Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deputetja Denaj: Bypass-i i Elbasanit në projektbuxhetin 2026

By: redi
19 November 2025 at 20:09

Deputetja e PS-së, Anila Denaj gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2026, tha se është parashikuar të adresohet edhe çështja e Bypass-it të Elbasanit. ”Në diskutimin më të fundit edhe në komision, ndërtimin e një pjese, e cila është një gangrenë për të gjithë qytetarët e Tiranës që dalin nga Tirana, në atë që është Bypass-i i Elbasanit, do të ketë adresimin…

Source

Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

12 November 2025 at 15:36

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të mërkurën në komisionet parlamentare për të prezantuar projektbuxhetin për vitin 2026, pavarësisht se Rregullorja e Kuvendit detyron praninë e ministrave në raportim. Që nga marrja e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, me akuzën e “Shkeljes së barazizë […]

The post Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren appeared first on Reporter.al.

Denaj: Tre instrumente konkrete financimi në bujqësi dhe agropërpunim

10 September 2025 at 09:15

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit në fushën e agroturizmit kanë tashmë akses më të lehtë në financim përmes tre instrumenteve të reja mbështetëse: Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Kredia e Butë, dhe Garancia Sovrane.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se këto instrumente, pjesë e vizionit strategjik “Bujqësia 2030”, synojnë forcimin, modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor në Shqipëri.

“Këto instrumente konkrete financimi kthejnë idetë e investimit në projekte të realizueshme. Përmes një kombinimi të favorshëm të grantit, kredisë me interes të ulët dhe garancisë për kolateralin, ne i japim fund barrierave financiare që kanë penguar për vite me radhë investimet në bujqësi dhe agroturizëm”, tha ministrja Denaj.

Tre instrumentet kryesore për financim janë: granti deri në 50% përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2025; kredi e butë me interes vetëm 2% dhe Garancia Sovrane që mbulon 70% të kolateralit të kërkuar nga bankat.

Ky model i integruar financimi synon të sigurojë mbulim të plotë të investimeve, duke e bërë më të lehtë për fermerët dhe sipërmarrësit të zhvillojnë aktivitetin e tyre, të rrisin prodhimin dhe të hyjnë në tregje të reja.

Ministrja theksoi se aplikimet për këto instrumente do të hapen në fund të muajit shtator, ndërsa do të shoqërohen me sesione informuese në të gjitha qarqet e vendit. /j.p/

The post Denaj: Tre instrumente konkrete financimi në bujqësi dhe agropërpunim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Rikualifikimi i rrugëve në Dobresh, projekti rrit cilësinë e jetës së banorëve

7 September 2025 at 13:32

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj inspektoi sot nga afër punimet për rikualifikimin e rrugëve të brendshme në fshatin Dobresh të njësisë administrative Bërzhitë.

Sipas Denajt ky investim është i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rurale si dhe do të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të zonës, duke lehtësuar qarkullimin dhe aksesin ndaj shërbimeve bazë.

“Ky projekt i jep një frymëmarrje të re komunitetit, duke lehtësuar qarkullimin e banorëve dhe duke rritur cilësinë e jetës në zonë”, shkruan Denaj në një postim në rrjetet sociale.

The post Denaj: Rikualifikimi i rrugëve në Dobresh, projekti rrit cilësinë e jetës së banorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbështetja nga skema kombëtare, blegtori: Zgjerove biznesin, djemtë lanë Anglinë për të punuar këtu

7 September 2025 at 11:00

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Mehmet Kadiu, nga fshati Çerkezë në Zall-Herr, prej vitesh i është përkushtuar mbarështimit të lopëve dhe sot kujdeset me pasion për tufën e tij me rreth 22 krerë, duke kontribuar në ekonominë familjare dhe atë lokale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se “qumështi i freskët dhe cilësor që prodhon çdo ditë shkon në baxhot e zonës, ku përpunohet dhe shndërrohet prodhime cilësore Made in Albania, duke rritur vlerën e produkteve shqiptare”.

Sipas Denajt, Kadiu “prej gjashtë vitesh është përfitues i Skemës Kombëtare të Subvencioneve për mbarështimin e gjedhëve, mbështetje që i ka mundësuar të forcojë aktivitetin e tij blegtoral”.

“Pasionin për këtë punë ia ka trashëguar edhe dy djemve, të cilët janë kthyer nga Anglia për të punuar në vendlindje dhe për të vazhduar traditën familjare”, shkruan Denaj.

