Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Nuk ka probleme në infrastrukturë”/ Përmbytjet, kryetarja e Vlorës: Dalim në terren për vlerësimin e dëmeve

By: Rovena
9 January 2026 at 18:21

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka bërë të ditur se situata në qytetin e Vlorës po shkon drejt normalizimit pas përmbytjeve që kanë prekur zonën për të katërtën ditë radhazi. Në një komunikim për “Tirana Live” në ABC News, ajo theksoi se zona më problematike ka qenë Bishani, por se në orët e fundit niveli i ujit është tërhequr ndjeshëm.

Sipas saj, të gjitha strukturat janë angazhuar në terren, ndërsa evakuimi i banorëve të fshatit Novoselë është kryer me sukses falë bashkëpunimit të shpejtë të komunitetit. Mersini bëri me dije se infrastruktura nuk ka pësuar dëme, por ka ankesa nga fermerët dhe bizneset për humbje të shkaktuara nga përmbytjet, të cilat do të vlerësohen në ditët në vijim.

“Ka qenë problematike zona e Bishanit, por para pak minuatash kemi parë që uji është tërhequr shumë. Të gjitha strukturat janë të gjitha në terren. Falenderoj shumë banorët e fshatit Novoselë pasi u janë përgjigjur në kohë rekord thirrjeve tona për evakuim.  Infrastruktura nuk ka pësuar dëme. Bashkia e Vlorës ka një strukturë të posaçme për situatat e emergjencës.

Kemi ankesa edhe nga fermerët dhe bizneset që kanë dëme nga përmbytjet. Në ditët në vijim do të jemi në terren për vlerësimin e dëmeve. Kjo është retorikë politike, që duhet të jemi solidarë, nuk bëhet politikë me natyrën”, tha Mersini.

Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme

9 January 2026 at 15:52


TIRANË, 9 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini bëri të ditur sot se pas orëve të gjata dhe të vështira, fatmirësisht niveli i ujit në lumin Vjosë ka nisur të ulet ndjeshëm.

Në një prononcim për mediet, Mersini u shpreh se aktualisht niveli i Vjosës është nën 8 metra.

“Kjo ka bërë që ne të kalojmë në një fazë të dytë, duke filluar të hapim rrugët. Pavarësisht se të gjitha rrugët e fshatrave janë të aksesueshme ngel një segment rrugor në Bishan”, tha ajo.

Sipas Mersinit, ka qenë një punë e  jashtëzakonshme e të gjitha strukturave. “Janë angazhuar 255 forca me 40 mjete që kanë ndihmuar edhe për evakuimin e banorëve dhe  bagëtive. Fokusi ka qene te jetët njerëzore”, tha ajo.

Ndërkohë kryebashkiakja e Vlorës njoftoi qytetarët se pritet një tjetër stuhi e fortë ere gjatë ditës së sotme.

Ajo u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Për çdo shqetësim apo situatë emergjente, të kontaktojnë shërbimet përkatëse, të cilat do të vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë. Prioriteti ynë mbetet shëndeti dhe siguria e çdo qytetari”, u shpreh ajo.

/a.f/

The post Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë

29 December 2025 at 14:02

Prej së dielës banorët e Vlorës janë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Qyteti hyri të hënën në ditën e katërt pa furnizim, për shkak të një problemi teknik.

Të hënën dhjetëra qytetarë u grumbulluan para bashkisë, ku hodhën vezë dhe letra higjienike, teksa një mbrëmje më parë ata mësynë teatrin “Petro Marko” duke prishur eventin e fundvitit që organizohej nga bashkia.

Revolta erdhi si përgjigje ndaj mungesës së përgjegjësisë dhe rrugëzgjidhjes. Nën zhurmën e bidonëve, ata kërkuan zgjidhje urgjente dhe paralajmëruan rrezik shëndetësor nga mungesa e higjienës.

