Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tucatinibi, si shtesë e terapisë, vonon përparimin e sëmundjes te kanceri metastatik i gjirit HER2-pozitiv

15 December 2025 at 00:03


Rezultatet e reja klinike hapin perspektiva të reja trajtimi për pacientet

Shtimi i tucatinibit (Tukysa) në terapinë e mirëmbajtjes së linjës së parë me trastuzumab (Herceptin) dhe pertuzumab (Perjeta) vonoi progresionin e sëmundjes te pacientet me kancer metastatik të gjirit HER2-pozitiv, duke zgjatur potencialisht kohën pa kimioterapi. Këto janë rezultatet e studimit klinik të fazës III HER2CLIMB-05, të prezantuara në Simpoziumin për Kancerin e Gjirit në San Antonio, i mbajtur nga 9 deri më 12 dhjetor 2025. Rezultatet e këtij studimi u publikuan njëkohësisht në revistën Journal of Clinical Oncology.

Kanceri i gjirit HER2-pozitiv përbën rreth 17 për qind të të gjitha rasteve të kancerit të gjirit dhe lidhet me një normë pesëvjeçare mbijetese më të ulët se 50 për qind te pacientet me sëmundje metastatike. Që nga viti 2012, terapia e linjës së parë për kancerin metastatik të gjirit HER2-pozitiv ka mbetur kryesisht e pandryshuar dhe përbëhet nga kimioterapia e ndjekur nga terapia e mirëmbajtjes me dy antitrupa monoklonalë anti-HER2, deklaroi dr. Erika Hamilton, drejtoreshë e kërkimeve për kancerin e gjirit në Sarah Cannon Research Institute në Nashville, transmeton Telegrafi.

Kur tucatinibi shtohet në terapi, zgjatet koha deri në përpariminn e sëmundjes

Aktualisht, shumica e pacienteve përjetojnë progresion të sëmundjes brenda dy viteve nga fillimi i trajtimit dhe shpesh detyrohen të kalojnë sërish në kimioterapi.

- Rezultatet e studimit tonë tregojnë se shtimi i tucatinibit në kujdesin standard përfaqëson një opsion të përmirësuar të terapisë së mirëmbajtjes së linjës së parë për pacientet me kancer metastatik të gjirit HER2-pozitiv, duke ofruar mundësinë e zgjatjes së kohës deri në progresionin e sëmundjes dhe kohës pa kimioterapi. Tucatinibi, si inhibitor selektiv i HER2, ka treguar më parë efikasitet në linja të mëvonshme trajtimi, përfshirë edhe pacientet me metastaza në tru, sipas rezultateve të studimit HER2CLIMB, theksoi dr. Hamilton, e cila prezantoi studimin.

Bazuar në këto të dhëna, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e miratoi këtë ilaç në vitin 2020 për trajtimin e kancerit të gjirit HER2-pozitiv lokalisht të avancuar, jooperabil ose metastatik, përfshirë pacientet me metastaza në tru, pas të paktën një terapie të mëparshme.

- Studimi HER2CLIMB-05 u nis për të vlerësuar efikasitetin e tucatinibit në terapinë e mirëmbajtjes së linjës së parë te pacientet me kancer metastatik të gjirit HER2-pozitiv që kishin përfunduar terapinë induktive të bazuar në kimioterapi pa progresion të sëmundjes. Gjithashtu, synimi ishte të vlerësohej nëse targetimi i HER2-së si në nivel intracelular, me tucatinib, ashtu edhe në nivel ekstracelular, përmes bllokadës së dyfishtë me antitrupa monoklonalë, mund të përmirësojë rezultatet për pacientet, theksoi dr. Hamilton.

Pacientet me sëmundje HR-negative kishin ulje të rrezikut të progresionit ose vdekjes prej 44,6 për qind

Në studim u përfshinë 654 paciente me kancer të avancuar të gjirit HER2-pozitiv, të cilat kishin përfunduar 4 deri në 8 cikle kimioterapie induktive së bashku me trastuzumab dhe pertuzumab, pa shenja progresioni të sëmundjes. Pacientet u randomizuan për të marrë tucatinib ose placebo, në kombinim me trastuzumab dhe pertuzumab të vazhdueshëm.

Me një median ndjekjeje prej 23 muajsh, pacientet që morën tucatinib kishin mbijetesë pa progresion të sëmundjes (PFS) më të gjatë se dy vjet, me një përmirësim prej 8,6 muajsh krahasuar me grupin kontroll.

Pacientet me sëmundje HR-negative kishin ulje të rrezikut të progresionit ose vdekjes prej 44,6 për qind, me përmirësim të medianës së PFS prej 12,3 muajsh. Ato me sëmundje HR-pozitive kishin ulje të rrezikut të progresionit ose vdekjes prej 27,5 për qind dhe përmirësim të medianës së PFS prej 6,9 muajsh.

Te 12,2 për qind e pacienteve që kishin metastaza në tru në fillim të studimit, tucatinibi pothuajse dyfishoi medianën e PFS – mbijetesën pa progresion të sëmundjes në sistemin nervor qendror, që përfaqëson kohën deri në përparimin e kancerit në tru ose vdekjen nga çdo shkak - nga 4,3 muaj në 8,5 muaj.

Tucatinibi mund të ketë përfitime të gjera në nën-grupe të ndryshme pacientësh

Këto gjetje sugjerojnë se tucatinibi mund të ketë përfitime të gjera për nën-grupe të ndryshme pacientësh, vlerëson dr. Hamilton. Ajo theksoi rëndësinë e përmirësimit të targetimit të HER2-së gjatë fazës së mirëmbajtjes, në vend që të pritet progresioni i sëmundjes.

Zgjatja e fazës së mirëmbajtjes u mundëson pacienteve të ruajnë kontrollin e sëmundjes dhe të zgjasin kohën pa kimioterapi, tha dr. Hamilton.

Ajo shtoi se rezultatet e studimit HER2CLIMB-05, së bashku me të dhënat e fundit nga studimi PATINA, ku përfshirja e palbociklibit (Ibrance) në regjimin e trajtimit për kancerin metastatik të gjirit HR-pozitiv, HER2-pozitiv tregoi një përmirësim të PFS prej 15 muajsh, mbështesin kalimin drejt strategjive më të personalizuara të mirëmbajtjes së linjës së parë për këtë grup pacientësh. /Telegrafi/

Ademi-Islami: Kanceri i gjirit më i shpeshti tek gratë në Kosovë, te burrat prin karcinoma e mushkërive

28 November 2025 at 14:27


Onkologia Dafina Ademi-Islami gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka folur për llojet më të shpeshta të kancerit në vendin tonë dhe faktorët që ndikojnë në këto statistika.

