Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rashica mund të ndryshojë skuadër, por do të mbetet në Turqi

5 February 2026 at 14:25


E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi vazhdon të jetë në dyshim, pasi ai mund të ndryshojë skuadër, por jo edhe kampionat.

Trabzonspori po intensifikon përpjekjet për të transferuar Milot Rashicën nga Beshiktashi, raportojnë mediat turke.

Klubi nga Trabzoni synon të mbyllë marrëveshjen deri të premten, që përkon me ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Turqi.

Rashica shihet si një përforcim kyç për repartin ofensiv, ndaj Trabzonspori po tenton të bindë Beshiktashin për lirimin e tij.

Për shërbimet e sulmuesit kosovar, Trabzonspori ka ofruar tri opsione: huazim, blerje me këste ose shkëmbim me ndonjë lojtar tjetër. /Telegrafi/

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

2 February 2026 at 18:17


Besiktas ka realizuar një manovër të zgjuar financiare në tregun e transferimeve, duke përfituar rreth 8 milionë euro brenda vetëm dy ditësh nga sulmuesi anglez Tammy Abraham.

Klubi turk ka aktivizuar detyrimin për blerjen e Abraham nga Roma, duke paguar 13 milionë euro, sipas kushteve të huazimit të verës së kaluar. Menjëherë pas kësaj, Besiktas ka pranuar ofertën e Aston Villa, e cila ka rënë dakord të paguajë 21 milionë euro për rikthimin e sulmuesit në Angli.

Abraham ka kryer kontrollin mjekësor të shtunën, pasi udhëtoi drejt Britanisë së Madhe të premten, duke i hapur rrugë finalizimit të transferimit te Aston Villa. Ai debutoi një ditë më pas.

Bilgilendirme | Tammy Abraham

🔗 https://t.co/Zl7n3XFzMs pic.twitter.com/lmFoLPx2A9
— Beşiktaş JK (@Besiktas) January 26, 2026


“Kushtet e kontratës së transferimit të përhershëm të lojtarit janë përmbushur dhe klauzola është aktivizuar. Në këtë kuadër, Besiktas do t’i paguajë AS Romës shumën prej 13 milionë eurosh”, thuhej në njoftimin zyrtar të klubit turk.

28-vjeçari, i cili ka 11 paraqitje me kombëtaren e Anglisë, shënoi 12 gola në 24 ndeshje për Besiktasin këtë sezon. Ai kishte luajtur më parë për Aston Villa në sezonin 2018/19, duke fituar promovimin në Ligën Premier.

It looks so right 🤩#AbrahamAgain pic.twitter.com/YdVlZNrOCH
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 27, 2026


Abraham u transferua te Roma nga Chelsea në vitin 2021 për 34 milionë euro, ku realizoi 39 gola në 120 ndeshje dhe fitoi Lgën e Konferencës në vitin 2022. Sezonin 2024/25 e kaloi i huazuar te AC Milan, me 10 gola në 44 paraqitje. /Telegrafi/

Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat financiare të francezit

1 February 2026 at 11:48


Karim Benzema pritet të largohet nga Al-Ittihad pasi ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e klubit shkaku i kontratës së re.

Shumë klube janë vënë pas veteranit francez, derisa gjiganti turk Besiktas është shokuar nga kërkesat e Benzemas.

Sipas raportimeve nga Turqia, sulmuesi i Al-Ittihad, Karim Benzema, i ka bërë një kërkesë surprizuese Besiktasit, duke kërkuar një pagë prej 20 milionë eurosh në vit, si dhe gjysmën e të ardhurave nga shitjet e fanellave të tij, ndërkohë që mediat raportojnë se ai po shqyrton largimin nga klubi saudit.

Megjithatë, gjigantët turq kanë refuzuar menjëherë kërkesën e ish-sulmuesit të Real Madridit, e cila konsiderohet jashtë parametrave financiarë të klubit.

Benzema duket i zhgënjyer nga oferta e rinovimit e Al-Ittihad dhe nuk është i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë të luajë për klubin saudit.