Uji u ndërpre në qytetin e Vlorës pas një defekti në linjën kryesore të furnizimit. Defekti ndodhi në tubacionin e gjerë, 1 metër, që furnizon depot. Linja ishte investuar në vitet 2009-2010.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve punuan në terren për rregullimin e avarisë, por si duket problemi ishte më serioz se sa u pandeh në fillim duke kërkuar më shumë kohë.

Gjatë punës për rregullimin e avarisë Burimi: Ujësjellës Kanalizime Vlorë

Edhe kryebashkiakja Brunilda Mersini ishte në vendin ku po kryheshin punimet. Ajo e quajti situatën “fatkeqësi natyrore” dhe shmangu debatin për përgjegjësitë, megjithëse përmendi faktin se ujësjellësi prej dy vitesh administrohet nga qeveria dhe jo bashkia.

Sipas Mersinit, testet e fundit dhanë rezultat pozitiv. Zona e Lungomares pritet të furnizohet me presion minimal. Ndërkohë zgjidhja për furnizimin në qytet është dhënë me 15 autobote ujë, ku përparësi u është dhënë institucioneve.

Ndarja e përgjegjësive administrative për shërbimet kryesore të qytetit, mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore, kanë qenë problem i vazhdueshëm në Vlorë.

Në vitin 2024, kriza e mbetjeve, zjarri në fushën e depozitimit dhe përmbytjet rritën pakënaqësinë publike dhe paraprinë dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha.

Ndërkohë, furnizimi me ujë mbetet premtim i përsëritur politik prej vitit 2013.

Kryeministri Edi Rama premtoi asokohe furnizim 24 orë si “shenjë qytetërimi”. Në 2021, ai garantoi 100% furnizim në mandatin e tretë.

Në vitin 2025, gjatë një diskutimi online, Rama relativizoi problemin duke kujtuar se as komunizmi nuk kishte pasur ujë 24 orë. Kështu, premtimet ndryshojnë, por realiteti mbetet i njëjtë për qytetarët.

Sipas raportit vjetor 2024 të Entit Rregullator të Ujit, furnizimi mbulon 77.2% të popullsisë. Rritja është vetëm 1.9% krahasuar me vitin 2023.

Raporti thekson ndikimin e kompanive më të mëdha të ujësjellësit, mes tyre Tirana, Durrësi dhe Vlora. Megjithatë, statistikat mbeten larg premtimit për furnizim të qëndrueshëm 24 orë.

Kriza në Vlorë ekspozoi kështu brishtësinë e menaxhimit të sistemit të ujësjellësave dhe mungesën e përgjegjësive të qarta. Ndërsa qytetarët kërkojnë jo vetëm zgjidhje emergjente, por transparencë dhe plan afatgjatë për një shërbim bazë.

The post Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë appeared first on Citizens.al.

Vlora pa ujë prej 4 ditësh, Mersini: Pjesët rezervë vijnë nga Turqia

By: nik
29 December 2025 at 13:06

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, ka reaguar lidhur me mungesën katërditore të ujit në qytet, duke theksuar se problemi buron nga ujësjellësi dhe nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkisë. Ajo e cilësoi defektin në tubacion si një “fatkeqësi natyrore”, duke kërkuar që situata të mos politizohet. Mersini theksoi se fokusi duhet të jetë te gjetja e zgjidhjes, jo te fajësimi.

Source

Vlora prej 5 ditësh pa ujë, kryebashkiakja gjen “zgjidhjen” te botet: Nuk është momenti për përgjegjësi

By: Elva
29 December 2025 at 11:34

Teksa prej 5 ditësh qyteti i Vlorës nuk furnizohet me ujë, kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, e sheh zgjidhjen tek botet e ujit. Ndërkohë, në kulmin e protestës së qytetarëve, Mersini u shpreh se “nuk është momenti”, pasi sipas saj kjo është një fatkeqësi që e ka goditur Vlorën. Mesa duket, justifikimi me “fatkeqësi natyrore” […]

The post Vlora prej 5 ditësh pa ujë, kryebashkiakja gjen “zgjidhjen” te botet: Nuk është momenti për përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

Protesta në Vlorë, Zhupa: Qytetarët pa ujë, bashkia mes koncerteve, luksit dhe tenderave

