Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Salla të reja kimioterapie për pacientët në Spitalin Onkologjik

14 December 2025 at 11:52

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, nga sallat e reja të kimioterapisë, u shpreh sot se përmirësimi i kushteve në Spitalin Onkologjik, përmes shtimit të sallave dhe shërbimeve, është vetëm hapi i parë drejt një trajtimi të sigurt dhe dinjitoz për pacientët.

Ajo theksoi se vijon puna për garantimin e barnave onkologjike.

Investimi në sallat e reja të kimioterapisë është rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve, duke përbërë një hap të rëndësishëm për ofrimin e një trajtimi më të sigurt, më komod dhe më dinjitoz për pacientët.

Ministrja Sala, në një videomesazh në rrjetet sociale nga sallat e reja të kemioterapisë, tha se që në ditën e parë të detyrës saj, angazhimi ka qenë që shërbimi onkologjik të jetë një përparësi. “Shërbimi që ofrohet këtu prek jetën e shumë familjeve dhe kërkon mbështetje të vazhdueshme”, u shpreh Sala.

“Çdo pacient që kalon këto korridore vjen me sfida, me shpresë. Dhe është detyrë e jona të krijojmë kushte sa më të mira përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë”, tha ajo.

“Ky është vetëm hapi i parë. Puna po vijon paralelisht për garantimin e barnave onkologjike. Në buxhetin 2026 për herë të parë është planifikuar rimbursimi i të gjitha barnave antitumorale për pacientët që trajtohen në këtë spital, duke rritur fondin me 1.5 miliardë lekë dhe duke krijuar një mbështetje më të plotë për trajtimin”, vijoi Sala.

Sala shprehu njëherësh, mirënjohje dhe respekt për mjekët, infermierët, farmacistët dhe gjithë stafin shëndetësor, të cilët çdo ditë janë forca që sipas ministres mban në këmbë këtë shërbim jetik.

Paralelisht, Spitali Onkologjik ka nisur zbatimin e shërbimeve të reja digjitale, si receta elektronike dhe dosja elektronike e pacientit (e-file), duke përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit për çdo  pacient.

/e.i/a.f/

The post Salla të reja kimioterapie për pacientët në Spitalin Onkologjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal/ Qytetari endet i sëmurë nëpër institucione, shteti nuk i jep pagesën e invaliditetit që i takon

By: armand
29 November 2025 at 11:43

Partia Demokratike ka publikuar një rast, ku një qytetar denoncon se prej vitesh po përballet me një padrejtësi flagrante nga institucionet shtetërore. Qytetari Arben Kalemaj është diagnostikuar me Stemi lateral dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Më 9 maj 2022, shërbimi i kardiologjisë pranë QSUNT e ka referuar rastin e tij në Komisionin Mjekësor të Caktimit […]

The post Skandal/ Qytetari endet i sëmurë nëpër institucione, shteti nuk i jep pagesën e invaliditetit që i takon appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja e mistershme/ Pacienti 74-vjeçar zhduket nga QSUNT një ditë pas operacionit

By: Brisi
26 November 2025 at 21:39

Më 30 tetor 2025, Haki Sala u shtrua në QSUNT në pavijonin e urologjisë për një ndërhyrje të planifikuar. Gjithçka shkoi sipas protokollit. Operacioni u realizua me sukses dhe i vendosën kateterin e parë që më pas u hoq normalisht. Më pas iu vendos kateteri i dytë dhe pak momente më vonë, kur Vera Sala, […]

The post Ngjarja e mistershme/ Pacienti 74-vjeçar zhduket nga QSUNT një ditë pas operacionit appeared first on BoldNews.al.

Karamiti: Kanceri i prostatës, nga patologjitë më të shprehura te burrat

25 November 2025 at 15:52

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/  Mjekët urologë në Qendrën Spitalore Universitare
“Nënë Tereza”, rikujtojnë sot përmes një videomesazhi rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe kujdesit ndaj shëndetit të prostatës.

Dr. Gjergji Karamiti, mjek urolog tha se kanceri i prostatës është një nga sëmundjet më të shpeshta tek meshkujt, por i diagnostikuar në kohë ka një shkallë shumë të lartë shërimi.