38-vjeçari, kontrata e të cilit skadon këtë verë, ka shënuar 16 gola në 21 ndeshje këtë sezon, duke treguar edhe një herë formën e tij të lartë në fushë. /Telegrafi/

Debutim për t’u harruar: Kristjan Asllani ndëshkohet me të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua

31 January 2026 at 20:21


Besiktas arriti fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Konyasporit, megjithatë situata nuk shkoi mirë për mesfushorin Kristjan Asllani.

Ylli shqiptar iu bashkua skuadrës turke të premten mbrëma, ndërsa debutoi qysh sot ndaj Konyasporit, debutim që duhet harruar sa më parë.

Vetëm pesë minuta pas inkuadrimit, Asllani shkaku i një ndërhyrje të rëndë u përjashtua direkt me karton të kuq (82’).

Beşiktaş'ta yeni transfer Kristjan Asllani kırmızı gördü

Detaylar: https://t.co/cR4rgzZJ90#Beşiktaş pic.twitter.com/fh8xhhdOs5
— Haber1903 (@haber1903tv) January 31, 2026

Sidoqoftë, e mira është që Besiktas në fund i mori pikët e plota, përndryshe turqit mund ta shihni edhe ‘fajtor’ për ndonjë humbje të mundshme.

Vlen të ceket se në minutën e 68-të u inkuadrua Milot Rashica, por nuk arriti ta gjejë portën pavarësisht tentimeve.

Besiktas renditet në pozitën e pestë në tabelë me 36 pikë, 10 më pak se lideri Galatasaray./Telegrafi

“Kam lindur si shqiponjë, është në gjakun tim”, fjalët e para të Asllanit si lojtar i Besiktasit

31 January 2026 at 16:00


Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani siguroi të premten kalimin në formë huazimi te gjiganti turk Besiktas.

Asllani do të luajë atje në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, me klubin turk që mban gjithashtu opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Pasi veshi fanellën e Besiktasit, Asllani dha deklaratën e tij të parë, duke thënë se ka lindur si shqiponjë dhe këtë ja atribuon flamurit të Shqipërisë dhe e ndërlidh me ‘Shqiponjat’ që është nofka e Besiktasit.

“Kam lindur si shqiponjë, ky është në gjakun tim. Një shqiponjë kurrë nuk tërhiqet. Do ta tregoj këtë. Kam lindur për të fluturuar”.

“Jam krijuar për të luftuar. Nuk kam frikë. Nuk ka justifikime. Me zemër, plot përqendrim. Kam lindur si shqiponjë. Gjithmonë do të jem një shqiponjë", ka deklaruar Asllani.

Pasi kishte humbur minutat te Interi, 23-vjeçari ishte huazuar fillimisht te Torino por as atje nuk ia doli të gjejë hapësirat që ai dëshironte.

Mbetet të shihet tani nëse ai do të shkëlqejë nën urdhrat e trajnerit Sergen Yalcin, që këtë sezon kanë si objektiv kualifikimin në garat evropiane./Telegrafi/

VIDEO/ Prezantimi me skuadrën dhe stërvitja e parë e Asllanit te Beshiktashi, Rashica bën përkthyesin

By: admin
31 January 2026 at 13:29

Kristjan Asllani ka firmosur sot me skuadrën e Beshiktashit, me të cilën do të vazhdojë karrierën e tij në këtë sezon. Futbollisti u prezantua nga klubi turk dhe nuk ka humbur kohë, duke iu bashkuar menjëherë ekipit.

Në videon e publikuar nga vetë klubi i Beshiktash, shihet Asllani teksa takon për herë të parë shokët e rinj të skuadrës, duke i përshëndetur ata në palestrën e klubit, ndërsa kishte një takim sigurisht me të përzemërt me Milot Rashicën, i cili është gjithashtu pjesë e skuadrës së qytetit të Stambollit.

