Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbështetja për bujqësinë/ Rama garanton fermerët: Çdo projekt që bazohet në dije, do të financohet me çdo mënyrë

22 December 2025 at 11:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbështetja për bujqësinë shqiptare jo vetëm që nuk do të mungojë, por do të rritet vit pas viti, duke synuar forcimin e fermës shqiptare dhe nxitjen e investimeve në sektorin bujqësor.

Rama theksoi se mbështetja e drejtpërdrejtë për bujqësinë pritet të arrijë në 100 milionë euro.

Sipas tij, edhe Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një linjë kredie inovative, ndërsa instrumente financimi do të ofrohen edhe përmes agrokredisë dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Kryeministri u shpreh se synimi i qeverisë është që financimi të mos jetë më pengesë për fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi.

Ai shtoi se çdo projekt i qëndrueshëm, i mbështetur me dije dhe plan të qartë nga aplikantët, do të financohet, në një formë ose në një tjetër. Ai  garantoi fermerët me akses më të gjerë në burime financiare për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

“Mbështetja jo vetëm nuk do mungojë, por do rritet vit pas viti. Me rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë, që duam ta çojmë në 100 milionë euro, me mbështetjen e Bankës së Zhvillimit, e cila tashmë është regjistruar dhe ka gati planin për të filluar të jetësojë aktivitetin e vet. Me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, që ka vënë në dispozicion një linjë kredie inovative, me mbështetjen e agrokrediti, që është vënë në lëvizje dhe me mbështetjen e AZHBR dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes AZHBR, ne do të arrijmë t’i vëmë në dispozicion bujqësisë shqiptare dhe fermës shqiptare dhe të gjithë ata që duan të jetojnë me tokën një fakt: për askënd nuk do jetë çështje lekësh, nuk do jetë çështje fondesh për gjithkënd do jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të dijeve për zbatimin e projektit. Çdo projekt që do jetë i duhur dhe që do mbështetet me dije nga çdo aplikant, nuk diskutohet që do financohe , në një rrugë ose në një tjetër”, tha kryeministri Rama/abcnews.al

Gerapetritis: Greqia, forcë nxitëse për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

16 December 2025 at 16:55

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis konfirmoi sot mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi rëndësinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve, pasi kjo përcakton ritmin e negociatave.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Athinë me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, kryediplomati grek u ndal po ashtu te lidhjet që ekzistojnë mes dy vendeve.

“Greqia dhe Shqipëria lidhen me lidhje shekullore. Ne besojnë fuqimisht se duhet të fokusohemi në ato gjëra që i bashkojnë dy popujt dhe janë me interes të qëndrueshëm duke parë drejt të ardhmes”, tha ai.

Gerapetritis vlerësoi se minoriteti grek në Shqipëri është hallka e pandashme lidhëse mes dy popujve tanë dhe ura e komunikimit dhe mirëkuptimit.

Gjithashtu, ai nënvizoi kontributin e emigrantëve shqiptarë në Athinë, që sipas tij, “kanë dëshmuar një shkallë të lakmueshme integrimi funksional në shoqërinë helene”.

Kryediplomati grek theksoi se dy vendet bashkëpunojnë në kuadrin e NATO-s si dhe organizmave rajonale.

Duke u ndalur te procesi i integrimi europian, Gerapetritis e konsideroi zgjerimin e BE-së nevojë gjeopolitike.

Ai theksoi angazhimin për t’i dhënë një dinamikë të re perspektivës së Ballkanit Perëndimor në këtë drejtim.

“Greqia me Agjendën e Selanikut ka qenë në pararojë të promovimit të idesë së integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Edhe 22 vite më vonë ne mbetemi forcë nxitëse në këtë drejtim”, theksoi ai.

Gerapetritis shprehu gatishmërinë që në kuadër të Presidencës së Këshillit të Europës në 6-mujorin e dytë 2027, Greqia do të ndihmojë duke ndërmarrë nisma për përshpejtimin e  perspektivës europiane të rajonit.

Kjo sipas tij, ndihmon edhe për kapërcimin e rreziqeve që krijohen nga ndërhyrjet e padrejta dhe nga ringjallja e stereotipeve të vjetëruara të nacionalizmit.

“Greqia qëndron konsekuente në pozicionimin e saj drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE në bazën e performancave dhe të reformave të kryera. Ne e përshëndesim në këtë kuadër progresin e Shqipërisë që ka sjellë hapjen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit. Në këtë kuadër ne i japim rëndësi të veçantë përmbushjes së të gjitha  detyrimeve kryesisht në kapitujt themeltarë, progresi i të cilave përcakton ritmin e negociatave”, nënvizoi ai.

Gerapetritis vlerësoi kujdesin e veçantë për respektimin e plotë të të drejtave të minoritetit grek, gjë që e konsideroi përparësi kryesore.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, ai theksoi se ekzistojnë mundësi për zgjerimin  sasior dhe cilësor të bashkëpunimit shumëplanësh, veçanërisht në fushën e tregtisë, ndërlidhjes, investimeve, energjisë, turizmit, arsimit dhe tregut të punës.