Sipas saj, struktura demografike e popullatës në Kosovë luan rol kyç në llojet e kancerit që paraqiten më shpesh.

“Në vendin tonë, meqë jemi popullatë e re, te gratë kanceri numër një është kanceri i gjirit. Ndërsa te burrat, si kancer më i përhapur është kanceri i mushkërive”, tha ajo gjatë intervistës.




Ndryshe nga vendet e zhvilluara, ku popullata është dukshëm më e moshuar, atje kanceri i prostatës shfaqet më shpesh tek burrat. Pikërisht moshat më të larta janë arsyeja pse statistikat dallojnë.

“Në vendet e zhvilluara përqindja e personave mbi 65 vjeç është shumë e lartë, prandaj atje flitet për kancer të prostatës si më të shpeshtin. Te ne, ende dominon kanceri i mushkërive”, sqaroi Ademi-Islami.

Onkologja theksoi gjithashtu se nuk ekzistojnë ushqime “mrekullibërëse” që e shërojnë kancerin, por zgjedhjet e shëndetshme në të ushqyer janë thelbësore: “Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme për trupin dhe imunitetin – jo vetëm pas diagnostikimit, por gjatë gjithë jetës”.


Ajo potencoi se stili i jetesës, aktiviteti fizik dhe reduktimi i faktorëve të rrezikut janë aleatë të rëndësishëm në parandalim.

Ademi-Islami bëri thirrje për më shumë edukim shëndetësor në shkolla, duke theksuar se fëmijët ekspozohen herët ndaj produkteve të dëmshme, veçanërisht pijeve energjike.

“Duhet më shumë edukim për të rinjtë dhe ndalimi i pijeve energjike te fëmijët, të cilat po bëhen shqetësim serioz në shëndetin e tyre”, theksoi ajo.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë":


- YouTube www.youtube.com

"Fjala e mirë shëron" – Onkologja Ademi-Islami flet për mitet, frikën dhe shpresën te pacientët me kancer

24 November 2025 at 18:04


Në episodin e 52-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital biseduam me onkologen Dafina Ademi-Islami – një prej profesionisteve më të respektuara të fushës së onkologjisë në Kosovë.

Ademi diskutoi prejardhjen e saj profesionale, përvojat më të forta nga terreni, sfidat e pacientëve me kancer, mitet, faktet dhe rëndësinë jetike të parandalimit dhe zbulimit të hershëm.

- YouTube www.youtube.com

Ademi-Islami tregoi udhëtimin e saj profesional – nga studimet në Kosovë, eksperienca formuese në SHBA, e deri te specializimi i përbashkët me motrën e saj.

Ajo solli një histori të veçantë nga vitet e hershme të karrierës, kur për herë të parë pa nga afër një paciente të diagnostikuar me kancer që, falë informacionit të saktë, ishte e qetë dhe plot besim.

Sipas saj, informacioni i saktë zvogëlon frikën dhe rrit shpresën, çka në onkologji është gjysma e rrugës drejt shërimit emocional të pacientit.

“Arma më e mirë është fjala. Fjala e mirë shëron”, tha Ademi-Islami.

Sipas saj, mënyra se si i komunikohet pacientit diagnoza, trajtimi dhe pritjet është thelbësore.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i cili projekt është në partnerit me Telegrafi dhe Ipko dhe mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

Tetori Rozë sjell rezultatet: IP Petrol ndihmon gratë përballë kancerit të gjirit

By: IP Petrol
21 November 2025 at 11:21


Në Tetorin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, IP Petrol ka përmbyllur me sukses fushatën humanitare “Mbushe dhe Ndihmo”, një iniciativë që synon mbështetjen e grave dhe vetëdijesimit rreth kësaj sëmundjeje.

Gjatë gjithë muajit tetor, IP Petrol ndau nga çdo furnizim të realizuar në rrjetin e saj të pikave, dukegjeneruar fonde të dedikuara për programet mbështetëse të shoqatës “Jeta Vita”, përmes “Fondacionit Jahjaga”. Kontributi final do të dedikohet në programe që ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtëpër gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Kampanja ‘Mbushe dhe Ndihmo’ ka qenë një prej nismave më domethënëse të këtij viti, nga IP Petrol, duke theksuar se fuqizimi i gruas dhe shëndeti i komunitetit mbeten prioritet strategjik për kompaninë.“Jemi mirënjohës për çdo klient që u bë pjesë e kësaj kauze. Çdo litër i furnizuar ka kontribuar në një qëllim më të madh.”

Kjo fushatë u prit jashtëzakonisht mirë nga klientët, duke shënuar pjesëmarrje të gjerë dhe mbi pritjet, ndërsa transparenca e procesit u garantua në bashkëpunim me organizatat përfituese. IP Petrol rikthen përkushtimin për të vijuar mbështetjen e kauzave sociale edhe në të ardhmen, duke ndërtuar ura solidariteti dhe ndikim real në komunitet.

Dezinformimi mbi instalacionin artistik te Muzeu Kombëtar

20 November 2025 at 12:03

A është figura e instalacionit, që u vendos mbi mozaikun e Muzeut Kombëtar një transgjinor? Absolutisht, jo! Ky ishte një dizinformim dashakeq.

Nëse ende nuk e keni të qartë se përse kjo vepër artistike mbi portretin e gruas ishte pa flokë, Citizens ju shpjegon se bëhet fjalë për një akt sensibilizues në mbështetje të grave që luftojnë me kancerin.

Vepra quhet “Dielli i ditës tjetër” dhe është realizuar nga artistja Blerta Kambo, e cila e vendosi zyrtarisht atë mbi portretin e gruas qendrore të mozaikut më 12 nëntor.

Por, fatkeqësisht, vepra u keqinterpretua në opinionin publik duke u lidhur me një lloj përfaqësimi të komunitetit LGBT dhe për këtë Kambo u vu në qendër të komenteve denigruese. Por e vërteta është ndryshe.

