Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I jashtëzakonshmi Arbër Hoxha, shënon gol të vonshëm për ta shpëtuar Dinamo Zagrebin nga humbja

6 December 2025 at 17:18


Ylli shqiptar Arbër Hoxha sërish ka qenë heroi te Dinamo Zagreb. Këtë herë, ai shënoi në derbin kroat ndaj Hajduk Split.

Dinamo ishte duke pësuar humbje me rezultat 0-1 nga Hajduku deri në kohën shtesë, kur pastaj doli në skenë heroi i vendasve, pra Arbër Hoxha.

Me një gol në minutën 90+12’, Hoxha mahniti të gjithë duke u gjendur në vendin e duhur për ta dërguar topin në portën e zbrazur.

Goditja e Kulenovic u ndalua nga portieri Silic dhe nga topi i kthyer përfitoi ylli shqiptar që ishte i pagabueshëm nga afërsia - VIDEO.

Falë këtij golit të Hoxhës, Dinamo Zagreb vazhdon si lider në Superligën e Kroacisë me 32 pikë, një mbi Hajduk Splitin. Përndryshe, ky ishte goli i gjashtë për ish yllin e Ballkanit në ligë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Qetësi te Dinamo Zagreb, dëmtimi i Arbër Hoxhës nuk është i rëndë - ai mund të luajë në derbi ndaj Hajdukut

2 December 2025 at 16:51


Arbër Hoxha do të jetë në dispozicion të Dinamo Zagreb për derbin e fundjavës kundër Hajduk Split, që zhvillohet të shtunën në “Maksimir” nga ora 15:00.

Pavarësisht frikës fillestare pas daljes së tij nga loja në ndeshjen ndaj Goricës, sulmuesi anësor nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz dhe pritet të marrë minuta në derbi – qoftë si titullar, qoftë si zëvendësues.

Ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin Mario Kovacevic dhe për tifozët, të cilët u shqetësuan mbrëmë kur Hoxha u largua nga fusha me barelë.

Meqenëse edhe Mateo Lisica mungoi ndaj Goricës për shkak të problemeve shëndetësore dhe mbetet ende në pikëpyetje për derbin, humbja e Hoxhës do të ishte goditje e madhe për krahët e Dinamos.

Derbi mes Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split zhvillohet të shtunën nga ora 15:00./Telegrafi/

Gjermanët thonë se është i frustruar, Emir Sahiti mund të kthehet në Kroaci

22 October 2025 at 14:03


Emir Sahiti thuhet se mund mund të kthehet te Hajduku i Splitit në afatin kalimtar të dimrit.

Mesfushori kosovar bëri vetëm tre paraqitje (174 minuta) për HSV Hamburg këtë sezon, dhe luajti për herë të fundit në fund të gushtit.

Sezonin e kaluar, ai luajti në 22 ndeshje (1,264 minuta) dhe shënoi tre gola dhe dy asistime për HSV, atëherë një ekip i divizionit të dytë që fitoi hyrjen në Bundesligë dhe tani është në vendin e 11-të.

Meqenëse nuk po llogaritet, ai mund të kërkojë një klub të ri. Gazetarët gjermanë pohojnë se një rikthim në klubin e Splitit është i mundur.

Le të kujtojmë se Sahiti ishte lojtar i Hajdukut nga viti 2018 deri në vitin 2024, për të cilin luajti 121 ndeshje, shënoi 18 gola dhe asistoi 16 herë, dhe fitoi dy herë Kupën e Kroacisë.

Hajduku e shiti atë vitin e kaluar për 1.2 milionë euro, 20 për qind e të cilave shkuan te ish-klubi i tij Rabotnicki nga Maqedonia. Hajduku gjithashtu mori të drejtën për 15-20 për qind të tarifës së transferimit të ardhshëm të Sahitit.

"Një nga misteret më të mëdha të sezonit të HSV. Në fund të gushtit, në një humbje të dhimbshme 0-2 ndaj St. Pauli, Emir Sahiti luajti për herë të fundit në Bundesligë. Ai as nuk u ftua në pesë ndeshjet pas kësaj”.

