Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Balla dhe Manastirliu: Bonusi i fundvitit, mbështetje për mbi 700 mijë pensionistë

20 December 2025 at 17:12

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me drejtuesen politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një vizitë në prag të festave në familjen Shkurti, në Njësinë 5 në kryeqytet, duke ndarë urimet për festat e fundvitit.

Gjyshe Naxhije dhe gjysh Hatipi sapo kanë përfituar bonusin e fundvitit për pensionistët, një mbështetje e akorduar nga qeveria për mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Bonusi synon të lehtësojë shpenzimet e kësaj kategorie sociale gjatë periudhës së festave dhe të ofrojë një ndihmë konkrete për të moshuarit.

Balla dhe Manastirliu theksuan rëndësinë e rolit të gjyshërve në ruajtjen e vlerave familjare dhe bashkimit shoqëror, duke nënvizuar se pensionistët do të vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale.

Vizita u shoqërua me mesazhe solidariteti dhe përkushtimi ndaj njerëzve, në frymën e festave të dhjetorit.

1 nga 3

/r.e/

The post Balla dhe Manastirliu: Bonusi i fundvitit, mbështetje për mbi 700 mijë pensionistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Delegacioni i KLP-së, vizitë studimore në Spanjë

19 December 2025 at 21:56

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Delegacioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zhvilloi një vizitë studimore në Spanjë, ku u prit në Prokurorinë e Përgjithshme të Spanjës nga prokurorja e përgjithshme, Teresa Peramato Martín, dhe Francisco Jiménez-Villarejo Fernández, prokuror i lartë dhe drejtues i njësisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

KLP njofton se në takim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Sipas KLP-së, gjatë vizitës u shkëmbyen përvoja mbi organizimin dhe qeverisjen e prokurorisë, menaxhimin e karrierës së prokurorëve, digjitalizimin e proceseve, si dhe rëndësinë e komunikimit institucional dhe marrëdhënieve me median për rritjen e transparencës dhe besimit publik.

Vizita u realizua me mbështetjen e projektit EU4Justice, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përafrimit me standardet evropiane.

Vizita konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Spanjës për proceset e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sundimin e ligjit.

/e.i/r.e/a f/

The post Delegacioni i KLP-së, vizitë studimore në Spanjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmirësohet shërbimi i Kimioterapisë në Spitalin Onkologjik të QSUT-së

13 December 2025 at 14:05

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Kapacitetet dhe efikasiteti i shërbimit në Spitalin Onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po rriten.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe shefi i Shërbimit Onkologjik, dr. Helidon Nina, inspektoi ambientet e reja të Shërbimit të Kimioterapisë. Aktualisht funksionojnë tre salla të dedikuara që mund të trajtojnë rreth 100 pacientë në ditë, ndërsa po punohet për hapjen e sallës së katërt.

Bashkëpunimi me donatorët ka mundësuar rritjen e kapaciteteve në 30 poltrona të posaçëm, të cilat pritet të dyfishohen së shpejti, duke përmirësuar menaxhimin dhe duke lehtësuar fluksin e pacientëve. Ministrja vlerësoi kontributin e donatorëve dhe falënderoi stafin mjekësor për vijimin e shërbimit pa ndërprerje edhe gjatë punimeve.

Sala theksoi se investimet do të vijojnë, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe garantimin e barnave onkologjike. “Ky është vetëm hapi i parë. Puna për përmirësimin e shërbimit vijon në mënyrë sistematike,” tha ajo.

Paralelisht, Spitali Onkologjik ka nisur edhe zbatimin e shërbimeve digjitale, përfshirë recetat elektronike dhe dosjen elektronike të pacientit (e-file), për të përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit.

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Përmirësohet shërbimi i Kimioterapisë në Spitalin Onkologjik të QSUT-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ulutash: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, jetësore për të parandaluar përshkallëzime

11 December 2025 at 15:17

PRISHTINË, 11 dhjetor /ATSH/ Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, tha se komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe janë të rëndësishme për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm.

Ulutash i bëri këto deklarata pas vizitës në Serbi, ku u takua me kreun e ushtrisë serbe, gjeneralin Millan Mojsilloviq.

“Komunikimet e rregullta dhe të hapura mes KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë janë vitale për të adresuar zhvillimet e rëndësishme dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm të përshkallëzimit me kohë, në mënyrë të duhur, transparente dhe konstruktive. Në javët dhe muajt në vijim, unë do të bëj pjesën time për t’u siguruar që të vazhdojmë t’i shfrytëzojmë sa më mirë këto komunikime të rregullta”, tha Ulutash përmes një deklarate.

