Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në ish-vilën e diktatorit: Zërat e grave që sfiduan dhunën

8 December 2025 at 16:03

Në një hapësirë që dikur i përkiste diktatorit Enver Hoxha, vajza dhe gra nga komunitetet rome, egjiptiane, LGBT dhe me aftësi të kufizuara ndanë historitë e tyre të dhunës, mbijetesës dhe rezistencës.

Vila e diktatorit, dikur simbol i frikës dhe pushtetit absolut, u shndërrua për një ditë, të premten, në një hapësirë rrëfimi për historitë e luftës së grave për një jetë të pranuar dhe trajtuar me dinjitet.

Ato u mblodhën fillimisht në ish-kinemanë private të diktatorit, ku u shfaq dokumentari i realizuar nga Citizens.al: “Rrënjët e Rezistencës”, një dokumentar që pasqyron lëvizjen feministë në Shqipëri pas viteve ’90 dhe përpjekjet për të sfiduar patriarkatin për një të ardhme më të mirë.

Gjatë shfaqjes së dokumentarit “Rrënjët e Rezistencës”/Citizens.al

Rrëfime që thyejnë heshtjen

Romina Sefa, drejtuese e Qendrës për Advokim Social, gjithashtu një prej organizatoreve të eventit, nënvizoi domosdoshmërinë e një hapësire të sigurt ku vazjat dhe gratë të flasin lirshëm për shqetësimet dhe vështirësitë e tyre.

“Pavarësisht sfidave, ne ia kemi dalë”, tha ajo, duke kujtuar se ky duhet të jetë mesazhi kryesor në diskutime.

Akullin e theu Doliana Velia, një grua me aftësi të kufizuar në shikim që foli për jetën me një shqisë të munguar që në lindje dhe paragjykimet shoqërore.

Ajo theksoi se mentaliteti dhe mungesa e infrastrukturës e kufizojnë pavarësinë e njerëzve me aftësi të kufizuara shumë më tepër se vetë aftësia.

“Të lindësh me një shqisë që nuk ekziston, është njësoj si t’ju them a ju mungon të fluturuarit? Jo, nuk ju mungon, ju duket qesharake, sepse nuk e keni provuar”, paralelizoi Doliana.

Sipas saj, besimi i prindërve për ta trajtuar si një person jo ndryshe nga të tjerët e ka ndihmuar të jetë sot një grua e pavarur.

“Ne nuk duhet a pranojmë mëshirën nga askush, le ti përkasim një komuniteti të caktuar, le të kemi një diferencë fizike apo shqisore, ne duhet të jetojmë me dinjitet”, ndau Doliana me vajzat dhe gratë e tjera.

Ajo theksoi se mentaliteti dhe mungesa e infrastrukturës e kufizojnë pavarësinë e njerëzve me aftësi të kufizuara shumë më tepër se vetë aftësia.

“Të shembim strukturat. Së pari në mendjen tonë dhe pastaj te ata që na rrethojnë”, theksoi Doliana, sipas së cilës të jesh grua me aftësi të kufizuar në Shqipëri është sfidë e dyfishtë.

Doliana ndau raste ku gratë me aftësi të kufizuara mbeten të izoluara, të pambrojtura dhe shpesh pa mundësi të denoncojnë edhe dhunën që pësojnë.

Për këtë ajo tregoi për raste ku për shkak të pagesës së ulët që marrin, ndihmësi personal qëllon të jetë familjar i tyre, njëherësh edhe person i dhunshëm.

“Për shkak të kufizimit fizik nuk mundet të shkojë as për ta denoncuar rastin. Ka njerëz që janë të privuar edhe nga kjo lloj lirie”, theksoi Doliana.

Një rast i tillë ishte ai i një vajze të dhunuar nga nëna e saj, e cila ishte edhe kujdestarja ligjore.

“Lajmëronim policinë ne, sepse i kishin hequr edhe telefonin dhe kur i shkoi policia i tha: ‘Po ti nuk ke turp që këta po të mbajnë me bukë dhe ti i turpëron?”, rrëfeu ajo, duke vënë në pah dështimin institucional.

Nga shtëpia e humbur, tek sipërmarrja e parë

Vjollca, një grua rome, tregoi për dhunën dhe padrejtësinë strukturore që e la pa shtëpi, pa mbështetje dhe pa mundësi për t’u qasur në shërbime dhe përkrahje shtetërore. Historia e saj tregoi njëherësh edhe për forcën e jashtëzakonshme që ka një gruaje e pakicës rome për t’ia dalë në realitetin shqiptar.

E gjendur përballë humbjes së bashkëshortit, me dy fëmijë, ajo përjetoi dhunë nga të afërmit e tij, të cilët synuan ta nxirrnin nga shtëpia. Kjo ndodhi kur hasi në kërkesën: “Për 15 ditë, liro shtëpinë!”.

Për një vit Vjollca nuk përfitoi as ndihmën ekonomike, sepse, sikurse tregoi ajo, i vinte turp të firmoste pasi nuk dinte të lexonte dhe shkruante.

Kjo e shtyu të arsimonte fëmijët e saj, duke i larguar nga cikli i turpit dhe varfërisë.

“Nuk dua që edhe fëmijët e mi të kenë turp në të ardhmen dhe i çova në shkollë. Sot kam dy fëmijë të edukuar,” tregoi ajo me krenari.

Pas tre vitesh procese gjyqësore, Vjollca arriti të siguronte një dhomë në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin.

“Kur fitova [gjyqin] filluan të më thërrisnin ‘gabele’, sepse njerëzit e burrit nuk janë romë,” rrëfeu ajo një tjetër aspekt diskriminues nga historia e saj.

Një thes me rroba të përdorura, që iu dha për ta shitur, e futi Vjollcën në tregun informal të punës. Pavarësisht kësaj, ajo ia doli të ndërtonte një ekonomi familjare të mjaftueshme sa për të shkolluar fëmijët.

“Kam vetëm tre vitet e fundit të siguruara”, tregoi ajo duke nënvizuar se kjo ishte mundësuar falë mbështetjes nga programet sociale.

Gjatë diskutimit në kuadër të 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore/Citizens.al

Gra që sfidojnë dhunën

Elisabeta, ndau me të pranishmit kalvarin që ju desh të kalonte si gjyshe për të shpëtuar vajzën dhe mbesën e saj nga një cikël dhune, të ushtruar nga dhëndri.

E martuar jashtë vendit, vajza ishte izoluar dhe dhunuar vazhdimisht. E pa-arsimuar, qe detyruar të luftojë ndaj një sistemi që e kishte bërë vajzën “pronë ligjore” të babait.

Por, me këmbëngulje të vazhdueshme, vajza e Elisabetës ia doli të njoftonte policinë, gjeti strehë derisa mbylli të gjitha dokumentet për të kthyer sigurinë dhe përkatësinë ligjore mbi mbesën.

Njëjtë si Elisabeta, edhe Miranda ndau një histori jetësore të rëndë: një martesë me dhunë dhe një bashkëshort të alkoolizuar, që kishte krijuar një ambient të pasigurt edhe për vajzën e tyre.

“Një nxënëse ekselente” tregoi ajo, “e cila edhe përmes traumave që kalonte gjente kohë të studionte”.

Ky takim i kryer në “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” solli një akt simbolik rivendosjeje: zëra të heshtur, histori të lëna mënjanë, dhimbje të padëgjuara, në dritën e një vile që dikur nuk do ti ftonte kurrë e që për dekada ka simbolizuar pushtetin, frikën dhe privilegjin.

Shiko dokumentarët e Citizens.al:

The post Në ish-vilën e diktatorit: Zërat e grave që sfiduan dhunën appeared first on Citizens.al.