“Është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për sulmuesin e frustruar. Si po e përballon ai këtë? A po mendon të largohet në dimër? Duket se vendimi i parë i Sahitit është marrë”, thuhet në gazetën gjermane Mapo. /Telegrafi/

Arbër Hoxha i pafat, pësoi lëndim në përballjen ndaj Slaven Belupo

29 September 2025 at 09:52


Ylli shqiptar Arbër Hoxha fatkeqësisht ka pësuar lëndim pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren e Dinamos ndaj Slaven Belupo, në kuadër të Superligës së Kroacisë.

Me gol e asistim, Hoxha ishte padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes, mirëpo që u zëvendësua pas vetëm pjesës së parë.

Trajneri i Dinamos Kovacevic e ka konfirmuar se anësori këmbëshpejtë është lënduar, ndërsa ende nuk dihet nëse ky lëndim është serioz.

“Po bën mirë, kur erdha ishte në pikëpyetje nëse do të qëndronte. Sapo erdha i thashë se do të luante. Është duke bërë atë që prisja të bënte. Jam i lumtur me formën e tij, shpresoj që nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz”, tha ai ndër të tjera.

Arbër Hoxha

Hoxha ka gjetur shkëlqimin në këto përballjet e fundit, ku bëri dallimin edhe në Ligën e Evropës, në fitoren e madhe ndaj Fenerbahces, ku mahniti edhe trajnerin e skuadrës turke.

Kjo formë që po kalon Hoxha padyshim do t’i hyjë në ndihmë edhe Shqipërisë në muajin tetor, ku zhvillojnë përballjen më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, kundër Serbisë./Telegrafi/

Arbër Hoxha si Lionel Messi: Merr topin nga gjysma e fushës, driblon dhe i shënon Hajduk Splitit

20 September 2025 at 18:21


Sulmuesi i krahut Arbër Hoxha ka shënuar një gol mahnitës sol në derbin kroat kundër Hajduk Splitit.

Ylli i Dinamo Zagreb e mori topin nga gjysma e fushës, duke dribluar e më pas edhe e finalizoi për ta zhbllokuar rezultatin.

Hoxhën nuk arriti ta ndalë asnjë nga futbollistët e skuadrës vendase, kurse edhe goditja rezultoi të jetë e shkëlqyer për të mos i dhënë asnjë shans portierit.


BEAUTIFUL SOLO GOAL FROM ARBER HOXHA! GETS THE BALL IN THE MIDDLE OF THE PITCH AND SCORES! 🤯😮💨 pic.twitter.com/eIrOoc5g45
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) September 20, 2025


Dinamo përndryshe mbetet në epërsi aktualisht vetëm falë golit të ish yllit të Ballkanit./Telegrafi/

Ron Raçi luan 90 minuta në fitoren e Hajduk Split – merr vlerësim për paraqitjen

17 August 2025 at 23:46

Hajduku i Splitit ka dhënë shenja rikthimi në kampionat, ku shënoi fitore bindëse 3-0 ndaj Slaven Belupos, ndërsa mbrojtësi kosovar Ron Raçi ishte titullar dhe zhvilloi 90 minuta të plota.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar bëri një paraqitje shumë solide, duke udhëhequr me siguri prapavijën dhe duke kontribuar që Hajduku ta ruajë portën e paprekur.

Në aspektin statistikor, Raçi regjistroi tri spastrime, fitoi 6 duele nga 8 të zhvilluara dhe realizoi 50 pasime të sakta nga 55 tentativa, me një saktësi prej 91%.

Sipas të dhënave të platformës SofaScore, ai u vlerësua me notën 7.3 – një tregues i qartë i stabilitetit që po sjell në skuadër.

Raçi u bashkua me Hajdukun këtë verë nga Prishtina, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut.

Performanca e tij e fundit tregon se po përshtatet shpejt me futbollin kroat dhe shihet si një aset premtues për të ardhmen e klubit. /Telegrafi/ 

The post Ron Raçi luan 90 minuta në fitoren e Hajduk Split – merr vlerësim për paraqitjen appeared first on Telegrafi.

Nga Ismet Munishi te Ilir Daja, deri te goli ndaj Hajduk Split – Hekuran Berisha rrëfehet për të gjitha

16 August 2025 at 12:16

Nga Dukagjini i Klinës te Dinamo City në Shqipëri, 19-vjeçari Hekuran Berisha po shkruan kapitullin e ri të karrierës së tij me hapa të mëdhenj.

