Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Rriti çmimin e biletës së autobusit, ‘Shpresa.al’ merret nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës

By: armand
23 December 2025 at 22:21

Autoriteti i Konkurrencës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK, pas rritjes së çmimit të biletës në transportin publik për linjat “Kamëz – Tiranë – Kamëz” dhe “Paskuqan – Babrru – Tiranë”. Sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak Kamëz, çmimi i biletës për pasagjerët që udhëtojnë me […]

The post Rriti çmimin e biletës së autobusit, ‘Shpresa.al’ merret nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

KOMENT – Tifozët e konsiderojnë tradhti monumentale rritjen e çmimit të biletave për Botërorin 2026

12 December 2025 at 13:31

LONDËR, 12 dhjetor /ATSH/ – Tifozët që duan të marrin pjesë në finalet e Kupës së Botës vitin e ardhshëm duhet të paguajnë mijëra paund për biletën më të lirë dhe kjo, sipas tyre, përbën një tradhti monumentale, sipas BBC.

Tifozët e grupit ”Football Supporters Europe” (FSE) thonë se janë të habitur nga strategjia zhvatëse e çmimeve të FIFA-s dhe bënë thirrje që shitja e biletave të ndërpritet menjëherë.

FIFA ende nuk ka komentuar mbi vendimet e saj për çmimet.

Sipas BBC Sport, biletat për finalen në ”MetLife Stadium”, Nju Jork, ofrohen nga 3 119 deri në 6 615 paund (7 543 euro).

Biletat për eventin kryesor të FIFA-s kushtojnë deri shtatë herë më shumë se në Kupën e Botës 2022 në Katar, ku bileta më e lirë ishte 450 paund/513 euro.

Nuk ka zbritje për asnjë nga biletat, as për fëmijë apo grupe të tjera.

Dhe, në ndryshim nga turnetë e fundit, ndeshjet e fazës së grupeve çmohen bazuar në popullaritetin e perceptuar të ekipeve të përfshira, në vend që të kenë një çmim fiks.

Për të gjithë turneun deri në finale, do të kushtojë rreth 5 225 paund/5 959 euro për një person që të shohë të tetë ndeshjet, deri në 8 580 paund/9 785 euro në rangun e çmimeve të mesme ose 12 357 paund/14 092 euro për nivelin më të lartë.

Në vitin 2022 ato ishin 1 466 paund/1 672 euro, 2 645 paund/3 016 euro ose 3 914 paund/4 464 euro.

Të gjitha biletat e tjera ndahen përmes procesit të votimit, përveç atyre të mbajtura nga FIFA për kompanitë partnere.

FSE shpjegoi se po i bënte thirrje FIFA-s të ndalonte procesin e shitjes së biletave, duke besuar se duhet të rishqyrtojë politikën e çmimeve.

“Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, nuk do të ofrohet asnjë çmim i qëndrueshëm në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve. Në vend të kësaj, FIFA po prezanton një politikë çmimesh të ndryshueshme të varur nga kritere të paqarta, siç është atraktiviteti i perceptuar i ndeshjes”, shtoi grupi.

“Këto çmime janë një shuplakë në fytyrë për tifozët që mbështesin ekipin e tyre jashtë turneut kryesor që zhvillohet çdo katër vjet”, shtoi FSE./  a.jor.

The post KOMENT – Tifozët e konsiderojnë tradhti monumentale rritjen e çmimit të biletave për Botërorin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Louvre” rrit çmimin e biletave/ Synon të mbledhë fonde për të financuar rinovimet

By: xhir jeta
28 November 2025 at 15:36

Muzeu i Luvrit do të rrisë çmimin e biletave me 45% për turistët që vijnë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian. Kjo lëvizje ka synim financimin e rinovimeve të muzeut, gjendja e përkeqësuar e të cilit u zbulua nga vjedhja e xhevahireve të kurorës muajin e kaluar.

Vizitorët nga jashtë unionit ose Zonës Ekonomike Evropiane, që përfshin Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë, do të duhet të paguajnë 32 euro nga 14 janari. Britanikët do të duhet të paguajnë një tarifë më të lartë.