“Është një instalacion artistik që ka një ndërhyrje të përkohshme te mozaiku dhe konkretisht te figura e gruas si një forcë, dhe doja që t’ia dedikoja grave që janë prekur nga kanceri i gjirit, për të thënë që edhe në momentin e tyre më të errët, ato janë shumë të forta,” tha Kambo për Citizens.

Sipas artistes Blerta Kambo dezinformimi që u përhap për veprën e saj ishte i qëllimshëm. Ajo thotë me keqardhje se kjo qasje ia dëmtoi kauzën. Por, sidoqoftë mesazhe solidariteti nga gra të ndryshme, duket se i dhanë mbështetjen e nevojshme për ta përballuar këtë situatë.

Titulli i projektit “Dielli i ditës tjetër” simbolizon shpresën për një të ardhme të afërt për gratë që kalojnë sprovën e vështirë me sëmundjen e rëndë të kancerit. Artistja shpjegoi për Citizens.al se keqkuptimi ka ndodhur për shkak të rrethanave dhe dashakeqësisë së disa individëve të angazhuar publikisht.

“[Ata] Kanë pasur nevojë për një argument për të bërë bujë në rrjet dhe kanë tjetërsuar [veprën], kanë trilluar dhe kanë shpifur një histori krejt të pavërtetë, që në fakt përdhos të gjithë këtë betejë, të grave të prekura nga kanceri në gji,” thekson Blerta.

Instalacioni, i cili ishte parashikuar të realizohej në tetor, që përkon me muajin rozë, vonoi të miratohej nga autoritetet dhe për këtë u shty gjatë këtij muaji.

Theksojmë dhe një herë se ky instalacion nuk e prek kurrsesi veprën origjinale dhe do të zhvendoset nga Muzeu Historik Kombëtarë me datë 21 nëntor.

Çështja po ndiqet ligjërish nga artistja pasi denigrimet dhe shpifjet që janë bërë kundrejt saj dhe veprës nuk dëmtojnë vetëm një artist, por gjithë ata që përpiqen në mënyrë të pavarur të ndërgjegjësojnë shoqërinë në përballimin e sfidave të mëdha.

Ky rast është gjithashtu një kambanë alarmi për sulmet ndaj çdo individi apo grupimi që është angazhuar së fundmi për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend.

The post Dezinformimi mbi instalacionin artistik te Muzeu Kombëtar appeared first on Citizens.al.

Rrezatimi nuk sjell përfitim shtesë për shumicën e pacienteve me kancer të gjirit të hershëm

14 November 2025 at 21:46


Të dhënat e reja tregojnë se shumica e pacienteve me rrezik të ulët dhe të mesëm mund të shmangin radioterapinë

Rrezatimi ka pasur për vite me radhë një rol të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të gjirit, por vitet e fundit mjekët po e përdorin më rrallë në fazat e hershme të sëmundjes, pasi përparimet në diagnostikim dhe në trajtimet sistemike kanë përmirësuar ndjeshëm shkallën e mbijetesës.

Një studim i ri, i publikuar në revistën The New England Journal of Medicine, ka treguar se pas dhjetë viteve ndjekje, rrezatimi i murit të kraharorit nuk ka sjellë asnjë ndryshim në mbijetesën e grave me kancer të gjirit në fazë të hershme, të trajtuara me mastektomi dhe me terapi moderne të synuara.

Në studimin dhjetëvjeçar morën pjesë 1.600 gra

“Studimi ynë ka treguar se me trajtimet bashkëkohore, rreziku i rikthimit të sëmundjes është mjaft i ulët, saqë për shumicën e pacienteve radioterapia mund të shmanget,” thekson dr. Ian Kunkler nga Clinical Oncology, Edinburgh Cancer Centre dhe profesor në University of Edinburgh.

Në këtë studim u përfshinë 1.600 gra me kancer të gjirit në fazë të hershme; gjysma prej tyre mori radioterapi, ndërsa gjysma tjetër jo. Shkalla e mbijetesës ishte pothuajse identike midis dy grupeve: 81,4 për qind tek pacientet e trajtuara me rrezatim dhe 81,9 për qind tek ato që nuk u rrezatuan. Rrezatimi nuk ndikoi as në kohëzgjatjen e mbijetesës pa rikthim të sëmundjes, as në përhapjen e kancerit në organe të tjera të trupit, transmeton Telegrafi.

Për kanceret me rrezik të ulët, radioterapia nuk është e domosdoshme

Megjithatë, pacientet që morën radioterapi patën një rrezik më të ulët të rikthimit lokal në murin e kraharorit, edhe pse numri i rasteve të rikthimit ishte shumë i vogël.

“Për kancerin e gjirit me rrezik të ulët dihet tashmë se rrezatimi pas mastektomisë nuk është i nevojshëm, ndërsa për pacientet me rrezik të lartë radioterapia mbetet e rëndësishme. Pyetja ka qenë gjithmonë si të veprohet me grupin e pacientëve me rrezik të mesëm - dhe rezultatet e këtij studimi tregojnë se as këtyre pacienteve nuk u duhet domosdoshmërisht rrezatim”, thotë onkologu dr. Harold Burstein nga Dana-Farber Cancer Institute dhe profesor në Harvard University.

Rrezatimi nuk duhet hequr plotësisht nga praktika

Radioterapia mund të shkaktojë efekte anësore, nga të cilat disa mund të shfaqen vite pas trajtimit. Në periudhë afatshkurtër, ai mund të shkaktojë djegie të lëkurës dhe ndryshime të tjera dermatologjike. Në raste të rralla, mund të çojë në inflamacion të mushkërive (pneumonitis) dhe të rrisë rrezikun e limfedemës, gjendje që shkakton ënjtje të krahut, një komplikim serioz sidomos pas heqjes së nyjeve limfatike.

Rrezatimi mund të vështirësojë gjithashtu edhe procesin e rekonstruksionit të gjirit, pasi e bën lëkurën më të fortë, më pak elastike dhe më të prirur për formim të indeve dhjamore dhe mbresore.