Vetëm pak javë pas transferimit, ai u bë hero në arenën evropiane, duke vulosur me gol në kohën shtesë fitoren 3-1 ndaj Hajduk Splitit.

I formuar nën drejtimin e Ismet Munishit në elitën e futbollit kosovar dhe tani nën urdhrat e strategut Ilir Daja, Berisha po dëshmon se është një talent që ka ardhur për të lënë gjurmë.

Ai për Telegrafin ka folur për momentin e tij në garat evropiane, adaptimin te Dinamo City, punën me trajner si Ismet Munishi dhe Ilir Daja dhe synimet e tij në të ardhmen.

“Goli kundër Hajdukut ishte vërtet një moment me shumë emocione të papërshkrueshme, të cilin nuk do ta harroj kurrë në jetën time”, ka thënë Berisha fillimisht.

 

Tutje, ai shprehet falenderues ndaj Ilir Dajës, të cilin e cilëson si trajnerin më të mirë shqiptar, duke thënë se ai e ka ndihmuar dhe i ka dhënë besim në fushë.

“Të punosh me trajnerin Ilir Daja është vërtet krenari dhe privilegj, sepse ai është trajneri më i mirë shqiptar, me shumë trofe dhe suksese në arenën ndërkombëtare, gjë që e ka dëshmuar me vite radhazi”.

“Ai është një trajner që e bashkon grupin e skuadrës si një zinxhir çeliku të pathyeshëm, si një familje e vërtetë. Për këtë, më ka ndihmuar shumë në përmirësimin tim, duke më mësuar gjëra që më herët nuk i kisha, dhe jam shumë falënderues për besimin që më ka dhënë në fushën e blertë. Jam shumë i lumtur që jam nën urdhrat e tij”, deklaroi Berisha për Telegrafin.

Ishte trajneri Ismet Munishi ai i cili ia dha debutimin Berishës në Superligën e Kosovës me fanellën e Dukagjinit. Për këtë, Berisha thotë se do të jetë gjithmonë falenderues ndaj tij.

“Për trajnerin Ismet Munishi kam shumë kujtime të mira, sa që nuk mund t’i tregoj të gjitha. Ai ishte njeriu që më dha besimin e parë në fushën e blertë dhe më mësoi që duhet të punoj fort, me kokën ulur. Për këtë do t’i jem gjithmonë falënderues”.

Për fund Berisha u shpreh se objektivi i tij personal është të kontribuojë maksimalisht për arritjen e synimeve të klubit.

“Objektivat e mia për të ardhmen janë që ta ndihmoj klubin tim,Dinamo City, në objektivat që kemi si synim, të jap maksimumin dhe të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur”.

“Suksesi nuk do të mungojë, dhe shpresoj që kjo të më ndihmojë të bëj një hap edhe më të madh në karrierën time”, përfundoi 19-vjeçari./Telegrafi/

The post Nga Ismet Munishi te Ilir Daja, deri te goli ndaj Hajduk Split – Hekuran Berisha rrëfehet për të gjitha appeared first on Telegrafi.

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

By: armand
14 August 2025 at 23:34

Dinamo është kualifikuar për në Play Off të Conference League, pasi mundi 3-1 Hajdukun e Splitit në “Air Albania”. Koha e rregullt përfundoi 1-0 ndërsa për fituesin, u desh koha shtesë. Zabërgja realizoi për dinamovitët, pas 14 minutash lojë, duke ndezur festën e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja. Kroatët shtuan presionin dhe u vendosën […]

The post Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian appeared first on BoldNews.al.

Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin – Zabërgja dhe Berisha gjejnë rrjetën

14 August 2025 at 23:26

Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Split dhe avantazhit 1-0 në kohën e rregullt në Tiranë, Dinamo shfrytëzon shtesën për të kaluar tutje me rezultatin përfundimtar 3-1.

Ndeshja nisi në mënyrë spektakolare për Dinamon, me golin e parë në minutën e 14′.

Baton Zabërgja kaloi ekipin në avantazh pas një aksioni perfekt dhe një kombinimi të shkëlqyer me Dejvi Bregun, duke ndezur festën në stadium.

Gjatë pjesës së parë, Dinamo City krijoi disa raste të pastra për të dyfishuar avantazhin, por portieri i Hajduk Split shpëtoi disa herë ekipin kroat.

Abdoulie Sanyang u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78-të, duke i lënë kroatët me 10 veta në fushë.

