Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministria e Shëndetësisë forcon shërbimet emergjente, tetë autoambulanca të reja për komunat

12 December 2025 at 13:45


Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot marrëveshje me tetë komuna për furnizimin me po aq autoambulanca të reja, duke e çuar në 20 numrin e autoambulancave të siguruara vetëm gjatë këtij viti.

Vlera e përgjithshme e këtyre mjeteve shkon në rreth 600 mijë euro.

Në ceremoninë e nënshkrimit, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Jahë Gecaj, deklaruan se kjo mbështetje do të forcojë dukshëm kapacitetet emergjente në nivel lokal dhe do të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbimet shëndetësore urgjente.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në katër vitet e fundit janë siguruar mbi 40 autoambulanca dhe mbi 30 vetura për vizita në shtëpi, investime që kanë kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente dhe harmonizimin e tyre me standardet bashkëkohore të kujdesit shëndetësor.

Në ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues të komunave përfituese. /Telegrafi/


Ministrja Evis Sala në provë me veten për ish-bosin, oligarkun Klodian Allajbeu

By: Ela
1 December 2025 at 14:44

Nga Boldnews.al Lajthitja logjike në të folur e ministres së Shëndetësisë, është vetëm e dukshmja, e cila shërben për meme të gatshme, por shëndetësia më shumë se shëron, po vret me aferat e panumërta që mbolojnë njëra-tjetrën. Ndonëse rishtare në detyrë dhe pa barrën e mëkateve të këtyre 13 viteve qeverisje të Ramës, ministrja e […]

The post Ministrja Evis Sala në provë me veten për ish-bosin, oligarkun Klodian Allajbeu appeared first on BoldNews.al.

Moshat 25-35 vjeç më të prekurat nga HIV/AIDS, gjashtë viktima këtë vit

1 December 2025 at 14:13


Kosova është vend me shkallë të ulët të epidemisë së HIV/AIDS, megjithatë vetëm përgjatë këtij vitit janë regjistruar 31 raste të reja me këtë sëmundje ngjitëse dhe gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e HIV/AIDS.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Botërore të AIDS 2025.

“T’i tejkalojmë pengesat dhe të transformojmë përgjigjen ndaj AIDS”, kjo është motoja e fushatës së sivjetme botërore karshi kësaj sëmundje.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Merita Vuthaj, u shpreh se përballja me HIV/AIDS-in mbetet një sfidë globale. Ajo theksoi angazhimin e këtij dikasteri për të forcuar sistemin shëndetësor, në mënyrë që shërbimet shëndetësore për këtë sëmundje të jenë të qasshme për të gjithë.

Vuthaj njoftoi se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të nis shpërndarja e terapisë PrEP në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor.

“Në fillim të vitit 2024... kemi filluar dhe në vazhdimësi të vitit 2025 po vazhdon MSh me implementimin dhe funksionalizimin me sukses të sistemit të digjitalizimit për mbikëqyrjen e sëmundjeve ngjitëse që tashmë është i njohur SMSN, një nismë e rëndësishme për përmirësimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve ngjitëse. Ky sistem i kohës e modern po ofron mundësi për mbledhje dhe analizim të të dhënave në kohë reale, element i rëndësishëm për luftimin e kësaj sëmundje ngjitëse... Në fillim të vitit 2026, Ministria e Shëndetësisë do të filloj pilotimin e shpërndarjes së terapisë së PrEP-it(profilaksia para-ekspozimit për HIV) në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, aktivitet ky i cili ka rrjedh nga një nismë për hartimin dhe hulumtimin e PSO-së për shpërndarjen e PREP në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor dhe kjo do t’i hap rrugë parandalimit dhe përhapjes së HIV, sidomos në grupet me rrezik të lartë“, tha ajo.

Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Ardita Baraku tha se viti 2025 ka qenë kritik sa i përket përgjigjes globale karshi HIV/AIDS për shkak të kufizimit të fondeve.

“Viti 2025 ka qenë kritik sa i përket përgjigjes globale për HIV/AIDS sepse në Kosovë, por edhe në të gjitha vendet tjera të botës është bërë kufizimi i fondeve me të cilat është rrezikuar përparimi për kontrollin e kësaj sëmundje gjegjësisht arrija e asaj që është planifikuar deri në vitin 2030. Prandaj, shumë njerëz po përballen me rreziqe edhe me cenueshmëri për të drejtat që i kanë për shëndet dhe dinjitet, prandaj nevojitet prioritizimi dhe integrimi i shërbimeve.....Këto terapi që janë pa pagesë edhe testimet janë pa pagesë ndihmojnë që të mos kemi të këtyre llojeve sa i përket pabarazisë, por ende mbetet sfida e dinjitetit dhe jetës normale apo dinjitoze në shoqëri”, deklaroi Baraku.

