Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tifozët futen në fushë në sfidën Flamurtari-Teuta, ndeshja mbyllet në barazim

19 December 2025 at 22:17

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Sfida mes Flamurtarit dhe Teutës, që mbylli ditën e parë të javës së 17-të të Superligës, përfundoi në barazim 2-2. Një ndeshje që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit të lojës dhe që u shoqërua edhe me një ndërprerje për afro 30 minuta, pasi tifozët vendas hynë në fushë duke shkaktuar problematika.

Ndeshja mes dy skuadrave bregdetare nisi me avantazhin e durrsakëve, të cilët gjetën golin në minutën e 21-të përmes Muço Bocit. Teksa loja vijonte me raste nga të dyja anët, në minutën e 69-të disa tifozë vendas kapërcyen gardhet rrethuese të tribunës përballë dhe u përleshën me disa futbollistë të Teutës. Në fushë pati tension të shtuar dhe ndeshja u ndërpre për afro 30 minuta, me policinë që mori nën kontroll situatën.

Arbitri Eldorian Hamiti u tërhoq në dhomat e zhveshjes dhe kushti për rinisjen e sfidës, edhe sipas delegatit të ndeshjes, ishte zbrazja e tribunës përballë nga tifozët.

Pas largimit të tifozëve nga stadiumi dhe pas rreth 30 minutash ndërprerje, sfida rinisi. Me rifillimin e lojës, në minutën e 78-të Flamurtari barazoi shifrat me Çatakias, ndërsa Oshafios në minutën e 90-të i dha avantazhin vendasve. Ky avantazh zgjati vetëm shtatë minuta, pasi në sekondat e fundit të sfidës Jazxhi shënoi golin e barazimit për durrsakët.

Ky barazim i lë skuadrat në të njëjtat pozicione në renditje: Flamurtarin në vendin e parafundit me 14 pikë dhe Teutën në vendin e pestë me 25 pikë.

Java e 17-të e Superligës
Ora 16:30, Egnatia – Partizani 2-1
Ora 16:30, Dinamo City – Vora 2-1
Ora 19:30, Flamurtari – Teuta  2-2

Të shtunën
Ora 13:30, Bylis – Elbasani
Ora 13:30, Tirana – Vllaznia

Klasifikimi:
Egnatia 34 pikë
Elbasani 32 pikë
Dinamo City 29 pikë
Vllaznia 26 pikë
Teuta 25 pikë
Partizani 23 pikë
Vora 16 pikë
Bylis 15 pikë
Flamurtari 14 pikë
Tirana 8 pikë

*Egnatia, Partizani, Vora, Dinamo City, Flamurtari dhe Teuta kanë një ndeshje më shumë.

The post Tifozët futen në fushë në sfidën Flamurtari-Teuta, ndeshja mbyllet në barazim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

15 December 2025 at 21:51

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e mbajtur sonte në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, theksoi se futbolli shqiptar po jeton një moment historik zhvillimi dhe konsolidimi në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në pah sukseset e Kombëtares, e cila për herë të parë në histori është kualifikuar në fazën play-off të Botërorit 2026, si dhe organizimin me sukses të eventeve madhore të UEFA-s në Shqipëri, Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” dhe mbledhjen historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

Presidenti Duka theksoi gjithashtu mbështetjen konkrete për klubet, me shpërndarjen e 3 milionë eurove nga viti 2026 për “Abissnet Superiore” dhe Kategorinë e Parë, rritjen e ndjeshme të pjesëmarrjes në futboll dhe investimet e rëndësishme në infrastrukturë dhe teknologji.

Në mbyllje, Duka riafirmoi angazhimin e FSHF-së për të synuar standarde edhe më të larta dhe për të ndërtuar një të ardhme edhe më të fortë për futbollin shqiptar.

Më poshtë fjala e plotë e presidentit Armand Duka:

“Mirëmbrëma, e mirë se keni ardhur në mbrëmjen “Topi i Artë” 2025, e cila është më shumë se një ceremoni çmimesh. Është festa e futbollit – një gjuhë e përbashkët që lidh fëmijët që ëndërrojnë – me kampionët që na përfaqësojnë. Është çasti kur ndalemi, shohim pas me mirënjohje dhe përpara me besim, duke nderuar jo vetëm gola e trofe, por edhe të gjithë ata që i japin frymë futbollit çdo ditë.

