Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

POLONI – Zelensky: Miratimi i fondeve të BE-së fitore për Ukrainën

19 December 2025 at 19:29

VARSHAVË, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi sot si një fitore të madhe për vendin e tij miratimin nga Bashkimi Evropian të miliarda eurove fondeve shtesë, edhe pse liderët evropianë nuk arritën të bien dakord mbi përdorimin e aseteve ruse të ngrira për ndihmë ndaj Kievit.

”Miratimi i fondeve sot premtes ishte një lajm pozitiv për popullin ukrainas dhe një sinjal për Rusinë se vazhdimi i luftës nuk ia vlen”, tha Zelensky pas një takimi me presidentin polak Karol Nawrocki në Varshavë.

Pas muajve të negociatave, liderët e BE-së në Bruksel ranë dakord të ofrojnë për Kievin një hua pa interes prej 90 miliardë eurosh (105,5 miliardë dollarë), që do të financohej nga Bashkimi Evropian përmes borxhit të përbashkët.

Nëse Rusia nuk paguan dëmshpërblimin për dëmet e luftës në Ukrainë, asetet e ngrira ruse në BE do të përdoren për shlyerjen.

Shtete si Belgjika, ku mbahet  pjesa më e madhe e aseteve, kishin hezituar për përdorimin e fondeve ruse menjëherë për financimin e Ukrainës, duke pasur frikë se mund të ishte e paligjshme ose se Moska mund të hakmerrej ndaj qytetarëve dhe kompanive private evropiane.

”Pa fonde të reja, Ukraina rrezikonte një deficit prej 45–50 miliardë eurosh vitin e ardhshëm dhe do të duhej të reduktonte prodhimin ushtarak”, tha Zelensky./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post POLONI – Zelensky: Miratimi i fondeve të BE-së fitore për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rindërtimi, mbi 1,25 miliardë lekë për bashkitë Durrës, Shijak, Kurbin dhe Kamëz

19 December 2025 at 18:22

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot një seri vendimesh për përdorimin e fondeve të rindërtimit të vitit 2025, për të financuar rindërtimin e banesave dhe infrastrukturës në zonat e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, duke siguruar kështu përshpejtimin e rikuperimit të zonave të prekura.

Bashkia Durrës do të përfitojë 169,85 milionë lekë për rikonstruksionin e njësive individuale të banimit të dëmtuara lehtë ose rëndë nga tërmeti, duke përfshirë punime riparimi dhe rikonstruksioni të objekteve që nuk duhet rindërtuar nga e para.

Bashkia Shijak do të marrë mbi 78,24 milionë lekë. Nga këto, 5,31 milionë lekë për riforcimin e banesave me dëmtime të rënda (DS4) dhe 72,93 milionë lekë për punime rikonstruksioni të banesave individuale.

Bashkia Kurbin është një nga përfituesit më të mëdha, me rreth 518,97 milionë lekë të caktuara për rindërtimin e njësive të banimit në pallate dhe truall ekzistues. Nga këto, 104,05 milionë lekë për njësitë që duhet ndërtuar nga e para, 124,04 milionë lekë për njësitë në pallate dhe 130,18 milionë lekë për njësitë e tjera banimi në truall ekzistues.

Për rikonstruksionin e objektit të Komisariatit të Policisë nr. 5 në Kamzë janë caktuar 3,69 milionë lekë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të marrë 185,85 milionë lekë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike në zonat e reja të zhvillimit, duke përfshirë bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Nga këto, 167,26 milionë lekë do të përdoren për programet e zhvillimit dhe ndërtimit të infrastrukturës në zonat prioritare.

Të gjitha këto fonde do të transferohen në formë të pakushtëzuar për bashkitë përkatëse, duke garantuar realizimin e punimeve të nevojshme, përmirësimin e sigurisë së banesave dhe infrastrukturës, si dhe përshpejtimin e rikuperimit të zonave të prekura.