/j.p/r.e/

The post Gerapetritis: Greqia, forcë nxitëse për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Kombëtare e Rinisë, angazhim për fuqizimin e të rinjve në të gjithë vendin

8 December 2025 at 11:25

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Dita Kombëtare e Rinisë shënon një moment reflektimi, motivimi dhe angazhimi për forcimin e rolit të të rinjve në jetën publike, shoqërore dhe institucionale të vendit.

Pjesa më e madhe e politikave dhe nismave në mbështetje të të rinjve zbatohen nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), e krijuar në vitin 2020, si institucioni përgjegjës për mbrojtjen, fuqizimin dhe promovimin e të drejtave të të rinjve në Shqipëri.

Sipas Agjencisë për Medie dhe Informim, të rinjtë mbështeten përmes 5 thirrjeve publike për projektet rinore, ndërsa dhjetëra organizata dhe bashki në të gjithë vendin janë financuar gjatë viteve të fundit, duke ndikuar te qindra mijëra të rinj.

Projektet e mbështetura fokusohen në fusha si aftësitë digjitale, TIK dhe robotika; sipërmarrja, orientimi në karrierë dhe zhvillimi profesional; sporti, arti, kultura dhe angazhimi social; si edhe në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje.

Gjithashtu, janë ngritur qendra rinore multifunksionale dhe janë mbështetur iniciativa komunitare që nxisin aktivizmin lokal dhe përfshirjen sociale.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës 2025 angazhon mbi 600 të rinj në institucione publike në shkallë vendi, duke u ofruar mbështetje financiare dhe programe të specializuara trajnimi.

/m.m/ /a.g/

The post Dita Kombëtare e Rinisë, angazhim për fuqizimin e të rinjve në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

6 December 2025 at 14:15

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane miratoi dje rezolutën ku jepet mbështetje e plotë për opozitën shqiptare.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se rezoluta u miratua dje në Uashington, në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, që bashkon rreth 80 parti politike të djathta dhe të qendrës së djathtë, por që de facto udhëhiqet nga Partia Republikane e SHBA-së.

“Një ngjarje e re e madhe ka ndodhur në denoncimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë.E regjimit që i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. E regjimit që përdor prokurorinë si armë politike kundër opozitës. Mbi të gjitha e regjimit që ka ndërtuar në Shqipëri narko-shtetin si kërcënim serioz për sigurinë e rajonit, Europës dhe më gjerë”, u shpreh ai.

Sipas tij, forumi i Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar ka votuar në unanimitet të plotë pa asnjë vërejtje, rezolutën kushtuar Shqipërisë e cila në harkun kohor 14-mujor, shënon rezolutën e shtatë ndërkombëtarë në të cilën forcat politike të qendrës së djathtë në botë kanë shprehur mbështetje të plotë për opozitën shqiptare.

Sipas tij, “këto rezoluta janë mbështetje e fuqishme për opozitën shqiptare, që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën, narko-shtetin”.

“Kurrë ndonjëherë, bota perëndimore nuk ka folur në një dokument me një gjuhë kaq të qartë sa ç’ka folur dje në Uashington me datën 5 dhjetor në forumin botëror të IDU. Një mirënjohje të pakufishme ndaj miqve tanë dhe një zotim solemn para shqiptarëve dhe atyre se asgjë në botë nuk mund të mposhtë PD-në dhe opozitën shqiptare pa përmbushur misionin e saj, qëndresën e fuqishme ndaj narko-shtetit dhe largimin e tij sa më shpejt nga qeveria”, shtoi ai.

Duke folur për zhvillimet brenda PD-së, Berisha tha se Foltorja ka qëllimin e vet, një takim dhe debat të hapur pa filtra, para kamerave, me mbështetësit tanë.

“Ne aty regjistrojmë propozimet e tyre, shënojmë kritikat që ata bëjnë në mënyrë që të përmirësohemi. Por do të ishte jo e drejtë dhe jo reale, nëse do të pretendohej se me këtë foltore ne ezaurojmë debatin e domosdoshëm të brendshëm në parti, analizën e punës tonë. Ajo do të bëhet në çdo qelizë”, shtoi ai.

Berisha tha se “ne nuk jemi parti e gjahut të shtrigave, por as symbyllas nuk jemi”.

“Do jenë strukturat ato të cilat do të bëjnë të gjitha propozimet, mendimet, kritikat. Ne jemi parti e mendimit të hapur, nuk vdesin kurrë, sepse jemi parti e vlerave të lirisë. Kjo është e gjithë puna. Do të ketë diskutim, do të ketë me dhjetëra, qindra diskutime. Po, t’ja themi njëri-tjetrit gjërat, do japim shpjegime, do japim llogari, do mbajmë përgjegjësi. Pra kjo është e domosdoshme”, u shpreh ai.

