Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rreth 62 mijë fermerë përfitues të 2.66 miliardë lekësh nga Skema Kombëtare

6 December 2025 at 14:00

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po vijon me disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025.

Sipas AZHBR-së, deri tani, 61,762 fermerë kanë përfituar mbështetje në vlerën prej 2.66 miliardë lekësh, dhe pagesat për të tjerët janë ende në proces.

Skema 2025 përfshin mbështetje për tufat bazë të matrikulluara (gjedhë dhe të imta) si dhe bletarinë.

Po ashtu Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025 ofron për fermerët mbështetje për farat, fidanët dhe inputet e tjera, bimët mjekësore–aromatike, fermat organike, certifikimin Global GAP, si dhe naftën për mekanizimin e punimeve bujqësore.

Përmes kësaj skeme po forcohet mbështetja për fermerët dhe zhvillimin rural në çdo zonë të vendit.

/m.m/ /a.g/

 

The post Rreth 62 mijë fermerë përfitues të 2.66 miliardë lekësh nga Skema Kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abuzimi me fondet për bujqësinë/ Si i zhvati AZHBR 2 milionë euro të fermerëve

By: Brisi
1 December 2025 at 20:08

Në vitin 2024, Ministria e Bujqësisë pas shumë vitesh mbështeti sërish fermerët e bimëve aromatike medicinale, jo vetëm për naftën, por edhe për sipërfaqen e kultivuar. Kësaj thirrje gjithsej iu përgjigjen 954 aplikime. Raportohet se edhe më këtë skemë AZHBR së bashku më Njësitë Administrative të Shkodrës abuzuan me fondet publike. Në listën emërore të […]

The post Abuzimi me fondet për bujqësinë/ Si i zhvati AZHBR 2 milionë euro të fermerëve appeared first on BoldNews.al.

Abuzime me skemën e mbështetjes për fermerët, pezullohen 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë të DBP-së

By: Ela
28 November 2025 at 12:01

Dy inspektorë të AZHBR-së, A. M., 33 vjeç dhe J. Z., 36 vjeç, dhe 6 veterinerë të Drejtorisë së Bujqësisë në Pogradec janë pezulluar nga detyra për shkak të abuzimeve me skemën e mbështetjes për fermerët. Veterinerët e pezulluar janë: D. Ç., 57 vjeç, F. I., 54 vjeç, E. Gj., 56 vjeçe, P. R., 66 […]

The post Abuzime me skemën e mbështetjes për fermerët, pezullohen 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë të DBP-së appeared first on BoldNews.al.

Skemë korrupsioni me subvencionet e fermerëve, operacion policor në Korçë! 9 zyrtarë të AZHBR-së pezullohen nga detyra

By: M C
27 November 2025 at 23:05

Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në zbulimin e një skeme abuzive të shkeljes së detyrës nga disa punonjës të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Gjatë hetimeve u dokumentua se disa prej inspektorëve të kësaj agjencie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar të dhëna në aktet e verifikimit për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes. Sipas informacioneve, punonjësit nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin nga 10 deri në 50 mijë lekë (të reja) për çdo aplikim, me qëllim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.

Në kuadër të këtij operacioni, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 9 shtetasit e përfshirë, konkretisht Andrea Miha, Julian Zgura, Entela Gjata, Ermal Ibri, Dritan Çela, Përparim Rustemi, Bruno Berberi, Endrit Ferati dhe Fatos Ibi.

Sipas të dhënave të deritanishme, veprimtaria e tyre kriminale ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

The post Skemë korrupsioni me subvencionet e fermerëve, operacion policor në Korçë! 9 zyrtarë të AZHBR-së pezullohen nga detyra appeared first on Albeu.com.

Tjetër skandal korrupsioni në AZHBR, pezullohen nga detyra 6 inspektorë (EMRAT)

By: Brisi
27 November 2025 at 19:59

Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që janë në funksionin të fermerëve të ndershëm. Kësaj here 6 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë […]

The post Tjetër skandal korrupsioni në AZHBR, pezullohen nga detyra 6 inspektorë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Rreth 59 mijë fermerë të mbështetur nga Skema Kombëtare e Bujqësisë

27 November 2025 at 11:45

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Mbi 58,600 fermerë në gjithë vendin janë mbështetur deri më sot në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, me një vlerë totale prej 2,23 miliardë lekësh, ndërkohë që pagesat vazhdojnë për përfituesit e tjerë.