Sala prezanton masat për parandalimin e dhunës ndaj grave

25 November 2025 at 21:22

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me UN Women në Shqipëri, organizatat partnere të shoqërisë civile, të rinj e të reja aktiviste në mbarë vendin, hapën fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, me temë “Asnjë justifikim për dhunën online”.

Në qendër të vëmendjes këtë vit është kërcënimi në rritje i dhunës përmes internetit, për të cilin Shqipëria shënon përpjekje dhe angazhime në shkallë të gjerë, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimin e komuniteteve për veprim.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në ceremoninë hapëse të fushatës nënvizoi se parandalimi dhe reagimi kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë në hapësirat digjitale kërkon politika të qarta, institucione të fuqishme dhe vullnet kolektiv.

“Shqipëria është ndër vendet e para që adreson dhunën e shkaktuar nga teknologjia. Projektligj i ri për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe propozimet për përmirësimin respektiv të Kodit Penal, janë një bazë e mirë e kuadrit legjislativ. Po forcojmë kapacitetet e institucioneve dhe strukturave të zbatimit të ligjit, përmes përcaktimit të qartë të roleve të institucioneve shtetërore për parandalimin dhe trajtimin e dhunës kibernetike. Siguria digjitale duhet të bëhet pjesë e edukimit të hershëm, duke e integruar këtë temë në kurrikula shkollore, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të kenë aftësitë e duhura për të naviguar në botën online në mënyrë të sigurt. Gjithashtu, do të garantojmë mbështetje të specializuar për viktimat e dhunës digjitale, ndërsa po ndërtojmë ura bashkëpunimi me platformat digjitale, kompanitë e teknologjisë dhe sektorin privat”, nënvizoi ministrja.

Ingrid Macdonald, përfaqësuese e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, theksoi se “ndërsa nisim 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, gjendemi përballë një realiteti të zymtë, që kërkon veprim të ngutshëm: dhuna digjitale po rritet me shpejtësi alarmuese. Në Shqipëri, 41% e grave janë përballur me dhunë në internet, ndërsa në nivel global 1,8 miliardë gra vazhdojnë të mos kenë mbrojtje ligjore. Çdo grua dhe vajzë meriton siguri, dinjitet, dhe lirinë për të jetuar pa dhunë në të gjitha aspektet e jetës – qoftë në internet apo jashtë internetit. Megjithëse këto 16 ditë të aktivizmit janë shumë të rëndësishme për të vënë në qendër të vëmendjes problemin, lufta jonë nuk mund të ndalet me përfundimin e fushatës. Dhënia fund e dhunës digjitale është një detyrë urgjente dhe e padiskutueshme dhe duhet të na shërbejë si parim udhërrëfyes në veprimet tona çdo ditë”.

Gjithashtu, në këtë ceremoni u ndanë 10 çmime mirënjohje për përfaqësues të fushave të ndryshme të shoqërisë, për vlerësimin e kontributit e tyre në mbrojtjen e vajzave dhe grave, si dhe në luftën kundër dhunës ndaj tyre.

Gjatë 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, në të gjithë vendin do të zhvillohen aktivitete edukative, veprimtari të drejtuara nga të rinjtë dhe të rejat, nisma shkollore, forume komunitare dhe shfaqje artistike, që synojnë t’u kundërvihen normave të dëmshme dhe të promovojnë një kulturë sigurie dhe respekti, si në internet, ashtu edhe jashtë tij.

1 nga 4

/k.s/r.e/

The post Sala prezanton masat për parandalimin e dhunës ndaj grave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plan drastik: Zelanda e Re synon të eliminojë të gjitha macet e egra brenda 25 viteve

By: gaze tare
24 November 2025 at 21:28

Zelanda e Re ka një plan për të eliminuar të gjitha macet endacake në natyrë deri në vitin 2050 për të mbrojtur biodiversitetin, njoftoi Ministrja e Mjedisit e vendit. Në një deklaratë, Ministrja Tama Potaka njoftoi shtimin e maceve të endacake në strategjinë pionere botërore “Pa Grabitqarë 2050”. Planet fillestare u hartuan një dekadë më parë dhe kishin provokuar reagime të forta nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Macet endacake tashmë po mblidhen dhe vriten në disa zona, por ka një përpjekje më të bashkërenduar për të zhdukur grabitqarët e listuar, raporton Guardian.

Vlerësohet se më shumë se 2.5 milionë mace endacake enden në Zelandën e Re. Ato mund të rriten deri në një metër të gjata, përfshirë bishtin e tyre, dhe të peshojnë deri në 7 kg.

Ato kanë shkatërruar jetën e egër në shumë zona, duke i çuar disa specie në prag të zhdukjes. Ato janë “vrasëse me gjak të ftohtë”, tha Potaka në një deklaratë, duke thënë se macet do të ishin në të njëjtën listë me gjitarët si ferretat, nuselalat, minjtë dhe oposumët.

Macet shtëpiake, të cilat nuk përfshihen në program, konsiderohen gjithashtu një kërcënim serioz për biodiversitetin. Çështja ka shkaktuar debat të nxehtë në një vend që i do macet me një nga normat më të larta të maceve shtëpiake në botë, por rregulla të paqarta mbi pronësinë e tyre.

The post Plan drastik: Zelanda e Re synon të eliminojë të gjitha macet e egra brenda 25 viteve appeared first on iconstyle.al.

60% e grave zgjedhin makeup-in para partnerit?!

By: gaze tare
22 November 2025 at 18:39

Një studim i publikuar së fundmi nga kompania Bionsen ka ngjallur reagime dhe diskutime të shumta, pasi ka zbuluar se një përqindje e konsiderueshme e grave do të preferonin të ruanin çantën e tyre të makeup-it, edhe nëse kjo do të thoshte t’i jepnin fund marrëdhënies me partnerin. Sipas studimit, rreth 57 deri në 60 përqind e grave kanë deklaruar se nuk do të hiqnin dorë nga produktet e tyre kozmetike, edhe në situata hipotetike ku një zgjedhje e tillë do të nënkuptonte humbjen e partnerit.

Hulumtimi thekson se për shumë gra, makeup-i nuk është thjesht një koleksion produktesh, por një mjet i rëndësishëm vetëbesimi dhe një ritual i përditshëm që u jep ndjesinë e kontrollit dhe mirëqenies. Kjo tregon se lidhja emocionale me kujdesin personal është shumë më e thellë sesa shihet në sipërfaqe. Shumë prej pjesëmarrëseve kanë thënë se makeup-i i bën të ndihen më të sigurta, më të prezantueshme dhe më të përgatitura për sfidat e ditës.

Ekspertët e psikologjisë sociale shpjegojnë se ky fenomen lidhet me rritjen e rëndësisë së vetë-përkujdesit dhe dëshirën për të investuar tek vetja. Në një kohë ku presionet sociale dhe standardet e bukurisë janë të larta, makeup-i shihet si një mjet i fuqishëm për të krijuar stabilitet emocional.

Rezultatet e studimit kanë ndezur debate në rrjetet sociale, me disa përdorues që e shohin këtë si një tregues të prioritizimit të vetes, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një reflektim të varësisë nga imazhi. Pavarësisht interpretimeve, një gjë është e sigurt: makeup-i vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në jetën e shumë grave.

The post 60% e grave zgjedhin makeup-in para partnerit?! appeared first on iconstyle.al.

Tryezë për fuqizimin e grave sipërmarrëse, në fokus inovacioni e bashkëpunimi

20 November 2025 at 14:59

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me kompaninë globale të pagesave “Visa”, organizuan sot një tryezë të rëndësishme për gratë sipërmarrëse, si pjesë e Javës Globale të Sipërmarrjes.

