Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çmimet e energjisë elektrike mbeten të pandryshuara edhe për vitin 2026

17 December 2025 at 11:10

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që çmimet e shitjes me pakicë të energjisë elektrike për klientët fundorë që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) të mbeten në fuqi deri më 31 dhjetor 2026.

Vendimi u mor në mbledhjen e Bordit të ERE-s, pas vlerësimit të treguesve financiarë dhe ekonomikë të FSHU sh.a., nga të cilët rezulton se çmimet në fuqi mbulojnë kostot e aktivitetit dhe garantojnë funksionimin normal të shërbimit edhe për vitin 2026.

Për konsumatorët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj çmimi është 8,4 lekë/kWh, ndërsa për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 700 kWh në muaj, çmimi është 9,5 lekë/kWh.

Po ashtu, ERE shtyu deri në fund të vitit 2026 edhe vlefshmërinë e çmimit të energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në nivelin e tensionit 0,4 kV.

Çmimi i energjisë elektrike në pika/stacione karikimi të makinave elektrike me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në nivelin e tensionit 0,4 kV është 22 lekë/kWh, ndërsa në orarin pik është 25,3 lekë/kWh.

ERE thekson se, në rast se pas rishikimit të tarifave të shpërndarjes së energjisë elektrike do të ketë ndryshime në kostot përkatëse, këto do të reflektohen më pas në çmimet me pakicë për klientët e shërbimit universal, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

/r.e/j.p/

The post Çmimet e energjisë elektrike mbeten të pandryshuara edhe për vitin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Tifozët e konsiderojnë tradhti monumentale rritjen e çmimit të biletave për Botërorin 2026

12 December 2025 at 13:31

LONDËR, 12 dhjetor /ATSH/ – Tifozët që duan të marrin pjesë në finalet e Kupës së Botës vitin e ardhshëm duhet të paguajnë mijëra paund për biletën më të lirë dhe kjo, sipas tyre, përbën një tradhti monumentale, sipas BBC.

Tifozët e grupit ”Football Supporters Europe” (FSE) thonë se janë të habitur nga strategjia zhvatëse e çmimeve të FIFA-s dhe bënë thirrje që shitja e biletave të ndërpritet menjëherë.

FIFA ende nuk ka komentuar mbi vendimet e saj për çmimet.

Sipas BBC Sport, biletat për finalen në ”MetLife Stadium”, Nju Jork, ofrohen nga 3 119 deri në 6 615 paund (7 543 euro).

Biletat për eventin kryesor të FIFA-s kushtojnë deri shtatë herë më shumë se në Kupën e Botës 2022 në Katar, ku bileta më e lirë ishte 450 paund/513 euro.

Nuk ka zbritje për asnjë nga biletat, as për fëmijë apo grupe të tjera.

Dhe, në ndryshim nga turnetë e fundit, ndeshjet e fazës së grupeve çmohen bazuar në popullaritetin e perceptuar të ekipeve të përfshira, në vend që të kenë një çmim fiks.

Për të gjithë turneun deri në finale, do të kushtojë rreth 5 225 paund/5 959 euro për një person që të shohë të tetë ndeshjet, deri në 8 580 paund/9 785 euro në rangun e çmimeve të mesme ose 12 357 paund/14 092 euro për nivelin më të lartë.

Në vitin 2022 ato ishin 1 466 paund/1 672 euro, 2 645 paund/3 016 euro ose 3 914 paund/4 464 euro.

Të gjitha biletat e tjera ndahen përmes procesit të votimit, përveç atyre të mbajtura nga FIFA për kompanitë partnere.

FSE shpjegoi se po i bënte thirrje FIFA-s të ndalonte procesin e shitjes së biletave, duke besuar se duhet të rishqyrtojë politikën e çmimeve.

“Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, nuk do të ofrohet asnjë çmim i qëndrueshëm në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve. Në vend të kësaj, FIFA po prezanton një politikë çmimesh të ndryshueshme të varur nga kritere të paqarta, siç është atraktiviteti i perceptuar i ndeshjes”, shtoi grupi.