Administrata e muzeut, e nxitur nga auditori shtetëror i Francës, tha se do të instalonte 100 kamera të jashtme deri në fund të vitit 2026, ndërsa vazhdon me një projekt gjashtëvjeçar rinovimi.

Katër hajdutë u arratisën në mes të ditës me bizhuteri me vlerë 102 milionë dollarë më 19 tetor, duke ekspozuar boshllëqe të dukshme sigurie në muzeun më të vizituar në botë.

Në nëntor, dobësitë strukturore shkaktuan mbylljen e pjesshme të njërit prej krahëve të tij.

Policia ka arrestuar katër të dyshuarit për hajdutë dhe të tjerë të dyshuar për bashkëpunim. Bizhuteritë nuk janë rikthyer ende.

Gati 9 milionë vizitorë kaluan nëpër dyert e muzeut vitin e kaluar, pothuajse tre të katërtat e tyre të huaj. Rritja e çmimit pritet të sjellë 15-20 milionë euro shtesë në vit./abcnews.al

 

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

By: armand
13 November 2025 at 14:18

Gjatë ditës së sotme dhjetëra qytetarë të Kamzës,  dolën në protestë kundër rritjes së çmimit të biletës së autobusit urban. Prej datës 1 nëntor, bileta është rritur me 10 lekë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e familjeve me të ardhura të ulëta. Protestuesit kërkojnë që çmimi të rikthehet në nivelin e mëparshëm dhe që pensionistët të […]

The post Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju! appeared first on BoldNews.al.

Kupa e Botës 2026, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Andorra – Shqipëri

9 November 2025 at 15:42

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Andorra – Shqipëri janë shitur.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë. Takimi do të zhvillohet më 13 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka përzgjedhur 25 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

/gj.m/j.p/

The post Kupa e Botës 2026, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Andorra – Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

By: armand
8 November 2025 at 17:38

Biletat e ndeshjes Andorrë-Shqipëri të vlefshme për kualifikueset e Botërorit kanë avulluar në më pak se 48 orë. Federata e Futbollit të Andorrës ka njoftuar se stadiumi “Nou Estadi” do të jetë i mbushur plot dhe nuk ka më bileta në shitje për këtë sfidë. Stadiumi i ri i Andorrës ka kapacitet 5,600 vende dhe […]

The post Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

7 November 2025 at 15:48

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja online e biletave ka nisur nga sot, e premte, 7 nëntor 2025, dhe tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së në linkun: Biletat Andorra – Shqipëri.

Një ditë para ndeshjes (12 nëntor), biletat do t’u dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen.

FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete dhe nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant.

/gj.m/j.p/

The post Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

By: Fax Web
1 November 2025 at 13:07

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë nga sot do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj tha sot për ATSH-në se “ky vendim u miratua në mbledhjen e 26 tetorit të këshillit bashkiak të Kamzës, pas kërkesës së operatorit privat të licensuar që menaxhon shërbimin e dy linjave. Pra nga sot, 1 nëntor bileta është rritur 10 lekë”.

Memaj vuri në dukje se “ky vendim në bazë të analizës financiare të thelluar, ku kostot tejkalonin dukshëm të ardhurat dhe bashkia Kamzë nuk kishte buxhet për ta subvencionuar transportin publik, siç e bën aktualisht bashkia Tiranë”.

Këshilli Bashkiak ka miratuar gjithashtu edhe rritja e abonesë mujore për këto linja, e cila  nga 1,200 lekë ka shkuar në 1,400 lekë, një rritje prej 200 lekësh.

Sipas Memaj, nga ndryshimet nuk preket çmimi i abonesë së përgjithshme, por ndryshon vetëm për këto 2 linja.

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës pohon se “për bashkinë e Kamzës funksionojnë rreth 8 linja urbane, të cilat menaxhohen nga operatorët privatë të licensuar”.

“Ndërsa në bashkinë Tiranë ka 16 linja urbane, shërbim që menaxhohet nga 12 operatorë privatë të licensuar, por të cilët subvencionohen nga Bashkia e Tiranës për abonetë mujore të pensionistëve dhe të studentëve dhe 10 lekë për çdo biletë të shitur”, theksoi Memaj.