/m.q/

The post Mbështetja nga skema kombëtare, blegtori: Zgjerove biznesin, djemtë lanë Anglinë për të punuar këtu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare e Investimeve, AZHBR orientim fermerëve në Kukës për procedurat

4 September 2025 at 17:00

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Ekspertë të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) zhvilluan ditën e sotme takime teknike në Kukës me fermerët, në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj bëri të ditur se fermerët u orientuan hap pas hapi mbi dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe përfitimet që garanton mbështetja financiare, në mënyrë që çdo investim të shoqërohet me mbështetje të garantuar.

“Ekspertët ofruan informacione të detajuara rreth dokumentacionit të nevojshëm, mënyrës së aplikimit dhe përfitimeve që garanton mbështetja financiare. Kjo mbështetje synon të sigurojë që çdo investim bujqësor të mund të realizohet me një mbështetje të garantuar, duke ofruar mundësi për rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës”, tha Denaj.

Një nga mundësitë që ofron Skema Kombëtare e Investimeve është përfitimi i një granti deri në 50% të vlerës së investimit.

“Ky grant mund të kombinohet me një kredi të butë me një normë interesi shumë të ulët, vetëm 2%, dhe një garanci sovrane për 70% të kolateralit”, shtoi Denaj.

Aplikimet për këtë skemë janë të hapura dhe do të vazhdojnë deri më 30 shtator 2025. /j.p/

The post Skema Kombëtare e Investimeve, AZHBR orientim fermerëve në Kukës për procedurat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbështetje me 50% grant investimeve në akuakulturë

4 September 2025 at 09:33

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se është hapur thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, me fokus të veçantë te akuakultura, përmes financimit të investimeve në rrjeta dhe kosha për rritjen e peshkut.

“Skema Kombëtare e Investimeve 2025 është një instrument real për zhvillimin e qëndrueshëm të akuakulturës në vendin tonë. Çdo sipërmarrës që synon të investojë në rrjeta dhe kosha për rritjen e peshkut, mund të përfitojë 50% grant të vlerës së investimit, deri në 15 milionë lekë për subjekt”, deklaroi Denaj.

Ministrja tha se, skema ofron 50% mbështetje financiare mbi vlerën e faturave tatimore të miratuara, ose deri në 15 milionë lekë për subjekt.

Përfituesit e kësaj skeme kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë grantin me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me një interes prej vetëm 2%, si dhe me garancinë sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të nevojshëm për kreditim, duke siguruar kështu financimin e plotë të investimit.

Kjo formë mbështetjeje i mundëson sipërmarrësve financim të plotë për projektet e tyre, duke ulur barrën financiare dhe duke nxitur zhvillimin e këtij sektori me potencial të lartë ekonomik dhe eksportues.

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 do të jenë të hapura deri më 30 shtator dhe kryhen pranë zyrave qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

/e.xh//a.f//r.e/

The post Denaj: Mbështetje me 50% grant investimeve në akuakulturë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Financim deri në 15 milionë lekë për agroturizmin dhe energjinë diellore

3 September 2025 at 09:18

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, Skema Kombëtare e Investimeve 2025, ofron mbështetje deri në 50% të vlerës së investimit, për projekte në fushën e agroturizmit dhe instalimin e pajisjeve fotovoltaike.

“Mbështetetja financiare për përfituesit përfshin, grant deri në 50% të vlerës së faturave tatimore, ose deri në 15 milionë lekë për çdo subjekt”, tha Denaj.

Sipas saj, subjektet përfituese mund të sigurojnë financim të plotë falë kombinimit të grantit me kredi të butë (me interes vetëm 2%) dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit.

Ministrja tha se, “ky financim synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm rural përmes agroturizmit dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme, duke ndihmuar fermerët, sipërmarrësit ruralë dhe investitorët të modernizojnë aktivitetin e tyre.

Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 shtator 2025 në zyrat e AZHBR, në kuadër të 9 masave mbështetëse për sektorin bujqësor dhe agroturizmin.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Denaj: Financim deri në 15 milionë lekë për agroturizmin dhe energjinë diellore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e Investimeve, Denaj: Fermerët përfitojnë deri në 50% grant të vlerës së investimit

1 September 2025 at 08:45

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Fermerët që zotërojnë ferma bujqësore apo blegtorale kanë tashmë mundësinë të përfitojnë mbështetje financiare në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, e cila synon të nxisë mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në sektorin bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur sot se kjo skemë ofron grante deri në 50% të vlerës së investimit, mbi bazën e faturave tatimore, por jo më shumë se 5 milionë lekë për çdo subjekt përfitues.