Edhe gjatë mandatit të parë të tij në krye të KFOR-it, Ulutash kishte vizituar Beogradin.

Ulutash e falënderoi për mikpritjen Mojsilloviqin me të cilin, tha se “veçse kam zhvilluar një bashkëpunim të hapur dhe frytdhënës gjatë mandatit tim të parë në krye të KFOR-it. Mezi pres të takohem sërish me të, së shpejti”.

Kreu i KFOR-it tha se misioni është i angazhuar për të ofruar siguri që “mundëson krijimin e kushteve të nevojshme për dialog politik”.

“NATO – përfshirë përmes punës së përditshme të KFOR-it – vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës dhe Beogradit, si kornizë për të adresuar çështjet e mbetura me qëllim që të përfitojnë të gjithë njerëzit”, tha Ulutash.

Sipas gjeneralmajorit Ulutash tha se ky mision për çerekshekulli ka luajtur rol kyç në mirëmbajtjen e paqes dhe duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët në Kosovë. Siguria në rajon, sipas gjeneralmajorit turk është e lidhur me sigurinë e Evropës dhe në mbarë zonë euroatlantike.

Gjeneralmajori turk u rikthye në drejtimin e KFOR-it në muajin tetor. Mandati i parë njëvjeçar i Ulutashit në krye të KFOR-it nisi në tetor të vitit 2023 dhe përfundoi në tetor të vitit pasues.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në KFOR aktualisht janë mbi 4 mijë paqeruajtës nga vende të ndryshme të botës. /REL/

The post Ulutash: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, jetësore për të parandaluar përshkallëzime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Jordani, pritet me ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

8 December 2025 at 13:44

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Kryeministri Rama e vlerësoi mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë.

“I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht i Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Rama krahas fotove nga pritja zyrtare.

Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

/m.m/r.e/ /a.g/

The post Rama në Jordani, pritet me ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nxënës të klasës së tretë në “Punishten e Demokracisë” në Kuvend

3 December 2025 at 14:07

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ “Punishtja e Demokracisë”, ura që lidh Kuvendin me fëmijët, mirëpriti sot nxënësit e klasës së tretë të shkollës “Osman Myderizi”.

Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të shpreheshin me pyetje të sinqerta dhe të mësonin mbi rolin e tyre në shoqëri dhe rëndësinë e qytetarisë aktive.

Në këtë aktivitet u përfshinë edhe deputetët Erion Malaj nga Partia Socialiste dhe Ina Zhupa nga Partia Demokratike, pjesë e grupit “Miqtë e Fëmijëve”.

Ata zhvilluan një bisedë të ngrohtë me nxënësit, duke shpjeguar në mënyrë të thjeshtë rolin e deputetëve dhe disa aspekte të procesit të vendimmarrjes në Kuvend.

Vizita ishte një mundësi e mirë për fëmijët që të njihen me vlerat demokratike, të kuptojnë rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe të frymëzohen për të qenë qytetarë aktivë të së ardhmes.

/gj.m/j.p/

The post Nxënës të klasës së tretë në “Punishten e Demokracisë” në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump fton Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

1 December 2025 at 20:30

TEL AVIV, 1 dhjetor /ATSH/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”, njoftoi sot zyra e kryeministri, izraelit, sipas Reuters.

Ftesa erdhi pak pasi Trump deklaroi se Izraeli duhet të ruajë një dialog të fortë dhe të sinqertë me Sirinë. Një vizitë e tillë do të ishte e pesta për Netanyahun që prej rikthimit të Trump në detyrë në janar.

Dy liderët kanë kultivuar publikisht një marrëdhënie të ngushtë, ndonëse burime amerikane dhe izraelite thonë se Trump herë pas here ka shprehur frustrim ndaj Netanyahut.

Në komunikatën zyrtare u tha se të dy diskutuan për çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës.

Trump në shtator prezantoi një plan për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ndërsa armëpushimi me Hamasin është në fuqi që nga tetori.

Trump  ka deklaruar më herët se është “shumë e rëndësishme” që Izraeli të mbajë një dialog të qëndrueshëm me Sirinë, duke theksuar se asgjë nuk duhet të pengojë “evoluimin e Sirisë drejt një shteti të begatë”.

Administrata e tij po përpiqet të ndërmjetësojë një pakt mosagresioni mes dy vendeve, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Siria nuk e njeh zyrtarisht Izraelin, i cili ka zgjeruar kontrollin mbi territore siriane që nga dhjetori 2024.

