Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

FIFA publikon klasifikimin e fundit për 2025, ja si renditen Kombëtarja dhe Kosova

By: gaze tare
22 December 2025 at 16:43

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të në renditjen zyrtare të FIFA, duke ruajtur të njëjtin pozicionim si në klasifikimin e muajit të kaluar. Sipas listës së fundit të publikuar nga qeveria e futbollit botëror, kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë lëvizje, çka tregon një stabilitet në performancë, edhe pse objektivi mbetet përmirësimi i mëtejshëm në arenën ndërkombëtare.

Viti 2025 ka qenë një vit me sfida dhe rezultate të përziera për Kombëtaren shqiptare, e cila ka synuar të konsolidojë identitetin e saj në ndeshjet zyrtare dhe miqësore. Ruajtja e pozicionit në renditjen e FIFA-s shihet si një bazë e qëndrueshme për të ndërtuar objektivat e ardhshme, sidomos në prag të cikleve të rinj kualifikues.

Pa ndryshime ka mbetur edhe përfaqësuesja e Kosovës në këtë renditje. “Dardanët” e mbyllin vitin në vendin e 80-të, një pozicion që konsiderohet historik për ta, pasi është renditja më e mirë që nga momenti i anëtarësimit të Kosovës në FIFA. Ky fakt nënvizon progresin gradual të ekipit kosovar në skenën ndërkombëtare dhe rrit shpresat për hapa të mëdhenj në të ardhmen.

Ndërkohë, edhe dhjetëshja më e mirë e renditjes botërore mbetet e pandryshuar në fund të vitit 2025. Në krye qëndron Spanja, e cila e mbyll vitin si kombëtarja më e mirë në botë, duke lënë pas kampionen aktuale të botës, Argjentina. Në vendin e tretë renditet Franca, ndërsa pas saj vijnë Anglia, Brazili, Portugalia dhe Holanda.

Dhjetëshja më e mirë e renditjes së FIFA-s plotësohet nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia, ekipe që vijojnë të mbeten konstante në nivelet më të larta të futbollit botëror. Kjo renditje reflekton jo vetëm rezultatet e fundit, por edhe vazhdimësinë dhe stabilitetin e këtyre përfaqësueseve në arenën ndërkombëtare.

The post FIFA publikon klasifikimin e fundit për 2025, ja si renditen Kombëtarja dhe Kosova appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Vllaznia ndalet nga Bylisi në “Loro Boriçi”, barazim 1-1

14 December 2025 at 18:47

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Vllaznia ka vijuar serinë e rezultateve negative në kampionat, duke u ndalur në një barazim 1-1 përballë Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja u dhuroi emocione të shumta dhe raste për të dyja skuadrat, por pa një fitues në fund.

Skuadra shkodrane kaloi e para në avantazh në minutën e 39-të, kur Kallaku realizoi një eurogol, duke ndezur festën e tifozerisë vendase dhe duke i dhënë epërsinë Vllaznisë në mbyllje të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Bylisi reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin. Në minutat e lojës në zonën e Vllaznisë, Mustafa përfitoi nga një hapësirë brenda zonës dhe me një gjuajtje të saktë mposhti portierin vendas, duke rikthyer ekuilibrat në rezultat.

Pas këtij barazimi, Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini renditet në vendin e katërt të klasifikimit me 26 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e tetë me 15 pikë pas javëve të zhvilluara deri tani në kampionat.

/a.f/

The post Vllaznia ndalet nga Bylisi në “Loro Boriçi”, barazim 1-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Derbi Tirana – Partizani, policia njofton rrugët që do bllokohen

By: gaze tare
7 December 2025 at 16:06

Policia e Tiranës ka marrë masa të rrepta sigurie për ndeshjen KF Tirana – Partizani në “Arena Kombëtare”. Disa nga rrugët përreth stadiumit do të bllokohen nga ora 16:00, ndërsa tifozët do të lëvizin vetëm në itineraret e caktuara. Policia njofton se do të ketë kontrolle për sende të ndaluara dhe futja pa dokument identifikimi ose për fëmijët nën 16 vjeç pa prind nuk lejohet.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

The post Derbi Tirana – Partizani, policia njofton rrugët që do bllokohen appeared first on iconstyle.al.