“Këto çmime janë një shuplakë në fytyrë për tifozët që mbështesin ekipin e tyre jashtë turneut kryesor që zhvillohet çdo katër vjet”, shtoi FSE./  a.jor.

The post KOMENT – Tifozët e konsiderojnë tradhti monumentale rritjen e çmimit të biletave për Botërorin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSLO – Nobelistes së Paqes Maria Corina Machado i dorëzohet çmimi në mungesë

10 December 2025 at 15:55

OSLO, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila u shpall fituese e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025, nuk mori pjesë personalisht në ceremoninë e sotme të dorëzimit të medaljes.

Në emër të saj, medaljen dhe certifikatën prestigjioze të Nobelit e mori vajza e saj, Ana Corina Sosa Machado, gjatë ceremonisë në bashkinë e Oslos.

Komiteti Norvegjez i Nobelit njoftoi në tetor se kishte zgjedhur Machadon për këtë çmim për angazhimin e saj për të drejtat demokratike të popullit venezuelian, të cilit ia dedikoi gjithashtu këtë nderim.

Machado, e cila jeton në fshehtësi, është një kundërshtare e vendosur e presidentit autoritar të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Për javë të tëra kishte pasur pasiguri nëse ajo do të mund të udhëtonte në mënyrë të sigurt për të marrë pjesë në ceremoninë në Oslo, që tradicionalisht zhvillohet më 10 dhjetor, përvjetori i vdekjes së Alfred Nobel, shpikësit suedez të dinamitit dhe themeluesit të këtyre çmimeve.

Instituti Nobel njofto sot në mëngjes se Machado nuk do të merrte pjesë në ceremoni.

Më pas u tha se pritet gjithsesi të mbërrijë në Oslo, ndoshta sot.

Në një intervistë të publikuar pak para fillimit të ceremonisë në llogarinë zyrtare të Nobelit në X, Machado konfirmoi se ishte rrugës për në Norvegji.

Duke bërë këtë udhëtim, 58-vjeçarja rrezikon pasoja serioze pas kthimit në vendin e saj.

Prokuroria publike venezueliane së fundmi e kërcënoi se mund ta konsideronte Machadon si të arratisur nëse largohet nga vendi për shkak të hetimeve të ndryshme kundër saj.

Ajo mund të përballet me arrestim ose ndalim të udhëtimit, gjë që mund të ketë pasoja të mëdha për lëvizjen opozitare./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post OSLO – Nobelistes së Paqes Maria Corina Machado i dorëzohet çmimi në mungesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Machado mbërrin në Oslo/ Por politikania venezueliane nuk arrin dot ceremoninë për çmimin Nobel

By: xhir jeta
10 December 2025 at 15:29

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado është e sigurt, edhe pse nuk mundi ta merrte personalisht çmimin.

Institute i Nobel konfirmoi praaninë e saj në Oslo, por për arsye sigurie Machado nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni.

Ishte vajza e saj e madhe, Ana Sosa Corina Machado, ajo që e mori çmimin në emër të 58-vjeçares.

Ndërkohë në fjalimin e përgatitur nga vetë Machado ajo tha se çmimi Nobel për Paqen kishte një rënësi të madhe jo vetëm për vendin e saj, por edhe për botën.

“Demokracitë duhet të jenë të përgatitura të luftojnë për liri në mënyrë që të mbijetojnë”, thuhej në fjalimin e Machado.

Maria Corina Machado u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet për të sjellë demokraci në Venezuelë.

Ajo ka qenë e fshehur që nga zgjedhjet që u mbajtën në Venezuelë në vitin 2024, për të cilat Machado dhe mbështetësit e saj thonë se ishin të vjedhura.

Edhe pse Machado jep rregullisht deklarata me video në mediat sociale, nuk dihet ku ajo qendron e fshehur ne Venezuele.

Qeveria e Venezuelës ka thënë se nëse ajo do të largohet nga Venezuela, Machado do të konsiderohet “e arratisur” nga autoritetet. Në Venezuelë ajo akuzohet për akte konspiracioni, nxitje urrejtjeje dhe terrorizëm.

Machado u kishte thënë më parë ndjekësve të saj se do të kthehej në Venezuelë pasi të merrte çmimin.

