Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gonzato: Të zgjerohet mbrojtja ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës

16 December 2025 at 17:39

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e studimit të Profilit të Barazisë Gjinore të Shqipërisë, një analizë e përditësuar mbi situatën e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në vend.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi se gjinia dhe barazia ndërmjet burrave dhe grave, është një element thelbësor i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Gonzatos, rëndësia e politikave të bazuara tek të dhënat është mënyra e duhur sesi vendi duhet të qaset drejt anëtarësimit në BE.

“Studimi konfirmon se kemi rëndësinë e hapave të mëtejshme që do të merren, që lufta kundër diskriminimit ndaj grupeve të brishta apo të cenueshme, të vijojë. Flitet gjithashtu për rëndësinë e strehëve për viktimat e dhunës me bazë gjinore. Nuk mund të mohohet fakti, se gjinia dhe barazia ndërmjet burrave dhe grave, është një element thelbësor i anëtarësimit në BE, gjendet në nenin 2 të Traktatit për Themelimin e BE-së, por edhe në nenin 23 të Kapitullit të të Drejtave Themelore, ku flitet për të siguruar barazinë ndërmjet gjinive në përgjithësi, por edhe në paga. Si dhe gjendet mosdiskriminimi në nenin 21 të Kartës që është pjesë integrale e traktateve. Kur të bëheni pjesë e BE-së, duhet që këto parime të mos jenë vetëm në letër, por edhe të zbatuara. Në nenin 21 ndalohet diskriminimi mbi çdo bazë, përfshirë dhe orientimin seksual”, tha Gonzato.

Gjithashtu Gonzato theksoi se “duhet të zgjerohet mbrojtja ligjore, psiko-sociale”.

“Kjo ka të bëjë dhe me faktin se, viktimat e dhunës të kenë mundësi të kalojnë në një jetë normale, pra të kenë pavarësi ekonomike, e cila është skajshmërisht e rëndësishme që të kthehesh në realitet. Do të thotë t’u kthejmë drejtësinë, atyre personave të cilëve u ishte mohuar”, tha ai.

Gonzato shtoi më tej se studimi është i mirë për faktin se ndihmon që të “evoluojmë në mënyrën e duhur edhe si i shikojmë konceptet për dhunën”.

“Sepse dhuna, për shembull, është një grua që rrihet nga burri në shtëpi, pa e marr vesh të tjerët, jo jo, është edhe dhuna digjitale, e cila është bërë shumë shkatërruese, dëmtuese dhe dëmton gratë në mënyrë madhore dhe jo vetëm gratë. Kjo duhet parë dhe duhen gjetur mekanizmat mbrojtëse. Një nga parimet thelbësore edhe në punën e BE-së është liria e fjalës, liria e medias etj, por ka dhe llogaridhënie dhe përgjegjësi. Secili prej nesh duhet të ushtrojë përgjegjshmëri dhe llogaridhënie në fund të fundit, pra në rast se ke një farë anonimiteti online, duhet të mbash përgjegjësi për veprimet që bën dhe si shprehesh ndaj të tjerëve”, tha ai.

Gonzato nënvizoi se është e rëndësishme që të diskutohet për barazinë gjinore bazuar tek të dhënat.

/m.q/a.f/

The post Gonzato: Të zgjerohet mbrojtja ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare

10 December 2025 at 13:55

Ballkani duket se po përballet me sfida në miratimin dhe implementimin e ligjeve për barazi gjinore. Shqipëria ka bërë përparim teksa e miratoi rishikimin e ligjit gjatë muajit nëntor. Mali i Zi dhe Kosova e kanë miratuar prej kohësh, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Serbia po pengohen nga dezinformimi dhe dogma fetare.

Në të gjitha vendet e Ballkanit, propaganda konservatore ka përdorur narrativën e frikës për të ndaluar ligjet progresive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut sikurse janë ato për barazinë gjinore. Aktivistët theksojnë se pa edukim publik dhe fushata informuese, ligjet mbeten letra pa fuqi reale.

Në Shqipëri ligji për barazinë gjinore u miratua në Kuvend më 6 nëntor, pavarësisht fushatës dizinformuese dhe linçuese që u nxit nga grupe konservatore. Ky ligj njeh për herë të parë punën e papaguar të grave, synon përfaqësimin 50% të tyre në politikë dhe kërkon barazi gjinore në sektorin publik e privat.

Megjithatë, fushata të ndryshme online nxitën keqinterpretime të ligjit, duke e lidhur me çështje si ndryshimi i gjinisë apo martesat mes së njëjtës gjini – gjëra që nuk përfshihen në ligj dhe të sqaruara nga Citizens.al në raportime të mëparshme.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia: Hapa pas në rrugën drejt barazisë

Në Maqedoninë e Veriut, projektligji për barazinë gjinore u refuzua në vitin 2023. Shkak u bë presioni nga komuniteti fetar dhe protestat e organizuara, që duket se buruan njësoj si në Shqipëri nga një fushatë dizinformimi.

Aktivistja Rita Behadini tregoi për Citizens.al se projektligji ishte i guximshëm dhe progresiv, por ai u lidh prej një fushate dizinformuese me ligjin “Për evidentimin në Librat Amzë” – gjendjes civile. Kjo fushatë i bëri njësh të dy projektligjet dhe “e shiti” sikur ligji për barazinë gjinore u mundësonte personave transgjinorë të ndryshonin gjininë, edhe pse realisht kjo nuk kishin lidhje.

“Me qeverinë aktuale, e cila duket goxha anti-gjinore, nuk besoj se do të ketë nismë të re për miratimin e ligjit për barazinë gjinore, sepse ata janë goxha tradicionalë, sidomos kur bëhet fjala për koncepte progresive apo koncepte si ‘LGBT’,” theksoi Behadini.