I pyetur nëse parashikohet rritje çmime në linjat urbane të kryeqytetit, Memaj tha se “për linjat e Tiranës nuk ka rritje e as nuk parashikohet sepse aktualisht subvencionohen nga bashkia”.

“Subvencionet e dhëna nga bashkia e Tiranës kanë ndikuar në mosndryshimin e çmimit, ku disa herë nga operatorët privatë është kërkuar rritja e biletës me 40 lekë. Për linjat urbane të Tiranës çmimi i biletës vijon të mbetet 40 lekë”, tha Memaj.

Sa i përket përmirësimit të shërbimeve të transportit publik brenda kryeqytetit, Memaj theksoi se “padyshim që ka nevojë për përmirësimin në infrastrukturën urbane në tërësi, por edhe në mjete sepse duhet të ketë lëvizje më të shpeshta e më të shpejta, por kjo duhet të bëhet nga infrastruktura e korsive të dedikuara, të cilat rrisin ndjeshëm shpejtësinë e lëvizjes”.

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë nga sot do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj tha sot për ATSH-në se “ky vendim u miratua në mbledhjen e 26 tetorit të këshillit bashkiak të Kamzës, pas kërkesës së operatorit privat të licensuar që menaxhon shërbimin e dy linjave. Pra nga sot, 1 nëntor bileta është rritur 10 lekë”.

Memaj vuri në dukje se “ky vendim në bazë të analizës financiare të thelluar, ku kostot tejkalonin dukshëm të ardhurat dhe bashkia Kamzë nuk kishte buxhet për ta subvencionuar transportin publik, siç e bën aktualisht bashkia Tiranë”.

Këshilli Bashkiak ka miratuar gjithashtu edhe rritja e abonesë mujore për këto linja, e cila  nga 1,200 lekë ka shkuar në 1,400 lekë, një rritje prej 200 lekësh.

Sipas Memaj, nga ndryshimet nuk preket çmimi i abonesë së përgjithshme, por ndryshon vetëm për këto 2 linja.

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës pohon se “për bashkinë e Kamzës funksionojnë rreth 8 linja urbane, të cilat menaxhohen nga operatorët privatë të licensuar”.

“Ndërsa në bashkinë Tiranë ka 16 linja urbane, shërbim që menaxhohet nga 12 operatorë privatë të licensuar, por të cilët subvencionohen nga Bashkia e Tiranës për abonetë mujore të pensionistëve dhe të studentëve dhe 10 lekë për çdo biletë të shitur”, theksoi Memaj.

I pyetur nëse parashikohet rritje çmime në linjat urbane të kryeqytetit, Memaj tha se “për linjat e Tiranës nuk ka rritje e as nuk parashikohet sepse aktualisht subvencionohen nga bashkia”.

“Subvencionet e dhëna nga bashkia e Tiranës kanë ndikuar në mosndryshimin e çmimit, ku disa herë nga operatorët privatë është kërkuar rritja e biletës me 40 lekë. Për linjat urbane të Tiranës çmimi i biletës vijon të mbetet 40 lekë”, tha Memaj.

Sa i përket përmirësimit të shërbimeve të transportit publik brenda kryeqytetit, Memaj theksoi se “padyshim që ka nevojë për përmirësimin në infrastrukturën urbane në tërësi, por edhe në mjete sepse duhet të ketë lëvizje më të shpeshta e më të shpejta, por kjo duhet të bëhet nga infrastruktura e korsive të dedikuara, të cilat rrisin ndjeshëm shpejtësinë e lëvizjes”.

 

/k.s/ /a.g/

The post Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

By: armand
21 October 2025 at 12:07

Në “Loro Boriçi”, ditën e premte, Vllaznia do të presë Tiranën në sfidën e javës së  8-të të kampionatit. Klasikja e Shqipërisë është një nga sfidat më të luftuara në Superiore dhe pritet me interes nga tifozët. Kështu klubi shkodran ka nxjerr në shitje edhe biletat për këtë përballje. Një biletë në tribunën C kushton […]

The post “Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën appeared first on BoldNews.al.