Paraqitje të shkëlqyera të legjionarëve kuqezi me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare

1 December 2025 at 14:53

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH /  Fundjava e futbollit ka sjellë paraqitje mbresëlënëse nga legjionarët e Kombëtares shqiptare, të cilët kanë spikatur me gola dhe performanca vendimtare në klubet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit, bëntë ditur se, Rey Manaj është rikthyer te goli me Al Sharjah, duke gjetur rrugën e rrjetës në humbjen ndaj Al Ain me rezultatin 4-1.

Ernest Muçi po shkëlqen me Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi shënoi sërish në ndeshjen ndaj Konyaspor, të fituar nga skuadra e tij me rezultatin 3-1. Ky ishte goli i tij i tretë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Rrugën e rrjetës në Turqi e gjeti edhe Taulant Seferi. Sulmuesi i Kombëtares realizoi për Bodrumspor në fitoren e thellë 4-0 ndaj Corumit. Ky ishte goli i tij i 10-të sezonal në kampionat.

Edhe Anis Mehmeti shënoi në fitoren minimale 0-1 të Bristol City në transfertë ndaj Portsmouth. Një realizim shumë i rëndësishëm që i dha tre pikë të arta skuadrës së tij.

Medon Berisha vazhdon shkëlqimin në Serie A me Leccen. Mesfushori kuqezi ishte sërish lojtari më i mirë në fitoren 2-1 ndaj Torinos, duke dhënë dy asiste për golat e Coulibaly dhe Banda.

Protagonist këtë fundjavë ishte edhe Mario Mitaj. Mbrojtësi i Kombëtares dha një asist në fitoren 4-1 të Al Ittihad ndaj Al Shabab, duke shërbyer saktë për Benzema në minutën e 87-të.

Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Thomas Strakosha në fitoren 3-2 të AEK Athens ndaj Panathinaikos. Portieri i Kombëtares ndali një penallti të Sviderskit në minutën e 28-të, duke i dhënë ekipit të tij një triumf shumë të rëndësishëm.

Titullarë këtë javë ishin edhe Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Jasir Asani. e.xh/a.f/

The post Paraqitje të shkëlqyera të legjionarëve kuqezi me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja e vajzave barazon 1-1 ndeshjen e parë miqësore kundër Turqisë

28 November 2025 at 16:15

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Kombëtarja e vajzave barazoi 1–1 ndeshjen e parë miqësore ndaj Turqisë. Në takimin e zhvilluar sot në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, golin për skuadrën tonë e shënoi Alma Hilaj.

Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka.

Trajneri Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka.

FSHF njofton se përfaqësuesja jonë zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke mbrojtur saktë, duke sulmuar me shpejtësi dhe duke treguar qarkullim të pastër të topit. Vajzat tona u shfaqën më të shpejta dhe më të organizuara se vendaset, të cilat e patën të vështirë të gjenin hapësira për shkak të lojës kompakte të skuadrës sonë.

Sipas FSHF-së, kuqezezat kaluan shpejt në avantazh, në minutën e 20-të. Pas një krosimi të Megi Doçit në zonë, qendërmbrojtësja Alma Hilaj u gjend saktë dhe shënoi me kokë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë. Edhe pas golit, skuadra vazhdoi të krijonte mundësi të mira në sulm, por nuk arriti të gjejë sërish rrjetën. Pjesa e parë u mbyll 0–1 në favorin tonë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Turqia gjeti golin e barazimit në minutën e 50-të, falë një goditjeje të fortë nga jashtë zone të numrit 10, Ebru Topçu. Vendaset u shfaqën më kërkuese në këtë fraksion, duke u afruar disa herë rrezikshëm pranë zonës sonë dhe duke kërcënuar portën.

“Edhe skuadra jonë pati momente të mira në lojë gjatë pjesës së dytë, por disa faulle të dukshme nuk iu akorduan vajzave tona, duke ndikuar në ritmin dhe zhvillimin e aksioneve. Në minutat e fundit Shqipërisë iu mohua edhe një penallti, pasi Krasniqi depërtoi në zonë dhe u pengua qartë, por arbitrja kryesore nuk reagoi dhe vendosi të mos fishkëllejë. Ky vendim ndikoi në rezultatin final, megjithëse vajzat tona luftuan deri në sekondat e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1”, thuhet në njoftim.