Nëse ajo do te merrte pjesë, do të ishte paraqitja e saj e parë publike që nga fillimi i vitit, kur ajo shkoi në një protestë në Karakas më 9 janar kundër inaugurimit të Presidentit Nicolás Maduro.

Machado ka kërkuar edhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar Maduron, madje edhe ndërhyrje ushtarake.

Messi, “numri 1” në Amerikë/ Kampioni i botës shpallet lojtari më i mirë i ligës në SHBA

By: xhir jeta
10 December 2025 at 13:09

E kemi thënë që më parë se nuk pati nevojë as për këtë titull.

Lionel Mesi ka fituar kaq shumë saqë triumfet në Shtetet e Bashkuara duken vogëlsira, por gjithsesi ndërsa I afrohet fundit të karrierës, kjo gjë për të ka shumë kuptim.

Pak ditë pasi u shpall kampion në Amerikë, ai mori një çmim tjetër.

Superyllit argjentinas iu dha trofeu individual I Lojtarit më të mirë të sezonit në Ligën Profesioniste amerikane.

Me 35 gola ai ka fituar Këpucën e Artë, dhe me 24 asistë është numri 1 edhe i kësaj renditjeje.

Mesi u bë futbollisti I parë në historinë e kësaj lige që e fiton dy herë çmimin, pasi ia doli edhe edicionin e kaluar.

Natyrisht, që nuk e ka për herë të parë.

Kur ishte në Spanjë me Barcelonën, u shpall 9 herë Lojtari më i mirë i La Ligës.

Natyrisht, nuk harrohet që kampioni I botës ka fituar 8 herë Topin e Artë, dhe ka qenë 8 herë lojtari më I mirë I vitit në planet, sipas vlerësimit të FIFA-s./abcnews.al

Korab Basha shpallet fitues i konkursit fotografik “Faji i Korrupsionit” nga IKD

9 December 2025 at 16:03


Fotografi i Telegrafit, Korab Basha, është shpallur fitues i konkursit fotografik “Faji i Korrupsionit”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD).

Ky konkurs synon të sjellë në pah fuqinë e fotografisë si mjet për të adresuar dhe denoncuar dukuritë negative në shoqëri, veçanërisht korrupsionin dhe ndikimin e tij në jetën e qytetarëve.

Fotografia e Bashës ka tërhequr vëmendjen e jurisë falë qasjes kreative, profesionalizmit dhe aftësisë për të transmetuar mesazhin e fortë shoqëror përmes objektivit të kamerës.

Basha ka dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin e përgjithshëm të mirëqenies së qytetarëve, duke shfrytëzuar teknologjinë bashkëkohore dhe inovacionin në mënyrë të efektshme. /Telegrafi/

FUTBOLL – Trump nderohet me Çmimin e Paqes të FIFA-s

6 December 2025 at 09:15

ZYRIH, 6 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u nderua  me Çmimin inaugural të Paqes të FIFA-s për atë që presidenti i federatës, Gianni Infantino, e quajti kontributet e tij “të jashtëzakonshme” për harmoninë globale, raporton Anadolu.

Infantino lavdëroi Trumpin për “atë që ke arritur në mënyrën tënde, por e ke arritur në një mënyrë të pabesueshme”, duke thënë se çmimi i ri synon të nderojë “individë që mishërojnë përkushtim të palëkundur për avancimin e paqes dhe unitetit në mbarë botën përmes lidershipit dhe veprimeve të tyre domethënëse”.

“FIFA, ‘Fédération Internationale de Football Association’, i jep Çmimin e Paqes FIFA 2025, futbolli bashkon botën, Donald J. Trumpit, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë njohjeje për veprimet e tij të jashtëzakonshme dhe të pazakonta për të promovuar paqen dhe unitetin në mbarë botën”, tha Infantino gjatë shortit të Kupës së Botës së FIFA-s në Washington.

Ceremonia shënon herën e parë që federata i jep këtë nder një individi. Ky zhvillim vjen ndërsa Trump vazhdon të kërkojë që Komiteti Nobel t’i japë çmimin e tij prestigjioz të paqes për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund konflikteve në gjithë botën.