Ndërkohë mbrojtja e votës, sipas Berishës, “ishte e një rëndësie jetike, jo vetëm për PD-në, për Shqipërinë”.

Berisha tha se do ketë analizë për çdo njeri në PD, por kjo analizë do bëhet brenda partisë.

Ka gjëra që militantët, anëtarët dhe simpatizantët tanë kanë të drejtë, ka gjëra që duhet t’ua shpjegojmë, nuk i dinë, nuk kanë faj, nuk janë informuar, duhet t’i informojmë. Ka të tjerë që vraponin o analizë tani, që të bëjmë gjithçka që t’i japim material Edi Ramës për të dobësuar raportin. Ka të tjerë që prisnin që të mund të thoshin se këto ishin zgjedhjet më të mira në mënyrë që të mohojnë farsën elektorale, të mohojnë narko-diktaturën, të mohojnë diktaturën autoritare. Po këta janë skllevër, janë mjeranë, nuk e meritojnë lirinë, se këtë që bëjmë ne e bëjmë për çdo shqiptar”, tha ai.

Sa i përket takimeve të Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit, Beridha u shpreh se “asnjë takim privat nuk më impresionon. Ndërkohë do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve. Kjo është detyra ime, ky është parimi për çdo forcë politike demokratike. Por ata që zgjedhin privaten, zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre”.

Gjithashtu, Berisha bëri të ditur se Alimehmetin e ka pritur me kërkesën e tij ndërsa Salianji nuk ka kërkuar takim.

/m.m/ /a.g/

The post Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 62 mijë fermerë përfitues të 2.66 miliardë lekësh nga Skema Kombëtare

6 December 2025 at 14:00

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po vijon me disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025.

Sipas AZHBR-së, deri tani, 61,762 fermerë kanë përfituar mbështetje në vlerën prej 2.66 miliardë lekësh, dhe pagesat për të tjerët janë ende në proces.

Skema 2025 përfshin mbështetje për tufat bazë të matrikulluara (gjedhë dhe të imta) si dhe bletarinë.

Po ashtu Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025 ofron për fermerët mbështetje për farat, fidanët dhe inputet e tjera, bimët mjekësore–aromatike, fermat organike, certifikimin Global GAP, si dhe naftën për mekanizimin e punimeve bujqësore.

Përmes kësaj skeme po forcohet mbështetja për fermerët dhe zhvillimin rural në çdo zonë të vendit.

/m.m/ /a.g/

 

The post Rreth 62 mijë fermerë përfitues të 2.66 miliardë lekësh nga Skema Kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Arsimi, me buxhet nën mesataren europiane

30 November 2025 at 13:24

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Partia e Lirisë bëri sot thirrje për më tepër mbështetje për arsimin dhe vizion të qartë në mbështetje të të rinjve.

Përmes një deklarate për shtyp, sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj tërhoqi vëmendjen për realitetin e arsimit të mesëm.

“Të rinjtë po shohin nga afër se çfarë ka sjellë ky sistem i dështuar. Një arsim që nuk po i mban më të rinjtë në vend, një sistem qe po humb nxënës vit pas viti dhe një klimë ku mësuesit e mirëkualifikuar po largohen sepse nuk marrin mbështetjen që u takon”, tha ajo.

Sipas Ibrajt, Shqipëria ka një arsim që funksionon me buxhet nën mesataren europiane, dhe kjo ndihet në çdo shkollë.

“Duhet të ngremë zërin për një ndryshim real dhe te ndërtojmë një sistem arsimor që i jep arsye çdo të riu të Shqipërisë të ndërtojë të ardhmen këtu. Prandaj Partia e Lirisë do të vazhdojë të jetë mbështetje kryesore e të rinjve, të cilët janë prioritet”, tha ajo.

/m.m/j.p/

The post PL: Arsimi, me buxhet nën mesataren europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akrepi dhe nevoja e tij për mbështetje: 4 momente kur ka nevojë për ty

By: gaze tare
7 November 2025 at 13:31

Akrepi është një shenjë me forcë të jashtëzakonshme dhe vendosmëri, por edhe ata që duken të pathyeshëm kanë nevoja emocionale. Ndonjëherë, ai kërkon thjesht praninë dhe dashurinë e njerëzve të zemrës së tij.

1. Kur emocionet e tij janë një stuhi e brendshme
Kur Akrepi përjeton pasion në nivele ekstreme, gëzim, trishtim, ankth, dashuri apo urrejtje, mund të ndiejë një ngarkesë që e mbyt. Në këto momente, dëgjimi dhe udhëzimi hap pas hapi i jep një “busull” për të dalë nga vorbulla e ndjenjave të tij. Mbështetja e qetë dhe e durueshme është çelësi.

