Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Babai ushtroi dhunë edhe ndaj neve”, si ndikojnë rastet e dhunës në familje tek fëmijët

14 December 2025 at 20:59


“Kam me vra nënë tuaj...” ky është kërcënimi që kishin marr disa fëmijë, nga babi i tyre, për diçka që atij nuk i pëlqente.

Përveç këtij kërcënimi, këta fëmijë të moshave nga 8 deri në 18 vjeç shpesh ishin vetë viktimë e edhe më shpesh dëshmitarë të dhunës, që babai ushtronte ndaj nënës së tyre.

Përfundimi ishte fatal për familjarë të tjerë, meqë babai i tyre dyshohet për vrasje të rëndë.

Dukagjini ka arritur të sigurojë dosjen e një prej vrasjeve që ka ndodhur këtë vit, por që ka vendosur të mos e identifikojë për shkak se disa prej dëshmitarëve janë ende të mitur.

Në të gjitha deklaratat e tyre, tregohet se raportet në familje nuk kanë qenë të mira, dhe se babai i tyre sa herë që nervozohej mllefin e shfrynte tek ta e nëna e tyre.

“Në familjen tonë së nga fëmijëria ne kemi pasur probleme mes prindërve gjithmonë pasiqë babi ka qenë më i dhunshëm dhe sa herë nervozohej ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj nënës sime. Po ashtu nuk na ka kursyer as neve fëmijëve shpesh herë. Këto probleme kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës sonë.”

Por, nuk ishte vetëm babai, meqë edhe familjarë të tjerë kishin qenë të dhunshëm me ta, duke ua drejtuar edhe armën disa prej fëmijëve.

“Kemi qenë duke hyrë … tek lagjja… i themi ne, kur na ka dalë para një veturë nga e cila ka dalë axha im.. i cili kishte një revole në dorë. Ai e hapi derën e pasme ka ishte e ulur motra.. e ka kërkuar që të dalim nga vetura të kthehemi me të në shtëpi, pasi që ne nuk dolëm ai ia drejtori revolen … duke i thënë dilni se ju vraj…Po ashtu dua të shtoj që babai im ka qenë i dhunshëm, vazhdimisht na ka trajtuar keq ka ushtruar dhunë fizikisht dhe psiqikisht.”

Pasojat që lënë këto ngjarje tek ta janë të rënda, derisa sipas sociologut Jeton Brajshori duhet të trajtohen me seriozitet edhe nga ana e institucioneve.

“Normalisht ndikimi është shumë i madh tek fëmijët sidomos tek fëmijet minor dhe ata që kanë hyrë në periudhën e adoleshencës, për shkak të zhvillimit të tyre biologjik dhe për shkak të zhvillimit të tyre personal, në qoftë se shohim vazhdimisht dhunë në familje, qoftë dhunë fizike apo psiqike atëherë kjo do ndikojë në personalitetine fëmijëve dhe nëse nuk trajtohet atëherë normalisht ose do shënderrohen në tipa introvert ose në tipa që do e përdorin këtë që e shohin në shtëpi…”, ka deklaruar Jeton Brajshori – Sociolog.

Derisa Fjolla Hoxha, nga organizata “Terre des hommes”, thotë se legjislacionet e Kosovës duhet të zbatohen në praktikë nga ana e institucioneve përgjegjëse.

“Fakti që ne kemi një ligj për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojten nga dhuna në familje apo një strategji specifike për këtë cështje nuk e zvogëlon numrin e rasteve farkeqësisht të dhunës në fmailje që kemi e fatkeqësisht ndikimi më i madh negativ vrehet tek fëmijët, në aspekte të ndryshme..”, ka theksuar Fjolla Hoxha – “Terre des hommes”.

Televizioni ka kërkuar të dhëna nga Policia e Kosovës, se sa është numri i rasteve të raportuara ku viktima të dhunës në familje janë të moshës nga 0 deri në 18 vjec, por të njëjtit nuk kanë ofruar të dhëna të tilla për këtë vit, por vetëm për vitin e kaluar.