“Ky është me të vërtetë një nga nderet më të mëdha të jetës sime”, tha Trump. “Ka kaq shumë luftëra të ndryshme të cilave arritëm t’u japim fund, në disa raste, pak përpara se të fillonin, pikërisisht pak çaste para se të nisnin”, shtoi ai.

Deri më tani, Trump ka ndërmjetësuar një armëpushim për të ndalur luftën e Izraelit në Rripin e rrethuar të Gazës, një fund të armiqësive midis Indisë dhe Pakistanit, dhe një marrëveshje herë pas here të brishtë midis Tajlandës dhe Kamboxhias, si dhe marrëveshje paqeje midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos dhe midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ai ndërhyri gjithashtu në anën e Izraelit në qershor, duke i dhënë fund një lufte 12-ditore me Iranin, ku Teherani kryer lëshuar një varg sulmesh me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet izraelite mbi objektet ushtarake dhe bërthamore iraniane. Trump ka pretenduar se goditjet e tij “e kanë shkatërruar” programin bërthamor të Iranit.   /os/

The post FUTBOLL – Trump nderohet me Çmimin e Paqes të FIFA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim ndaj ish-bashkëshortes

26 November 2025 at 10:24


Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion një të dyshuar mashkull, i cili akuzohet se ka ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëshorten e tij përmes rrjeteve sociale.

Ngjarja është raportuar rreth orës 09:30 në Prishtinë.

Gjatë procedurave policore, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit AK-47, së bashku me 16 fishekë, të cilat ai i posedonte pa autorizim.

Sipas autoriteteve hetimore, i dyshuari është intervistuar në prani të prokurorit kujdestar.

Me vendim të prokurorit, të dyja palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

E ngacmoi dhe kërcënoi verbalisht viktimën, arrestohet prishtinasi

24 November 2025 at 09:30


Të shtunën rreth orës 08:10, një mashkull kosovar është arrestuar në Prishtinë nën dyshim për ngacmim dhe kërcënim verbal ndaj një viktimën femër kosovare.

Sipas policisë ngacmimet kanë vazhduar në mënyrë të përsëritur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/

KINEMA – Tom Cruise nderohet me çmimin “Oscar i Nderit”

17 November 2025 at 09:24

LOS ANXHELES, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Aktori i njohur amerikan, Tom Cruise u nderua dje në mbrëmje me çmimin “Oscar i Nderit” në ndarjen e Çmimeve te Guvernatorëve, një ceremoni vjetore e organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit (AMPAS).

Çmimi i Nderit të Akademisë u prezantua nga Alejandro G Inarritu, i cili është regjisor i një prej filmave ku Cruise po luan, që pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Aktori katër herë i nominuar për çmim “Oscar” – Cruise mbajti një fjalim emocionues rreth pasionit të tij të përjetshëm për krijimin e filmave.

“Më çon nëpër botë. Më ndihmon të vlerësoj dhe respektoj ndryshimet. Më tregon gjithashtu humanitetin tonë të përbashkët, sa të ngjashëm jemi në kaq shumë mënyra”, tha Cruise.

“Dhe pavarësisht se nga vijmë, në atë teatër, ne qeshim së bashku, ndiejmë së bashku, shpresojmë së bashku dhe kjo është fuqia e kësaj forme arti. Dhe kjo është arsyeja pse ka rëndësi, kjo është arsyeja pse ka rëndësi për mua. Pra, të bëj filma nuk është ajo që bëj, është ajo që unë jam”, tha aktori amerikan.

Bashkë me yllin e “Mission: Impossible”, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve u nderuan edhe koreografja Debbie Allen dhe dizajneri i produksionit të “Do The Right Thing” Wynn Thomas.

Historikisht, shumë fitues të këtij çmimi nuk kanë fituar ende një çmim “Oscar” të Akademisë.

Cruise është nominuar dy herë për çmim “Oscar” për aktorin më të mirë në “Born on the Fourth of July” dhe “Jerry Maguire”, gjithashtu një herë për aktorin mbështetës në “Magnolia” dhe një herë për filmin më të mirë me “Top Gun: Maverick”.