2. Kur përballet me vështirësi të mëdha personale
Akrepi kalon shpesh përmes betejave të vështira, që kërkojnë kosto të lartë personale. Kur ai përjeton një krizë, të ndiejë dikë pranë mund ta ndihmojë të mos humbasë drejtimin.

3. Kur humbet besimin
Humbja e besimit mund ta zhytë Akrepin në depresion dhe të bëjë që të mbyllet në vetvete. Në këto raste, prezenca e vazhdueshme, një telefonatë apo fjalë mbështetëse, është jetike për ta nxjerrë nga mjerimi.

4. Kur kalon transformimin personal
Akrepi shpesh duhet të përballet me dhimbje dhe dialog të brendshëm për të lënë pas veten e vjetër dhe për të krijuar një version të ri të vetes. Të jesh pranë tij stoikisht dhe pa ndërhyrë, duke e mbështetur në rrugën e tij, është ajo që e bën diferencën.

Në fund, Akrepi mund të duket i fortë, por dashuria dhe mbështetja e njerëzve të afërt janë ajo që e ndihmon të ecë përpara.

The post Akrepi dhe nevoja e tij për mbështetje: 4 momente kur ka nevojë për ty appeared first on iconstyle.al.

Ende pa marrë mbështetjen financiare, fermerët: Kaluan 5 muaj, nisim mbjelljen e grurit

1 November 2025 at 13:57

Fermerët ende nuk kanë marrë mbështetjen financiare që Ministria e Bujqësisë shpërndan nëpërmjet Skemës Kombëtare, edhe pse kanë kaluar 5 muaj njerëzit e tokës janë ende në pritje. Ylli Jangozi, nga fshati Gramëz i Fushë Krujës thotë se AZHBR duhet të nxitojë të likuidojë si fillim fermerët e tokës, pasi për ta fushata e mbjelljes […]

The post Ende pa marrë mbështetjen financiare, fermerët: Kaluan 5 muaj, nisim mbjelljen e grurit appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën nënë e bir/ Kryebashkiaku: Do të ofrojmë mbështetje për familjen, rasti, kambanë alarmi për gjithë institucionet

By: V K
20 October 2025 at 11:37

Kreu i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi dje vendin, ku nënë e bir humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët, ndërsa vajza e vogël e shtëpisë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Një situatë e vështirë jo vetëm për ne si institucion, por për të gjithë qytetarët e Maliqit, të cilët shprehin ngushëllimet për familjen.

Shpresojmë që vajza të bëhet mirë, i urojmë shërim të shpejtë dhe patjetër që bashkia do të jetë në mbështetje të familjes me të gjitha mundësitë që ne kemi, për ta mbështetur financiarisht por jo vetëm.

Do të jemi çdo ditë krah kësaj familje. Qyteti sot është në zi të plotë. E ngushëlloj familjen, i jap forcë në emër të pushtetit vendor dhe le të shpresojmë që vajza të bëhet mirë.

Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me ceremoninë por jo vetëm, do të mbulohen nga bashkia. Unë do të marr disa nisma timen personale me bizneset sepse aty do të jetë ndërhyrja më e shpejtë, për të mos pritur procedurat ligjore që ndonjëherë zgjatin shumë. Rasti është i veçantë dhe ne duhet të ndërhyjmë sa të kemi mundësi.

Nga informacioni që kam, familja ka qenë pjesë e shërbimit social dhe e qendrës komunitare që ne kemi aty. Nuk besoj që ne nuk mund të kemi patur ndihmat e nevojshme, rasti është fatkeq. Ne kemi raste të shumta të tilla që i trajtojmë, i mbështesim dhe kështu do të vazhdojmë.

Këto raste nuk janë vetëm detyrim ligjor, por duhet të jenë kambanë alarmi për të gjitha institucionet. Ky do të jetë rast që do na japë forcë më shumë për të marrë masa më të rrepta e më të gjera për ti mbështetur”, tha Topçiu.

The post Ngjarja e rëndë ku humbi jetën nënë e bir/ Kryebashkiaku: Do të ofrojmë mbështetje për familjen, rasti, kambanë alarmi për gjithë institucionet appeared first on Albeu.com.

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje të gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë

By: V K
15 October 2025 at 10:49

Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, shoqata më e madhe në Europë e gjyqtarëve, ka miratuar një rezolutë në mbështetje të trupës gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit, i cili u përfaqësua nga Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari, në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, pjesë e së cilës është edhe EAJ, që po mbahet në Baku, Azerbajxhan, nga data 11 deri më 17 tetor.

Sipas Hoxhës, kjo rezolutë është shenjë e respektit të lartë për kolegun e ndjerë, z. Astrit Kalaja, dhe për të gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar më tej përkushtimin tonë në dhënien e drejtësisë, shkruan A2 CNN.

“Kjo rezolutë,” u shpreh Hoxha, “është një thirrje për reflektim serioz dhe të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë një klimë normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur.”

The post Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje të gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë appeared first on Albeu.com.