By: armand
28 December 2025 at 21:57

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Vlorë, ku qytetarët kanë dalë në protestë për mungesën e ujit. Zhupa ironizon deklaratat e kryebashkiakes Brunilda Mersini, ku mësohet të ketë thënë se qytetarëve u kërkohet të mos ankohen për mungesën e ujit, por të lahen me shampanjë. Sipas Zhupës, […]

The post Protesta në Vlorë, Zhupa: Qytetarët pa ujë, bashkia mes koncerteve, luksit dhe tenderave appeared first on BoldNews.al.

Mersini: Pastrimi i kanalit të Naunkës, prioritet i bashkisë së Vlorës

13 December 2025 at 11:30

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Pastrimi i kanalit të Naunkës në Vlorë, një nga segmentet më të rëndësishme të sistemit të kanalizimeve në qytet, do të jetë prioritet i bashkisë për vitin 2026.

Kështu bëri të ditur kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini e cila theksoi se bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile do të punohet për t’I dhënë zgjidhje pastrimit të gjithë këtij kanali.

“Sot dita ka nisur në rajonin 4, për një shqetësim të banorëve të kësaj zone, bëhet fjalë për kanalin e Naunkës. Është një kanal që përvec ndotjes, sjell problemin e përmbytjes në disa zona, në disa rrugë dhe disa banesa. Bashkia e Vlorës e ka vënë në prioritet që në 2026 të gjejë zgjidhje për pastrimin e gjithë këtij kanali”, theksoi ajo.

Edhe ministri Mbrojtjes, Pirro Vengu, njëkohësisht drejtues politik I Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, nënvizoi se “pastrimi i kanalit të Naunkës është domosdoshmëri për komunitetin dhe prioritet për bashkinë”.

“Së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po punojmë për të zgjidhur njëherë e mirë problematikat që ka shkaktuar prej kohësh në zonë, për shkak të ndotjes dhe përmbytjeve”, theksoi Vengu. /j.p/

The post Mersini: Pastrimi i kanalit të Naunkës, prioritet i bashkisë së Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Semaforë inteligjentë për lehtësimin e trafikut në Vlorë

5 December 2025 at 12:49

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Për të përmirësuar situatën e trafikut të rënduar, bashkia e Vlorës do të vendosë semaforë inteligjentë në pikat më problematike në qytet.

Për të diskutuar mbi këtë çështje, kryetarja e bashkisë Vlorë, Bruna Mersini mblodhi sot në një takim përfaqësues nga Ministria e Brendshme si dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Mersini bëri të ditur se pas inspektimit në terren u diskutua mundësia e vendosjes së semaforëve inteligjentë në pikat më problematike të qytetit.

“Për të lehtësuar trafikun dhe për të rritur sigurinë rrugore, masat që do të ndërmarrim do të jenë të shpejta dhe të dobishme për qytetarët e Vlorës”, siguroi ajo.

Trafiku i rënduar mbetet një problematikë për qytetin bregdetar jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe gjatë fundjavave, kur numri i vizitorëve në qytet shtohet ndjeshëm.

/m.m/j.p/

The post Semaforë inteligjentë për lehtësimin e trafikut në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, përfaqësues të bizneseve protestë për aksionin e IMT-së

21 November 2025 at 13:53

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Brunilda Mersini mori sot zyrtarisht detyrën si kryetare e bashkisë së Vlorës.

Ceremonia e marrjes së detyrës u organizua në teatrin “Petro Marko” ku të pranishëm ishin drejtuesi politik i qarkut të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi dhe këshilltarët bashkiakë socialistë teksa kanë munguar ata nga opozita.

Në fjalën e saj Mersini tha se “kjo detyrë është mision dhe përgjegjësi dhe falënderim për qytetarët e Vlorës, të cilat në vite kanë besuar vizionin e kryeministrit Edi Rama. Së bashku me qytetarët dhe çdo njeri që do të jetë partner në punën tonë do të krijojmë një frymë bashkëpunimi për t’i çuar përpara të gjithë projektet dhe të thithim projekte të reja në një qytet që do të jetë porta e re e Europës së bashku aeroportin”.