Sipas Ritës qëndrimi i Kryepeshkopatës së Ohrit dhe protestat që u mbajtën në Shkup për këto nisma ligjore ndikuan në vendimin kundër ligjit për barazinë gjinore.

“Në të gjithë procesin ka pasur dizinformata, njësoj si në Shqipëri, duke pretenduar që ligji kishte të bënte me transgjinorët ose martesat e së njëjtës gjini, gjë e cila nuk ka qenë e vërtetë,” shtoi Behadini.

Në Serbi, situata duket ndryshe. Ligji për barazinë gjinore qe miratuar në vitin 2021, por tre vite më pas u pezullua nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi u mor në korrik 2024, pas kundërshtimeve për përkufizimin e gjinisë dhe përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore edhe në mbrojtjen e viktimave nga dhuna apo diskriminimi. Protestat e grupeve konservatore dhe marshimet e organizuara nga partia nacionaliste e djathë Dveri, “Family Walk,” e shtuan presionin.

“Nuk ka asnjë shpjegim pse Gjykata Kushtetuese e mori vendimin tri vite më vonë, kur kundërshtimet janë regjistruar që në 2021. Më e keqja është se nuk ka asnjë afat se për sa kohë ky ligj do të qëndroj i pezulluar” – analizon për Citizens Andijana Covic, nga organizata për të drejtat e grave “FemPlatz”.

Covic përmbyll se ky pezullim vë në pikëpyetje të gjitha konventat që Serbia aderon prej vitesh, si punë e vazhdueshme edhe drejt integrimit në familjen evropiane.

Mali i Zi dhe Kosova: Ligji ekziston, por sfida mbetet zbatimi

Mali i Zi miratoi ligjin për barazinë gjinore në vitin 2007, duke e ndryshuar disa herë për t’u përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, sidomos pas vitit 2015.

Maia Raicevic nga Qendra për të Drejtat e Grave në Podgoricë, tha për Citizens.al se para ndryshimeve nuk kishte protesta të hapura, por më së shumti kundërshti të heshtur, tallje dhe minimizim të çështjeve të grave.

Por rishikimet e ligjit, sipas saj, më tepër se prej një vullneti të gjerë politik, u shtynë përpara falë aktivizmit këmbëngulës të grupeve feministe. Rishikimet futën konceptin e integrimit gjinor në institucione, inkuroajoi përfaqësimin e grave në vendimmarrje dhe krijoi bazën për politika kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

“Ligji hapi dyer, por nëse shoqëria kalon përmes tyre, është çështje tjetër,” theksoi Raicevic, duke nënkuptuar se normat patriarkale mbeten të rrënjosura në shoqërinë malazeze.

Pavarësisht miratimit, ajo analizon se normat patriarkale janë ende thellësisht të rrënjosura në familje, shkolla, politikë, madje edhe tek vetë gratë. Për Raicevic ky ligj është një hap i rëndësishëm, por jo fitore.

Ngjashëm, Kosova, në vitin 2015, miratoi paketën e ligjeve për të drejtat e njeriut, paketë e cila krahas ligjit për Avokatin e Popullit, ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pati të përfshirë edhe ligjin për Barazi gjinore. Por sfida është zbatimi i tyre në praktikë.

Aktivistja feministe Valmira Rashiti tregoi për Citizens.al se këto ligje ndalojnë diskriminimin “e drejtpërdrejtë apo të tërthortë” për shkak të gjinisë dhe identitetit gjinor në të gjitha fushat: punësim, shërbime, qasje institucionale, shërbime sociale etj.

Rashiti thotë se në bazë të këtyre ligjeve janë hartuar edhe padi ndaj ngacmimeve seksuale, gjuhës së urrejtjes, dhunës në familje, denigrimit për shkak të identitetit gjinor, apo orientimit seksual.

Sipas saj shtysë e madhe për miratimin e paketës ligjore në fjalë ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, i cili kërkon harmonizimin e legjislacionit.

“Tani që e djathta po duket të ketë marrë hov edhe në nivel të BE-së, mbetet të shihet nëse mbrojtja e identitetit gjinor dhe orientimit seksual do të vazhdojë të jetë prioritet i legjislacionit kosovar, karshi reformave institucionale,” përmbylli Rashiti.

Lexoni gjithashtu:

The post Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare appeared first on Citizens.al.

Çfarë po e pengon Evropën të mbushë hendekun gjinor?

8 December 2025 at 23:56


Pavarësisht të dhënave të reja që tregojnë se barazia e plotë gjinore në vendimmarrje është ende larg realitetit, Spanja dhe Irlanda kanë bërë përparimin më të madh në 10 vitet e fundit, shkruan euronews.

Pozicionet e pabarabarta të pushtetit janë ende pengesa më e madhe për arritjen e barazisë gjinore në Bashkimin Evropian, pavarësisht hapave të rëndësishëm të bërë në këtë fushë gjatë dekadës së fundit, sipas Indeksit të Barazisë Gjinore 2025 të EIGE-së, transmeton Telegrafi.

Në të gjithë BE-në, rezultatet për kategorinë e pushtetit, e cila mat barazinë e burrave dhe grave në pozicione vendimmarrëse në sferat politike, ekonomike dhe sociale, variojnë nga një maksimum prej 80.3 pikësh në Suedi në 12.9 pikë në Hungari.

Indeksi i Barazisë Gjinore i jep BE-së dhe shteteve anëtare një rezultat nga 0 në 100. Një rezultat prej 100 do të thoshte se një vend ka arritur barazi të plotë midis grave dhe burrave.

Gjatë dekadës së fundit, Spanja, Irlanda, Franca dhe Italia kanë bërë përparim të konsiderueshëm në ngushtimin e boshllëqeve gjinore në pozicionet e vendimmarrjes.

Ku në spektrin politik trajtohen gratë në mënyrë më të pabarabartë?