Udhëheqësi i programit për rini në UNFPA, Besnik Sherifi tha se sëmundja HIV mbetet problem global i shëndetit publik duke marr mbi 44 milionë jetë deri sot.

Sherifi potencoi se si UNFPA në Kosovë kanë kontribuar në parandalimin e HIV/AIDS përmes programeve të shumta.

“Në fund të vitit 2024 rreth 40.8 milionë njerëz jetonin me HIV shumica në rajonin afrikan dhe vetëm gjatë vitit 2024 630 mijë persona humbën jetën nga shkaqet e lidhura me HIV, ndërsa 1.3 milionë u infektuan. Përparimi në parandalimin e HIV është çelësi për një brezë të lirë nga SIDA...megjithatë, shkurtimet e mëdha të fondeve kanë goditur rëndë programet e parandalimit duke lënë milionë njerëz pa qasje në ilaçe jetike dhe duke rritur rrezikun e infeksioneve të reja veçanërisht tek vajzat dhe gratë e reja....Në Kosovë UNFPA ka përkrahur programe të shumta në fushën e parandalimit të HIV që nga viti 1999 duke punuar me qindra e mijëra të rinj”, theksoi ai.

Luljeta Gashi nga Departamenti i Epidemiologjisë pranë IKSHPK-së, u shpreh se Kosova ka shkallë të ulët të epidemisë me HIV, megjithatë vetëm vitin aktual janë raportuar 31 raste të reja me këtë sëmundje ngjitëse dhe gjashtë persona kanë vdekur.

Sipas Gashit, moshat më të prekura janë ato 25-35 vjeç, derisa meshkujt janë më të infektuar me HIV me gjithsej 82%.

“Kosova është vend me shkallë të ulët të epidemisë ku prevalenca e HIV në mesin e popullatës së përgjithshme është nën 1% dhe në subpopullata nën 5%. Të dhënat ekzistuese dëshmojmë se ne nuk kemi epidemi të koncentruar apo gjeneralizuar të HIV-infeksionit. Që nga viti 1986 deri në vitin 2025 në Kosovë janë raportuar gjithsej 246 raste me HIV/AIDS. Deri më tani 57 persona kanë vdekur si pasojë e HIV/AIDS dhe gjatë këtij viti 2025 janë raportuar 31 raste me HIV/AIDS dhe 6 raste të vdekjes si pasojë e AIDS-it. Rastet me HIV/AIDS në Kosovë që nga viti 1986 deri në vitin 2025 shohim një rritje të rasteve nga viti 2022 kur i kemi 21 raste, në vitin 2023 20, në vitin 2024 i kemi pas 34 raste....Numri më i madh i rasteve është shënuar në komunën e Prishtinës janë 76 raste me 12 raste t] vdekjes si pasoj e AIDS. Pastaj, është komuna e Prizrenit me 32 raste me 5 të vdekur. HIV/AIDS mbetet një sëmundje akoma me mbizotërim urban....Sipas gjinisë 82% i përkasin gjinisë mashkullore dhe 18% janë të gjinisë femërore. Numri i rasteve sipas grup-moshës. Shpërndarja sipas grup-moshës tregon se në vendin tonë dominon grup-mosha 25-34 vjeç me 35% e ndjekur nga grup-mosha 35044 vjeç me 23%”, tha ajo.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës rrugët e përhapjes së HIV-AIDS-it, janë heteroseksuale me 48%, e pasuar nga 35% homoseksuale.

Prej vitit 1988, 1 Dhjetori njihet në të gjithë botën si dita kundër virusit vdekjeprurës, HIV/AIDS.

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet çdo vit më 1 Dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie./KP/

Gënjeshtër publike/ Bisedën me një ish-koleg italian, ministrja Sala e shet si “takim të rëndësishëm pune”

By: Ela
26 November 2025 at 12:52

Nga Boldnews.al Prej shtatorit të këtij viti, mjeka Evis Sala ka nisur punën part-time si Ministre e Shëndetësisë në kabinetin “Rama 4”. Kohën e saj fizike e ndan mes Shqipërisë dhe Italisë, ku ka ushtruar prej vitesh aktivitetin profesional. Por, duket se ajo kishte lënë shumë punë të pambaruara në Itali, kur u thirr nga […]

The post Gënjeshtër publike/ Bisedën me një ish-koleg italian, ministrja Sala e shet si “takim të rëndësishëm pune” appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq në mbarë vendin, Ministria e Shëndetësisë njofton masat e marra

By: redi
18 November 2025 at 21:27

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar planin e masave të marra nga institucionet e kujdesit shëndetësor në vend për përballimin e pasojave të mundshme në njerëz nga moti i keq. Në njoftim thuhet se struktura në varësi të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor janë në gatishmëri të plotë 24/7 dhe po monitorojnë situatën në kohë reale. Masat e marra në institucionet shëndetësore…

Source

Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor

4 November 2025 at 09:47

Ishte nëntor, viti 2023, kur Vera* shkoi për të bërë kontrollin rutinë të gjirit. Ndryshe nga herët e tjera, ku ajo kthehej në shtëpi e qetë me përgjigjen se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, ajo ditë vjeshte ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Mjeku, nga ekzaminimi, i konstatoi një masë në gji duke dyshuar kështu për […]

The post Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor appeared first on Reporter.al.