Pikërisht Rashica ishte ai i cili qëndroi më gjatë me Asllanin edhe gjatë seancës stërvitore, kur mesfushori zbriti në fushën e lojës, duke u bërë shpesh edhe përkthyesi i futbollistit të Kombëtares shqiptare në bisedën me pjesëtarë të ndryshëm të klubit.

The post VIDEO/ Prezantimi me skuadrën dhe stërvitja e parë e Asllanit te Beshiktashi, Rashica bën përkthyesin appeared first on Albeu.com.

“E kam vëlla”, zyrtari i Besiktasit befasohet me fjalët që Rashica tha për Asllanin

31 January 2026 at 12:17


Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani e kompletoi mbrëmë (e premte) transferimin te gjiganti turk Besiktas.

Asllani u transferua në elitën e futbollit turk në formë huazimi nga Interi, pas një aventure jo aq të mirë me Torinon.

Te Besiktasi, Asllani e ka gjetur edhe yllin kosovar Milot Rashica me të cilin ndau disa momente së bashku gjatë seancës së tij të parë stërvitore.

Aty ra në sy edhe komunikimi i Rashicës me një zyrtar të Besiktasit, me këtë të fundit që e pyeti yllin vushtrrias se a e njeh Asllanin.

“E njeh? E ke shok?”, ishte pyetja e zyrtarit të Besiktasit, teksa nuk vonoi përgjigja e Rashicës i cili i tha “Jo, e kam vëlla”.

Vlen të theksohet se Besiktasi mban gjithashtu opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të Asllanit, në rast se ky i fundit bën paraqitje të mira në Turqi./Telegrafi/

Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

By: M C
30 January 2026 at 19:55

Klubi turk ka konfirmuar gjithcka teksa ka postuar foto të mesfushorit të Kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk.

Madje klubi bardhezi më pas konfirmoi edhe se futbollisti i kreu vizitat mjekësore, duke nisur nga testet kardiologjike dhe konfirmuar një gjendje fizike absolutisht të mirë të mesfushorit.

Kristjan Asllani u transferua te Besiktas në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje nga ana e klubit turk.

Në bazë të asaj që publikohet në median turke, Besiktas mund të blejë kartonin e mesfushorit 23 vjeçar shqiptar për 12-13 milionë euro.

Kristjan Asllani nuk është i vetmi futbollist shqiptar që i bashkohet Besiktasit, pasi klubi turk ka në pronësi edhe kartonin e Ernest Muçit, që është transferuar te Trabzonspor me huazim.

The post Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas appeared first on Albeu.com.

Zyrtare: Besiktasi e prezanton Kristjan Asllanin

30 January 2026 at 19:54


Besiktas e ka konfirmuar huazimin e mesfushorit Kristjan Asllani nga Interi me opsion blerje.

Ylli shqiptar e ndërpreu bashkëpunimin me Torinon si pasojë e minutazhës së ulët, ndërsa Besiktasi arriti ta bindë për të ndryshuar kampionat.

Përmes një komunikate zyrtare, gjiganti turk e prezantoi mesfushorin “Kuq e Zi”.

“Mirë se vjen Kristjan Asllani te Besitkasi. Marrëveshja është arritur me Interin për transferimin e futbollistit Kristjan Asllani deri në fundin e sezonit 2025/26”.

“Sipas marrëveshjes, ekziston një opsion blerje nga klubi. I urojmë suksese Kristjan Asllanit në uniformën tonë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, te Besiktasi Asllani do të jetë bashkëlojtar me futbollistin e Kosovës Milot Rashica./Telegrafi

Asllani nis aventurën turke/ Mesfushori zbret në Stamboll, avaria në avion vonoi transferimin

By: xhir jeta
30 January 2026 at 12:33

Vetëm një vonesë, që shtyu vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë. Nuk ishte një nisje e mirë, por që gjithsesi nuk e pengoi transferimin e Kristjan Asllanit te Besiktas.

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë zbriti nw aeroportin e Stambollit paraditen e sw premtes me disa orw vonesw, pasi avioni me të cilin do të udhëtonte nga Milano drejt Stambollit u shty për shkak të një avarie.

