Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

28 December 2025 at 11:29

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Futbollisti 27-vjeçar Juljan Shehu, i cili aktualisht luan me ekpin e Uidzeu Lodz në Poloni, ishte i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.

Mesfushori nga Petrela, i cili e filloi karrierën e tij profesionale këtu në Shqipëri, me ekipin e Kastriotit më 2028-2019, dhe pasi spikati atje, u transferua tek ekipi i Laçit, ku qëndroi për tre sezone, 2019-2022, tregoi rrugëtimin e tij drejt skuadrës polake dhe sfidat me të cilat është përballur.

Ai është kthyer në një ambasador të Shqipërisë në Poloni, dhe ka fituar aq shumë popullaritet, sa shprehet se një agjenci turistike polake i thotë: “Sa herë ti bën gol, ne shtojmë një charter për në Shqipëri”.

Edhe kur vjen në Shqipëri, Juljani tregoi se sjell shumë turistë polakë që duan ta njohin vendin tonë.

Sipas tij, polakët e duan shumë Shqipërinë si pikë turistike. “Shqipëria është destinacioni i dytë për polakët për turizëm”, theksoi ai.

Duke folur për vështirësitë e fillimit në Poloni, siç ishte njohja me gjuhën, Juljani u shpreh se falë punës së palodhur ia ka dalë të arrijë suksesin.

Shehu luajti 98 ndeshje dhe shënoi 9 gola gjatë tre sezoneve.

Në vitin 2022 ai u transferua në Poloni te skuadra e Uidzeu Lodz, ku ka marrë një famë të madhe.

Juliani ka lindur në fshatin Petrelë në Tiranë dhe që i vogël e adhuronte futbollin. I ati, i cili ka pasur një servis makinash, e ka mbështetur për të ndjekur ëndrrën dhe talentin e tij. Juliani është i martuar me një vajzë shqiptare, po nga Petrela.

/r.e/

The post Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në podkast me boksierin Jurgen Uldedaj, që ka ngritur flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare

28 December 2025 at 10:49

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Në podkastin “Flasim – Yje të vitit”, Episodi 12, Sezoni 5, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar boksierin Jurgen Uldedaj.

Megjithëse që prej vitit 2017 stërvitet midis Gjermanisë dhe Anglisë, Jurgen Uldedaj ndeshet me siglën e flamurit kuqezi, duke përfaqësuar Shqipërinë në çdo ndeshje ndërkombëtare. Ai ka bërë që flamuri shqiptar të ngrihet me krenari në shumë arena evropiane dhe botërore, duke e kthyer çdo fitore në një moment emocionues për sportin kombëtar.

Uldedaj u shpall në tetor të këtij viti kampion bote në versionin IBO Cruiserweight (International Boxing Organization) për peshën e rëndë.

Në nisje të podkastit Uldedaj i dorëzoi kryeministrit Rama një dhuratë simbolike nga federata e boksit IBO, një nga pesë federatat e boksit profesionist botëror.

Uldedaj tregoi për nisjen e karrierës së tij dhe nisjen drejt Gjermanisë.

“Jetoj në Gjermani prej 11 vitesh, atje e zhvilloj përgatitjen fizike, në pjesën malore të Mynihut. Atje kam trajnerin kryesor të përgatitjes fizike, ndërsa në Angli kam trajnerin e boksit, që bëj stërvitje teknike”, tha ai.

Kryeministri Rama e pyeti Uldedajn se si filloi kjo ngjitje, nga momenti kur la Lezhën dhe si e zgjodhi rrugën për të vazhduar.

“Çuditërisht sportistët vijnë nga paraardhës sportistë, unë asnjë pjesëtar të familjes nuk e kam pasur sportist. Para pak kohësh u shpalla edhe “Qytetar Nderi” i Lezhës. E kam filluar në Lezhë, kam qenë pak i shëndoshë dhe u futa për t’u dobësuar pak, ishte mosha që fillon merr peshë. Aty fillova, ishin trajnerët që spikatën talentin. Hyra direkt në boks, pasi isha luftarak, tek sporti i boksit gjeta edhe veten”, theksoi Uldedaj.

Ky sport, shtoi ai, është komplet e kundërta, të disiplinon të jep një kulturë që nuk ta jep çdo lloj sporti.

“Në Lezhë ishte vetëm hapi i parë shkak u bëra edhe unë të iknim në Tiranë edhe për shkollë edhe për stërvitje më profesionale. Në Shqipëri ndenja 6-7 vite, kam ikur 17 vjeç në Gjermani, derisa ndenja në Shqipëri u bëra pjesë e ekipit kombëtar mora medalje bronzi në kampionat evropian dhe botëror dhe e mbylla me medalje ari”, tha Uldedaj.

Më tej, Uldedaj tregon se “në Gjermani nënshkrova kontratë me një nga klubet më prestigjioze, zhvillova një karrierë prej 15 ndeshjesh. Në 2018 kam bërë ndeshje në Shqipëri me gjermanët dhe ka qenë aktiviteti i parë i boksit profesionist në Shqipëri dhe nga atëherë nuk kam marrë më pjesë në Shqipëri. Më mungon dhe shumë shpejt do të bëjmë diçka të madhe këtu”.

I pyetur nga Kryeministri nëse është dëmtuar gjatë ndeshjeve, Uldedaj tha se “ka qenë një periudhë dëmtim pas dëmtimi. Një sportist duhet të jetë shumë i fortë psikologjikisht, aq sa edhe fizikisht, në sportet individuale, sepse unë kam thyer dorën, bërrylin, jam bërë 4 herë operacion. Këto janë disa pjesë që vetëm sportisti dhe rrethi i shokëve i përjetojnë, kur dalim në ring ose në fushë shohin ndeshjen, por nuk e dinë se çfarë është hequr për të ardhur deri aty”.

Pyetjes së Kryeministrit nëse ka parë ndonjë talent shqiptar që mund të jetë i niveleve të larta, Uldedaj iu përgjigj se “nuk i kam ndjekur aq nga afër, por Shqipëria gjithmonë ka nxjerrë talente, dëshira ime është që kur të përfundoj t’iu vij në ndihmë talenteve të vegjël”.

/k.s/r.e/

The post Rama në podkast me boksierin Jurgen Uldedaj, që ka ngritur flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktori Xhenan Sylavej tregon rrugëtimin e tij mes skenës shqiptare dhe asaj turke

21 December 2025 at 11:35

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Aktori Xhenan Sylavej ndau rrugëtimin e tij artistik dhe përvojën profesionale mes Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë pjesëmarrjes në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Ai u diplomua për aktrim në Universitetin e Arteve, nën drejtimin e regjisorit dhe pedagogut të njohur Zhevded Ferri.