“Kanceri i prostatës është një nga patologjitë më të shprehura te burrat. Ai ka një prevalencë mbi 58% në moshat mbi 78 vjeç. Ndër shkaktarët kryesorë është trashëgimia dhe mosha. Duke pasur parasysh që është më i shprehur ndër trashëgimtarët e radhës së parë, kanceri i prostatës është më i pranishëm me kalimin e viteve”, tha Karamiti.

Sipas mjekut urolog, nuk ka shenja specifike që mund të dallohen te një pacient që rrezikohet nga kanceri i prostatës.

“Kanë shumë rëndësi protokollet sipas udhëzimeve të Shoqatës së Urologjisë evropiane dhe amerikane. Çdo pacient mbi moshën 50 vjeç duhet t’i nënshtrohet kontrolleve periodike, të rregullta që fillojnë te mjeku i familjes. Nëse kanë pasur të afërm të shkallës së parë, baballarë, vëllezër me kancer protaste, kontrolli fillon që 45 vjeç”, vijoi ai.

Në kontrollin te mjeku i familjes, Dr. Karamiti ndalet te analiza e thjeshtë e PSA-së dhe kontrolli rektal.

“Te stili i jetës nuk ka një shkaktar të veçantë, por duhet të bëhet një jetë e shëndetshme. Disa faktorë që mund të jenë shoqërues për kancerin e prostatës janë obeziteti, hipertensioni, infeksionet si sifilizi dhe gonorreja. Pirja e duhanit ndikon në rritjen e vdekshmërisë së kancerit të prostatës. Proteinat, yndyrat e larta janë shoqëruese, ndërsa rrezet ultraviolet ndihmojnë në uljen e rasteve”, tha Karamiti.

/e.i/j.p/

The post Karamiti: Kanceri i prostatës, nga patologjitë më të shprehura te burrat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QSUNT, ekipi i neurokirurgjisë i shpëton jetën 48-vjeçares pas një operacioni 7-orësh

23 November 2025 at 10:35

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë profesionalizmit të ekipit mjekëve të neurokirurgjisë, u trajtua me sukses një rast urgjent te një paciente e moshës 48 vjeçare.

Kryeministri Edi Rama, përcolli në rrjetet sociale këtë rast, duke e konsideruar një histori suksesi në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUNT, ku prof. Artur Xhumari dhe ekipi i tij shpëtuan jetën e një pacienteje.

Nën drejtimin e Prof. Dr. Artur Xhumarit dhe ekipit të neurokirurgëve të QSUNT-së, u arrit që pacientes 48 vjeçare, pas një operacioni kirurgjial që zgjati shtatë orë, t’i mbyllej një fluskë e hapur në kokë që kishte shkaktuar hemoragji.

“Është rasti i një zonje 48 vjeçe, e cila paraqitet në shërbimin e urgjencës në spitalin tonë sepse kishte një hemoragji në kokë dhe ne e dimë që shumica e këtyre hemoragjive vijnë si pasojë e një aneurizme. Aneurizma vërtetohet duket bërë angioskaner, i cili u bë sapo u paraqit pacientja në urgjencë dhe angioskaneri tregon arsyen e hemoragjisë që është një fluskë në përfundim të arteries bazilare”, tha Xhumari.

“Rreziku i aneurizmave është që bëjnë hemoragji dhe hemoragjia mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Në rastet kur hemoragjia menaxhohet dhe pacienti vjen në spital detyra jonë është është të zbulojmë shkakun dhe kur zbulojmë shkakun duhet ta mbyllim brenda dy tre ditëve sepse ka rrezik shumë të lartë që të bëjë prapë hemoragji”, vijoi ai.

Sipas Prof.Dr. Xhumarit, dy janë metodat se si mbyllet aneurizma, njëra është përmes arterieve të trupit të njeriut, rruga endovaskulare dhe rruga që bëmë në këtë rast është me kirurgji.

“Vendoset një karficë në qafën e aneurizmës dhe kështu nuk lejohet që të hy gjaku në aneuizëm dhe nuk ka më rrezik rrjedhjeje. Këto janë sëmundje që nuk i parashikon dot, ato ndodhin nga një dhimbje koke, nga një goditje dhe me një ekzaminim, aty zbulohet aneurizma”, tha Xhumari.

Prof. Dr. Xhumari u shpreh se bëhet fjalë për një dhimbje shumë të madhe koke.