Automjet i dedikuar për personat me aftësi të kufizuara në Kamzë

19 September 2025 at 16:53

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në nevojë në Kamzë do të kenë një shërbim të ri falë mbështetjes së Bashkimit Evropian.

Zyra e delegacionit të BE-së në vendin tonë, njofton se duke filluar nga sot, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në nevojë në Kamzë kanë një mbështetje të re për të lëvizur në mënyrë më të lehtë dhe komode.

Një automjet i dedikuar dhe plotësisht i aksesueshëm do t’i ndihmojë ata të shkojnë në vizita mjekësore, zyra publike apo shërbime të tjera të domosdoshme, duke adresuar një nga sfidat që hasin çdo ditë si mungesën e transportit të përshtatshëm si parakusht për ushtrimin e të drejtave themelore.

Sipas njoftimit, ky shërbim i ri është pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian EU4SocialCare, i cili mbështet zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve sociale në nivel vendor.

Kryetari i bashkisë Kamzë, Rakip Suli u shpreh ky shërbim i transportit social në bashkinë që ai drejton, është një tjetër hap i rëndësishëm për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara.

Në Qendrën Multifunksionale të Kamzës, projekti ofron gjithashtu një gamë të gjerë shërbimesh që përfshijnë aktivitete edukative për fëmijët, këshillim dhe mbështetje për familjet, terapi për personat me aftësi të kufizuara, si edhe shërbime të specializuara si logopedia dhe terapia e të folurit.

Këto shërbime synojnë të krijojnë një hapësirë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse, ku ata që kanë më shumë nevojë mund të gjejnë kujdesin dhe mbështetjen që meritojnë.

Ky investim është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNICEF dhe World Vision në bashkëpunim me Fondacionin “Së Bashku”, bashkinë Kamzë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

/e.i/j.p/

The post Automjet i dedikuar për personat me aftësi të kufizuara në Kamzë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Merz: Hebrenjtë gjermanë kërkojnë mbështetje të pakushtëzuar për Izraelin

18 September 2025 at 07:35

BERLIN, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz, theksoi se Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit, pas thirrjeve të Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani për të vazhduar mbështetjen e pakushtëzuar për shtetin hebre.

Gjatë ceremonisë për “75-vjetorin e themelimit të këshillit”, presidenti Josef Schuster i bëri thirrje kancelarit Merz të mos largohet nga ky qëndrim, as nga presionet e vendeve të tjera evropiane dhe as nga “ligjvënësit individualë”.

“Gjermania duhet të qëndrojë qartë në anën e Izraelit”, kërkoi ai.

Merz theksoi se duhet kritike  ndaj qeverisë izraelite dhe vetë ka shprehur kohët e fundit disa kritika, së bashku me homologët evropianë, për shkak të luftës në Gaza.“Por vendi ynë dëmton shpirtin e vet kur kjo kritikë bëhet pretekst për urrejtje ndaj hebrenjve, ose kur çon në kërkesa që Republika Federale t’i  largohet mbêshtjetjes për Izraelin”,  tha ai.

“Përkushtimi i Gjermanisë ndaj ekzistencës dhe sigurisë së Shtetit të Izraelit është pjesë e pandryshueshme e themeleve normative të vendit tonë”, shtoi kancelari gjerman.

Gjermania, pjesërisht për shkak të së kaluarës naziste, ka qenë një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Izraelit pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.

Ndërkohë që administrata Merz, që mori detyrën në maj, ka qenë më e zëshme se qeveria e mëparshme në kritikën ndaj fushatës izraelite në Rripin e Gazës, Berlini vazhdon të kundërshtojë sanksionet e BE-së ndaj Izraelit mbi sulmet në territorin palestinez.

Schuster pranoi se nuk të gjitha vendimet e qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu janë të kuptueshme dhe se hebrenjtë jashtë Izraelit kundërshtojnë deklarata të disa anëtarëve të kabinetit të tij.

Megjithatë, Gjermania duhet të mbrojë sigurinë e Izraelit, pavarësisht se kush është kryeministër.

Themeluar në Frankfurt vetëm pesë vjet pas Holokaustit nazist, Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani konsiderohet përfaqësuesi politik, social dhe fetar i komunitetit hebre gjerman.

Schuster tha se themelimi i këshillit pas Holokaustit simbolizon mbijetesën dhe rilindjen e jetës hebreje në Gjermani. Ai shtoi se së bashku me sentimentin gjithnjë e më anti-izraelit në vend, antisemitizmi është rritur ndjeshëm në shkolla, universitete dhe rrjetet sociale.

“Antisemitizmi është një sulm ndaj demokracisë. Askush që nxit urrejtje ndaj hebrenjve nuk është demokrat. Askush që sulmon pakicat nuk ka interes për kohezion social,” tha Schuster.

Merz shprehu shqetësimin për antisemitizmin në Gjermani, që sipas tij është bërë më i zëshëm, më i hapur, më i guximshëm dhe më i dhunshëm që nga 7 tetori 2023.

