisë i mungoi fati ndaj Anglisë
Arbër Hoxha, një nga më të mirët në fushë, në humbjen 0-2 të Shqipërisë ndaj Anglisë, pas ndeshjes, theksoi se i dhemb fakti që nuk u shfrytëzuan rastet.
Hoxha u shpreh se Shqipërisë i mungoi edhe fati ndaj Anglisë.
“Besoj se bëmë një ndeshje të mirë. Unë u mundova të bëj detyrën time. Besoj se ia dola të bëj diferencën. Krijuam raste dhe nuk shënuan. Kjo na dhemb. Besoj se na mungoi edhe fati pak. Anglia nuk krijoi shumë. Kane shënoi në rastin e parë. Është një lojtar klasi”, tha ai.
“Vrapova nga zona në zonë për të ndjekur aksionin. Mendova të gjuaja në krahun tjetër dhe nuk ia arrita. Kjo më dhemb. Bajrami më dha një top të shkëlqyer”, u shpreh Hoxha.
“Të gjithë çunat në sulm, bëjnë punën mirë. Për mua nuk ka problem se cili luan. Uzuni është një lojtar që e ndjek hapësirën dhe bën presion të mbrojtja. Ka kualitet. Është lojtar shumë i mirë. Shpresoj të shënoj në mars”, deklaroi Hoxha.
Ismajli: Rëndësi ka arritja e “play off”
Ardian Ismajli u rikthye titullar në Kombëtare, pasi luajti ndaj Anglisë për të gjithë ndeshjen, në humbjen 2-0.
Në një prononcim pas ndeshjes Ismajli u shpreh se rëndësi ka që u arrit “play-off”-i, ndërsa theksoi se ndaj anglezëve ishte ndeshje shumë e luftuar.
Mbrojtësi u shpreh se paraqitja e mirë, do shërbejë për ndeshjet e marsit.
“E rëndësishme është që e arritëm objektivin “play-off”. Ndeshja sot ishte shumë e luftuar. Kemi luajtur kundër kampionëve. Një kombëtare e fortë. Gjëra që ndodhin. Kjo do të na shërbejë për ndeshjet e marsit. Shpresojmë të jemi mirë. Shpresojmë t’i bëjmë krenarë tifozët”, tha ai.
“Kisha dy dëmtime në muajt e fundit. Tani jam mirë. Gjithmonë krenar që vij këtu. Si në pankinë, ashtu edhe në fushë, jap maksimumin. Goli mund të evitohej. Ishte fat, sepse i shkoi topi dhe bëri gol. Folëm me arbitrin, por tha se nuk kishte faull ndaj Strakoshës”, deklaroi Ismajli.
Ramadani: 70 minuta luajtëm si të barabartë me Anglinë
Mesfushori Ylber Ramadani deklaroi pas ndeshjes se Shqipëria sonte luajti 70 minuta si e barabartë me Anglinë.
Ai shtoi se ndeshja sot e përgatit ekipin, që të bëjë ndeshje shumë më të mira në play-off.
“Për 70 minuta luajtëm si të barabartë. E dinim se ishte një rrezik, se do mundoheshin që të bënin të vështirë mesfushën. Ndeshja sot na ndihmon shumë për play-off-in, sepse aty do tregojmë dhëmbët përballë kundërshtarëve. Sot kemi vrapuar shumë, por kundërshtari kishte cilësi tepër të mira”, tha Ramadani.
“Dhamë maksimumin. Anglia ka më shumë kualitete se ne. Por luajtëm futboll. Edhe në Angli nuk luajtëm kaq shumë. Të jemi të gjithë me këmbë në tokë. Asnjë nuk ka shënuar gol ndaj Anglisë”, u shpreh Ramadani.
Strakosha: Dhamë maksimumin, por Anglia ka më shumë kualitete se ne
Portieri Thomas Strakosha, u shpreh pas humbjes me Anglinë se ekipi dha maksimumin, ndërsa shtoi se, Anglia ka më shumë kualitete.
Për “play-off”, ai tha se nuk ka preferencë se me cilën kombëtare do të përballen.
“Dhamë maksimumin. Anglia ka më shumë kualitete se ne. Por luajtëm futboll. Edhe në Angli nuk luajtëm kaq shumë. Të jemi të gjithë me këmbë në tokë. Asnjë nuk ka shënuar gol ndaj Anglisë”, tha Strakosha.
“Kemi pasur ulje-ngritje. Në disa ndeshje kemi luajtur shumë mirë, por s’kemi marrë maksimumin. Në disa ndeshje s’kemi luajtur shumë mirë, por kemi marrë pikët”, shtoi ai.
“Nuk kam asnjë preferencë për “play-off”-in. Duhet të marrim maksimumin me çdo ekip që do ndeshemi që të arrijmë finalen”, theksoi Strakosha.
“Na bënë dy gola të shpejtë. Sa u futën Foden dhe Saka ndryshoi loja. E kuptojmë që duhet të jemi me këmbë në tokë dhe shpresojmë që në ndeshjet e tjera të mos pësojmë gol. Bëra disa gabime që nuk duhet t’i bëja, por kështu e ka futbolli”, tha Strakosha.
Asllani: Anglia, ekip që mund të fitojë Botërorin
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, tha pas ndeshjes me Anglinë se, ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë.
“Një ndeshje shumë e vështirë. Mbrojtëm shumë mirë. Pësuam nga goditja standarde, por besoj se ekipi bëri shumë mirë. Dhamë shpirtin në fushë”, theksoi Asllani.
“Anglia është një ekip që mund të fitojë Botërorin, por jemi të lumtur sepse bëmë një paraqitje të mirë”, tha ai.
Duke folur për Brojën, Asllani tha se, “Broja është brenda me mjekët dhe po bën testet. Shpresoj mos të ketë ndonjë gjë serioze. Shpresoj që mos të ketë një dëmtim Armando. Ai na duhet, kemi nevojë për të”.
“Hysaj besoj se ka marrë vetëm një goditje. Nuk e di si është”, tha Asllani.
/gj.m/r.e/
The post Humbja 0-2 ndaj Anglisë, lojtarët e Kombëtares: Dhamë maksimumin, tani mendojmë për “play-off”-in appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.