Gratë janë përgjithësisht në pakicë në parlamente dhe qeveri në të gjitha nivelet, në kompanitë më të mëdha dhe në institucionet sociale.

Në vitin 2024, pjesa mesatare e anëtarëve të parlamenteve kombëtare në të gjitha shtetet anëtare të BE-së ishte 67% burra dhe 33% gra.

Vitin e kaluar, gratë ishin gjithashtu të nën-përfaqësuara me gjysmën midis anëtarëve të bordeve në kompanitë më të mëdha të kuotuara në BE: 34% e anëtarëve të bordeve ishin gra, krahasuar me 66% që ishin burra.

Gratë përballen me vështirësi në sigurimin e fondeve të fushatës dhe shpesh kanë më pak ndikim në përzgjedhjen e kandidatëve sesa kolegët e tyre meshkuj, sipas hulumtimit.

Gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, 10 vende të BE-së vendosën kuota gjinore për kandidatët, me eurodeputetet femra që arritën nivelin e kuotës në Spanjë, Francë dhe Kroaci.

Stereotipet gjinore, dhuna dhe diskriminimi i dekurajojnë më tej gratë nga hyrja ose qëndrimi në poste publike, duke minuar përfaqësimin demokratik dhe progresin.

Midis 2,600 politikaneve femra të zgjedhura në nivel lokal të anketuara në 31 vende evropiane, pothuajse një e treta e tyre raportuan se kishin përjetuar dhunë gjatë karrierës së tyre politike.

Kur u pyetën për ndikimin e dhunës në rolet dhe jetën e tyre, gratë e zgjedhura në nivel lokal dhe rajonal raportuan pasoja të gjera: ndjenjën e pasigurisë (41%), efektet negative në jetën e tyre private (30%), autocensurë në një konflikt politik (21%) dhe tërheqje nga jeta publike (12%).

"Stereotipet gjinore janë veçanërisht të rëndësishme për fushën e pushtetit, pasi ato ndihmojnë në formësimin e perceptimeve publike se kush konsiderohet i përshtatshëm për të mbajtur poste politike ose për të përmbushur role të caktuara në shoqëri", vunë në dukje autorët e Indeksit të Pabarazisë Gjinore.

Në shumicën e shteteve anëtare, burrat kanë më shumë gjasa sesa gratë të bien dakord me pohimin se burrat në jetën politike janë më ambiciozë sesa gratë.

Hendeku më i madh gjinor midis atyre që bien dakord shihet midis të anketuarve të moshës midis 15 dhe 24 vjeç, me 48% të burrave të rinj që bien dakord, ndërsa vetëm 34% e grave të reja e mbështesin këtë ide.

Në BE, 17% e grave dhe 22% e burrave besojnë se gratë nuk kanë cilësitë dhe aftësitë e nevojshme për të mbushur pozicione përgjegjësie në politikë.

Mbështetja për këtë deklaratë ndryshon shumë në të gjithë BE-në, me 49% të të anketuarve në Hungari që pajtohen me të dhe vetëm 2% në Holandë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Shehu: Presidenti Begaj mjek po ‘shkel’ biologjinë, pranon deformimin e jetës dhe familjes

By: Ela
7 December 2025 at 14:57

Deputeti Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon Presidentin Bajram Begaj se ka lejuar në mënyrë të heshtur hyrjen në fuqi të ligjit të ri që lidhet me barazinë gjinore dhe identitetin gjinor. Sipas Shehut, ky ligj pranon deformimin e jetës dhe familjes dhe vë në dyshim ekzistencën e shoqërisë sonë. Ai argumenton […]

The post Shehu: Presidenti Begaj mjek po ‘shkel’ biologjinë, pranon deformimin e jetës dhe familjes appeared first on BoldNews.al.

Begaj dekreton në heshtje ligjin e shumëdebatuar për barazinë gjinore

By: armand
5 December 2025 at 18:23

Ligji i shumëdebatuar për “Barazinë Gjinore” do të hyjë në fuqi pa dekretin e Presidentit, Bajram Begaj. Kjo për shkak se afati kushtetues që Begaj të firmoste ka mbaruar, duke bërë që kreu i shtetit ta kalojë në heshtje ligjin në fjalë. Ligji u miratua në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro dhe […]

The post Begaj dekreton në heshtje ligjin e shumëdebatuar për barazinë gjinore appeared first on BoldNews.al.

Dhuna në internet dhe gjuha e urrejtjes, ndër sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë

4 December 2025 at 22:37


Dhuna në internet, gjuha e urrejtjes, presionet nga moshatarët dhe rreziqet për shëndetin mendorë, janë disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë. Qendra për hulumtime, dhe krijim politikash po punon me të rinjtë e 9 komunave në vend, me qëllim rritjen e vetëdijes, dhe parandalimin e këtyre dukurive.

“Të rinjtë sot përballen me më shumë probleme, prej asaj se sa janë të varur nga përdorimi i teknologjisë, e ajo ndikon te mënyra e tyre e komunikimit, ku nuk munden ta shprehin ndjenjat dhe emocionet. Më pas ajo ndikon se çfarë raporte krijojnë mes vete edhe me miqtë, por edhe me partnerët e tyre. Më tej se si i pranojnë ata që janë ndryshe nga ta, por edhe fenomenet sociale të alkoolizmit dhe përdorimit të drogës”, deklaroi Marija Ristevska, Qendra për hulumtime.

Edhe përfaqësues të Ministrisë, pajtohen se këto programe, përmes përfshirjes aktive të të rinjve, mund të ndihmojnë të rinjtë të mësojnë të sillen pa dhunë dhe të njohin stereotipet e dëmshme.

“Jemi dëshmitarë se të rinjtë sot ballafaqohen me shumë sfida, dhuna online, gjuha e urrejtjes, presione nga moshatarët, rreziqet e shëndetit mendor, modele toksike të të qenit mashkull apo femër. Prandaj na nevojiten qasje që në mënyrë direkte i kyçin të rinjtë si pjesëmarrës aktiv”, tha Mirjana Zllatanova, Përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit.