Sipas ministres, ky program është hartuar për të ulur kostot dhe kohën e prodhimit, për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e produkteve bujqësore, si dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e fermerëve në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

Ajo theksoi gjithashtu se për ata që kanë nevojë për financim shtesë, është e mundur të kombinojnë grantin me një kredi të butë me interes vetëm 2%, si dhe të përfitojnë nga garancia sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit.

“Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin”, deklaroi Denaj.

Afati për aplikim në këtë skemë është i hapur deri më 30 shtator 2025, duke u dhënë kohë të mjaftueshme fermerëve për të përgatitur dokumentacionin dhe për të planifikuar investimet e tyre.

Skema përfshin gjithsej nëntë masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor.

/a.f/

The post Skema e Investimeve, Denaj: Fermerët përfitojnë deri në 50% grant të vlerës së investimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Agroturizmet, shije unike të gastronomisë autentike shqiptare

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka vlerësuar rolin e sektorit të agroturizmit në ruajtjen dhe promovimin e recetave tradicionale shqiptare, të trashëguara brez pas brezi, që mbartin me vete historinë dhe identitetin kulinar të vendit tonë.

“Gatimet tradicionale shqiptare janë më shumë se ushqim, janë një rrëfim i gjallë i kulturës sonë”, u shpreh ministrja, teksa vuri në dukje se, “në çdo pjatë gjendet një copëz historie, nga jugu në veri, e përgatitur me dashuri nga duart e arta të zonjave në agroturizmet shqiptare”.

Gastronomia autentike shqiptare po kthehet në një ndër atraksionet më të veçanta për turistët vendas dhe të huaj, duke u ofruar jo vetëm shije të mrekullueshme, por edhe përvoja unike kulturore në zemër të natyrës.

Në këtë kuadër, ministrja ftoi qytetarët të shkarkojnë aplikacionin “AGRITOURISM AL”, për të zbuluar destinacione agroturistike në të gjithë vendin dhe për të nisur një udhëtim gastronomik shqiptar, nga veriu në jug me produkte bio, mikpritje tradicionale dhe kuzhinë të pasur lokale.

1 nga 5

/e.xh/r.e/

The post Denaj: Agroturizmet, shije unike të gastronomisë autentike shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Specialiteti Tradicional i Garantuar ruan trashëgiminë tonë kulinare

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantoi sot njërën nga tre skemat zyrtare të cilësisë për produktet tradicionale shqiptare: Specialiteti Tradicional i Garantuar (STG).

Denaj tha se, kjo skemë ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore që trashëgojnë metoda tradicionale prodhimi, përpunimi ose përbërjeje.

“STG thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë kulinare dhe mbështet prodhuesit vendas që punojnë me përkushtim për të ruajtur cilësinë dhe origjinalitetin e produkteve tradicionale,” deklaroi ministrja Denaj.

Produktet e regjistruara deri më tani në këtë skemë janë:

Djathi i Dhisë Bjeshkët e Runjës. Ky djathë i veçantë i referohet vetëm atij që prodhohet ekskluzivisht nga qumështi i dhisë së Bulacit, një racë autoktone e regjistruar në Katalogun e Burimeve Gjenetike Shtazore të Fermës Shqiptare.

Kumbulla e Thatë e Shumbatit. Ky është një produkt tradicional i zonës së Dibrës, i përgatitur nga varieteti i kumbullës Trojane, e natyralizuar në këtë trevë. Kjo kumbull, e kultivuar prej kohësh në fshatin Shumbat, dallohet për madhësinë dhe aromën e saj të fortë, të cilën e ruan edhe pas përpunimit. Përpunimi kryhet sipas metodave tradicionale të trashëguara që para viteve ’90.

Mjalti i Bedunicës. Një mjaltë monofloral unik, i prodhuar në mënyrë tradicionale në fshatin Gostovisht të Frashërit, nga lulja e rrallë e bedunicës. Ky mjaltë ka shije të veçantë dhe vlera të larta natyrore.

Glikoja e Arrës. Ky është një produkt tipik i Përmetit, me traditë mbi 150-vjeçare. Glikoja përgatitet me një proces të gjatë dhe të kujdesshëm, që garanton cilësinë dhe shijen autentike të saj.

Djathi i Ziem Veleçik, është një produkt i eçantë që përgatitet sipas traditës së vjetët shqiptare.

Këto produkte përfaqësojnë një pjesë të çmuar të identitetit shqiptar dhe shërbejnë si ambasadorë të shijes dhe cilësisë tradicionale jashtë kufijve të vendit.