“Gjatë vitit 2024 janë evidentuar 2959 raste. Në këto raste, 2368 viktima kanë qenë të gjinisë femërore dhe 617 të gjinisë mashkullore (numri i viktimave është më i madh se numri i rasteve pasi në një rast ka mundësi të ketë qenë më shumë se një viktimë). Sa i përket moshës së viktimave, grup-mosha 0-18 vjeçar janë 220 viktima, 18-20 vjeçar=127 viktima, 20-30 vjeçar = 782 viktima, 30-40 vjeçar=741 viktima, 40-50 vjeçar = 527 viktima, 50-60 vjeçar=330 viktima, 60-70 vjeçar = 181 viktima, 70-80 vjeçar=60 viktima dhe mbi 80 vjeçar = 17 viktima. Rastet më të shpeshta sa i përket raporteve familjare janë rastet mes burrit dhe gruas me 1169 raste, pasuar nga 327 raste të të përfshirëve që raportet i kanë bashkëjetesë dhe në 283 raste janë përfshirë ish bashkëshortët”, thuhet nga Policia.

E vetëm gjatë periudhës janar tetor të këtij viti në përgjithësi janë 2 mijë e 409 raste të dhunës në familje të raportuara, nga to 1 mijë e 984 raste viktima janë të gjinisë femërore.

- YouTube www.youtube.com


Në ish-vilën e diktatorit: Zërat e grave që sfiduan dhunën

8 December 2025 at 16:03

Në një hapësirë që dikur i përkiste diktatorit Enver Hoxha, vajza dhe gra nga komunitetet rome, egjiptiane, LGBT dhe me aftësi të kufizuara ndanë historitë e tyre të dhunës, mbijetesës dhe rezistencës.

Vila e diktatorit, dikur simbol i frikës dhe pushtetit absolut, u shndërrua për një ditë, të premten, në një hapësirë rrëfimi për historitë e luftës së grave për një jetë të pranuar dhe trajtuar me dinjitet.

Ato u mblodhën fillimisht në ish-kinemanë private të diktatorit, ku u shfaq dokumentari i realizuar nga Citizens.al: “Rrënjët e Rezistencës”, një dokumentar që pasqyron lëvizjen feministë në Shqipëri pas viteve ’90 dhe përpjekjet për të sfiduar patriarkatin për një të ardhme më të mirë.

Gjatë shfaqjes së dokumentarit “Rrënjët e Rezistencës”/Citizens.al

Rrëfime që thyejnë heshtjen

Romina Sefa, drejtuese e Qendrës për Advokim Social, gjithashtu një prej organizatoreve të eventit, nënvizoi domosdoshmërinë e një hapësire të sigurt ku vazjat dhe gratë të flasin lirshëm për shqetësimet dhe vështirësitë e tyre.

“Pavarësisht sfidave, ne ia kemi dalë”, tha ajo, duke kujtuar se ky duhet të jetë mesazhi kryesor në diskutime.

Akullin e theu Doliana Velia, një grua me aftësi të kufizuar në shikim që foli për jetën me një shqisë të munguar që në lindje dhe paragjykimet shoqërore.

Ajo theksoi se mentaliteti dhe mungesa e infrastrukturës e kufizojnë pavarësinë e njerëzve me aftësi të kufizuara shumë më tepër se vetë aftësia.

“Të lindësh me një shqisë që nuk ekziston, është njësoj si t’ju them a ju mungon të fluturuarit? Jo, nuk ju mungon, ju duket qesharake, sepse nuk e keni provuar”, paralelizoi Doliana.

Sipas saj, besimi i prindërve për ta trajtuar si një person jo ndryshe nga të tjerët e ka ndihmuar të jetë sot një grua e pavarur.

“Ne nuk duhet a pranojmë mëshirën nga askush, le ti përkasim një komuniteti të caktuar, le të kemi një diferencë fizike apo shqisore, ne duhet të jetojmë me dinjitet”, ndau Doliana me vajzat dhe gratë e tjera.