Futboll do të luhet gjithmonë… është luajtur para nesh dhe do të luhet edhe pas nesh. Ajo që ka rëndësi është që, për aq kohë sa i dedikohemi futbollit, ta bëjmë sa më mirë dhe të jemi krenarë për gjurmën që ne lëmë pas.

I tillë ka qenë për ne viti që po mbyllet, pasi ky vit shënon një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e futbollit tonë. Rezultatet e Kombëtares, progresi i klubeve, tribunat e mbushura dhe pozicionimi i Shqipërisë në hartën e futbollit europian dëshmojnë qartë se futbolli shqiptar ka hyrë në një etapë të re zhvillimi.

Në muajin maj, vendi ynë priti për herë të parë finalet e një prej kompeticioneve më të rëndësishme të UEFA-s – EURO U17. Ndërsa në shtator, e shndërruam Tiranën në qendrën e futbollit europian, duke mikpritur Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Këto ngjarje i treguan

Europës se Shqipëria është e aftë të organizojë evente madhore me standarde të larta, duke reflektuar mikpritjen, profesionalizmin dhe vlerat thellësisht të rrënjosura në ADN-në tonë.

Sigurisht, këtë vit emocionet më të forta na i dha Kombëtarja. Për herë të parë në histori, Shqipëria është në fazën play-off të Botërorit 2026. Kjo fjali që dikur dukej e pamundur, sot është bërë realitet!

Të dashur futbollistë të Kombëtares,

Gjatë këtyre kualifikueseve ju keni qenë frymëzim për çdo fëmijë që ka veshur fanellën kuqezi, për çdo familje që është mbledhur para ekranit, për çdo tifoz që ka brohoritur nga ulëset e stadiumeve, si dhe për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Ne do të jemi krah

jush në çdo hap drejt ëndrrës sonë të madhe, Botërorit! Por sonte, edhe pse emocionet e Kombëtares janë në zemrën e secilit nga ne, kjo mbrëmje u takon edhe atyre që mbajnë peshën e garës çdo javë: klubeve tona. Pikërisht për këtë arsye, angazhimi që mora në Asamblenë e FSHF-së këtë vit nuk është më thjesht një fjali në procesverbal, por është kthyer në realitet konkret: 3 milionë euro do t’u shpërndahen klubeve të kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, duke nisur nga fillimi i vitit 2026. Një investim ky, që do të ndihet në çdo klub, në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje.

Futbolli shqiptar nuk kufizohet vetëm në 90 minuta në një stadium elitar; ai përfaqëson një univers të tërë energjie që pulson në çdo cep të vendit. Në sistemin tonë janë të regjistruar 27.866 persona të angazhuar në futboll si lojtarë, trajnerë, arbitra dhe vëzhgues, ndërsa janë organizuar 14.354 ndeshje në të gjitha nivelet – nga kampionatet elitare deri te garat amatore. Veçanërisht inkurajuese është rritja që kemi shënuar: 10% më shumë futbollistë djem dhe 23.8% më shumë vajza, krahasuar me sezonin e kaluar – një hap gjigant për vetëm një sezon.

Nëse Johan Krojf ka thënë se “ndeshjet fitohen shumë përpara se të hysh në fushë”, atëherë ne e dimë mirë se ato fitohen në projektet ku investojmë sot: në akademitë ku formohen lojtarët, në kurset ku trajnohen trajnerët, në infrastrukturën ku rriten gjeneratat e reja dhe në mbështetjen që i japim futbollit të vajzave.

Pikërisht për këtë arsye, gjatë këtij viti kemi përmbyllur një sërë investimesh konkrete në infrastrukturë, ku janë ndërtuar 14 fusha të reja futbolli në zona të ndryshme të vendit. Në total, vetëm për fusha dhe stadiume janë investuar 6,419,000 euro, pa llogaritur këtu edhe investimin prej 1 milionë eurosh në sistemin VAR.