/r.e/a.f/

The post Rindërtimi, mbi 1,25 miliardë lekë për bashkitë Durrës, Shijak, Kurbin dhe Kamëz appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Zelensky bën thirrje për fonde te reja të shpejta nga BE-ja

18 December 2025 at 17:15

BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH-DPA/  – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje liderëve të Bashkimit Evropian që të bien shpejt dakord për fonde të reja për Kievin, pas pjesëmarrjes si i ftuar në një samit vendimtar në Bruksel.

”Pa financime të reja, Ukraina rrezikon të përballet vitin e ardhshëm me një deficit prej 45–50 miliardë eurosh (52,8–58,7 miliardë dollarë) dhe të detyrohet të reduktojë prodhimin ushtarak”, tha ai për gazetarët në Bruksel.

Liderët e BE-së po diskutojnë mundësinë që asetet e ngrira ruse nën sanksionet e BE-së të vihen në dispozicion të Ukrainës në formën e një kredie.

Komisioni Evropian ka propozuar që Ukrainës t’i ofrohen deri në 210 miliardë euro nga asetet ruse të bllokuara  në BE si kredi reparacionesh, nga të cilat 90 miliardë euro synohen të mbulojnë nevojat financiare dhe ushtarake për vitet 2026 dhe 2027.

Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre aseteve, e kundërshton planin, duke përmendur rreziqe ligjore dhe financiare.

Zelensky zhvilloi një takim privat me kryeministrin belg Bart De Wever kuadër të samitit të BE-së.

“I kuptoj rreziqet për të cilat flet ai”, tha Zelensky pas takimit, “por ne jemi në luftë dhe mendoj se përballemi me rreziqe edhe më të mëdha”.

Presidenti ukrainas e quajti “sinjal pozitiv” faktin që De Wever po sinjalizon tani se një zgjidhje për këtë çështje duhet të gjendet në ditët në vijim.

“Një marrëveshje për kredinë e reparacioneve është e nevojshme për të shmangur përdorimin e aseteve kundër Ukrainës në përpjekjet diplomatike në vazhdim për t’i dhënë fund luftës së Rusisë”, shtoi Zelensky.

“Sigurimi i mbulimit të nevojave financiare për vitin e ardhshëm do ta forconte pozicionin e Ukrainës në tryezën e negociatave”, theksoi ai./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post BRUKSEL – Zelensky bën thirrje për fonde te reja të shpejta nga BE-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

17 December 2025 at 09:39

PRISHTINË, 17 dhjetor/ATSH/ Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 18 dhe 19 dhjetor me një detyrë të vetme: sigurimi i fondeve për Ukrainën për dy vjetët e ardhshëm.

Me më shumë shtete, përfshirë Bullgarinë, Maltën dhe Italinë, që po rreshtohen me Brukselin për vënien në pikëpyetje për realizueshmërinë e një kredie për Kievin për reparacione si metodë e preferuar, shumica e përpjekjeve diplomatike këtë javë do të përqendrohen në tentimin për të zgjidhur këtë çështje.

Por, një ditë para takimit, më 17 dhjetor, kryeqendra e BE-së është mikpritëse e një samiti tjetër që krejtësisht është lënë në hije nga zhvillimet që lidhen me Ukrainën: udhëheqësit e gjashtë vendeve aspiruese të Ballkanit Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) takohen me homologët e tyre të BE-së në Bruksel.

Kosova, në këtë samit, përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Samiti vjetor BE-Ballkani Perëndimor është bërë një lloj formaliteti viteve të fundit, me pak ose aspak rezultate konkrete, dhe ky takim nuk përbën përjashtim.

Draft-deklarata e samitit, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, dokument që do të miratohet nga udhëheqësit e BE-së, pohon se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun tonë. Zgjerimi është një mundësi reale që duhet shfrytëzuar”.

Në realitet, shumica e gjashtë shteteve janë të bllokuar në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, dhe vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë përparim drejt anëtarësimit në bllok. Por, përgatitjet për samitin dhe lëvizjet politike ofrojnë një shembull të qartë se edhe ky përparim është i brishtë.