Hapet aplikimi për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se për ndeshjen Shqipëri – Angli do të ndiqet e njëjta procedurë për biletat si në sfidën Shqipëri – Serbi.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së madhe dhe të jashtëzakonshme nga tifozët shqiptarë kudo për të siguruar një biletë në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen Shqipëri-Angli më 16 nëntor.

FSHF është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët, prandaj edhe për këtë ndeshje do të hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në blerjet e mëparshme online.

Si të aplikoni:

– Hyni në llogarinë tuaj në platformën ebileta.al në rast se keni një llogari ekzistuese ose në rast se nuk keni një të tillë, regjistrohuni paraprakisht për të vijuar më tej.

– Zgjidhni tribunën e dëshiruar në stadium.

– Plotësoni të dhënat personale në formularin përkatës.

Lutemi të plotësoni saktë të dhënat sipas dokumentit tuaj të identifikimit, pasi hyrja në stadium do të bëhet me dokument identifikimi.
Çdo tifoz i interesuar do të ketë mundësinë për të aplikuar vetëm për 4 bileta.

Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit të aplikimit.

Kujdes/ Ky email konfirmimi nuk nënkupton që keni siguruar biletat për ndeshjen.

Procesi i përzgjedhjes:

Përmes shortit elektronik do të zhvillohet një përzgjedhje automatike dhe e rastësishme.

Të përzgjedhurit nga shorti do të njoftohen nëpërmjet një e-mail, ku do të gjejnë një link unik nëpërmjet të cilit mund të kryhet pagesa online.

Do të keni vetëm 24 orë kohë për të kryer blerjen e biletave. Pas 24 orësh linku do të skadoj dhe ju duhet të bëni edhe një herë prej fillimit procedurën e aplikimit, më pas duhet të prisni në rast se do të përzgjidheni automatikisht ose jo.

Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e e-mail-it.

/k.s/j.p/

The post Hapet aplikimi për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

8 October 2025 at 20:16

Me justifikimin e mbrojtjes së të dhënave personale, Edi Rama i ka vënë drynin transparencës mbi faturat, itineraret apo marrëveshjet e fluturimeve të tij jashtë vendit. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë së drejtuar nga vetë Rama që sanksionon se fluturimet e tij jashtë vendit duhet të konsiderohen “konfidenciale” Dokumenti zyrtar (KLIKO KETU) shton në funksionet […]

The post VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit appeared first on BoldNews.al.

Federata serbe: Asnjë biletë në shitje për sfidën me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli

By: Ardit
3 October 2025 at 16:52

Zhvendosja e ndeshjes Serbi-Shqipëri nga Beogradi në Leskovac, nuk është masa e vetme drastike që ka ndërmarrë Federata Serbe e Futbollit për të siguruar që këtë radhë huliganizmi vendas të mos dalë në pah. Vendimi tjetër që është komunikuar sot, është edhe më i bujshëm. Ajo ka bërë të ditur se ka vendosur në bashkëpunim […]

The post Federata serbe: Asnjë biletë në shitje për sfidën me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli appeared first on BoldNews.al.

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

By: armand
9 September 2025 at 16:53

Sot në 20:45 në Tiranë luhet Shqipëri – Letoni, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. FSHF është dënuar nga FIFA me reduktimin e 20 përqind të kapaciteteve të stadiumit për këtë duel, kjo nisur ofendimet kundër Serbisë në shtëpi më 7 qershor. Ndryshe nga herët e tjera, interesi për bileta ka […]

The post Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria e “dënuar” të fitojë, mësohet numri i biletave të shitura ndaj Letonisë

By: armand
7 September 2025 at 19:01

Shqipëria do masë forcat me Letoninë të martën, në një sfidë shumë të rëndësishme sa i takon shanseve për kualifikim në Botëror. Kuqezinjtë janë të “dënuar” të fitojnë, në takimin që do mbahet në vendin tonë. Mësohet se deri më tani janë shitur rreth 13 mijë bileta, për ndeshjen që do zhvillohet në “Air Albania”. […]

The post Shqipëria e “dënuar” të fitojë, mësohet numri i biletave të shitura ndaj Letonisë appeared first on BoldNews.al.

