Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën

By: armand
19 December 2025 at 20:09

Ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash. Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Buric dhe Ndreca, ndërsa […]

The post Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën appeared first on BoldNews.al.

Elbasani mposht Vllazninë dhe kap kreun, Dinamo fiton në Vlorë

8 December 2025 at 21:12

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 15-të të Superiores.

Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje mjaft të bukur. Loja për shkodranët u komplikua në minutën e 26-të, pas daljes me karton të kuq të Gjinit, pas dy të verdhave.

Skuadra nga Elbasani mori 3 pikët falë golit të Tsague, për të shkuar kështu në kuotën e 29 të tillave, në krye të klasifikimit. Vllaznia është e katërta me 25 pikë.

Gjithashtu edhe Dinamo nuk fali dhe triumfoi 3-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë.

Golat për të besuarit e Ilir Dajës u shënuan nga Vila në minutën e 29-të, Qefalija në të 77-ën dhe James 87-ën. Me këtë fitore Dinamo renditet e treta me 26 pikë, ndërsa Flamurtari renditet i parafundit me 13 pikë.

Spueriore, java 15
1 nga 2

 

/gj.m/r.e/

The post Elbasani mposht Vllazninë dhe kap kreun, Dinamo fiton në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh

29 November 2025 at 16:07

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Egnatia mori një fitore me shumë peshë në “Selman Stërmasi”, duke mposhtur minimalisht Tiranën në sfidën e Javës së 13-të të Superiores.

Kampionët e nisën ndeshjen më kërkues dhe gjetën shpejt avantazhin me Ruçin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dominimi i tyre u konkretizua në minutën e 27-të, kur Bakayoko realizoi me penallti.

Pavarësisht disa rasteve të mira, Tirana nuk arriti të barazojë, duke regjistruar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Bardheblutë mbeten në fund të renditjes, me vetëm 7 pikë.

Falë këtij suksesi, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, njësoj si Elbasani kryesues, duke kaluar Vllazninë.

Ndërkohë, në Ballsh, Dinamo u ndal në një barazim pa gola ndaj Bylisit në “Adush Muça”. Të dyja skuadrat prodhuan lojë dhe raste, por nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë.

Ky rezultat e mban Dinamon në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa Bylisi qëndron në vendin e tetë me 13 pikë.

/gj.m/r.e/

The post Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët

By: armand
29 November 2025 at 16:49

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Tiranës, në takimin e javës së 13-të të Superiores. Përballja e luajtur në “Selman Stërmasi” u mbyll me shifrat 0-1. Goli vendimtar u shënua në minutën e 27-të nga Bakayoko, i cili tund rrjetën nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë kampionëve në fuqi. […]

The post Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët appeared first on BoldNews.al.

Egnatia fundos Tiranën, Bylis dhe Dinamo paqe pa gola në Ballsh

By: redi
29 November 2025 at 15:49

Superliga zhvilloi këtë të shtunë dy ndeshjet e radhës për raundin e 13-të. Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia, ndërsa në Ballsh vendasit e Bylis dhe Dinamo barazuan 0-0. Në 16:30 nis ndeshja e fundit e raundit mes Flamurtarit dhe Vorës në stadiumin e Vlorës. Në “Selman Stërmasi”, Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia. Bardheblutë pësojnë humbjen e tetë këtë sezon dhe e shohin veten në kuotën e shtatë…

Source

Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

By: armand
8 November 2025 at 19:16

Këtë të shtunë u luajtën ndeshjet e radhës të javës së 11-të të Superiores. Vllaznia është rikthyer te fitorja teksa triumfoi 1-0 në Shkodër ndaj Dinamos. Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Bekim Balaj, pas vetëm çerek ore lojë. Dinamovitët u përpoqën që të reagojnë, por vetëm kaq, pasi nuk ndryshuan dot fatet […]

The post Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos appeared first on BoldNews.al.

Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë

By: armand
3 November 2025 at 20:14

Këtë të hënë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 10-të të Superiores. Elbasani feston në Vlorë, teksa ka triumfuar 0-1 ndaj Flamurtarit. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Lajthia, çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë. Elbasani kryeson tabelën, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin. Në Elbasan Arena, barazim pa gola mes Dinamos […]

The post Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Rasti i volejbollistes së Dinamos ekspozon ‘paragjykimet dhe diskriminimin’ në sport

29 October 2025 at 08:43

Pezullimi i volejbollistes braziliane të “Dinamos”, Nayara Ferreira, për dyshime mbi identitetin e saj gjinor ngritur mbi ankime nga ekipe rivale, ka ngritur shqetësime serioze për diskriminim, ndërsa e ka vënë Federatën Shqiptare të Volejbollit, FSHV, në shënjestër të kritikave. Ferreira u pezullua nga FSHV disa javë më parë dhe iu kërkua t’i nënshtrohej testit […]

The post Rasti i volejbollistes së Dinamos ekspozon ‘paragjykimet dhe diskriminimin’ në sport appeared first on Reporter.al.

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

By: gaze tare
28 October 2025 at 21:58

Klubi i volejbollit Dinamo ka reaguar pas vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për të pezulluar lojtarën Nayara Ferreira, nëse ajo nuk i nënshtrohet analizave për “verifikimin e gjinisë”.

Në një deklaratë zyrtare, Klubi Dinamo shpreh mirënjohjen për mbështetjen e gjerë publike nga media, sportistë, organizata dhe nga opinioni publik, duke e cilësuar vendimin e FSHV-së si absurde dhe cënuese për dinjitetin e lojtares me karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare.

-Janë të pabazuara ligjërisht dhe tejkalojnë kompetencat statutore të Bordit të FSHV-së;

Janë marrë në shkelje të procedurave, pa garanci për konfidencialitet dhe privatësi;

Cenojnë dinjitetin dhe integritetin e sportistes dhe të klubit;

Legjitimojnë një praktikë të papranueshme për verifikim gjinor mbi bazë thashethemesh;

Nxisin gjuhën e përjashtimit dhe urrejtjes në sport.

Dinamo kërkon reflektim nga FSHV dhe rikujton se çdo veprim i tillë duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e sportistëve. Klubi gjithashtu distancohet nga çdo sjellje jo-etike dhe vlerëson çdo zë publik që mbështet mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të sportistëve në Shqipëri.

Në përfundim, Dinamo shpreh besimin se FSHV do të veprojë me transparencë dhe përgjegjësi në trajtimin e këtij rasti, duke respektuar standardet ndërkombëtare të sportit dhe të drejtat e sportistes.

 

The post Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo! appeared first on iconstyle.al.

Pezullohet volejbollistja braziliane e Dinamos, i kërkohet të bëjë testin e gjinisë

25 October 2025 at 13:22


Volejbolli shqiptar është përfshirë këto ditë nga një ngjarje e pazakontë dhe e paprecedentë. Volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive, pas disa ankesave të paraqitura në Federatën Shqiptare të Volejbollit (FSHV) në lidhje me gjininë e saj.

Sipas mediave në Shqipëri, pas sinjalizimeve të ardhura nga ekipe rivale, Federata i ka kërkuar klubit të Dinamos që të kryejë një “test gjinie” për sportisten 32-vjeçare.

Ferreira mësohet se nuk e ka pritur mirë këtë vendim, por së bashku me klubin është shprehur e gatshme t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të sqaruar situatën. Burime pranë FSHV-së bëjnë me dije se kërkohen teste të thelluara mjekësore, për të parë nëse mund të ketë pasur më herët ndonjë ndryshim gjinie.

Situata ka shkaktuar habinë dhe pakënaqësinë e sportistes, e cila është shprehur se ndihet e diskriminuar dhe e lënduar nga dyshimet që i janë ngritur. Për momentin, as Dinamo dhe as Federata nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ndërsa pritet përfundimi i analizave për të marrë një vendim përfundimtar.

Deri në sqarimin e plotë të çështjes, Nayara Ferreira mbetet e pezulluar nga të gjitha aktivitetet sportive.