Ajo theksoi se mentaliteti dhe mungesa e infrastrukturës e kufizojnë pavarësinë e njerëzve me aftësi të kufizuara shumë më tepër se vetë aftësia.

“Të shembim strukturat. Së pari në mendjen tonë dhe pastaj te ata që na rrethojnë”, theksoi Doliana, sipas së cilës të jesh grua me aftësi të kufizuar në Shqipëri është sfidë e dyfishtë.

Doliana ndau raste ku gratë me aftësi të kufizuara mbeten të izoluara, të pambrojtura dhe shpesh pa mundësi të denoncojnë edhe dhunën që pësojnë.

Për këtë ajo tregoi për raste ku për shkak të pagesës së ulët që marrin, ndihmësi personal qëllon të jetë familjar i tyre, njëherësh edhe person i dhunshëm.

“Për shkak të kufizimit fizik nuk mundet të shkojë as për ta denoncuar rastin. Ka njerëz që janë të privuar edhe nga kjo lloj lirie”, theksoi Doliana.

Një rast i tillë ishte ai i një vajze të dhunuar nga nëna e saj, e cila ishte edhe kujdestarja ligjore.

“Lajmëronim policinë ne, sepse i kishin hequr edhe telefonin dhe kur i shkoi policia i tha: ‘Po ti nuk ke turp që këta po të mbajnë me bukë dhe ti i turpëron?”, rrëfeu ajo, duke vënë në pah dështimin institucional.

Nga shtëpia e humbur, tek sipërmarrja e parë

Vjollca, një grua rome, tregoi për dhunën dhe padrejtësinë strukturore që e la pa shtëpi, pa mbështetje dhe pa mundësi për t’u qasur në shërbime dhe përkrahje shtetërore. Historia e saj tregoi njëherësh edhe për forcën e jashtëzakonshme që ka një gruaje e pakicës rome për t’ia dalë në realitetin shqiptar.

E gjendur përballë humbjes së bashkëshortit, me dy fëmijë, ajo përjetoi dhunë nga të afërmit e tij, të cilët synuan ta nxirrnin nga shtëpia. Kjo ndodhi kur hasi në kërkesën: “Për 15 ditë, liro shtëpinë!”.

Për një vit Vjollca nuk përfitoi as ndihmën ekonomike, sepse, sikurse tregoi ajo, i vinte turp të firmoste pasi nuk dinte të lexonte dhe shkruante.

Kjo e shtyu të arsimonte fëmijët e saj, duke i larguar nga cikli i turpit dhe varfërisë.

“Nuk dua që edhe fëmijët e mi të kenë turp në të ardhmen dhe i çova në shkollë. Sot kam dy fëmijë të edukuar,” tregoi ajo me krenari.

Pas tre vitesh procese gjyqësore, Vjollca arriti të siguronte një dhomë në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin.

“Kur fitova [gjyqin] filluan të më thërrisnin ‘gabele’, sepse njerëzit e burrit nuk janë romë,” rrëfeu ajo një tjetër aspekt diskriminues nga historia e saj.

Një thes me rroba të përdorura, që iu dha për ta shitur, e futi Vjollcën në tregun informal të punës. Pavarësisht kësaj, ajo ia doli të ndërtonte një ekonomi familjare të mjaftueshme sa për të shkolluar fëmijët.

“Kam vetëm tre vitet e fundit të siguruara”, tregoi ajo duke nënvizuar se kjo ishte mundësuar falë mbështetjes nga programet sociale.

Gjatë diskutimit në kuadër të 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore/Citizens.al

Gra që sfidojnë dhunën

Elisabeta, ndau me të pranishmit kalvarin që ju desh të kalonte si gjyshe për të shpëtuar vajzën dhe mbesën e saj nga një cikël dhune, të ushtruar nga dhëndri.

E martuar jashtë vendit, vajza ishte izoluar dhe dhunuar vazhdimisht. E pa-arsimuar, qe detyruar të luftojë ndaj një sistemi që e kishte bërë vajzën “pronë ligjore” të babait.