Këto nuk janë thjesht kantierë dhe projekte, janë fusha ku do të rriten ëndrra, stadiume ku do të këndohet për fitore dhe një mesazh i qartë se futbolli shqiptar po forcon themelet e së ardhmes.

Një falënderim i posaçëm shkon për partnerët tanë strategjikë – Vodafone, Credins Bank, Sigal, Macron, Uji Tepelena, Western Union, Zenith, Birra Vatan dhe Abissnet – të cilët me mbështetjen e tyre na kanë ndihmuar në realizimin e projekteve tona.

Falënderoj veçanërisht Kryeministrin, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe të gjitha institucionet shtetërore për mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin që kemi ndërtuar ndër vite. Sot, i nderuar Kryeministër, më shumë se kurrë mendoj se ky bashkëpunim ka nevojë të thellohet.

Futbolli, siç e kam thënë shpesh, është më shumë se sport: është mënyrë jetese, një shkollë disipline dhe karakteri për fëmijët tanë. Prandaj dua t’i inkurajoj të gjithë partnerët institucionalë të marrim së bashku një përgjegjësi edhe më të madhe në vitet që vijnë – për t’u dhënë brezave të rinj më shumë hapësira, më shumë mundësi dhe një të ardhme të shëndetshme përmes sportit. Të dashur miq, Le ta mbyll këtë fjalë me një zotim të qartë: në vitin 2026 nuk do të mjaftohemi me atë që kemi arritur. Do të synojmë më lart, do të jemi më të rreptë me veten dhe më të guximshëm në ëndrrat tona për futbollin shqiptar. Sepse kjo është mënyra se si e jetojmë ne futbollin: si një forcë që na bashkon, na emocionon dhe na bën të besojmë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e këtij rrugëtimi bashkë me ne! Gëzuar mbrëmjen e “Topit të Artë 2025” dhe rroftë futbolli shqiptar!”, tha presidenti Duka.

/a.f/r.e/

The post Duka: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia mund Dinamo City-n dhe “arratiset” ne krye me Elbasanin

14 December 2025 at 22:48

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/  Egnatia fitoi 2-1 në transfertë ndaj Dinamo City-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore, e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Kampionët në fuqi e nisën takimin me epërsi të dukshme, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 5-të me Alessandro Albanese. I njëjti lojtar dyfishoi shifrat në minutën e 59’, duke vulosur një fitore të rëndësishme për verdhezinjtë. Goli për vendasit u shënua në shtesë, konkretisht në minutën e 93 nga Qefalija.

Ky sukses e mban Egnatian shumë pranë vendit të parë dhe njëkohësisht i shkakton Dinamos një ndalesë të rëndësishme në ambiciet e saj. Pas kësaj humbjeje, blu-të shohin të zgjerohet diferenca me kryesuesit në minus gjashtë pikë.

Pas këtij raundi, gara në krye po merr gjithnjë e më shumë fizionominë e një dueli mes AF Elbasanit dhe Egnatias. Verdheblutë e drejtuar nga Gvozdenoviç kryesojnë renditjen me 32 pikë, një më shumë se rrogozhinasit, duke konfirmuar ritmin e skuadrave pretendente dhe duke nisur shkëputjen nga grupi i ndjekësve.

Në hapat e Dinamos ndodhet edhe Vllaznia, e cila nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Bylisit, duke humbur terren në luftën për vendet e para.

Gara për zonën “Final 4” mbetet e hapur. Teuta është vetëm dy pikë larg vendit të katërt, ndërsa Partizani, i drejtuar nga Kërnaja, ndodhet tre pikë pas, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një pozicion mes më të mirëve.

Në fundin e tabelës, lufta për mbijetesë pritet të jetë e ashpër dhe pa kompromis. Vora, Bylisi, Flamurtari dhe Tirana mbeten të përfshira në një rivalitet të fortë që, sipas të gjitha gjasave, do të zgjasë deri në javët e fundit të kampionatit.