Kombëtarja e vajzave do të luajë një tjetër miqësore ndaj Turqisë të hënën, datë 1 dhjetor, në orën 14:00, në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

/e.i/r.e/

The post Kombëtarja e vajzave barazon 1-1 ndeshjen e parë miqësore kundër Turqisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Angli / Publikohen formacionet zyrtare, ja ndryshimet e Silvinjos

By: gaze tare
16 November 2025 at 17:01

Shqipëria luan sot ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë, në një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre.

Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës.

Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Më mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.

Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.

Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë dhe Simone Sozza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.

Sfida e sotme starton në orën 18:00 dhe ne kuader te ndeshjes jane bllokuar disa rruge ne Tirane.

The post Shqipëri-Angli / Publikohen formacionet zyrtare, ja ndryshimet e Silvinjos appeared first on iconstyle.al.

Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

By: Brisi
16 November 2025 at 15:11

Tifozët kuz e zi kanë nisur festën në rrugët e Tiranës, pak orë nga fillimi i ndeshjes Shqipëri-Angli që pritet të mbahet në Stadiumin “Air Albania”. Sic mund të shihet dhe në videon e mëposhtme tifozët festojnë me këngë patriotike, ndërsa nuk kanë munguar edhe flakadanët. “Air Albania” do të jetë e mbushur në kapacitet […]

The post Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Sot luhet ndeshja Shqipëri-Angli, ja rrugët që do të bllokohen

By: gaze tare
16 November 2025 at 10:25

Kombëtarja Shqiptare do të ndeshet sonte me Anglinë për ndeshjen e fundit të kualifikuese për Botërorin. Ndeshja do të luhet në orën 18:00, ndërsa policia ka bërë publike masat që ka marrë për mbarëvajtjen e saj. Në Tiranë do të bllokohen disa rrugë rreth stadiumit “Air Albania”, që janë:

* Rruga “Papa Gjon Pali II”;

* Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

* Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

* Rruga “Themistokli Gërmenji”;

* Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

* Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

* Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

* Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

* Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

* ⁠Rruga “Skerdilajd Llagami”;

* ⁠Rruga “Faik Konica”.

Ndërsa policia ka thirrje edhe për tifozët që do të shkojnë në stadium që te respektojnë rregullat. Teksa janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Njoftimi i policisë:

“Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli. Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, duke u mbështetur dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.

Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuardët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Anglisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, më datë 16 nëntor nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:

* Rruga “Papa Gjon Pali II”;

* Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

* Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

* Rruga “Themistokli Gërmenji”;

* Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

* Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

* Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

* Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

* Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

* ⁠Rruga “Skerdilajd Llagami”;

* ⁠Rruga “Faik Konica”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.

Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit”.

The post Sot luhet ndeshja Shqipëri-Angli, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on iconstyle.al.

Botërori 2026, Shqipëria pret sot Anglinë, tifozët kuqezinj “ndezin” Tiranën dhe “Air Albania”-n

16 November 2025 at 07:35

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Anglia kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila tashmë është eliminuar. Për kuqezinjtë, sfida e sotme shërben si përgatitje për fazën e play-off-it të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, si e para e grupit.

Historia e përballjeve mes dy skuadrave favorizon anglezët, të cilët kanë fituar të gjitha 7 ndeshjet e mëparshme me një golavarazh total prej 21-1. Megjithatë, Shqipëria vjen në këtë takim me moral të lartë, pas një serie historike prej pesë fitoreve radhazi, përfshirë sukseset ndaj Gjibraltarit, Letonisë, Serbisë, Jordanisë dhe Andorrës. Kuqezinjtë nuk kanë humbur që nga 21 marsi, kur u mposhtën nga Anglia në Londër, duke regjistruar tetë ndeshje radhazi pa humbje, me gjashtë fitore dhe dy barazime, dhe një golavarazh 8-2 në pesë ndeshjet e fundit.