Izraeli ka pushtuar Lartësitë e Golanit që nga viti 1967 dhe më vonë i ka aneksuar, një hap i njohur nga SHBA-ja , por jo nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Presidenti Trump ndërkohë ka mbështetur liderin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ndërsa Izraeli ka shprehur kundërshtime për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me grupet islamiste. /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump fton Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Partneriteti me Universitetin e Teknologjisë së Compiègne, hap drejt ndërkombëtarizimit të UPT

25 November 2025 at 17:00

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi ditët e fundit një vizitë në kampusin e Universitetit të Teknologjisë së Compiègne (Francë), ku u prit nga presidentja e institucionit, Claire Rossi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro tha se “partneriteti mes Universitetit të Compiègne dhe dhe Universitetit Politeknik të Tiranës po merr formë konkrete dhe afatgjatë jo vetëm në studime, por edhe në krijimin e inkubatorëve të startup-eve”.

Kumbaro u shpreh se “falë marrëveshjes mes dy qeverive dhe punës së përbashkët të ekipeve të Ministrisë së Arsimit, Ambasadës Franceze, UPT dhe UTC, tashmë në Shqipëri është krijuar Kampusi i përbashkët me selinë e Universitetit të Compiègne”.

“Ky kampus i jep mundësi studentëve shqiptarë të ndjekin programe bachelor, master dhe doktoratë, në Inxhinieri Informatike dhe në Inteligjencë Artificiale, me leksione të përbashkëta nga profesorë francezë dhe shqiptarë, të përfitojnë mobilitete akademike në të dy universitetet dhe të diplomohen me dy diploma të vlefshme të njohura nga të dy vendet në Shqipëri dhe në Francë”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë është një nga prioritetet e këtij mandati në arsim, që synojmë ta zgjerojmë në fushat prioritare të zhvillimit”.

Hapja e Kampusit të Universitetit të Teknologjisë së Compiègne të Francës në UPT është një nga arritjet më të mëdha në arsimin e lartë shqiptar. Një program është hapur në UPT është Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike dhe një në Sisteme Elektronike. Mësimi  zhvillohet në UPT me profesorë shqiptarë dhe francezë. Në fund studentët do të marrin dy diploma, një të UPT dhe një diplomë franceze të UTC. Ndërsa në vitin e tretë është hapur një program i ri Bachelor në Inxhinieri Mekatronike. E reja e këtyre diplomave të dyfishta është që mësimi bëhet në Shqipëri.

/k.s/r.e/

The post Kumbaro: Partneriteti me Universitetin e Teknologjisë së Compiègne, hap drejt ndërkombëtarizimit të UPT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ATHINË – Takim i rëndësishëm Greqi – Shqipëri më 16 dhjetor, në fokus disa çështje

24 November 2025 at 15:21

ATHINË, 24 nëntor /ATSH-ANA/ – Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitën e saj të parë zyrtare në Athinë më 16 dhjetor, ku do të takohet me homologun grek, Georgios Gerapetritis.

Mediet greke raportojnë se my takim synon të vendosë një hartë të re bashkëpunimi në çështje kyçe si delimitimi i Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE), bashkëpunimi energjetik dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Që nga viti 2020, Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord që çdo mosmarrëveshje mbi ZEE-në të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duke treguar angazhimin për zgjidhje përmes dialogut dhe procedurave ligjore. Takimet e mëparshme, sidomos në qershor me ish-ministrin Igli Hasani, kanë vendosur bazat për një bashkëpunim më të ngushtë.

Vizita e Spiropalit pritet të japë një impuls të ri në bisedime, duke shfrytëzuar momentum-in pozitiv nga rizgjedhja e kryeministrit Edi Rama për një mandat të katërt. Tema të tjera që pritet të diskutohen përfshijnë gazsjellësit, lidhjet elektrike dhe infrastrukturën që lidh Greqinë dhe Shqipërinë.

Bashkëpunimi në këto fusha mund të rrisë sigurinë energjetike, të ulë kostot për qytetarët dhe të krijojë mundësi të reja për investime. Një tjetër pikë kyçe është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, ku Shqipëria synon të përfundojë negociatat deri në vitin 2027.