Ekspertët theksojnë se për pacientet me rrezik më të lartë të rikthimit ose të përhapjes së kancerit, radioterapia vazhdon të jetë një pjesë thelbësore e trajtimit. /Telegrafi/

Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor

4 November 2025 at 09:47

Ishte nëntor, viti 2023, kur Vera* shkoi për të bërë kontrollin rutinë të gjirit. Ndryshe nga herët e tjera, ku ajo kthehej në shtëpi e qetë me përgjigjen se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, ajo ditë vjeshte ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Mjeku, nga ekzaminimi, i konstatoi një masë në gji duke dyshuar kështu për […]

The post Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor appeared first on Reporter.al.

Radioterapia moderne në Onkologjinë e SHSKUK: Sistemi C-Rad sjell më shumë saktësi dhe siguri për gratë me kancer të gjirit

29 October 2025 at 23:31


Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, teknologjia C-Rad në SHSKUK sjell më shumë kujdes, siguri dhe shpresë për çdo grua

MSc. Fesal Selimi, PhDc.
Ekspert i Fizikës Mjekësore & Ekspert për Mbrojtje nga Rrezatimi

Çdo tetor rozë mbulon botën për të kujtuar rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe trajtimit të kancerit të gjirit. Por përveç fushatave të ndërgjegjësimit, në Kosovë ka edhe arsye të forta për optimizëm: Radioterapia në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) po hyn në një epokë të re, falë teknologjisë së avancuar C-Rad.

C-Rad – teknologjia që “sheh” çdo lëvizje

Sistemi C-Rad është si një sy dixhital që vëzhgon çdo frymëmarrje të pacientes në kohë reale gjatë trajtimit me rreze. Ai përdor kamera 3D dhe algoritme të avancuara për të siguruar që rrezet të drejtohen me përpikëri vetëm në vendin e duhur (tek tumori).

Në rastin e kancerit të gjirit, sidomos në anën e majtë, kjo teknologji ka një rëndësi jetike. Me metodën “Deep Inspiration Breath Hold (DIBH)”, pacientja udhëzohet të marrë frymë thellë dhe ta mbajë për pak sekonda gjatë rrezatimit. Kjo zhvendos zemrën më larg nga fushat e rrezatimit, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet afatgjata.

Teknologjia C-Rad na lejon të ofrojmë një trajtim shumë më të personalizuar. Në çdo seancë, ne monitorojmë me saktësi milimetrike pozicionin e trupit të pacientes. Nëse ajo lëviz qoftë edhe pak, trajtimi ndalet automatikisht. Kjo do të thotë siguri më e madhe dhe më pak efekte anësore.

Ndërsa shumica e njerëzve i njohin mjekët onkologë, pak kush e di se kush qëndron pas saktësisë së çdo trajtimi me rreze. Ai është fizikani mjekësor, një profesion që bashkon shkencën e fizikës me misionin human të mjekësisë.

Detyra jonë është të sigurohemi që çdo milimetër i planit të trajtimit të jetë i saktë. Ne kontrollojmë dozën e rrezatimit, kalibrojmë pajisjet dhe sigurohemi që çdo pacient të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm.

Nga frika te shpresa – një epokë e re për trajtimin e grave

Implementimi i sistemit C-Rad në SHSKUK shënon një hap të madh përpara drejt trajtimeve më humane dhe më të sigurta për gratë kosovare. Kjo teknologji, e përdorur në qendrat më të avancuara evropiane, tani u mundëson pacienteve në Kosovë të marrin trajtim të njëjtë me standardet ndërkombëtare, pa pasur nevojë të udhëtojnë jashtë vendit.

Kur pacientet kuptojnë se trajtimi është i sigurt dhe se teknologjia mbron zemrën dhe organet e tjera, ato e përballojnë terapinë me më shumë besim dhe qetësi. Dhe kjo është po aq e rëndësishme sa edhe vetë teknologjia.

Tetor rozë – kujdes, kontroll, dhe besim në shkencë

Në këtë muaj të ndërgjegjësimit, SHSKUK përcjell një mesazh të fuqishëm: Kontrollohuni rregullisht. Mos e shtyni mamografinë. Dhe dijeni që trajtimi në vendin tonë është çdo ditë më i sigurt falë teknologjisë moderne dhe profesionistëve të përkushtuar.

Radioterapia në SHSKUK me sistemin C-Rad është një shembull konkret se si shkenca, teknologjia dhe përkushtimi njerëzor mund të bashkohen për të dhuruar shpresë dhe jetë.

/Telegrafi/

Kurtishi: Kujdesi dhe kontrolli i hershëm, mbrojtja më e mirë kundër kancerit të gjirit

27 October 2025 at 13:00


Në podcastin e radhës “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, onkologu Ilir Kurtishi ka folur gjerësisht për sfidat, përparimet dhe rëndësinë e vetëdijesimit në luftën kundër kancerit të gjirit.

Kurtishi tha se përvoja e tyre tashmë disavjeçare ka bërë që sot të jenë më profesionalë, më agilë dhe më të kujdesshëm në trajtimin adekuat të këtyre sëmundjeve.

- YouTube www.youtube.com

Ai nënvizoi se, krahas sëmundjeve të zemrës, kanceri mbetet një nga problematikat më të mëdha shëndetësore globale, me pasoja të rënda për pacientët dhe sistemet shëndetësore.

Sipas tij, momenti kur një pacient diagnostikohet me një sëmundje të tillë është shumë i ndjeshëm dhe kërkon mbështetje të plotë — mjekësore, emocionale dhe sociale.

“Pacienti duhet të monitorohet dhe të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e përkrahur, duke trajtuar dhe duke e sfiduar sëmundjen”, shtoi ai.

Duke iu referuar muajit tetor, i njohur globalisht si “Muaji Rozë”, Kurtishi kujtoi se fushatat për ndërgjegjësim kanë filluar që nga vitet 1980, falë angazhimit të shoqërisë civile në SHBA dhe Evropë.

Dr.Ilir Kurtishi, onkolog Ridvan Slivova

“Këto fushata kanë pasur qëllim sensibilizimin, grumbullimin e fondeve për trajtime dhe, mbi të gjitha, diagnostikimin e hershëm të sëmundjes”, tha ai.

Kurtishi theksoi se diagnostikimi i hershëm është çelësi për suksesin në trajtim.

“Në rastet kur sëmundja zbulohet në fazën zero ose të parë, mundësitë e shërimit janë shumë të larta”, u shpreh ai.