Gjatë vjeshtës, ideja ishte që Mali i Zi do të mbyllte pesë kapituj politikë – një hap i madh për Podgoricën. Kjo ndodhi më 16 dhjetor dhe shteti tani ka mbyllur 12 nga 33 kapituj gjithsej.

Draft-konkluzat, të cilat i ka parë Radio Evropa e Lirë, thonë se deri javën e kaluar Parisi ka kërkuar që të mbylleshin vetëm tre kapituj. Më pas, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kishte biseduar përmes telefonit me homologun francez, Emmanuel Macron, për këtë çështje dhe arriti ta binte që të pajtohej për mbylljen e pesë kapitujve.

Problemi që kishte Franca nuk kishte të bënte me të vërtetë me Malin e Zi, por më shumë me Serbinë, një aleate e ngushtë politike e Francës, e cila nuk do të hapë asnjë kapitull të anëtarësimit. Beogradi ka ngecur në rrugën evropiane që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 2022, me disa shtete të tjera anëtare të BE-së që nuk janë të kënaqura që shteti nuk po rreshtohet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe se ka bërë përparim të pamjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit.

Duke qenë se hapja dhe mbyllja e kapitujve kërkon konsensus të 27 shteteve anëtare, Franca po e përdor një taktikë që është e zakonshme në Bruksel, atë të lidhjes së përparimit të shtetit kandidat (ose mungesës së përparimit) me të një shteti kandidat tjetër.

Përderisa Franca u tërhoq nga Mali i Zi, ajo mori atë që donte sa i përket Kosovës. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Prishtinës më 2023, përfshirë ngrirja e qindra milionave eurove, pasi Kosova njohu rezultatet e zgjedhjeve lokale në veriun e banuar me shumicë serbe, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli.

Përderisa ekziston një pajtim i gjerë se Kosova ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të shtensionuar situatën dhe masat duhet të hiqen gradualisht, Franca ka udhëhequr përpjekjet për të ngadalësuar këtë proces.

Nga Presidenca e Kosovës thanë se gjatë samitit, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me udhëheqës të institucioneve të BE-së dhe liderët pjesëmarrës dhe tema kyç do të jenë masat.

“Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, tha Presidenca e Kosovës.

I mbështetur nga Hungaria, Italia, Spanja dhe Sllovakia, Parisi është siguruar që asnjë masë të mos hiqet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Kosovë më 28 dhjetor. Këto shtete kanë qenë po ashtu instrumentale që Serbia të shmangë sanksionet e BE-së dy vjet më parë, pasi militantët serbë, që dyshohet se janë mbështetur nga Beogradi, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic.

Në draft-deklaratën, të cilën e ka parë REL-i, përmendet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Brukseli. Aty thuhet se “mungesa e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit po mban të dy shtetet të bllokuara në rrugën evropiane”.

“Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja duhet të zbatohen, veçmas Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i saj. Mbështetja nën Reformën për Ballkanin Perëndimor dhe Rritjen është e kushtëzuar me angazhimin konstruktiv të partnerëve dhe përparimin e matshëm dhe rezultate konkrete në normalizimin e raporteve të tyre”, thuhet në dokument.

Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel. Marrëveshja që përmendet në draft-deklaratë është arritur më 2023, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë. BE-ja e vlerëson se marrëveshja është e detyrueshme për Beogradin dhe Prishtinën dhe vazhdimisht kërkon zbatimin e saj dhe të aneksit.

Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Në draft-deklaratë përmendet edhe Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në këmbim të zbatimit të reformave që lidhen me bllokun. Ky plan, sipas BE-së, ka potencial që të përshpejtojë rritjen ekonomike në rajon në dekadën e ardhme, pasi vendet do të marrin këtë shumë parash për reforma dhe investime.