“Nuk ka sëmundje tjetër që të japë këtë dhimbje koke. Ky është një operacion që bëhet në një zonë shumë të thellë të trurit dhe operacioni i zonjës zgjati shtatë orë”, pohoi Xhumari, ndërsa theksoi se pacientja del nga spitali pa dëmtime dhe e shëruar sepse ekziston prova që gjatë operacionit u konfirmua që nuk shkon më gjak në atë pjesë të kokës.

Nga ana e saj, pacientja Enkelejda shprehet se ka ardhur në spital pa ndjenja.

“Pasi dola nga operacioni këtu me ndihmën e stafit që është i mrekullueshëm jam më mirë. Më janë përgjigjur për çdo gjë, nuk më kanë lënë asnjë sekondë vetëm, nuk kam fjalë”, tha ajo.

Kjo është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë profesional dhe përkushtimit të mjekëve, si dhe e besueshmërisë së shërbimit publik shëndetësor për çdo qytetar.

/e.i/a.f/

The post QSUNT, ekipi i neurokirurgjisë i shpëton jetën 48-vjeçares pas një operacioni 7-orësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sala: Për herë të parë, shërbim Trombektomie në QSUNT për 300 pacientë

12 November 2025 at 14:34

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Për herë të parë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, 300 pacientë do të marrin shërbimin e Trombektomisë gjatë vitit 2026.

Lajmin e bëri të ditur, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e cila prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2026 në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale.

Sala tha se programi i shërbimit të kujdesit spitalor, do të financojë për herë të parë 300 pacientë që do të marrin shërbimin e Trombektomisë në QSUNT, me një vlerë financimi 480 milionë lekë.

“350 pacientë që do tu ofrohet për herë të parë rikonstruksioni i gjirit, me një vlerë financimi 70 milionë lekë. 50 pacientë që do t’u ofrohet për herë të parë procedura e transplantit të kornesë, me një vlerë 25 milionë lekë”, tha ajo.

Ministrja Sala nënvizoi se do të vijojë financimi në 5 spitalet terciale, 11 spitalet rajonale dhe Spitalin “Memorial” Fier, si dhe 27 spitalet bashkiake me një vlerë prej 27,9 miliardë lekësh.

“Këtu përfshihet ofrimi i të gjithë barnave onkologjike, me një vlerë shtesë në buxhetin për barna me 1 miliardë lekë. 1394 pacientë që do të trajtohen me dializë, me një vlerë financimi 2,6 miliardë lekë. 11.930 pacientë që do të trajtohen me paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, me një vlerë financimi 1,4 miliardë lekë, të cilët do të trajtohen në dy spitale terciare (QSUNT dhe QSR Shefqet Ndroqi) dhe dy Spitale Rajonale (Shkodër dhe Fier për kardiologjinë). 22 pacientë që do të trajtohen me paketën e transplantit renal, me një vlerë financimi 23 milionë lekë. 5147 pacientë që do të trajtohen me paketën e kataraktit, me një vlerë financimi 112 milionë lekë”, tha Sala.

Gjithashtu, ministrja Sala shtoi se 200 çifte që do të përfitojnë nga paketa e fertilitetit, me një vlerë financimi 37,5 milionë lekë, ndërsa pritet të realizohen 1250 analiza për Sindromën Down, me një vlerë financimi 6 milionë lekë.

/e.i/a.f/r.e/

The post Sala: Për herë të parë, shërbim Trombektomie në QSUNT për 300 pacientë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjekë amerikanë e shqiptarë realizojnë ndërhyrje komplekse laparoskopike në QSUNT

By: redi
7 November 2025 at 21:02

Një ekip mjekësh specialistë, gastrohepatologë dhe hematologë erdhën në Shqipëri si pjesë e organizatës “Albanian Health Fund” dhe realizuan një sërë ndërhyrjesh komplekse në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. QSUNT bën me dije se ky ekip mjekësh amerikanë, në bashkëpunim me ekipin shqiptarë mjekësor, realizuan disa ndërhyrje komplekse përmes laparoskopisë, duke sjellë një eksperiencë…

Source

Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor

4 November 2025 at 09:47

Ishte nëntor, viti 2023, kur Vera* shkoi për të bërë kontrollin rutinë të gjirit. Ndryshe nga herët e tjera, ku ajo kthehej në shtëpi e qetë me përgjigjen se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, ajo ditë vjeshte ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Mjeku, nga ekzaminimi, i konstatoi një masë në gji duke dyshuar kështu për […]

The post Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor appeared first on Reporter.al.