Rezultatet e javës se 16-të
Partizani 2-1 Flamurtari
Vora 0-1 AF Elbasani
Teuta 1-1 Tirana
Vllaznia 1-1 Bylis
Dinamo 1-2 Egnatia

Renditja: Elbasani 32 pikë, Egnatia 31 pikë, Dinamo City 26 pikë, Vllaznia 26 pikë, Teuta 24 pikë, Partizani 23 pikë, Vora 16 pikë, Bylisi 15 pikë, Flamurtari 13 pikë dhe Tirana 8 pikë.

The post Egnatia mund Dinamo City-n dhe “arratiset” ne krye me Elbasanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani mposht Vllazninë dhe kap kreun, Dinamo fiton në Vlorë

8 December 2025 at 21:12

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 15-të të Superiores.

Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje mjaft të bukur. Loja për shkodranët u komplikua në minutën e 26-të, pas daljes me karton të kuq të Gjinit, pas dy të verdhave.

Skuadra nga Elbasani mori 3 pikët falë golit të Tsague, për të shkuar kështu në kuotën e 29 të tillave, në krye të klasifikimit. Vllaznia është e katërta me 25 pikë.

Gjithashtu edhe Dinamo nuk fali dhe triumfoi 3-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë.

Golat për të besuarit e Ilir Dajës u shënuan nga Vila në minutën e 29-të, Qefalija në të 77-ën dhe James 87-ën. Me këtë fitore Dinamo renditet e treta me 26 pikë, ndërsa Flamurtari renditet i parafundit me 13 pikë.

Spueriore, java 15
1 nga 2

 

/gj.m/r.e/

The post Elbasani mposht Vllazninë dhe kap kreun, Dinamo fiton në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Vorën dhe ruan kreun e renditjes

8 December 2025 at 18:10

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Egnatia është rikthyer te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Flamurtarit, duke marrë një fitore të pastër 2-0 përballë Vorës.

Kampionët në fuqi u treguan superiorë gjatë gjithë takimit dhe vulosën suksesin falë golave të Albaneses dhe Ndrecës.

Sfida u zhbllokua në pjesën e parë, kur Albanese ekzekutoi saktë një penallti, duke i dhënë epërsinë skuadrës rrogozhinase. Në minutën e 69-të, Ndreca dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë, duke qetësuar përfundimisht ndeshjen.

Kjo, gjithashtu, ishte dhe ndeshja e 100-të e Albano Aleksit me Egnatian.

Me këtë triumf, Egnatia vazhdon të kryesojë Kategorinë Superiore me 28 pikë, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Elbasani. Ndërkohë, Vora mbetet në zonën e poshtme të tabelës, në vendin e shtatë, duke parë të ndalet seria pozitive.

Një fitore e rëndësishme për Egnatian, që rikthehet te ritmi i kryesimit dhe konfirmon pretendimet për titull.

/gj.m/r.e/

The post Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Vorën dhe ruan kreun e renditjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bylis dhe Teuta ndahen në barazim 1-1

7 December 2025 at 15:44

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Bylis dhe Teuta ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit të sotëm 1-1 në duelin e javës së 15-të në Superiore.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa e dytë ishte më e luftuar. Teuta kaloi e para në avantazh, me Muço Boçin në minutën e 76-të.

Ballshiotët reaguan menjëherë dhe barazuan shifrat në minutën e 82-të, Ibrahim Mustapha.

Me këtë barazim, Teuta mban vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Bylis renditet në vendin e tetë me 14 pikë.

/gj.m/r.e/

The post Bylis dhe Teuta ndahen në barazim 1-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Ernest Muçi i pandalshëm si raketë, gol spektakolar në superligën Turke

By: M C
29 November 2025 at 21:08

Ernest Muçi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm, ndërkohë që ylli shqiptar ka shënuar golin e tretë në të dytën ndeshje radhazi.

Në sfidën kundër Konyaspor, 24-vjeçari kuqezi realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit në minutën e 56’ të takimit.

Në një pozicion ku gjëja më e lehtë ishte një kros drejt zonës, Muçi tentoi të realizonte më të vështirën, duke goditur drejt portës dhe duke gjetur rrjetën.

Ky është goli i tretë për Muçin me fanellën e Trabzonsporit, duke i dërguar “SMS” Sylvinhos pasi ky i fundit e la jashtë në grumbullimet e fundit me Kombëtaren.

