Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Transformimi i Onkologjikut vijon

15 December 2025 at 09:30

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Transformimi i Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mbetet një prej zotimeve që ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala e ka bërë publik që në ditën e parë të marrjes së detyrës.

Sallat e reja të kimioterapisë dhe përmirësimi i kushteve për pacientët që marrin shërbim në pavionet e këtij spitali, janë vetëm hapi i parë drejt një trajtimi të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët.

Kryeministri Edi Rama, përcolli sot në rrjete sociale, pamjet nga spitali Onkologjik në QSUNT, ndërsa u shpreh se transformimi vazhdon nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë, e cila është edhe një personalitet i mirënjohur në botën akademike të trajtimit të kancerit.

Investimi në sallat e reja të kimioterapisë është rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve, duke përbërë një hap të rëndësishëm për ofrimin e një trajtimi më të sigurt, më komod dhe më dinjitoz për pacientët.

Në buxhetin 2026 për herë të parë është planifikuar rimbursimi i të gjitha barnave antitumorale për pacientët që trajtohen në këtë spital, duke rritur fondin me 1.5 miliardë lekë dhe duke krijuar një mbështetje më të plotë për trajtimin.

Paralelisht, spitali Onkologjik ka nisur zbatimin e shërbimeve të reja digjitale, si receta elektronike dhe dosja elektronike e pacientit (e-file), duke përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit për çdo  pacient.

/e.i/j.p/

The post Rama: Transformimi i Onkologjikut vijon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla të reja kimioterapie për pacientët në Spitalin Onkologjik

14 December 2025 at 11:52

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, nga sallat e reja të kimioterapisë, u shpreh sot se përmirësimi i kushteve në Spitalin Onkologjik, përmes shtimit të sallave dhe shërbimeve, është vetëm hapi i parë drejt një trajtimi të sigurt dhe dinjitoz për pacientët.

Ajo theksoi se vijon puna për garantimin e barnave onkologjike.

Investimi në sallat e reja të kimioterapisë është rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve, duke përbërë një hap të rëndësishëm për ofrimin e një trajtimi më të sigurt, më komod dhe më dinjitoz për pacientët.

Ministrja Sala, në një videomesazh në rrjetet sociale nga sallat e reja të kemioterapisë, tha se që në ditën e parë të detyrës saj, angazhimi ka qenë që shërbimi onkologjik të jetë një përparësi. “Shërbimi që ofrohet këtu prek jetën e shumë familjeve dhe kërkon mbështetje të vazhdueshme”, u shpreh Sala.

“Çdo pacient që kalon këto korridore vjen me sfida, me shpresë. Dhe është detyrë e jona të krijojmë kushte sa më të mira përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë”, tha ajo.

“Ky është vetëm hapi i parë. Puna po vijon paralelisht për garantimin e barnave onkologjike. Në buxhetin 2026 për herë të parë është planifikuar rimbursimi i të gjitha barnave antitumorale për pacientët që trajtohen në këtë spital, duke rritur fondin me 1.5 miliardë lekë dhe duke krijuar një mbështetje më të plotë për trajtimin”, vijoi Sala.

Sala shprehu njëherësh, mirënjohje dhe respekt për mjekët, infermierët, farmacistët dhe gjithë stafin shëndetësor, të cilët çdo ditë janë forca që sipas ministres mban në këmbë këtë shërbim jetik.

Paralelisht, Spitali Onkologjik ka nisur zbatimin e shërbimeve të reja digjitale, si receta elektronike dhe dosja elektronike e pacientit (e-file), duke përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit për çdo  pacient.

/e.i/a.f/

The post Salla të reja kimioterapie për pacientët në Spitalin Onkologjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmirësohet shërbimi i Kimioterapisë në Spitalin Onkologjik të QSUT-së

13 December 2025 at 14:05

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Kapacitetet dhe efikasiteti i shërbimit në Spitalin Onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po rriten.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe shefi i Shërbimit Onkologjik, dr. Helidon Nina, inspektoi ambientet e reja të Shërbimit të Kimioterapisë. Aktualisht funksionojnë tre salla të dedikuara që mund të trajtojnë rreth 100 pacientë në ditë, ndërsa po punohet për hapjen e sallës së katërt.

Bashkëpunimi me donatorët ka mundësuar rritjen e kapaciteteve në 30 poltrona të posaçëm, të cilat pritet të dyfishohen së shpejti, duke përmirësuar menaxhimin dhe duke lehtësuar fluksin e pacientëve. Ministrja vlerësoi kontributin e donatorëve dhe falënderoi stafin mjekësor për vijimin e shërbimit pa ndërprerje edhe gjatë punimeve.

Sala theksoi se investimet do të vijojnë, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe garantimin e barnave onkologjike. “Ky është vetëm hapi i parë. Puna për përmirësimin e shërbimit vijon në mënyrë sistematike,” tha ajo.

Paralelisht, Spitali Onkologjik ka nisur edhe zbatimin e shërbimeve digjitale, përfshirë recetat elektronike dhe dosjen elektronike të pacientit (e-file), për të përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit.

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Përmirësohet shërbimi i Kimioterapisë në Spitalin Onkologjik të QSUT-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa

12 December 2025 at 14:09

Gazetari i News 24, Osman Stafa, është kërcënuar nëpëmjet një mesazhi anonim në rrjetin social të Instagramit, një veprim që haptazi lidhet me denoncimet e tij ndaj situatës në Spitalin Onkologjik. Rrjeti për Gazetari të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor (Safe Journalists) reagoi lidhur me këtë episod, duke dënuar aktin dhe duke bërë thirrje për hetim […]

The post Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa appeared first on Reporter.al.