Dy klasa digjitale në Pediatrinë e QSUNT-së që fëmijët të mos shkëputen nga shkolla

21 October 2025 at 09:20

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Në spitalin Pediatrik të Specialiteteve, pacientët e vegjël nuk shkëputen nga mësimet dhe shkolla falë dy klasave të posaçme të ngritura në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndau sot në rrjetet sociale një orë mësimi në këto dy klasa digjitale të ndërtuara posaçërisht për nxënësit që marrin trajtim mjekësor në Shërbimin e Pediatrisë në QSUT, ndërsa puna me mësuesit e dedikuar po jep rezultate të prekshme.

“Fëmijët nuk shkëputen nga ritmi i shkollës, por vazhdojnë të mësojnë, të kryejnë detyrat dhe të ndjekin programin mësimor njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në bankat e shkollës. Një nismë që sjell buzëqeshje, dije dhe shpresë për vogëlushët tanë”, thuhet në postimin e MSHMS.

Për herë të parë, pjesë e infrastrukturës spitalore janë edhe mjediset e dedikuara për shkollën e asistuar për ata fëmijë që kalojnë një kohë më të gjatë në spital.

Këto dy klasa mësimore janë të pajisura me teknologjinë më të fundit digjitale dhe mjete të nevojshme didaktike, falë modelit që ka sjellë Fondacioni izraelit SASA Setton.

Përmes një stafi të dedikuar mësuesish, në dy klasat, njëra multidisiplinare dhe tjetra një klasë-studio arti, do t’u ofrohet fëmijëve të shtruar në spital edukim mësimor si dhe kurrikula të tjera mbështetëse për mirëqenien e tyre emocionale sipas grupmoshës

Projekti është një shembull domethënës i bashkëpunimit ndërmjet sistemit shëndetësor dhe atij arsimor, në funksion të së drejtës themelore të çdo fëmije për arsim të barabartë, gjithëpërfshirës dhe të pandërprerë, pavarësisht rrethanave.

/e.i/j.p/

The post Dy klasa digjitale në Pediatrinë e QSUNT-së që fëmijët të mos shkëputen nga shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sala viziton në QSUT 6-vjeçaren e mbijetuar nga djegia e shtëpisë në Maliq

19 October 2025 at 20:39

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.

Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.

Pak minuta, pas mbërritjes së 6-vjeçares, në QSUT ka mbërritur ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT.

MSHMS shpreh ngushëllimet për humbjen e pjesëtarëve të familjes dhe po qëndron në komunikim me QSUT, minutë pas minute për gjendjen shëndetësore të të miturës.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të diel rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët. Si pasojë ka humbur jetën nëna dhe djali i saj 14-vjeçar.

/gj.m/r.e/

The post Sala viziton në QSUT 6-vjeçaren e mbijetuar nga djegia e shtëpisë në Maliq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj

18 October 2025 at 09:57

Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze. Roli i medias, personazhet e njohur, apo fushatat e ndërgjegjësimit nga institucionet zyrtare, janë vetëm njëra anë e medaljes. Të parët që e bëjnë këtë thirrje, për […]

The post 805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj appeared first on BoldNews.al.

Pacientët e moshuar, trajtim me kujdes e respekt në QSUNT

1 October 2025 at 20:04

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Çdo 1 tetor festohet Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndau sot mesazhet e disa të moshuarve të cilët ndodhen në spital për trajtim shëndetësor.

Në QSUNT të moshuarit, por edhe çdo pacient trajtohet me kujdes, përkushtim dhe respekt, pasi stafi mjekësor është çdo ditë pranë tyre për t’u ofruar shërbim cilësor, trajtim dinjitoz dhe mbështetje njerëzore.

Në QSUNT, ata nuk janë thjesht pacientë, por prindërit, gjyshërit dhe brezat që kanë ndërtuar rrugën ku ecim sot.