Ai u prit si njw yll i vwrtetw nga mediat e shumta dhe tifozwt, pwrpara se t’ui nwnshtrohej testeve mjekwsore.

Ndwrkohw, mediat turke kanë zbuluar detajet e marrwveshjes mbi bazën e huazimit.

Besiktas ka pranuar të paguajë të plotë pagën e futbollistit, e cila është e njëjtë me atë që arkëtonte te Torino.

Po ashtu, klubni turk ka të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit, por pa një klauzolë detyrimi.

Kjo do të thotë se në fund të këtij edicioni do të vendosë, nëse do të paguajë 13 milion euro, në të kundërt Kristjan Asllani duhet të rikthehet sërish tek Inter, që ka në pronësi kartonin e tij.

Në këtë mënyrë, topi është sërish në këmbët e mesfushorit kuqezi, që duhet të bindë Besiktas në gjysmën e dytë të sezonit.

Pas hapësirave të pakta tek Inter dhe aventurës zhgënjyese te Torino, Kristjan Asllani shpreson të luajë me vazhdimësi me skuadrën turke për të kthyer sërish karrirën e tij në shinat e duhura.

 

Zyrtare: Kristjan Asllani, futbollisti më i ri i Besiktasit

30 January 2026 at 11:49


Kristjan Asllani është gati të kryejë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa do të kalojë testet mjekësore te Besiktasi dhe më pas do të prezantohet te klubi i njohur turk.

Mesfushori shqiptar do të jetë shok skuadre me Milot Rashicën, duke shtuar përvojën dhe cilësinë në mesfushën e ekipit turk.

Asllani është aktualisht futbollist i Interit, por gjatë pjesës së parë të sezonit ishte i huazuar te Torino.

Te torinezët, mesfushori shqiptar nuk gjeti hapësirat e kërkuara dhe vendosi të largohej, duke hapur rrugën për transferimin në Turqi.

“Kristjan Asllani, futbollisti profesionist me të cilin kemi nisur negociatat e transferimit, ka arritur në Stamboll për t’i vazhduar bisedimet dhe për t’i kryer testet mjekësore”, ka shkruar Besiktas në rrjetet sociale.

Transferimi i Asllanit te Besiktasi pritet të përforcojë mesfushën e skuadrës dhe të sjellë më shumë opsione për gjigantin turk në gjysmën e dytë të sezonit./Telegrafi/

Kur qielli thotë “jo”: Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrimit me Besiktasin

29 January 2026 at 22:45


Kristjan Asllani ka përjetuar një situatë të pazakontë teksa ishte në rrugë drejt Turqisë për të finalizuar transferimin e tij te Bestiktasi.

Mesfushori shqiptar kishte arritur marrëveshje të plotë me klubin nga Stambolli, i cili gjithashtu kishte gjetur dakordësinë me Interin për huazimin e lojtarit, me opsion blerjeje përfundimtare.

Sipas planit fillestar, Asllani do të udhëtonte mbrëmjen e së enjtes drejt Stambollit, ndërsa të premten ishte paraparë t’i nënshtrohej vizitave mjekësore përpara nënshkrimit zyrtar të kontratës. Megjithatë, një ngjarje e papritur në orët e vona të mbrëmjes ka ndryshuar axhendën e planifikuar.

Klubi i Besiktasit ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se fluturimi TK1876 nga Milano Malpensa për në Stamboll, në të cilin ndodhej Asllani, është anuluar për shkak të një problemi teknik.

Për pasojë, udhëtimi i mesfushorit shqiptar është shtyrë përkohësisht.

Nga klubi turk është bërë e ditur se informacionet shtesë lidhur me fluturimin alternativ dhe orarin e ri të mbërritjes së lojtarit në Stamboll do të publikohen sapo të finalizohen detajet.

Pavarësisht këtij incidenti teknik, marrëveshja mes palëve mbetet e pandryshuar dhe pritet që transferimi i Asllanit te Besiktasi të zyrtarizohet sapo të tejkalohen problemet logjistike./Telegrafi/

E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani po vjen

29 January 2026 at 19:32


Presidenti i Besiktasit Serdal Adali e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Kristjan Asllani nga Interi.