Mungesë e ilaçeve dhe rimbursimit, trajtimi i kancerit në Onkologjik bëhet privilegj për të pasurit

By: armand
9 December 2025 at 16:53

Gazetari Osman Stafa ka publikuar denoncimin e një qytetareje që tregon gjendjen dramatike në shërbimin onkologjik të QSUT-së. Sipas denoncimit bashkëshorti i saj, i prekur nga kanceri i veshkave, detyrohet të paguajë 2500 euro çdo tre javë për imunoterapinë me pembrolizumab, sepse shteti nuk e rimburson këtë diagnozë. Ky ilaç rimbursohet vetëm për kancerin e […]

The post Mungesë e ilaçeve dhe rimbursimit, trajtimi i kancerit në Onkologjik bëhet privilegj për të pasurit appeared first on BoldNews.al.

Rama: Për herë të parë, fond i posaçëm për barnat e Spitalit Onkologjik

By: melisa
15 November 2025 at 13:41

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një dëgjeje publike me banorët e Njësisë Nr.3 në Tiranë, njoftoi se me buxhetin e vitit 2026 shteti do të rrisë investimet dhe angazhimet për kategoritë më në nevojë, duke përfshirë edhe transformimin e infrastrukturës spitalore. Rama theksoi rëndësinë e përkujdesjes për pacientët e prekur nga kanceri, duke theksuar se barnat për…

Source

Sala takon Schillaci-n: Bashkëpunim për Rrjetin e ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutin Kombëtar të Tumoreve

13 November 2025 at 13:40

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Shëndetësisë, Orazio Schillaci, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë takimit, i cili i parapriu mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive (G2G) Shqipëri-Itali sot në Romë, u theksua rëndësia e zgjerimit të partneritetit në disa fusha të rëndësishme ku prioritet do të jetë bashkëpunimi për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institut të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve, të cilët do të përfaqësojnë elementë qendrore të reformës së sistemit tonë shëndetësor.

Po ashtu, do të vijojë bashkëpunimi dypalësh për përmirësimin e shërbimeve për shëndetin e nënës dhe fëmijës, përmes mbështetjes së projekteve të përbashkëta në neonatologji, e deri tek forcimi i kapaciteteve spitalore dhe profesionale në vend.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën farmaceutike, mes Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) dhe agjencisë homologe italiane AIFA, në fushën e politikave të regjistrimit, kontrollit dhe certifikimit të barnave, si dhe në përcaktimin e metodologjive të çmimeve.

Në kuadër të procesit të integrimit evropian, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po punon për hartimin e ligjit për qelizat, gjakun, indet dhe transplantin, ku Italia pritet të ofrojë mbështetje dhe shkëmbim përvojash, veçanërisht në fushën e transplantit.

Palët ranë dakord gjithashtu për të zgjeruar bashkëpunimin në trajtimin e sëmundjeve onkologjike, përfshirë forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e protokolleve të trajtimit në këtë fushë, si dhe për asistencë në trajtimin e rasteve që kërkojnë kujdes më të specializuar.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm është zhvillimi i kapaciteteve në mjekësinë bërthamore dhe sigurimi i radiofarmaceutikëve (FDG – Fluorodesossiglucosio 18F), pas instalimit të aparaturës PET-CT në QSUT.

Në fokus të veçantë ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit universitar dhe formimit të vazhdueshëm profesional në mjekësi, si dhe konsolidimi i sistemeve të shëndetit digjital, telemjekësisë dhe monitorimit të performancës së institucioneve shëndetësore.

Ministrat Sala dhe Schillaci vlerësuan gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e menaxhimit spitalor, përmes bashkëpunimit me spitalin e njohur “San Raffaele” në Milano.

Takimi i parapriu mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive (G2G) të Shqipërisë dhe Italisë.

Nga takimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala me homologun Italian
1 nga 5

/e.i/r.e/

The post Sala takon Schillaci-n: Bashkëpunim për Rrjetin e ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutin Kombëtar të Tumoreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sala: 1 miliard lekë për barnat onkologjike në projektbuxhetin 2026

6 November 2025 at 13:37

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit ndërsa opozita kishte kërkuar mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik se tashmë është rialokuar një fond prej 200 milionë lekësh për të adresuar zgjidhjen e nevojave urgjente për barnat në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Sala duke iu përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike Bardh Spahia i cili parashtroi argumentet për mocionin, kërkoi që të mos përfshihet në debatin e procedurës në Parlament, për të mos bërë politikë me dhimbjen e njerëzve.

“Pak javë më parë kam pranuar një sfidë të madhe që nuk është vetëm e Qeverisë dhe imja si ministre, por është sfida ime personale si mjeke. E kam filluar karrierën pikërisht në spitalin Onkologjik, ku këto ditë kam prekur çdo skutë, kam takuar pacientët, ndërsa është rialokuar një fond prej 200 milionë lekësh për të adresuar zgjidhjen e nevojave urgjente me barnat e onkologjikut”, tha Sala.

Sipas Salës, me propozim e MSHMS në projektbuxhetin 2026 që pritet të kalojë në Kuvend pas pak ditësh, vetëm për barnat onkologjike është akorduar buxhet i dedikuar prej 1 miliard lekësh.

“Kjo është një risi. Problemet nuk zgjidhjen me retorikë politike apo duke luajtur me dhimbjet e pacientëve. Zgjidhen me punë dhe bashkëpunim. Angazhimi im kam qenë i qartë, çdo pacient që ka sëmundje onkologjike do trajtohet me protokollet bashkëkohore. Ky proces ka nisur dhe nuk ka kthim mbrapa”, përfundoi Sala.