“Unë jam shtruar mbrëmë, kam ardhur me urgjencë në orën 21.30. Jam befasuar sepse kam parë një gatishmëri të madhe. Pavarësisht se ishim shumë pacientë, të gjithë mjekët na jepnin ndihmë dhe ishin të gatshëm për të na shërbyer. Unë vijë për herë të parë në urgjencë, banoj në Tiranë, por nuk e dija që ishte ky rregull dhe kjo pritje”, tha një paciente.

Një tjetër qytetar, u shpreh se ndihet i befasuar nga qetësia absolute dhe rregulli me të cilin është përballur në QSUNT.

Në institucionet rezidenciale dhe ato ditore marrin shërbime të dedikuara rreth 450 të moshuar. Gjithashtu, nëpërmjet Fondit Social 11.700 të moshuar marrin 25 shërbime në të gjithë vendin.

/e.i/j.p/

The post Pacientët e moshuar, trajtim me kujdes e respekt në QSUNT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Zemrës, Teferiçi: Eliminimi i faktorëve të riskut, shumë i rëndësishëm për gjithë popullatën

29 September 2025 at 09:32

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Dita Botërore e Zemrës mbahet çdo vit më 29 shtator në nivel global, me qëllim ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kujdesi për shëndetin kardiovaskular është një nga shtyllat kryesore të misionit.

Dr. Daniela Teferiçi, mjeke kardiologe pranë QSUNT-së, u shpreh se çdo ditë ekipet e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë punojnë me profesionalizëm për të ofruar diagnostikim, trajtim dhe ndërhyrje të avancuara që shpëtojnë jetë.

Dr. Teferiçi tha se “sëmundja kardiovaksulare vazhdon të mbajë vendin e parë, për sa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, dhe në vendet e zhvilluara, kudo në botë”.

“Akoma më keq janë shifrat në vendet në zhvillim, ku bën pjesë dhe vendi ynë. Shfaqja e sëmundjes në një moshë më të re, ka të bëjë me stilin e jetesës, me mënyrën e ushqimit, me pakësimin e lëvizjes”, tha Teferiçi.

Dr. Teferiçi theksoi në mesazhin e saj parandalimin primar, si një hallkë shumë e rëndësishme në eliminimin e faktorëve të rrezikut që çojnë në sëmundshmërinë kardiovaskulare.

Sipas saj, këto faktorë janë obeziteti, stili i jetesës, jeta sedentare, mënyra e ushqyerjes dhe niveli i aktiviteteve sportive që kryhen.

“Faktor tjetër është edhe duhanpirja. Gjithashtu, trajtimi i sëmundjeve të cilat bëjnë pjesë në faktorët e riskut në sëmundjet kardiovaksulare, siç është trajtimi i hipertensionit, diagnostikimi pasi ka shumë njerëz që nuk e dinë që vuajnë nga hipertensioni. Një sëmundje tjetër është edhe diabeti. Diabeti duhet marrë seriozisht, duhet mjekuar në bashkëpunim me mjekun. Por, edhe trajtimi i yndyrave”, u shpreh Teferiçi.

Mjekja kardiologe pranë QSUNT-në, u shpreh se bëhet një lloj grupëzimi i personave që janë me risk shumë të lartë për sëmundjet kardiovaskulare, dhe personave që kanë risk të ulët në bazë të vlerave të kolesterolit në gjak.

Teferiçi drejtoi një thirrje për ndërgjegjësim të popullatës, si një element shumë i rëndësishëm për sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sot në botë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë besojnë se sëmundjet kardiovaksulare janë dukshëm të parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme.

/e.i/r.e/

The post Dita Botërore e Zemrës, Teferiçi: Eliminimi i faktorëve të riskut, shumë i rëndësishëm për gjithë popullatën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ATSH pranë pacientëve të vegjël në Pediatrinë e QSUNT, mësim dhe argëtim në klasat e reja digjitale

28 September 2025 at 09:43

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Prej muajit prill të këtij viti në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë shtuar dy klasa mësimore, ku pacientët e vegjël mund të zhvillojnë orë mësimore dhe argëtuese çdo ditë.

Aktualisht në këto klasa, mësimi u është besuar dy mësueseve, Rajmonda Çela dhe Dhurata Myrtollari, të cilat me përkushtimin shumëvjeçar dhe didaktikën mësimore, u gjenden pranë të vegjëlve që ata mos të mbeten mbrapa në lëndët mësimore që zhvillojnë në shkolla ndërsa marrin trajtim mjekësor.