Tryeza e diskutimit, e titulluar “Women Leaders Breakfast”, u mbajt në Shtëpinë e Biznesit, në Piramidën e Tiranës, dhe mblodhi gra lidere nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare për të diskutuar mundësitë dhe sfidat që hasin ato në fushën e biznesit.

Tryeza ofroi një mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave mes grave sipërmarrëse dhe ekspertëve të industrisë, duke nxitur një dialog konstruktiv mbi mënyrat se si mund të fuqizohet më tej pjesëmarrja e grave në ekonominë shqiptare.

Gjatë tryezës, zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama, theksoi angazhimin e ministrisë për të krijuar mundësi të barabarta dhe për të mbështetur gratë në zhvillimin e bizneseve të tyre përmes politikave të qëndrueshme dhe programeve mbështetëse.

“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është e përkushtuar të mbështesë çdo grua që dëshiron të ndërtojë dhe zhvillojë biznesin e saj. Përmes politikave të duhura, programeve të ndërtimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, ne synojmë të krijojmë një mjedis ku gratë sipërmarrëse mund të kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh zv.ministrja Rama.

Menaxherja e Lartë e Komunikimit Korporativ në “Visa” për rajonin e Juglindjes së Evropës, Jovana Tufegdžić, theksoi rëndësinë e iniciativës “She’s Next”, e cila ka ofruar mbështetje për më shumë se 13 mijë gra sipërmarrëse në Ballkan.

Ajo nënvizoi se programi ofron mundësi financimi, këshillim profesional dhe mundësi rrjetëzimi që janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve të drejtuara nga gratë.

Në fjalën e saj, Fabiola Duro, themeluese e “INNVEST”, theksoi se fuqizimi ekonomik i grave është çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, duke përmirësuar mundësitë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetur rritjen e sektorëve të agrobiznesit dhe turizmit, ku gratë janë veçanërisht të angazhuara.

Suksesi i sipërmarrësve femra është i lidhur ngushtë me mundësitë që ato kanë për të lidhur rrjete, për të marrë ndihmë profesionale dhe për të pasur qasje në financa të përshtatshme për nevojat e tyre.

Një moment i veçantë i tryezës ishte njoftimi i fitueses së Hackathon-it “She’s Next” 2025, PressShield, një startup që po krijon zgjidhje inovative për mbrojtjen e gazetarëve dhe përmirësimin e sigurisë digjitale për ata që mbajnë publikun të informuar.

Diskutimet gjatë tryezës theksuan disa çështje kyçe për forcimin e bizneseve të drejtuara nga gratë në Shqipëri, përfshirë përmirësimin e qasjes në financa, digjitalizimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale, ndihmën profesionale dhe rrjetëzimin ndërkombëtar, si dhe krijimin e strukturave mbështetëse për rritjen e bizneseve (scale-up).

Pjesëmarrësit theksuan gjithashtu nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes sektorit publik dhe privat, për të adresuar barrierat strukturore që ndikojnë në rritjen e numrit të grave sipërmarrëse dhe për të ndihmuar në krijimin e mundësive të barabarta për gratë në biznes.

Gratë liderë shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e iniciativave të reja që mundësojnë përparim në këto fusha.

Kjo tryezë ishte një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për gratë sipërmarrëse në Shqipëri, në kushtet kur fuqizimi i tyre konsiderohet një element kyç për rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe zhvillimin e komunitetit.

Rreth 30% e bizneseve aktive janë në pronësi ose menaxhim të grave, veçanërisht në turizëm, shërbime, agrobiznes dhe industri kreative. Bizneset e drejtuara nga gratë janë kryesisht mikro dhe të vogla, duke reflektuar barrierat strukturore për rritje. Vetëm 11% e këtyre bizneseve kanë akses në kredi formale. Pjesëmarrja e grave në forcën punëtore është rreth 53.5%.

1 nga 4

/a.f/

The post Tryezë për fuqizimin e grave sipërmarrëse, në fokus inovacioni e bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studim: Burrat duhet të bëjnë dyfish më shumë ushtrime se gratë për të mbrojtur zemrën

By: gaze tare
12 November 2025 at 11:17

Një studim i gjerë me mbi 85,000 persona ka zbuluar se burrat kanë nevojë për gati dyfishin e aktivitetit fizik krahasuar me gratë për të arritur të njëjtat përfitime për shëndetin kardiovaskular. Kërkimi, i publikuar në revistën Nature Cardiovascular Research më 27 tetor, thekson dallime të rëndësishme mes gjinive në mënyrën se si trupi reagon ndaj stërvitjes.

Sipas udhëzimeve të CDC dhe Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), rekomandohen të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë. Por studimi tregoi se gratë që përmbushin këtë standard e ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 22%, ndërsa burrat vetëm me 17%. Për të arritur të njëjtin nivel mbrojtjeje, burrat duhet të ushtrohen rreth 530 minuta në javë, ndërsa gratë vetëm 250 minuta.

Tek pjesëmarrësit që tashmë vuanin nga sëmundjet e zemrës, aktiviteti fizik uli ndjeshëm rrezikun e vdekjes: 70% për gratë dhe vetëm 19% për burrat.

Ekspertët mendojnë se diferenca lidhet pjesërisht me nivelin e estrogjenit, hormon që mbron zemrën te femrat, si dhe me faktorë biologjikë e shoqërorë.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se sfida kryesore mbetet fakti që më pak se gjysma e të rriturve arrijnë edhe minimumin e rekomanduar të aktivitetit fizik. “Pavarësisht gjinisë, çdo formë lëvizjeje është e dobishme për zemrën,” theksojnë ekspertët, duke apeluar për më shumë motivim dhe lëvizje të përditshme.

The post Studim: Burrat duhet të bëjnë dyfish më shumë ushtrime se gratë për të mbrojtur zemrën appeared first on iconstyle.al.

75% e grave nuk dalin me burra që s’janë mirë financiarisht

By: gaze tare
10 November 2025 at 18:19

Një sondazh i fundit ka zbuluar se stabiliteti financiar luan një rol shumë më të madh në takime dhe lidhje sesa mendohej më parë. Sipas të dhënave, rreth 75% e grave pohojnë se nuk do të dilnin në takim me një burrë që nuk është mirë financiarisht.

Ky rezultat tregon se për shumë gra, aspekti ekonomik nuk lidhet thjesht me luksin apo interesin për para, por me mënyrën si një person menaxhon jetën e tij. Sipas pjesëmarrëseve në sondazh, financat janë pasqyrë e përgjegjësisë, seriozitetit dhe qëndrueshmërisë, cilësi që ato kërkojnë tek një partner afatgjatë.

Ekspertët e marrëdhënieve thonë se këto qëndrime lidhen me ndryshimin e pritshmërive në shoqërinë moderne. Ndërsa më parë rëndësi kishte sigurimi material, sot fokusi është te qëndrueshmëria dhe aftësia për të planifikuar. Një person që menaxhon mirë financat shihet si më i pjekur, më i organizuar dhe më i aftë për të përballuar përgjegjësi të përbashkëta.

Megjithatë, disa e kritikojnë këtë qasje, duke thënë se financat nuk duhet të jenë kriter për dashurinë. Sipas tyre, karakteri, komunikimi dhe përkushtimi duhet të jenë në qendër të çdo marrëdhënieje.

Në çdo rast, duket se për shumë gra, stabiliteti financiar mbetet një faktor që ndikon fort në mënyrën si e shohin partnerin e mundshëm dhe jo domosdoshmërisht për shkak të parave, por për atë që ato tregojnë: pjekuri dhe përgjegjësi.

The post 75% e grave nuk dalin me burra që s’janë mirë financiarisht appeared first on iconstyle.al.