Greqia, që do të ketë presidencën e Këshillit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2027, mund të mbështesë aktivisht procesin e integrimit dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ky takim ka rëndësi strategjike për të dyja vendet dhe për stabilitetin rajonal. /Ad.Ab./

https://epolitical.gr/krisimi-synantisi-elladas-alvanias-gia-chartografisi-aoz/#

The post ATHINË – Takim i rëndësishëm Greqi – Shqipëri më 16 dhjetor, në fokus disa çështje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Kroaci, në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe projektet rajonale

24 November 2025 at 10:14

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.

Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit kroat.

Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).

Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rëndësia e zhvillimit të degës së gazsjellësit Adriatiko–Jonian për forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.

Gjatë vizitës, Spiropali do të mbajë edhe një ligjëratë me temë “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE” për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

1 nga 2

/m.m/j.p/

The post Spiropali në Kroaci, në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe projektet rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Delegacioni japonez i JETRO-s viziton Portin e Durrësit

21 November 2025 at 16:17

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Autoriteti Portual i Durrësit u vizitua sot nga një delegacion i Organizatës së Tregtisë së Jashtme japoneze (JETRO), në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Shqipëri.

Vizita u realizua në kuadër të shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, me fokus në zhvillimet portuale dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Autoritetit Portual të Durrësit prezantuan zhvillimet aktuale, projektet strategjike dhe prioritetet e institucionit, ndërsa delegacioni i JETRO shprehu interes për të njohur më nga afër potencialet e Portit të Durrësit dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Autoriteti Portual i Durrësit vlerëson këtë vizitë si një hap pozitiv drejt forcimit të marrëdhënieve me partnerët japonezë dhe mbetet i hapur për inicimin e projekteve dhe nismave të përbashkëta në të ardhmen.

JETRO promovon tregtinë dhe investimet midis Japonisë dhe vendeve të tjera. Ata punojnë për të nxitur bashkëpunime ekonomike, investime të huaja, projekte zhvillimi dhe lidhje biznesi.

/k.s/j.p/

The post Delegacioni japonez i JETRO-s viziton Portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani vizitë në Bruksel, BE: SPAK arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

20 November 2025 at 16:26

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Kreu i Prokurorisë së  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi një vizitë dyditore në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite, Dumani u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Ëinterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranën bëri të ditur se, vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se, “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

“Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Gonzato.

“Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi Gonzato.

/gj.m/

The post Dumani vizitë në Bruksel, BE: SPAK arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj niset për vizitë zyrtare në Republikën Çeke

18 November 2025 at 18:51

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj u nis sot për në Republikën Çeke, ku do të zhvillojë një vizitë me ftesë të homologut Petr Pavel.

Agjenda parashikon takime me presidentin e Republikës Çeke, kryeministrin, zv.kryetarin e Senatit, kryetarin e Dhomës së Deputetëve, si dhe autoritete të tjera të larta.

Gjatë kësaj vizite Kreu i Shtetit ka parashikuar edhe takime të veçanta me të rinj shqiptarë që studiojnë në Republikën Çeke, si dhe një takim me komunitetin shqiptar në Pragë.

/k.s/r.e/

The post Begaj niset për vizitë zyrtare në Republikën Çeke appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri i Jashtëm gjerman viziton Kosovën

18 November 2025 at 09:25

PRISHTINË, 18 nëntor/ATSH/ Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul do të vizitojë sot Kosovën.

Wadephul pritet që pasdite të takohet me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton KosovaPress.

Gjatë vizitës së tij ministri i jashtëm gjerman pritet të vizitojë edhe ushtarët gjermanë të KFOR-it. /KosovaPress/

The post Ministri i Jashtëm gjerman viziton Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj në Gjirokastër: Gjuha shqipe, identitet kombëtar që duhet ta mbrojmë me përkushtim

15 November 2025 at 14:00

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër. Në kuadër të ditëve të shënuara të nëntorit, Presidenti Begaj u ftua nga shoqata atdhetare Labëria – Nder i Kombit në takimin mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me universitetin “Eqerem Çabej”.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj përcolli mesazhe të rëndësishme për sa i përket ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi domethënien e thellë të gjuhës shqipe si “shpirti dhe ashti i kombit shqiptar”, duke e lidhur aktivitetin me datat e shenjta të muajit të nëntorit në javën e alfabetit.

Presidenti vlerësoi kontributin e deritanishëm për ruajtjen, përcjelljen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa bëri apel për një strategji të re për mësimin shqip të fëmijëve që jetojnë jashtë.

Kreu i shtetit theksoi kontributin e figurave të shquara gjirokastrite, si Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare në studimin, pasurimin dhe lartimin e shqipes, duke përmendur shprehjen e Kadaresë se “Gjuha është atdheu”.