Ambasadorja Holandeze bëri thirrje që Institucionet vendimmarrëse të mbështesin shoqërinë civile në këto përpjekje dhe t’i përfshijnë ato në plan programin e shkollave.

“Do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi, dhe momentin e strategjisë së re dhe t’i lus ata që marrin mendime, t’a mbështesin shoqërinë civile në këto përpjekje, t’i përshëndesin rezultatet dhe t’i përfshijnë ato në plan programin e shkollave”, u shpreh Ozlem Xhanel, Ambasadore e Holandës në Shkup.

Ambasadorja holandeze tha se në këtë mënyrë në agjendën kombëtare mund të vendosen vlerat evropiane, të drejtat e njeriut dhe veçanërisht barazia gjinore. /Alsat.mk

Pse fletëpalosjet për barazinë gjinore nuk duhet të na frikësojnë

27 November 2025 at 17:02

A mendoni se çdo burrë dhe grua duhet të gëzojnë të drejta të barabarta? Nëse përgjigjja është “Po!”, atëherë ju jeni për barazi gjinore.

Por pse ky koncept ka krijuar kaq shumë paragjykime dhe shqetësim së fundmi?

Në të vërtetë, diskutimi dhe miratimi i ligjit për barazinë gjinore u shoqërua me dizinformim dhe keqinterpretime të padrejta në Shqipëri.

U spekulua shumë se ky ligj ndryshonte gjininë, apo ligjëronte martesat e të njëjtit seks, nisur nga fakti se ishte një ligj që u përkrah nga komuniteti LGBT. Por Citizens ka shpjeguar disa herë se si qëndron e vërteta.

Së fundmi, disa fletpalosje të shpërndara në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë nga punonjësit e shërbimit psiko-social kanë kthyer sërish të njëjtat spekulime.

Por, le ta analizojmë së bashku se çfarë përmbanin në të vërtetë këto fletëpalosje, të cilat alarmuan prindërit dhe grupet që evokojnë mbrojtjen e familjes tradicionale.

Në fletën e parë lexohet qartë: “Luftoni stereotipet, duke përfshirë edhe tuajin!”

Koncepti se gjinia është konstrukt social nuk është shpikur nga shërbimi psiko-social i shkollave 9-vjeçare në Tiranë. Ky shpjegim njihet nga kuadri rregullator i strukturave ndërkombëtare perëndimore, si Bashkimi Evropian, apo dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më tej, fletëpalosja shpjegon gjithashtu se “turpi ndaj trupit është sjellje e mësuar”.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se komentet, bullizimi dhe presioni mbi mënyrën se si dukemi ndikojnë në zhvillimin tonë, në mënyrën se si e shohim veten dhe se si i qasemi shoqërisë. Ndaj kjo pikë është më se e nevojshme për t’u diskutuar në mjediset shkollore.

“Të dëgjojmë dhe mësojmë nga fëmijët tanë,” ishte mesazhi në një fletëpalosje tjetër. A nuk ishte filmi “Adolescence” ai që u vlerësua gjerësisht nga kritika pasi tronditi botëkuptimin prindëror në mbarë botën, duke treguar se sa pak i kuptojnë prindërit fëmijët e tyre në ditët e sotme?!

“Përqafoni modele të ndryshme!” është një tjetër mesazh i shpërndarë.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë të pranojmë tjetrin pavarësisht ngjyrës, gjinisë apo etnisë. Në një botë që po globalizohet gjithnjë e më shumë, ku jemi ne ata që emigrojmë, por po ashtu presim punonjës dhe turistë nga e gjithë bota, a nuk duhet ta mirëkuptojmë dhe përqafojmë diversitetin?

Prandaj, njohja e fëmijëve me të ndryshmen nga vetja është hapi i parë drejt një bashkëjetese të suksesshme në komunitet.

Një tjetër mesazh i fletëpalosjes është ndarja e punëve të kujdesit. Gratë dhe vajzat, për shkak të marrjes përsipër të shumë detyrave në shtëpi si pastrimi, gatimi etj. humbasin ose përgjysmojnë mundësitë e tyre për edukim, karrierë dhe punësim, krahasuar me djemtë dhe burrat. Barazia gjinore synon pikërisht një ndarje të barabartë të detyrave dhe kontributeve familjare.

Dhe, së fundi, “Të fuqizojmë fëmijët të flasin hapur”. Shpesh gratë dhe vajzat kanë më pak hapësirë në sferën publike për shkak të mbivendosjes së burrave në fusha të rëndësishme të jetës si politika, media etj. Ky pasazh inkurajues u jep mundësi prindërve që të rrisin fëmijë në kushte dhe hapësira më të barabarta, pavarësisht gjinisë, për një shoqëri me shanse të barabarta.

The post Pse fletëpalosjet për barazinë gjinore nuk duhet të na frikësojnë appeared first on Citizens.al.

Berisha: Ligji për barazinë gjinore instalon censurën, referendum për ta shfuqizuar

15 November 2025 at 13:42

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se ligji për barazinë gjinore instalon censurën ndaj PD do të kërkojë referendum për abrogimin e tij.

Në një komunikim online me qytetarë, Berisha u shpreh se ligji konsolidon një diktaturë të shëmtuar.

“Ky ligj nuk shkonfiguron vetëm familjen, që është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një personi dhe kombi. Por ky ligj instalon censurën. Ky ligj, njëlloj si në diktaturën komuniste, kërkon që i akuzuari të provojë se po akuzohet pa fakte dhe kot dhe jo ai që akuzon të paraqesë faktet”, u shpreh Berisha.

Kjo, sipas tij, “është njëlloj si në kohën e Partisë së Punës që të akuzonin si armik dhe duhet të provoje që nuk ishe armik”.