“Burrat duket se ua përkeqësojnë jetën grave”/ Çfarë thonë ata?

By: gaze tare
7 November 2025 at 17:49

Varësia nga aplikacionet e takimeve, mungesa e pjekurisë emocionale, frika nga angazhimi dhe pabarazitë sociale: kjo është arsyeja pse miliona gra e braktisin me vetëdije idenë e një marrëdhënieje.

Nga kalimi drejt pavarësisë financiare deri te refuzimi i trajektores tradicionale “marrëdhënie-martesë-fëmijë”, gratë në Shtetet e Bashkuara po riformësojnë mënyrën se si e shohin rolin e shoqërisë në jetën e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit të popullsisë në SHBA dhe vlerësimeve nga Morgan Stanley, deri në vitin 2030 pothuajse 45% e grave të moshës 25 deri në 44 vjeç do të jenë beqare.

Gazeta “The Guardian” u kërkoi grave nga çdo cep i Shteteve të Bashkuara të flisnin sinqerisht për përvojat e tyre në botën e takimeve në vitin 2025, duke iu përgjigjur pyetjeve të tilla si pse janë beqare, çfarë kërkojnë (nëse ende e kërkojnë) dhe pse, për shumë prej tyre, të qenit vetëm është më e preferueshme sesa të ndajnë jetën me personin e gabuar.

“Do të të pranoj vetëm nëse prania jote është më e ëmbël se vetmia ime”

Kjo është motoja e re personale e Sarës, 43 vjeç, një përfaqësuese shitjesh nga Kalifornia, pas përfundimit të një lidhjeje që e la të shkatërruar: “Më mungonte të kisha dikë për të gatuar, për të ndarë gjërat me të. Por më në fund e kuptova sa bukur është të jesh vetëm dhe se nuk do të pranoj asgjë më pak se ajo që meritoj”, i tha ajo Guardian.

Një emërues i përbashkët në përgjigjet e shumë grave ishte se takimet shpesh përfundojnë duke qenë një proces frustrues. Në platformat e takimeve, në hapësirat shoqërore dhe madje edhe brenda marrëdhënieve ekzistuese, shumica e burrave, siç thonë gratë që folën me Meso, nuk i plotësojnë as bazat, përkatësisht mirësinë, pjekurinë emocionale, stabilitetin, ambicien dhe reciprocitetin.

Babet, 32 vjeç, një estetiste në New York City, e përshkruan me të drejtë: “Burrat nuk përpiqen më. Ata nuk përgjigjen, nuk komunikojnë, nuk caktojnë takime. Është sikur po ua përkeqësojnë jetën grave në vend që ta përmirësojnë.”

“Takimet janë bërë një detyrim pune”

Raina, 41 vjeç, mjeke në Uashington, D.C., nuk ka dëshirë të “rikthehet në lojë”. Siç e thotë ajo, “Shumica e burrave në moshën time kanë trauma, por nuk bëjnë asgjë për ta përpunuar atë. Është sikur po kërkojnë një infermiere në vend të një partnereje. Nëse do të jem e lodhur në punë dhe në një lidhje, nuk ia vlen.”

Shumë gra raportuan se ndiheshin të “ndëshkuara” për suksesin e tyre profesional , pavarësinë e tyre, apo edhe për faktin se ishin të pjekura emocionalisht.

Danielle, 29 vjeç, një menaxhere e marrëdhënieve me publikun nga Tenesi, e përmbledh këtë në një fjali: ” Nëse një burrë nuk ndihet rehat me mua që jam e arsimuar, e qëndrueshme dhe e pavarur, atëherë nuk jam e interesuar. Nuk mund t’i stërvit njerëzit me empati.”

Arsimi dhe të ardhurat bëhen pengesa

Laura, 40+ vjeç, nga San Francisco, është e divorcuar dhe pavarësisht dhjetëra përpjekjeve përmes aplikacioneve të takimeve dhe eventeve për beqarë, ajo mbetet beqare. “Ekziston një çekuilibër i madh arsimor. Shumë burra nuk duan të jenë me gra që fitojnë më shumë para ose kanë një arsim të lartë. Ata ndihen të kërcënuar.”

Pavarësia financiare funksionon gjithashtu si një shpatë me dy tehe: Ndërsa u jep grave lirinë për të mos “bërë kompromis”, ajo gjithashtu i izolon ato nga bota e takimeve. Kelly, 48 vjeç, një konsulente nga Portland, e thotë këtë qartë: “Unë jam krijuese, e sigurt financiarisht, nuk pi alkool, nuk pi duhan dhe nuk dua një partner që pi. Nuk po kërkoj vetëm dikë, po kërkoj dikë që të duket si unë.”

“Nuk kam nevojë për dikë që të ndihem i plotë”

Pavarësisht sfidave, shumë gra thonë se janë të lumtura që janë beqare. Randi, 33 vjeç, një analiste politike nga Çikago, është tërhequr plotësisht nga skena e takimeve: “ E kam pranuar që suksesi nuk do të thotë domosdoshmërisht një marrëdhënie afatgjatë. Mund të rris një fëmijë vetë, mund ta jetoj jetën time ashtu siç dua. Nuk kam nevojë për dikë që të ndihem e plotë.”

Gra të tjera, si Lauryn, 35 vjeç, nga Connecticut, përqendrohen në mospranimin e asgjëje më pak se ajo që meritojnë: “Kam një shtëpi, të ardhura të mira, një fëmijë. Nëse gjej dikë të ndershëm, punëtor dhe të përkushtuar, shumë mirë. Nëse jo, jam mirë vetëm.”

Kostoja e vetmisë: financiare dhe emocionale

Sigurisht, nuk është gjithçka rozë. Nicole, 42 vjeç, mësuese në shkollë të mesme, shpjegon: “Të jesh beqare në Amerikë është e kushtueshme. Sistemi është projektuar për çifte dhe familje. Qiraja, shpenzimet, gjithçka është projektuar për dy. Ndonjëherë, do të doja vetëm ta ndaja me dikë.” Lexoni këtu pse çiftet tani po jetojnë së bashku shumë më herët në marrëdhënie.

Kristina, 32 vjeç, një terapiste e shëndetit mendor, ndihet mirë që është beqare, por pranon se çështja e amësisë është në mendjen e saj: “Ora biologjike po ecën, edhe pse gratë janë më të lira se kurrë. Kjo është në mendjen tonë.”

Beqare, por plot jetë

Ndoshta pranimi më i sinqertë vjen nga Valerie, 27 vjeç, nga Merilendi: “Nuk dua askënd. Liria dhe pavarësia ime janë më të rëndësishme. Nëse kjo do të thotë që do të jem beqare përgjithmonë, jam e lumtur ta pranoj këtë.”

“Dhe ky mund të jetë ndryshimi më i madh i kohës sonë: që gratë të mos e shohin më lumturinë e tyre personale si të varur nga të paturit e një partneri . Ky realitet i ri, me frustrimin e tij në rritje me takimet, pritjet e larta dhe vështirësinë në gjetjen e një partneri “të barabartë”, nuk sinjalizon domosdoshmërisht një braktisje të dashurisë.”

“Përkundrazi, kjo mund të tregojë një formë të re zgjedhjeje autentike, ku gratë ripërcaktojnë vlerat e tyre, kufijtë e tyre dhe çfarë do të thotë për to një marrëdhënie kuptimplote dhe e barabartë ”, përfundon artikulli.

The post “Burrat duket se ua përkeqësojnë jetën grave”/ Çfarë thonë ata? appeared first on iconstyle.al.

Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore

7 November 2025 at 12:19

Shumica socialiste miratoi të enjten, më 6 nëntor, projektligjin “Për barazinë gjinore”, teksa opozita, e cila votoi kundër, e cilësoi atë kërcënim për familjen tradicionale.