Kuvendi rrëzoi kërkesën për mocion me debat për çështjen e Spitalit Onkologjik e depozituar nga opozita, në seancën e sotme, me shumicën e votave të mazhorancës.

/e.i/j.p/

The post Sala: 1 miliard lekë për barnat onkologjike në projektbuxhetin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Onkologjiku në kolaps, të rritet buxheti për barna dhe pajisje mjekësore

6 November 2025 at 13:35

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, kryetar i komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bardh Spahia, tha sot në Kuvend se Spitali Onkologjik është braktisur nga shteti duke kërkuar rritje të buxhetit të shtetit për Onkologjikun për barna dhe pajisje mjekësore.

Spahia, i cili kërkoi mocion me debat me Ministren e Shëndetësisë për situatën në shërbimin Onkologjik, theksoi se për 12 vite me radhë situata nuk ka ndryshuar por po degradon çdo ditë.

Deputeti i PD-së duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, tha se situata në spitalin Onkologjik është në kolaps.

“Ky raport nuk flet me opsione politike, por fakte, dhe bën një panorame të ftohtë mbi situatën e barnave dhe pajisjeve mjekësore në spitalin onkologjik të QSUT-së e cila është në kolaps përkundrejt shërbimit ndaj qytetarit, pacientëve që dergjen çdo ditë me qindra e mijëra dhe ku mungojnë barnat bazë, barnat e trajtimeve terapeutike, pajisjet sipas protokolleve mjekësore për diagnozat e ndryshme të pacientëve etj”, tha Spahia.

Më tej Spahia shtoi se “raporti tregon qartë se 46% e barnave antitumorale të autorizuara nuk janë importuar kurrë dhe kjo është kriminale. Sipas tij, protokollet klinike janë të vjetruara që prej vitin 2014 dhe kjo është paaftësi kriminale

“Farmacitë spitalore kanë barna të skaduara që ende figurojnë aktive, kjo është një vjedhje me pasoja direkte në shëndetin dhe jetën e qytetarëve.  AKBPM nuk ka kryer asnjë inspektim për tre vite rresht. Laboratori i kontrollit ka kryer vetëm 8 analiza në 3 vite. Penalitetet ndaj operatorëve që janë vonuar furnizimet nuk janë zbatuar”, tha Spahia.

Spahia nënvizoi se “programi për barnat tumorale është nënfinancuar sistematikisht. Këto fakte flasin qartë, nuk është mungesë apo ngërç administrativ, por është një skandal shtetëror”.

“Provë e qartë e dështimit të një sistemi të kapur nga paaftësia, korrupsioni, dhe burokracia. Në vend që të investohej në barna pajisje dhe kushte spitalore, qeveria ka preferuar propagandën”, u shpreh Spahia.

Deputeti theksoi se “Spitali Onkologjik që duhet të ishte qendra e shpresës për mijëra pacientët, sot është kthyer në simbol të braktisjes shtetërore. Çdo vit buxheti për barnat onkologjike dhe pajisjet mjekësore ka rënë, ndërkohë që buxheti për koncesione është rritur. Shifrat e tregojnë qartë”.

“Nuk ka shtretër as poltrona për kimioterapi. Mamografia dhe ekografia nuk bëhen. Barnat që duhet të sigurojë spitali pacientët i blejnë vet. Kjo nuk është neglizhencë, por shkelje e të drejtës për jetën. Kush mban përgjegjësi për këtë situatë”, tha Spahia.

Në mbyllje te fjalës së tij, deputeti demokrat kërkoi edhe një hetim parlamentar për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së.

Gjithashtu Spahia kërkoi “garanci ligjore për furnizimin pa ndërprerje me barna jetikë të listës bazë”.

Në përfundim, Kuvendi me votat e socialistëve rrëzoi kërkesën për mocion me debat me ministren e Shëndetësisë Evis Sala.

/m.q/j.p/

The post Bardhi: Onkologjiku në kolaps, të rritet buxheti për barna dhe pajisje mjekësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor

4 November 2025 at 09:47

Ishte nëntor, viti 2023, kur Vera* shkoi për të bërë kontrollin rutinë të gjirit. Ndryshe nga herët e tjera, ku ajo kthehej në shtëpi e qetë me përgjigjen se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, ajo ditë vjeshte ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Mjeku, nga ekzaminimi, i konstatoi një masë në gji duke dyshuar kështu për […]

The post Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor appeared first on Reporter.al.

U regjistruan 805 raste të reja me kancer gjiri në 2024, onkologjiku apelon për kontroll të hershëm

18 October 2025 at 08:13

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze.

Roli i medias, personazhet e njohur, apo fushatat e ndërgjegjësimit nga institucionet zyrtare, janë vetëm njëra anë e medaljes. Të parët që e bëjnë këtë thirrje, për ekzaminim të hershëm dhe kapjen në kohë të diagnozës, janë vetë mjekët.

Prof. asc. Helidon Nina, shef i Onkologjikut pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehet për ATSH-në se për vitin 2024 u regjistruan 805 raste të reja me kancer gjiri, ndërsa 15 raste ishin meshkuj.

Sipas Ninës, incidenca e vitit të kaluar është një tregues që nuk ka mbizotërim të moshave të reja që preken nga kanceri i gjirit, pra nuk ka një trend rritës te moshat e reja.

“Grup-mosha më e prekur është në fashën 50-70 vjeç dhe për këtë qëllim mamografia rekomandohet sidomos për këtë grup-moshë. Si faktorë risku kemi ato që nuk varen nga individi, që janë të pamodifikueshme, si qenia femër, trashëgimia, testet gjenetike pozitive, një menopauzë e hershme apo e vonshme, rrezatimet për arsye të tjera që janë bërë në mosha të reja, limfoma janë këto disa nga faktorët që ne nuk kemi mundësi t’i modifikojmë”, tha Nina.