Mësuese Rajmonda shprehet se mësimi në Pediatrinë e QSUNT-së ka qenë gjithmonë prezent për pacientët e vegjël, por me shtimin e dy klasave digjitale, orët mësimore bëhen edhe më interaktive dhe të veçanta.

“Janë rreth 5-6 fëmijë çdo ditë që argëtohen apo marrin mësim në këto dy klasa. Afërsisht janë mbi 150 fëmijë që çdo muaj bëhen pjesë e këtyre klasave mësimore. Në varësi të moshës, për më të vegjlit zhvillohet rreth një orë argëtim, me lojëra interaktive, por edhe me numra, shkronja druri, apo shkrime në tabelën elektronike. Ndërsa, për moshat më të mëdha, ne zhvillojmë një orë lëndën e matematikës, një orë gjuhën shqipe dhe me radhë të gjitha lëndët e tjera mësimore, në varësi të qëndrimit në spital”, tha Çela.

Mësuesja tjetër e klasës mësimore në Pediatrinë e QSUNT-së, Dhurata Myrtollari shprehet se prej 30 vitesh eksperiencë në shkolla të ndryshme në kryeqytet, kjo përvojë është për të ndryshe edhe nga ana emocionale.

“Në të dyja klasat ku unë jap mësim, për fëmijët e shtruar në spital, kapaciteti është i mjaftueshëm. Përveç librave dhe lëndëve mësimore, sipas kurrikulave të shkollës, ne ofrojmë edhe mësim të specializuar për fëmijë me nevoja të veçanta. Teknologjia dhe metodologjia që kemi në shërbim për zhvillimin e orëve mësimore, na ka ndihmuar shumë”, pohoi Myrtollari.

Ndërkohë, prindërit e dy pacientëve të vegjël, që prej dy javësh janë të shtruar në Pediatri me problematika të alergjisë dhe virozave respiratore, shprehen të kënaqur për këtë mundësi për fëmijët e tyre.

“Kemi mbi 10 ditë këtu në spital dhe fakti që fëmijët mund të largohen pak nga mjekimet, serumet, gjilpërat për të bërë diçka më afër moshës së tyre, është një mundësi e mirë për ta, por edhe për ne si prindër”, shprehet një prej tyre.

Projekti i klasave mësimore në Pediatri është një shembull domethënës i bashkëpunimit ndërmjet sistemit shëndetësor dhe atij arsimor, në funksion të së drejtës themelore të çdo fëmije për arsim të barabartë, gjithëpërfshirës dhe të pandërprerë, pavarësisht rrethanave.

Mjediset e dedikuara për shkollën dhe argëtimin, për të asistuar fëmijët që kalojnë kohë më të gjatë në spital, janë pjesë e infrastrukturës spitalore dhe transformimeve në rrjetin e spitaleve pranë QSUNT-së.

Dy klasat  mësimore janë të pajisura me teknologjinë më të fundit digjitale dhe mjete të nevojshme didaktike, falë modelit që ka sjellë fondacioni izraelit SASA Setton.

Në dy klasat, njëra multidisiplinare dhe tjetra një klasë-studio arti, fëmijëve të shtruar në spital u ofrohet edukim mësimor si dhe kurrikula të tjera mbështetëse për mirëqenien e tyre emocionale sipas grupmoshës.

Klasat dixhitale në Pediatrinë e QSUNT, foto: Andrin Hoxha
1 nga 9

/e.i/j.p/

The post ATSH pranë pacientëve të vegjël në Pediatrinë e QSUNT, mësim dhe argëtim në klasat e reja digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

580 ndërhyrje kirurgjikale në QSUNT në 20 ditët e para të shtatorit

22 September 2025 at 16:51

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Shërbimi në bllokun operator të Kirurgjisë së Përgjithshme, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, vazhdon të sigurojë shërbim të personalizuar dhe cilësor për çdo pacient.

QSUNT njoftos sot se në 20 ditë e parë të muajit shtator, në bllokun operator të Kirurgjisë së Përgjithshme të sëmundjeve të brendshme janë realizuar 580 ndërhyrje kirurgjikale të llojeve të ndryshme.

Në njoftimin e QSUNT-së, thuhet se “140 prej tyre kanë qenë urgjente dhe janë kryer me përkushtim nga ekipi i mjekëve për t’i ardhur menjëherë në ndihmë pacientëve”.