Po ashtu, Begaj u ndal veçanërisht në rolin historik të Kongresit të Manastirit në unifikimin e alfabetit shqip.

“Kongresi i Manastirit i vitit 1908 mbetet një ndër momentet më të ndritura të historisë shqiptare. Pas Kuvendit të Lezhës dhe Lidhjes së Prizrenit, ishte Kongresi i Manastirit që përcaktoi rrugën e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve përmes njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Me atë vendim u hodhën themelet e identitetit tonë modern dhe u ndez drita e një bashkimi që do të përgatiste pavarësinë”, theksoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e mësuesve, prindërve, shoqatave kulturore dhe klerikëve që po mbajnë gjallë gjuhën amtare në Diasporë.

“Ata janë ambasadorët e gjuhës sonë në botë dhe meritojnë mirënjohjen e përjetshme të kombit tonë”, u shpreh Presidenti i Republikës, duke theksuar se përpjekjet e tyre kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për një vizion të përbashkët e të qëndrueshëm.

“Ne duhet të jemi kujdestarët e vetëdijshëm të gjuhës sonë, ta mbrojmë me dashuri dhe urtësi, duke e përditësuar dhe duke e përshtatur me kohën”, u shpreh Presidenti Begaj.

Në mbyllje, Begaj  falënderoi organizatorët dhe universitetin “Eqerem Çabej” për kontributin në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se “ruajtja e shqipes është ruajtja e vetë atdheut”.

Kreu i Shtetit u prit nga Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe autoritetet vendore, e po ashtu zhvilloi vizita në Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë, në Obeliskun e Arsimit dhe në kalanë e Gjirokastrës.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitë në Gjirokastër
1 nga 6

/e.i/j.p/

The post Begaj në Gjirokastër: Gjuha shqipe, identitet kombëtar që duhet ta mbrojmë me përkushtim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sala: Aparatura mjekësore inovative tek Trauma për përmirësim të cilësisë së shërbimit

4 November 2025 at 10:50

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Investimet në zhvillimin dhe modernizimin e insfrastruktuës në bllokun operator në Spitalin Universitar të Traumës kanë mundësuar krijimin e një mjedisi bashkëkohor ku ndërhyrjet kirurgjikale realizohen me standarde të larta sigurie dhe efikasisteti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Evis Sala zhvilloi një vizitë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, ku ndoqi nga afër ofrimin e shërbimit për pacientët me trauma shëndetësore, si dhe investimet e kryera në infrastrukturë e pajisje mjekësore, veçanërisht në bllokun operator qendror, i cili është pajisur me aparatura të teknologjisë së fjalës së fundit.

“Modernizimi i Spitalit të Traumës, specifikisht të bllokut operator, aq i rëndësishëm në rastet e traumave shëndetësore, sidomos atyre urgjente dhe pajisja e tij me aparatura mjekësore inovative përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë për pacientët”, u shpreh ministrja Sala.

Në bllokun operator janë instaluar pajisje të avancuara për Neurokirurgjinë dhe Kirurgjinë e Përgjithshme, që mundësojnë ndërhyrje sa më pak invazive dhe me saktësi maksimale.
Gjithashtu, kabinetet ambulatore të ORL-së, Okulistikës dhe Neurokirurgjisë janë pajisur me aparatura diagnostikuese të reja, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit për pacientët.

Spitali Universitar i Traumës mbetet struktura e vetme spitalore që ofron shërbim të specializuar për traumën dhe politraumën në nivel kombëtar. Numri i pacientëve që marrin shërbim në këtë spital është në rritje të vazhdueshme, përfshirë edhe shtetas të huaj. Aktualisht, në SUT trajtohen mbi 62 mijë raste urgjente çdo vit.

SUT ofron shërbime të specializuara në fusha të ndryshme, që përfshijnë ortopedinë, kirurgjinë e traumës, kirurgjinë e përgjithshme, neurokirurgjinë, si edhe shërbime të ORL-së, okulistikës dhe kirurgjisë maksilofaciale. Krahas tyre, spitali ofron gjithashtu trajtime në sëmundjet e brendshme, reanimacion, imazheri, farmaci, konsulta ambulatore dhe fizioterapi, duke garantuar kujdes të plotë multidisiplinar për pacientët me trauma dhe politrauma.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Spitali Universitar i Traumës ndodhet në proces rikonstruksioni, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe kushteve të punës e akomodimit, për të garantuar një mjedis më funksional dhe bashkëkohor, që i përgjigjet më mirë rritjes së vazhdueshme të kërkesës për trajtime të specializuara dhe cilësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë vizitës në SUT
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Sala: Aparatura mjekësore inovative tek Trauma për përmirësim të cilësisë së shërbimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAMASK – Ahmad al-Sharaa i pari president sirian në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se 80 vjet

2 November 2025 at 18:11

DAMASK, 2 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa do të realizojë vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në histori nga një president i vendit, për të hapur një “kapitull të ri” në marrëdhëniet mes Damaskut dhe Washingtonit, deklaroi ministri i Jashtëm Assad al-Shaibani.