“Ato faktorë që varen nga individi janë ulja e nivelit të obezitetit, aktiviteti fizik i këshillueshëm një orë e gjysmë në javë, mosmarrja e terapive hormonale apo kontraceptivëve për sistemin riprodhues për periudha të gjata kohore, lindja para moshës 30 vjeç, gjidhënia etj.”, pohoi ai.

Nina u ndal edhe te trendi i diagnostikimeve vitet e fundit dhe mënyra si kanë ndryshuar këto metoda ndër vite edhe në QSUNT.

Sipas tij, shtylla e trajtimit të një kanceri gjiri mbetet kirurgjia, kimioterapia, radioterapia, hormonoterapia e tjerë.

“Në të gjitha këto elementë për të luftuar këtë sëmundje, gjithmonë ka evolucione. Edhe në QSUNT kemi terapi edhe imunoterapi, si edhe kimioterapi të reja që gjejnë zbatim edhe te ne. Sa i takon radioterapisë, evolucion është fakti që kemi kaluar nga kobalti, tek askeleratori linear. Mjetet diagnostike për imazherinë kanë pësuar transformime pasi është kaluar nga mamografia standarde në mamografinë me tomosintezë 3D, nga eko standarde në eko elastrografike, rezonanca magnetike etj.”, pohoi Nina.

Ai tha se ka disa teknika që përdoren edhe pasi bëhet heqja e gjirit dhe vendosja e protezës nën muskulin e mbuluar me meshë apo mbi muskulin e mbuluar me meshë.

“Aktualisht vendoset proteza nën lëkurë pa përdorur meshë fare. E përmend meshën, pasi është një element mjekësor i kushtueshëm”, tha Nina, ndërsa theksoi se përveç mjekimeve që ofrohen nga Fondi i Barnave, po synohet nga MSHMS që protezimi i gjirit pas kirurgjisë të jetë tërësisht i rimbursuar nga shteti.

Prof. asc. Nina vuri theksin edhe te diagnostikimi i hershëm, pasi nëse pacienti nuk ka metastaza, edhe mundësitë e trajtimit dhe menaxhimi i diagnozës është shumë më i kollajtë, se kur mbërrihet në një stad të avancuar të sëmundjes.

“Shteti dhe MSHMS e ofron falas mamografinë jo vetëm gjatë Tetorit Rozë, por edhe gjatë vitit në spitale, maternitete, në stacionet e lëvizshme. Në QSUNT mamografitë zhvillohen gjatë gjithë ditës deri në orën 18:00 të pasdites. Vitin e kaluar, me urdhër ministri u kërkua që mamografia e lëvizshme të bëhet edhe në rrethe të caktuara të vendit gjatë gjithë vitit, për të ndihmuar ato zona që nuk kanë akses për shkak të largësisë. Janë dy mamografi të lëvizshme dhe kalendarin e kryerjes së mamografive çdo javë dhe muaj e ka ISHP-ja”, tha Nina.

Sipas tij, disa nga shenjat e para që duhet të trajtohen si shqetësuese nga gratë janë një masë në gji, tërheqje e lëkurës, një sekrecion me ngjyrë të kuqe ose të zezë nga thithi, gjëndra në sqetull, një edemë e lëkurës, një skuqje që ngatërrohet me mastitin etj.

“Vetekzaminimi nuk është vendimtar në çështjen e kancerit të gjirit, por ka peshën e vetë të rëndësisë”, pohoi Nina.

Shefi i Onkologjikut, e mbyll intervistën e tij për ATSH-në me një mesazh drejtuar të gjitha grave dhe vajzave, që të mos presin tetorin për të bërë mamografi dhe eko gjiri, por të shfrytëzojnë çdo periudhë të vitit.

“Lufta bëhet gjatë gjithë vitit dhe media ka rol në këtë pjesë. Vizita te mjeku specialist, informacionet që vijnë edhe nga gratë e mbijetuara nga kjo patologji janë gjithashtu të vlefshme. Çdo vit shohim individë që bëjnë ekzaminime pa pasur asnjë shenjë apo problematikë. Prandaj duhet të kemi një qasje sa më të gjerë përballë kësaj patologjie”, përfundoi prof. asc. Helidon Nina.

/e.i//r.e/a.f/

The post U regjistruan 805 raste të reja me kancer gjiri në 2024, onkologjiku apelon për kontroll të hershëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime 

17 October 2025 at 15:00

Tetori vjen me ngjyrën rozë. Nga zyrat e shtetit tek ekranet televizive e rrjetet sociale, kudo shfaqen fjongo rozë dhe fushata që nxisin ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Por në Shqipëri, pacientët onkologjikë përballen me një realitet që nuk ka asnjë nuancë rozë. Mungesë barnash, aparatura të prishura, kontrata të shkelura dhe ilaçe të skaduara. Këto janë disa nga gjetjet më flagrante të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një auditimi disavjeçar. 

Esmeralda Topi

Kur Eva, 40 vjeç nga Korça, mori vesh se kishte kancer në gji, nuk e mendoi dy herë.

“Shkova në Greqi. Nuk kisha besim të trajtohesha këtu,” thotë ajo. Edhe mjeku i kishte thënë: “Nëse ke mundësi, shko jashtë”,  kujton ajo.

Ana është një tjetër paciente. Ndryshe nga Eva, ajo është trajtuar një herë në Tiranë me kancer gjiri në vitin 2021.