​Pritja s’ka fund, Ligji për sigurim të detyrueshëm shëndetësor ‘harrohet’ në sirtar

2 November 2025 at 12:03


Edhe pas më shumë se 10 muajsh, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka nxjerrë asnjë vendim për Ligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

Mos-hyrja në fuqi e këtij ligji të miratuar në fund të vitit të kaluar po konsiderohet pengesë në qasjen e pacientëve në shërbime shëndetësore dhe organizimin e këtyre shërbimeve.

Nga Gjykata Kushtetuese për KosovaPress kanë thënë se ligji i kontestuar është në procedurë dhe vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese.

Partia Demokratike e Kosovës Ligjin për Sigurime të Detyrueshëm Shëndetësor e kontestoi në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar se ka pasur shkelje procedurale.

“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton KosovaPress.

“Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, MSH është njoftuar zyrtarisht që Ligji për sigurimin e detyrueshëm në kujdesin shëndetësor është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë jemi në pritje të Aktgjykimit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i vlerëson si të ngadalshme përpjekjet institucionale për sigurimet shëndetësore.

Kryetari i PRAK, Besim Kodra thotë se me këtë qasje do të nevojiten edhe pesë vjet që qytetarët të gëzojnë sigurime shëndetësore. Ai thotë se pacientët kosovarë po ballafaqohen me barrë financiare për marrjen e shërbimeve shëndetësore.

“Mungesa e ligjit për sigurime shëndetësore e pengon edhe organizimin e sistemit shëndetësor në përgjithësi, por edhe marrjen e shërbimeve ndaj pacientëve. Shumë pacientë kanë barriera financiare për tu qasur në shërbime shëndetësore siç thotë Raporti i Progresit 18% e njerëzve nuk shkojnë fare te mjeku në pamundësi për t’i mbuluar tarifat financiare...Mundësia që në një të ardhme të afërt të fillojnë sigurimet shëndetësore është shumë-shumë i vogël....Padyshim që e rrit mirëqenien e njerëzve të paktën e garanton që njerëzit kur kanë më së shumti nevojë për shërbime shëndetësore mund t’i marrin ato pa pas barriera financiare...për mua janë të pakuptueshme që përpjekjet për t’i bërë sigurimet shëndetësore janë shumë të ngadalta duhet të kemi përpjekje jashtëzakonisht të mëdha për të arritur një rezultat solid, por përpjekjet duhet të jenë shumë intensive. Me këtë përpjekje që po bëhet aktualisht, minimumi që na duhet për të bërë sigurime është 5 vjet me një përpjekje shumë intensive”, theksoi ai.

Njohësi i politikave shëndetësore, Vlorjan Molliqaj vlerëson se ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor do ta lë një pjesë të madhe të shoqërisë kosovare pa sigurime shëndetësore.

Ai konsideron se në mungesë të sigurimit shëndetësor qytetarët po paguajnë nga xhepi i tyre shërbime tejet të kushtueshme.

“Në mungesë të sigurimeve shëndetësore qytetarët e vendit këto shpenzime i paguajnë nga xhepi... Nëse do të kishim pasur sigurime shëndetësore, do të kishim arritur që secili qytetar i Kosovës të ketë qasje në shërbime shëndetësore dhe nën dy institucionet tona publike të forcohen kushtet për t’u përmirësuar edhe për stafin shëndetësor, por edhe shërbimet të kenë cilësi më të lartë... 02’39 Ky ligj parasheh që sigurimet shëndetësore të paguhen prej qytetarëve, secili qytetar do të paguajë një premium, e ata që nuk kanë mundësi e që janë të papunë, shembull, t’i mbulojë qeveria ato pengesa. Ajo që unë personalisht e shoh problematike në këtë ligj është se do ta lë një pjesë të madhe të shoqërisë të pasiguruar”, theksoi ai.

Më 2014 në Kuvendin e Kosovës u votua Ligji për sigurimet shëndetësore, e afati për hyrjen në fuqi të këtij ligji ishte paraparë 1 janari 2017. Ndërsa, një dekadë më vonë në vitin 2024 nga qeveria e tanishme në detyrë u hartua një dokument tjetër për sigurimet shëndetësore, i cili u votua në dhjetor 2024, por që u kontestua në Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë, qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk kanë sigurime shëndetësore.