Skema ofron mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fara, fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore dhe aromatike, fermat organike, certifikimin Global Gap, si dhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nënvizon se programi synon të forcojë mbështetjen për fermerët dhe të avancojë zhvillimin rural në të gjithë vendin.

Skemat e mbështetjes përbëjnë mundësi reale për të modernizuar bujqësinë shqiptare, për të rritur prodhimin vendas dhe për të nxitur vetëpunësimin në zonat rurale.

Këtë vit Skemës Kombëtare të Investimeve 2025 me vlerë 20 milionë euro, i janë shtuar edhe dy instrumente financimi për investime që janë kredia e buta dhe garancia sovrane.

/j.p/j.p/

The post Rreth 59 mijë fermerë të mbështetur nga Skema Kombëtare e Bujqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR/ Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

By: M C
25 November 2025 at 22:32

Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dyshimet e konfliktit te interesit, Ministria e Bujqësisë ka ngritur një audit të brendshëm për të hetuar abuzimet e mundshme me fondet publike.

Bëhet fjalë për projektin, ku drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, firmos kontratën për subjektin Bënja SHPK, projekt i realizuar nga inxhinieri Ylli Ago dhe që përfshin një investim prej 28,830,911 lekëve të reja për të ngritur stallë lopësh në Kuçovë të Beratit.

Ky projekt u pranua dhe u inspektua nga vajza e inxhinierit, Ana Ago që në AZHBR mban postin e Inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve. Më anë të thirrjes së Skemës Kombëtare për Investim Ardit Bënja, u shpall fitues dhe mori si grant 50% të investimit, pra 14.415.455 lekë të reja. Ardit Bënja, nuk është vetëm fermer por edhe drejtues i FRPD në Kuçovë.

E ndërsa pritej që AZHBR të jepte sqarime për këtë rast, drejtuesja e këtij institucioni ka zgjedhur që faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Top Channel t’i konsideroje si fushate sulmesh.

“Në transparencë për publikun AZHBR bën me dije se prej kohësh është bërë objekt fushate të koordinuar lajmesh të rreme. AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente.”

Ndërkohë Top Channel mëson një tjetër detaj që përforcon dyshimet për nepotizëm në rastin e projektit të fituar nga subjekti Bënja. Inspektorja Ana Ago, jo vetëm që është vajza e inxhinierit që ka miratuar projektin, por mësohet se ka lidhje familjare edhe me vete drejtoreshën e AZHBR, Ardita Kuçi. Kjo shpjegon edhe pse Ardita Kuçi e shpalli histori suksesi projektin e krushkut të saj./Top Channel

The post Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR/ Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore appeared first on Albeu.com.

AZHBR, reagim ndaj lajmeve të pavërteta për Skemën Kombëtare të Investimeve

25 November 2025 at 15:43

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka reaguar sot pas qarkullimit të disa lajmeve në medie, lidhur me Skemën Kombëtare të Investimeve.

AZHBR-ja i konsideron të pavërteta, me qëllim dëmtimin e imazhit të institucionit dhe thekson se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore.

Në një njoftim për shtyp AZHBR thekson se ka nisur procedurat zyrtare pranë organeve kompetente, për të siguruar që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet ligjërisht dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.

“AZHBR prej kohësh është bërë objekt i një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të fabrikuara me qëllim dëmtimin e imazhit dhe punës së institucionit. Përballë kësaj situate të përsëritur, AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente, me qëllim që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, thekson në njoftimin për mediet AZHBR.

Institucioni konfirmon se mbetet i hapur ndaj qytetarëve, profesionistëve dhe medias për çdo informacion lidhur me aktivitetet dhe programet e tij, duke vepruar gjithmonë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm.

AZHBR nënvizon se do të vijojë misionin e saj në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural të vendit, pavarësisht fushatave të pavërteta që mund të ndikojnë në perceptimin publik. e.xh/j.p/

The post AZHBR, reagim ndaj lajmeve të pavërteta për Skemën Kombëtare të Investimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal në AZHBR/ Babai hartoi projektin fitues ndërsa vajza inspektore e firmosi

By: M C
24 November 2025 at 20:25

Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.

Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.

Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.

Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.

Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./ tch

The post Skandal në AZHBR/ Babai hartoi projektin fitues ndërsa vajza inspektore e firmosi appeared first on Albeu.com.