“Restorantet izraelite, vendet e jetës hebreje dhe monumentet e kujtesës hebreje janë dëmtuar dhe kërcënuar. Të gjithë jemi të thirrur të tregojmë guxim qytetar sa herë që jemi dëshmitarë të antisemitizmit, racizmit ose diskriminimit”, shtoi kancelari.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin dhe kontributet e këshillit.

“Republika Federale do të ishte përgjithmonë e zhveshur pa jetën dhe kulturën hebreje në vendin tonë. Dua t’u them sot hebrenjve në Gjermani, pa ju, nuk mund të ketë një të ardhme të mirë për Republikën Federale”, përfundoi Merz. /Ad.Ab/

The post FOKUS – Merz: Hebrenjtë gjermanë kërkojnë mbështetje të pakushtëzuar për Izraelin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Rubio mbërrin në Izrael: Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA-së!

14 September 2025 at 09:42

TEL AVIV, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael, ndërsa shprehu mbështetjen e palëkundur të administratës Donald Trump për aleatin e saj, pavarësisht sulmeve të fundit izraelite në Katar.

Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, qëllimi i udhëtimit të Rubios është të sigurojë Izraelin për mbështetjen e SHBA-së, përpara njohjes së ardhshme të një shteti palestinez nga disa vende në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi 2 ditë më parë me shumicë dërrmuese “Deklaratën e Nju Jorkut”, që synon rigjallërimin e zgjidhjes me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën dhe që, për herë të parë, përjashton në mënyrë të qartë Hamasin.

Ndërsa Izraeli ka denoncuar për gati dy vjet paaftësinë e Asamblesë dhe të Këshillit të Sigurimit për të dënuar sulmet e pashembullta nga lëvizja palestineze më 7 tetor 2023, teksti i përgatitur nga Franca dhe Arabia Saudite, i miratuar me 142 vota pro dhe 10 kundër (përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara), plus 12 abstenime, është i qartë.  /os/

The post TEL AVIV – Rubio mbërrin në Izrael: Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA-së! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OLSO- Vendet baltike e nordike: Mbështetje Polonisë pas shkeljes ajrore nga Rusia

10 September 2025 at 09:17

STOKHOLM, 10 shtator /ATSH/ – Vendet baltike  dhe nordike shprehën sot shqetësimim e tyre për  shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronet ruse, sipas BBC

“Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia ishte “e papranueshme”,  tha kryeministri suedez Ulf Kristersson.

“Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës paraqet një kërcënim për sigurinë e gjithë Evropës. Polonia ka çdo të drejtë të mbrojë hapësirën e saj ajrore. Ne i japim mbështetje të plotë Polonisë, si aleate e NATO-s dhe anëtare e BE-së. Suedia dhe Polonia qëndrojnë të bashkuara në mbështetjen për Ukrainën”, tha ai.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, shkroi në X për të shprehur “mbështetjen dhe solidaritetin e plotë” me Poloninë dhe aleatët e saj.

“Agresioni rus në Ukrainë na prek drejtpërdrejt dhe duhet të merren masa të përshtatshme”, tha ai

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, e quajti gjithashtu këtë veprim të Rusisë “shumë shqetësues dhe krejtësisht të papranueshëm”, duke riafirmuar “mbështetjen e palëkundur të Norvegjisë për aleaten tonë Poloninë dhe angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë evropiane”. /Ad.Ab./

 

The post OLSO- Vendet baltike e nordike: Mbështetje Polonisë pas shkeljes ajrore nga Rusia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

STRASBURG- Kallas:  BE-ja jep ndihmë ushtarake rekord për Ukrainën në 2025

9 September 2025 at 11:20

STRASBURG  9 shtator /ATSH-DPA/ – Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, njoftoi sot se 27 shtetet anëtare të BE-së po ofrojnë një sasi rekord ndihme ushtarake për Ukrainën.

“Bashkimi Europian dhe shtetet tona anëtare kanë dhënë gati 169 miliardë euro $198.7 miliard euro mbështetje financiare që nga fillimi i luftës së plotë në 2022,” tha Kallas në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg.

“Aktualisht, kjo përfshin mbi 63 miliardë euro në mbështetje ushtarake për Ukrainën”, shtoi ajo.

“Këtë vit veçanërisht, shtetet anëtare po japin më shumë se kurrë më parë, 25 miliardë euro deri tani,” tha Kallas.

Shtetet e BE-së kanë furnizuar gjithashtu Ukrainën me municione, duke arritur 80% të objektivit të BE-së për dorëzimin e 2 milionë fishekëve për Kievin.

“Synojmë 100% deri në tetor”, tha Kallas.