Tifozët nuk shfaqin interes për biletat, TKZ: Refuzim për një federatë që është kundër popullit

By: redi
30 August 2025 at 14:54

Ekipi kuqezi luan më 9 shtator kundër Letonisë në Tiranë, në kuadër të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës. Ndryshe nga çdo sfidë tjetër, dueli nuk po preferohet nga tifozët dhe në shitje ka shumë bileta, paçka se FSHF ndryshe nga herët e tjera ka hapur edhe një pikë fizike për shitje. Diçka e tillë vjen edhe pas thirrjes së Tifozave Kuq e Zi për refuzim, të cilët janë përjashtuar nga FSHF…

Source

Shqipëri – Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

25 August 2025 at 10:14
TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.
Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link.
/gj.m/j.p/

The post Shqipëri – Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke

By: Ardit
17 August 2025 at 14:28

Gazetari Osman Stafa ka ngritur alarmin për gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së, duke e krahasuar atë me një sportel banke. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Stafa shkruan se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë […]

The post Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke appeared first on BoldNews.al.

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

By: armand
31 July 2025 at 17:43

Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka njoftuar se sot (e enjte) kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese mes kombëtares Helvetike dhe asaj të Kosovës. Kombëtarja e Zvicrës e fillon fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2026 para tifozëve vendas të premten, më 5 shtator, në orën 20:45 në stadiumin St. […]

The post Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Shitja e biletave për “Odisenë” e Homerit të Christopher Nolan fillojnë një vit para premierës

By: Kult Plus
28 July 2025 at 16:05

Christopher Nolan po bëri një hap të pazakontë në industrinë e filmit me lansimin e shitjeve të biletave për “Odisenë” më shumë se një vit para shfaqjes së filmit në kinema. Zakonisht, fushatat e marketingut fillojnë rreth gjashtë muaj para premierës, por filmi i Nolan, që pritet të sjellë aktorë të njohur si Matt Damon, Zendaya, Tom Holland, dhe Lupita Nyong’o, ka hapur shitjet e biletave më 17 korrik, për premierën që do të zhvillohet në fundjavën e parë pas lansimit.

Shitjet fillestare kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm, me pjesën më të madhe të biletave për shfaqjen në formatin Imax 70mm që janë shitur brenda pak orësh. Ky format, i preferuar nga regjisorë të njohur si Quentin Tarantino dhe Paul Thomas Anderson, ofron një përvojë vizuale të papërsëritshme, dhe është zgjedhur nga Nolan për të dhënë një dimension të veçantë dhe unike për audiencën.

Suksesi i shitjes së biletave ka shkaktuar një entuziazëm të madh, me disa prej biletave që janë shitur për shifra deri në 200 dollarë. Ky fenomen tregon se Nolan ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi fansat e tij, të cilët janë të gatshëm të blejnë biletat një vit para se filmi të shfaqet në kinema, duke demonstruar besimin dhe interesin e jashtëzakonshëm për këtë projekt,raporton BCC, transmeton KultPlus.

Sipas gazetares Tatyana Arrington, strategjia e shërbimeve të biletave të parakohshme mund të ketë qenë inspiruar nga sukseset e tjera të filmit, si në rastin e “Sinners” të Ryan Coogler, i cili gjithashtu përdori Imax për të ofruar një eksperiencë të veçantë. Për më tepër, strategjia e Nolan ka të bëjë me krijimin e një ngjarjeje të vërtetë kolektive, ku shikimi i filmit bëhet më shumë se një thjesht akt, por një ngjarje kulturore që mbledh publikun për të përjetuar diçka të jashtëzakonshme.

Odisja është një përzierje e mitologjisë greke dhe një kast aktorësh ndërkombëtarë, që përfshin emra të njohur për çdo brez, duke krijuar një ngjarje që i apelon audiencës më të gjerë. Nga njëra anë, Zendaya është një personazh i preferuar i të rinjve, ndërsa Matt Damon është një emër që pëlqehet nga brezi më i vjetër, duke garantuar që ky film do të tërheqë një audiencë të larmishme.

Në një kohë kur shumë filma janë duke u shfaqur drejtpërdrejt në platformat online, Nolan po e bën kinemanë një destinacion të domosdoshëm, duke inkurajuar njerëzit të përjetojnë një film si një ngjarje të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme./BBC/KultPlus.com

❌
❌