Ligji kaloi me 77 vota “pro” të PS-së, teksa jashtë Kuvendit, me mbështetjen e opozitës u organizuan protesta.

Shumica e votoi në bllok draftin, përfshirë deputetin Taulant Balla, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të PS-së, i cili kishte propozuar ndryshime ndaj versionit të parë të hartuar në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare.

Gjatë votimit, Balla lexoi përcaktimin e ri të termit “gjini”, i cili përshtatet me Konventën e Stambollit.

“Gjini nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat.”

Ky përcaktim, i përfshirë në nenin 4 të ligjit, u miratua bashkë me ndryshimet e tjera, duke kaluar ligjin në parim.

Reagime pozitive dhe kritika pas votimit

Vendimi u përshëndet nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i cili kërkoi reflektim mbi debatet publike që shoqëruan procesin.

“Të gjitha shqetësimet, paragjykimet dhe keqkuptimet që shoqëruan miratimin e ligjit duhet të jenë pjesë e një analize të thelluar me aktorët e interesuar për të drejtat e njeriut.”

Në rrjetet sociale, avokatja e të drejtave të njeriut Dea Nini e cilësoi miratimin “fitore historike për barazinë”.

Ndërsa Mirela Arqimandriti nga “Gender Alliance for Development Center” (GDAC) tha se ky ligj përfaqëson një hap drejt një shoqërie që e zbaton barazinë si “detyrim kushtetues dhe standard evropian, jo si slogan”.

GDAC dhe organizata të tjera të shoqërisë civile njoftuan për një konferencë për shtyp më 7 nëntor, për të shpjeguar risitë që sjell ligji në fushën e punës, arsimit dhe përfaqësimit politik.

Sipas përfaqësuesve të organizatave, ligji garanton: mbrojtje të barabartë në vendin e punës për gratë dhe burrat; edukim dhe buxhetim me ndjeshmëri gjinore; njohje të punës së papaguar të kujdesit familjar; ndarje të drejtë të përgjegjësive familjare si dhe përfaqësim të barabartë në politikë dhe vendimmarrje.

Por, miratimi i ligjit nuk kaloi pa tensione. Pas seancës, disa dhjetëra protestues pritën deputetët socialistë në dalje të Kuvendit, me thirrjet “Turp!”, “Tradhtarë!” dhe “Shitët Shqipërinë!”.

Protestuesit, të lidhur me grupe konservatore dhe fetare, shprehën kundërshtinë ndaj ligjit që, sipas tyre, “rrezikon familjen dhe moralin publik”.

Citizens.al ka shpjeguar më herët se ligji nuk shton gjini të reja, nuk përfshin dispozita për martesat e të njëjtës gjini, dhe nuk prek ligjin për gjendjen civile apo Kodin e Familjes, që njeh dy gjini zyrtare: burrë dhe grua.

Ky sqarim është bërë pas fushatave dezinformuese të shpërndara në rrjetet sociale dhe media gjatë procesit të miratimit.

Lexoni gjithashtu:

The post Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore appeared first on Citizens.al.

STUDIM – Gratë që bëjnë blerje rregullisht reduktojnë stresin me 45%

7 November 2025 at 11:22

NJU JORK, 7 nëntor /ATSH/- Një studim i Universitetit të Hertfordshire zbuloi se gratë që blejnë rroba rregullisht përjetojnë humor të përmirësuar dhe stres të reduktuar – duke stimuluar lirimin e dopaminës në tru, sipas “Psychology Today”

“Gratë që bëjnë blerje të paktën një herë në javë reduktojnë stresin me 45% dhe janë më të lumtura”, sipas studimit.

Pjesëmarrëset raportuan se blerja e veshjeve të reja ofronte një ndjenjë kontrolli, vetëshprehjeje dhe kënaqësie të menjëhershme, veçanërisht kur ato ndiheshin të stresuara.

Hulumtuesit theksojnë se ndërsa përgjegjësia financiare është e rëndësishme, këto kënaqësi të vogla mund të rrisin mirëqenien, duke u fokusuar në aspektin psikologjik dhe jo në materializëm.

Përfitimet psikologjike: Blerjet mund të çojnë në një ndjenjë kontrolli, vetëshprehjeje dhe kënaqësie të menjëhershme.

Efekti neurokimik: Aktiviteti shkakton një çlirim të dopaminës, një kimikat në sistemin e trurit që krijon një ndjenjë kënaqësie.

Reduktimi i stresit: Lirimi i dopaminës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit dhe përmirësimin e humorit, veçanërisht gjatë javëve të vështira ose stresuese.

Kënaqësi e shëndetshme: Hulumtuesit sugjerojnë se kënaqësitë e vogla dhe të përballueshme si blerja e rrobave të reja mund të rrisin vërtet mirëqenien, për sa kohë që ruhet përgjegjësia financiare. //a.i/

The post STUDIM – Gratë që bëjnë blerje rregullisht reduktojnë stresin me 45% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jo “Goca dhe Gra” por “Armike dhe Rivale”, Neda vs. Rozana dhe drama e shëmtuar që na u servir në ekran

By: Iconstyle
5 November 2025 at 10:40

Në vend që të shndërrohej në një tribunë ku femrat flasin për fuqizim, respekt dhe bashkëpunim, mbrëmja e djeshme në “Goca dhe Gra” u kthye në një spektakël të turpshëm të përplasjeve personale. Në ekran nuk pamë gra të pjekura që dinë të debatojnë me dinjitet, por dy figura që shpalosën një tension të vjetër, plagë të pambyllura, nën dritat e kamerave që mezi prisnin “show”-n. Dhe e morën: një “show” që nuk kishte asgjë të bukur, asgjë frymëzuese, asgjë që të linte mendim pozitiv në fund.

Neda Balluku vs. Rozana Radi. Një përplasje e ftohtë, e ngarkuar, që nisi nga statuset e dikurshme të rrjeteve sociale, nga hatërmbetje të vjetra që në vend të shuheshin me kalimin e viteve, u ringjallën në një emision që supozohej të ishte hapësirë solidariteti. Pyetje të nënqeshura, replika që fshihnin thumbime, mimika të ngrira dhe një atmosferë ku çdo teleshikues ndjente siklet. Të gjitha këto ndodhën përballë syve të një publiku që nuk meriton një dalje televizive të zhveshur nga çdo vlerë.

Për ironi, emisioni quhet “Goca dhe Gra”, por mbrëmë nuk pamë as goca, as gra. Pamë rivale, pamë armike, pamë gra që përpiqeshin të pickonin njëra-tjetrën me fjalë. Askush nga drejtueset e programit nuk ndali këtë rrjedhë, përveç Ema Andreas, e vetmja që mbajti qetësi dhe dinjitet, duke ndërhyrë për të rikthyer një minimum respekti në studio. Në mes të gjithë atij zhurmimi, Ema foli si një grua që e kupton se feminizmi nuk është as sharje, as thumbim, por respekt për tjetrën, edhe kur nuk e pëlqen.

Pjesë nga diskutimi i mbrëmshëm:

Rozana: Libri del kur divorci bëhet publik. Është një rastësi si fantazia e frikshme dhe kjo?

Neda: Shiko, nga ty e pres në fakt këtë pyetje. Po, sigurisht që është tërësisht rastësi, se nuk bëhet shaka me gjërat e jetës. Unë di ta ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare.

Rozana: Duke qenë se ju jeni autore në “Për’puthen”, me pak fjalë mësoni rininë “si të dashurohet”.

Neda: Ose si të ndahet…

Rozana: Ose si të ndahet. Dakord. Si e menaxhon dashurinë në ekran kur e juaja po përballet me dyert e gjykatës?