Braziliania ka një karrierë të gjatë ndërkombëtare, duke qenë pjesë e klubeve si BMB/Mackenzie, San Bernardo, Sesi, Pinheiros në Brazil, Gran Canaria në Spanjë, Kravole Pole në Çeki, LP Vampula në Finlandë, Vitoria dhe Kairos në Portugali, si dhe Al Ahly e Alula në Arabinë Saudite.

Këtë sezon, ajo u bashkua me Dinamon, në përvojën e saj të parë në Shqipëri, por është përballur me një situatë që nuk e ka hasur në asnjë prej vendeve ku ka luajtur më parë.

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

By: armand
29 September 2025 at 22:24

Sulmuesi i Tiranës, Alfred Mensah, u dëmtua gjatë derbit ndaj Dinamos, duke u detyruar të largohej nga fusha në fund të pjesës së parë. Pas një aksioni të zakonshëm në mesfushë, lojtari ndjeu një dhimbje të fortë që e bëri të pamundur vazhdimin e lojës, dhe stafi mjekësor e dërgoi menjëherë në dhomën e zhveshjes […]

The post Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit appeared first on BoldNews.al.

Hoxha si Lamine, por rrezikon Serbinë/ Ylli kuqezi jep 45’ spektakël në Kroaci, veçse dëmtohet

By: xhir jeta
29 September 2025 at 10:40

Provoi një kulm, por edhe një tronditje. Arbër Hoxha është padyshim lojtari i momentit i kombëtares shqiptare, si dhe i Dinamos së madhe të Kroacisë, veçse spektakli i tij prej 45 minutash në kampionatin e këtij vendi përfundoi me një dëmtim.

Shënoi një gol tërësisht personal, krejt si një Mesi apo Lamin Jamal, e pastaj shërbeu një asist të shkëlqyer, por ndoshta ndeshjet e shpeshta dhe mungesa e pushimit bënë të vetën.

Hoxha u detyrua të linte fushë në pushim, ndërsa Dinamo luante ndaj Slaven Belupos në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, aty ku ai nuk deshi të festonte golin e shënuar ndaj ish-ekipit të tij.

E përditshmja e kryeqytetit, “Jutarnji List” shkruan me shqetësim se trajneri Kovaçeviç nuk do të bëjë gjumë të qetë sepse shqiptari pësoi lëndim në muskujt aduktorë të këmbës.

Si është situata e yllit kuqezi?

“Jutarnji List” informon se ai rrezikon ndeshjen e së enjtes së 2 tetorit ndaj Makabit të Tel Avitit në Ligën e Europës, ndonëse duhen pritur analizat mjekësore deri këtë të martë.

Një fatkeqësi e vërtetë, dhe një rrezik potencial edhe për ndeshjen Serbi-Shqipëri në 11 tetor në eliminatoret e Kupës së Botës.

Hoxha ishte më I miri ndër 22 lojtarët titullarë në duelin Dinamo-Slaven Belupo duke marrë notën 8.5 e duke bërë thuajse gjithçka në nivel të lartë, dhe nga mediat cilësohet si lojtari më I mirë I ekipit gjatë shtatorit.

Edhe e përditshmja tjetër zagrebase, “Veçernji List” e vendos shqiptarin si fytyrën e Dinamos, dhe lojën e cilësoi “rapsodi”.

Në 8 ndeshje në Ligën e Parë të Kroacisë dhe në Ligën e Europës, Hoxha ka 2 gola e 3 asistë, dhe po kalon momentin më të mirë të karrierës./abcnews.al

 

Dinamo del nga kriza, fiton derbin me Tiranën/ Partizani prek fundin, e mund dhe Bylisi

27 September 2025 at 18:23

Dinamo ka arritur të triumfojë në derbin e kryeqytetit përballë Tiranës, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”, të vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Nga një gol për secilën pjesë i dhanë fitoren 1-2 “nëndetëses blu”, duke marrë kështu një rezultat pozitiv, pasi disa ndeshjeve zhgënjyese. Sfida ka qenë e luftuar, […]

The post Dinamo del nga kriza, fiton derbin me Tiranën/ Partizani prek fundin, e mund dhe Bylisi appeared first on BoldNews.al.