“Të gjitha këto janë për t’u siguruar që Ukraina të mund të mbrohet, të mbrojë civilët e saj dhe të ndalojë agresionin”, përfundoi ajo. /Ad.Ab./

The post STRASBURG- Kallas:  BE-ja jep ndihmë ushtarake rekord për Ukrainën në 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump garanton vazhdimësinë e pranisë ushtarake amerikane në Poloni

3 September 2025 at 23:09

UASHINGTON, 3 shtator /ATSH/ – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se Shtetet e Bashkuara  të Amerikës do  të mbajnë një prani të fuqishme ushtarake në Poloni, pasi zhvilloi sot një takim të ngrohtë me Karol Nawrocki, presidentin e ri të aleatit amerikan në Evropë.

Trump kishte bërë një hap të pazakontë duke e mbështetur publikisht Nawrockin në zgjedhjet polake më herët këtë vit, dhe teksa dy liderët u ulën krah për krah në Shtëpinë e Bardhë, ai deklaroi se marrëdhënia SHBA–Poloni ka qenë gjithmonë e fortë, por tani është më e mira ndonjëherë.

I pyetur nga një gazetar nëse SHBA-ja planifikon të vazhdojë dislokimin e trupave në Poloni, Trump tha se do të vazhdojë dhe se do të vendosim më shumë aty nëse ata duan.

”Ne do të qëndrojmë në Poloni. Ne jemi shumë të harmonizuar me Poloninë”, tha ai.

Vizita në Uashington është udhëtimi i parë jashtë vendit për Nawrockin që prej marrjes së detyrës muajin e kaluar.

Ish-boksieri amator dhe historian, i mbështetur nga partia konservatore ”Ligj dhe Drejtësi”, po synonte të forconte marrëdhëniet me Trumpin në një moment të ndjeshëm për Varshavën.

Nawrocki falënderoi Trumpin për mbështetjen dhe, në një gjest për lidhjet mes dy vendeve, përcolli një përshëndetje të veçantë për miliona polako-amerikanë në SHBA.

Megjithatë, optimizmi i tij për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës është zbehur, pasi Putin ende nuk ka treguar gatishmëri për t’u ulur në tryezë me Zelenskyn./  /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Trump garanton vazhdimësinë e pranisë ushtarake amerikane në Poloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eurobarometri: Shqiptarët përkrahësit më të mëdhenj për të qenë pjesë e BE-së

3 September 2025 at 19:40

BRUKSEL, 3 shtator /ATSH/ – Qytetarë shqiptarët janë përkrahësit më të mëdhenj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, doli nga një sondazh i Eurobarometrit, sipas https://enlargement.ec.europa.eu/.

Një mostër prej 1 000 individësh për vend u përzgjodh duke përdorur një metodë me dy faza të mostrës.

Në përgjithësi, sondazhet zbulojnë mbështetje të përgjithshme për anëtarësimin në BE në Ballkanin Perëndimor, me përjashtim të Serbisë.

Mbështetja për anëtarësimin në BE është dukshëm e lartë në Shqipëri (91%) dhe Maqedoninë e Veriut (69%), me qytetarët që presin përfitime të tilla si përmirësimi i cilësisë së jetës dhe kufijtë e hapur.

Në të kundërt, Serbia shfaq mbështetjen më të ulët për anëtarësimin në BE në rajon me 33%. Nga vendet e Lindjes, vendet kandidate Gjeorgjia dhe Ukraina kryesojnë me përkatësisht 74% dhe 68% mbështetje për anëtarësimin në BE. Në përgjithësi, entuziazmi për anëtarësim në BE është i fortë, ndërsa në të njëjtën kohë ndikohet nga shqetësimet specifike ekonomike dhe gjeopolitike të secilit vend.

Në Ballkanin Perëndimor, një imazh pozitiv i BE-së është më i lartë në Shqipëri (82%), ku qytetarët vlerësojnë mbështetjen e BE-së për zhvillimin ekonomik dhe përpjekjet kundër korrupsionit.

Ndërkohë, imazhi i BE-së në Serbi (38%) ndikohet nga nivele të ulëta besimi. Në vendet kandidate të Fqinjësisë Lindore, imazhi i BE-së është gjithashtu i sfiduar: Moldavia (55%), Ukraina (49%) dhe Gjeorgjia (43%).

Në përgjithësi, imazhi i BE-së tenton të jetë më pozitiv në Ballkanin Perëndimor sesa në Fqinjësinë Lindore, me përjashtim të Serbisë.

Nivelet e ulëta të ndërgjegjësimit për Bashkimin Evropian dhe politikën e zgjerimit janë një sfidë e zakonshme në të gjitha vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, me një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve që ndihen të informuar mirë.

Vetëm 48% në Moldavi dhe 39% në Mal të Zi ndihen të informuar mirë ose shumë mirë, ndërsa shifrat bien në 23% në Ukrainë dhe 20% në Serbi. Kjo tregon nevojën për përpjekje më të forta komunikimi të BE-së, më të përshtatura në nivel lokal.