Por, me këmbëngulje të vazhdueshme, vajza e Elisabetës ia doli të njoftonte policinë, gjeti strehë derisa mbylli të gjitha dokumentet për të kthyer sigurinë dhe përkatësinë ligjore mbi mbesën.

Njëjtë si Elisabeta, edhe Miranda ndau një histori jetësore të rëndë: një martesë me dhunë dhe një bashkëshort të alkoolizuar, që kishte krijuar një ambient të pasigurt edhe për vajzën e tyre.

“Një nxënëse ekselente” tregoi ajo, “e cila edhe përmes traumave që kalonte gjente kohë të studionte”.

Ky takim i kryer në “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” solli një akt simbolik rivendosjeje: zëra të heshtur, histori të lëna mënjanë, dhimbje të padëgjuara, në dritën e një vile që dikur nuk do ti ftonte kurrë e që për dekada ka simbolizuar pushtetin, frikën dhe privilegjin.

Shiko dokumentarët e Citizens.al:

The post Në ish-vilën e diktatorit: Zërat e grave që sfiduan dhunën appeared first on Citizens.al.

Një vit pas lansimit të hallkave, sa ka funksionuar realisht monitorimi elektronik?

6 December 2025 at 22:22


Edhe pak ditë bëhen 1 vit prejse është lansuar sistemi i hallkave për mbikëqyrje elektronike, për persona të dyshuar apo të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

E nga janari deri në shtator të këtij viti, sipas Policisë së Kosovës e cila është përgjegjëse për monitorimin e tyre, hallkat i janë vendosur 30 personave, të gjithë të përfshirë në raste të dhunës në familje.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë se gjatë periudhës janar-shtator (nëntëmujor) të këtij viti, janë vendosur në monitorim elektronik 30 persona. Të gjithë këta persona janë të gjinisë mashkullore dhe të gjithë kanë qenë të përfshirë në raste të ‘dhunës në familje’. Gjatë kësaj periudhe të monitorimit reagimi i policisë në raste të shkeljeve ka qenë i menjëhershëm dhe është vepruar në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin në rajonin e Prishtinës ka më së shumti persona nën këtë lloji monitorimi“, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Por megjithëse ky sistem hyri në funksion, ditë më parë një person, i cili kishte urdhër mbrojtës aktiv, sulmoi brutalisht ish-bashkëshorten e tij me sëpatë.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë treguar nëse i njëjti ishte nën monitorim elektronik.

Se për çfarë rasti i njëjti e kishte aktiv urdhrin mbrojtës, nuk kanë treguar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, por vetëm kanë thënë se kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme dhe lënda është në procedurë.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se lidhur me rastin në fjalë Gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lënda është në procedurë. Gjykata nuk mund të ndaj më shumë informacione, për shkak se rasti në fjalë sipas legjislacionit në fuqi është rast i mbyllur për publikun”, ka deklaruar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë që Arrita Rezniqi, hulumtuese në IKD thotë se duhet analizuar ndikimin e monitorimit elektronik në praktikë.

“Por ende nuk kemi asnjë informatë zyrtare apo ndonjë raport zyrtar se sa është deri tash sa ka pas zbatim efektiv të ligjit për mbikëqyrje elektronike sa ka qenë situatë që përmes hallkave elektronike ka pas një mundësi që të ketë një monitorim dhe zbatim të mirëfillt të urdhrave mbrojtës, është e nevojshme që Policia të bëjë vlerësimin e rrezikut, dhe kur ka shkelje duhet të bëhet sërish ky vlerësim i rrezikut..”, ka deklaruar Arrita Rezniqi - hulumtuese në IKD.

Tutje ajo thotë se institucionet duhet të japin përgjegjësi, për dështimet e tyre në raste të tilla.