Ndërsa, “pjesa tjetër sipas QSUNT-së kanë qenë ndërhyrje të planifikuara, që ndjekin me kujdes çdo hap të sistemit të referimit dhe konsultimit me mjekët kirurgë”.

Çdo patologji, nga kirurgjia onkologjike, te aparati tretës, gjëndrat endokrine, kirurgjia e paretit, etj., janë ndërhyrje që kryhen brenda të gjitha standardeve nga ana e stafeve shëndetësore të QSUNT-së.

Investimet në aparatura dhe teknologji, si edhe transformimi i infrastrukturës shëndetësore në QSUNT, kanë përmirësuar shërbimet për qytetarët, por edhe kanë krijuar kushte për stafet shëndetësore.

/e.i//r.e/a.f/

The post 580 ndërhyrje kirurgjikale në QSUNT në 20 ditët e para të shtatorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pavioni i kardiokirurgjisë, investimi më i ri me aparatura moderne në QSUNT

20 September 2025 at 13:36

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Pas prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Dr. Evis Sala, Kryeministri Edi Rama vizitoi pavionin e ri të kardiokirugjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një investim transformues i cili do të ofrojë një nivel të lartë shërbimi mjekësor ndaj qytetarëve.

Në këtë vizitë, Kryeministri Rama shoqërohej nga ministrja e re e Shëndetësisë Prof.Dr Evis Sala, ish-ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, drejtori i Përgjithshëm Florenc Spaho dhe stafi i mjekëve pranë QSUNT.

Spitali i ri i kardiokirurgjisë do të jetë i pajisur me aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin.

Godina ka një sipërfaqe ndërtimi prej 4.000 metra katrorë, me një shtesë prej 500 metra katrorë.

Në katin e parë të godinës do të ketë kryesisht shërbime, të cilat do të ofrohen për studentët dhe për stafet pedagogjike për ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe logjistika teknike.

Gjithashtu, në katin e dytë të këtij spitali të ri do të kryhen edhe shërbimet e kirurgjisë vaskulare.

Në katin e tretë ndodhet blloku operator me shtim sipërfaqesh, nga katër salla operatore janë pesë salla të cilat tashmë do të krijojnë kushte më optimale. Në të njëjtin kat, është i vendosur edhe shërbimi i reanimacionit, për të gjithë situatat që kanë vështirësi në trajtim.

/e.i/j.p/

The post Pavioni i kardiokirurgjisë, investimi më i ri me aparatura moderne në QSUNT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QSUNT, bashkëpunim me qendrën “Princess Máxima” në Holandë për shërbimet onkologjike pediatrike

19 September 2025 at 16:50

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi sot një takim me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho dhe mjeken pediatrike onkohematologe, prof. asoc. Donjeta Bali.

Në fokus të takimit, ishte forcimi i shërbimit të onkologjisë pediatrike në Shqipëri dhe vendosja e partneritetit mes ekipit të Qendrës “Princess Máxima” në Holandë dhe QSUNT-së.

Ky partneritet mbështet Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në rritjen e kapaciteteve për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me kancer dhe vjen në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik.

Marrëveshja dypalëshe që ka hyrë në fuqi prej më shumë se një viti parashikon zhvillimin e diagnostikës dhe protokolleve të trajtimit.

Gjithashtu, ky partneritet synon edhe krijimin e një regjistri kombëtar të të dhënave për pacientët pediatrikë, si edhe referimin e rasteve të ndërlikuara drejt Qendrës “Princess Máxima”, për trajtime të avancuara dhe pjesëmarrje në studime kërkimore.

Nga takimi i ambasadorit të Holandës në Shqipëri, Reinout Vos me drejtorin e përgjithshëm të Q...
1 nga 5

/e.i/j.p/

The post QSUNT, bashkëpunim me qendrën “Princess Máxima” në Holandë për shërbimet onkologjike pediatrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: QSUNT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Partia Demokratike tha sot se sistemi shëndetësor publik ndodhet në një situatë alarmante.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli nëpërmjet një deklarate për mediet tha sot se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dhënë “urdhër për ndalimin e analizave laboratorike për pacientët, për shkak të tejkalimit të buxhetit mujor të koncesionarit privat që menaxhon këtë shërbim”.