Ai i tha audiencës se dashuria e tij për kinemanë kishte nisur në një moshë të re. “Dashuria ime për kinemanë filloi në një moshë shumë të re”, tha Cruise.

Këngëtarja Dolly Parton u vlerësua gjithashtu me “Çmimin Humanitar” Jean Hersholt për përpjekjet e saj në bamirësi për disa dekada.

Parton, e cila nuk mundi të merrte pjesë për shkak të problemeve shëndetësore, i dërgoi falënderimet e saj nëpërmjet një videoje.

Pas njoftimit të nominimit të Cruise në qershor, presidentja e Akademisë, Janet Yang, përshëndeti angazhimin e jashtëzakonshëm të aktorit ndaj komunitetit të filmave, përvojës teatrale dhe komunitetit të akrobacive.

“Çmimet e Guvernatorëve të këtij viti do të nderojnë katër individë legjendarë, karrierat e jashtëzakonshme dhe angazhimi i të cilëve ndaj komunitetit të filmave vazhdojnë të lënë një ndikim të qëndrueshëm”, tha Yang. //a.i/

 

The post KINEMA – Tom Cruise nderohet me çmimin “Oscar i Nderit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autenticitet dhe inovacion, kantina e verës “Çobo” vlerësohet nga “Forbes Global Properties”

12 November 2025 at 22:10

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Kantina e verës “Çobo” është vlerësuar nga “Forbes Global Properties” për autenticitetin, inovacionin dhe rrëfimin e saj unik përmes verës.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideroi këtë një tjetër histori suksesi që ngre lart emrin e Shqipërisë në botë.

Rama vlerësoi se kjo kantinë ruan shpirtin e vreshtarisë shqiptare ndër breza.

Ky konsiderohet një tjetër sukses i kantinës “Çobo” që vjen po ashtu si vlerësim për produktet shqiptare.

Vera e kuqe e kantinës “Çobo” vjen nga varieteti autokton “vlosh”.

Vitin e kaluar vera e kantinës “Çobo” është zgjedhur nga somelieri Luca Giardini si një nga 5 verërat më të mira joitaliane në botë.

/m.m/j.p/

The post Autenticitet dhe inovacion, kantina e verës “Çobo” vlerësohet nga “Forbes Global Properties” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“OSHEE Charge hap i domosdoshëm”, Balluku zbulon ku ndërtohet pika e parë dhe çmimet për bizneset

By: xhir jeta
10 November 2025 at 11:33

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot projektin “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm

Balluku tha se pika e parë do të ndërtohet pranë TEG në drejtim të Farkës, ndërsa cmimi I energjisë do të ndryshojë vetëm për bizneset, jo për ata që karikojnë mjetet e tyre pranë banesave

“Ndërkohë do të ndaloja te produkti i ri, duke ndjekur filozofinë e inovacionit, frymën e qeverisë, sot jemi këtu për të lancuar një produkt të ri. OSHEE Charge, është një hap i domosdoshëm. Rrjeti aktual i pikave të karimit është ende i kufizuar në tiranë, duke lënë boshllëqe të mëdha sidomos në zonat turistike. Kuadri ligjor krijon ambiguitet. Është shumë e qartë se legjislacioni ekzistues nuk lejon rishitjen për asnjë tipologji biznesi.

Është prodhuar një treg ipakontrolluar, ku energjia e blerë me 14 lekë rishitet me 40-60 lekë. Sot 254 pika karikimi, me tendencë rritje. Pritet të ketë një konsum 14 milionë kilovat orë në vitet e ardhshme. Për të siguruar konkurencë të ndershme është miratuar një cmim i vecantë për flotën elektrike prej 22 lekë për kilovat orë, të gjitha këto për subjektet e karikimit. 22 lekë do të blihet energjia nga tregtarët privatë. Nxisim rritjen e flotës elektrike, konsumatorët familjarë do karijojnë mjetet e tyre pranë banesave me të njëjtin cmim që paguajnë energjinë.

Ky rregullim synon të vendosë në treg një barazi. Nga ana tjetër OSHEE është pozicionuar më mirë se kushdo, sigurojmë cmime konkuruese, shërbim të qendrueshëm. Energjia do të vijë nga OSHEE nga burimet e rinovueshme.

