Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deputetja Denaj: Bypass-i i Elbasanit në projektbuxhetin 2026

By: redi
19 November 2025 at 20:09

Deputetja e PS-së, Anila Denaj gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2026, tha se është parashikuar të adresohet edhe çështja e Bypass-it të Elbasanit. ”Në diskutimin më të fundit edhe në komision, ndërtimin e një pjese, e cila është një gangrenë për të gjithë qytetarët e Tiranës që dalin nga Tirana, në atë që është Bypass-i i Elbasanit, do të ketë adresimin…

Source

Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

12 November 2025 at 15:36

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të mërkurën në komisionet parlamentare për të prezantuar projektbuxhetin për vitin 2026, pavarësisht se Rregullorja e Kuvendit detyron praninë e ministrave në raportim. Që nga marrja e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, me akuzën e “Shkeljes së barazizë […]

The post Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren appeared first on Reporter.al.

Denaj: Rikualifikimi i rrugëve në Dobresh, projekti rrit cilësinë e jetës së banorëve

7 September 2025 at 13:32

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj inspektoi sot nga afër punimet për rikualifikimin e rrugëve të brendshme në fshatin Dobresh të njësisë administrative Bërzhitë.

Sipas Denajt ky investim është i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rurale si dhe do të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të zonës, duke lehtësuar qarkullimin dhe aksesin ndaj shërbimeve bazë.

“Ky projekt i jep një frymëmarrje të re komunitetit, duke lehtësuar qarkullimin e banorëve dhe duke rritur cilësinë e jetës në zonë”, shkruan Denaj në një postim në rrjetet sociale.

The post Denaj: Rikualifikimi i rrugëve në Dobresh, projekti rrit cilësinë e jetës së banorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbështetja nga skema kombëtare, blegtori: Zgjerove biznesin, djemtë lanë Anglinë për të punuar këtu

7 September 2025 at 11:00

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Mehmet Kadiu, nga fshati Çerkezë në Zall-Herr, prej vitesh i është përkushtuar mbarështimit të lopëve dhe sot kujdeset me pasion për tufën e tij me rreth 22 krerë, duke kontribuar në ekonominë familjare dhe atë lokale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se “qumështi i freskët dhe cilësor që prodhon çdo ditë shkon në baxhot e zonës, ku përpunohet dhe shndërrohet prodhime cilësore Made in Albania, duke rritur vlerën e produkteve shqiptare”.

Sipas Denajt, Kadiu “prej gjashtë vitesh është përfitues i Skemës Kombëtare të Subvencioneve për mbarështimin e gjedhëve, mbështetje që i ka mundësuar të forcojë aktivitetin e tij blegtoral”.

“Pasionin për këtë punë ia ka trashëguar edhe dy djemve, të cilët janë kthyer nga Anglia për të punuar në vendlindje dhe për të vazhduar traditën familjare”, shkruan Denaj.

/m.q/

The post Mbështetja nga skema kombëtare, blegtori: Zgjerove biznesin, djemtë lanë Anglinë për të punuar këtu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbi 189 mijë analiza për funksionimin cilësor të zinxhirit agroushqimor

28 August 2025 at 09:36

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) gjatë periudhës janar-qershor 2025 ka realizuar 189 230 analiza për të garantuar sigurinë ushqimore, shëndetin e bimëve dhe kafshëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije sot, se kjo shifër shënon “një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Sipas Denajt, “përmes analizave dhe kontrolleve të vazhdueshme, ISUV garanton funksionimin cilësor të zinxhirit agroushqimor, sigurinë e produkteve që konsumojmë çdo ditë, si edhe mbrojtjen e biodiversitetit të bimëve dhe shëndetit të kafshëve”.

“Këto procese krijojnë besim tek konsumatori, mbështesin fermerët dhe prodhuesit vendas, si dhe rrisin konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet vendase e ndërkombëtare”, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Në laboratorët e ISUV ekspertët analizojnë kampionë të ushqimeve për treguesit mikrobiologjikë, duke garantuar cilësi dhe siguri për produktet që arrijnë në tryeza.

/e.i/j.p/

The post Denaj: Mbi 189 mijë analiza për funksionimin cilësor të zinxhirit agroushqimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e Investimeve, ministrja Denaj: 1,5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

By: redi
27 August 2025 at 19:32

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se fermerët po mbështeten me financim për rrjetat antibreshër, për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga risku i kushteve klimaterike. Për të me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha.