Ylli shqiptar nuk arriti të zërë vend te Torino, kësisoj do ta ndërpresë huazimin për vetëm gjashtë muaj dhe do të ndryshojë kampionat, për t’iu bashkuar turqve.

Adali ka konfirmuar transferimin e Asllanit, duke dhënë detaje se lojtari do të arrijë të enjten mbrëma.

“Kristjan Asllani po vjen. Kemi arritur marrëveshje me Interin dhe lojtarin. Ka një proces ndërprerje bashkëpunimi mes Interit dhe Torinos. Ai do të arrijë këtë mbrëmje”, deklaroi ai.

Detajet e marrëveshjes

Asllani do t’i bashkohet skuadrës turke në formë huazimi me opsion blerje, pak a shumë e ngjashme si marrëveshja që kishte Interi me Torinon për 23-vjeçarin.

Megjithatë, Besiktasi nuk do të paguajë asnjë cent për huazimin e lojtarit, vetëm tërë pagën e lojtarit.

Ekziston një klauzolë blerje, por nuk ka ndonjë kriterë që e bënë këtë blerje të obligueshme përpos nëse Besiktasi vendos ta blejë kartonin në verë.

Largimi i Asllanit për në Turqi është lajm i papritur meqenëse thuhej se preferonte qëndrimin në Itali, ku si pasojë edhe refuzoi disa oferta të skuadrave spanjolle./Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes palëve, Kristjan Asllani i bashkohet gjigantit turk

29 January 2026 at 13:42


Largimi i Kristjan Asllanit nga Italia është drejt finalizimit. Mesfushori shqiptar pritet të mbyllë periudhën e tij të huazimit te Torino dhe të rikthehet zyrtarisht te Interi, klub i cili tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e tij te gjiganti turk, Besiktas.

Sipas raportimeve, marrëveshja mes palëve është shumë pranë përfundimit dhe parashikon një huazim me opsion blerjeje, me një vlerë që shkon nga 12 deri në 13 milionë euro.

Eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka dhënë detaje të reja rreth marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.

“Kristjan Asllani te Besiktas, ja ku jemi. Marrëveshje e rënë dakord verbalisht me Interin për huazim me klauzolë opsioni blerjeje”, ka shkruar Fabrizio Romano.

🚨⚪️⚫️ Kristjan Asllani to Besiktas, here we go! Deal verbally agreed with Inter on loan with buy option clause.

Besiktas cover Asllani’s salary until June and will have buy option clause not mandatory.

Asllani will fly to Istanbul later today if all goes to plan. pic.twitter.com/1GaMUFBtcs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 29, 2026

Gazetari italian shton se Besiktas do të mbulojë plotësisht pagën e mesfushorit deri në qershor, ndërsa opsioni i blerjes nuk do të jetë i detyrueshëm.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Asllani pritet të fluturojë drejt Stambollit më vonë gjatë ditës së sotme për të kryer procedurat e fundit dhe për të nisur aventurën e re në Superligën turke. /Telegrafi/

Rashica drejt rikthimit në Bundesliga, klubi gjerman i ofron Besiktasit shkëmbim lojtarësh

26 January 2026 at 13:31


Milot Rashica mund të jetë pranë një rikthimi në Bundesliga. Pas interesimit për mbrojtësin qendror gjerman Felix Uduokhai, Beşiktaşi ka marrë një tjetër ofertë nga Gjermania, kësaj radhe për anësorin kosovar.

Sipas raportimeve nga gazeta e madhe turke 'Fanatik', Hoffenheim ka shfaqur interes konkret për Rashicën dhe negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar.

Mësohet se klubi gjerman ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi, duke përfshirë anësorin çek Adam Hlozek si pjesë të paketës.

Rashica së fundmi shënoi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e Beşiktaşit, në ndeshjen e Kupës ndaj Keçiorengücu.