Sylavej rrëfeu se ëndrra për t’u bërë aktor ka lindur që në moshën 5-vjeçare, ndërsa ndikim të veçantë kanë pasur edhe serialet turke dhe teknikat e interpretimit të aktorëve, të cilat e shtynë të mendojë për specializim në Turqi.

Pas përfundimit të Universitetit të Arteve, ai mori iniciativën për të vënë në skenë një shfaqje, por si aktor i ri ndjeu nevojën për më shumë përvojë dhe për këtë arsye vendosi të vijonte specializimin edhe për dy vite të tjera në Stamboll, me mbështetjen e familjes.

Gjatë qëndrimit në Turqi, ai mori përsipër një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij, organizimin dhe realizimin e shfaqjes “Romeo dhe Zhuljeta”, në bashkëpunim me regjisorin e njohur turk Sakur Gülxümah. “Ishte një rrugë e re, pa garanci, pa shtigje të hapura, por e mbushur me sakrifica, emocione dhe mësime të vlefshme”, u shpreh ai.

Sylavej u rikthye në Shqipëri për arsye familjare, por edhe me një vizion më të gjerë për artin dhe kulturën. Sipas tij, shfaqja “Romeo dhe Zhuljeta” u soll në Shqipëri falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në angazhimin e tij artistik.

Aktualisht, ai ka nisur një projekt të ri, të cilin e ka dorëzuar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me titull “Viti kalendarik shekspirian”, një nismë që synon të përfshijë institucione të ndryshme kulturore në aktivitete kushtuar veprës së William Shakespeare. /j.p/

The post Aktori Xhenan Sylavej tregon rrugëtimin e tij mes skenës shqiptare dhe asaj turke appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjisorja e re Evi Gjoni rrëfen rrugëtimin në kinematografi

21 December 2025 at 11:00

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Rrugëtimi i regjisores së re Evi Gjoni në kinematografi është ndërtuar mbi pasionin e hershëm për rrëfimin vizual. Me dy filma të shkurtër të përzgjedhur në festivale jashtë vendit dhe me vlerësime kombëtare e ndërkombëtare, ajo po afirmohet si një nga zërat e rinj të kinemasë shqiptare.

Në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, regjisorja Gjoni tregoi se filmi për të është më shumë sesa profesion, duke e cilësuar atë si një mënyrë për të shprehur identitetin dhe për të ndërtuar ura komunikimi përmes artit.

“Filmi për mua është më shumë se profesion”, u shpreh ajo.

Bijë e Valter Gjonit, i njohur si një figurë emblematike e protokollit në Bashkinë e Tiranës, Evi Gjoni tregoi se lidhja me krijimtarinë ka nisur herët. Gjatë adoleshencës, ajo filloi të shkruante jo në formën e një ditari, por si skenarë me skena të shkurtra, shpesh të ndërthurura me pasionin për fotografinë, për të krijuar imazhe që pasqyronin botën e saj të brendshme dhe realitetin përreth.

Rrugëtimi profesional i saj u formësua nga bashkëpunimi dhe mësimi pranë emrave të njohur të kinemasë shqiptare, si Kristaq Mitro dhe Artan Minarolli, si dhe nga përgatitja në master me Mevlan Shanaj. Një moment i veçantë, sipas saj, ishte takimi me regjisorin Gjergj Xhuvani, pas përfundimit të maturës, i cili e orientoi në përgatitjen për konkursin e Akademisë së Arteve, konkurs që ajo e fitoi.

Gjoni rrëfeu gjithashtu pse Shqipëria mbetet vendi ku ajo synon të vijojë ndërtimin e karrierës së saj, pa pasur në plan largimin jashtë vendit. Ajo theksoi se, ndonëse problematikat profesionale janë të ngjashme kudo, ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri për shkak të vlerave morale dhe kulturore që, sipas saj, ruhen ende fort në vend. Ajo vlerësoi rolin e komunitetit dhe të familjes, duke i cilësuar si faktorë të rëndësishëm shoqërorë.

“Kam kuptuar se, edhe në raport me kolegët e mi që kam njohur në trajnime, festivale filmi apo aktivitete të tjera ndërkombëtare, ne jetojmë pothuajse njësoj. Kemi të njëjtat problematika dhe na gëzojnë të njëjtat gjëra. Megjithatë, një arsye pse më pëlqen Shqipëria dhe pse kam zgjedhur të mos largohem është fakti se ne nuk i kemi humbur disa vlera morale dhe kulturore, të cilat kolegët e mi që jetojnë në vende të tjera të Europës i kanë humbur. Jo vetëm ne, por edhe pjesa e Ballkanit dhe e Europës Lindore ruan ende disa vlera të rëndësishme. Shoh se ende bëjmë gjëra për komunitetin dhe për njëri-tjetrin, si dhe i kushtojmë një fokus shumë të fortë familjes. Këto janë gjëra që më pëlqejnë dhe ndoshta lidhen edhe me mënyrën se si jam rritur”, u shpreh ajo.

Ajo nënvizoi gjithashtu se perceptimi për Shqipërinë jashtë vendit po ndryshon dhe se ekziston interes i madh për historitë shqiptare. Sipas saj, Shqipëria vlerësohet tashmë shumë më tepër ndërkombëtarisht, duke i atribuar një meritë të veçantë edhe kryeministrit Rama.

“Pata fatin të realizoj dy filma të shkurtër dhe të kem mundësinë ta përfaqësoj Shqipërinë edhe jashtë vendit. Aty kam kuptuar se imazhi për Shqipërinë është ndryshe kudo që ne shkojmë dhe se, me kalimin e kohës, ky perceptim ka ndryshuar. Kjo besoj edhe falë punës suaj, kryeministër. Shoh se ka interes të madh për historinë shqiptare dhe për vendin tonë, kudo ku shkojmë. Në çdo moment që marr pjesë në një trajnim apo festival, nuk jam vetëm Evi, por jam Evi Gjoni nga Shqipëria dhe, dashje pa dashje, bëhesh ambasadore e vendit tënd. Kjo është gjithmonë një përgjegjësi e madhe”, tha ajo.