Onkologu vlerësoi se Kosova ka bërë përparim të ndjeshëm në trajtimin e pacientëve me kancer gjiri gjatë pesë-gjashtë viteve të fundit.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

IPKO bashkon komunitetin: Kujdesi ndaj shëndetit fillon me ndërgjegjësim

24 October 2025 at 15:28


Në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit”, IPKO po fuqizon ndërgjegjësimin për shëndetin e grave dhe parandalimin e kancerit të gjirit përmes një sërë aktivitetesh sensibilizuese që po zhvillohen nga data 24 deri më 26 tetor në Prishtina Mall, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Prishtina Mall dhe Telegrafin.

Gjatë këtyre tri ditëve, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin këshilla të drejtpërdrejta nga profesionistë të shëndetit, gjinekologë, onkologë, radiologë, patologë dhe nutricionistë, të cilët do të ofrojnë orientim mbi kontrollin e hershëm, faktorët e rrezikut dhe rëndësinë e stilit të shëndetshëm të jetesës. Kjo hapësirë është konceptuar si vend i dialogut, mbështetjes dhe informimit të saktë, ku çdo vizitor mund të marrë përgjigje profesionale dhe të dobishme.

Si pjesë e fushatës, IPKO po rikonfirmon mbështetjen e saj për pacientët dhe familjet që përballen me këtë sfidë, duke ndarë histori reale të guximit dhe fuqisë së grave që kanë kaluar përmes kësaj përvoje.

“Kujdesi ndaj shëndetit është një përgjegjësi që na bashkon të gjithëve. Ne në IPKO besojmë se vetëdijesimi shpëton jetë, dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të investojmë në fushata që sjellin informim, mbështetje dhe shpresë për çdo grua”, u shpreh Afrika Zyferi, udhëheqëse e Komunikimit në IPKO.

Ky përkushtim reflektohet jo vetëm përmes fushatave të ndërgjegjësimit, por edhe në mbështetje të drejtpërdrejtë për institucionet shëndetësore në Kosovë. Prej vitesh, IPKO ka kontribuar në përmirësimin e kushteve të trajtimit përmes donacioneve të pajisjeve mjekësore që ndihmojnë në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit, veçanërisht në QMF dhe QKUK, duke forcuar kapacitetet mjekësore dhe duke mundësuar që më shumë pacientë të marrin kujdes cilësor.

Këto iniciativa janë pjesë e përkushtimit afatgjatë të IPKO-s për shëndetin e komunitetit dhe për theksimin e rëndësisë që ka parandalimi dhe kujdesi i hershëm në luftën kundër kancerit. /Telegrafi/

Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë

21 October 2025 at 07:55

Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri. Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të […]

The post Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë appeared first on Reporter.al.

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë

By: Ela
21 October 2025 at 08:24

Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri. Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të […]

The post Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë appeared first on BoldNews.al.

Osmani shpërndan 640 pako onkologjike për gratë që luftojnë kancerin e gjirit

15 October 2025 at 19:25


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, ku për të katërtin vit me radhë janë shpërndarë pako onkologjike për gratë që po përballen me kancerin e gjirit.

Osmani tha se ky donacion prej 640 pakosh është një akt mbështetjeje dhe inkurajimi për secilën grua që ka luftuar me dinjitet, duke theksuar se “pas çdo plage ka jetë, shpresë dhe rifillim”.

“Në Klinikën e Onkologjisë, për të katërtin vit me radhë, i dhuruam pakot onkologjike për gratë që janë përballur në betejën me kancerin e gjirit. Ky donacion prej 640 pakosh është një mbështetje dhe inkurajim për secilën grua që ka luftuar me dinjitet, e një kujtesë se pas çdo plage ka jetë, shpresë dhe rifillim,” shkroi Osmani.

Presidentja theksoi se mbështetja për gratë e prekura nga kanceri nuk është veprim i një dite, por “një angazhim i përhershëm për dinjitetin, barazinë dhe shëndetin e tyre”.

Në këtë kauzë, Osmani tha se bashkëpunon ngushtë me shoqatën “Jeta/Vita” dhe Zonjën Nafije, si dhe me personelin shëndetësor që po bën një punë të jashtëzakonshme në përkrahje të pacienteve.

“Në çdo pako onkologjike ka një mesazh të qartë: Ti nuk je vetëm! Ti je e fortë! Ti mundesh!” përfundoi Osmani.

Në Mitrovicë mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit

15 October 2025 at 14:28


Në kuadër të aktiviteteve të muajit tetor, që njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, sot në Mitrovicë është mbajtur marshi tradicional për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Marshi nisi nga objekti i Komunës së Mitrovicës, për të vazhduar nëpër sheshin “Isa Boletini” e deri tek sheshi “Adem Jashari”, ku pjesëmarrësit përçuan mesazhin e solidaritetit dhe rëndësisë së kontrollave të rregullta shëndetësore, përcjell Telegrafi.



Në këtë aktivitet simbolik morën pjesë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami, asambleistë komunalë, përfaqësues të QKMF-së, Policia e Kosovës, organizata joqeveritare, si dhe nxënës dhe staf i shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”.

Aktiviteti u organizua nga Drejtoria për Shëndetësi në bashkëpunim me QKMF-në, Grupin e Grave Asambliste dhe në koordinim me institucione e organizata të tjera që veprojnë në komunë.

Përgjatë gjithë muajit tetor, Drejtoria e Shëndetësisë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh sensibilizuese, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rrezikun që paraqet kanceri i gjirit dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, që shpesh është vendimtar në shërimin e pacientëve. /Telegrafi/

Dhurohen 640 proteza të gjirit për të prekurat me kancer të gjirit, e domosdoshme edhe Qendra e kujdesit paliativ

15 October 2025 at 13:42


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtoresha e Qendrës kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta-Vita”, Nafije Latifi kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë. Këtë vit nga presidenca janë dhuruar 640 pako onkologjike për të prekurit me kancer të gjirit.

Presidentja, Vjosa Osmani tha se tash e katër vjet po ofrojnë donacion me pako onkologjike, të cilat përfshijnë proteza të gjoksit dhe paruke.