“Ligjin do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë se Gjykata Kushtetuese ka faktuar se është në kontroll, në tërësi jo në çdo akt. Ne do bëjmë gjithçka që ta zbërthejmë, ta qartësojmë para çdo qytetari këtë ligj dhe të kërkojmë referendum për abrogimin e tij”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Ligji për barazinë gjinore instalon censurën, referendum për ta shfuqizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dezinformimi mbi “ndryshimin e gjinisë” në Shqipëri

13 November 2025 at 17:14

A ka një organizatë apo grup në Shqipëri që po “rrëmben fëmijët” për ti ndryshuar gjininë me anë të hormoneve?

Këto kanë qenë disa tituj dhe akuza që kanë qarkulluar në media ditët e fundit. Por le ta çmontojmë dezinformimin dhe të informojmë me fakte, sipas kuadrit ligjor shqiptar!

Në Shqipëri nuk ekziston asnjë ligj, protokoll, program shtetëror ose privat që lejon ndryshimin e gjinisë përmes terapisë hormonale apo ndërhyrjeve mjekësore.

Terapia hormonale për ndryshimin e gjinisë nuk është e rregulluar në sistemin shëndetësor. Kjo do të thotë se zyrtarisht nuk ofrohet si shërbim, as për të rritur, e aq më pak për fëmijë.

Citizens ka trajtuar me anë të artikujve mungesën  e terapisë hormonale, si sfidë emocionale dhe financiare për shumë anëtarë të komunitetit LGBT. Këta të fundit për shkak të mungesës së protokollit mjekësor, janë detyruar të largohen jashtë vendit për të kryer terapinë pa rrezikuar shëndetin mendor dhe fizik.

Ky debat nuk është i ri. Çështjet e orientimit seksual, identitetit gjinor dhe mosdiskriminimit janë trajtuar në ligjin shqiptar që prej vitit 2010, me Ligjin Nr. 10221 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Ky ligj ndalon diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor dhe u kërkon institucioneve që të mbrojnë barazinë.

Pra këto koncepte nuk janë “risi të frikshme”,  por kanë qenë pjesë e ligjit për më shumë se 14 vite.

Shumë njerëz janë shqetësuar, sepse me anë të projektligjit të ri për “Barazinë Gjinore” çështjet LGBT do të mësohen në shkolla.

Por ky nuk është ligj për arsimin dhe nuk ndryshon kurrikulat mësimore. Në tekst nuk ka asnjë nen që kërkon futjen e temave LGBT në shkolla. I vetmi detyrim për institucionet publike është përdorimi i gjuhës gjithëpërfshirëse dhe respektimi i parimit të mosdiskriminimit, një standard që ekziston tashmë edhe në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Çdo ndryshim në kurrikulat e shkollave rregullohet vetëm nga Ligji nr. 69/2012 “Për Arsimin Parauniversitar”, i cili ia delegon këtë kompetencë Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.
Ndaj, edhe nëse një ditë do të kishte nevojë për të trajtuar konceptet e barazisë gjinore në programe mësimore, kjo nuk mund të ndodhë me një ligj që udhëzon për barazinë gjinore, por vetëm me:

1. Udhezime të posaçme të Ministrisë së Arsimit,
2. Tekste dhe module të miratuara nga ASCAP,

Edukimi gjinor, në kuptimin që përdoret në projektligj, ka të bëjë me parandalimin e stereotipeve dhe garantimin e trajtimit të barabartë mes vajzave dhe djemve, jo me ndryshime gjinie, jo me trajtime hormonale dhe jo me ndërhyrje mjekësore.

Këto pretendime janë pjesë e një narrative të sajuar, që shpesh shfaqet sa herë diskutohet një ligj që prek të drejtat e njeriut.

The post Dezinformimi mbi “ndryshimin e gjinisë” në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Deputetet e opozitës kërkesë Presidentit: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 November 2025 at 12:25

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Në kërkesë evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e ligjit.

Në kërkesë theksohet se “ligji “Për Barazinë Gjinore” nuk bie ndesh vetëm me të drejtën e BE-së, por bie ndesh haptazi edhe me vetë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

“Përmbajtja e këtij ligji nuk është një përparim në drejtim të të drejtave të njeriut, por një devijim i qartë nga fryma dhe gërma e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në thelb, ai përpiqet të zëvendësojë rendin juridik të bazuar në realitetin biologjik dhe moral të njohur në Kushtetutë, me një sistem normash që burojnë nga një ideologji e imponuar. Kjo përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për vetë themelet e shtetit të së drejtës”, vijon letra.

“Së pari, neni 18 i Kushtetutës garanton barazinë para ligjit “pa dallim gjinie”, duke iu referuar qartësisht dy gjinive biologjike, mashkull dhe femër, që janë themeli i rendit natyror dhe juridik të shtetit. Ligji, duke futur koncepte si “identitete të shumëfishta gjinore” apo “përkatësi e ndërthurur”, tejkalon kuadrin kushtetues dhe krijon një kategori të re ligjore që nuk ekziston në tekstin themelor të Republikës. Kështu, ai jo vetëm shtrembëron frymën e nenit 18, por tenton të rishkruajë antropologjinë njerëzore përmes ligjit”, thuhet në shkresë.

“Së dyti, neni 22 i Kushtetutës, që mbron lirinë e shprehjes dhe të shtypit, bie ndesh me dispozitat e ligjit që sanksionojnë fjalën ndryshe. Kriminalizimi, ndëshkimi administrativ, apo njohja e dëmshpërblimit civil të sanksionuara në këtë ligj, ndaj çdo qëndrimi që nuk përputhet me doktrinën e “identitetit gjinor” kthehet në një formë censure të institucionalizuar, e cila ndalon debatin, kërkimin shkencor dhe kritikën morale apo fetare. Një ligj që ndëshkon fjalën, për nga natyra, është një ligj që ndëshkon mendimin dhe ndërgjegjen, pra e shkel vetë frymën e demokracisë”, vijon letra.