“Presidenti Ahmad al-Sharaa do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në fillim të nëntorit”, tha Shaibani gjatë një fjalimi në Bahrein.

“Sigurisht, kjo është një vizitë historike. Është vizita e parë e një presidenti sirian në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se 80 vjet”, shtoi Shaibani.

I dërguari i posaçëm amerikan Tom Barrack, i cili gjithashtu shërben si ambasador i SHBA-së në Turqi, tha për Axios se vizita do të zhvillohet në javën e dytë të muajit, më 10 nëntor./ /os/

The post DAMASK – Ahmad al-Sharaa i pari president sirian në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se 80 vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SEUL – Xi fton kryeministrin kanadez Carney për vizitë zyrtare, pas vitesh tensionesh

31 October 2025 at 10:22

SEUL, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti kinez, Xi Jinping ftoi sot kryeministrin kanadez Mark Carney të vizitojë Kinën, duke shënuar takimin e parë zyrtar midis udhëheqësve të dy vendeve që nga viti 2017, një periudhë e shënuar nga marrëdhënie të tendosura.

“Ju ftojmë të vizitoni përsëri Kinën si kryeministër i Kanadasë”, deklaroi udhëheqësi kinez, sipas një regjistrimi audio të fillimit të takimit mes dy liderëve.

Mark Carney tha se ishte i kënaqur nga ftesa për të shkuar në Kinë për të thelluar dialogun dhe se ”po priste me padurim”.

Presidenti kinez, Xi Jinping vlerësoi sot “trendin pozitiv” në marrëdhëniet e vendit të tij me Kanadanë, gjatë një takimi me kryeministrin Mark Carney në Korenë e Jugut.

“Marrëdhëniet Kinë-Kanada janë rikthyer së fundmi në një trend pozitiv falë përpjekjeve të përbashkëta të të dyja palëve”, tha Xi.

“Kina është e gatshme të punojë me Kanadanë për t’i rikthyer marrëdhëniet Kinë-Kanada në rrugën e duhur”, shtoi ai./  /f.k/ a.jor.

The post SEUL – Xi fton kryeministrin kanadez Carney për vizitë zyrtare, pas vitesh tensionesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Riad: Future Investment Initiative, arenë e madhe me 7 mijë të ftuar

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Riad, Arabi Saudite, ku mori pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII).

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga pjesëmarrja në këtë forum si dhe nga takimet që zhvilloi në kuadër të kësaj vizite.

“Shumë i nderuar nga pjesëmarrja në një ndër panelet e arenës së madhe të Future Investment Initiative, ku marrin pjesë 7 mijë të ftuar nga të gjitha kontinentet”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama u prit në Pallatin Mbretëror nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud me të cilin bisedoi për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e Al Saud në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Ndërsa në edicionin e 9-të i Future Investment Initiative, Rama tha se “është e gabuar që Europa është fokusuar gjithmonë e më shumë tek armatimi dhe nuk ka planin e vet të paqes”.

“Një Europë që nuk ka planin e saj të paqes. Një Europë e cila për vite me radhë e vuri veten në autopilotin e SHBA-së dhe pastaj kur gjërat atje ndryshuan, dramatikisht do të thoja, nisi të rizbulonte fjalën armëpushim, që ishte hequr nga fjalori i të gjithëve”, tha  Rama.

Edicioni i 9-të i Future Investment Initiative (FII) mblodhi së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

 

 

/k.s/j.p/

The post Rama në Riad: Future Investment Initiative, arenë e madhe me 7 mijë të ftuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Riad, merr pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative

27 October 2025 at 15:49

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton agjendën e Investimeve në botë, që mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, zëvendësguvernatori i Riadit.

Në 17 maj 2025, Shqipëria mirëpriti Forumin Ndërkombëtar “Future Investment Initiative” (FII), i cili për herë të parë u organizua në Europë.

1 nga 3

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama në Riad, merr pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