Standardet evropiane në bujqësi, AZHBR marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë homologe polake

21 November 2025 at 14:59

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural Ardita Kuçi, mori pjesë në konferencën e 58-të të drejtorëve të Agjencive të Pagesave të Bashkimit Evropian, që u zhvillua nga data 19 deri 21 nëntor në Kopenhagë, Danimarkë.

Kuçi bëri të ditur se, gjatë punimeve u trajtuan tema kyçe për administrimin e skemave bujqësore, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, thjeshtimin e proceseve administrative, rritjen e efikasitetit institucional dhe avancimin e tranzicionit të gjelbër.

Në kuadër të konferencës, AZHBR nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë polake për Ristrukturimin dhe Modernizimin e Bujqësisë (ARMA), me qëllim përgatitjen e sistemeve dhe stafit për zbatimin e fondeve Bujqësore Evropiane për Zhvillim Rural (EAFRD) dhe Fondi Evropian i Garancisë Bujqësore (EAGF), si dhe mekanizmave të Fondit Evropian të Garancisë Bujqësore (EAGF) dhe standardeve të Bashkimit Evropian.

Ky aktivitet forcon shkëmbimin e përvojave me agjencitë homologe europiane dhe synon përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve që AZHBR ofron për fermerët në të gjithë vendin. /j.p/

1 nga 5

The post Standardet evropiane në bujqësi, AZHBR marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë homologe polake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 50 000 fermerë përfitues nga Skema Kombëtare 2025, vijojnë pagesat

17 November 2025 at 17:32

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se, po vijon për fermerët disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025.

Sipas AZHBR-së, deri më sot, 50201 fermerë kanë përfituar mbështetje financiare, ndërsa pagesat për fermerët e tjerë janë ende në proces.

Skema Kombëtare 2025 përfshin mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), sektorin e bletarisë, fara, fidanë dhe inpute bujqësore, bimë mjekësore-aromatike, fermat organike, certifikimin Global GAP si edhe subvencione me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

AZHBR thekson se qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove të prodhimit për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas, duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor.

/e.xh/r.e/

The post Mbi 50 000 fermerë përfitues nga Skema Kombëtare 2025, vijojnë pagesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 42 mijë fermerë të disbursuar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025

30 October 2025 at 12:56

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se procesi i disbursimit të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025 vijon me ritme të shpejta, duke mbështetur një numër të madh fermerësh në të gjithë vendin.

AZHBR bën të ditur se, “deri më sot, janë 42.664 fermerë përfitues, ndërsa fondi total i alokuar për këtë fazë të skemës arrin 1,84 miliardë lekë. Procesi i pagesave vijon për fermerët e tjerë që plotësojnë kriteret dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë degëve përkatëse të AZHBR-së”.

Skema Kombëtare e Mbështetjes 2025 përfshin një gamë të gjerë mbështetjesh për sektorin bujqësor, duke synuar rritjen e prodhimit, përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe forcimin e qëndrueshmërisë së fermave. Ndër masat e mbështetjes përfshihen:

• Tufa bazë e matrikulluar për gjedhë dhe kafshë të imta, për të garantuar cilësinë dhe gjendjen shëndetësore të blegtorisë;
• Mbarështimi i bletarisë, duke mbështetur prodhimin e mjaltit dhe ruajtjen e ekosistemeve bletëruese;
• Fara, fidanë dhe inpute të tjera bujqësore, për të rritur rendimentin dhe cilësinë e kulturave bujqësore;
• Kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, një sektor me potencial të lartë për eksport;
• Fermat organike, për promovimin e prodhimeve të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin;
• Certifikimi Global GAP, i cili lehtëson eksportin dhe sigurimin e standardeve ndërkombëtare të prodhimit;
• Mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi, duke lehtësuar kostot operative për fermerët.

AZHB thekson se ky proces është pjesë e strategjisë kombëtare për të zhvilluar bujqësinë dhe për të mbështetur fermerët në përballimin e sfidave ekonomike dhe klimaterike. Përmes këtyre subvencioneve, fermerët kanë mundësi të rrisin prodhimin, të përmirësojnë cilësinë e produkteve dhe të zgjerohen në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Fermerët që ende nuk kanë përfituar mbështetje mund të kontaktojnë degët e AZHB-së për informacion dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, ndërsa pagesat do të vijojnë deri në mbulimin e të gjithë përfituesve të skemës. Qeveria shqiptare thekson rëndësinë e mbështetjes së fermerëve si shtyllë kryesore e zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore në vend”, njofton AZHBR.