Pjesa e dytë nuk solli gola të tjerë dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Gjatë shtesës së parë, Hajduk barazoi në minutën e 99-të me golin e Karacic, i cili shfrytëzoi një harkim nga këndi dhe gjuajti saktë me kokë për të vendosur 1-1.

Dinamo reagoi menjëherë, me golin e dytë të Eridon Qardakut në minutën e 109′, një eurogol që i dha përsëri avantazh skuadrës shqiptare dhe shpërtheu festën në “Air Albania”.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 111-të, Hekuran Berisha vulosi rezultatin me golin e tretë, duke siguruar fitoren 3-1 dhe kualifikimin e Dinamos për në play-off të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/ 

The post Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin – Zabërgja dhe Berisha gjejnë rrjetën appeared first on Telegrafi.

Dinamo-Hajduk Split/ Daja me zgjedhje të detyruara në mbrojtje, formacionet zyrtare

By: armand
14 August 2025 at 19:42

Dinamo luan sot në “Air Albania” përballë Hajduk Split ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Konferencës. Blutë janë mposhtur 2-1 në sfidën e parë në Kroaci dhe u duhet një përmbysje në ndeshjen e kthimit për të kaluar turin. Trajneri Daja është i detyruar që të përdorë përsëri një mbrojtje të […]

The post Dinamo-Hajduk Split/ Daja me zgjedhje të detyruara në mbrojtje, formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

By: armand
7 August 2025 at 23:01

Dinamo nuk ka arritur dot të marrë një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme përballë Hajduk Splitit. Këta të fundit kanë mposhtur blutë me rezultatin 2-1 me përmbysje. Dinamovitët kaluan të parët në avantazh falë golit të mrekullueshëm të Dejvi Bregut. Të besuarit e Ilir Dajës e mbyllën në avantazh pjesën e parë ndaj Hajdukut me […]

The post Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë appeared first on BoldNews.al.

Eurogol i Dejvi Bregut, Dinamo kalon në avantazh ndaj Hajduk Split (Video)

By: armand
7 August 2025 at 21:40

Dinamo po luan sonte në stadiumin ”Poljud” të Splitit duelin e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës përballë Hajdukut vendas. Skuadra e Ilir Dajës pas disa tentative për gol ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 37-të me anë të Dejvi Bregut. Vlonjati, me një predhë nga distanca ka shmangur portierin […]

The post Eurogol i Dejvi Bregut, Dinamo kalon në avantazh ndaj Hajduk Split (Video) appeared first on BoldNews.al.

“E kuptoj deklaratën e Bulkut”, Daja para sfidës me Hajdukun: Luajmë për një rezultat pozitiv

By: armand
6 August 2025 at 20:54

Trajneri i Dinamos Ilir Daja, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së rëndësishme që ekipi i tij do të zhvillojë nesër kundër Hajduk Split në Kroaci, në kuadër të turit të tretë të UEFA Conference League. Tekniku shqiptar ka pranuar se përballja do të jetë tepër e vështirë, por […]

The post “E kuptoj deklaratën e Bulkut”, Daja para sfidës me Hajdukun: Luajmë për një rezultat pozitiv appeared first on BoldNews.al.

Do të sfidojnë Dinamon në Conference League, Hajduk Split transferon ish-sulmuesin e Milanit

By: armand
1 August 2025 at 15:56

Hajduk Split ka bërë një transferim shumë të rëndësishëm në merkato. Kroatët kanë afruar në ekip Ante Rebiç. Një nga sulmuesit më të mirë kroat ka nënshkruar kontratë me Hajduk për 1 sezon dhe tashmë menjëherë do t’u bashkohet në seancat stërvitore. Rebic kthehet në ligën kroate pas një karriere të gjatë ndërkombëtare. Fiorentina, Leipzig, […]

The post Do të sfidojnë Dinamon në Conference League, Hajduk Split transferon ish-sulmuesin e Milanit appeared first on BoldNews.al.

Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

26 July 2025 at 21:40

Mbrojtësi i talentuar kosovar, Ron Raci, është zyrtarisht lojtari më i ri i Hajduk Split, pas marrëveshjes së arritur me Prishtinën për transferimin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kroat përmes një njoftimi zyrtar.