“Mbështetje e cila në shikim të parë duket simbolike, megjithatë ka rëndësi të madhe për mbështetjen psikologjike. Diku 640 pako onkologjike sivjet janë donacion nga presidenca dhe këto donacione jemi duke i ofruar për pacientet që kanë vuajtur dhe vuajnë nga kanceri i gjirit. Që katër vite me radhë e kemi këtë bashkëpunim. Natyrisht që përpjekjet tona nuk përfundojnë me kaq, sepse çdo vit shtyjnë përpara edhe amendamentet në buxhet që do ta rrisim buxhetin e nevojshëm për listën e barnave të cilat janë të domosdoshme për pacientët me këtë lloj kanceri, por edhe për gjithë ata që janë pacientë të Onkologjisë.

Do të vazhdojmë këtë përpjekje edhe me mbështetjen e doktorëve, të cilët më mirë se çdo kush tjetër e dinë se për çka kanë nevojë për pacientët. Diskutuam edhe sot për nevojat të cilat ballafaqohen, duhet të rritet edhe numri i stafit edhe na duhet edhe Qendra e kujdesit paliativ, një çështje të cilën po e shtyjmë përpara së bashku me zonjën Nafije që disa vite dhe shpresojë që do të bëhet realitet së shpejti”, deklaroi ajo.

E para e shtetit u ka bërë thirrje grave e burrave për kontrolle të hershme, për zbulim të hershëm të sëmundjes.

Drejtoresha e Qendrës kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta-Vita”, Nafije Latifi tha se e domosdoshme për pacientët është qendra e kujdesit paliativ.

“E fundit është kjo nevoja e domosdoshme për një qendër të kujdesit paliativ, e cila i mungon Kosovës dhe pacientëve kosovarë. Njëkohësisht shumë mirënjohëse ndaj stafit të Klinikës së Onkologjisë, në krye me drejtorin Ilir Kurtishi, të cilët bëjnë punë të jashtëzakonshme me pacientët më të rëndë për sëmundjen e kancerit. Këta janë 24 orë në shërbim të tyre dhe e bëjnë të pamundurën që të ju lehtësojnë dhimbjet dhe t’i shërojnë”, tha ajo.

E drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi tha se pakot onkologjike të cilat janë donacion nga presidenca, kanë impakt në aspektin psikologjik dhe fizik të pacienteve.

“Këto pako të cilat sot u shpërndan për pacientët të cilët janë me kancer, kanë një impakt shumë të madh edhe në aspektin psikologjik edhe fizik dhe shpresojmë që ato t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë dhe më racionale. E falënderojmë shumë presidenten edhe për kontributin e jashtëzakonshëm vitin e kaluar, e cila së bashku me deputetët e parlamentit, Ministrinë e Shëndetësisë ka bërë të mundur që ne sot të kemi disa barna të cilat kanë impakt direkt në jetëgjatësinë e pacientëve, të femrave me kancer të gjirit dhe të personave të cilat kanë tumore të lëkurës ose melanoma, dhe morëm prapë një zotim nga presidentja e cila do të ndihmojë qytetarët e Kosovës që të kemi barna edhe më shumë vitin e ardhshëm në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, që qytetarët tanë të kenë trajtime adekuate, korrekte në Klinikën e Onkologjisë. Meqë numri i pacientëve të cilët ne trajtojmë gjatë ditës kap shifra mbi 200, 250 persona. Dhe më shumë se 1500 raste të reja për herë të parë këtë vit janë lajmëruar në klinikë, kjo tregon se sa është e domosdoshme që të kemi furnizime të rregullta me barna dhe aparaturë të cilën veç e kemi, staf infiermieror dhe të bëjmë më të mirën e mundshme që secili qytetar i Kosovës të trajtohet në institucionet publike”, përfundoi Kurtishi.

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, janë diagnostikuar 330 raste të reja me kancer të gjirit, i cili është numër i njëjtë me vitin paraprak dhe prej tyre janë tre meshkuj.

Muaji tetor njihet si muaji rozë i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. /Kosovapress/

Rreth 330 raste me kancer të gjirit në 2025, Kurtishi: Identifikimi i hershëm çelës për jetëgjatësi

13 October 2025 at 09:59


Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, institucione shëndetësore dhe profesionistë të fushës kanë theksuar rëndësinë e identifikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, duke bërë thirrje për kontrolle të rregullta dhe edukim shëndetësor në popullatë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, ka deklaruar se gjatë këtij viti është regjistruar një numër i ngjashëm i rasteve të reja me vitin paraprak, ku në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 320 raste.

Kurtishi, për KosovaPress ka theksuar se këtë vit janë identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj në Klinikën e Onkologjisë.

“Këtë vit kemi regjistruar numër të njëjtë për nëntë muajt e vitit 2025, me vitin 2024, rreth 320-330 pacientë. Kemi një plato sa i përket incidencës të rasteve të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit, vlen të theksohet se këtë vit kemi identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj, të cilët kanë marrë trajtim onkologjik në klinikën tonë”, ka thënë Kurtishi.

Ai ka theksuar se diagnostikimi i hershëm luan rol kyç në trajtimin e suksesshëm dhe rritjen e jetëgjatësisë tek pacientët.

Shqetësuese sipas tij është edhe prekja e kancerit të gjirit në mosha më të reja. Kurtishi, ka thënë se tre vitet e fundit, po prekën gratë nga mosha 40-50 vjeçare.

“Çelësi i trajtimit të suksesshëm i kësaj sëmundje është pikërisht identifikimi i hershëm i sëmundjes sidomos në fazën zero apo një, ku jetëgjatësia e pacientëve është shumë e madhe.. Këto dy tre vitet e fundit kemi femra të atakuara me kancerin e gjirit, me një numër më të lartë sesa viteve paraprake, nga mosha 40-50 vjeçare që është fenomen i ngjashëm me vendet e rajonit, sidomos me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.. Duhet të bëhet dhe të ngulitet në kokë të kemi një edukim shëndetësorë të mirëfilltë, që duhet të bëjmë kontroll të gjirit pa pas ndonjë shenjë apo ndryshim, por një kontroll kur gjiri është i pa sëmurë”, ka nënvizuar ai.

Ndërkohë, për raportimet mbi mungesën e terapisë imunologjike, Kurtishi ka sqaruar se furnizimi ka qenë i rregullt përveç një periudhe të shkurtër.

Sipas tij, numri i pacientëve është në ngritje dhe se trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë.