“Së katërti, neni 54 i Kushtetutës i njeh prindërve të drejtën për t’u siguruar fëmijëve të tyre edukim moral dhe fetar në përputhje me bindjet e tyre. Futja e “edukimit gjinor” me përmbajtje që promovon koncepte të shumëfishta identitare, jo vetëm pa pëlqimin e prindërve, por edhe në kundërshtim me vlerat e tyre, përbën cenim të drejtpërdrejtë të autoritetit prindëror dhe të autonomisë familjare. Shteti, në këtë mënyrë, hyn në një fushë që nuk i përket, ndërgjegjen e fëmijëve dhe drejtimin moral të familjes”, lexohet në kërkesë.

“Në thelb, ky ligj përmbys ekuilibrin themelor midis lirisë dhe detyrimit. Ai e zëvendëson lirinë e ndërgjegjes me imponim ideologjik, fjalën e lirë me frikë, dhe bindjen morale me konformitet të detyruar. Përmes terminologjisë së turbullt si “identitet gjinor”, “përkatësi e shumëfishtë” dhe “ndërthurje sociale”, ky ligj tenton të rishkruajë vetë përkufizimin e njeriut, duke e kthyer biologjinë në çështje opinioni dhe ndjenjën personale në burim detyrimi ligjor në kuptimin e gjinisë, dhe krijon një terren të rrezikshëm për censurë ligjore dhe kufizim të lirive themelore të mendimit, fesë dhe shprehjes.

Problemi i vërtetë i ligjit nuk kufizohet vetëm në mënyrën si do të përkufizohen termi “gjini” apo termi “Përkatësi e shumëfishtë”. Problemi qëndron në faktin se pas çdo përmendjeje të fjalës “gjini”, ligji shoqërohet në mënyrë të përsëritur me togfjalëshin “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë gjinore” dhe me shprehjen “në të gjithë diversitetin e tyre.” Dhe këtë e bën dhjetëra herë në përmbajtjen e ligjit, në kontekste nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë, ligji nuk ndalet më tek koncepti juridik dhe biologjik i gjinisë, sado mirë të jetë përkufizuar në ligj, por shtrihet përtej tij, duke njohur edhe “përkatësinë e shumëfishtë gjinore” apo “gjinitë në gjithë diversitetin e tyre,” pra duke e zëvendësuar realitetin natyror binar të grave dhe burrave me një kuadër të pafundësisht të hapur, pa përkufizim juridik dhe pa mbështetje kushtetuese”, thuhet në shkresë, ndër të tjera.

“Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përçarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur traditën shqiptare se asnjë rregull në shoqërinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj”, thuhet në kërkesë.

Shkresa përmban 12 faqe, ku rreshtohen argumentet e deputeteve të opozitës mbi arsyet se përse Kreu i Shtetit duhet të mos e dekretoi ligjin “për Barazinë Gjinore”, i cili u miratua një javë më parë me votat e mazhorancës në Kuvend.

 

/a.f/r.e/

The post Deputetet e opozitës kërkesë Presidentit: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dezinformimi dhe shëndeti riprodhues, një sfidë në rritje për politikat publike dhe të rinjtë

12 November 2025 at 13:07

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Legjislacioni në fushën e shëndetit riprodhues në Shqipëri, po vihet përballë sfidës së keqinterpretimit, si pasojë e dezinformimit dhe mospërfshirjes së ekspertëve të fushës dhe gazetarëve profesionistë në trajtimin e këtyre çështjeve.

Përballë një klime të re komunikimi, të dominuar nga rrjetet sociale dhe nga rryma konservatore, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se informacionet e pasakta po deformojnë debatet dhe po pengojnë miratimin e politikave bashkëkohore dhe në përputhje me standardet europiane.

Drejtorja ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) Elona Gjebrea, vëren se në debatin publik rreth ligjeve të fundit, si ai “Për barazinë gjinore”, edhe ligji “Për shëndetin riprodhues”, janë evidentuar raste të shumta keqinterpretimesh nga rryma konservatore dhe aktorë të tjerë që kanë ndikuar në perceptimin e publikut.

“Sikurse dhe po shikojmë tani dhe me ligjin për barazinë ligjore, dezinformimi, keqinformimi, mospërfshirja e specialistëve të fushës, të gazetarëve profesionistë në çështje kaq të rëndësishme për sa i përket ligjeve, të cilat priten të miratohen, disa tashmë janë miratuar në parlament, ndihmon që rrymat konservatore, por dhe gjithë shoqëria shqiptare të ndikohet nga perceptime të gabuara, të cilat në fakt minojnë punën e grupeve të tëra të rëndësishme që janë të përfshira në ligje, sikurse ishte ligji “Për barazinë gjinore”, sikurse dhe ligji “Për shëndetin riprodhues”. Në fakt, këto janë ligje të cilat janë të rëndësishme, janë në përputhje me të gjitha direktivat e Bashkimit Europian, por ndërkohë tregon dhe progresin e një shoqërie për të pasqyruar të gjitha nevojat që ligje të vjetra, ligje të miratuara prej shumë vitesh kanë nevojë të përmirësohen”, u shpreh ajo.

Gjebrea theksoi se institucionet duhet të shoqërojnë çdo nismë ligjore me komunikim të qartë dhe të thjeshtë për publikun, për të shmangur hapësirat ku dezinformimi mund të përhapet.

E pyetur mbi njohuritë e të rinjve për mënyrat kontraceptive, zonja Gjebrea informoi se të rinjtë po marrin gjithnjë e më shumë vendime për shëndetin seksual nga rrjetet sociale, ndërsa shmangin këshillimin profesional.