Mersini e cila u zgjodh kryebashkiake në zgjedhjet e pjesshme vendore në 9 nëntor, kërkoi gjithashtu bashkëpunimin e anëtarëve të këshillit bashkiak për të çuar përpara projektet për Vlorë.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve në Vlorë kanë protestuar përpara bashkisë kundër aksionit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), për lirimin e hapësirave publike.

Sipas bizneseve, vendimet e fundit të IMT Vlorë për lirimin e hapësirave publike po prekin drejtpërdrejt investimet, punësimin dhe ekonominë e qytetit.  Ata kërkojnë transparencë për arsyen e prishjes së investimeve, të vendoset sa më parë në dispozicion projekti zyrtar, me harta, faza dhe shpjegime teknike, sa kohë zgjat dhe si planifikohet të zbatohet ndërhyrja si dhe të saktësohet kush i mban kostot që lindin nga prishjet, zhvendosjet dhe ndërprerja e aktivitetit ekonomik.
/k.s/ /a.g/

The post Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, përfaqësues të bizneseve protestë për aksionin e IMT-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiakja e Vlorës merr nesër detyrën

By: redi
20 November 2025 at 20:09

Ceremonia e shpalljes së vlefshmërisë së mandatit dhe marrja zyrtare e detyrës së kryetares së zgjedhur të Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini do të zhvillohet nesër, në orën 10:00, në Teatrin “Petro Marko”. Mersini kandidoi me siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Vlorës dhe arriti të fitojë përballë 2 kandidatëve të pavarur, Dijonis Sotës të mbështetur nga…

Source

E para grua që qeveris Vlorën/ Mersini për ABC News: E privilegjuar nga besimi i qytetarëve

By: xhir jeta
10 November 2025 at 16:31

Brunilda Mersini, do të jetë e para kryebashkiake grua në Bashkinë e Vlorës, e dalë me votën e qytetarëve më 9 nëntor.

Në një intervistë për gazetarin Andon Kello, për ABC News, Mersini tha se ndihej e privilegjuar për besimin e marrë nga qytetarët dhe se me punën e saj në Bashki, do të cojë Vlorën në një nivel tjetër ku nuk kanë qenë më parë.

Intervista:

Si ndiheni që në qytetin e historisë, aty ku zakonisht iështë kënduar burrave, prej kohës së Pavarësisë, ju shkruani një histori të re, gruaja e parë kryebashkiake.

Padiskutim që ndihem e nderuar, edhe e emocionuar. Ky qytet është qyteti ku ka lindur pavarësia, identiteti ynë kombëtar dhe ka patur burra të mëdhenj që kanë shkruar historinë, por sot ky qytet hapi një faqe të re për një grua. Dhe fitorja ime personale është mesazh për cdo grua dhe për cdo vajzë në këtë qytet, që përmes punës dhe përkushtimit, misioni i tyre mund të lëvizë një qytet të tërë.

Megjithatë duket se vlonjatët në krahasim me vitet e tjera nuk patën një pjesëmarrjë, 12.54% si e patë ju këtë pjesëmarrje, statistikisht të ulët?

Historia e zgjedhjeve lokale gjithmonë kanë patur përqindje të ulëta pjesëmarrje, por unë dua të fokusohem te mesazhi i qartë që patën këto zgjedhje. Dhanë mandatin e kryebashkiakes dhe në ato kuti votimi mesazhi ishte shumë i qartë që vlonjatët zgjodhën stabilitetin për vazhdimin e projekteve të Bashkisë, kudo ku bashkia ka projekte në infrastrukturë, turizëm, në menaxhimin e mbetjeve dhe kudo të bërë Vlorën një qytet gjithë përfshirës, modern. Një qytet ku rinia do ta shikojë të ardhmen e vet, të moshuarit do ndihen të respektuar, dhe padiskutim vizitorët do të rikthehen në këtë qytet.