“Terapia imunologjike në Klinikën e Onkologjisë jepet për rastin të cilët kanë indikacion. Furnizimi ka qenë i rregullt përpos një periudhe shumë të shkurtër, por pacientët e marrin këtë terapi për një kohë të gjatë.. Numri i pacientëve është në ngritje, trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për këtë terapi furnizohen dhe trajtohen në mënyrë të rregullt me këto barna’, ka thënë Kurtishi.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka bërë të ditur se edhe këtë vit janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për vetëdijesim rreth kancerit të gjirit, përfshirë mamografinë falas dhe mamografinë mobile në komuna pa qasje në këtë shërbim.

“Ministria e Shëndetësisë, edhe këtë vit, në bashkëpunim me aktorët relevantë, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit. Një nga veprimet kryesore është ofrimi i mamografisë falas në të gjithë Kosovën. Për herë të parë vitin e kaluar, ky shërbim është realizuar edhe në komunat veriore. Duke qenë se diagnostikimi i hershëm është një nga faktorët kyç për trajtim më të suksesshëm dhe më të plotë, edhe këtë vit është organizuar mamografi mobil, i cili do të shërbejë në komunat ku mungon shërbimi i mamografisë. Gjithashtu, gjatë këtij muaji, IKShPK do të realizojë ligjërata informative dhe edukative për të rritur më shumë njohuri mbi këtë sëmundje”, ka thënë MSH në një përgjigje me shkrim.

Ministria bënë thirrje grave që të konsultojnë faqet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së për kalendarin e mamografisë dhe të kryejnë mamografinë sipas indikacioneve mjekësore./kp/

Fitoi betejën me tumorin në gji, Çali për ATSH: Kontrolli i hershëm të shpëton jetën

12 October 2025 at 10:28

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Tetori rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen në zbulimin e hershëm dhe trajtimin në kohë të kësaj diagnoze.

Përpara tri vitesh, jeta e Uljanova Çalit ishte normale, mes ritmit të punës dhe përditshmërisë në dyqanin e saj, angazhimeve në familje, djalit dhe bashkëshortit.

Por, mjaftoi një vetëkontroll i gjirit për të zbuluar një masë të ngurtë dhe ndryshim të strukturës së gjoksit, që nuk e kishte hasur më parë. Instinkti i brendshëm ishte shtysa e parë që Uljanova të mos e neglizhonte një konsultë me mjekun onkolog.

Ajo thotë për ATSH-në, se konfirmimi i diagnozës erdhi pas këtyre shqetësimeve të vogla që kuptoi në një pjesë të gjoksit të saj.

“Kur dëgjova fjalën kancer, koha u ndal! Ishte një tronditje që nuk di ta shpjegoj. Sëmundjet e këqija nuk japin simptoma të rënda, por shenja. Pata një ndryshim në strukturën e gjirit, një forcim që nuk më kishte ndodhur më parë. Diagnoza u konfirmua, kisha një gjëndër tumorale në gjoks”, tha Çali.

52-vjeçara u shpreh se dhimbja më e madhe për të, ishte konfirmimi i diagnozës së kancerit të gjirit plot tri vite më parë, gjë të cilën e cilëson si një ndjesi shumë të rëndë.

“Kontaktet e para i vendosa me mjekun onkolog Nurian Ohri. Unë hoqa masën tumorale, por mjeku vlerësoi gjendjen time shëndetësore dhe stadin e sëmundjes që nuk kishte nevojë për kimioterapi shtesë apo rreze”, tha ajo.

“Ka pasur momente shumë të errëta, por e mbajta veten, për jetën time, për familjen time, këto ishin forca që më ringritën”, vijoi Çali.

Uljanova u shpreh se nuk e konsideron veten plotësisht të shëruar, pasi sipas protokolleve mjekësore për pacientët që janë prekur një herë nga kanceri i gjirit, çdo gjashtë muaj ajo duhet t’i nënshtrohet kontrolleve.

“E kuruar tërësisht nuk jam sepse si rregull, pasi bëhet operacioni si në rastin tim ku unë hoqa masën tumorale, çdo gjashtë muaj për pesë vjet rresht duhet të jem nën kontrollin e mjekëve”, tha Çali.

Duke marrë shkas edhe nga muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Uljanova ka një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle të shpeshta për ta kapur në kohë diagnozën.

“Frika nuk e ndal diagnozën, por kontrolli i hershëm mund ta ndalë përhapjen! Kujdesi për veten është dashuri”, pohoi ajo.

Uljanova  u shpreh se jeta e saj ka ndryshuar katërcipërisht, pas diagnozës së kancerit të gjirit, gjë që i ka ndryshuar edhe vlerësimin për gjërat në jetë.

“Më ka dhënë të kuptojë që nuk duhet t’i japë rëndësi gjërave të vogla që nuk kanë vlerë, nuk duhet të humb kohë me njerëz që më lodhin, dua të takoj individë me energji pozitive, që më mbushin jetën sepse mua më ka kaluar jeta përpara syve”, tha Çali.

Në fund, Uljanova ka një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat, që jo vetëm gjatë tetorit, por në çdo periudhë të vitit, t’i drejtohen mjekut në dyshimin më të vogël që mund të shohin në lidhje me gjoksin e tyre.

“Diagnostikimi i hershëm, shpëton jetë”, përfundoi Çali.

/e.i/a.f/

The post Fitoi betejën me tumorin në gji, Çali për ATSH: Kontrolli i hershëm të shpëton jetën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dimova: Kanceri i gjirit po shfaqet gjithnjë e më shpesh te gratë e reja

10 October 2025 at 14:57


Po ulet mosha mesatare e grave me kancer të gjirit – sëmundja po shfaqet gjithnjë e më shpesh edhe te gra vetëm 25-vjeçe, alarmojnë mjekët.

Sipas tyre, diagnostikimi i hershëm është çelësi për trajtim të suksesshëm, por kontrollet duhet të jenë të rregullta dhe të plota. Ekografitë parandaluese rekomandohen pas moshës 20-vjeçare, veçanërisht për gratë me rrezik gjenetik.