“HNK Hajduk dhe FK Prishtina kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar Ron Raci, i cili ka nënshkruar një kontratë me të bardhët deri në verën e vitit 2029″, thuhet fillimisht në njoftim.

“Mbrojtësi i gjatë do t’i bashkohet menjëherë seancave stërvitore të ekipit të parë dhe do të veshë fanellën me numër 14 te Hajduku”.

“Sezonin e kaluar, Raci përjetoi afirmim të plotë në radhët e Prishtinës, ku ishte lojtari më i mirë i klubit. Në karrierën e tij si senior, ai bëri mbi 40 paraqitje zyrtare dhe shënoi tre gola me një asist”.

“Konfirmimi i cilësisë së tij të lojës erdhi në qershor në formën e një thirrjeje në ekipin kombëtar të Kosovës, kur ai bëri debutimin e tij zyrtar në një ndeshje kundër Komoreve”.

“Ron, mirë se erdhe në Hajduk. Të urojmë shumë fat, suksese dhe performanca të mira me fanellën e bardhë!”, përfundon njoftimi i klubit kroat /Telegrafi/

The post Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Ron Raqi afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split

23 July 2025 at 09:52

Ylli i Prishtinës, Ron Raqi është afër të kompletojë transferimin te klubi i madh kroat, Hajduk Spliti.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Prishtinës edicionin e kaluar, Ron Raqi, pritet ta vazhdojë karrierën jashtë Kosovës.

Pas paraqitjes brilante dhe moshës së re, Raqi ka ngjallur shumë interesim të klube të ndryshme evropiane.

Megjithatë, e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës pritet të jetë në Superligën e Kroacisë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Ron Raqi është afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar thuhet se e ka pranuar ofertën personale, teksa janë duke përfunduar vetëm detajet mes klubeve.

Për detajet tjera të marrëveshjes, Telegrafi do t’ju informojë më vonë. /Telegrafi/

The post Ekskluzive: Ron Raqi afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split appeared first on Telegrafi.

Pajaziti: Rakitic më ftoi te Hajduku, ai është modeli im dhe falë tij mora numrin 4

9 July 2025 at 14:29

Mesfushori shqiptar, Adrion Pajaziti, u prezantua të mërkurën në sallën e shtypit të stadiumit Poljud, pasi mbërriti në Hajduk Split nga klubi i Ligës Premier, Fulham, si një nga dëshirat e trajnerit Gonzalo Garcia.

Pajarazi luajti sezonin e kaluar për Goricën, ku u afirmua si një nga lojtarët më të mirë, teksa në prezantimin e tij tregoi pse vendosi të transferohej të klubi kroat.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur sepse jam në këtë klub të madh. Mezi pres të luaj. Dua të kem një sezon të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Pajaziti.

“Jam i vetëdijshëm se sa i madh është Hajduku. Të gjithë flasin për të dhe mund ta shohësh në rrugë. Është shumë e rëndësishme për njerëzit. E njoh Hajdukun që kur isha i vogël. Hajduku ka shumë lojtarë cilësorë”.

 

👋 Dobra večer svima, a poseban pozdrav Pajazitiju i Karačiću! 😉🔴🔵#hnkhajduk | #Pajaziti | #Karačić pic.twitter.com/LTXcFNNrj2

— HNK Hajduk Split (@hajduk) July 8, 2025

“Nuk ndiej presion sepse kam besim në aftësitë e mia. Futbolli duhet të luhet lirshëm dhe pa shumë presion. Duhet ta shijosh. Fola me trajnerin se si i pëlqen të luajë. Kisha një rol më të lirë në Goricë, por e di që do të kem më shumë përgjegjësi këtu”.

“Rakitic më telefonoi para se të nënshkruaja për Hajdukun. Më tha gjëra të bukura dhe më tha të vija te Hajduku. Ai është një legjendë. Mora numrin 4 pas tij. Ai ishte i shkëlqyer te Barcelona me atë numër. Mund të mësoj shumë prej tij”, përfundoi mesufshori shqiptar. /Telegrafi/

The post Pajaziti: Rakitic më ftoi te Hajduku, ai është modeli im dhe falë tij mora numrin 4 appeared first on Telegrafi.

Adrion Pajaziti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit, kontratë deri në vitin 2029

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti është zyrtarisht pjesë e ‘HNK Hajduk Split’ në Kroaci.