Neda: Në “Për’puthen” Rozi, nuk menaxhojmë ne dashurinë e të rinjve. Të rinjtë na tregojnë ne dita-ditës se si dashuron sot brezi i ri. Nuk mund të vendosësh në këtë jetë kë të dashurosh. Nuk i thua dot të rinjve: ‘ti duhet të duash këtë… dhe këtë jo”. Ai është një emision ku të rinjtë janë të lirë të dashurohen dhe ne si autorë jemi të detyruar për hir të punës, por edhe me dëshirë shumë të madhe, të shkojmë mbrapa gjithçkaje që ata na rrëfejnë, për t’ia ekspozuar publikut.

Dhe mendoj dhe këtë: T’i thuash një gruaje që sapo ka humbur një dashuri të vetën të madhe, ‘se si do shkosh t’ja mësosh të rinjve’, nuk është ok.

Rozana: Duke qenë se nuk është se sapo humbur, pasi thatë se keni disa vite që jeni ndarë, nuk qëndron kjo. Megjithatë… Martesa me një person i cili vjen nga një familje me peshë në opinionin publik, e ka frenuar apo kufizuar Nedën nga liria? Çfarë do të thotë për ty të jesh e lirë si grua?

Neda: Po çfarë do të thotë më ka frenuar nga liria?

Rozana: Ishte e qartë pyetja. Të ka frenuar, të ka kufizuar martesa me një person, i cili pak a shumë ka një peshë?

Neda: Po ça duhet të kisha bërë unë psh., që s’e kam bërë?

Rozana: Nuk e di, kjo është një pyetje që duhet të më përgjigjesh. Është ajo shprehja po s’mund ta them… Nuk ka pyetje të këqija, vetëm përgjigje.

Neda: Jo s’më ka frenuar.

Rozana: Kam një pytje të fundit. Pamë kopertinën e librit tuaj, ju mbanit mbiemrin e ish-bashkëshortit, apo ende nuk është një ish. Pse keni zgjedhur? Do vazhdoni ta mbani mbiemrin e ish-bashkëshortit?

Neda: Unë mendoj që është një linjë shumë e hollë ndërmjet të ndash biseda shumë të rëndësishme dhe llafe grash. Pyetja që sapo bëre është pak llafe grash. Ka mbaruar “Big-u” Rozana.

Rozana: Mbiemri nuk është llafe grash. Nëse nuk mund të përgjigjesh, thuaj thjesht ‘nuk di’ ose ‘nuk mund të përgjigjem’.

Ema Andrea: Me thënë të drejtën, e shoh që je në pozita… Po përgjigjesh te ky ‘muhabeti i grave’ që ne kemi, ai që është. Ti këtu erdhe. Gjëra me vlerë apo pa vlerë… interesat e njerëzve janë ato që janë. Do kisha preferuar, koleget, për atë që janë, me i dash dhe me i respektu, se ne të kemi respektu për kohën edhe tonën, edhe të televizionit. Besoj se u morëm vesh.

Neda: Po, unë i respektoj shumë koleget e mia.

Ky nuk është mesazhi që duam të shohim në vitin 2025. Nuk është kjo mënyra si duhet të paraqiten gratë në ekran: të ndara në kampe, të zëna mes egosh personale dhe kompleksesh të trashëguara nga reality show-t e viteve të shkuara. Nuk është ky modeli që u shërben vajzave të reja. Çfarë mësojnë ato nga një mbrëmje e tillë?

Në një vend ku gratë ende luftojnë për hapësirë, për zë dhe për respekt, ekrani nuk duhet të jetë pasqyrë e luftërave të vogla mes tyre. Duhet të jetë shembull i asaj që quhet bashkëjetesë femërore. Mbrëmja e djeshme në “Goca dhe Gra” ishte e kundërta: një betejë për ulje dinjiteti.

Nuk ishte as argëtim, as debat. Ishte një shfaqje e shëmtuar që s’kishte asnjë lidhje me fuqizimin e grave, por shumë me plagët e vogla të egove njerëzore. Fuqia e vërtetë nuk është të ulësh tjetrën, por ta ngresh bashkë me veten!

/Iconstyle

The post Jo “Goca dhe Gra” por “Armike dhe Rivale”, Neda vs. Rozana dhe drama e shëmtuar që na u servir në ekran appeared first on iconstyle.al.

Mersini takim me gratë: I japin shpirt Vlorës

3 November 2025 at 15:12


TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare bashkie në Vlorë, Brunilda Mersini zhvilloi sot një takim me gra dhe vajza të këtij qyteti ku prezantoi edhe vizionin e saj për drejtimin e Vlorës.

Mersini theksoi se institucionet nuk janë aty vetëm për të marrë vendime, por edhe për të mbajtur premtimin dhe për të punuar për t’i çuar njerëzit në një nivel tjetër ku nuk kanë qenë më parë.

“Përgjatë jetës sime në këtë qytet kam pasur fatin të njoh gra të mrekullueshme, motra, mikesha, nëna, që me forcën, dashurinë dhe përkushtimin e tyre i japin shpirt Vlorës. Në këtë takim ndjeva ngrohtësinë, mirësinë dhe mbështetjen e tyre”, u shpreh ajo.

Mersini u shpreh se “gratë i kujtojnë çdo ditë se kur jep dashuri dhe përkushtim për këtë qytet, e merr gjithçka shumëfish, me zemër”.

“Falë jush besoj edhe më fort tek forca e grave dhe tek e ardhmja që mund ta ndërtojmë bashkë”, u shpreh Mersini.

Ndërsa drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi shprehu bindjen se Vlora për herë të parë do të ketë një kryetare bashkie”.

“Jam i bindur se do të jetë mandati më i suksesshëm në krye të bashkisë së Vlorës”, u shpreh Çuçi.

/m.m/

The post Mersini takim me gratë: I japin shpirt Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimet tregojnë: Gratë janë 10 herë më të sakta se burrat kur bëhet fjalë për intuitën

By: gaze tare
2 November 2025 at 21:54

Gratë janë më të sakta në leximin e emocioneve dhe në vërejtjen e sinjaleve joverbale të njerëzve përreth tyre, sipas disa studimeve të fundit. Kjo aftësi është e lidhur me aktivitetin më të lartë në disa pjesë të trurit që lidhen me empatinë dhe perceptimin social. Gratë janë të afta të kuptojnë emocionet e të tjerëve duke vërejtur detaje të vogla që shpesh shpërfillen, si ndryshimet në shprehjet e fytyrës, tonin e zërit, dhe gjeste të tjera që ndihmojnë në identifikimin e ndjenjave të vërteta të dikujt.

Në krahasim me burrat, studimet sugjerojnë se gratë janë më të afta të kuptojnë emocionet që fshihen pas fjalëve. Ky “sens” intuitiv është shumë i rëndësishëm për komunikimin e shëndetshëm dhe për marrjen e vendimeve të mençura, pa pasur nevojë për analiza të thella logjike. Për shembull, gratë janë më të afta të kuptojnë kur dikush është i shqetësuar ose ka ndonjë problem, edhe nëse ata nuk e shprehin këtë hapur.

Kjo aftësi është gjithashtu një ndihmës i madh në marrëdhëniet ndërpersonale, pasi mundëson një lidhje më të thellë dhe më të shëndetshme me të tjerët. Kështu, intuita e grave luan një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme, duke ndihmuar ato të kuptojnë dhe të ndërveprojnë më mirë me njerëzit e tjerë.

The post Studimet tregojnë: Gratë janë 10 herë më të sakta se burrat kur bëhet fjalë për intuitën appeared first on iconstyle.al.