Regjisorja u shpreh optimiste për të ardhmen e sektorit të kinemasë në Shqipëri, duke përmendur nismat institucionale në fushën e kulturës dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, përfshirë edhe ardhjen e një grupi profesionistësh që punojnë në Hollywood, të cilat po krijojnë mundësi të reja për artistët e rinj dhe po e bëjnë vendin një hapësirë gjithnjë e më tërheqëse për krijimtarinë filmike.

Në fund Gjoni i dhuroi kryeministrit rama librin e shkruar nga i ati, Valteri “Qytetarët e nderit të Tiranës”. /j.p/

The post Regjisorja e re Evi Gjoni rrëfen rrugëtimin në kinematografi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Teatri i ri Kombëtar, më i bukuri në Ballkan

21 December 2025 at 10:47

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në të gjithë Ballkanin dhe do të jetë një nga teatrot më të bukur të të gjithë Europës.

I pyetur gjatë podkastit “Flasim – episodi 11, sezoni 5”, se si do të funksionojë Teatri i ri Kombëtar si strukturë apo proces artistik, Rama u shpreh se kjo është çështje e komunitetit artistik.

“Ajo që mund të them është që do të jetë Teatri më i bukur Kombëtar, apo qoftë edhe jo kombëtar, nuk ka rëndësi se ka dhe teatro të bukura që tjera që nuk janë teatri Kombëtar, por do të jetë më i bukuri në të gjithë Ballkanin padiskutim dhe do të jetë një nga teatrot më të bukur të të gjithë Europës. Pastaj se çfarë do të jetë në aspektin përmbajtësor kjo i takon komunitetit”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, “shumë mirë që do të kemi një super teatër nga pikëpamja e infrastrukturës, por ta bësh atë teatër të jetojë në mënyrë të përditshme me kualitet është sfida e sfidave”.

Ajo që ka rëndësi, theksoi Rama, “është që ai teatër do të jetë në gjendje të mikpresë edhe trupa të huaja, do të jetë në gjendje të mikpresë patjetër edhe trupa dhe aktorë nga territoret shqipfolëse, do të jetë në gjendje të ofrojë shumë, nga pikëpamja e infrastrukturës”.

Pastaj, shtoi kreu i qeverisë, “nga pikëpamje menaxhimit ne nuk jemi ende në një fazë të zhvillimit tonë që të kemi kapacitete menaxhimi të institucioneve kulturore që të jenë të atilla që ta çojnë institucionin në një nivel tjetër dhe që të bëjnë diferencën, flas në tërësi. Patjetër që tek tuk jemi dhe menaxher shumë të mirë”.

Kryeministri foli gjithashtu edhe për projekte të tjera në kulturë që po zhvillohen paralelisht.

“Ne po bëjmë Galerinë e re Kombëtare, po transformojmë Muzeun Kombëtar. Kemi një program shumë ambicioz për këtë mandat që të bëjmë disa muze më të vegjël në Tiranë. Po bëjmë, besoj me shumë sukses një Muze të Historisë së hebrenjve të Shqipërisë në Vlorë. Po përgatitetmi të fillojmë punë për Muzeun “Besa” këtu në Tiranë. Për Muzeun e Artit Islamik. Kemi një sërë gjërash që po shkojnë paralelisht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “pikëpyetja për të gjithë këto investime është niveli i menaxhimit në lartësinë e arkitekturës, në lartësinë e kësaj infrastrukture të re, por hap pas hapi”.

/gj.m/

j.p/

The post Rama: Teatri i ri Kombëtar, më i bukuri në Ballkan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kur pasioni bëhet profesion, historia e Aeda Durishtit në art dhe modë

21 December 2025 at 10:25

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Aeda Durishti, 20 vjeçe, aktualisht studente në Universitetin e Arteve në degën pikturë–tekstil–modë, ndau historinë e saj të rrugëtimit në art, si një shembull frymëzues për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

E ftuar në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, Aeda tregoi se kontaktin e parë me botën e modës e pati që në moshën 11-vjeçare.

Sot, ajo zotëron një atelie veshjesh, punon si moderatore në televizion dhe jep mësim pikture, duke e shndërruar pasionin në profesion.

Sipas saj, prindërit luajtën një rol kyç në këtë rrugëtim, pasi vunë re herët prirjet e saj për pikturën dhe e mbështetën duke e regjistruar në një kurs arti.

“Punova shumë dhe, hap pas hapi, pa e kuptuar, e gjeta veten në liceun artistik”, rrëfeu Aeda, duke theksuar se kjo shkollë i dha jo vetëm formim artistik.

Ajo pranoi se ka qenë e dyzuar për zgjedhjen mes pikturës dhe dizajnit të modës, sidomos për shkak të paragjykimit se piktura nuk ofron siguri ekonomike.

Megjithatë, realiteti, sipas saj, ka qenë i kundërt. Edhe pse zgjodhi fashion design si degë studimi, të ardhurat kryesore i ka siguruar nga piktura.

Për këtë arsye, ajo apeloi prindërit që të mbështesin ëndrrat dhe talentet e fëmijëve të tyre, duke besuar se pasioni, kur shoqërohet me punë dhe përkushtim, mund të kthehet në një rrugë të qëndrueshme profesionale. /j.p/

The post Kur pasioni bëhet profesion, historia e Aeda Durishtit në art dhe modë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sipërmarrësi Fran Palokaj sjell industrinë e mikroalgave në Shqipëri, synon zgjerimin në 100 ha

7 December 2025 at 11:34

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Sipërmarrësi Fran Palokaj po zhvillon në Shqipëri një nga nismat më inovative në sektorin agro-teknologjik, krijimin e një industrie të mikroalgave, me synimin për të ndërtuar deri në 100 hektarë kapacitete prodhuese.

Palokaj, shqiptar i Kosovës dhe banues prej vitit 1986 në Holandë, ka ndërmarrë tre vite më parë iniciativën për të zhvilluar biznesin e tij në Shqipëri, duke investuar në kultivimin dhe përpunimin e mikroalgave, një industri e re, që po konsiderohet e rëndësishme për të ardhmen e bujqësisë dhe ushqimit në nivel global.

Në episodin e 9 të podkastit “Flasim” – “Minierat e ujit”, të kryeministrit Edi Rama, Palokaj shpjegoi se ideja për këtë projekt lindi pas reformave europiane të vitit 2008, kur prodhimi i proteinave dhe acideve yndyrore omega me origjinë bimore u shndërruan në prioritete strategjike për bujqësinë moderne.

Ai identifikoi mikroalgen si “bimën e së ardhmes”, falë aftësisë së saj për të prodhuar proteina, lipide dhe karbohidrate, duke shfrytëzuar CO₂ nga ajri dhe pa krijuar mbetje apo dëmtim të tokës.