Takimin do ta gjykojë arbitri italian Marco Guida, i shoqëruar nga ndihmësit Giorgio Peretti dhe Alessio Berti, ndërsa zyrtar i katërt do të jetë Simone Sozza. Në rolin e videoasistentit do të jetë Marco Di Bello, me ndihmës Valerio Marini.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot me tifozë nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora. Festimet e tifozëve pritet të fillojnë që nga ora e mbërritjes në stadium dhe të vazhdojnë pas ndeshjes, për të kremtuar kualifikimin historik në play-off.

Policia e Shtetit dhe FSHF kanë vendosur një sërë masash për rendin dhe sigurinë, duke përfshirë tabela orientuese, kontrolle fizike në hyrje dhe grumbullimin e sendeve të ndaluara. Futja e fëmijëve pa biletë nuk do të lejohet, ndërsa biletat e falsifikuara nuk do të njihen. Portat e “Air Albania” hapen tri orë para ndeshjes, dhe tifozët paralajmërohen të arrijnë me kohë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Ky takim pritet të sjellë emocione dhe është një mundësi për Shqipërinë të sfidojë dominimin historik të Anglisë, duke kërkuar një fund të denjë për një fazë kualifikuesve ku skuadra ka treguar një formë të jashtëzakonshme.

/gj.m/r.e/

The post Botërori 2026, Shqipëria pret sot Anglinë, tifozët kuqezinj “ndezin” Tiranën dhe “Air Albania”-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

By: Ela
15 November 2025 at 20:40

Ekipi anglez ka mbërritur në Tiranë në prag të ndeshjes së fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Shqipërisë. Ekipi do të niset drejt hotelit e më pas do të kryejë stërvitjen e fundit ne stadiumin “Arena Kombëtare”, aty ku trajneri Thomas Tuchel do të dalë para mediave. Të dyja ekipet i kanë arritur […]

The post Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

By: Ela
15 November 2025 at 18:01

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes kundër Anglisë në kualifikueset e Botërorit. Shqipëria është kualifikuar tashmë në play-off, me Anglinë si fituese të grupit që do të shkojë direkt në Botëror ndaj ndeshja e nesërme në një aspekt nuk ka peshën e rezultatit […]

The post “Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën appeared first on BoldNews.al.

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

By: Brisi
15 November 2025 at 16:47

Policia ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli që pritet të mbahet ditën e nesërme në Stadiumin Air Albania në orën 18:00. Sipas Policisë janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për […]

The post Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on BoldNews.al.

“Fitore për 9 milionë shqiptarët”, Dedikimi i Sylvinho pas kualifikimit në play off të Botërorit

By: xhir jeta
14 November 2025 at 12:36

Futbolli për pak mund t’i kishte punuar një rreng të madh. Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, kaloi një mbrëmje të vështirë në Stadiumin Kombëtar të Andorrës, dhe vetëm arritja e plej ofit ia hoqi stresin dhe e lumturoi. Tekniku brazilian realizoi sërish diçka të madhe me kuqezinjtë, dy vjet pas kualifikimit në Europian, ndonëse në Botëror nuk jemi ende. Pas ndeshjes së fituar 1-0, ai pranoi sesa e vështirë ishte.

“Unë sot jam i lumtur për 9 milionë shqiptarë, 3 milionë në shtëpi dhe shumë të tjerë jashtë vendit. Ata e meritojnë këtë plej of. Është hera e parë, dhe jam i kënaqur. E vërtetë që ne vuajtëm nga ana psikologjike. Bëmë gabime dhe humbëm shumë topa. Nuk po ia dilnim të ndërtonim aksionet. Ekipit I mungoi qetësia dhe unë jam dakord me ju. E vërtetë është edhe që Andorra bëri një ndryshim taktik. Më parë luante me skemën 4-5-1 dhe nisej nga mbrojtja, ndërsa këtë herë ishin me 4-4-2, me dy sulmues që I bënin presion mesfushorëve tanë si Shehu dhe Asllani që organizonin lojën. Lojtarë shumë të mirë. Pas dy ditësh stërvitje ne gjetëm përballë një ekip të ndryshuar. Ata bënë presion edhe nga krahët dhe kjo na kushtoi, por është e vërtetë ajo që thoni ju, ekipi shpesh u nxitua, ishte jashtë tonit dhe gabuam. Ekipi po rritet, ka lojtarë me përvojë, por ju keni të drejtë”.