/r.e/a.f/

The post Mbi 42 mijë fermerë të disbursuar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

By: Elva
22 October 2025 at 17:51

Nga  Almer Toska Në çdo cep të Shqipërisë, fermerët e vërtetë po përballen me mungesën e mbështetjes, me tokat që thahen, me naftën që s’vjen kurrë dhe me subvencionet që shkojnë për “fermerë” që ekzistojnë vetëm në letra. Ndërkohë, në zyrat e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), nën drejtimin e Ardita Kuçit, vazhdon […]

The post SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë appeared first on BoldNews.al.

Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

9 October 2025 at 19:11

Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve numri më i lartë i aplikimeve nga fermerët për përfitim të mbështetjes financiare nëpërmjet granteve rezultoi për mekanizimin dhe modernizmin e fermave bujqësore. Nga 801 aplikime që u dorëzuan nga fermerët, sipas të dhënave të pubikuara nga AZHBR, kategoria më e kërkuar ka qenë ajo për […]

The post Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim appeared first on BoldNews.al.

Kredia e butë me Garanci Sovrane për fermerët, AZHBR: Aplikimet pranë bankave deri më 20 nëntor 

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se ka nisur procesi i aplikimeve për Kredinë e butë me Garanci Sovrane, një mundësi financimi e dedikuar për fermerët dhe agrobizneset, që synojnë të investojnë në sektorët prioritarë të ekonomisë rurale.

Sipas AZHBR-së, aplikimet për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane kryhen pranë bankave të nivelit të dytë deri më 20 nëntor 2025.

“Të gjithë fermerët, sipërmarrësit ruralë dhe agrobizneset, që kanë një plan investimi konkret në një nga fushat: Bujqësi; Blegtori; Agropërpunim; Mekanizim bujqësor;
Turizëm rural; Akuakulturë detare, mund të drejtohen pranë bankave të nivelit të dytë për të aplikuar dhe përfituar: kredi të butë me normë interesi 2% dhe Garanci Sovrane me 70 % kolateral”, njofton AZHBR-ja.

Ky instrument financiar u vjen në ndihmë investimeve në zonat rurale, duke ofruar lehtësi të konsiderueshme në aksesin në kredi, falë mbështetjes shtetërore.

Aplikimet bëhen drejtpërdrejt pranë bankave të nivelit të dytë që janë pjesë e kësaj skeme bashkëpunimi me AZHBR-në. Fermerët dhe bizneset duhet të paraqesin:
• Planin e investimit
• Dokumentacionin ligjor dhe financiar të kërkuar nga banka
• Të dhëna mbi aktivitetin bujqësor/agrobiznesin

AZHBR i bën thirrje të gjithë të interesuarve që të përfitojnë nga kjo mundësi për të zhvilluar dhe modernizuar aktivitetin e tyre në sektorin rural. Kredia e butë me garanci sovrane është një mbështetje reale për të rritur prodhimin, përmirësuar infrastrukturën dhe shtuar vlerën e produkteve vendase. /j.p/

 

1 nga 2

The post Kredia e butë me Garanci Sovrane për fermerët, AZHBR: Aplikimet pranë bankave deri më 20 nëntor  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA njihet me parashtrimet e vetingut të prokurorit Ylli Pjetërnika

29 September 2025 at 21:50

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 29 shtator me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnika, kur gjatë seancës gjyqësore publike prokurori Klodian Braho i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin nga detyra të subjektit për probleme që lidhen me pasurinë dhe profesionalizmin. […]

The post KPA njihet me parashtrimet e vetingut të prokurorit Ylli Pjetërnika appeared first on Reporter.al.

AZHBR me ekspertët e BE-së, diskutime për menaxhimin e IPARD III

3 September 2025 at 15:41

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Bujqësinë (DG Agri) dhe Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), organizoi një seminar të specializuar mbi menaxhimin e riskut dhe parandalimin e parregullsive në kuadër të Programit IPARD III.

Seminari u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtoreshës së AZHBR-së, Ardita Kuçi, si dhe të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shqipëri e strukturave të përfshira në zbatimin e programit.