The post VIDEO/ Ernest Muçi i pandalshëm si raketë, gol spektakolar në superligën Turke appeared first on Albeu.com.

Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh

29 November 2025 at 16:07

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Egnatia mori një fitore me shumë peshë në “Selman Stërmasi”, duke mposhtur minimalisht Tiranën në sfidën e Javës së 13-të të Superiores.

Kampionët e nisën ndeshjen më kërkues dhe gjetën shpejt avantazhin me Ruçin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dominimi i tyre u konkretizua në minutën e 27-të, kur Bakayoko realizoi me penallti.

Pavarësisht disa rasteve të mira, Tirana nuk arriti të barazojë, duke regjistruar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Bardheblutë mbeten në fund të renditjes, me vetëm 7 pikë.

Falë këtij suksesi, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, njësoj si Elbasani kryesues, duke kaluar Vllazninë.

Ndërkohë, në Ballsh, Dinamo u ndal në një barazim pa gola ndaj Bylisit në “Adush Muça”. Të dyja skuadrat prodhuan lojë dhe raste, por nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë.

Ky rezultat e mban Dinamon në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa Bylisi qëndron në vendin e tetë me 13 pikë.

/gj.m/r.e/

The post Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e 13-të e Superligës luhet më 28 dhe 29 nëntor

27 November 2025 at 09:50

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën.

Më 28 nëntor në ora 18:00 do të zhvillohen dy nga ndeshjet e kësaj jave.

AF Elbasani pret Partizanin në shtëpi, ndërsa në Shkodër do të luhet sfida Vllaznia – Teuta.

Sakaq, të shtunën do të luhen tre përballjet e tjera të javës së 13-të. Dinamo City do të luajë në transfertën e Ballshit kundër Bylisit në ora 13:30. Në po të njëjtën orë, Tirana pret Egnatian në “Selman Stërmasi”.

Sfida përmbyllëse e javës do të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vorës. Ndeshja është programuar të luhet në ora 16:30.

Abissnet Superiore, java 13

AF Elbasani – Partizani 28.11.2025 18:00

Vllaznia – Teuta 28.11.2025 18:00

Bylis – Dinamo City 29.11.2025 13:30

Tirana – Egnatia 29.11.2025 13:30

Flamurtari – FK Vora 29.11.2025 16:30

/gj.m/j.p/

The post Java e 13-të e Superligës luhet më 28 dhe 29 nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga – Egnatia goleadë ndaj Bylisit, Teuta fiton 1-0 në Vorë

22 November 2025 at 18:09

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ – Egnatia shkëlqeu në javën e 11-të të Superligës, duke mposhtur Bylisin me rezultatin 5-1 në Rrogozhinë, ndërsa Teuta fitoi 1-0 ndaj Vorës në një ndeshje të tensionuar.

Bakayoko shënon katër gola ndaj Bylisit
Skuadra rrogozhinase, kampione aktuale e vendit, kaloi në avantazh që në minutën e 4-t falë Soumaila Bakayoko, i cili më pas shënoi edhe tre gola të tjerë në minutat 25’, 52’ dhe 63’. Bylisi ngushtoi rezultatin në 4-1 me golin e Mouctar në minutën e 67’, por vendasit vulosën fitoren me golin e Buriç në minutën e 86’.

Skuadra ballshiote luajti pjesën më të madhe të takimit me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Kane në minutën e 17.

Teuta triumfon në Vorë
Në Vorë, Teuta mposhti vendasit 1-0 falë golit të Blerim Kotobellit në minutën e 68’. Ndeshja ishte e barabartë dhe me raste nga të dyja ekipet. Fitorja e mban skuadrën durrsake në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Dinamo City-n që renditet në vend të katërt.