Aktualisht, kompania e tij ka ngritur kapacitetet e para prodhuese në Sukth dhe ka nisur aplikimin e algave në produkte ushqimore e kozmetike.

Produktet janë prezantuar në panaire ndërkombëtare në Lushnjë dhe Berlin, si dhe janë integruar në ushqime të përditshme si buka, pije e në produkte farmaceutike.

Palokaj thekson se mikroalga është e qëndrueshme, nuk kërkon tokë pjellore, nuk dëmtohet nga kushtet atmosferike dhe ka vlera të larta nutritive.

Ai nënvizon se klima shqiptare është ideale për kultivimin e mikroalgave.

Ai rrëfen me krenari se i gjithë procesi i ndërtimit dhe operimit të fermës së tij, është realizuar nga specialistë vendas, mekanikë dhe elektriçistë.

Në fazën e dytë të projektit parashikohet ndërtimi i 4 hektarëve sipërfaqe kultivimi, ndërsa objektivi afatgjatë është arritja në 100 hektarë, çka sipas tij do të shënonte “lindjen e industrisë së mikroalgave në Shqipëri”.

Palokaj shprehet se tregu europian, me mbi 700-800 milionë konsumatorë, paraqet potencial të madh dhe se kërkesa për produkte ushqimore me pak pesticide dhe vlera të shtuara nutritive është në rritje.

Aktualisht kompania punon edhe me përpunues në Hungari dhe Maqedoninë e Veriut, me synimin që prodhimi të zgjerohet e më pas të përpunohet tërësisht në Shqipëri sapo kapacitetet të rriten.

Gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama, Palokaj theksoi nevojën për krijimin e një grupi ekspertësh në Shqipëri për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori të ri.

Projekti i Palokajt vlerësohet si pjesë e ekonomisë blu, një qasje që Komisioni Europian e ka theksuar si prioritet të zhvillimit të qëndrueshëm, dhe pritet të ndikojë pozitivisht në inovacionin bujqësor dhe ushqimor në Shqipëri.

/r.e/

The post Sipërmarrësi Fran Palokaj sjell industrinë e mikroalgave në Shqipëri, synon zgjerimin në 100 ha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I riu nga Dibra dëshiron të hapë një bujtinë, me mbështetjen e “Paketës së maleve”

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Aleks Shtrezi, nga fshati Kovashic i Shupenzës në Dibër, i cili prej 9 vitesh menaxhon një fermë trofte në vendlindjen e tij, ishte i ftuar sot nga kryeministri Edi Rama në episodin e 9-të të podkastit Flasim – “Minierat e ujit”.

Shtrezi ndau me kryeministrin Rama letrën që i ka drejtuar ku ka shprehur edhe kërkesën për mbështetje për hapjen e një bujtine pranë fermës së troftës.

“Prej disa vitesh jam përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për ta kthyer fermën në një model të qëndrueshëm bujqësor e turistik për zonën. Po punoj në dy drejtime: rritjen e cilësisë dhe kapacitetit të rasatit të troftës dhe ngritjen e një bujtine pranë fermës, e cila do të krijojë një hapësirë mikpritëse për vizitorët dhe do të gjenerojë zhvillim të mëtejshëm ekonomik në zonë”, thuhet në letrën e Shtrezit, drejtuar kryeministrit Rama.

Shtrezi tha se “ferma nisi si ide e xhaxhait dhe babait tim. Unë u rrita tek ferma, mbarova gjimnazin dhe shokët më thanë të iknim jashtë se është më mirë. Ika jashtë, e pashë që nuk ia dilja dot dhe mora në dorë fermën”.

“Prej 8-9 vitesh e menaxhoj unë fermën me hapjen edhe të Rrugës së Arbit – që jemi shumë falënderues – patjetër janë rritur, edhe ka shumë që vijnë shohin troftën si rritet, se ne, duke filluar nga vezët, e prodhojmë vetë, nuk importojmë asgjë”, tha ai.

Kryeministri Rama e pyeti Shtrezin nëse do ta zhvillojë më tutje fermën.

“Prodhojmë 25-30 tonë troftë në vit, ka shumë kërkesa dhe pretendojmë që të arrijmë në 60-70 tonë. Por bujtina është dëshira ime më e madhe, e kam bërë projektin dhe tani presim nga qeveria të miratojë “Paketën e maleve” dhe të nisim punën”, tha Shtrezi.

Kryeministri Rama u shpreh se “e kemi hapur “Paketën e maleve” dhe duhet që bashkitë të sjellin hartat përkatëse, po do ta bëjmë”.

Shtrezi u shpreh se “në fshatin tonë ka burim, ku janë tri gurra. Fshati ynë ka një të mirë të madhe, është një mini Valbonë. Kemi tokë rreth 5 mijë m2 dhe aty duam të ndërtojmë kur të vijnë turistët vendas e të huaj që jo vetëm të drekojnë, por mund të marrin dhe ujë, patjetër të ndihmojmë edhe fshatin. Ka familje aty që i blejmë edhe produktet. Pastaj me hapjen e bujtinës shpresojmë të arrijmë në 15 deri në 20 punonjës”.

Kryeministri Rama tha se “aty ka zona shumë të bukura, ai vlen të vish në fundjavë”.

/k.s/r.e/

The post I riu nga Dibra dëshiron të hapë një bujtinë, me mbështetjen e “Paketës së maleve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Lule t’bukra ka Tirona”, dy motra nisën dyqan lulesh me 900 euro kursime

30 November 2025 at 10:30

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot episodin e radhës të podkastit “Flasim”, ku është ndalur te rrëfimi i dy motrave nga Tirana, të cilat kanë ngritur një biznes lulesh duke nisur nga një investim i vogël prej 900 eurosh.

Në podkast, Altea Boduri dhe motra e saj rrëfyen fillimet e tyre të thjeshta, nga marrja me qira e një dyqani të vogël në periferi të kryeqytetit, deri te shitja e parë e një vazoje karafili me vlerë 5 mijë lekë të vjetra. Motrat theksuan se prindërit kanë qenë mbështetja kryesore në ngritjen e këtij biznesi, duke i ndihmuar me pajisje dhe furnizime.

“Fillimisht ne punonin me shitjen e rrobave online, fillimisht rrobat tona pastaj duke marrë nga rroba nga furnitorët. Por një ditë më del një mesazh në rrjete sociale “lule të bukura ka Tirona” dhe çoj një mesazh në grupin familjar dhe shkruaj “do të hapim një dyqan “Lule të bukura ka Tirona””, tha ajo.