Source

Skema e Investimeve, Denaj: 1.5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

27 August 2025 at 14:10

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se fermerët po mbështeten me financim për rrjetat antibreshër, për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga risku klimatik.

Sipas Denajt, “me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha”.

Ministrja Denaj u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë deri më 30 shtator në zyrat qendrore të AZHBR, në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 50% grant për instalimin e rrjetave antibreshër në blloqe ekzistuese me pemë frutore, agrume apo vreshta.

“Financojmë 50% e vlerës totale, deri në 1.5 mln lekë për hektarë. Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin”, u shpreh Denaj.

Ministrja theksoi se me këtë skemë, mbështeten fermerët në përballimin e sfidave të klimës dhe garantohen prodhime cilësore për një bujqësi të qëndrueshme konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Sot përdorimi i rrjetave antibreshër lejon fermerët që të mbajnë një furnizim të vazhdueshëm në treg duke ulur rrezikun e humbjes së prodhimit, siguron rritjen e cilësisë, minimizimin e demit, uljen e shpenzimeve agroteknike, etj.

/e.i/j.p/

The post Skema e Investimeve, Denaj: 1.5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Financimi në mbjellje të reja, Denaj: Fermerët, afat deri në 30 shtator për të aplikuar

26 August 2025 at 12:25

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Fermerët kanë afat deri në 30 shtator për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, për mbështetje në mbjellje të reja, në pemë frutore, agrume, ullishte dhe vreshta.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila u shpreh se mbështetja do të jepet për mbjelljet e reja në pemë frutore, agrume, ullishte dhe vreshta në sipërfaqe 0.5 ha deri në 10 ha.

Denaj informoi se mbështetja financiare do të jetë deri në 50% të vlerës totale të faturave tatimore.

Sipas ministres Denaj, mbështetja financiare për mbjelljet e reja do të jetë jo më shumë se 800 000 lekë për hektarë dhe pagesë shtesë deri në 250,000 lekë për hektarë për sistemin e ujitjes me pika.

“Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin”, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën thirrje për të gjithë fermerët dhe agropërpunuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 për të realizuar investime të qëndrueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri.

Mbështetja me grante në masën 50 % do të shoqërohet për gjatë gjithë vitit me asistencë të drejtpërdrejtë për disbursimin e masës së parë prej 30 %, brenda dhjetorit.

/e.i/j.p/

The post Financimi në mbjellje të reja, Denaj: Fermerët, afat deri në 30 shtator për të aplikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore

26 August 2025 at 09:28

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Certifikata fitosanitare është garanci për cilësinë dhe sigurinë e eksporteve të bimëve dhe produkteve me origjinë bimore drejt BE-së dhe vendeve të tjera të botës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot, se gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë lëshuar mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për dërgesat e bimëve, produkteve bimore dhe produkte të tjera për eksport.

Sipas ministres Denaj, kjo shifër krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është 19% më e lartë, duke treguar përkushtimin e fermerëve dhe përpunuesve në përmbushjen e standardeve fitosanitare sipas legjislacionit të BE-së.

Tashmë, pajisja me certifikatë fitosanitare ofrohet online, proces ky që lehtëson biznesin eksportues, redukton kohën e pritjes dhe ndikon në ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.

Plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1,5 orë punë. Ndërkohë, procesi online për të gjithë operatorët ekonomikë që do të kryejnë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.

/e.i/j.p/

The post Denaj: Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë vitesh në Itali vendosi të rikthehet për të investuar në vendin e tij.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhivllimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjetet sociale një video nga agroturizmi “Sacro e Profano”.

Sipas ministres “kjo sipërmarrje agroturistike ndërthur traditën shqiptare me finesën italiane, duke ofruar një ambient të kuruar në çdo detaj dhe një kuzhinë të pasur me produkte të freskëta që vijnë drejtpërdrejt nga fermerët lokalë”.

Denaj nënvizoi se përmes bashkëpunimit me prodhuesit e zonës, “Sacro e Profano” bëhet pjesë e zinxhirit ushqimor Made in Albania, duke sjellë në tryezë shije autentike dhe duke i dhënë turizmit rural një eksperiencë gastronomike të pasuruar me mikpritje dhe pamje të mahnitshme nga të katër anët.