Rezultatet e javës së 11-të:
Egnatia – Bylis 5-1
Vora – Teuta 0-1
Dinamo City – Elbasani 19:00
Ndeshjet e së dielës:
Partizani – Vllaznia 16:30
Flamurtari – Tirana 16:30

Klasifikimi:
1.Vllaznia 23 pikë
2.Elbasani 23 pikë
3.Egnatia 22 pikë
4.Dinamo City 18 pikë
5.Teuta 18 pikë
6.Vora 14 pikë
7.Bylis 12 pikë
8.Partizani 12 pikë
9.Flamurtari 8 pikë
10.Tirana 8 pikë

-Egnatia, Vora, Teuta dhe Bylis kanë një ndeshje më shumë

/a.f/

The post Superliga – Egnatia goleadë ndaj Bylisit, Teuta fiton 1-0 në Vorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

By: armand
8 November 2025 at 19:16

Këtë të shtunë u luajtën ndeshjet e radhës të javës së 11-të të Superiores. Vllaznia është rikthyer te fitorja teksa triumfoi 1-0 në Shkodër ndaj Dinamos. Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Bekim Balaj, pas vetëm çerek ore lojë. Dinamovitët u përpoqën që të reagojnë, por vetëm kaq, pasi nuk ndryshuan dot fatet […]

The post Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos appeared first on BoldNews.al.

Superliga – Bylisi mund Vorën, Egnatia fiton ndaj Teutës

29 October 2025 at 10:08

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Java e nëntë e Superligës shqiptare të futbollit nisi të martën pasdite me dy sfidat e para, Bylisi-Vora dhe Egnatia-Teuta.

Në Ballsh, vendasit arritën të merrnin tri pikët ndaj Vorës pas një fitore me rezultatin 2-1. ballshiotët edhe pse me dhjetë lojtarë që prej minutës së 17-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Abazajt, arritën të merrnin fitoren ndaj Vorës, që tashmë pas një starti të mirë të kampionatit është futur në krizë dhe i është bashkangjitur ekipeve në luftë për mbijetesë.

Golat u shënuan në minutën e 21-të nga Ayodeji për vendsasit, barazoi Karrica në të 60-ën dhe goli i fitores për vendasit erdhi përmes një autogoli në minutën e 78 nga Ruci.

Sakaq, sfida tjetër ajo mes Egnatias dhe Teutës përfundoi me rezultatin 1-0 për kampionët në fuqi. Rrogozhinasit arritën të dominonin sfidën falë një goli të Albanese në minutën e 42-të.

Java e nëntë e superligës mbyllet sot me tre sfidat e fundit, Flamurtari – Vllaznia (17:00), Dinamo City-Partizani (17:00) dhe Tirana-Elbasani.

Klasifikimi: Vllaznia 19 pikë, Egnatia 18 pikë, Elbasani 14 pikë, Dinamo City 14 pikë, Teuta 14 pikë, Vora 10 pikë, Bylisi 8 pikë, Partizani 6 pikë, Tirana 6 pikë dhe Flamurtari 2 pikë.

*Vora, Bylisi, Egnatia dhe Teuta kanë një ndeshje më shumë

/a.f/r.e/

The post Superliga – Bylisi mund Vorën, Egnatia fiton ndaj Teutës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet Java e 8-të e Superligës, Vllaznia kryeson me 19 pikë

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Takimet Teuta-Flamurtari dhe Partizani-Egnatia mbyllën sot pasdite Javën e 8-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Derbi bregdetar përfundoi me fitoren e Teutës me rezultatin 3 me 2. Pë Teutën shënuan: 17′ Gomes, 29′ Arifi, 45’+2′ Boçi, ndërsa për miqtë ishte Trashi në 45’+1′, Bolzan 57’.

Në ndeshjen tjetër, Partizani dhe Egnatia ndanë nga një pikë, me barazim pa gola, në një ndeshje shumë të luftuar por me pak raste për shënim e ku Partizani e pa veten me 10 lojtarë, pasi Gudjuf mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88-të.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, 24 tetor
Vora – Dinamo City                        0-2
Vllaznia – Tirana                            3-1
AF Elbasani – Bylis                         2-1
E shtunë, më 25 tetor
Partizani – Egnatia                         0:0
Teuta – Flamurtari                         3:2

The post Mbyllet Java e 8-të e Superligës, Vllaznia kryeson me 19 pikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Laçi fiton me ”poker”, Pogradeci merr tri pikë. Kukësi ndahet me barazim