Ajo rrëfen për Faktoje se pas kimioterapisë dhe ndërhyrjes në Tiranë, mjekja onkologe e Spitalit Onkologjik, i ka rekomanduar që kur të fillonin hormonoterapinë, të interesohej që mjekimet t’i gjente në Itali, ose në një vend tjetër perëndimor. 

Sot Ana po ndiqet në Itali.  

Eva dhe Ana bëjnë pjesë tek ata qindra pacientë që çdo vit largohen nga vendi për t’u trajtuar jashtë, sepse sistemi publik onkologjik është shndërruar në një mekanizëm të bllokuar, ku mungon gjithçka nga ilaçet, tek shpresa.

Gjetjet tronditëse të KLSH-së

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), që auditoi periudhën 2021–2025, zbulon atë që pacientët denoncojnë prej kohësh. Barnat antitumorale kanë munguar për periudha të gjata, duke vënë në rrezik jetën e qindra të sëmurëve me tumore.

Në sistemin e brendshëm të Farmacisë Qendrore, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjetën ilaçe të skaduara dy barna kimio që sipas rregullores duhej të ishin asgjësuar prej kohësh. Ndërkohë, për shumë të tjera, gjendja në depo ka qenë zero.

Nga 253 barna antitumorale të regjistruara për import e rimbursim, 116 nuk janë sjellë asnjëherë gjatë katërvjeçarit të fundit. Sipas raportit, nuk ekziston kontratë aktive për disa prej barnave më jetike, si Actinomycin D apo Phesgo, i fundit i domosdoshëm për gratë me kancer gjiri.

Në farmacinë qendrore, herë pas here, raftet kanë qenë bosh edhe për barna që në dokumente figurojnë si “të furnizuara”.

KLSH ka zbuluar se gjatë këtyre viteve janë regjistruar 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, por vetëm në 2 raste Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur penalitete. 47 rastet e tjera thjesht janë mbyllur në heshtje.

Sipas raportit, vlera e gjobave që nuk u aplikuan arrin në 49 milionë lekë, një shumë që mund të kishte blerë ilaçet që mungojnë sot në spitale.  Por kompanitë importuese si Rejsi Farma, Megapharma, Intermed, Deltapharma-al, Incomed e Trimed, janë trajtuar si “operatorë pa probleme”.
Edhe pse kanë vonuar, kanë dështuar, kanë përsëritur shkelje, askush nuk është ndëshkuar.
Në vend të penaliteteve, kanë marrë kontrata të reja.

KLSH e cilëson këtë si dështim serioz të mekanizmave të kontrollit, një skemë të qëllimshme mosveprimi që ka dëmtuar jo vetëm buxhetin publik, por mbi të gjitha pacientët që kanë mbetur pa trajtim.

Politika dhe justifikimet

Pas publikimit të raportit, opozita kërkoi mocion me debat në Kuvend, duke e quajtur spitalin onkologjik “pasqyra e dështimit të qeverisë”.
“46% ose 116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025”,  deklaroi nga selia blu, deputeti Bardh Spahia. 

Dy ditë më pas, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, e ftuar në podcastin e kryeministrit Rama, u përpoq ta zbuste situatën. “Duhet akses i plotë në barnat onkologjike, por me një protokoll të caktuar” tha Sala. 

Përfundim 

Nga raftet bosh te barnat e skaduara, nga kontratat pa ndëshkime te pacientët që detyrohen të shkojnë jashtë, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një fotografi e qartë e një sistemi që nuk funksionon. Një sistem që i detyron njerëzit të luftojnë jo vetëm me kancerin, por edhe me shtetin. Në këtë tetor rozë, fjongo që e shoqëron mbetet vetëm një simbol. Sepse në onkologjik, ngjyra që mbizotëron në rastin më të mirë është grija. 

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike Bardh Spahia, se “116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025”, e kategorizojmë të vërtetë. 

  • Emrat e dy personazheve janë ndryshuar për të ruajtur privatësinë e zonjave që besuan të ndajnë historitë e tyre me Faktoje.al

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë

The post Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime  appeared first on Faktoje.al.

Tetori Rozë pa Mamografi! Aparati te Onkologjiku në QSUT jashtë funksionit, gratë lihen në pritje

By: gaze tare
17 October 2025 at 11:59

Ndërsa jemi në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, situata në vend tregon një realitet krejt tjetër: në Spitalin Onkologjik të QSUT-së, aparati i mamografisë është jashtë funksionit prej ditësh, duke detyruar qindra gra që paraqiten për kontrolle të kthehen pa kryer ekzaminimin jetik.

Gratë që shkojnë në Onkologjik me shpresën për të bërë një kontroll të plotë, udhëzohen të kryejnë vetëm një eko të gjirit. Por ndryshe nga mamografia, e cila është metoda standarde për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ekzaminimi me ultratinguj nuk është i mjaftueshëm për të identifikuar të gjitha rastet me rrezik. Mjekët vetë e kanë theksuar vazhdimisht se mamografia mbetet një armë kyçe në luftën për diagnostikimin e hershëm, një hap që shpëton jetë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur pritet të riparohet pajisja. Në një kohë kur fushatat sensibilizuese janë kudo, dhe Ministria e Shëndetësisë shpërndan spote dhe deklarata për rëndësinë e kontrolleve, në spitalin referencë për trajtimin e kancerit nuk mund të kryhet një nga ekzaminimet bazë.

Ajo që e bën këtë situatë edhe më të pafalshme është pikërisht fakti se ndodh në Tetorin Rozë, muaji që në mbarë botën i kushtohet ndërgjegjësimit, parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Në vend që shërbimet të përforcohen, aparatura kyçe në QSUT lihet të dalë jashtë pune, pa një plan emergjent për zëvendësim apo riparim të shpejtë.