Duke iu referuar sipas saj “një emaili të brendshëm të QSUNT-së, dëshmohet qartë se pacientët nuk mund të marrin analiza bazike shëndetësore nëse është arritur ‘tavani financiar’ i përcaktuar në kontratën koncesionare”.

Sipas Vangjelit, ky precedent i rrezikshëm tregon qartë se në sistemin aktual shëndetësor shqiptar, jeta e pacientëve është kushtëzuar nga kufizime financiare, të imponuara nga kontrata të dyshimta publike-private.

“PD kërkon me urgjencë të ndërpriten menjëherë praktikat që kufizojnë aksesin e qytetarëve në shërbime shëndetësore për arsye financiare. Të mbahet përgjegjësi institucionale dhe ligjore për këtë skandal dhe pasojat që mund të ketë për shëndetin e pacientëve. Të riorientohet buxheti publik drejt shëndetësisë dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve, jo drejt projekteve të panevojshme apo klienteliste”, theksoi Vangjeli.

/m.q/j.p/

The post PD: QSUNT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtori i QSUNT-së, Spaho takon nga afër pacientët në spitalin ditor, njësia që trajton mbi 100 persona në ditë

25 August 2025 at 19:54

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho zhvilloi sot një vizitë në ambientet e spitalit ditor.

Spaho u takua dhe bashkëbisedoi me qytetarët duke u njohur me problematikat e tyre si dhe shërbimet që marrin pranë spitalit ditor.

Në vijim të vizitave pranë çdo shërbimi në QSUNT që pas marrjes së detyrës, Spaho i ka kërkuar stafit shëndetësor trajtimin me dinjitet të pacientëve dhe mos krijimi i radhëve në shërbim.

Njësia e trajtimit ditor në QSUNT ka ulur fluksin e qytetarëve të cilët më herët qëndronin në pritje me kartela shtrimi në spital.

Te kjo njësi marrin trajtim mbi 100 persona në ditë, duke përfshirë shërbime si dermatologji, hematologji, dializë, alergologji, toksikologji etj.

Me një sipërfaqe prej 3500 metrash katrorë, me  kapacitet prej 60 shtretërish dhe mbi 50 mjekë, spitali ditor ofron shërbim për rreth 65.000 pacientë, që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.

Ambientet e reja të njësive të trajtimit ditor janë të pajisura me teknologjinë më bashkëkohore, infrastrukturë lehtësuese dhe komode me mjedise pritjeje të ridimensionuara, që lehtësojnë qarkullimin e pacientëve, si dhe të familjarëve që i shoqërojnë ata gjatë marrjes së shërbimeve mjekësore, duke shmangur fluksin në spitalin qendror.

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho në ambi...
1 nga 3

/e.i//r.e/

The post Drejtori i QSUNT-së, Spaho takon nga afër pacientët në spitalin ditor, njësia që trajton mbi 100 persona në ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt përfundimit spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare, Koçiu: Një nga investimet më të rëndësishme në shëndetësi

21 August 2025 at 13:28

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot pamje nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet për përfundimin e detajeve të fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare.

Koçiu e cilësoi këtë investim si një nga më të rëndësishmit në sistemin shëndetësor, që do të garantojë shërbime moderne dhe të specializuara për pacientët.

“QSUT, ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardio-Vaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan ministrja Koçiu.

Ky investim është një financim i qeverisë shqiptare me vlerë 4,3 milionë euro, në kuadër të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Është një investim rrënjësor, i pari i këtyre përmasave që prej ndërtimit të këtij spitali në vitet ’80.

Investimi në spitalin e ri përfshin: Shërbimin e kirugjisë vaskulare; Shërbimin e kardiokirurgjisë; Bllokun operator që do të ketë 3 salla për kardiokirurgjinë dhe 1 sallë dedikuar kirugjisë vazale; Shërbimin e terapisë intensive, që do të jetë i integruar në shërbimin e kardiokirurgjisë, duke lejuar një menaxhim më fleksibël të zonave të trajtimit të pacientëve para dhe pas operacionit.

Gjithashtu janë parashikuar edhe pajisje të reja mjekësore për këtë spital, punimet e të cilit pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2024.

/r.e//a.f/

The post Drejt përfundimit spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare, Koçiu: Një nga investimet më të rëndësishme në shëndetësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