Ajo tregoi se frigoriferi për ruajtjen e luleve kushtonte por lekët për këtë i kishin ndaj vendosën të merrnin me qira një dyqan të vogël në periferi, ku edhe hodhën hapat e parë. “Ndoshta e nisëm kollaj, por na mbështetën shumë mami dhe babi, të cilët na ndihmuan me blerjen e mobiljeve dhe të mallit”, u shprehën motrat.

Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Rama, ato shprehen se suksesi i tyre është ndërtuar hap pas hapi, nga mësimi i teknikave të paketimit, te rritja e porosive online, që tashmë është segmenti më i fortë i aktivitetit të tyre.

“Furnizimin me lule të freskëta ne e bëjmë çdo të hënë, ndërsa ditët festive, si Shën Valentini dhe Dita e Verës, shënojnë fluksin më të lartë të shitjeve”, tha Altea.

Ajo tregoi se, trëndafilat janë lulja më e kërkuar, dhe nga 2 mijë trandafila që kanë shitur në Shën Valentinin vitin e kaluar, këtë vit arritën mbi 5 mijë copë të shitura. Të dyja motrat kombinojnë punën me studimet universitare, njëra në art–design dhe tjetra në sociologji.

Ato po planifikojnë zgjerimin e aktivitetit me një dyqan më të madh pranë qendrës së Tiranës, ndërsa aktualisht menaxhojnë dy dyqane në periferi.

Kryeministri Rama i përgëzoi vajzat për iniciativën teksa u shpreh se “keto ishin dy motrat e luleve te bukra të Tironës dhe çdo herë që të futeni në instagram do t’ju dalin lulet më të bukura”. /j.p/

The post “Lule t’bukra ka Tirona”, dy motra nisën dyqan lulesh me 900 euro kursime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sopranoja Ana Naqe, nga suksesi në Europë tek koncertet në TOKB

23 November 2025 at 10:59


TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Sopranoja shqiptare Ana Naqe, e ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj artistike prej shumë vitesh në Belgjikë, por turet e saj artistike janë edhe në shumë vende të ndryshme të botës.

Ana ishte një prej protagonisteve, të ftuara në podkastin “Flasim”, me Kryeministrin Edi Rama, në episodin e shtatë, së bashku edhe me studiuesen dhe lektoren pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”në Durrës, Natasha Shuteriqi Poroçani.

Kryeministri Rama u shpreh se Ana është një nga  tre fëmijët e një familje të thjeshtë në Fier, ku nuk ka pasur në rekordet familjare asnjë zë kumbues.

Sopranoja Naqe tha ka ndjekur shkollën “Jakov Xoxe” në Fier.  “E fillova violinën kur isha 5 vjeçe në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier. Aty rreth moshës 13 vjeçe erdhën priftërinj që donin të ndërtonin kisha. Prifti quhet Don Korado. Ata sillnin bursa ose fonde për shkollën e muzikës. Erdhën në këtë shkollë për të gjetur zëra. Unë u futa në kor sepse kisha muzikën pasion dhe njihja notat, por nuk mendoja se do të vazhdoja për kanto. Më tej, ende në moshë të vogël dola jashtë shtetit për të bërë master-classe për violinën. Kantoja erdhi më vonë. Me master-classe, koncerte, shkoja dhe vija në Belgjikë”, tha Naqe.

Ajo tha se studimet e larta i vijoi në Belgjikë, ku vazhdoi violinën dhe kanton në Konservatorin Mbretëror të Luvenit Luça Lemmensinstituut në Belgjikë, institut ku fitoi dhe Master në të dyja degët, dhe më pas një tjetër Master në Amsterdam dhe ‘Conservatorio Superior de Música de Granada’.

Naqe u shpreh se duke studiuar dhe njëkohësisht duke punuar, me pak vështirësi ja doli të jetë në lartësinë ku është.

“Në Shqipëri vi çdo muaj, jap edhe koncerte në TKOB”, tha Naqe. Kryeministri Rama i kërkoi që të zhvillojë një koncert edhe në Fier, si një formë “borxhi” që i detyrohet komunitetit atje, ku u lind dhe u shkollua.

Naqe tha se po e vlerëson si ide dhe në të ardhmen mund ta realizojë një koncert të tillë.

Ajo pohoi se sapo është kthyer në një tur recital në Turqi, ndërsa më pas do të jetë në Barcelonë, në Spanjë ku në janar-shkurt 2026 do të interpretojë në Maria Magdalena në Teatro Nacional Catalan në Barcelonë.

/e.i/a.f/

The post Sopranoja Ana Naqe, nga suksesi në Europë tek koncertet në TOKB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Paketa e Maleve” mundësi për ringjallen e tokave të të parëve me projekte agroturizmi

16 November 2025 at 16:30

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, foli për ndikimin e “Paketës së Maleve” dhe transformimin që kjo nismë do të sjellë në zonat malore përmes agroturizmit dhe ringjalljes së pronave familjare.

Rama theksoi se interesimi për këtë paketë është i lartë, pikërisht sepse ajo u ofron banorëve të zonave të thella mundësinë për të investuar në tokën dhe banesat e trashëguara.

“Te “Paketa e Maleve” kemi kërkesa. Është në thelb një mundësi për ata që kanë tokën, kanë një rrënojë, t’i japë mundësinë të investojnë, të ndezin oxhakun e gjyshit dhe të fillojnë të bëjnë një jetë të re mbi pronën e tyre”, u shpreh Kryeministri.

Ai nënvizoi se zhvillimi i agroturizmit ka treguar se është një histori suksesi, sidomos për të rinjtë që vendosin të qëndrojnë në zonat e tyre.

“Nëse do të rrije në zonën tënde, me çfarë do të merreshe? Bujqësi pa infrastrukturë, pa rrugë, pa treg. Kjo historia e re e agroturizmit ka treguar se çfarë mund të sjellë në fund të muajit toka e gjyshit, edhe sikur të jetë në lartësi të mëdha. Me një projekt të bukur agroturizmi, nuk ta jep atë përfitim as emigracioni dhe as puna në qytet”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “Paketa e Maleve” parashikon mbështetje konkrete për 500 përfituesit e parë që marrin lejet, duke ofruar lehtësira të konsiderueshme fiskale.