“Kjo shumë është shtesë e 29 miliardë eurove që po zbatohen përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve. BE-ja bën thirrje për shfrytëzim maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes përmes zbatimit me kohë të reformave”, thuhet në draft-deklaratë.

Përtej çështjes së zgjerimit, nuk ka shumë pika të tjera ku BE-ja mund t’i shtyjë përpara në Ballkanin Perëndimor vitin e ardhshëm, përveç integrimit gradual në tregun e BE-së në disa fusha.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia gjatë këtij viti iu bashkuan Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), që thjeshton dhe redukton transferet bankare në euro. Ideja është që edhe dy shtetet e tjera, Kosova dhe Bosnja, të bashkohen së shpejti.

Ngjashëm, qëllimi i Brukselit për vitin 2026 është që të përfshijë të gjithë rajonin në regjimin e tij të telefonisë mobile, që do t’iu mundësojë qytetarëve nga gjashtë republikat të thërrasin, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin duke përdorur tarifat e brendshme të telefonisë të BE-së.

Ky do të ishte një hap drejt uljes së tarifave të roamingut mes BE-së dhe shteteve kandidate në Ballkanin Perëndimor, që hynë në fuqi më 2023. Ky hap do të pasonte Moldavinë dhe Ukrainën, të cilat do t’i bashkohen zonës së roamingut të BE-së më 1 janar. /rel/

The post Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i investimeve kolektive zgjeron asetet në 68,1 miliardë lekë

13 December 2025 at 11:27

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive ka vijuar zgjerimin edhe gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të aseteve, numrit të investitorëve dhe vlerës së investimeve, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Analiza e tregut tregon se vlera neto e aseteve u rrit ndjeshëm, duke arritur rreth 68.13 miliardë lekë, ose rreth 704 milionë euro. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kjo përfaqëson një rritje prej rreth 6.77 miliardë lekësh, ose 11,03%.

Në të njëjtën periudhë është zgjeruar edhe baza e investitorëve. Numri i tyre arriti në 41,686, me një rritje prej 10,32% krahasuar me 31 dhjetorin 2024, çka tregon interes në rritje të publikut për investimet kolektive.

Fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike u përkasin asetet më të mëdha të tregut, me një vlerë neto prej rreth 62 miliardë lekësh, ose 640 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 11,69% në raport me fundin e vitit të kaluar.

Në fund të tremujorit të tretë të vitit, më 30 shtator 2025, në tregun SIK operonin 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF, nga të cilat 4 me kapital vendas dhe 2 me kapital të huaj. Numri i fondeve të investimit arriti në 16, ku 4 prej tyre janë fonde investimi alternative.

Struktura e investimeve vijon të dominohet nga titujt qeveritarë, bono thesari dhe obligacione, të cilat përbëjnë 81,21% të totalit të investimeve. Ndërkohë, 6,24% e portofolit është e orientuar drejt tregjeve financiare ndërkombëtare.

Sipas AMF-së, këto zhvillime konfirmojnë stabilitetin dhe rritjen graduale të tregut të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, duke e konsoliduar atë si një alternativë gjithnjë e më të rëndësishme investimi në tregun financiar shqiptar. /j.p/

1 nga 3

The post Tregu i investimeve kolektive zgjeron asetet në 68,1 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

By: Elva
13 December 2025 at 08:18

Sllovenia ka një popullsi prej rreth 2.1 milionë banorësh, pra shumë afër Shqipërisë së vitit 2025 me 2.37 milionë. Por ndryshe nga Shqipëria, që ka 61 bashki dhe 12 qarqe, Sllovenia ka zgjedhur një model shumë më të thjeshtë me 212 komuna si njësi bazë dhe dy rajone të mëdha (NUTS 2) që përdoren për […]

The post Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së appeared first on BoldNews.al.