Sipas saj, në shumë raste të rinjtë përdorin metoda kontraceptive pa përshkrim mjekësor; marrin informacion të pasaktë nga platformat online; hezitojnë të kërkojnë ndihmë nga profesionistët e shëndetit dhe përdorin pilula aborti që nuk janë të licencuara.

Ndaj ajo theksoi se është e domosdoshme që të intensifikohet edukimi, ndërgjegjësimi dhe aksesimi i të rinjve në shërbime të sigurta e profesionale me përfshirjen aktive të prindërve, dhe komunitetit.

/a.f/r.e/

The post Dezinformimi dhe shëndeti riprodhues, një sfidë në rritje për politikat publike dhe të rinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koalicioni “Pro Familjes dhe Jetës” depoziton peticion në Presidencë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”

11 November 2025 at 13:47

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës” ka dorëzuar sot në Presidencë kërkesën për mosdekretimin e ligjit “Për barazinë gjinore”, të miratuar në Kuvend, pesë ditë më parë.

Për Koalicionin, ky ligj është antishqiptar dhe antifamilje, dehumanizon shqiptarët dhe tenton indoktrinimin e fëmijëve në shkolla.

“Ligji “Për barazinë gjinore”, është anti-liri, ligji që fatkeqësisht kaloi nga mazhoranca në Parlamentin e Shqipërisë, me 77 vota. Presidenti është hallka e fundit që institucionalisht ka të drejtë të mos e dekretojë këtë ligj.

Sjellim para tryezës presidenciale një kauzë: kauzën e familjes, kauzën e Shqipërisë. President, mos e dekreto ligjin antifamilje, antiliri, antizot, ligjin për censurën, ligjin për dehumanizimin e shqiptarëve, ligjin që do të indoktrinojë fëmijët shqiptarë nëpërmjet ideologjisë gjinore në shkolla”, deklaroi pastori Akil Pano.

Projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Evropian dhe synon të përmirësojë kuadrin ligjor të vitit 2008, duke garantuar të drejta të barabarta për gratë dhe burrat në të gjitha fushat e jetës.

Sipas dokumentacionit shoqërues, ligji i ri është harmonizuar me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, i cili ka kërkuar miratimin e tij brenda vitit 2025 si pjesë e piketave për hapjen e kapitujve themelorë të negociatave.

Për Koalicionin Shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës”, ky ligj në formën që ka synon promovimin e një ideologjie të huaj të caktuar që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e vendit, shkel rendin kushtetues, parimin e lirisë së ndërgjegjes, lirinë e shprehjes dhe identitetin biologjik e natyror të njeriut. Sipas pastorit, 21 shtete të BE e kanë refuzuar këtë model.

/r.e/a.f/

The post Koalicioni “Pro Familjes dhe Jetës” depoziton peticion në Presidencë kundër ligjit “Për barazinë gjinore” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhaklin Lekatari për ligjin e ri: Nuk shton gjini të reja, por është për barazi gjinore

By: redi
10 November 2025 at 21:34

Ligi që kaloi në Kuvend për barazinë gjinore, u shoqërua me shumë zhurmë si nga aktorët politikë. Në Top Story, Zhaklin Lekatari thotë se ajo që sjell ky ligj është barazia gjinore, por nuk sjell gjini të reja. ”Risia është rikonceptimi i konceptit të gjinisë. Gjinia është një rol social dhe jo më status biologjik. Pra ndahet gjinia nga seksi. Ky ligj bën që koncepti i barazisë dhe…

Source

“Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros

By: Ela
10 November 2025 at 10:43

Nga Boldnews.al Deputetja socialiste, Iris Luarasi, një aktiviste e hershme e shoqërisë civile nën ombrellën e fondacionit “Soros”, ka marrë përsipër që t’i shpjegojë “popullit të internetit” se ligji i ri për “Barazinë Gjinore” nuk krijon gjini të tjera, përveç atyre tradicionale “burrë” dhe “grua”. Në diskutime të gjata në rrjete socialiste, Luarasi ka debatuar […]

The post “Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros appeared first on BoldNews.al.

Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

By: armand
7 November 2025 at 15:23

Nga avokat Arben Llangozi Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder! Na i hoqën fjalët më të shenjta që ka njohur kombi shqiptar. Na hoqën emrin “nënë”, që ka mbajtur mbi supe gjithë dhimbjen dhe dashurinë e këtij populli. Na hoqën emrin baba, që ka derdhur […]

The post Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder! appeared first on BoldNews.al.

‘Dalldis’ Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, nuk janë shembuj për t’u ndjekur

By: Ela
7 November 2025 at 14:45

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi e cila e mori mandatin qyl, ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me 77 vota në Kuvend. Sipas saj ligji nuk i hap rrugë identiteteve të shumëfishta siç pretendon opozita dhe shoqëria civile. “Soristja e thekur” Iris […]

The post ‘Dalldis’ Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, nuk janë shembuj për t’u ndjekur appeared first on BoldNews.al.

Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore

7 November 2025 at 12:19

Shumica socialiste miratoi të enjten, më 6 nëntor, projektligjin “Për barazinë gjinore”, teksa opozita, e cila votoi kundër, e cilësoi atë kërcënim për familjen tradicionale.

Ligji kaloi me 77 vota “pro” të PS-së, teksa jashtë Kuvendit, me mbështetjen e opozitës u organizuan protesta.

Shumica e votoi në bllok draftin, përfshirë deputetin Taulant Balla, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të PS-së, i cili kishte propozuar ndryshime ndaj versionit të parë të hartuar në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare.

Gjatë votimit, Balla lexoi përcaktimin e ri të termit “gjini”, i cili përshtatet me Konventën e Stambollit.

“Gjini nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat.”

Ky përcaktim, i përfshirë në nenin 4 të ligjit, u miratua bashkë me ndryshimet e tjera, duke kaluar ligjin në parim.