“Ka mbështetje për 500 të parët që do të marrin lejet: 10 vite pa asnjë taksë, zero. Vetëm sigurime shoqërore dhe shëndetësore”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, kjo politikë synon të krijojë një model të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik dhe social në zonat malore, duke transformuar pronat e braktisura në mundësi të reja pune dhe të ardhurash për familjet dhe komunitetin.

/r.e/

The post Rama: “Paketa e Maleve” mundësi për ringjallen e tokave të të parëve me projekte agroturizmi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Florida Peraj, e reja nga Vermoshi që shndërroi shtëpinë e saj me dy dhoma në bujtinë të njohur

16 November 2025 at 10:39

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, Kryeministri Edi Rama solli historinë e Florida Perajt, një të reje nga Vermoshi, e cila ka zgjedhur të qëndrojë në vendlindje dhe të ndërtojë vetë rrugën e saj në fushën e agroturizmit.

Florida, e diplomuar në administrim biznesi, tregoi se në vitin 2013 nisi punën në një bujtinë në Vermosh. Ndërsa kërkesat për turizëm po rriteshin, ajo u gjend përballë një vendimi të rëndësishëm: të largohej si shumë të rinj të zonës, apo të hapte një biznes të sajin.

“Vendosa të mos largohem, të qëndroj aty ku më takon. Vendosa që shtëpinë tonë ta ktheja në shtëpi pritje”, rrëfeu ajo.

Ky vendim, sipas saj, ishte një thyerje tabush për zonën, ku të marrësh pagesë nga mysafirët në mjediset familjare apo të shërbesh si vajzë e re për të huaj që nuk i njeh, nuk ishte diçka e zakonshme.

Florida kujtoi se fillimet nuk qenë të lehta. Ajo dhe familja e nisën rrugën në fushën e agroturizmit vetëm me dy dhoma, duke liruar hapësirat e tyre dhe duke fjetur në dysheme apo në divan, në mënyrë që turistët të kishin komoditetin e nevojshëm.

“Nuk ishte e lehtë, sidomos për prindërit e mi, pasi puna ishte e lodhshme ditë e natë dhe sakrifica shumë e madhe, për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.

Pas shumë vitesh përkushtim dhe pune të pandërprerë, bujtina “Peraj” është sot një nga adresat e njohura të agroturizmit në Vermosh, duke u bërë shembull i zhvillimit të qëndrueshëm dhe i forcës së iniciativës së të rinjve në zonat malore.

Florida tregoi se puna në bujtinë jo vetëm e rriti profesionalisht, por edhe e formoi, pasi me të ardhurat nga bujtina e saj ajo edhe kreu studimet e larta.

Ajo ka kontribuar edhe në sektorin publik, si punonjëse sociale pranë njësisë administrative, duke mbetur e lidhur ngushtë me komunitetin e saj.

/r.e/

The post Florida Peraj, e reja nga Vermoshi që shndërroi shtëpinë e saj me dy dhoma në bujtinë të njohur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga “kodër e thatë”, në vreshtari të suksesshme: Historia frymëzuese e Erald Fejzullahut nga Leskoviku

16 November 2025 at 10:21

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Në episodin e gjashtë të podcastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, kryeministri Edi Rama kishte midis të ftuarve Erald Fejzullahun, një i ri nga Leskoviku që është kthyer nga emigracioni për të vijuar traditën familjare të vreshtarisë dhe për të ringjallur një trashëgimi të hershme të zonës së jugut.

Eraldi ndau me kryeministrin letrën e tij, përmes së cilës i ishte drejtuar fillimisht, duke shprehur dëshirën për të treguar një histori që, sipas tij, pasqyron qartë se si puna, përkushtimi dhe dashuria për vendin mund të transformojnë një kodër të thatë në një nga vreshtat më të bukura dhe më të egra të Shqipërisë së jugut.

Ai shprehu bindjen se kur mekanizmat shtetërorë funksionojnë dhe njerëzit e punës kanë mbështetjen e duhur, asgjë nuk është e pamundur.

“Duke parë njoftimin tuaj në rrjetet sociale, mora shkas për të prezantuar një histori që besoj përfaqëson në mënyrë të qartë se si puna, përkushtimi dhe dashuria për vendin mund të kthejnë një kodër të thatë në një nga vreshtat më të bukura dhe më të egra të Shqipërisë së jugut. Kur mekanizmat shtetërore funksionojnë dhe njerëzit e punës kanë mbështetjen e duhur, asgjë nuk është e pamundur”, shkruante Eraldi në letrën e tij.

Ai kujtoi se Leskoviku ka një traditë të hershme në vreshtari, ndërsa familja Fejzullahu është përpjekur të ringjallë e modernizojë këtë trashëgimi përmes një investimi të nisur me pasion që prej vitit 2010.

“Familja Fejzullahu është përpjekur të ringjallë dhe modernizojë këtë trashëgimi duke investuar me pasion në kultivimin e rrushit. Kjo nismë nisi në vitin 2010 dhe prej atëherë ka marrë vetëm përpara”, shkruan ai.

Eraldi theksoi se puna e tyre është vlerësuar edhe jashtë vendit, teksa revista prestigjioze “Camporosso” ka vizituar vreshtin e familjes dhe ka botuar një artikull mbi historinë, sakrificën dhe suksesin e këtij projekti shqiptar.

“Puna jonë është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Dhe prestigjiozja “Camporosso” ka vizituar vreshtin tonë dhe ka botuar një artikull për historinë, sakrificën dhe suksesin e këtij projekti shqiptar”, shkruan Fejzullahu.

Në letrën e tij, ai shprehet se e kishte për nder që historia e familjes të ndahej me më shumë shqiptarë, si dëshmi se kur ekziston vizioni dhe dashuria për tokën, zhvillimi bëhet realitet.

“Do të ishte një nder për mua si djali i vogël i familjes, i kthyer nga jashtë për të vazhduar dhe zhvilluar pasionin familjar, të ndaj historinë me ju dhe me shqiptarët, si dëshmi se kur ekziston vizioni dhe dashuria për tokën, zhvillimi bëhet realitet”, theksoi Eraldi.

Kryeministri Rama vlerësoi historinë e Eraldit, duke nënvizuar se “kjo botë është e guximtarëve”, ndërsa suksesi, sipas tij, është rezultat i njerëzve që guxojnë dhe nuk ndalen përballë vështirësive.