Futbollisti 29-vjeçar ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit turk, duke realizuar 12 gola dhe dhënë 22 asistime në të gjitha garat.

Përvoja e tij e mëparshme në Bundesligë me Werder Bremen e bën Rashicën një profil tërheqës për klubet gjermane, ndërsa e ardhmja e tij pritet të sqarohet në ditët në vijim, në varësi të zhvillimit të bisedimeve mes palëve.

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë Rashica te Hoffenheim do t'i bashkohej futbollistëve të tjerë nga Kosova te kjo skuadër si Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. /Telegrafi/

Ja klubi turk që interesohet për Kristjan Asllanin

By: admin
22 January 2026 at 19:46

Kristjan Asllani vijon të përflitet edhe sot në Turqi, për një kalim te Beshiktashi. Klubi turk e ka përfshirë mesfushorin e Kombëtares në planet e tij për merkaton e dimrit.

Ndryshe nga si ka ndodhur me klubet e tjera jashtë Italisë, Asllani është raportuar se e pranon një kalim te gjigantët turq. Beshiktashi është i njohur për legjionarët, pasi së fundmi aty ka luajtur Ernest Muçi që kaloi një periudhë të vështirë.

Asllani përfundoi në tribunë te Torino, përgjatë dy javëve të fundit. Marrëdhënia me trajnerin Marko Baroni solli ftohjen e mesfushorit shqiptar me torinezët.

Fakt është se Interi do të përfitonte për herë të dytë nga huazimi i Asllanit. Bashkë me huazimin do të ishte një opsion që i jep Beshiktashit të drejtën e blerjes.

The post Ja klubi turk që interesohet për Kristjan Asllanin appeared first on Albeu.com.

Tre yjeve të Kosovës në Hoffenheim, mund t'i bashkohet edhe një tjetër - oferta së shpejti

21 January 2026 at 17:04


Mediumet turke kanë raportuar të hënën se sulmuesi i Besiktashit, Milot Rashica, ka zgjuar interesim serioz nga disa klube, përfshirë ekipe nga Gjermania dhe Arabia Saudite.

Edhe të mërkurën, mediat në Turqi kanë vijuar të shkruajnë për mundësinë e largimit të reprezentuesit të Kosovës nga klubi bardhezi, duke zbuluar tashmë edhe emrin e një klubi konkret të interesuar.

Sipas tyre, bëhet fjalë për Hoffenheimin, skuadër e Bundesligës, ku aktualisht aktivizohen me sukses tre futbollistë kosovarë: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

“Është mësuar se Hoffenheimi po përgatitet të paraqesë një ofertë zyrtare për sulmuesin kosovar të Besiktasit”, ka shkruar mediumi turk “Turkuva Radyolar”.

Rashica, 29 vjeç, është pjesë e Besiktashit që nga viti 2023, kur u transferua nga Norwich City për shumën prej 5 milionë eurosh.

Ai ka kontratë me klubin turk deri në verën e vitit 2027, ndërsa më herët në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn. /Telegrafi/

Milot Rashica kritikohet ashpër nga ish-futbollisti i Besiktasit

20 January 2026 at 15:52


Fitorja minimale e Besiktasit ndaj Kayserisporit nuk e ka bindur ish-futbollistin e njohur turk, Nihat Kahveci, i cili ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij për paraqitjen e skuadrës bardhezi, pavarësisht tri pikëve të fituara.

Besiktasi të hënën triumfoi 1:0 ndaj Kayserisporit, falë golit të shënuar nga El Bilal Toure në minutën e 95-të të ndeshjes.

Megjithatë, sipas Kahvecit, loja e zhvilluar nga ekipi nuk ishte në nivelin e duhur dhe shfaqi shumë mangësi, veçanërisht në repartin ofensiv.

Ish-sulmuesi i kombëtares turke dhe i Besiktasit ndali vëmendjen edhe te sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, për të cilin pati kritika të drejtpërdrejta.