Skandali me fondet e IPARD, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

By: Elva
10 December 2025 at 19:45

Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33.5 milionë euro në kuadër të programit IPARD 2. Kjo shumë konsiderohet si e shpenzuar në mënyrë të parregullt në harkun e viteve 2020-2022. Pas hetimeve të kryera, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit gjeti 52 raste të abuzimit me paratë që BE jep në kuadër të IPARD. […]

The post Skandali me fondet e IPARD, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

By: Elva
6 December 2025 at 20:06

E diel, 17 nëntor 2019. Kjo datë është gravuar në kujtesën e Bind Skejës, drejtuesit të “Linjës së Jetës”, qendrës telefonike për parandalim të vetëvrasjeve në Kosovë. Në atë datë, “Linja e Jetës” kishte marrë telefonatën e parë. Tani, gjashtë vjet më vonë, vullnetarët e angazhuar përgjigjen në qindra thirrje çdo muaj. “Fillimisht, kemi pasur […]

The post Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve appeared first on BoldNews.al.

Rama vijon të “shkretojë” Shqipërinë! Ul fondet për arsimin deri në vitin 2028, jo më shumë se 2.1% të PBB

By: Ela
4 December 2025 at 09:33

Fondet për arsimin do të vijnë në ulje si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve në buxhetin afatmesëm 2026-2028. Shqipëria alokon pak fonde për arsimin. Sipas INSTAT, shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2,9% e PBB-së, ndërsa këtë vit pritet të arrijnë në 2.4% të PBB dhe […]

The post Rama vijon të “shkretojë” Shqipërinë! Ul fondet për arsimin deri në vitin 2028, jo më shumë se 2.1% të PBB appeared first on BoldNews.al.

Plakja e popullsisë rrit nevojat e shërbimeve shëndetësore! Kuvendi ‘godet’ Ramën: Duhen më shumë fonde

By: Ela
2 December 2025 at 10:12

Pas pandemisë “Covid-19”, nevojat për financimin e shërbimeve publike të shëndetësisë janë rritur më shumë sesa ndan buxheti i shtetit për këtë sektor, ndryshe nga fushat e tjera të shërbimeve publike. Një analizë e Kuvendit të Shqipërisë për deputetët tregoi se sektori shëndetësor ka më shumë nevoja për financime sesa parashikohen, duke dëshmuar për dobësitë […]

The post Plakja e popullsisë rrit nevojat e shërbimeve shëndetësore! Kuvendi ‘godet’ Ramën: Duhen më shumë fonde appeared first on BoldNews.al.

Mbi 50 000 fermerë përfitues nga Skema Kombëtare 2025, vijojnë pagesat

17 November 2025 at 17:32

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se, po vijon për fermerët disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025.

Sipas AZHBR-së, deri më sot, 50201 fermerë kanë përfituar mbështetje financiare, ndërsa pagesat për fermerët e tjerë janë ende në proces.

Skema Kombëtare 2025 përfshin mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), sektorin e bletarisë, fara, fidanë dhe inpute bujqësore, bimë mjekësore-aromatike, fermat organike, certifikimin Global GAP si edhe subvencione me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

AZHBR thekson se qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove të prodhimit për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas, duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor.

/e.xh/r.e/

The post Mbi 50 000 fermerë përfitues nga Skema Kombëtare 2025, vijojnë pagesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Për herë të parë, fond i posaçëm për barnat e Spitalit Onkologjik

By: melisa
15 November 2025 at 13:41

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një dëgjeje publike me banorët e Njësisë Nr.3 në Tiranë, njoftoi se me buxhetin e vitit 2026 shteti do të rrisë investimet dhe angazhimet për kategoritë më në nevojë, duke përfshirë edhe transformimin e infrastrukturës spitalore. Rama theksoi rëndësinë e përkujdesjes për pacientët e prekur nga kanceri, duke theksuar se barnat për…

Source

Tjetër kërkesë për komision Hetimor/ PD kërkon kontroll për fondet e programit IPARD 2 në Bujqësi

By: xhir jeta
28 October 2025 at 11:52

PD përsërit sërish kërkesën për komision hetimor për fondet e programit IPARD 2 në Bujqësi. Është një kërkesë e përsëritur nga ana e demokratëve për ngritjen e këtij komisioni, pas rrëzimit të kërkesës në Konferencën e kryetarëve,

Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian; (ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II; (iii) Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve; (iv) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale; (v) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare; (vi) Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III.

Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

BE, 8 milionë euro në mbështetje për projektet e kulturës në rajon

22 October 2025 at 22:37

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Në kuadër të programit Culture and Creativity for the Western Balkans (C4WBs), me mbështetje prej 8 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, sot në Bylis u prezantuan projektet fituese nga i gjithë rajoni.

Në një njoftim publik, Delegacioni i BE-së në vendin tonë bën me dije se këto projekte tregojnë se si kultura lidhet me aftësitë, ekonominë lokale dhe kapërcimin e kufijve kombëtarë.

Sipas njoftimit, thuhet se në Bylis u rikujtua fakti se trashëgimia e Shqipërisë është pjesë e historisë së përbashkët evropiane.

“Kjo ditë dëshmoi se trashëgimia kulturore në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm për t’u ruajtur, por edhe për t’u përdorur si mundësi, për të lidhur komunitetet dhe për t’i mbajtur vendet si Bylisi në dialog të gjallë me të tashmen dhe të ardhmen evropiane”, thuhet në njoftim.

“Ne, si Bashkim Evropian, angazhohemi në sektorin kulturor jo vetëm për të mbrojtur vende si ky park arkeologjik dhe tradita të gjalla si polifonia shqiptare, por edhe për të gjallëruar komunitetet  duke hapur perspektiva të reja zhvillimi, veçanërisht në turizëm duke siguruar që kjo të jetë ekonomikisht dhe nga ana mjedisore e qëndrueshme. Ne e mbështesim kulturën sepse ajo është edhe mënyrë për të kuptuar identitetin tonë evropian, sa kompleks, aq dhe të përbashkët; dhe ky kuptim na ndihmon të kapërcejmë barrierat mendore dhe fizike mes njerëzve dhe vendeve. Diversiteti është pasuria jonë, por edhe ajo që na bashkon në BE”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

/e.i/a.f/r.e/

The post BE, 8 milionë euro në mbështetje për projektet e kulturës në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në podkastin “Flasim”: Kemi mbështetur shumë individë e sipërmarrje në projektet e tyre

19 October 2025 at 11:03

TIRANË, 19 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Zëdhënësit e bimëve”, emërtohej episodi i radhës i podkastit “Flasim”, ku të ftuarit e kryeministrit Edi Rama ishin tre nismëtarë të krijimit të një laboratori për studimin e bimëve aromatike mjekësore.

Lindita Vrushi, e diplomuar në Mikrobiologji dhe Kimi është drejtuese ekzekutive (CEO) e laboratorit “AMEL Ekstrakt”, i cili ka në fokus ekstraktimin e vajrave esencialë.

E trajnuar dhe certifikuar në Cilësinë dhe Sigurinë Ushqimore, më herët ajo ka qenë drejtuese e Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Ekstraktimit Botanik, dhe ka punuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit si mikrobiologe. Gjatë karrierës së saj ka pasur bashkëpunim edhe me me CEFA Itali në fushën e bujqësisë.

Ndërsa Marsil Xhemollari, 30 vjeç nga Korça, është farmacist dhe pjesë e disa projekteve në fushën e shëndetit publik. Bashkë me bashkëshorten e tij Eriseldën, e cila është infermiere, ata treguan se patën tundimin për të ikur në Gjermani si shumë të rinj të tjerë, por duke bërë bilancet ekonomike menduan që është më mirë të qëndrojnë dhe investojnë në Shqipëri se sa të emigrojnë jashtë. Dhe planet nuk iu shkuan keq.

Ndërsa Eriselda Xhemollari, me profesion infermiere por që e ka lënë profesionin dhe tanimë po studion për farmaci, është po ashtu pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të ekspertëve që kontribuojnë në programet globale të testimit antidoping.