Shënuat rekord personal por edhe politik në Vlorë, fituat me 78% duke e bërë opozitën të duket inekzistente. Megjithatë, ndiheni pak në faj që nuk e arritët dot 80% që i premtuat kryeministrit.

Unë nuk kam qenë në garë për përqindje por për të fituar besimin e qytetarëve, tashmë këtë besim e kam. Dhe padiskutim ky besim u pasua me një përqindje të qytetarëve, nuk dhash atë shifër se isha e bindur se qytetarët dinë të zgjedhin njeriun e përkushtuar, njeriun e punës, një njeri që ka ardhur nga energjia e këtij qyteti, që e njeh këtë qytet dhe i ka kushtuar edhe jetën këtij qyteti me përkushtimin tim në punë si mjeke në këtë qytet.

Kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësinë në Vlorë nga pushteti vendor..

Nuk janë vetëm shqetësime të kryeministrit por të një qyteti të tërë, një qytet turistik dhe tashmë me aeroportin do të jetë edhe një qytet europian, do të hapë dyert për gjithë pjesën e botës dhe janë të dukshme problemet në menaxhimin e mbetjeve, por në programin tim elektoral, i cili ka qenë kryesisht në përmirësimin e shërbimeve bazë të qytetit është shumë i qartë se si do të realizojë me projekte të financuara të matshme për publikun me objektiva të qarta edhe në afate kohore, sepse landifilli i Sherishtës sot është një instrument që do e ndihmojë bashkinë me menaxhimin e mbetjeve, po ashtu mobiliteti ka projekte të qarta dhe produkti do të jetë i matshëm për qytetin, dhe kudo ku ka probleme infrastruktura, Bashkia në vijimin e zgjidhjeve që ka parashtruar kryebashkiaku i parë, stafi do përfshihet në zgjidhje të reja alternative, për ta bërë qytetin në fillimin e sezonit turistik, një qytet që do ta ndjejë ndjeshëm kudo cilësinë e shërbimit.

Me profesion jeni mjeke, a ka Vlora nevojë për shërim, do ia dilni në më pak se dy vite.

Unë nuk hy në garë për karrierë. Kam hyrë në këtë garëpër t’iu përkushtuar punës janë qytetarët që në 2027 do të vendosin kush do jetë kryebashkiaku i radhës. Kjo pjesë e mandatit politik që me të drejtë qytetarët vlonjatë më kanë besuar, do të jetë një mandat që do të shfaqë rezultate të prekshme për qytetarët. Ajo që duhet të ndryshojë është efikasiteti i administratës, në opinionin tim drejtimi nuk është vetëm për të marrë vendime, por është për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të patur përgjigjet e pyetjeve drejt të ardhmes dhe padiskutim do të cojmë njerëzit në një nivel tjetër ku ata nuk kanë qenë më parë./abcnews.al

Mersini: Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin

10 November 2025 at 09:35

TIRANË, 10 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kandidatja fituese e Partisë Socialiste për kryetare bashkie në Vlorë, Brunilda Mersini siguroi sot se do të vijojë që të jetë e përkushtuar ndaj qytetarëve të Vlorës.

Pas fitores me një diferencë të thellë kundrejt dy kandidatëve të tjerë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, Dionis Sotës që u mbështet nga opozita dhe Gjergji Nikës, Mersini ia kushtoi fitoren e saj PS-së.

E pyetur për pjesëmarrjen, ajo tha se u prodhua një fitore, por gjithmonë ka një analizë.

“Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Më e lartë? Kjo është relative. Në momentin që ka fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është fitorja. Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin. E njoh ritmin dhe energjinë e qytetit. Jam e përkushtuar ndaj njerëzve dhe kështu do të vazhdojë. Ia dedikoj fitoren PS”, tha ajo.

Mersini vlerësoi po ashtu edhe dy kandidatët e pavarur në këtë garë.

“Gjithmonë gara është garë, kam respekt për dy bashkëqytetarët e mi, që nesër mund të jenë kolegë në dyert e bashkisë. Gjergji është anëtar i këshillit bashkiak dhe do të kemi takime të përditshme. Edhe Dionisi vjen nga biznesi”, tha ajo.