Dinamo rikthehet te fitorja, Bylisi leksion Partizanit

By: redi
27 September 2025 at 18:35

Në derbin mes Tiranës dhe Dinamos, ishte “Nëndetësja” ajo që u rikthye te fitorja pas tre ndeshjesh. Gouidaby kaloi në avantazh të besuarit e Ilir Dajës në minutën e 24’, ndërsa në të 53’, Lorenco Vila dyfishoi shifrat. Pas katër minutash, Patsatsia shkurtoi diferencat me anë të një 11-metërshi, por që nuk i mjaftoi bardhebluve. Në sfidën tjetër të luajtur në orën 16:00, Bylisi i dha “leksion”…

Source

Superliga/ Dinamo zhgënjen në “Selman Stërmasi”, Vora mposht Flamurtarin

By: armand
21 September 2025 at 18:16

Dy ndeshjet e javës sa katërt në Superiore, prodhuan surpriza në rezultate. Flamurtari pësoi një tjetër humbje në kampionat. Vlonjatët u mposhtën minimalisht nga Vora në transfertë.  Debutuesit iu falën një goli të shënuar nga Luis Felipe në minutën e 12-të, për të marrë suksesin. Nga ana tjetër, Dinamo duket se ka harruar si fitohet. […]

The post Superliga/ Dinamo zhgënjen në “Selman Stërmasi”, Vora mposht Flamurtarin appeared first on BoldNews.al.

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

By: armand
17 September 2025 at 17:18

Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në “Niko Dovana” përballë Dinamos në ndeshjen e prapambetur të javës së parë mes dy skuadrave. E sotmja ishte një ndeshje e hapur mes ekipeve në startin e saj, por me Dinamon që mori kontrollin e plotë, sidomos pasi durrsakët mbetëm me 10 futbollistë pas kartonit të […]

The post Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi appeared first on BoldNews.al.

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

By: armand
15 August 2025 at 16:59

Dinamo do të përballet me Jagiellonia të Polonisë në raundin play-off të Ligës së Konferencës, me blutë që luajnë ndeshjen e parë në transfertë dhe të dytën në fushën e tyre. UEFA ka zyrtarizuar edhe axhendën për ndeshjen e parë, si sa i përket stadiumit dhe orarit, ashtu edhe gjyqtarëve të cilët do të drejtojnë […]

The post Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Kishin ardhur në Tiranë për festë, shihni zhgënjimin e tifozëve të Hajdukut pas eliminimit nga Dinamo

By: admin
15 August 2025 at 12:26

Dinamo e Ilir Dajës shkruajti mbrëmë historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas triumfit 3 me 1.

Pavarësisht se bastet favorizonin kroatët dhe ishin të paktë ata që besonin te kryqytetasit, ata ja dolën të triumfonin në “Air Albania”.

Më të zhgënjyerit për këtë eliminim padyshim janë tifozët e shumtë të Hajdukut të cilët udhëtuan nga Kroacia në Shqipëri.

Të gjithë prisnin një festë të madhe pas mbylljes së sfidës, por Dinamo ua ngriu buzëqeshjen në fytyrë. “Torcida” nuk i përshëndeti farë lojtarët pas mbylljes së ndeshjes të cilët ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Tifozët thjesht qëndruan në tribuna me kokat ulura dhe pa këngë. (VIDEO)

The post VIDEO/ Kishin ardhur në Tiranë për festë, shihni zhgënjimin e tifozëve të Hajdukut pas eliminimit nga Dinamo appeared first on Albeu.com.

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

By: armand
14 August 2025 at 23:34

Dinamo është kualifikuar për në Play Off të Conference League, pasi mundi 3-1 Hajdukun e Splitit në “Air Albania”. Koha e rregullt përfundoi 1-0 ndërsa për fituesin, u desh koha shtesë. Zabërgja realizoi për dinamovitët, pas 14 minutash lojë, duke ndezur festën e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja. Kroatët shtuan presionin dhe u vendosën […]

The post Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian appeared first on BoldNews.al.

❌
❌