By: redi
25 October 2025 at 16:51

Sot u zhvilluan tre ndeshjet e mbetura për raundin e tetë në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Tri pikë siguruan Laçi dhe Pogradeci, ndërsa Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë pikët pas barazimit spektakolar 2-2. Në Laç vendasit fituan 4-0 kundër Burrelit me golat e Traore (2x), Jiakponna dhe Kalaj. Edhe Pogradeci fitoi me katër gola kundër Kastriotit. Për liqenorët shënuan Greca, Pius…

Source

Superliga, Vora dhe Partizani fitojnë në transfertë

19 October 2025 at 19:16

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Mbrëmjen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore.

Në “Elbasan Arena”, Vora triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Elbasanit. Vendasit shënuan të parët me Kristi Qosen, në fillimin e pjesës së dytë. Mysafirët reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Dakën, ndërsa përmbysja e madhe për Vorën erdhi nga Karrica në të 86′.

Në Vlorë, Partizani rikthehet te fitorja, teksa mundi 0-1 Flamurtarin, falë një autogoli. Një sukses shumë i rëndësishëm për të kuqtë, pas një ecurie negative.

/gj.m/r.e/

The post Superliga, Vora dhe Partizani fitojnë në transfertë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo City mbyllen pa gola

18 October 2025 at 19:18

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo City përfunduan me rezultatin 0-0. Ndeshjet e vlefshme për ditën e parë të javës së shtatë të Superligës shqiptare të futbollit dhuruan shumë raste dhe kartonë të kuq, por nuk ofruan emocionin e golit.

Në Tiranë, bardheblutë nuk ishin agresivë dhe të frikshëm si në ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit, por u mjaftuan të mbroheshin gjatë gjithë takimit, duke i lënë lojën në duar të durrsakëve. Teuta arriti të krijonte të paktën tre raste të pastra për gol, por portieri bardheblu arriti të mbante topin larg rrjetës së Tiranës.

Në krahun tjetër, në Rrogozhinë, sfida mes Egnatias dhe Dinamo City zgjati thuajse 100 minuta, për shkak të tensioneve dhe kartonëve të kuq të marrë gjatë lojës, e cila pati raste nga të dyja anët. Fillimisht me karton të kuq (dy kartonë të verdhë) u ndëshkua lojtari i Dinamo Cityt, Lorra dhe më pas për të njëjtin shkak u ndëshkua me kartonë të kuq gjatës shtesës në pjesën e dytë edhe lojtari i Egnatias, Xhemajli.

Me këtë rezultat, Egnatia humb kreun e klasifikimit që e mbante me pikë të barabarta me Vllazninë. Tashmë kampionët në fuqi ndodhen në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Vllaznia kryesuese pas fitores në Ballsh në ndeshjen që çeli javën e shtatë të Superligës.

Dinamo City, me barazimin në Rrogozhinë, ruan vendin e tretë me 11 pikë, po aq sa Teuta dhe Elbasani. Verdheblutë luajnë të dielën ndaj Vlorës, teksa Teuta barazoi në kryeqytet përballë Tiranës. Bardheblutë, me barazimin e arritur të shtunën pasdite, ngjiten në kuotën e 6 pikëve, po aq sa edhe Bylisi, dhe presin sfidën mes Flamurtarit dhe Partizanit për të kuptuar fatin e tyre.

Këto rezultate e bëjnë gjithnjë e më emocionuese sfidën për play-off, por edhe betejën për mbijetesë.

Kalendari dhe rezultatet e javës së shtatë
Bylis – Vllaznia 0-1
Egnatia – Dinamo City 0-0
Tirana – Teuta 0-0
Të dielën, ora 17:00
Elbasani – Vora
Flamurtari – Partizani

Klasifikimi: Vllaznia 16 pikë, Egnatia 14, Elbasani 11, Teuta dhe Dinamo City 11, Vora 7, Bylis dhe Tirana 6, Partizani 4, Flamurtari 2.

*Partizani, Vora, Elbasani dhe Flamurtari kanë një ndeshje më pak.