The post Tetori Rozë pa Mamografi! Aparati te Onkologjiku në QSUT jashtë funksionit, gratë lihen në pritje appeared first on iconstyle.al.

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për situatën në Onkologjik   

14 October 2025 at 15:40

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se, “raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik”.

“Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe  ofrimin e shërbimit në kohë”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD-së.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët: Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.

Kerkese per mocion me debat per raportin e KLSH ne onkologji

/gj.m//r.e/a.f/

The post PD kërkon mocion me debat në Kuvend për situatën në Onkologjik    appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Onkologjiku: KLSH ekspozon mungesa në barna, staf dhe pajisje

9 October 2025 at 14:57

Sëmundjet tumorale janë ndër tre shkaqet kryesore të vdekshmërisë në Shqipëri. Por përballë kësaj statistike shqetësuese, pacientët me kancer përballen me mungesë barnash, pajisjesh dhe stafi mjekësor.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), zbulon se sistemi publik i trajtimit të sëmundjeve kancerogjene është në kolaps. Nga barna të skaduara, te aparatura që nuk punojnë dhe mungesë protokollesh klinike, raporti hedh dritë mbi një krizë që zgjat prej vitesh.

Trajtimi i kancerit në Shqipëri: Emergjencë e nënvlerësuar

Në pesë vitet e fundit, sipas INSTAT, sëmundjet tumorale mbajnë vendin e tretë për nga shkaktimi i vdekjeve. Por, raporti i fundit i KLSH-së dëshmon se shteti nuk garanton as minimumin e shërbimeve të nevojshme për pacientët “me sëmundje të këqija”.

KLSH e ka cilësuar këtë situatë “thyerje të kontratës shoqërore mes shtetit dhe qytetarëve të tij”, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për të rikthyer dinjitetin e trajtimit.

Ndër problemet kryesore që konstaton raporti janë: mungesa e barnave dhe barnat e skaduara, protokollet e trajtimeve mjekësore të papërditësuara, sistemi teknik i degraduar, pajisje që nuk punojnë, apo që mungojnë, spitali pa kondicionim, dhomat me lagështirë, të papërshtatshme për trajtim dhe të pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha kërkesat.

KLSH thotë se kjo gjendje “ka ndikuar potencialisht negativisht në cilësinë e trajtimeve të pacientëve” ndërsa “pajisjet teknike të sektorit nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga momenti i inventarizimit të tyre”.

Në statistika, sipas KLSH-së rezulton se rreth 46% e listës së barnave antitumorale të autorizuara për tregtim në Shqipëri, (116 nga 253 barna gjithsej) nuk janë importuar asnjëherë në periudhën 2021-2025.

Ndërkohë, raporti flet për vonesa të pajustifikuara në furnizime nga importuesit farmaceutikë në 49 raste me rreth 49 milionë lekë (rreth 500,000 euro) penalitete të paaplikuara.

Mungesa e barnave bazë për kimioterapi prek barna si “Actinomycin D”, që rezulton të jetë siguruar vetëm me donacione, teksa barna si “Ifosfamide” apo dhe “Methotrexate” kishin rezultuar të skaduara, por që mbaheshin ende në sistemin e depove farmaceutike të spitaleve.

Për 39 barna antitumorale nuk kishte kontrata me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në vitin 2024. Përveç këtyre, sipas raportit të KLSH-së, procedura aktuale për tregtimin e barnave antitumorale është e gjatë dhe joefikase.

“Procesi aktual krijon vakum rregullator dhe kufizon fleksibilitetin operativ të Agjencisë Kombetare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore, duke ndikuar negativisht në furnizimin në kohë të barnave në treg dhe duke rritur rrezikun për pacientët në nevojë emergjente për trajtim,” thekson raporti.

Po ashtu problematike është parë edhe dublikimi i recetave gjatë ditës, mungesa e shënimeve të plota dhe të sakta, shkarkimet e gabuara të barnave në pacientë të tjerë etj.

“Mungesa e barnave e kombinuar me mangësitë në shpërndarje në shërbimet spitalore […] krijon një situatë me risk të lartë për sistemin shëndetësor dhe për pacientët që marrin trajtim në këto struktura”, citon më tej raporti.

Institucionet shëndetësore nuk zbatuan rekomandimet e KLSH-së

Raporti i botuar së fundmi është një rikthim pas rreth dy vitesh i KLSH-së në auditimin e trajtimeve të sëmundjeve tumorale në sistemin publik. Në vitin 2023 kontrolli kishte lënë rekomandime, prej të cilave, thuajse treçereku i tyre nuk ishin zbatuar plotësisht.

“Janë zbatuar 33% e tyre, pjesërisht 42% , në proces zbatimi 8% dhe të pazbatuara 17% tyre”, thuhet në raport.

Sipas auditimit në Spitalin Onkologjik, të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, vihet re se shpenzimet financiare për trajtimin e sëmundjeve tumorale nuk janë rritur edhe pse numri i pacientëve të diagnostikuar me këto sëmundje ka qenë vazhdimisht në rritje.

Po ashtu raporti nxjerr në dukje se ka mungesë të stafit të burimeve njerëzore, gjë e cila çon në radhë e ditë të gjata pritjesh për pacientët “duke ulur efektivitetin e shërbimit dhe duke shtuar kostot financiare të pacientëve dhe familjarëve”.