“Llogaridhënia është e domosdoshme në secilin rast sepse në momentin që ka dështim të vazhdueshëm të institucioneve në kryerjen e detyrave të tyre, pasojat përsëriten dhe po krijon problematika të vazhdueshme dhe po krijon mungesë të sigurisë dhe të drejtësisë për viktimat në këto raste..”, shtoi Rezniqi.

Të rralla nuk ishin rastet në Kosovë, kur gratë që kishin raportuar bashkëshortët e tyre për dhunë në familje përfunduan të vrara.

Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë, u vra para Klinikës së Gjinekologjisë, në fund të vitit 2022, ani se institucionet kishin lëshuar urdhër mbrojtës ndaj burrit të saj./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Në Ferizaj bie numri i rasteve të dhunës në familje gjatë nëntorit 2025 – 33.3% më pak se një vit më parë

5 December 2025 at 09:19


Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin mujor për dhunën në familje, ku theksohet se gjatë nëntorit 2025 janë regjistruar gjithsej 12 raste, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave zyrtare, rastet e raportuara për muajin nëntor 2025 janë shpërndarë si vijon:

  • 8 raste në Ferizaj
  • 2 raste në Kaçanik
  • 1 rast në Shtime
  • 1 rast në Hani i Elezit

Në të njëjtin muaj të vitit 2024, Policia kishte regjistruar 18 raste të dhunës në familje, prej të cilave:

  • 14 në Ferizaj
  • 2 në Shtërpcë
  • 1 në Kaçanik
  • 1 në Hani i Elezit

Krahasimi ndërvite tregon se rastet e dhunës në familje kanë pësuar ulje prej 33.3%, çka sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, lidhet edhe me masat preventive, angazhimin e shtuar në terren dhe fushatat vetëdijësuese që po zhvillohen në vazhdimësi.

Policia u bën thirrje qytetarëve të jenë pjesë aktive e parandalimit të dhunës në familje, duke raportuar çdo rast të dyshuar ose të konfirmuar. Qytetarët mund të lajmërojnë policinë përmes:

  • Stacionit më të afërt policor
  • Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
  • Numrave të kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Policia garanton se të gjitha të dhënat e raportuara trajtohen në mënyrë tërësisht konfidenciale. /Telegrafi/

Acevski: Masat për parandalimin e dhunës në familje nuk janë mjaftueshëm efikase

27 November 2025 at 12:27


"Përfundimi i Raportit të Auditimit mbi zbatimin e Konventës së Stambollit tregon se masat e marra për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna gjinore nuk janë mjaftueshëm efektive", tha Auditori Shtetëror Maksim Acevski në ngjarjen me rastin e publikimit të Raportit Përfundimtar të Auditimit mbi Performancën me temën "Zbatimi i Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit)".

"Nga vetë përfundimi i raportit të auditimit, mund të shihet se përfundimi është negativ, d.m.th. masat dhe aktivitetet e ndërmarra për të mbrojtur nga dhuna në familje dhe dhuna gjinore nga shteti nuk janë mjaftueshëm efektive. Prandaj, duhet të merren masa shtesë për të rritur efektivitetin e tyre", tha Acevski.

Sipas Strategjisë kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna gjinore 2018–2023, nga 52 aktivitetet e planifikuara, 48 përqind janë zbatuar, 32 përqind nuk janë zbatuar dhe 18 përqind janë zbatuar pjesërisht.

"Kjo tregon presione në seksionin e burimeve njerëzore në qendrat e punës sociale, përfaqësim të pamjaftueshëm territorial të strehimoreve dhe sfida në bashkëpunim me sektorin joqeveritar", shtoi Acevski.

Ai kujtoi se Konventa e Stambollit u miratua në vitin 2011, u ratifikua në vitin 2017, dhe ndryshimet në Kodin Penal u bënë vetëm në vitin 2023.

"Ne duhet të ndërtojmë një kulturë parandalimi, sepse parandalimi është më i rëndësishëm sesa masat represive", theksoi auditori.
Sipas të dhënave, në vend janë regjistruar rreth 6,282 raste të dhunës gjinore dhe në familje, nga të cilat mbi 60 përqind përfshijnë lëndime fizike, dhe rreth 30 përqind janë kërcënuese për jetën. Acevski pret që rekomandimet nga raporti të jenë baza për përmirësimin e sistemit dhe uljen e numrit të rasteve.