Kurse, në Shqipëri të gjithë shtetasit që paguajnë kontributet për sigurimet shëndetësore, kanë të drejtën e përfitimit të shërbimeve mjekësore falas, si dhe rimbursim të barnave.

Sigurimi shëndetësor dhe pagesa e kontributeve përkatëse janë të detyrueshme për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, me banim të përhershëm në Shqipëri, si të punësuarit; personat e vetëpunësuar; punonjësit e papaguar të familjes; apo dhe persona të tjerë ekonomikisht aktivë.

Masa e kontributit të sigurimit të detyruar shëndetësor është 3,4% e bazës për llogaritjen e kontributeve. Për të punësuarit, kontributet paguhen, në masën 50 % (pesëdhjetë për qind) nga punëdhënësi dhe në masën 50 % (pesëdhjetë për qind) nga i punësuari. Si bazë për llogaritjen e kontributit shërben paga bruto e personit të siguruar

Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor në Shqipëri mbulon, gjithashtu, kategoritë e personave ekonomikisht joaktivë, pagesa e kontributeve të të cilëve financohet nga Buxheti i Shtetit.

Ndërsa, përfitojnë vizitat mjekësore pa pagesë në institucionet shëndetësore publike, që financohen nga sigurimi shëndetësor dhe në respektim të sistemit të referimit, vizitën falas në banesë – kur gjendja shëndetësore e të sëmurit nuk mundëson paraqitjen në institucionin shëndetësor, ekzaminimet mjekësore në institucionet shëndetësore publike, trajtimet mjekësore pa pagesë në spitalet publike, shërbimet e paketave shëndetësore në institucionet shëndetësore private të kontraktuara me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë, rimbursimi i plotë ose i pjesshëm i barnave të Listës së Barnave të Rimbursueshme në varësi të kategorisë; më konkretisht për barnat, personat e siguruar, ose nuk paguajnë fare ose kanë një pagesë të pjesshme që shkon deri në 50 % (për qind) të çmimit të barnave, por jo më shumë.

Kategoritë si pensionistë, invalidë të plotë, fëmijë 0 – 12 muaj, të sëmurë me CA, TBC, të verbër përfitojnë falas alternativën e parë të çdo bari të përfshirë në listë. E kategoritë si veteran dhe invalidë të luftës, përfitojnë falas në masën 100 % të gjitha barnat e listës së rimbursueshme, si dhe të gjitha barnat e tjera të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Në prillin e këtij viti në Maqedoni të Veriut doli se numri i përgjithshëm i përfituesve të sigurimeve shëndetësore është mbi një milion e 820 mijë, që është më shumë se numri i banorëve.

Shumë shërbime të kujdesit shëndetësor bazë janë falas ose me tarifë minimale për të siguruarit.

Përfitime të tjera deri në njëfarë mase janë kompensim i pagës gjatë paaftësisë për shkak të sëmundjes apo aksidentit, ose gjatë pushimit të lindjes/pas lindjes.

Në Malin e Zi sistemi i sigurimit shëndetësor mbulon gjithë banorët, pasi që qeveria ka bërë ndryshime drejt financimit nga taksat për kujdesin shëndetësor publik.

Për shembull, është njoftuar se për herë të parë në Malin e Zi do të ofrohen shërbime PET/CT për pacientët onkologjikë në vend, përmes fondit të sigurimit shëndetësor.

Gjithashtu, në këtë vend është sigurimi i detyrueshëm i shëndetit për punonjësit, ku punëdhënësi kontribuon për sigurim shëndetësor.

Shërbime si stomatologjia, kurimi privat, apo shërbime jo‐thelbësore kanë pagesë shtesë./kp/

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

By: Elva
1 November 2025 at 18:26

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë persona të vrarë dhe janë gjetur 17 trupa të tjera në qytet dhe zonat përreth. Sipas Ministrisë, numri total i të vdekurve nga konfliktet në Rripin e Gazës ka arritur në 68,858, ndërsa 170,664 persona janë plagosur. “Shumë viktima mbeten […]

The post Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve appeared first on BoldNews.al.

“Zëra”, Episodi 7: Gazetari Osman Stafa rrëfen sistemin që s’trajton kancerin

31 October 2025 at 17:28

Në episodin e shtatë të sezonit të katërt të podkastit “Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu bisedoi me Osman Stafën, gazetar i zëshëm veçanërisht për çështjet e shëndetësisë.

Ndërsa ky episod përkon me Tetorin Rozë, si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit që shoqërohet me thirrje te vijueshme ndaj vajzave dhe grave për të bërë kontrolle mjekësore, me qëllim që të parandalojnë këtë sëmundje.