Në zgjedhjet e djeshme vendore, Mersini mori 15672 vota, duke shënuar një diferencë të thellë votash me dy kandidatët e tjerë. Ndërsa Dionis Sota, kandidat i propozuar nga zgjedhësit mori 2333 vota dhe Gjergji Nika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, 1975 vota.

/r.e/a.f/

The post Mersini: Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët braktisin zgjedhjet, Brunilda Mersini: I rëndësishëm është rezultati, jam e lumtur, fitoren ia dedikoj PS-së

By: V K
10 November 2025 at 08:33

Kryebashkiakja e re e Vlorës, Brunilda Mersini, është shpallur e lumtur për fitoren në zgjedhjet e pjesshme lokale, ndërsa ka deklaruar se nuk është e shqetësuar sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime.

“Jam e kënaqur nga pjesëmarrja, ajo prodhoi një fitore. E rëndësishme është fitorja, por normalisht që do të ketë një analizë.

Jam një grua që vi nga rrugët e qytetit dhe jam e përkushtuar ndaj njerëzve të tij. Do të jem njeri i përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin”, shprehet ajo.

Ndërkohë, Mersini ka deklaruar se fitoren ia dedikon Partisë Socialiste.

Brunilda Mersini, u shpall fituese përballë dy kundërshtarëve, me 15.672 vota (78.4%).

The post Qytetarët braktisin zgjedhjet, Brunilda Mersini: I rëndësishëm është rezultati, jam e lumtur, fitoren ia dedikoj PS-së appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet/ Kandidatja socialiste për Bashkinë e Vlorës Brunilda Mersini: “Dita me shi, mbarësi për qytetin”- Uroj që zgjedhësit të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi

By: V K
9 November 2025 at 11:09

Në një prononcim për mediat, kandidatja socialiste për bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, u bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi qytetare për të mirën e qytetit.

Brunilda Mersini, garon për bashkinë e Vlorës, kundrejt kandidatit të pavarur të mbështetur nga PD, Dionis Sota dhe kandidatit të pavarur Gjergj Nika.

Ajo tha se është e kënaqur me pjesëmarrjen në votim.

E pyetur nga gazetarët se çfarë simbolizon dita me shi për Vlorën, Mersini replikoi duke thënë “Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo”.

Brunilda Mersini: Shumë faleminderit për suportin tuaj edhe për këtë ditë të shënuar. Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht që kandidoj si e para grua në siglën e partisë socialiste, një grua që e ndjek ritmin e qytetit, energjinë e tij, që njeh njerëzit e qytetit dhe ka përkushtimin e njerëzve. Por më e rëndësishme se mua, kjo ditë është për qytetin, për qytetarët e Vlorës që kanë treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare në ditën e zgjedhjeve. Uroj që ata të votojnë sot me zemër, me mendje dhe përgjegjësi qytetare për më të mirën e Vlorës. Pjesëmarrja është shumë e mir, jemi të kënaqur me pjesëmarrjen. Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo.

The post Zgjedhjet/ Kandidatja socialiste për Bashkinë e Vlorës Brunilda Mersini: “Dita me shi, mbarësi për qytetin”- Uroj që zgjedhësit të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim

6 November 2025 at 17:14

Në rrugën përbri Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Vlorë është vendosur prej ditësh një billboard 4 x 3 metra, me njoftim të KQZ-së që lajmëron se në 9 nëntor në qytet ka zgjedhje për kryetarin e Bashkisë. Por jo më larg se 100 metra nga njoftimi, disa të rinj nuk dinë asgjë për […]

The post Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim appeared first on Reporter.al.

Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

5 November 2025 at 08:33

Qytetarët e Vlorës do të kenë mundësinë të zgjedhin, të dielën, mes tre kandidatëve për deputetë, dy të pavarur dhe një të Partisë Socialiste. Mes të pavarurve, njëri mbështetet nga opozita kryesore, ndërsa një, jo. Pritshmëritë janë gjithsesi të ulëta për kandidatët sfidantë në një bashki që ka votuar socialistët në shumicë dërrmuese që pas […]

The post Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve appeared first on Reporter.al.