Në gjendje të dehur theu gjësende në shtëpi, telefonin e tij dhe të gruas – arrestohet i dyshuari në Rahovec – shkeli edhe urdhrin mbrojtës

22 November 2025 at 10:06


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Rahovec.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 01:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se kishte dëmtuar-thyer disa gjësende në shtëpi, kishte thyer telefonin e tij dhe të viktimës -bashkëshortes së tij, e cila kishte urdhër mbrojtës”, thuhet në raport.

Policia njofton tutje se i dyshuari, po ashtu dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur viktimën, ndërsa viktima ka arritur t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj.

Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Sulm ndaj prindërve, dhunë fizike ndaj motrës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – rastet e dhunës në raportin e policisë

8 November 2025 at 14:44


Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, të cilat janë raportuar në polici.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Drenas, Ferizaj, Pejë, Istog, Gjakovë, Rahovec e Malishevë.

Lexoni të plotë raportin:

Drenas 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 07.11.2025 – 08:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka presion psikik nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri. Arma me katër karikatorë, 235 fishekë dhe leja për posedim janë konfiskuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 06.11.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Istog 07.11.2025 – 13:30. Është raportuar se një femër kosovare, është duke e ngacmuar dhe shqetësuar nga një mashkull me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar.

Istog 07.11.2025 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull, pasi ata kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Të dyshuarit kanë pranuar veprën e kryer dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 07.11.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rahovec 07.11.2025 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa është dërguar në spitalin psikiatrik të Gjakovës.

Malishevë 07.11.2025 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Dhunë në një familje në Prishtinë, burri sulmon gruan dhe vajzën e mitur

6 November 2025 at 09:37


Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar një rast dhune në familje në Prishtinë, ku një burrë ka sulmuar gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim nga policia. Deri më tani, nuk është arritur sigurimi i prezencës së tij.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/

Sulmojnë fizikisht vjehrrën, arrestohen dy të dyshuara në Pejë

1 November 2025 at 08:48


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Pejë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 15:40.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi që të njëjtat kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- vjehrrën respektivisht nënën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një e dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Dhuna në familje mbetet sfidë kryesore, trajtohen 53 raste brenda një jave

27 October 2025 at 10:39


Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 57 raste të reja gjatë periudhës 17-24 tetor 2025, duke ofruar mbështetje ligjore dhe mbrojtje për viktimat në të gjithë Kosovën.

Nga rastet e trajtuara 53 ishin të dhunës në familje, 1 rast grabitje, 1 rast vrasje, 1 rast vrasje e rëndë dhe 1 rast shkelje e urdhrit të mbrojtjes (UM).

Gjatë kësaj periudhe u dorëzuan gjithashtu 9 kërkesa për urdhër mbrojtje (KUM) të parashtruara në Gjykatë, 15 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente (KUME) dhe 1 kërkesë për ndryshim të urdhrit të mbrojtjes.

ZMNV ka realizuar gjithashtu 16 aktvendime të aprovuara, 1 të tërhequr dhe 2 të refuzuara, duke marrë pjesë në 83 seanca gjyqësore dhe 22 seanca në prokurori.

Mbrojtësit e viktimave kanë dhënë gjithsej 76 këshilla juridike, ndërsa gjykatat kanë nxjerrë 23 aktgjykime dënuese, 1 aktgjykim lirues dhe 2 aktgjykime refuzues.

Për më tepër, është bërë 1 deklaratë mbi dëmin dhe janë referuar disa raste: 3 në polici, 3 në Agjencinë Kundër Dhunës në Familje (ANJF), 5 në Qendrën për Punë Sociale dhe 1 për përfaqësim në strehimore.

Një rast u tërhoq nga përfaqësimi sipas nenit 62 të KPPRK-së.