Osman Stafa, prej disa vitesh ka nisur një angazhim përtej atij profesional, duke u kthyer në një aktivist për më shumë shërbime mjekësore, jo vetëm për gratë që vuajnë nga kanceri, por në tërësi për sistemin shëndetësor shqiptar.

Në këtë muaj, përpos se të dëgjuarit historitë personale të secilës prej vajzave dhe grave që janë duke luftuar betejat e tyre është e rëndësishme të flasim për sistemin.

Mirëpo, sistemi dukshëm është një strukturë e cila po dështon të mbajë premtimin themelor: të kujdeset dhe mbrojë jetën.

Në këtë bisedë Osman Stafa ndau zanafillën e tij ndërsa nisi të raportojë për raste të qytetarëve që vuanin nga kanceri dhe sëmundjet tumorale, ndërsa përballeshin me një sistem që nuk i përgjigjet qytetarit.

“Kishte gra të ndryshme që nuk bënin dot trajtimet për mungesë pajisjesh dhe ilaçesh, dhe nga ana tjetër ti shikoje me një lloj arrogance të frikshme dhe ç’njerëzore shtetarët që bënin thirrje që diagnostikohuni”, u shpreh Stafa.

Një javë më parë, Stafa bashkë me të tjerë aktivistë organizuan një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë duke e quajtur “Tetori i Zi”. Sipas tij ky cilësim u bë pasi në të vërtetë gjendja është tragjike.

Stafa është i mendimit se premtimi i qeverisë për shëndetësi falas është i paarritur, për aq kohë sa qytetarët paguajnë dy herë për këtë sistem.

Të reaguarit çdo ditë për problematikat e shëndetësisë, mungesa e infrastrukturës, barnave, poltronëve për pacientët dhe shërbimi jo dinjitoz i tyre, megjithëse shpesh krijon edhe një narrativë dezinformuese nga ana e institucioneve.

“Nuk ka punuar brakiterapia 12 vite në Shqipëri. Punoi gjashtë muaj, tani është prishur prapë,” tha Stafa teksa kujtoi një rast ku ministria u përpoq ta përgënjeshtronte në një situatë denoncuese.

Mes të tjerash gazetari shprehet se edhe kur i janë dashur informacione zyrtare nga drejtoritë spitalore, nuk ka arritur ta marrë atë edhe kur ka venë në lëvizje Komisionierin për të Drejtën e Informacionit.

Duke paraqitur institucione shëndetësore të mbyllura dhe jo transparente për publikun.

Denoncimet dhe raportimet e tij të përditshme janë pasqyruar edhe në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Raporti i cili nxori në pah një sistem publik në kolaps.

Me barna të skaduara, aparatura që nuk punojnë, mungesë shtretërish, raportesh dhe protokollesh klinike, krizë kjo e cila zgjat prej vitesh.

Ndër elementët më problematikë ishte fakti se thuajse gjysma e listës së barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk ishin importuar kurrë teksa 600 gra u lanë pa trajtim prej problemeve me pajisjet.

Më gjithë këtë, pyetjes nëse e gjithë kjo punë gazetareske dhe angazhimi publik ia vlen përballë shurdhërisë së institucioneve ai shprehet: Po.

“Ia vlen sepse ndoshta tani nuk do të ketë reagim, por do të vijë një moment që do të plasë,” theksoi Stafa me urimin që njerëzit të ndërgjegjësohen.

Lexo gjithashtu:

The post “Zëra”, Episodi 7: Gazetari Osman Stafa rrëfen sistemin që s’trajton kancerin appeared first on Citizens.al.

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

By: Elva
18 October 2025 at 21:54

Edhe pse mandati i saj si Avokate e Popullit ka përfunduar që në mars të vitit 2022, Erinda Ballanca ka dalë publikisht në mbështetje të qeverisë, duke i bashkuar qëndrimet e institucionit të Avokatit të Popullit me ato të Ministrisë së Shëndetësisë për projektligjin “Për barazinë gjinore”. Në një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut […]

The post Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë appeared first on BoldNews.al.

PS bën një hap pas, propozon ndryshime të projektligjit për barazinë gjinore

16 October 2025 at 16:16

Gjashtë muaj pas përfundimit të konsultimeve me 18 organizata joqeveritare, 9 institucione të nivelit qendror, 7 përfaqësi ambasadash dhe agjencish ndërkombëtare, Partia Socialiste ka bërë një hap pas në lidhje me projektligjin “Për Barazinë Gjinore”, të cilin ajo e shtyu vetë përmes ish-ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Deputeti Taulant Balla, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të socialistëve, i është drejtuar të mërkurën Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, duke propozuar 22 ndryshime të draftit, i cili në prill 2025 mbylli konsultimet për publikun.