Ministria fton qytetarët dhe konsumatorët që të kërkojnë logon zyrtare të STG-së në produktet shqiptare për të provuar një përvojë autentike dhe të sigurt ushqimore.

Emërtimi “Specialitet Tradicional i Garantuar (STG)” përfshin produktet bujqësore ose ushqimore që kanë një veçori të caktuar ose një grup veçorish, duke i veçuar ato nga produktet e tjera të ngjashme që i përkasin të njëjtës kategori. Logoja zyrtare funksionon si një diferencues i produktit në treg, duke i mundësuar konsumatorit të dallojë mes produkteve që kanë karakteristika të origjinës gjeografike dhe traditës, nga ato që nuk i gëzojnë këto cilësi.

STG-ja thekson aspektin tradicional të një produkti, i cili përftohet nga një metodë prodhimi apo përpunimi, ose ka një përbërje që korrespondon me praktikën tradicionale për atë produkt bujqësor ose ushqimor. Këto produkte prodhohen nga lëndë të para ose përbërës që janë përdorur në mënyrë tradicionale ndër vite.

j.p/

The post Denaj: Specialiteti Tradicional i Garantuar ruan trashëgiminë tonë kulinare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis faza e dytë e rivlerësimit të punonjësve të AKU, Denaj: Procesi do të vijojë me reformën institucionale

29 August 2025 at 15:40

TIRANË, 29 gusht/ATSH-Maela Marini/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur fazë e dytë të rivlerësimit të burimeve njerëzore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

275 inspektorë të AKU-së po i nënshtrohen testimit dhe intervistave individuale që do të vijojnë deri më 5 shtator.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se “kjo pjesë e reformimit institucional në rrugën e ngritjes së Inspektoratit Qendror, do të ndajë në mënyrë të arsyeshme kush i plotëson e kush jo kriteret e qëndrimit në detyrë, në rrugën e sfidës madhore për Shqipërinë 2030 në BE”.

“Në kuadër të porosisë së drejtpërdrejtë të Kryeministrit Edi Rama për të rivlerësuar burimet njerëzore të AKU-së jemi sot në UBT, së bashku me kryetarin e komisionit të posaçëm dhe rektorin për të vlerësuar një fazë të dytë shumë të rëndësishme të këtij procesi, fazën e testimit, e cila do të shoqërohet gjatë javës që vjen me intervista individuale”, u shpreh Denaj.

Ministrja theksoi se ky proces i rivlerësimit të personelit ka nisur menjëherë me krijimin e komisionit të posaçëm në përbërje të së cilit janë 3 profesorë të UBT-së dhe dy përfaqësues të ministrisë.

“Ky është një proces i rëndësishëm ku cilësia e personelit, përshtatshmëria me profilin, vlerësimi i punës së tyre në vite, por njëkohësisht edhe përgatitja e tyre akademike të jetë në themel të një rritje cilësore të profilit të punës së inspektorit”, shtoi Denaj.

Ministrja siguroi se ky është një proces që do të vijojë edhe me reformën institucionale të nisur tashmë me ligjin e ‘Inspektoratit’, i cili ka hyrë në fuqi në muajin maj të këtij viti dhe që parashikon përgatitjen e një institucioni qendror që do të përthithë 3 institucione brenda MBZHR. Me një staf të kualifikuar ku jo vetëm përgatitja akademike, por edhe cilësia e personelit të jetë konform kërkesës për të garantuar sigurinë ushqimore dhe një bashkëbisedimi të drejtë me bizneset”, shtoi ministrja.

Denaj theksoi se “ky është një proces i rëndësishëm pjesë e procesit të integrimit në BE”.

Pedagogu i UBT-së, Ilir Kristo u shpreh se “jemi përpjekur që maksimalisht të arrijmë një vlerësim sa më të pavarur dhe sa më të thellë të gjithë trupës”. “Kemi analizuar shumë probleme, është një indikator i performancës. Ligji bazë i Inspektoratit, ligji i Ushqimit dhe ligji i Mbrojtjes së bimëve janë në themel të këtij testimi”, tha ai.

Denaj falënderoj rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallaku për bashkëpunimin, i cili sipas saj duhet zgjeruar më tej.

Nga ana e tij, rektori Sallaku theksoi se “ky proces që po ndodh sot është konsideruar si përgjegjësi nga UBT dhe vlerësim”.