Klubi kroat ka arritur marrëveshje me anglezët e ‘Fulham’ për transferimin e 22-vjeçarit, i cili ka firmosur një kontratë afatgjatë që e mban në Kroaci deri në verën e vitit 2029, me pagë 300 mijë euro në sezon.

Pajaziti u bashkua dje me ekipin në stërvitje dhe do të mbajë fanellën me numër 4, teksa pritet të prezantohet zyrtarisht përpara medieve në një konferencë për shtyp.

Transferimi i tij shihet si një lëvizje ambicioze nga Hajduku, që ka si synim forcimin e mesfushës me një lojtar me cilësi teknike.

Pajaziti është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar shqiptar dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të brezit të ri.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi kalimi nga Premier League në një klub me histori si Hajduku i jep më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në fushë.

/gj.m//a.f/

The post Adrion Pajaziti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit, kontratë deri në vitin 2029 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ivan Rakitic i jep fund karrierës si futbollist

2 July 2025 at 14:39

Një nga mesfushorët më të mirë kroatë në histori, Ivan Rakitic, i ka dhënë fund zyrtarisht karrierës së tij të pasur si lojtar i futbollit.

Pasi kontrata e tij me Hajdukun skadoi më 1 korrik, spekulimet rreth të ardhmes së tij qarkulluan për javë të tëra, por tani gjithçka është e qartë – Rakitiç po tërhiqet nga futbolli profesionist.

Është trajneri i Hajdukut të Splitit, Gonzalo Garcia, i cili e konfirmoi lajmin në një intervistë me Nova TV.

“Rakitic po e përfundon karrierën e tij Ai është jashtëzakonisht i zgjuar, ka një ndjesi të shkëlqyer për lojën dhe e kupton futbollin. E pranoj, ai është një nga arsyet kryesore pse pranova ofertën e Hajdukut. Megjithatë, kalimi nga këpucët e futbollit në një kostum nuk është kurrë i lehtë”, ka thënë Garcia.

 

RAKITIĆ RETIREMENT CONFIRMED!

After months of speculation, Ivan Rakitić is reportedly ending his playing career.

Hajduk coach Gonzalo Garcia confirmed to Nova TV that Rakitić is transitioning “from a player to a front office role.”#Rakitić #Hajduk #HNL https://t.co/F1XfkndpSj pic.twitter.com/SFl1Wjd52c

— Croatian Football (@CroatiaFooty) July 1, 2025

Lamtumirë emocionuese në Poljud

Një lamtumirë simbolike nga loja aktive u zhvillua më 19 maj, pas ndeshjes kundër Rijekës në Poljud. Pas vërshëllimës së fundit, Rakitic mbeti i vetëm në stol – me sytë e fiksuar në fushë dhe me lot në sy.

Ai luajti gjithsej 39 ndeshje për Hajdukun, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë pesë asistime. Edhe pse dështoi t’i sillte Poljudit titullin e kampionit të ëndërruar prej kohësh, Rakitic la një gjurmë të fortë – si një lider, mentor për lojtarët e rinj dhe mishërimi i profesionalizmit.

Rakitic nuk po i thotë lamtumirë futbollit – ai thjesht po ndryshon rolin e tij. Ai do të mbetet në departamentin sportiv të Hajdukut, ku do të punojë si asistent i anëtarit të sapoemëruar të bordit sportiv, Goran Vucevic. Përvoja, autoriteti dhe kontaktet e tij globale do të jenë një aset i madh për të ardhmen e klubit nga Poljud. /Telegrafi/

The post Ivan Rakitic i jep fund karrierës si futbollist appeared first on Telegrafi.

E kryer/ Talenti 22-vjeçar i Kombëtares transferohet te Hajduk Split

By: armand
30 June 2025 at 18:55

Adrion Pajaziti do të firmosë me Hajduk Split. Mesfushori 22-vjeçar do të qëndrojë kështu në Kroaci, pasi përfundoi aventurën me Goricën. Fulham është i gatshëm të heqë dorë nga kartoni i tij, por me një kusht. Klubi i Premier Ligë do mbajë përqindje nga kartoni, shifër që aktualisht tregohet në 50%. Në anën tjetër, Pajaziti […]

The post E kryer/ Talenti 22-vjeçar i Kombëtares transferohet te Hajduk Split appeared first on BoldNews.al.

❌
❌