“Agroturizmin e kam jetuar në eksperiencën time në Itali. Ne këtu kemi përveç restorantit dhe akomodimin në zonë. Klientela jonë janë më shumë kryesisht të huaj, më shumë nordikët se turistë klasikë. Kjo na jep garanci që në të ardhmen mund të kemi një rritje të punës”, u shpreh Ziu.

Ministrja rikujtoi se “përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%, ndërsa për zonat malore mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve”.

/m.q/

The post Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Zbuloni fermat agroturistike përmes aplikacionit “Agritourism Al”

17 August 2025 at 11:23

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Nga veriu në jug, Shqipëria mund të zbulohet përmes fermave agroturistike me anë të aplikacionit “AGRITOURISM.AL”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka ftuar sot turistët vendas dhe të huaj që të shijojnë gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta vendase , dhe të përjetojnë nga afër jetën e fermerëve dhe të bëhen pjesë e përditshmërisë së tyre.

“Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM AL dhe eksploroni të gjitha fermat agroturistike në mbarë vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrën dhe mikpritja shqiptare kthehet në përvojë unike”, shkruan Denaj.

/gj.m//a.f/

The post Denaj: Zbuloni fermat agroturistike përmes aplikacionit “Agritourism Al” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anila Denaj: Zbulo Shqipërinë si një mozaik i gjallë ngjyrash, shijesh dhe traditash, përmes fermave agroturistike

By: berti
17 August 2025 at 10:23

Shqipëria nuk është vetëm një hartë gjeografike, por një mozaik i gjallë ngjyrash, shijesh dhe traditash. Në çdo fshat, mes gjelbërimit të kodrave dhe freskisë së burimeve, jeton një trashëgimi që nuk shuhet: agroturizmi, ku tokat punohen me duar që ruajnë kujtesën dhe tryezat shtrihen si altarë të bujarisë shqiptare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj…

Source

VIDEO/ Mbështetje fermerëve, ministrja Denaj: 50% grant për investime në sektorin bujqësor

By: redi
5 August 2025 at 18:33

Fermerët që synojnë të investojnë në mbjellje të reja pemësh frutore, agrumesh, ullishtesh dhe vreshtash do të përfitojnë 50% grant nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025, e cila është hapur për aplikime deri më 30 shtator. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me fermerë të qarkut të Beratit, me qëllim sqarimin e kritereve të aplikimit.

Source

💾

Mbështetje fermerëve, Denaj: 50% grant për investime në sektorin bujqësor

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Fermerët shqiptarë që synojnë të investojnë në mbjellje të reja pemësh frutore, agrumesh, ullishtesh dhe vreshtash do të përfitojnë 50% grant nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025, e cila është hapur për aplikime deri më 30 shtator.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me fermerë të qarkut të Beratit, me qëllim sqarimin e kritereve të aplikimit.

Ministrja Denaj u shpreh se “pjesëmarrësit patën mundësi të merrnin përgjigje të detajuara për çdo pyetje konkrete që kishin lidhur me aplikimin”.

Sipas Denajt, “Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 50% grant për investime në sektorin bujqësor dhe mund të kombinohet me Kredinë e Butë me normë interesi deri në 2% dhe Garancinë Sovrane me mbulim kolaterali deri në 70%”.

Aplikimet kryhen pranë zyrave qendrore të AZHBR-së, ndërsa skema përfshin gjithsej 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bujqësisë shqiptare dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese në përputhje me objektivat e Bujqësisë 2030.

/e.i//r.e/

The post Mbështetje fermerëve, Denaj: 50% grant për investime në sektorin bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor, punësim i sigurt

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi se ka nisur tashmë procesi për regjistrimet në arsimin profesional, ndërsa i ftoi të rinjtë që përfundojnë klasën e 9-të që të zgjedhin drejtimin bujqësor, për punësim të sigurt.

“Nxënësit mund të regjistrohen në një nga shkollat profesionale bujqësore që janë në 5 qarqe të vendit: Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu”, Fier; Shkolla profesionale “Mihal Shahini”, Cërrik; Shkolla e mesme profesionale Kamëz; Shkolla Profesionale Shërbime, Korçë; Shkolla profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat dhe shkolla profesionale “Charles Telford Erickson”, Golem”, tha Denaj.

Ministrja i ftoi të rinjtë të investojnë në dije për t’u bërë pjesë e zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme në Shqipëri, teksa njoftoi se, regjistrimi bëhet lehtësisht përmes portalit e-Albania, në shërbimin “Regjistrohu në klasën e dhjetë”.