Kuçi tha se në fokus të takimit ishin: Mekanizmat e kontrollit dhe raportimit në administrimin e fondeve IPARD; praktikat më të mira për identifikimin dhe parandalimin e parregullsive; përdorimi i mjeteve teknologjike për rritjen e transparencës dhe integritetit në proceset e menaxhimit.

Takimi shërbeu për shkëmbim përvojash me ekspertët evropianë. Ky aktivitet shërbeu si një platformë ndërinstitucionale për diskutimin e përbashkët të sfidave dhe zgjidhjeve në zbatimin e Programit IPARD III, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me ekspertët evropianë të fushës.

Drejtoresha Kuçi në fjalën e saj theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjithë aktorëve në ruajtjen e standardeve të BE-së dhe sigurimin e një zbatimi transparent, efektiv dhe të qëndrueshëm të fondeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

AZHBR vijon të jetë një aktor kyç në garantimin e integritetit dhe besueshmërisë së programeve të financuara nga BE, duke rritur kapacitetet vendase për menaxhim të përgjegjshëm të fondeve dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

1 nga 4

/r.e//a.f/

The post AZHBR me ekspertët e BE-së, diskutime për menaxhimin e IPARD III appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Deri në 50% mbështetje për agroturizëm dhe energji të rinovueshme

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2025 qeveria po nxit investimet në agroturizëm dhe sektorin bujqësor, duke ofruar deri në 50% grant, deri në 15 milionë lekë për subjekt, për investime që përfshijnë edhe instalimin e paneleve fotovoltaike.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën të ditur se kjo masë synon rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe uljen e kostove për bizneset rurale, duke garantuar energjisë të qëndrueshme dhe të mjaftueshme deri në 110% të nevojave energjetike të objektit.

Sipas AZHBR-së, subjektet përfituese mund të sigurojnë financim të plotë falë kombinimit të grantit me Kredi të Butë (me interes vetëm 2%) dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit.

Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2025 në zyrat e AZHBR, në kuadër të 9 masave mbështetëse për sektorin bujqësor dhe agroturizmin.

Kjo nismë synon të përshpejtojë kalimin drejt një ekonomie rurale më të gjelbër dhe të vetëqëndrueshme, duke kthyer zonat rurale në burim të qëndrueshëm zhvillimi dhe punësimi.

/r.e//a.f/

The post Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Deri në 50% mbështetje për agroturizëm dhe energji të rinovueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

By: Ela
9 August 2025 at 20:21

Në korrik të vitit 2020, në kulmin e pandemisë Covid 19, kryeministri Edi Rama udhëtoi në Tepelenë, i shoqëruar nga ish-kryetari dhe deputeti i zgjedhur Tërmet Peçi dhe nga ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca. Ata shkuan në një punishte, në pronësi të Bledar Hysës. Më shumë sesa lajmi që Bledari kishte marrë fonde nga AZHBR-ja, […]

The post Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë appeared first on BoldNews.al.

Skema e Investimeve, 50% grant në agroturizëm

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, kjo iniciativë e qeverisë e cila është e hapur për aplikime deri më 30 shtator 2025, ofron një paketë mbështetjeje financiare të integruar, që përfshin grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe kredi të buta me norma të ulëta interesi.

“Investime në agroturizëm parashikon një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt”, njofton AZHBR.

Sipas AZHBR-së, fermerët dhe subjektet mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin dhe zhvillimin e agropërpunimit, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e vlerës së produkteve të tyre, nxitur punësimin dhe duke gjeneruar të ardhura në rritje për ekonominë familjare dhe lokale.

Një elementët tjetër i rëndësishëm sot që i vjen në ndihmë zhvillimit të agroturizmit është edhe “Paketa e Maleve”, një nisëm e qeverisë që sapo ka nisur dhe që në nisje të saj ka 3300 aplikime.

Kjo do të ndihmojë fermerët të financojnë investime të nevojshme për modernizimin e prodhimit dhe për të rritur efikasitetin e punës në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit.

Në të gjitha vendin janë mbi 280 pika agroturistike, por potencialet që ofron vendi ynë me bukuri natyrore dhe resurse të prodhimit bujqësor dhe trashëgimisë dhe kulturës kulinare mbështesin zgjerimin e sektorit agroturistik në Shqipëri. /e.xh/

The post Skema e Investimeve, 50% grant në agroturizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