“Jam këtu për të garantuar se UBT është përpjekur që ditën e parë, kemi vendosur njerëzit më me integritet dhe profesionalizëm të njohur në fushat e veta të ekspertizës. Ajo që ne po kryejmë është në vazhdën e asaj që kemi edhe me Universitetin BOKU të Vjenës, ku krahas procesit të mësimdhënies jemi fokusuar në këto lloj ushtrimesh”, shtoi ai.

The post Nis faza e dytë e rivlerësimit të punonjësve të AKU, Denaj: Procesi do të vijojë me reformën institucionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e Investimeve, Denaj: Grant deri në 15 milionë lekë financim për blegtorët

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se Skema Kombëtare e Investimeve 2025 është një program që synon të fuqizojë sektorin blegtoral dhe të shpendëve në vend, përmes mbështetjes financiare direkte dhe lehtësirave kreditore.

Denaj tha se skema mbështet fermerët dhe sipërmarrësit që planifikojnë ndërtimin e fermave të reja për mbarështimin e kafshëve ose rritjen e shpendëve.

“Fermerët që investojnë në blegtori përfitojnë deri në 50% grant mbi vlerën e investimit, jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt, nëse ndërtojnë stalla dhe stabilimente me kapacitet: minimumi 10 lopë; 100 krerë të imta (dele ose dhi); 10 dosa dhe 10,000 shpendë”, u shpreh ministrja.

Përveç grantit, aplikuesit mund të përfitojnë kredi të butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane për 70% të kolateralit, duke e bërë të mundur financimin e plotë të projektit të tyre pa pengesa financiare.

Afati i fundit për aplikim është 30 shtator 2025

Ky program synon të rrisë prodhimin vendas, të krijojë më shumë vende pune në zonat rurale dhe të modernizojë kapacitetet prodhuese në blegtori dhe shpendari.

 

The post Skema e Investimeve, Denaj: Grant deri në 15 milionë lekë financim për blegtorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Eksporti i bimëve aromatike dhe medicinale u rrit me 9%

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka theksuar rëndësinë strategjike të bimëve aromatike dhe medicinale për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë shqiptare.

Denaj u shpreh se ky sektor po orienton eksportet shqiptare drejt tregjeve elitare ndërkombëtare, duke krijuar një burim të qëndrueshëm të ardhurash dhe vendeve të punës për qindra fermerë, gra dhe burra, të angazhuar në ciklin e mbjelljes, grumbullimit dhe përpunimit.

“Sipas të dhënave zyrtare, eksportet e bimëve medicinale dhe aromatike kanë shënuar një rritje prej 9% në periudhën janar–qershor 2025, duke konfirmuar trendin pozitiv dhe potencialin afatgjatë të këtij sektori”, tha ministrja.

Përveç ndikimit ekonomik, parcelat me bimë medicinale janë duke u shndërruar në atraksione të reja për turistët, duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit rural dhe ndërthurjen e tij me bujqësinë e qëndrueshme.

Ky zhvillim përputhet me vizionin e Ministrisë së Bujqësisë për “Bujqësinë 2030”, që synon integrimin europian të sektorit, fuqizimin e prodhimit vendas dhe nxitjen e inovacionit në bujqësi. /j.p/

The post Denaj: Eksporti i bimëve aromatike dhe medicinale u rrit me 9% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbi 189 mijë analiza për funksionimin cilësor të zinxhirit agroushqimor

28 August 2025 at 09:36

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) gjatë periudhës janar-qershor 2025 ka realizuar 189 230 analiza për të garantuar sigurinë ushqimore, shëndetin e bimëve dhe kafshëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije sot, se kjo shifër shënon “një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Sipas Denajt, “përmes analizave dhe kontrolleve të vazhdueshme, ISUV garanton funksionimin cilësor të zinxhirit agroushqimor, sigurinë e produkteve që konsumojmë çdo ditë, si edhe mbrojtjen e biodiversitetit të bimëve dhe shëndetit të kafshëve”.

“Këto procese krijojnë besim tek konsumatori, mbështesin fermerët dhe prodhuesit vendas, si dhe rrisin konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet vendase e ndërkombëtare”, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Në laboratorët e ISUV ekspertët analizojnë kampionë të ushqimeve për treguesit mikrobiologjikë, duke garantuar cilësi dhe siguri për produktet që arrijnë në tryeza.

/e.i/j.p/

The post Denaj: Mbi 189 mijë analiza për funksionimin cilësor të zinxhirit agroushqimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e Investimeve, ministrja Denaj: 1,5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

By: redi
27 August 2025 at 19:32

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se fermerët po mbështeten me financim për rrjetat antibreshër, për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga risku i kushteve klimaterike. Për të me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha.