/r.e/

The post Nga “kodër e thatë”, në vreshtari të suksesshme: Historia frymëzuese e Erald Fejzullahut nga Leskoviku appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zëra”, Episodi 7: Gazetari Osman Stafa rrëfen sistemin që s’trajton kancerin

31 October 2025 at 17:28

Në episodin e shtatë të sezonit të katërt të podkastit “Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu bisedoi me Osman Stafën, gazetar i zëshëm veçanërisht për çështjet e shëndetësisë.

Ndërsa ky episod përkon me Tetorin Rozë, si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit që shoqërohet me thirrje te vijueshme ndaj vajzave dhe grave për të bërë kontrolle mjekësore, me qëllim që të parandalojnë këtë sëmundje.

Osman Stafa, prej disa vitesh ka nisur një angazhim përtej atij profesional, duke u kthyer në një aktivist për më shumë shërbime mjekësore, jo vetëm për gratë që vuajnë nga kanceri, por në tërësi për sistemin shëndetësor shqiptar.

Në këtë muaj, përpos se të dëgjuarit historitë personale të secilës prej vajzave dhe grave që janë duke luftuar betejat e tyre është e rëndësishme të flasim për sistemin.

Mirëpo, sistemi dukshëm është një strukturë e cila po dështon të mbajë premtimin themelor: të kujdeset dhe mbrojë jetën.

Në këtë bisedë Osman Stafa ndau zanafillën e tij ndërsa nisi të raportojë për raste të qytetarëve që vuanin nga kanceri dhe sëmundjet tumorale, ndërsa përballeshin me një sistem që nuk i përgjigjet qytetarit.

“Kishte gra të ndryshme që nuk bënin dot trajtimet për mungesë pajisjesh dhe ilaçesh, dhe nga ana tjetër ti shikoje me një lloj arrogance të frikshme dhe ç’njerëzore shtetarët që bënin thirrje që diagnostikohuni”, u shpreh Stafa.

Një javë më parë, Stafa bashkë me të tjerë aktivistë organizuan një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë duke e quajtur “Tetori i Zi”. Sipas tij ky cilësim u bë pasi në të vërtetë gjendja është tragjike.

Stafa është i mendimit se premtimi i qeverisë për shëndetësi falas është i paarritur, për aq kohë sa qytetarët paguajnë dy herë për këtë sistem.

Të reaguarit çdo ditë për problematikat e shëndetësisë, mungesa e infrastrukturës, barnave, poltronëve për pacientët dhe shërbimi jo dinjitoz i tyre, megjithëse shpesh krijon edhe një narrativë dezinformuese nga ana e institucioneve.

“Nuk ka punuar brakiterapia 12 vite në Shqipëri. Punoi gjashtë muaj, tani është prishur prapë,” tha Stafa teksa kujtoi një rast ku ministria u përpoq ta përgënjeshtronte në një situatë denoncuese.

Mes të tjerash gazetari shprehet se edhe kur i janë dashur informacione zyrtare nga drejtoritë spitalore, nuk ka arritur ta marrë atë edhe kur ka venë në lëvizje Komisionierin për të Drejtën e Informacionit.

Duke paraqitur institucione shëndetësore të mbyllura dhe jo transparente për publikun.

Denoncimet dhe raportimet e tij të përditshme janë pasqyruar edhe në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Raporti i cili nxori në pah një sistem publik në kolaps.

Me barna të skaduara, aparatura që nuk punojnë, mungesë shtretërish, raportesh dhe protokollesh klinike, krizë kjo e cila zgjat prej vitesh.

Ndër elementët më problematikë ishte fakti se thuajse gjysma e listës së barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk ishin importuar kurrë teksa 600 gra u lanë pa trajtim prej problemeve me pajisjet.

Më gjithë këtë, pyetjes nëse e gjithë kjo punë gazetareske dhe angazhimi publik ia vlen përballë shurdhërisë së institucioneve ai shprehet: Po.

“Ia vlen sepse ndoshta tani nuk do të ketë reagim, por do të vijë një moment që do të plasë,” theksoi Stafa me urimin që njerëzit të ndërgjegjësohen.

Lexo gjithashtu:

The post “Zëra”, Episodi 7: Gazetari Osman Stafa rrëfen sistemin që s’trajton kancerin appeared first on Citizens.al.

Rama: Risi absolute kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, Ogerta Manastirliut dhe Brunilda Mezinit.

Në sezonin e 5-të podkastit “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se “Tirana e Vlora janë dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt”.

“Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike. Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim”, theksoi Rama.

Prandaj, vijoi Kryeministri, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë.

“Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Ogerta Manastirliu është zgjedhur nga Partia Socialiste si kandidate për kryetare e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e parakohshme vendore, ndërsa Brunilda Mersini si kandidate për bashkinë e Vlorës.

/k.s/j.p/

The post Rama: Risi absolute kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Identiteti digjital, gati nga viti 2026. Edhe BE po ecën në këtë drejtim

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.

Në episodin e katërt të sezonit të 5-të të podkastit “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se kur koncesioni i kahershëm i kartave të identitetit përfundoi, shteti mori përsipër një sfidë shumë të madhe jo një tjetër koncesion, por krijimin e një kompanie shtetërore për të krijuar kartat më të lira dhe më të mira se të mëparshme.

“U krijua kompania “Identitek” që e përballoi këtë sfidë plotësisht dhe ndërkohë është angazhuar për sfidën re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional dhe shumë komod drejtpërdrejt nga telefoni”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027 të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës dhe në aktivitetin e përditshëm të gjithë qytetarëve të BE-së”.

 

/k.s/j.p/

The post Rama: Identiteti digjital, gati nga viti 2026. Edhe BE po ecën në këtë drejtim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Masterplan për ndërtimin e godinave të drejtësisë

19 October 2025 at 12:21

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot, se infrastruktura e godinave të drejtësisë në të gjithë vendin nuk mund të vazhdojë më me arna dhe larg së qenurit dinjitoze.

Në podkastin “Flasim”, gjatë rubrikës “Shënimet e Javës”, Rama tha se një tjetër projekt i domosdoshëm strategjik është masterplani i godinave të drejtësisë.

“Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë, falë pavarësisë së plotë që iu dha me Reformën në Drejtësi, ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur, ndaj kemi vendosur që ta marrim përsipër vetë”, tha Kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë, u shpreh se në Shqipërinë 2030 duhet të ketë një infrastrukturë të transformuar të sistemit të drejtësisë.

“Nuk mund të vazhdojmë me arna dhe mjedise gjykatash dhe prokurorish që janë shumë larg së qeni dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë më me ngushtësira përkthehen në një performancë që lë shumë për të dëshiruar”, theksoi Rama.