Pika e parë nga TEG në drejtim të Frakës, do të ketë 10 kulla karikimi fast charger ku mund të karikohen për pak minuta 20 makina. Gjithë korpusi I ndërtuar rreth kësaj pike inovatore karikimi është një vend rekracioni innovator. Gjithashtu ka edhe pjesë të tjera që janë të parashikuara për familjet apo moshat e reja për të mos humbur asnjë moment gjatë kohës që presin karikimin e mjetit. Ky projekt është model I qëndrueshmërisë ekonomike dhe energjitike. Synojmë në Tiranë të ngremë edhe 3 pika të tjera.

Është shembulli më i mirë se si një kompani shtetërore mund të ndikojë edhe në mirëqenien sociale. OSHEE është shembulli se si një kompani e zhytyr në borxhe në 2013 arrin të nxjerrë në treg produkte të reja që përvec aspektit të financave të kompanisë, edhe për vendin.” – u shpreh Balluku./abcnews.al

Një grua që tri javë ngacmohet përmes telefonit, Policia heton rastin në Kamenicë

8 November 2025 at 08:51


Një grua ka raportuar në Polici se është duke u ngacmuar përmes telefonit që tri javë.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë.

“Kamenicë 18.10.2025. Më 07.11.2025 viktima femër, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është duke e shqetësuar dhe ngacmuar përmes telefonit qe afër tri javë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

MOSKË  – Putin nderon pianistin gjerman Justus Frantz me “Urdhrin e Miqësisë”

5 November 2025 at 09:49

MOSKË, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Pianisti dhe dirigjenti gjerman Justus Frantz është nderuar me “Urdhrin e Miqësisë” nga presidenti rus Vladimir Putin, në një ceremoni të mbajtur në Kremlin.

“Justus Frantz është angazhuar në përpjekje frytdhënëse për të afruar kulturat e Rusisë dhe Gjermanisë në dobi të pasurimit të ndërsjellë”, tha Putin gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila u zhvillua me rastin e Ditës së Unitetit Kombëtar të Rusisë.

Frantz udhëtoi drejt Moskës për të marrë personalisht mimin, pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe vështirësive të udhëtimit.

“Është një nder i madh për mua të jem këtu sot dhe të marr një çmim kaq të rëndësishëm”, i tha Frantz Putinit në rusisht. “Gjatë gjithë jetës sime kam dashur të interpretoj muzikë ruse dhe të punoj për kulturën tuaj”.

Ai veçoi simfonitë e Pyotr Tchaikovsky dhe Sergei Rachmaninoff si veçanërisht të rëndësishme për të.

Frantz, 81-vjeç, konsiderohet një nga figurat më me ndikim në skenën e muzikës klasike gjermane. /Ad.Ab./

 

The post MOSKË  – Putin nderon pianistin gjerman Justus Frantz me “Urdhrin e Miqësisë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ngacmoi të mituren përmes telefonit

23 October 2025 at 09:35


Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se ka ngacmuar një vajzë të mitur përmes telefonit.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari – mashkull kosovar – dyshohet se ka ushtruar presion ndaj viktimës përmes thirrjeve dhe mesazheve telefonike.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim./Telegrafi/

Arbër Hoxha zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci

By: armand
20 October 2025 at 16:29

Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të kthehet në protagonist si te Dinamo Zagrebi, ashtu edhe te Kombëtarja ku vetëm pak ditë më parë, shënoi golin e parë si kuqezi. Sulmuesi i krahut ka marrë një tjetër shpërblim pas golit me kuqezinjtë, duke u shpallur […]

The post Arbër Hoxha zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci appeared first on BoldNews.al.

Asambleja e NATO-s nderon Vjosa Osmanin, liderja e parë nga Evropa Juglindore që merr Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

By: M C
13 October 2025 at 16:16

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ai nderon lidershipin, kontributin dhe angazhimin e grave që kanë avancuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në vendet e tyre dhe në mbarë botën.