Kahveci e krahasoi paraqitjen e Rashicës me periudhën kur Ricardo Quaresma ishte pjesë e Besiktasit, duke lënë të kuptohet se ndikimi i tij në lojë nuk po është ai që pritej.

“Duke e parë Rashicën sot, disa mund të thonë se Quaresma duhet të kthehet në futboll. Rashica mund të jetë i dobishëm si lojtar mbështetës në një ekip të fortë, por nëse i jepet rol udhëheqës, ai nuk arrin të japë maksimumin. Është e pamundur të kuptohet pse trajneri Sergen Yalçin e mbajti Rashicën në lojë deri në minutën e 71-të, kur ai nuk po paraqitej mirë”, ka thënë Kahveci.

Milot Rashica, 29 vjeç, ka regjistruar dy gola dhe tri asistime në të gjitha garat me fanellën e Besiktasit.

Pavarësisht kritikave, ai mbetet një nga lojtarët më të përfolur në skuadër. /Telegrafi/

Rashica me super asistim në golin e fitores së Besiktasit ndaj Fenerbahces

23 December 2025 at 20:39


Besiktasi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Fenerbahces me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Turqisë.

Vendimtar në këtë fitore të mysafirëve ishte ylli kosovar Milot Rashica i cili asistoi tek goli i fitores, duke kompletuar kështu një ndeshje fantastike.

Besiktasi kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 33-të pas golit të realizuar nga Vaclav Cerny që realizoi për rezultatin 1-0.

Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 43-të të ndeshjes duke shënuar për të barazuar shifrat në 1-1 me anë të Marco Asensios që ishte i saktë nga pika e bardhë.

Dakika 90. Soğukkanlı.

Vaclav Cerny, Kadıköy'de derbi kazandıran golü attı.pic.twitter.com/fJsSF4DWeL
— De Marke Sports (@demarkesports) December 23, 2025

Kur po luheshin minutat e fundit dhe dukej që ndeshja do të përfundonte pa fitues, Rashica prodhoi një moment magjie.

29-vjeçari me një super pasim prej afro 30 metrash, e gjeti në mënyrë fantastike sulmuesin çek Cerny, i cili me gjakftothësi realizoi golin e fitores dhe të dytin e tij personal në këtë derbi.

Për Rashicën ky ishte asistimi i tij i tretë në të gjitha garat këtë edicion, duke konfirmuar kështu formën e shkëlqyer nëpër të cilën po kalon./Telegrafi/

Milot Rashica ia siguron fitoren Besiktasit në duelin ndaj Rizesporit

20 December 2025 at 21:02


Milot Rashica ishte protagonisti kryesor në fitoren e Besiktasit të shtunën në mbrëmje, duke i dhënë ekipit të tij tre pikët e radhës në Superligën e Turqisë.

Besiktasi mposhti Rizesporin me rezultat 1-0 në stadiumin e tij, në kuadër të javës së 17-të, duke shënuar fitoren e parë pas dy barazimeve rresht.

Sulmuesi i Kosovës shënoi golin vendimtar në minutën e 64-të, duke realizuar një përfundim të bukur pas një aksioni të mirë nga krahët.

Ky ishte goli i parë i Rashicës në këtë kampionat, pas dy asistimeve të mëparshme.

⚫⚪ Milot Rashica'nın, Beşiktaş'a galibiyeti getiren golü!#BJKvÇRS #beINSPORTS pic.twitter.com/DvjBuyyWIH
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) December 20, 2025

Nga ana tjetër, te Rizespori, mesfushori Qazim Laçi luajti për gjithë ndeshjen, ndërsa Altin Zeqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të. Megjithatë, skuadra e tij nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Me këtë fitore, Besiktasi grumbullon 29 pikë dhe ngjitet në vendin e pestë të renditjes, ndërsa Rizespori mbetet në vendin e 11-të me 18 pikë.

Milot Rashica, i cili vazhdon të tregojë formë të mirë këtë sezon, pritet të jetë një element kyç për Beshiktashin në vazhdim të kampionatit./Telegrafi/

❌
❌