ZMNV vazhdon të mbështesë viktimat, duke garantuar qasje në drejtësi dhe mbrojtje të plotë ligjore për personat e prekshëm nga krimi dhe dhuna në familje. /Telegrafi/


SPB Tetovë: Brenda 24 orëve tre raste të dhunës familjare

25 October 2025 at 14:30


Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tre raste të dhunës familjare.

“Më 24.10.2025 në orën 16:30, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan e kanë privuar nga liria personin N.J. (65) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një raporti paraprak se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij 63-vjeçare, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse”, thanë nga SPB Tetovë.

“Më 24.10.2025 në orën 22:40 në rrugën “Iliria” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin N.D. (42) nga Tetova, duke vepruar sipas një raporti paraprak se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa më pas është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj nëpunësve policorë derisa kanë kryer veprime zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse”, shtuan nga SPB Tetovë.

“Më 25.10.2025 në orën 00:30 në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar, një 50-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 00:15 në oborrin e shtëpisë ku jetojnë të ndarë me ish-bashkëshorten e tij S.K., është sulmuar fizikisht nga ajo dhe vëllai i saj I.S. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, theksuan nga SPB Tetovë.

Pejë, Policia njofton për dy raste të dhunës në familje

24 October 2025 at 08:54


Policia ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në qytetin e Pejës.

Në lidhje me këto raste, të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktimat kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Rastet sipas raportit të policisë:

Pejë 23.10.2025-01:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është ofenduar dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Pejë 23.10.2025-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Burri sulmon gruan e vajzën, vëllai-vëllain, e djali dhunë psikike ndaj babait – disa raste të dhunës të raportuara gjatë 24-orëve në Polici

21 October 2025 at 10:05


Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka raportuar disa raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Obiliq, Prishtinë, Shtërpcë, Prizren, Klinë, Gjakovë.

Më poshtë mund t’i gjeni rastet:

Obiliq 20.10.2025 – 12:10. Në stacion policor janë shoqëruar dy të dyshuarit që kanë qenë duke bashkëjetuar (mashkull dhe femër kosovarë) për shkak se pas një mosmarrëveshjeje e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë e dhunës kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuara në këtë rast ka pasur urdhër mbrojtës kundër të dyshuarit, por pa informuar stacionin policor kishin vendosë të fillojnë bashkëjetesën. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 20.10.2025 – 16:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Shtërpcë 20.10.2025 – NN. Raportohet për një mosmarrëveshje në mes viktimës femër kosovare dhe të dyshuarit mashkull kosovar. Palët janë dërguar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 20.10.2025 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku një zyrtar ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari edhe në stacion policore ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Klinë 20.10.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima pas tretmanit mjekësor me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 20..10.2025 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër pasi që të njëjtit janë rrah mes veti. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Sulmuan njëri-tjetrin dhe morën tretman mjekësor, shoqërohen në polici çifti që bashkëjetonte në Obiliq

21 October 2025 at 08:36


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në Obiliq.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:10.

“Në stacion policor janë shoqëruar dy të dyshuarit që kanë qenë duke bashkëjetuar (mashkull dhe femër kosovarë) për shkak se pas një mosmarrëveshjeje e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë e dhunës kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

E dyshuara në këtë rast ka pasur urdhër mbrojtës kundër të dyshuarit, por pa informuar stacionin policor kishin vendosë të fillojnë bashkëjetesën.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, palët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Një grua në Prishtinë sulmohet nga djali dhe nusja

11 October 2025 at 11:02


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar nga djali dhe nusja e tij.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 23:20.

“Është raportuar se një femër është sulmuar nga djali i saj dhe gruaja e tij, të cilët e kanë sulmuar fizikisht atë dhe vajzën e saj. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Më 10.10.2025 pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Institucionet e Suharekës bashkëpunojnë për parandalimin e dhunës në familje

10 October 2025 at 15:17


Në Komunën e Suharekës u zhvillua takimi i tretë i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje për këtë vit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e vetëdijesimit qytetar për parandalimin e dhunës.