Manastirliu: Mbështetja e grave sipërmarrëse, prioritet për zhvillimin ekonomik e social të Tiranës

1 November 2025 at 16:05

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka vënë në qendër të fushatës së saj angazhimin për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave përmes mbështetjes së sipërmarrjeve të drejtuara prej tyre.

Gjatë një vizite në sipërmarrjen e Mimoza Vojkës, e cila operon prej vitesh në industrinë e tekstileve dhe eksporton në disa tregje ndërkombëtare, Manastirliu vlerësoi rolin e grave në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe frymëzimin që ato sjellin në shoqëri.

“Është kënaqësi të shohim gra si Mimoza, që me pasion e përkushtim kanë ndërtuar biznese të suksesshme, dhe vajza si Felis Emanuel, që po e çon më tej këtë histori suksesi me një brand tërësisht shqiptar, tashmë i njohur edhe nga Forbes”, u shpreh Manastirliu.

Ajo theksoi se mbështetja për gratë në sipërmarrje është një nga prioritetet kryesore të programit të saj për Tiranën, duke synuar zgjerimin e bizneseve të drejtuara nga gra, nxitjen e punësimit dhe rritjen e kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik e social të kryeqytetit.

“Fuqizimi ekonomik i grave është një nga rrugët më të sigurta për të pasur një qytet më të barabartë dhe më të zhvilluar”, theksoi Manastirliu.

/r.e/

The post Manastirliu: Mbështetja e grave sipërmarrëse, prioritet për zhvillimin ekonomik e social të Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëmuja është stresuese për trupin dhe mendjen e grave, ndërsa burrat preken më pak

By: gaze tare
1 November 2025 at 16:39

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah se gratë dhe burrat reagojnë ndryshe ndaj mjediseve të rrëmujshme, dhe kjo nuk ka të bëjë thjesht me stereotipe gjinore. Shkencëtarët tregojnë se truri i grave përjeton më shumë stres kur ndodhen në një ambient të çrregullt, ndërsa burrat ndihen shumë më pak të ndikuar.

Sipas Psychology Posts, kur njerëzit përballen me rrëmujën, korteksi prefrontal i trurit, pjesa që kontrollon vendimmarrjen dhe rregullimin emocional, mbingarkohet. Ky efekt është më i fortë tek gratë për shkak të ndryshimeve në strukturën dhe kimikatet e trurit, që i bëjnë ato më të ndjeshme ndaj presionit vizual dhe perceptimit të paqëndrueshmërisë.

Ekspertët thonë se kjo mund të shpjegojë pse shumë gra ndihen më të lodhura, të stresuara dhe të mbingarkuara kur shtëpia nuk është e pastër, ndërsa burrat shpesh e përjetojnë rrëmuja me pak tension. Rrëmuja nuk është thjesht një çështje estetike – për shumë gra, ajo mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale.

Kërkimet e fundit theksojnë se një ambient i pastër dhe i rregullt mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e fokusit, veçanërisht tek gratë. Ekspertët sugjerojnë krijimin e hapësirave të organizuara dhe rutina të rregullta për mirëqenien e përgjithshme të familjes.

The post Rrëmuja është stresuese për trupin dhe mendjen e grave, ndërsa burrat preken më pak appeared first on iconstyle.al.

“Zëra”, Episodi 7: Gazetari Osman Stafa rrëfen sistemin që s’trajton kancerin

31 October 2025 at 17:28

Në episodin e shtatë të sezonit të katërt të podkastit “Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu bisedoi me Osman Stafën, gazetar i zëshëm veçanërisht për çështjet e shëndetësisë.

Ndërsa ky episod përkon me Tetorin Rozë, si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit që shoqërohet me thirrje te vijueshme ndaj vajzave dhe grave për të bërë kontrolle mjekësore, me qëllim që të parandalojnë këtë sëmundje.

Osman Stafa, prej disa vitesh ka nisur një angazhim përtej atij profesional, duke u kthyer në një aktivist për më shumë shërbime mjekësore, jo vetëm për gratë që vuajnë nga kanceri, por në tërësi për sistemin shëndetësor shqiptar.

Në këtë muaj, përpos se të dëgjuarit historitë personale të secilës prej vajzave dhe grave që janë duke luftuar betejat e tyre është e rëndësishme të flasim për sistemin.

Mirëpo, sistemi dukshëm është një strukturë e cila po dështon të mbajë premtimin themelor: të kujdeset dhe mbrojë jetën.

Në këtë bisedë Osman Stafa ndau zanafillën e tij ndërsa nisi të raportojë për raste të qytetarëve që vuanin nga kanceri dhe sëmundjet tumorale, ndërsa përballeshin me një sistem që nuk i përgjigjet qytetarit.

“Kishte gra të ndryshme që nuk bënin dot trajtimet për mungesë pajisjesh dhe ilaçesh, dhe nga ana tjetër ti shikoje me një lloj arrogance të frikshme dhe ç’njerëzore shtetarët që bënin thirrje që diagnostikohuni”, u shpreh Stafa.

Një javë më parë, Stafa bashkë me të tjerë aktivistë organizuan një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë duke e quajtur “Tetori i Zi”. Sipas tij ky cilësim u bë pasi në të vërtetë gjendja është tragjike.

Stafa është i mendimit se premtimi i qeverisë për shëndetësi falas është i paarritur, për aq kohë sa qytetarët paguajnë dy herë për këtë sistem.

Të reaguarit çdo ditë për problematikat e shëndetësisë, mungesa e infrastrukturës, barnave, poltronëve për pacientët dhe shërbimi jo dinjitoz i tyre, megjithëse shpesh krijon edhe një narrativë dezinformuese nga ana e institucioneve.

“Nuk ka punuar brakiterapia 12 vite në Shqipëri. Punoi gjashtë muaj, tani është prishur prapë,” tha Stafa teksa kujtoi një rast ku ministria u përpoq ta përgënjeshtronte në një situatë denoncuese.

Mes të tjerash gazetari shprehet se edhe kur i janë dashur informacione zyrtare nga drejtoritë spitalore, nuk ka arritur ta marrë atë edhe kur ka venë në lëvizje Komisionierin për të Drejtën e Informacionit.

Duke paraqitur institucione shëndetësore të mbyllura dhe jo transparente për publikun.

Denoncimet dhe raportimet e tij të përditshme janë pasqyruar edhe në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Raporti i cili nxori në pah një sistem publik në kolaps.

Me barna të skaduara, aparatura që nuk punojnë, mungesë shtretërish, raportesh dhe protokollesh klinike, krizë kjo e cila zgjat prej vitesh.

Ndër elementët më problematikë ishte fakti se thuajse gjysma e listës së barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk ishin importuar kurrë teksa 600 gra u lanë pa trajtim prej problemeve me pajisjet.

Më gjithë këtë, pyetjes nëse e gjithë kjo punë gazetareske dhe angazhimi publik ia vlen përballë shurdhërisë së institucioneve ai shprehet: Po.

“Ia vlen sepse ndoshta tani nuk do të ketë reagim, por do të vijë një moment që do të plasë,” theksoi Stafa me urimin që njerëzit të ndërgjegjësohen.

Lexo gjithashtu:

The post “Zëra”, Episodi 7: Gazetari Osman Stafa rrëfen sistemin që s’trajton kancerin appeared first on Citizens.al.

Maksimumi që një mashkull mund të durojë në shopping është 26 minuta!

By: gaze tare
27 October 2025 at 14:43

Një studim britanik ka zbuluar se, mesatarisht, një burrë arrin të ruajë durimin vetëm për 26 minuta gjatë një seance shopping-u me të dashurën ose bashkëshorten. Pas këtij momenti, fillojnë të shfaqen shenjat e mërzisë, irritimit… dhe shpesh edhe dëshira për t’u kthyer në shtëpi.