Ndryshimi kryesor lidhet me pikën 2 të Nenit 1, ku Balla kërkon që të zëvendësohen fjalët “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me fjalët “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.

Pika 2 e Nenit 1 në draftin e fundit kishte këtë formulim:

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore, përmes mbrojtjes, mundësive të barabarta për ushtrimin e të drejtave dhe gëzimin e të mirave dhe shërbimeve, pjesëmarrjes, përfaqësimit dhe ndihmesës në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore.

Në ndryshimet e tjera, Balla, ka propozuar heqje të fjalëve si: “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”, “në të gjithë diversitetin e tyre”; “lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore”, apo përkufizimi “orientim seksual”.

Ky zhvillim vjen ndërkohë që më 29 shtator projektligji u depozitua në parlament nga qeveria duke u futur në kalendarin e seancave plenare për miratim më 30 tetor.

Kështu, edhe pse vetë, para tre vitesh, Balla shprehej me krenari në parlament se “PS-ja e ka në ADN promovimin e barazisë gjinore”, me ndryshimet e propozuara së fundmi prej tij nuk duket se ajo është aq gjithëpërfshirëse.

Konsultimi për projektligjin u hap më 10 mars dhe u mbyll më 7 prill të këtij viti. Në regjistrin elektronik janë numëruar rreth 1,400 vizitorë dhe një koment nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit. Ndërkohë, nga sugjerimet e bëra gjatë procesit nga shoqëria civile u morën parasysh dhe u pasqyruan në draftin e projketligjit rreth 12 komente.

Ndër organizatat që reflektuan sugjerimet e tyre për përmirësimin e draft-propozimit ishin: Qendra AWEN, SCiDEV, Aleanca LGBTI, etj.

Keqinterpretimi publik dhe perceptimi i gabuar në mediat sociale, kinse ky projektligj synonte të ndryshonte gjininë, kur qartësisht kjo gjë rregullohet me ligje dhe kode të tjera, duket se ka prekur dhe deputetin Balla, i cili në relacionin shoqërues për ndryshimet e kërkuara është shprehur se Gjykata e Drejtësisë e BE-së që mbron personat transgjender nga diskriminimi, “mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë”.

“Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua,” citohet në relacion.

Ekspertët e kontaktuar nga Citizens u shprehën se pavarësisht ndryshimeve të propozuara nga deputeti Balla, projektligjit nuk mund t’i zhbëhet dot thelbi i tij: pra barazia gjinore, si për shembull arritja e kuotave gjinore të barabarta në përfaqësitë politike, njohja e punës së papaguar, rënia e barrës së provës tek abuzuesi dhe jo viktima etj; elementë që Citizens.al i ka shpjeguar gjerësisht në një artikull të mëparshëm.

Në ditët në vijim pritet një reagim zyrtar nga disa prej palëve të përfshira si grupe interesi, të cilat patën sugjeruar dhe mbështetur draftin e parë të projektligjit, të kundërshtuara së fundmi nga kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Citizens,al ka shpjeguar prej kohësh se ky projektligj nuk shton gjinitë, nuk përmban asnjë nen që lidhet me martesat e të njëjtës gjini, si edhe nuk prek ligjin për gjendjen civile apo Kodin e Familjes, i cili njeh  qartësisht dy gjini zyrtare në Shqipëri, burrë dhe grua.

The post PS bën një hap pas, propozon ndryshime të projektligjit për barazinë gjinore appeared first on Citizens.al.

Sala: Reformë fondit të sigurimeve dhe rrjet kombëtar për kancerin, akses i plotë në barnat onkologjike

12 October 2025 at 10:33

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, tematikën e të cilit e kishte “Rikthim në atdhe”, sot kishte të ftuar ministren e re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.

Gjatë fjalës së saj ministrja tregoi edhe prioritet në krye të Shëndetësisë, ku thekoi se “efektin final nuk do ta kenë në 1 vit, por pas disa vitesh”.

Ministrja u shpreh se një “nga gjërat kryesore është reformimi i mënyrës sesi atij që sot e quajmë Fondi i Sigurimeve, pasi duhet të rregullojmë mënyrën sesi menaxhohet mjekësia”.

“Mjekësia ka një kosto, është falas tek qytetari, por mjekësia kushton. Ndërtimi i një sistemi që përfshin kostot, sigurimet, transparencën është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem shëndetësor që bazohet dhe tek rezultatet”, tha Sala.

Sala nënvizoi se duhet të “largohemi nga buxhetet historike, mënyrën sesi duhet të financohet shëndetësia që përsëri tek pacienti duhet të shkojë falas, duhet të menaxhohet në mënyrë të tillë në bazë të rezultateve. Kam edhe grupin e punës për këtë”.

Ministrja u ndal edhe tek shërbimet tek Onkologjiku.