Në takim mori pjesë nënkryetarja e komunës, Mhirije Suka, e cila theksoi rëndësinë e koordinimit mes institucioneve për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje, përcjell Telegrafi.



Koordinatorja e mekanizmit, Habibe Bytyqi, prezantoi analizën e rasteve të raportuara gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, duke nënvizuar përkushtimin e institucioneve në trajtimin dhe adresimin e këtyre situatave.

Gjatë diskutimeve u evidentuan mënyra të reja për përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për forcimin e vetëdijes qytetare mbi rëndësinë e parandalimit të dhunës në familje. /Telegrafi/

“Nuk ekzaminojmë vetëm të vdekur”, profesori Naim Uka tregon për rolin e mjekësisë Ligjore

24 September 2025 at 11:13


Gjatë episodit të fundit të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital, profesori i njohur i mjekësisë ligjore, Naim Uka, hodhi dritë mbi rolin kompleks dhe të pazëvendësueshëm që ka mjekësia ligjore në sistemin shëndetësor dhe atë të drejtësisë.

Në fjalën e tij, profesori Uka theksoi se roli i mjekut ligjor shkon përtej ekzaminimit të trupave të pajetë.



“Mjeku ligjor është përgjegjës i ekzaminimeve qoftë të obduksionit apo ekzaminimeve klinike dhe fizike te personat e gjallë. Në mjekësinë ligjore nuk është vetëm kufoma objekt studimi, por edhe personat e gjallë tek të cilët ne e bëjmë ekzaminimin fizik dhe klinik të tyre në rast të dëmtimeve trupore apo dhe në rast të dhunës seksuale, përfshirë dhunë në familje apo të çfarëdo natyre”.

Për më shumë shikoni podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Sulmoi fillimisht bashkëshorten, pastaj edhe dy persona tjetër që shkuan t’i ndihmojnë viktimës

20 September 2025 at 10:04


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 18:30.

“Është arrestuar i dyshuari, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij, pastaj së bashku me të dyshuarin tjetër kanë sulmuar fizikisht edhe viktimat, një femër dhe shoqëruesin e saj mashkull kosovar, të cilët kishin ardhur për t’i ndihmuar viktimës së dhunës në familje”, thuhet në raport.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor

9 August 2025 at 09:09

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të premten në ora 19:00.

“Vushtrri 08.08.2025-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

The post Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor appeared first on Telegrafi.

Shifra tronditëse/ Çdo ditë 7 gra rrihen, në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në marrëdhënie familjare

By: M C
30 June 2025 at 16:30

Dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës në Shqipëri. Referuar statistikave të policisë çdo ditë rreth 7 persona denoncojnë dhunë në marrëdhëniet familjare.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, janë regjistruar 1260 denoncime të kësaj natyre, duke e kthyer këtë fenomen në një alarm social. Denoncimet pasohen me urdhër mbrojtje të lëshuara nga gjykata për periudha të caktuara që variojnë nga një muaj deri në një vit, por kjo nuk e ndal dhunën.

Pas çdo shifre fshihet një histori, një nënë, një fëmijë, apo shpesh herë edhe të moshuar të cilët dhunohen nga personat që presupozohet t’iu ofronin dashuri dhe mbrojtje

Vetëm një ditë më parë në Tiranë përfunduan në derën e komisariatit një nënë 39-vjeçare pasi rezultoi se dhunonte të bijën e saj të mitur ndërsa në një rast tjetër një 31-vjeçar u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj xhaxhait dhe gjyshes së tij, si dhe u kishte dëmtuar disa pajisje.

Sipas të dhënave zyrtare, shumica e viktimave të dhunës janë gra dhe fëmijë, ndërsa në shumë raste dhuna ndodh në heshtje, pa u denoncuar çka tregon se shifra reale e këtij fenomeni mund të jetë edhe më e lartë.

The post Shifra tronditëse/ Çdo ditë 7 gra rrihen, në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në marrëdhënie familjare appeared first on Albeu.com.

❌
❌