Të tre i janë përkushtuar mikrobiologjisë, farmacisë dhe infermierisë, ndërsa u bënë bashkë për të ngritur këtë laborator shumë të suksesshëm.

Gjatë podkastit, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së të ftuarve mbi mbështetjen që ofron qeveria për sipërmarrje të tilla.

“Ne kemi mbështetur shumë individë ose sipërmarrje në projekte dhe shumë nga gjërat që kanë ndodhur në kuptimin pozitiv kanë brenda edhe mbështetjen e qeverisë përmes strukturave të veta. Natyrisht që nuk është asnjëherë mjaft, por sigurisht që unë besoj që kush ka ambicien e mjaftueshme për të mos u dorëzuar përpara parashikimeve dhe për t’u përballur për ta çuar para një projekt të vetin, sot ka plot rrugë për t’ia dalë”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se qeveria është vetëm një derë, por janë të panumërta dyert e institucioneve të tjera, partnerëve të huaj, programet e Bashkimit Europian.

“Programi i BE-së është i aksesueshëm nga kushdo dhe mbi të gjitha nga universiteti. Pra nevojitet partneritet me universitetin dhe kapacitet për të shkruar mirë atë projekt dhe shanset që ta marrësh projektin janë shumë të mëdha”, tha Rama.

/r.e/

The post Rama në podkastin “Flasim”: Kemi mbështetur shumë individë e sipërmarrje në projektet e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimi i PD-së: Kandidati i PS-së për Bashkinë e Cërrikut, përfitues i fondeve të institucionit, qytetarët t’i japin përgjigjen e merituar në 9 nëntor

By: V K
18 October 2025 at 11:30

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar se Florenc Doka, kandidat i PS-së për Cërrikun, është përfitues i fondeve të kësaj bashkie.

Partia Demokratike, ka deklaruar se kompania familjare në pronësi të Florenc Dokës, i cili mbante njëkohësisht dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në institucionin vendor, ka përfituar fonde publike nga Bashkia Cërrik, pas marrjes së detyrës së kryetarit nga Andis Salla.

“Konkretisht, kompania ‘Melius’ shpk, e regjistruar në vitin 2022, sipas spending data, është kontraktuar nga Bashkia Cërrik për blerje pajisjesh dhe orendish, organizim eventesh sociale, si dhe për shërbime dhe mallra të tjera.

Gjithashtu, në dhjetor 2023, Bashkia Cërrik publikoi njoftimin për fituesin e procedurës së ankandit për Loti 2 – Dhënien në përdorim të fondit pyjor ‘Mollas’, ngastra 52b, me sipërfaqe 5.0 ha.

Fitues i kësaj procedure u shpall kompania në pronësi të Florenc Doka, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit”, thekson Vangjeli.

Deklarata e plotë:

Në takimin e organizuar disa ditë më parë nga Partia Socialiste në kinemanë e Cërrikut, në kuadër të strategjisë së fushatës drejt zgjedhjeve të 9 Nëntorit, sipas mediave Ministri Andis Salla deklaroi:

‘Florenc Doka është njeriu i duhur për Cërrikun! Ai njeh çdo sfidë të qytetit dhe çdo problem të banorëve. Me Florencin, Cërriku do të ecë përpara me projekte reale dhe zhvillim të qëndrueshëm.’

Por përtej fjalëve dhe promovimeve politike, është e rëndësishme që qytetarët e Cërrikut të njihen me faktet konkrete.

 

 

Pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga Andis Salla, kompania familjare në pronësi të z. Doka, i cili mbante njëkohësisht dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj bashkie, ka përfituar fonde publike nga Bashkia Cërrik.

 

 

Konkretisht, kompania ‘Melius’ shpk, e regjistruar në vitin 2022, sipas spending data, është kontraktuar nga Bashkia Cërrik për blerje pajisjesh dhe orendish, organizim eventesh sociale, si dhe për shërbime dhe mallra të tjera.