Shërbimi që jepet në spital, mes të tjerash është i cunguar edhe në logjistikë përveçse dhe në hapësira. Spitali Onkologjik ka vetëm 19 poltrona për mbi 75 pacientë në ditë që vijnë nga i gjithë vendi.

Raporti konstaton se pajisja e brakiterapisë nuk funksionoi për një periudhë të gjatë, duke lënë pa trajtim 600 gra. Aparatura të tjera si Ortovoltazhi dhe pajisjet për radioterapi nuk janë vënë në punë për mungesë ambientesh duke bërë që rreth 200 pacientë me melanomë të mos trajtohen.

Ndërkohë 250 pacientë të tjerë thuhet se nuk kanë marrë trajtim për shkak të mungesës së materialeve ndihmëse si tubusa, pompa dhe maska termo-plastike.

Në raport theksohet se në këtë spital ka probleme higjienike teksa mungon sistemi i kondicionimit dhe dhomat e pacientëve të katit të tretë kanë lagështirë.

“Kati nëntokë i godinës është jo funksional, i cili aktualisht shërben si vend grumbullimi për pajisjet e amortizuara. Niveli i papastërtisë në katin nëntokë është mjaft i lartë dhe përbën risk potencial për infektime.”

Ndër të tjera raporti thotë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale me QSUNT-në nuk raportojnë të dhëna të njëjta për rastet me kancer.

“Të dhënat për mortalitetin përpunohen nga Instituti i Statistikave dhe nuk integrohen në Regjistrin Kombëtar të Kancerit në administrim të Institutit të Shëndetit Publik, duke mos dhënë raportime reale mbi prevalencën e sëmundjes dhe të mortalitetit”.

Në spitalet rajonale të marra në auditim sikurse atë të Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe Beratit nuk thuhet se nuk ka kapacitete të plota me burime njerëzore (mjekë onkologë), shtretër të dedikuar, pajisje dhe materiale mjekësore.

Kështu në vend të një trajtimi me dinjitet, pacientët me kancer në Shqipëri duket se po luftojnë në një front të dyfishtë: në njërën anë me sëmundjen dhe në anën tjetër me sistemin shëndetësor që nuk u përgjigjet.

Lexo gjithashtu:

The post Onkologjiku: KLSH ekspozon mungesa në barna, staf dhe pajisje appeared first on Citizens.al.

“Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

By: Ela
3 October 2025 at 14:55

Në Shqipëri, protokollet klinike të kujdesit paliativ për pacientët me kancer janë të vitit 2014. Trajtimi i të prekurve nga tumoret në fazën më të vështirë të sëmundjes është i njëjtë me atë të një dekade më parë. Kohë kur lista e barnave ishte shumë më e kufizuar, kur mjekësia onkologjike nuk kishte hyrë në […]

The post “Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer appeared first on BoldNews.al.

Raporti i ri i KLSH-së dhe skandali i përsëritur në onkologjik 

3 October 2025 at 08:00

Një vit pas raportit tronditës që nxori në pah mangësitë në trajtimin e pacientëve me kancer, Kontrolli i Lartë i Shtetit rikthehet me një auditim po aq shqetësues. Shumica e rekomandimeve të dhëna nga KLSH vijojnë të jenë të pazbatuara plotësisht ose të mbetura përgjysmë. Kjo situatë, sipas audituesve shtetërorë, sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e pacientëve me kancer dhe minon besueshmërinë e institucioneve.

Esmeralda Topi 

Në Shqipëri, protokollet klinike të kujdesit paliativ për pacientët me kancer janë të vitit 2014. Trajtimi i të prekurve nga tumoret në fazën më të vështirë të sëmundjes është i njëjtë me atë të një dekade më parë. Kohë kur lista e barnave ishte shumë më e kufizuar, kur mjekësia onkologjike nuk kishte hyrë në fazën e imunoterapive dhe trajtimeve të kombinuara. 

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë nuk ka miratuar ende një rregullore bazike, që përcakton kriteret dhe normat shëndetësore për pacientët onkologjikë në burgje.

Këto janë dy nga rekomandimet që Kontrolli i Lartë i Shtetit i kishte adresuar autoriteteve përgjegjëse si masa urgjente për tu zbatuar një vit më parë, por që sot e kësaj dite rezultojnë të pazbatuara. 

Kjo është vetëm maja e ajsbergut nga raporti i ri tronditës që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar mbi situatën e trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale në Shqipëri. Shumica e rekomandimeve të dhëna një vit më parë janë vonuar. 

Raporti verën se në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë mungojnë raportet e monitorimit. Drejtoria e Përgjithshme e spitalit nuk ka prodhuar asnjë dokument që të masë cilësinë e shërbimit, asnjë analizë mbi efektivitetin e trajtimit, asnjë tregues që të ndihmojë mjekët dhe pacientët të kuptojnë ku janë dhe ku duhet të shkojnë. 

Programi i patronazhit ndërspitalor, i menduar për të përhapur njohuri nga Tirana drejt spitaleve rajonale, nuk ka funksionuar. Raportimi i detyrueshëm dy herë në vit pranë Ministrisë nuk është bërë. 

19 poltrona për 80 pacientë në ditë

Referuar raportit, spitali Onkologjik nuk ka rritur buxhetin përballë një fluksi të pandalshëm pacientësh. Shpenzimet kanë mbetur të njëjtat, ndërsa numri i të diagnostikuarve dhe të trajtuarve është rritur. Ka mungesa të stafit me burime njerëzore, për rrjedhojë shtohen ditët e gjata të pritjes për pacientët, duke ulur efektivitetin e shërbimit të trajtimit si dhe duke shtuar kostot financiare të pacientëve dhe familjarëve.