Mersini takim me gratë: I japin shpirt Vlorës

3 November 2025 at 15:12


TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare bashkie në Vlorë, Brunilda Mersini zhvilloi sot një takim me gra dhe vajza të këtij qyteti ku prezantoi edhe vizionin e saj për drejtimin e Vlorës.

Mersini theksoi se institucionet nuk janë aty vetëm për të marrë vendime, por edhe për të mbajtur premtimin dhe për të punuar për t’i çuar njerëzit në një nivel tjetër ku nuk kanë qenë më parë.

“Përgjatë jetës sime në këtë qytet kam pasur fatin të njoh gra të mrekullueshme, motra, mikesha, nëna, që me forcën, dashurinë dhe përkushtimin e tyre i japin shpirt Vlorës. Në këtë takim ndjeva ngrohtësinë, mirësinë dhe mbështetjen e tyre”, u shpreh ajo.

Mersini u shpreh se “gratë i kujtojnë çdo ditë se kur jep dashuri dhe përkushtim për këtë qytet, e merr gjithçka shumëfish, me zemër”.

“Falë jush besoj edhe më fort tek forca e grave dhe tek e ardhmja që mund ta ndërtojmë bashkë”, u shpreh Mersini.

Ndërsa drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi shprehu bindjen se Vlora për herë të parë do të ketë një kryetare bashkie”.

“Jam i bindur se do të jetë mandati më i suksesshëm në krye të bashkisë së Vlorës”, u shpreh Çuçi.

/m.m/

The post Mersini takim me gratë: I japin shpirt Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dorëheqja e deputetes socialiste, ja kush e zuri karrigen e saj në Parlament

By: V K
30 October 2025 at 10:52

Briseida Çakërri, nga lista shumëemërore e PS në qarkun e Vlorës, është betuar sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo zuri karrige në Parlament, pasi ligjvënësja socialiste Brunilda Mersini dha dorëheqjen nga mandati, pasi kandidon në garën për kreun e Bashkisë Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

“I jepet mandati i deputetit nga lista shumëemërore e PS, Briseida Çakërri”, tha zv.kryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

“Ftoj deputeten e re për të bërë betimin”, shtoi ajo. Pas betimit të deputetes Çakërri nisi seanca plenare me rendin e ditës, ku do shqyrtohet mocioni me debat për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

The post Dorëheqja e deputetes socialiste, ja kush e zuri karrigen e saj në Parlament appeared first on Albeu.com.

Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, KQZ i jep mandatin Briseida Çakërrit

By: M C
29 October 2025 at 16:47

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Briseida Çakërrit në radhët e Partisë Socialiste në Vlorë.

Ajo zëvendëson Brunilda Mersinin, e cila la mandatin për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Vlorës, që do të mbahen më 9 nëntor.

Në mbledhjen e zhvilluar të mërkurën, KQZ konfirmoi se Çakërri mori mandatin e deputetes si pasuesja në listën e kandidatëve të 11 majit, me më shumë vota.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë do të garojnë Brunilda Mersini nga PS dhe Dijonis Sota si kandidat i pavrur, por i mbështetur edhe nga opozita.

The post Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, KQZ i jep mandatin Briseida Çakërrit appeared first on Albeu.com.

Deputetja e PS dha dorëheqjen pasi kandidon për Bashkinë e Vlorës/ KQZ i jep mandatin Briseida Cakerrit

By: xhir jeta
29 October 2025 at 13:24

KQZ i dha sot mandatin e deputetit Briseida Cakerrit.

Cakerri zë kështu në parlament karrigen e lënë bosh nga Brunilda Mersini, e cila njoftoi dorëheqjen seancën e së hënës.

Brunilda Mersini dha dorëheqjen nga mandati i deputetit,pasi socialistët i kanë besuar asaj garën për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Vlorës.

❌
❌