 

 

Gjithashtu, në dhjetor 2023, Bashkia Cërrik publikoi njoftimin për fituesin e procedurës së ankandit për Loti 2 – Dhënien në përdorim të fondit pyjor ‘Mollas’, ngastra 52b, me sipërfaqe 5.0 ha.

Fitues i kësaj procedure u shpall kompania në pronësi të Florenc Doka, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit.

 

 

Pas gjithë këtij ‘suksesi’ në Bashkinë e Cërrikut, e drejtuar nga Andis Salla, mbetet për t’u parë nëse Doka do të promovohet më tej, ndoshta një ditë edhe si ministër nga Edi Rama.

Ky është, në thelb, vizioni i shpallur për zhvillimin e Bashkisë Cërrik sipas Partisë Socialiste: përfitime private në emër të zhvillimit publik.

 

Por qytetarët e Cërrikut duhet të pyesin veten:

A janë të gatshëm të përfaqësohen nga një person i cili ka përfituar fonde publike për biznesin e tij privat, apo po përdor asete publike për qëllime biznesi me fuqinë e postit që mban, dhe jo vetëm që nuk është ndëshkuar, por po promovohet si ‘njeriu i duhur’ për të drejtuar qytetin?

Koha për përgjigje është më 9 Nëntor.

The post Denoncimi i PD-së: Kandidati i PS-së për Bashkinë e Cërrikut, përfitues i fondeve të institucionit, qytetarët t’i japin përgjigjen e merituar në 9 nëntor appeared first on Albeu.com.

Komisioni Europian miraton 99,3 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

17 October 2025 at 11:06

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Komisioni Europian ka miratuar fondet për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke i alokuar vendit tonë një shumë prej 99,3 milionë eurosh.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), nga kjo shumë, 46,2 milionë euro do t’i kalojnë direkt buxhetit të shtetit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për financimin e projekteve infrastrukturore përmes Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Ky vendim i Komisionit Europian vjen si një njohje dhe vlerësim i reformave të rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë për të përmbushur kriteret dhe standardet e Bashkimit Europian.

Fondet do të mbështesin projekte në sektorë kyç si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, zhvillimi dixhital dhe përmirësimi i kapitalit njerëzor.

Ky është vetëm një hap në procesin e vazhdueshëm të përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësimin në BE, duke përshpejtuar integrimin dhe rritjen ekonomike të vendit.

Përveç Shqipërisë, Komisioni Europian ka miratuar gjithashtu fonde për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke vijuar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit europian.

/r.e/

The post Komisioni Europian miraton 99,3 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

By: armand
15 October 2025 at 15:04

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca paraprake me dyer të mbyllura ndaj Ilir Beqajt për vjedhjen e fondeve të BE-së kur ai drejtonte agjencinë SASPAK. Në fjalën e tij,  Beqaj ka kundërshtuar akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë, për të cilën thotë se pozicioni i tij […]

The post Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika appeared first on BoldNews.al.

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

5 October 2025 at 20:21

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ngrirë 26 miliardë dollarë fonde federale për shtetet që drejtohen nga guvernatorë demokratë. Masa vjen pas kërcënimit për të goditur prioritetet e demokratëve gjatë bllokimit të qeverisë. Në mesin e programeve të prekura janë 18 miliardë dollarë për projekte transporti publik në Nju Jork, ku jetojnë dy udhëheqësit […]

The post Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë appeared first on BoldNews.al.

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

By: Ela
5 October 2025 at 09:25

Kohët e fundit, një gjykatë në SHBA e ndaloi bllokimin e fondeve për universitetin elitar të Harvardit. Tani Presidenti amerikan Donald Trump po josh disa nga universitetet më të mira të vendit me grante të mëdha për t’i sjellë ato në linjën e qeverisë. Disa media amerikane raportuan se Shtëpia e Bardhë u ka dërguar letra nëntë institucioneve kryesore të arsimit […]

The post Trumpi financon vetëm universitetet që i binden? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