Në Turqi, 50,7% e qytetarëve raportojnë se kanë një pikëpamje pozitive për BE-në, megjithatë vetëm 40,6% ndihen të informuar mirë rreth BE-së dhe politikave të saj. Mbështetja për anëtarësimin në BE është 49.9%. Sipas të anketuarve, pengesat kryesore për anëtarësimin e Turqisë mbeten mungesa e vullnetit politik, mangësitë në shtetin e së drejtës dhe korrupsioni i përhapur./ a.jor.

The post Eurobarometri: Shqiptarët përkrahësit më të mëdhenj për të qenë pjesë e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – BM 20 milionë dollarë shtesë ndihmë për Gazën

1 September 2025 at 23:07

LONDËR, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy tha se është i tronditur nga refuzimi i Izraelit për të lejuar hyrjen e ndihmës së mjaftueshme në Gaza, ndërsa njoftoi 15 milionë paund shtesë (rreth 20,3 milionë dollarë) për ndihmë mjekësore në rajon.

Në një deklaratë për Lindjen e Mesme para Dhomës së Komuneve, Lammy u shpreh sot se Gaza po përjeton një urí të krijuar nga njeriu duke iu referuar klasifikimit të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB-ja (IPC).

”Jam i tronditur nga refuzimi i qeverisë izraelite për të lejuar ndihmë të mjaftueshme. Nevojitet një reagim humanitar masiv për të parandaluar më shumë vdekje, duke lejuar punonjësit e organizatave humanitare, NGO-të dhe punonjësit e shëndetësisë të operojnë dhe stoqet e ndihmës në kufijtë e Gazës të shpërndahen”, tha Lammy.

Ai premtoi më shumë fonde për banorët e Gazës përmes organizatave bamirëse mjekësore ”UK-Med” dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) në Egjipt.

Ai gjithashtu dënoi Izraelin për vazhdimin e miratimit të vendbanimeve të paligjshme duke thënë se ndërtimi i tyre në Bregun Perëndimor mund të pengojë krijimin e një shteti palestinez./   /Ad.Ab./

The post LONDËR – BM 20 milionë dollarë shtesë ndihmë për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë

16 August 2025 at 09:56


TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Skema Kombëtare e Investimeve 2025 po ofron mundësi të reja për zhvillimin e sektorit bujqësor, me fokus të veçantë këtë vit tek investimet në akuakulturë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes kësaj mase mbështetëse, ofrohet një grant prej 50% të vlerës së investimit për instalimin e rrjetave dhe koshave të rritjes së peshkut, duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet e brendshme dhe të huaja.

Mbështetja financiare përfshin 50% të vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Përfituesit e kësaj skeme kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë grantin me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me një interes prej vetëm 2%, si dhe me garancinë sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të nevojshëm për kreditim, duke siguruar kështu financimin e plotë të investimit.

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 do të jenë të hapura deri më 30 shtator dhe kryhen pranë zyrave qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Skema përfshin në total 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor, duke i dhënë mundësi fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë të zgjerojnë veprimtarinë dhe të rrisin qëndrueshmërinë e prodhimit vendas. /a.gj/ /a.g/

The post Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Mbështetje prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

14 August 2025 at 10:15

BERLIN, 14 gusht /ATSH/ – Gjermania planifikon të financojë 500 milionë dollarë si mbështjeje për pajisje ushtarake dhe municione për Ukrainën, të blera nga SHBA-ja, njoftoi sot NATO, sipas “The Guardian”.

Shefi i aleancës, Mark Rutte, e përgëzoi Gjermaninë për vendimin, duke thënë se “kjo dërgesë do ta ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga agresioni rus”.

Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes së Gjermanisë njoftuan  se ndihma fokusohet në pajisje të tilla si “aftësi kritike të mbrojtjes ajrore” kundër sulmeve ajrore ruse, të cilat “po vrasin gjithnjë e më shumë civilë në mbarë Ukrainën”.

Lëvizja e Gjermanisë erdhi ndërkohë që Donald Trump tha se do të kishte “pasoja shumë të rënda” nëse Vladimir Putin nuk binte dakord të ndalte luftën e tij në Ukrainë pas samitit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë në Alaskë këtë të premte.

Komentet e presidentit amerikan erdhën pas një takimi virtual me liderët evropianë, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili u tha pjesëmarrësve se  presidenti Putin “po bën blof” kur flet për kërkimin e paqes.

“Ai po përpiqet të ushtrojë presion përpara takimit në Alaskë përgjatë të gjithë vijës së frontit në Ukrainë”,  tha Zelenskyy, mes një ofensive të fortë nga forcat ruse në lindje të Ukrainës ditët e fundit.

“Rusia po përpiqet të tregojë se mund ta pushtojë të gjithë Ukrainën”, shtoi ai.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se liderët kishin një diskutim “konstruktiv dhe të mirë” me presidentin Trump. /Ad.Ab./

 

 

The post GJERMANI – Mbështetje prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