A mendon Silvinjo për rivalin e mundshëm në plej of?

“Jo. Në këtë moment nuk mendoj për plej ofin. Ne nuk e dimë ende se kush është përfundimisht I kualifikuar. Ne kaluam 2-3 ditë pune shumë të vështirë. Ekipi humbi ekuilibrin dhe ishim të nxituar. Një ndeshje shumë e vështirë, sepse Andorra ta vështirëson ndeshjen. Mbrohet shumë mirë dhe pëson pak gola. Tani ne duhet të punojmë për plej ofin. Duhet të njohim, të analizojmë ekipet që do të jenë atje. Për momentin, I lejoj vetes që të festoj dhe të shijoj këtë natë. Ekipi ynë humbi ndeshjen e parë ndaj Anglisë në Londër, dhe që nga ajo ditë nuk ka humbur më. Ne u kualifikuam për në plej of një ndeshje para fundit. Lojtarët u paraqitën shumë mirë dhe e përsëris që jam krenar për të gjithë shqiptarët nëpër botë, për ata që e duan futbollin dhe krenohen me kombëtaren. Ata e meritonin një plej of”.

Të dielën do të kemi përballë Anglinë, ndoshta një lloj testi për plej ofin.

“Anglia nuk ka të bëjë fare me plej ofin. Anglia është një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës. Një nga kombëtaret më të mira të botës, bashkë me Spanjën, po ashtu gjithmonë Brazili apo Argjentina, Gjermania. Anglia është një superfuqi. Me nivel tepër të lartë, me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner që më pëlqen shumë. Ka bërë gjëra të rëndësishme. E studion kundërshtarin, I vendos mirë lojtarët në fushë. Futbolli ka ndryshuar, ka shumë befasi, shumë zgjedhje taktike për lojtarët. Anglia nuk është një pikë referimi për ne përsa I përket plej ofit. Anglia është favorite për Botërorin”./abcnews.al

Andorra-Shqipëri/ Del formacioni zyrtar, si do të rreshtohen kuq e zinjtë

By: Brisi
13 November 2025 at 19:41

Është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare me të cilën do të luajë përballë Andorrës. Në portë është Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar. Në sulm do të qëndrojë Broja dhe Hoxha, i cili i ka marrë vendin […]

The post Andorra-Shqipëri/ Del formacioni zyrtar, si do të rreshtohen kuq e zinjtë appeared first on BoldNews.al.

Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

7 November 2025 at 15:48

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja online e biletave ka nisur nga sot, e premte, 7 nëntor 2025, dhe tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së në linkun: Biletat Andorra – Shqipëri.

Një ditë para ndeshjes (12 nëntor), biletat do t’u dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen.

FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete dhe nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant.

/gj.m/j.p/

The post Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare për Nanon, FSHF shtyn ndeshjet

1 November 2025 at 09:45

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.

Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.

Abissnet Superiore, java 10

Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00

Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00

Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00

FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00

Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00

Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.

Kategoria e Parë, java 10

Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00

Kukësi – Kastrioti 03.11.2025 14:00

AF Luftëtari – Besa 03.11.2025 14:00

Laçi – Lushnja 03.11.2025 14:00

Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00

Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00

Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.

Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00

Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00

Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00

Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00

Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos.

/gj.m/ /a.g/

The post 2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare për Nanon, FSHF shtyn ndeshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave

31 October 2025 at 20:35

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.

FSHF bën të ditur se, ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë.

Edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, Fatos Nano.

“Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë. Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

“Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm. Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!”, shkruan Duka.

/gj.m/j.p/

The post FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja e vajzave, zyrtarizohen dy ndeshje miqësore kundër Turqisë

31 October 2025 at 10:50

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Pas suksesit në fazën play-out të UEFA Nations League ndaj Qipros, ku Kombëtarja e vajzave siguroi qëndrimin në Ligën B, skuadra shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Turqisë.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes FSHF-së dhe Federatës Turke, është rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Stamboll më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, më 28 nëntor, në orën 14:00, ndërsa përballja e dytë do të luhet në të njëjtën orë, më 1 dhjetor, në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

Turqia konsiderohet një rivale direkte për ekipin tonë kombëtar. Për këto miqësore, stafi teknik kuqezi synon të afrojë disa futbolliste të reja me origjinë shqiptare që aktivizohen jashtë vendit.