Vetëm 19 poltrona përballë 80 pacientëve që bëjnë kimioterapi në ditë. Një llogari e thjeshtë që tregon ngarkesën e rëndë mbi çdo pacient dhe çdo familje që udhëton nga rrethet për të marrë kimioterapi.

Shumica e pacientëve nuk kanë as mundësinë e shtrimit, sepse spitali nuk i ka shtretërit. KLSH nxjerr në pah se spitali Onkologjik e ka të pamundur të krijojë kushte shtrimi për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë, pasi shërbimi me radioterapi është i centralizuar. Vetëm 9% e të sëmurëve me tumor përfitojnë hospitalizim. 91% të tjerët detyrohen të shkojnë e të vijnë, çdo ditë, me kosto financiare dhe fizike.

Po kështu, pranë Spitalit Onkologjik, mungon njësia palliative një strukturë që duhet të ofronte kujdes të specializuar për pacientët në fazat terminale. Sot, pacientët në fund të jetës vazhdojnë të vuajnë në shtëpitë e tyre, pa mbështetje mjekësore të specializuar dhe pa infrastrukturë që të lehtësojë dhimbjen, duke u lënë ata dhe familjarët e tyre të përballojnë një vuajtje fizike dhe emocionale të paimagjinueshme. 

Në pavijone mungon ajri i kondicionuar, lagështira gërryen muret e disa dhomave dhe bodrumi është kthyer në një depo të pistë pajisjesh të amortizuara. 

Dezinfektimi e pastrimi i këtyre ambienteve ishte një tjetër rekomandim i “menjëhershëm”, por që rezulton vetëm pjesërisht i zbatuar. 

Spitalet rajonale me mungesa

Edhe në spitalet rajonale situata mbetet problematike. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në Lezhë, njësia e kimioterapisë nuk funksionon fare, ndërsa në Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Berat, njësitë ekzistojnë, por nuk ofrojnë shërbimin e plotë që kërkon një trajtim cilësor. Detyrat funksionale të këtyre njësive nuk pasqyrohen në rregulloret e brendshme të spitaleve, stafi është i pamjaftueshëm, mungojnë mjekët onkologë, pajisjet dhe materialet mjekësore, dhe nuk ka shtretër të dedikuar për të përballuar skemat e trajtimit të kimioterapisë.

Mungojnë sistemet e informatizuara, regjistrat mbahen manualisht dhe nuk rakordohen me të dhënat e Spitalit Onkologjik në Tiranë. Në Shkodër, Elbasan dhe Berat, stafi nuk harton plane kujdesi për pacientët paliativë, ndërsa spitalet nuk mund të planifikojnë numrin e pacientëve të rinj apo skemat e trajtimit të deleguara nga Tirana. 

Audituesit e KLSH-së rekomandojnë që spitalet rajonale të pasqyrojnë detyrat funksionale të njësive të kimioterapisë në rregulloret e brendshme dhe të përgatisin plane të kujdesit paliativ për pacientët. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë duhet të bashkëpunojë me spitalet rajonale për plotësimin e vendeve të punës me mjekë dhe infermierë, shtretërve të dedikuar dhe të krijojë një sistem informatizimi online për të monitoruar në kohë reale ecurinë e pacientëve me sëmundje tumorale.

Përfundim 

Nga 12 rekomandime të dhëna një vit më parë, KLSH thotë se janë zbatuar plotësisht vetëm 4. Të tjerat janë të zvarritura ose të lëna pas dore. Disa nuk kanë nisur fare. Kontrolli i lrtë i Shtetit i ka dhënë afat institucioneve deri në fund të këtij viti për t’i përmbushur rekomandimet. Por koha nuk është një luks që e kanë pacientët me tumor, pasi ata jetojnë me diagnozën e një sëmundjeje që përparon çdo ditë. 

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë

The post Raporti i ri i KLSH-së dhe skandali i përsëritur në onkologjik  appeared first on Faktoje.al.

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë MSH-FSDKSH: Na informoni për mungesën e medikamenteve

By: armand
2 October 2025 at 16:41

Raporti i KLSH-së, ka alarmuar deputetet e opozitës, të cilët kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse, t’i informojë për situatën në Spitalin Onkologjik. Përmes një shkresë të firmosur nga deputetet e PD, teksa e kanë cilësuar kriminale, mungesën e medikamenteve në këtë spital, ato kërkojnë që t’u jepet informacion nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë  dhe […]

The post Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë MSH-FSDKSH: Na informoni për mungesën e medikamenteve appeared first on BoldNews.al.

“Situata në Onkologjik skandaloze”/ Gazetari: Pacientët nuk marrin terapi, se nuk është bërë tenderi

20 September 2025 at 15:24

Gazetari Osman Stafa duke folur në Mcn, e konsideroi situatën në Spitalin Onkologjik si skandaloze. Ai theksoi se gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik nuk marrin imunoterapinë pembrolizumab.  Po ashtu Stafa bën me dije se është jashtë funksionit pajisja e pazëvendësueshme brakiterapi, pasi s’është bërë tenderi i mirëmbajtjes. Gazetari tha se ministrja e re e Shëndetësisë, […]

The post “Situata në Onkologjik skandaloze”/ Gazetari: Pacientët nuk marrin terapi, se nuk është bërë tenderi appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë

By: Elva
22 August 2025 at 20:15

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë për rreth 90-100 pacientë në ditë. Sipas Stafës, shërbimi ka gjithsej 7 infermierë: 2 në Kabë për përgatitjen e kimioterapive dhe 5 që kryejnë trajtimin tek pacientët. Aktualisht, dy infermierë janë me pushime, duke bërë […]

The post Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