Më shumë se një e katërta e meshkujve të pyetur kanë pranuar se u ka ndodhur të lënë partneren në mes të shopping-ut për të shkuar vetëm në shtëpi. Arsyet më të zakonshme janë dyqanet e mbushura me njerëz, pritjet e gjata, blerjet e përsëritura dhe kërkesat e shpeshta për mendim: “A më shkon kjo?” apo “Cilin ngjyrë të zgjedh?”.

Ata që tregohen më të duruar zakonisht dalin jashtë dyqanit për të marrë ajër, ose enden përreth qendrave tregtare duke pritur që gjithçka të mbarojë. Megjithatë, studimi tregon se burrat nuk e urrejnë plotësisht shopping-un, në total, ata kalojnë rreth 44-45 minuta për dalje, pra vetëm pak më pak se gratë.

Ekspertët shpjegojnë se 15 minutat e para janë vendimtare: nëse në këtë kohë gjejnë diçka që i intereson, mund të rezistojnë më gjatë; në të kundërt, përfundojnë duke u mërzitur shpejt.

Pra, herën tjetër që ai fillon të kontrollojë telefonin pas gjysmë ore… studimi ka një shpjegim gati!

The post Maksimumi që një mashkull mund të durojë në shopping është 26 minuta! appeared first on iconstyle.al.

Tetori Rozë, Sota takon gra demokrate të Vlorës

27 October 2025 at 13:27

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Vlorë, Dionis Sota, i cili mbështetet nga Partia Demokratike, zhvilloi një takim me përfaqësuese të Lidhjes Demokratike të Gruas Vlorë, me ftesë të kryetares së saj, Alta Azizi-Haluci.

Ky takim u organizua në kuadër të Tetorit Rozë, muajit që i përkushtohet ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Sota nënvizoi se gjatë takimit u përcollën disa mesazhe të fuqishme për rëndësinë e veçantë që ka kontrolli i hershëm dhe përkujdesi e mbështetja ndaj çdo gruaje që cenohet nga kjo sëmundje.

“Të flasësh për gratë është diçka sublime. Ne të gjithë jemi në jetë falë tyre dhe kjo na bën me një ndjenjë të fortë përulje. Si askush tjetër në botë ne kemi fjalën ‘Mëmëdhe’, një fjalë që shpreh dashurinë e madhe ndaj vendit ku jemi lindur. Gratë vlonjate janë fakti i gjallë i vlerave të vërteta të kësaj Vlore historike që kemi sot. Janë këto gra, nëna, motra e bija që kanë trashëguar në bijtë e tyre dashurinë për Vlorën, pasionin, bujarinë, ambicien dhe kërkesën për më mirë, ndjenjën e vërtetë të lirisë. Edhe unë jam bir i një nëne mavronjote, nga e cila kam marrë dhembshurinë, bujarinë, pasionin për Vlorën”, shtoi ai.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi dje regjistrimin e Dionis Sotës, si kandidat për kryetar të bashkie të Vlorës për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025.

Sota garon si kandidat i propozuar nga zgjedhësit, ndërkohë që ka marrë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike dhe disa partive të tjera opozitare.

/m.m/r.e/a.f/

The post Tetori Rozë, Sota takon gra demokrate të Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

26 October 2025 at 12:34

Në fund të tetorit, qielli mbi kampin e Rojit në verilindje të Sirisë është i kthjellët, pa asnjë re që të zbusë nxehtësinë përvëluese të shkretëtirës së Rojavës, afër kufirit me Turqinë dhe Irakun. Aty, një mur i lartë i ngritur tregon qartë se kampi nuk do të mbyllet shpejt. Ky vend, nën kontrollin e […]

The post Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë appeared first on BoldNews.al.

Manastirliu me gratë e njësisë nr. 9: Punë e përbashkët për të ndërtuar qytet më gjithëpërfshirës

24 October 2025 at 11:18

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorët e qytetit për të ndarë vizionin e saj për Tiranën 2030, zhvilloi një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat e Njësisë nr. 9.

Në këtë takim, Manastirliu theksoi rëndësinë e forcës së komuniteteve dhe të punës së përbashkët për të ndërtuar një qytet më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.

“E di mirë se çfarë nevojash ka Tirana. Besimin ua kërkoj Njësisë 9 dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës, për disa arsye. Unë besoj te përbashkimi, te fuqia e bashkimit të njerëzve të zakonshëm edhe te ndryshimi që ata sjellin kur bëhen bashkë. Unë besoj tek puna, edhe mendoj që nëse ka një fije lidhëse te të gjithë ata që e duan familjen, e duan shoqërinë dhe duan edhe vendin e tyre, fija lidhëse është puna”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se besoj fort te bashkëpunimi, ndërsa theksoi se “duhet të kujdesemi për ata të cilët kanë më shumë nevojë”.

“Duhet të kujdesemi për çdo njeri të këtij qyteti, duhet të kujdesemi për fëmijët tanë, për të siguruar një të ardhme më të mirë, duhet të kujdesemi për gratë dhe vajzat tona, për familjet, prindërit, duhet të kujdesemi për të moshuarit, duhet të kujdesemi për ata të cilët kanë më shumë nevojë, për personat me aftësi të kufizuar”, tha Manastirliu.

Duke folur për filozofinë që udhëheq vizionin e saj për Tiranën 2030, Manastirliu u ndal te Rilindjen Urbane 2.0.

“Ky operacion që po ndodh sot në Tiranë i çlirimit të hapësirave publike, nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje madhore për t’i kthyer hapësirat njerëzve. Jo vetëm do t’ia kthejmë, por do të bëjmë të mundur që në çdo lagje, aty ku rriten komunitetet, aty ku zhvillohen mendjet dhe rriten njerëzit, të krijojmë hapësira që nxisin bashkëjetesën, kulturën dhe qytetarinë”, u shpreh ajo.

Manastirliu theksoi se “duhet të fillojmë punën nga lagjet duke i riorganizuar me modelet më të mira”.

“Kemi një plan për Tirana 2030. Rilindja Urbane 2.0 do ta ketë shndërruar qytetin dhe lagjet e tij në hapësira që i shërbejnë njerëzve. Është pikërisht ky ‘kati zero’, kati përdhe. Aty takohemi, aty pimë kafen, aty ndajmë hallet, shqetësimet, gëzimet, ndajmë përvojat me njëri-tjetrin. Ai ‘kati zero’ është kati më i rëndësishëm i shtëpisë sonë të përbashkët Tiranës dhe ky është kati për të cilin duhet të kujdesemi më shumë, nga pastrimi te gjelbërimi, nga këndet e lojërave te aktivitetet kulturore në çdo lagje”, tha Manastirliu.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, theksoi se programi i saj për Tiranën 2030 synon mbështetjen e çdo komuniteti, në bashkëpunim me qeverinë dhe me qytetarët.

“Komunitetet kanë nevojë të mbështeten më shumë dhe unë bashkë me ju, bashkë me skuadrën, do të bëjmë të mundur që Rilindja Urbane 2.0 të shkojë në çdo lagje dhe në zemër të çdo komuniteti. Jam e bindur që, duke qenë bashkë në bashki dhe të mbështetur nga qeveria ne mund të bëjmë punë të mëdha në këto vite drejt 2030-ës, për t’i parë dhe për t’i pasur sa më të prekshme rezultatet e kësaj pune që do ta bëjmë së bashku”, shtoi ajo.

1 nga 2

/m.m/j.p/

The post Manastirliu me gratë e njësisë nr. 9: Punë e përbashkët për të ndërtuar qytet më gjithëpërfshirës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