/a.f/

The post Superliga, Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo City mbyllen pa gola appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

By: armand
17 September 2025 at 17:18

Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në “Niko Dovana” përballë Dinamos në ndeshjen e prapambetur të javës së parë mes dy skuadrave. E sotmja ishte një ndeshje e hapur mes ekipeve në startin e saj, por me Dinamon që mori kontrollin e plotë, sidomos pasi durrsakët mbetëm me 10 futbollistë pas kartonit të […]

The post Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi appeared first on BoldNews.al.

Drita po bëhet gati për Evropë – prezantohen Pëllumbi dhe Zidane

4 September 2025 at 23:23

Drita ka zyrtarizuar sot afrimin e dy lojtarëve të rinj në radhët e saj, duke forcuar ndjeshëm skuadrën për sezonin e ri, sidomos për garat evropiane, pasi paraqiten për herë të parë në Ligën e Konferencës. 

Në repartin defansiv, bardhekaltërit kanë nënshkruar me mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi, 25-vjeçar, i cili vjen me një bagazh të pasur përvoje nga kampionatet shqiptar, kroat dhe hungarez.

Pëllumbi, ish-përfaqësues i Shqipërisë U21, njihet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në fushë, duke u parë si një shtyllë e rëndësishme për mbrojtjen e gjilanasve.

Ndërkohë, për mesfushën i është bashkuar talenti 19-vjeçar Mamadou Ben Zidane, i transferuar nga ekipi francez SC Bastia.

Futbollisti i ri pritet të sjellë energji, kreativitet dhe potencial të madh për të ardhmen, duke u bërë një aset i vlefshëm për klubin në garat vendore dhe ato ndërkombëtare.

FC Drita i ka uruar mirëseardhje të dy lojtarëve në familjen bardhekaltër, duke u dëshiruar sukses në këtë kapitull të ri të karrierës së tyre. /Telegrafi/ 

The post Drita po bëhet gati për Evropë – prezantohen Pëllumbi dhe Zidane appeared first on Telegrafi.

Stadiumi i qytetit në Gjakovë po merr formë, nënshkruhet kontrata për mbulimin dhe ndriçimin e tij

3 September 2025 at 17:48

Puna e vrazhdë në stadiumin e qytetit në Gjakovë ka përfunduar dhe tashmë punimet po vazhdojnë me intensitet të madh.

Projekti madhor sportiv po hyn në një fazë vendimtare, duke i dhënë edhe më shumë gjallëri pritjes së qytetarëve dhe sportdashësve gjakovarë.

Pas përfundimit të infrastrukturës bazë, tashmë është nënshkruar kontrata për mbulesën dhe ndriçimin e stadiumit.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të njërës prej veprave më të mëdha sportive të ndërtuara ndonjëherë në vendin tonë.

Investimi në këtë fazë është siguruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke garantuar mbështetje të fortë institucionale për realizimin e plotë të këtij projekti.

Në këtë kuadër, Komuna e Gjakovës ka konfirmuar edhe njëherë përkushtimin e saj për ta çuar deri në fund këtë iniciativë që pritet të kthehet në një krenari për qytetin dhe gjithë Kosovën.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini falënderoi Ministrin e MKRS-së, Hajrulla Çekun derisa shtoi se Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar për përmbushjen e përgjegjësive të saj.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot u nënshkrua kontrata për mbulesën dhe ndriçimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë. Ky është një hap i madh dhe mjaft i ndjeshëm në kuadër të njërit prej projekteve më të mëdha dhe më ambicioze të ndërtuara ndonjëherë në vendin tonë.
Financimi i kësaj faze mbulohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe për këtë shpreh falënderim për Ministrin Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Ashtu si gjithmonë, Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësive të saj. Jam i bindur se shumë shpejt qytetarët e Gjakovës dhe të Kosovës do ta shohin këtë stadium të shpaloset në të gjithë madhështinë e vet”, shkroi Gjini. /Telegrafi/ 

The post Stadiumi i qytetit në Gjakovë po merr formë, nënshkruhet kontrata për mbulimin dhe ndriçimin e tij appeared first on Telegrafi.

Superliga, ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

3 September 2025 at 13:22

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.

Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Superliga, ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