Source

Skema e Investimeve, Denaj: 1.5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

27 August 2025 at 14:10

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se fermerët po mbështeten me financim për rrjetat antibreshër, për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga risku klimatik.

Sipas Denajt, “me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha”.

Ministrja Denaj u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë deri më 30 shtator në zyrat qendrore të AZHBR, në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 50% grant për instalimin e rrjetave antibreshër në blloqe ekzistuese me pemë frutore, agrume apo vreshta.

“Financojmë 50% e vlerës totale, deri në 1.5 mln lekë për hektarë. Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin”, u shpreh Denaj.

Ministrja theksoi se me këtë skemë, mbështeten fermerët në përballimin e sfidave të klimës dhe garantohen prodhime cilësore për një bujqësi të qëndrueshme konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Sot përdorimi i rrjetave antibreshër lejon fermerët që të mbajnë një furnizim të vazhdueshëm në treg duke ulur rrezikun e humbjes së prodhimit, siguron rritjen e cilësisë, minimizimin e demit, uljen e shpenzimeve agroteknike, etj.

/e.i/j.p/

The post Skema e Investimeve, Denaj: 1.5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Financimi në mbjellje të reja, Denaj: Fermerët, afat deri në 30 shtator për të aplikuar

26 August 2025 at 12:25

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Fermerët kanë afat deri në 30 shtator për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, për mbështetje në mbjellje të reja, në pemë frutore, agrume, ullishte dhe vreshta.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila u shpreh se mbështetja do të jepet për mbjelljet e reja në pemë frutore, agrume, ullishte dhe vreshta në sipërfaqe 0.5 ha deri në 10 ha.

Denaj informoi se mbështetja financiare do të jetë deri në 50% të vlerës totale të faturave tatimore.

Sipas ministres Denaj, mbështetja financiare për mbjelljet e reja do të jetë jo më shumë se 800 000 lekë për hektarë dhe pagesë shtesë deri në 250,000 lekë për hektarë për sistemin e ujitjes me pika.

“Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin”, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën thirrje për të gjithë fermerët dhe agropërpunuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 për të realizuar investime të qëndrueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri.

Mbështetja me grante në masën 50 % do të shoqërohet për gjatë gjithë vitit me asistencë të drejtpërdrejtë për disbursimin e masës së parë prej 30 %, brenda dhjetorit.

/e.i/j.p/

The post Financimi në mbjellje të reja, Denaj: Fermerët, afat deri në 30 shtator për të aplikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore

26 August 2025 at 09:28

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Certifikata fitosanitare është garanci për cilësinë dhe sigurinë e eksporteve të bimëve dhe produkteve me origjinë bimore drejt BE-së dhe vendeve të tjera të botës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot, se gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë lëshuar mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për dërgesat e bimëve, produkteve bimore dhe produkte të tjera për eksport.

Sipas ministres Denaj, kjo shifër krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është 19% më e lartë, duke treguar përkushtimin e fermerëve dhe përpunuesve në përmbushjen e standardeve fitosanitare sipas legjislacionit të BE-së.

Tashmë, pajisja me certifikatë fitosanitare ofrohet online, proces ky që lehtëson biznesin eksportues, redukton kohën e pritjes dhe ndikon në ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.

Plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1,5 orë punë. Ndërkohë, procesi online për të gjithë operatorët ekonomikë që do të kryejnë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.

/e.i/j.p/

The post Denaj: Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Financimi i serrave diellore, Denaj: Fermerët, afat deri në 30 shtator për të aplikuar

25 August 2025 at 12:00

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Fermerët kanë afat deri në 30 shtator për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, për mbështetje për ndërtimin e serrave të reja diellore.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila u shpreh se mbështetja do të jepet për ndërtimin e serrave të reja diellore nga 0.2 ha deri në 2 ha, për kultivimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës, duke përfshirë edhe sistemet e ujitjes.

Denaj informoi se mbështetja financiare do të jetë deri në 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve.

Ndërsa serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë do të mbështeten financiarisht deri në 8 milionë lekë/ha dhe serrat e prodhimit të luleshtrydheve deri në 4 milionë lekë/ha.

“Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin”, u shpreh Denaj.

/m.m/j.p/

The post Financimi i serrave diellore, Denaj: Fermerët, afat deri në 30 shtator për të aplikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