Duke e pranuar këtë çmim, Presidentja Osmani u shpreh se ky është “një nder i veçantë dhe një çmim që i dedikohet popullit të Kosovës, e në veçanti të gjitha grave të Kosovës, atyre që me guxim, dinjitet e dashuri ndihmuan ndërtimin e paqes dhe arritjen e lirisë sonë”.

“Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë përkushtimit të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë”, theksoi Presidentja Osmani.

Sipas saj, se vlerësimi është edhe njohje për përpjekjet e Kosovës në avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përmes Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Qendrës Rajonale të Ekselencës, që tashmë Presidenca i ka shndërruar në platforma të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

Ky çmim i lartë ndërkombëtar, përveç që vlerëson lidershipin e Presidentes Osmani, e vendos Kosovën ndër vendet model në botë për përfshirjen e grave në ndërtimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Presidentja Osmani është liderja e parë nga Evropa Juglindore që nderohet me këtë çmim.

The post Asambleja e NATO-s nderon Vjosa Osmanin, liderja e parë nga Evropa Juglindore që merr Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë appeared first on Albeu.com.

Asambleja Parlamentare e NATO-s vlerëson Osmanin me çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

PRISHTINË, 13 tetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u nderua sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo tha se këtë vlerësim të jashtëzakonshëm ia dedikon grave të Kosovës, të cilat me guxim, dinjitet e përkushtim ndihmuan arritjen e lirisë dhe ndërtimin e paqes.

“Është një çmim për të gjitha gratë që nuk u dorëzuan kurrë, për ato që iu prinë protestave, luftës e ndërtimit të institucioneve, kampionet e të drejtave të njeriut, për nënat që ende presin më të dashurit e tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës, për të mbijetuarat të cilat kurrë nuk ndalën së punuari për kauzën e drejtësisë, si dhe për vajzat e reja që sot udhëheqin çdo fushë me besim e vizion.”

“Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë angazhimit të pashoq të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë”.

Presidentja Osmani po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, si e ftuar speciale nga presidenti Marcos Perestrello.

Gjatë vizitës Osmani do të zhvillojë takim bilateral me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, si dhe do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupanqiq.

Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./KosovaPress/

The post Asambleja Parlamentare e NATO-s vlerëson Osmanin me çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

STOKHOLM – Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt fituesit e Çmimit Nobel për Ekonominë

13 October 2025 at 12:34

STOKHOLM, 13 tetor /ATSH-DPA/ –  Ekonomistët Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt janë shpallur fituesit e ‘’Çmimit Nobel në Ekonomi’’ për vitin 2025 për kërkimet e tyre mbi “rritjen ekonomike të nxitur nga inovacioni”, deklaroi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Çmimi u nda sipas ideve të tyre të ndryshme: Mokyr “për identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes progresit teknologjik”, ndërsa Aghion dhe Howitt për ‘’teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues”.

Mokyr dhe Howitt kanë bazë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Aghion operon në lidhje me institucione në Francë dhe Britaninë e Madhe.

“Gjatë dy shekujve të fundit, për herë të parë në histori, bota ka dëshmuar rritje të qëndrueshme ekonomike”, deklaroi Akademia në një njoftim për shtyp.

“Kjo ka nxjerrë një numër të madh njerëzish nga varfëria dhe ka hedhur themelet për prosperitetin tonë. Fituesit e Nobelit së këtij viti në ekonomi, Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt, shpjegojnë se si inovacioni siguron shtysën për përparim të mëtejshëm”, thekson Akademia.

Çmimi në ekonomi përfundon serinë e njoftimeve të Çmimit Nobel të këtij viti. Përfituesit e cmimeve në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe u shpallën javën e kaluar.

The post STOKHOLM – Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt fituesit e Çmimit Nobel për Ekonominë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Derisa ishte ecur me nënën e saj dy persona e ngacmuan, Policia e Kosovës arreston dy të dyshuarit

11 October 2025 at 15:10


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrëmbim në tentativë.

Rasti ka ndodhur në Zveçan të Vogël.

“Zveçan i Vogël, Mitrovicë Veri 10.10.2025 – 17:58. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në rrugë me nënën e saj dy persona me një veturë e kanë ngacmuar. Policia ka reaguar ku ka identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si rrëmbim në tentativë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij është iniciuar rasti, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

❌
❌