/e.i/r.e/

The post Rama: Masterplan për ndërtimin e godinave të drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Tirana në Kembrixh e SHBA, Sala rrëfen eksperiencat që e formësuan në shëndetësi

12 October 2025 at 12:56

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në një retrospektivë që nga koha e diplomimit në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, deri te përvojat profesionale në botë, u shpreh se krahas roli të mjekës, ka pasur edhe një sërë angazhimesh si organizatore dhe koordinuese.

Në podkastin “Flasim”, me Kryeministrin Edi Rama, ministrja Sala tha se “kur mbaron mjekësinë mendon se i di të gjitha, por kur përballesh me jetën dhe pacientët, aty fillon gjithçka”.

Sala tha se si struktura, spitalet në Shqipëri janë edhe më të mira se institucione të tjera në botë, ndërsa theksoi se mjekët shqiptarë u përgatitën në një kohë kur teknologjia nuk kishte avancuar dhe mjekësia bëhej me zemër, shpirt dhe pasionin për kushtet që ishin.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë nënvizoi se “ajo që e ka mbajtur shëndetësinë shqiptare në këmbë ka qenë profesionalizmi i atyre që vishnin bluzën e bardhë në kushtet më të pabesueshme për nga mizerabiliteti.

Rama, duke iu referuar ministres Sala, tha se ajo ka menaxhuar në botë struktura shëndetësore të rëndësishme.

“Sistemet shëndetësore ku kam punuar kanë qenë të ndryshme, ka qenë Anglia, Amerika, Italia që janë shumë të ndryshme nga Shqipëria dhe kjo është një mënyrë për të peshuar çfarë ka qenë atje gabim”, tha Sala.

Ajo tha se pas specializimit për radiologji në Kembrixh, bëri një specializim në Amerikë ku për gjashtë vite drejtoi departamentin e imazherisë së trupit në spitalin Sloan Kattering.

“Eksperiencë shumë e bukur, jo sepse më dha një dimension menaxherial, më dha një dimension shumëplanësh. Për të krijuar programin e imazherisë së Kembrixhit, u riktheva për të bërë pjesën e aplikimit për në onkologji”, vijoi Sala.

Ministra Sala nënvizoi se asnjëherë nuk e ka ndjerë diferencimin për shkak të origjinës nga Shqipëria, kjo as në Angli, as në Amerikë, dhe Itali më pak.

/e.i/a.f/

The post Nga Tirana në Kembrixh e SHBA, Sala rrëfen eksperiencat që e formësuan në shëndetësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sala: Menaxherë të mirë në krye të spitaleve të mëdha, jo patjetër mjekë

12 October 2025 at 11:15

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mireqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se gjatë tri javëve të para në krye të këtij institucioni, është njohur më nga afër me të gjitha strukturat nga ato në nivel ministror, te stafet mjekësore.

Sala tha se tashmë ka një informacion më të plotë, ndërsa ka menduar iniciativa të ndryshme, reforma që duhen ndërmarrë, jo vetëm brenda ministrisë së Shëndetësisë, por edhe në sektorë të tjerë, si inovacioni, etj.

“Në momentin që ndërvepron, bëhet një kapërcim në cilësi dhe kjo është shumë e rëndësishme. Janë tri nivele ku mendohet ndërhyrja, në sensin e infrastrukturës, trupës dhe kornizës së ndërveprimeve. Infrastruktura është shumë e mirë, disa qendra janë më të mira se jashtë, por gjithmonë do ketë një struktturë që do e rinovossh. Në drejtim të menaxhimit, atje ndërhyrja është më e madhe”, tha ajo.

“Më pëlqen të ndërtoj një skuadër, sepse vetëm nuk e bëj dot. Kam vënë re që ka shumë dëshirë, edhe brenda ministrisë. Njerëzit duhet t’i kuptosh dhe t’i vesh në pozicionin që kanë dëshirë të punojnë. Në momentin që motivohen bëhen pjesë e suksesit”, vijoi Sala.

Kryeministri Rama tha se te menaxhimi ka një boshllëk për t’u përmbushur, pasi kultura e menaxhimit është shumë e re.

“Është vërtet shumë e vështirë që në të gjitha pikat, njerëzit të jenë menaxherë, mund të jenë mjekë shumë të mirë, por s’kanë lidhje me menaxhimin. Ogerta i ndryshoi faqen spitalit, ndaj kemi vënë njerëz që kanë sensin e menaxhimit duke sjellë nga Turqia menaxherë që asistojnë stafet tona mjekësore”, tha Rama.

Ministrja Sala, u shpreh se nuk ka nevojë që drejtuesit e spitaleve të mëdha të jenë mjekë.

Ajo theksoi se në spitale të mëdha si QSUNT, bën sens që drejtori të jetë teknik dhe një menaxher shumë i mirë.

“Edhe në Amerikë drejtorët e mirëfilltë të spitaleve nuk janë mjekë. Në qoftë se bashkëpunohet mirë me shefat e departamenteve, shërbimeve, s’ka pse drejtori të jetë mjek. Kjo për spitale të mëdha. Për spitale më të vogla më të specializuar, mundet që dhe drejtori të jetë mjek dhe kjo ndoshta ka kuptim”, tha Sala.

/e.i/a.f/

The post Sala: Menaxherë të mirë në krye të spitaleve të mëdha, jo patjetër mjekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shqipëria në vendin e 18-të në botë për sigurinë kibernetike

12 October 2025 at 10:30

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se, Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 18-të në botë.

Rama u shpreh gjatë podkastit “Flasim”, se Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme duke u renditur me 85 pikë sipas Cyber National Security Index dhe duke u ngjitur me 36 vende krahasuar me vitin 2023.

“Ky rezultat përfaqëson një ngritje me 36 vende krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54 me 62.34 pikë. Brenda dy vitesh kemi kaluar dhjetra shtete të mëdha dhe me traditë në këtë fushë duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale, si rezultat i një reagimi 360 gradë ndaj një sulmi jashtëzakonisht të rrezikshëm kibernetik që u bë mbi infrastrukturën digjitale nga një shtet i madh dhe i njohur për terrorizimin kibernetik”, theksoi Rama.

National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe për të menaxhuar incidentet kibernetike. Ai zhvillohet nga E-Governance Academy (EGA) në Estoni, një organizatë e njohur globalisht për ekspertizën në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.

Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që mbulojnë: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit dhe menaxhimit të krizave, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

/e.i//a.f/

The post Rama: Shqipëria në vendin e 18-të në botë për sigurinë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