Reagime pozitive dhe kritika pas votimit

Vendimi u përshëndet nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i cili kërkoi reflektim mbi debatet publike që shoqëruan procesin.

“Të gjitha shqetësimet, paragjykimet dhe keqkuptimet që shoqëruan miratimin e ligjit duhet të jenë pjesë e një analize të thelluar me aktorët e interesuar për të drejtat e njeriut.”

Në rrjetet sociale, avokatja e të drejtave të njeriut Dea Nini e cilësoi miratimin “fitore historike për barazinë”.

Ndërsa Mirela Arqimandriti nga “Gender Alliance for Development Center” (GDAC) tha se ky ligj përfaqëson një hap drejt një shoqërie që e zbaton barazinë si “detyrim kushtetues dhe standard evropian, jo si slogan”.

GDAC dhe organizata të tjera të shoqërisë civile njoftuan për një konferencë për shtyp më 7 nëntor, për të shpjeguar risitë që sjell ligji në fushën e punës, arsimit dhe përfaqësimit politik.

Sipas përfaqësuesve të organizatave, ligji garanton: mbrojtje të barabartë në vendin e punës për gratë dhe burrat; edukim dhe buxhetim me ndjeshmëri gjinore; njohje të punës së papaguar të kujdesit familjar; ndarje të drejtë të përgjegjësive familjare si dhe përfaqësim të barabartë në politikë dhe vendimmarrje.

Por, miratimi i ligjit nuk kaloi pa tensione. Pas seancës, disa dhjetëra protestues pritën deputetët socialistë në dalje të Kuvendit, me thirrjet “Turp!”, “Tradhtarë!” dhe “Shitët Shqipërinë!”.

Protestuesit, të lidhur me grupe konservatore dhe fetare, shprehën kundërshtinë ndaj ligjit që, sipas tyre, “rrezikon familjen dhe moralin publik”.

Citizens.al ka shpjeguar më herët se ligji nuk shton gjini të reja, nuk përfshin dispozita për martesat e të njëjtës gjini, dhe nuk prek ligjin për gjendjen civile apo Kodin e Familjes, që njeh dy gjini zyrtare: burrë dhe grua.

Ky sqarim është bërë pas fushatave dezinformuese të shpërndara në rrjetet sociale dhe media gjatë procesit të miratimit.

Lexoni gjithashtu:

The post Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore appeared first on Citizens.al.

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

By: armand
7 November 2025 at 13:29

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ditën e premte, iu kthye ligjit për barazinë gjinore. Berisha e quajti këtë ligj të miratuar nga socialistët si “kazmë në themel të shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar”. “Duhet të rikthehem edhe njëherë te ligji që i vuri kazmën në themel […]

The post Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare! appeared first on BoldNews.al.

Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive

7 November 2025 at 11:55

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se ligji “Për barazinë gjinore” i miratuar dje nga Kuvendi synon të transformojë në realitet parimin kushtetues të barazisë mes grave dhe burrave në çdo fushë të jetës.

Përmes një deklarate për shtyp, Luarasi ritheksoi se “ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor”. “Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua. Nëse dikush do të donte të prezantonte gjini të reja në shoqërinë shqiptare do të duheshin reforma të thella ligjore, duke nisur nga ndërhyrjet në ligjin ‘Për Gjendjen Civile’ apo duke miratuar një kuadër specifik ligjor për njohjen e identiteteve të reja gjinore”, u shpreh Luarasi.

Sipas saj, “ligji nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua”.

Koncepti i “përkatësisë së shumëfishtë” që referohet në ligj, sipas Luarasit, nënkupton diskriminimin e shtuar që mund të përjetohet për shkak të moshës, origjinës etnike, vendbanimit rural, aftësive të kufizuara apo statusit socio-ekonomik.

“Ky koncept, nuk lidhet me konceptin ‘përkatesi e shumëfishtë gjinore’ siç është pretenduar gabimisht. Mjafton një kërkim në tekstin e projektligjit dhe do kuptohet se togfjalëshi ‘Përkatësia e shumëfishtë gjinore’ nuk ekziston, ndërsa ‘Përkatësia e shumëfishtë’ është koncept ligjor që do të thotë se një person mund të përjetojë diskriminim bazuar në më shumë se një shkak”, sqaroi Luarasi.

Luarasi iu përgjigj edhe pretendimit për përdorimin e termave “prindi 1” dhe “prindi 2”, duke theksuar se “janë vetëm një gënjeshtër e shpikur nga ata që nuk e kanë lexuar projektligjin, por besojnë çdo gjë që lexojnë në rrjetet sociale”.

Në përfundim, Luarasi siguroi se “ky projektligj nuk është një eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe ndërkombëtare”. “Ai nuk kërcënon familjen, por e përforcon atë duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë anëtarët e saj. Nuk krijon privilegje, por korrigjon padrejtësi historike. Nuk imponon ideologji të huaja, por zbaton vlera universale të të drejtave të njeriut që Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar”, shtoi Luarasi.

/m.m/j.p/

The post Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Noka: Teksa Gjykata Supreme e SHBA njeh vetëm dy gjini, Rilindja Sorosiste e Shqipërisë rrënoi familjen

By: Ela
7 November 2025 at 11:00

Deputeti demokrat Flamur Noka shprehet në një postim në facebook, se ndërkohë që Rilindja Sorosiste e Shqipërisë, me orientimin e Aleksit dhe veglave të tij në Tiranë, votonte për të shpërbërë familjen shqiptare, Gjykata Supreme e SHBA-së konfirmoi se ekzistojnë vetëm dy gjini. Sipas Nokës, dje, sekti i pamoral i Rilindjes vendosi të zbatojë planin […]

The post Noka: Teksa Gjykata Supreme e SHBA njeh vetëm dy gjini, Rilindja Sorosiste e Shqipërisë rrënoi familjen appeared first on BoldNews.al.

❌
❌