“Një pikë tjetër, që kam dhe një lloj përgjegjësie personale, duke qenë se vij nga fusha e onkologjisë, dhe ajo që është e prekshme, është trajtimi onkologjik, akses i plotë në barnat onkologjike, por me një protokoll të caktuar. Në këtë sens e kam menduar si një organizim të rrjetit kombëtar të kancerit. Në të gjitha spitale të njëjta protokolle, i njëjti standard. Duhet të sjellësh shërbimin tek pacienti, jo pacientin tek shërbimi. Sistemet duhen lidhur. Shërbimi primar lidhet me diagnostikën, nuk mund të vish në spital për çdo lloj gjëje”, tha Sala.

Rama shtoi se do të bëjmë diçka historike për shëndetësinë.

“Gjithçka që ka të bëjë me rrugën nga shtëpia deri në sallë është administrimi dhe është një sfidë shumë e madhe dhe në kushtet të tjera do ta kishim të pamundur të flisnim për një gjeneratë transformimi, por në kushtet kur tani kemi teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale ne mund të bëjmë kapërcime të mëdha dhe një shëndetësi për të mbushur boshllëqe që do të donin shumë vite, pasi kultura e shërbimit në administratë është një gjë që formohet, jo se duam apo themi ne, por bëhet pjesë e të qenit të një shoqërie dhe shtetit. Në këtë aspekt kemi folur dhe do të bëjmë diçka historike për shëndetësinë”, tha Rama.

Sala theksoi se “kam tendencën të jem optimiste dhe pasi kam kaluar këto tre javë këtu sepse bazat që duhet për të arritur obejtkivat që i kemi vendosur vetes janë. Thjesht duhet punuar për ato pika që folëm në mënyrë që të koordinohen dhe të arrijmë te menaxhimi. Optimizmi nga 1 në 10 e kam 9. Optimizmi lidhet dhe me hapësirën që i jepet njeriut të bëj atë që do të bëjë kështu që duke qenë se hapësirën e kam atëherë optimizmi është 9”.

Rama u shpreh se ‘besoj se bazat janë pasi është bërë një punë shumë e madhe për të hedhur këto baza por është si puna e një kuzhinë që përbërësit e drekës ose darkës janë vendosur në tryezë dhe pak a shumë recetat janë aty por tani është momenti për ti bërë bashkë dhe për të krijuar pjatën e fortës së shërbimit që të jetë e plotë dhe e gjitha është frymë skuadre dhe menaxhim”.

/m.q/

The post Sala: Reformë fondit të sigurimeve dhe rrjet kombëtar për kancerin, akses i plotë në barnat onkologjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MSH: Shkarkohet nga detyra drejtori i Klinikës për neurologji, Igor Kuzmanovski

11 October 2025 at 09:52


Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Azir Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji, prof. dr. Igor Kuzmanovski.

“Në një afat sa më të shkurtër do të emërohet një drejtor i ri, në përputhje me procedurat ligjore”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkarkimi i Kuzmanovskit vjen pasi për të njejtin u publikuan disa imazhe duke marrë substanca narkotike.

Ministria njofton se puna në Klinikë vazhdon pa pengesa.

Tetori Rozë, Begaj: Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Me nisjen e Tetorit Rozë, muajit të fushatës globale të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh inkurajues për gratë dhe vajzat që përballen me këtë sfide.

Duke iu referuar sloganit të këtij viti të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm për parandalimit e kësaj sëmundjeje.

“Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi. Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë”, shkruan Begaj në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

Ky muaj shërben për të informuar dhe sensibilizuar publikun mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit të sëmundjes, që vazhdon të jetë një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në botë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm në luftë kundër kancerit dhe për mbrojtjen e shëndetit.

MSHMS ka mundësuar që nëpërmjet portalit “e-Albania” çdo grua të njoftohet për kryerjen në kohë të mamografive dhe kryerjen e kontrolleve.

/m.q/r.e/

The post Tetori Rozë, Begaj: Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Brenda dy ditëve mbi dyqind persona janë kontrolluar në kuadër të skriningut në Trubarevë

26 September 2025 at 08:48


Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë, realizoi një skrining dyditor të popullatës në Trubarevë, me qëllim të zbulimit në kohë të simptomave të rrugëve të frymëmarrjes. "Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar mbi 100 persona në dy punktet e vendosura në Trubarevë, prej të cilëve tetë persona janë dërguar në Klinikën e Pulmologjisë, për shkak të sëmundjeve kronike për të cilat nuk kishin bërë kontrolle për një kohë të gjatë.

Skriningu përfshiu kontroll klinik, matjen e pulsit, saturimit dhe vlerësimin e kapacitetit vital. Ky skrining pati pjesëmarrje të madhe me mbi dyqind pacientë të kontrolluar për dy ditë dhe u prit shumë mirë nga popullata lokale. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë ta ndjekim situatën në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë dhe të gjitha institucionet kompetente.",- theksoi ministri Aliu.