/e.i/r.e/a.f/

The post Kombëtarja e vajzave, zyrtarizohen dy ndeshje miqësore kundër Turqisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga – Bylisi mund Vorën, Egnatia fiton ndaj Teutës

29 October 2025 at 10:08

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Java e nëntë e Superligës shqiptare të futbollit nisi të martën pasdite me dy sfidat e para, Bylisi-Vora dhe Egnatia-Teuta.

Në Ballsh, vendasit arritën të merrnin tri pikët ndaj Vorës pas një fitore me rezultatin 2-1. ballshiotët edhe pse me dhjetë lojtarë që prej minutës së 17-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Abazajt, arritën të merrnin fitoren ndaj Vorës, që tashmë pas një starti të mirë të kampionatit është futur në krizë dhe i është bashkangjitur ekipeve në luftë për mbijetesë.

Golat u shënuan në minutën e 21-të nga Ayodeji për vendsasit, barazoi Karrica në të 60-ën dhe goli i fitores për vendasit erdhi përmes një autogoli në minutën e 78 nga Ruci.

Sakaq, sfida tjetër ajo mes Egnatias dhe Teutës përfundoi me rezultatin 1-0 për kampionët në fuqi. Rrogozhinasit arritën të dominonin sfidën falë një goli të Albanese në minutën e 42-të.

Java e nëntë e superligës mbyllet sot me tre sfidat e fundit, Flamurtari – Vllaznia (17:00), Dinamo City-Partizani (17:00) dhe Tirana-Elbasani.

Klasifikimi: Vllaznia 19 pikë, Egnatia 18 pikë, Elbasani 14 pikë, Dinamo City 14 pikë, Teuta 14 pikë, Vora 10 pikë, Bylisi 8 pikë, Partizani 6 pikë, Tirana 6 pikë dhe Flamurtari 2 pikë.

*Vora, Bylisi, Egnatia dhe Teuta kanë një ndeshje më shumë

/a.f/r.e/

The post Superliga – Bylisi mund Vorën, Egnatia fiton ndaj Teutës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NBA, spektakli vazhdon/ Oklahoma City dhe Golden State konfirmohen si favoritë

By: xhir jeta
24 October 2025 at 12:35

Hetimi i FBI mbi bastet e paligjshëm ishte një goditje e rëndë, por duket se nuk ka zbehur spektalin e NBA, që ka vijuar me sfidat e dytë në sezonin e ri të rregullt.

Në fakt, tifozët e basketbollit amerikan jetuan një mbrëmje të gjatë me të dyja ndeshjet në program që u vendosën vetëm pas kohëve shtesë.

Pas prezantimit si kampionë në, Oklahoma City Thunder kanë konfirmuar parashikimet që i shohin favoritë edhe në këtë edicion.

Pas një sfide të luftuar pikë më pikë, Shay Gilgous Alexander dhe shokët e tij kaluan me rezultatin 141-135 transfertën e vështirë kundër Indiana.

Meritë për këtë kishte edhe një herë “MVP” I sezonit të shkuar. Gilgous Alexander shënoi 55 pikë, kapi tetë topa në tabelë dhe dha 5 asist për të udhëhequr Thunder drejt fitores së dytë radhazi në këtë sezon, ku vijon të ketë kuotat më të larta në garën për titullin.

Spektakolare edhe ndeshja tjetër, ku festa ishte për Golden State. Pasi fituan sfidën e parë të sezonit në fushën e Lakers, Uorriors triumfuan në shtëpi edhe ndaj rivalëve të tjerë të mëdhenj të Denver, duke imponuar rezultatin 137-131.

Edhe një herë deçiziv ishte Stephen Curry. Ylli i skuadrës nga San Francisco shënoi 42 pikë për suksesin e të zotëve të shtëpisë. Gjithsesi, shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Aron Gordon i Denver me 50 pikë.

Ndërkohë, Niklola Jokiç regjistroi sfidën e ;parë sezonale me tre shifra dopjo, 21 pikë, 13 ribaund dhe 10 asist, por edhe kaq nuk mjaftan për të evituar disfatën e skuadrës së tij.

❌
❌