“Nëse më parë mosha mesatare ishte 45 deri në 50 vjeç, tani ajo është nga 25 vjeç e lart. Mesatarisht, preken gra 35 deri në 40 vjeç. E dini kur ndodhin gabimet? Kur gratë mendojnë se nëse bëjnë vetëm një kontroll me ultrazë, aty mbaron ekzaminimi. Jo! Ekzaminimi përfundon vetëm kur bëhen të dy kontrollet së bashku – si ultrazëri ashtu edhe mamografia – sepse njëri nuk e përjashton tjetrin. Të dyja plotësojnë njëra-tjetrën”, tha Gabriela Dimova, specialiste radiologe.

640 raste të reja me kancer të gjirit gjatë 2024 në Kosovë

2 October 2025 at 13:01


Në Kosovë, vetëm në vitin 2024, janë regjistruar 640 raste të reja me kancer të gjirit, shumica gra, por edhe ka edhe raste të burrave.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, që u organizua nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se muaji i vetëdijësimit për kancerin e gjirit është fushatë vjetore ndërkombëtare, që synon edukimin për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe burrat në të gjithë botën.

“Motoja e fushatës këtë vit është ‘Me ty fillon parandalimi!’, një mesazh i qartë pra që tregon se secili nga ne ka një rol të rëndësishëm. Me vetëdijesimin dhe me informimin e saktë mbi kujdesin për shëndetin tonë, me vetëkontroll dhe me kontrolle të rregullta mjekësore, ne e bëjmë hapin vendimtar drejt zbulimit të hershëm të sëmundjes dhe shpëtimit të jetës”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se të dhënat tregojnë se në botë çdo vit diagnostikohen mbi 2.3 milionë raste të reja dhe humben rreth 670 mijë jetë nga kanceri i gjirit.

Ai tha se në Kosovë, vetëm në vitin 2024, janë regjistruar 640 raste të reja, shumica gra, por edhe burra, dhe se ky realitet i obligon që kanceri i gjirit të trajtohet si prioritet kombëtar shëndetësor.

Për këtë qëllim, kryeministri Kurti tha se Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me IKShPK dhe institucionet shëndetësore në të gjitha nivelet, ka përgatitur një program të gjerë aktivitetesh gjatë gjithë muajit tetor: nga informimi i qytetarëve në sheshe dhe shkolla, te ligjëratat për komunitete të ndryshme, organizimi i mamografisë mobile gjatë tërë muajit në komunat ku nuk ka mamograf, deri te emisionet edukative në platforma digjitale dhe takimet me gratë që e kanë mposhtur luftën me kancerin.

Më tej, kryeministri theksoi se është investuar në pajisje të teknologjisë së fundit, në infrastrukturë moderne dhe personel të specializuar për trajtim më cilësor, derisa nga fundi i tetorit të vitit 2024, mamografitë dhe rikonstruktimi i gjirit janë falas përherë në institucionet publike në Kosovë.

Ai tha se për herë të parë është hartuar dhe Plani Kombëtar i Skriningut për Kancerin e Gjirit 2026-2028, plan ky që do të mundësojë qasje më të organizuar, më të drejtë dhe më të barabartë në shërbime për të gjitha gratë, duke siguruar diagnostikim të hershëm, dhe më shumë jetë të shpëtuara.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo ngjarje është një nismë që synon ndërgjegjësimin për një sëmundje që prek mijëra gra çdo vit, pa përjashtuar edhe burrat, por që me diagonstikim të hershëm mund të mposhtet.

Ai tha se vetëkontrolli, kontrollet e shpeshta në rastet e dyshimeve si dhe mamografia, janë shumë të rëndësishme në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje për parandalimin dhe shërimin e saj.

Më tej ministri theksoi se me investimet në Klinikën e Onkologjisë, tashmë kapacitetet e shtretërve janë dyfishuar, hapësirat janë riorganizuar dhe modernizuar, duke ofruar kushte shumë më të mira për pacientët. /Telegrafi/

Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri, 805 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri

1 October 2025 at 18:46


Në ditën e parë të tetorit rozë, i cili është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, A2 CNN ka sjellë përvojën e zonjës Alketa Cukalla Mineu. Ajo rrëfeu në A2 Puls me Bruna Çifligun përvojën e saj të diagnostikimit, trajtimit dhe shërimit nga kanceri i gjirit.

Me lot në sy ajo tregoi momentin kur mbyllej në dhomë për shkak të sëmundjes dhe nuk mund të ndiqte përditshmërinë dhe ecurinë e dy fëmijëve të saj.

“Jam kontrolluar në një klinikë private dhe ndoqa rrugën jo në spital publik. Gjërat nuk janë si para 4-5 viteve që kam parë te mikeshat e mia që e kanë kaluar. Fati im i madh ishte që rastësia e solli që unë ta kapja në fazë të hershme. Mastektominë e kam bërë në një vend fqinj dhe terapinë, ndërsa radiografinë e kam bërë në spital publik për një periudhë 6 mujore. Jam nënë e dy fëmijëve. Të mbyllesh në dhomë, të mos ndjekësh dot përditshmërinë e ecurisë së fëmijëve nuk është e lehtë. Pata mbështetje nga familja e miqtë”, tha ajo në A2 CNN.

Përmes emocioneve zonja Alketa Mineu tregoi kalvarin e vuajtjeve të saj por edhe apeloi për të gjitha gratë dhe vajzat që të mos ia lënë veten rastësisë, sikurse veproi ajo.

“Më besoni nuk jam natyrë qaramane, por kur kthej kokën pas dhe kuptoj se neglizhenca për shëndetin tim më bëri të kaloj një kalvar që mund t’ia kisha kursyer vetes, ua them të gjitha mikeshave të mia të njohura e panjohura; mos e lini veten në dorë të rastësisë. Unë ia lashë rastësisë. Nuk është vetëm tetori rozë. Unë preva shumë fije. Unë kam një profesion që e merrem me ndërgjegjësimin dhe spilat ishin pjesë e përditshmërisë sime, dhuroja spila dhe nuk e kisha kthyer kokën të ndërgjegjësoja veten time”.

Gjatë vitit 2024 janë diagnostikuar 805 raste të reja me kancer gjiri. Këto të dhëna u bënë të dituar në studion e A2 Puls me Bruna Çifligun nga zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini.

Sipas saj numri më i lartë i rasteve të hasura janë në fashën 50-70 vjeç. Sipas saj në fashën 20 vjeç numri është më i pakët, por nuk është zero. Zv.ministrja apelon për depistim të hershëm dhe në kohë.

❌
❌