Të rinjtë që mbarojnë klasën e 9-të kanë tani një mundësi për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme në sektorin bujqësor, përmes arsimit profesional në një nga tre drejtimet më të kërkuara në treg: bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore.

/e.i//a.f/

The post Regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor, punësim i sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigurimi i gjurmueshmërisë, Denaj: 94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale të bllokuara

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve të kryera në terren.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila theksoi se aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të jetë i gjurmueshëm dhe i deklaruar dhe që askush të mos tregtojë në shkelje të legjislacionit tatimor.

“94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale të bllokuara, gjatë kontrollit në terren, në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin dhe sigurimin e gjurmueshmërisë së produkteve nga grumbulluesit, përpunuesit dhe tregjet me shumicë”, u shpreh Denaj.

“Aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të jetë i gjurmueshëm dhe i deklaruar dhe që askush të mos tregtojë në shkelje të legjislacionit tatimor dhe në kurriz të prodhuesve të ndershëm dhe shëndetit të konsumatorëve”, shtoi ajo.

Aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë nisi më 14 korrik në qytetin e Tiranës, dhe më pas u shtri edhe në qarqe të tjera të vendit.

Kontrolle u kryen me bazë risku për përmirësimin e gjurmueshmërisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore.

/m.q/j.p/

The post Sigurimi i gjurmueshmërisë, Denaj: 94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale të bllokuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria ushqimore, ministrja Denaj: 94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale të bllokuara

By: redi
2 August 2025 at 17:16

Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve të kryera në terren. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të jetë i gjurmueshëm dhe i deklaruar dhe që askush të mos tregtojë në shkelje të legjislacionit tatimor. ”94 tonë produkte bujqësore dhe…

Source

Ministrja e Bujqësisë, Denaj: Synojmë krijimin e konsorciumit të vajit të ullirit ”Berati 2400 vjet”

By: redi
1 August 2025 at 19:05

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se qeveria synon ndërtimin e një konsorciumi për vajin e ullirit, duke bashkuar 50 fermerë dhe prodhues të vajit në një brand shqiptar.Në një takim me autoritetet lokale të bashkive në Berat, përfaqësues të biznesit të vajit të ullirit dhe ekspertë teknikë nga Banka Botërore, Denaj tha se u diskutua për krijimin e konsorciumit të vajit…

Source

Denaj: Synojmë krijimin e konsorciumit të vajit të ullirit “Berati 2400 vjet”

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se Qeveria Shqiptare synon ndërtimin e një konsorciumi për vajin e ullirit, duke bashkuar 50 fermerë dhe prodhues të vajit në një brand shqiptar.

Në një takim me autoritetet lokale të bashkive në Berat, përfaqësues të biznesit të vajit të ullirit dhe ekspertë teknikë nga Banka Botërore, Denaj tha se u diskutua për krijimin e konsorciumit të vajit të ullirit “Berati 2400 vjet”.

Sipas Denajt, ky është një financim nga Qeveria Shqiptare, që synon bashkimin e 50 fermerëve prodhues të ullirit dhe vajit të ullirit në qarkun Berat dhe zonat përreth.

“Objektivi është krijimi i një brendi shqiptar për një nga produktet më autoktone, prodhim me vlerë, cilësi dhe të bashkuar”, u shpreh Denaj.

Ministrja Denaj tha se në këtë takim u ndanë edhe hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit bujqësor në të gjithë Shqipërinë, me 5 bashki pilot për konsorciume të ngjashme në qarqet Fier, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë.

“Një model bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe fermerëve për të forcuar ekonominë rurale, kapërcyer prodhimin individual dhe garantuar akses më të madh në financim dhe të ardhura për fermerët”, vijoi ajo.

Denaj nënvizoi se të pranishmit u ndalën edhe te Skema Kombëtare e Investimeve 2025, aplikimet e së cilës janë të hapura deri më 30 shtator për investime në sektorin bujqësor me 9 masa mbështetëse.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në një takim me Ervin Demon dhe kryetar...
1 nga 20

/e.i/

The post Denaj: Synojmë krijimin e konsorciumit të vajit të ullirit “Berati 2400 vjet” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Skema e investimeve, ministrja Denaj: Në dispozicon 20 milionë euro, 9 masa mbështetëse deri në 30 shtator

By: redi
30 July 2025 at 16:03

Janë hapur aplikimet për skemën kombëtare të investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka përcaktuar edhe sesi do të funksionojë. ”Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti…

Source

❌
❌