Sipas informatave nga ekipet e Klinikës së Pulmologjisë, pacientët që janë dërguar në Klinikë kanë pasur simptoma, si: vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë dhe shtrëngim në gjoks. Gjithashtu, në kuadër të skriningut janë identifikuar edhe pacientë me tension të lartë të gjakut, të cilët janë këshilluar t’i drejtohen mjekut të tyre amë për kontrolle të mëtejshme.

Vdekja e 7-vjeçares në Spitalin e Tetovës, Komisioni disiplinor ka biseduar me të gjithë mjekët

23 September 2025 at 17:36


Komisioni disiplinor i Spitalit Klinik të Tetovës, sot ka biseduar me të gjithë mjekët që kanë qenë ne detyrë natën që ndërroi jetë vajza shtatëvjeçare nga fshati Çellopek i komunës së Bërvenicës.

Ky komision gjithashtu ka marrë në shqyrtim edhe dokumentacionin mjekësor të kontrolleve dhe intervenimeve të kryera mjekësore, me qëllim që të shihet nëse janë respektuar të gjitha protokollet që kërkon rregulli spitalor.

Brenda ditëve, pritet që një inspektim i ngjashëm të kryhet edhe nga komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë për rastin Prokuroria e Tetovës ka hapur lëndë.

Aliu: Të mërkurën dhe të enjten do të bëhet skrining i popullsisë në Trubarevë me ekip pulmologësh

23 September 2025 at 16:46


Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të realizohet skrining në fshatin Trubarevë dhe zonat përreth. Qëllimi i këtij skriningu është zbulimi në kohë i shenjave apo simptomave që mund të tregojnë për sëmundje të sistemit respirator tek banorët. Procesi do të kryhet nga dy ekipe të Klinikës së Pulmologjisë. Skriningu vjen pas zjarrit në depon e mbetjeve elektronike.

“Të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë pjesë, nëse mendojnë se kanë nevojë për ekzaminim shëndetësor të paraqiten në këtë skrining, me çka pas ekzaminimit mjekët do të shohin a do të kenë nevojë të vazhdojnë me procese të ekzaminimit shëndetësor këtu brenda në Klinikë”, deklaroi Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

“Kemi formuar dy ekipe që do ti vizitojnë të gjithë qytetarët në Trubarevë dhe do të kryejnë analizat fillestare dhe në varësi të kësaj, nëse mund të bëhet një diagnozë ose mund të tregohet se nuk kanë ndonjë dëmtim në mushkëri, mbetet të rishikohet terapia që kanë. Por nëse është e nevojshme, në do ti drejtojmë në Klinikën e Pulmologjisë që të mund ti trajtojmë më tej”, u shpreh Oliver Zafirovski, drejtor në Klinikën e Pulmologjisë.

Lëvizje te Shëndetësia! Largohet Spartak Zekja i FSDKSh, ja kush pritet ta zëvendësojë

By: Ela
23 September 2025 at 12:28

Në Ministrinë e Shëndetësisë janë bërë ndryshime. Raportohet se është larguar nga detyra Spartak Zekja, drejtori i Fondit të Detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Mësohet se në krye të FSDKSh (Fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor) pritet të emerohet Artur Papajani, ish drejtor i tatimeve në kohën kur PD ka qenë në pushtet. Prezantimi […]

The post Lëvizje te Shëndetësia! Largohet Spartak Zekja i FSDKSh, ja kush pritet ta zëvendësojë appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë një 7-vjeçare në Spitalin e Tetovës, Azir Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave

22 September 2025 at 10:56


Mbrëmë në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një 7-vjeçare në rrethana të paqarta. Familja e 7-vjeçares thonë se vajzën e kanë dërguar në spital më 20 shtator (e shtunë) dhe se e njëjta ka pranuar disa infuzione.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se janë ndërmarrë masat për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e tij.

Pritet që sot ai në konferencë për shtyp të jep më shumë detaje rreth këtij rasti.

Prezantohet ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala: Sfidë e madhe. Rrjedhja e mjekëve do të ndalet!

20 September 2025 at 10:43

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. Evis Sala zëvendëson Albana Koçiun në krye të dikasterit. Prezantimi i ministres është bërë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Gjatë fjalës së saj ministrja e re e Shëndetësisë, Sala tha se është falënderuese për besimin e detyrës së re dhe se me besim dhe përkushtim do të çojë përpara projekte me rëndësi.

“Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të mirë. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur”, tha Sala.

Gjithashtu ajo renditi sfidat e saj, ku së pari tha se duhet zgjidhur patjetër çështja e rimbursimeve të barnave onkologjike.

“Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon.

❌
❌