Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bardhi: Mazhoranca po tenton t’i japë kohë Ballukut për të prishur provat

26 December 2025 at 12:49

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e thirrur sot nga pesë anëtarët e Partisë Demokratike për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, nuk u zhvillua.

Në një deklaratë për mediet jashtë kryesisë së Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, e ka kthyer institucionin e Kuvendit në një bunker për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Bardhi, theksoi se mazhoranca po tenton që t’i japë kohë Ballukut që të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat.

“Me një akt të turpshëm, Niko Peleshi jo vetëm ka mbyllur çdo sallë në Kryesi, por ka penguar deputetët që edhe në sallën e grupit të tyre të kishin mundësi të komunikonin me mediet. Nuk ka ndodhur kurrë që kjo godinë të shndërrohet në bunkerin e Belinda Ballukut. Sot Kuvendi është bunkeri i Belinda Ballukut, ku këta mendojnë se do të strehojnë çdo të korruptuar të kësaj qeverie, mendojnë se do të marrin peng drejtësinë, mendojnë se do të pengojnë drejtësinë të bëjë punën e saj.

“E kanë shumë gabim, më së pari Kryetari i Kuvendit, që kthehet në zyrtarin e dytë të lartë të shtetit, pas Kryeministrit, që në vend që t’i shërbejë interesit publik, e ka shndërruar zyrën e tij në zyrë avokatie të të pandehurës Belinda Balluku, duke zvarritur një kërkesë të ngutshme të prokurorisë. Ju e keni parë që media ka publikuar dëshminë e vartëses së Ballukut, që ka bashkëpunuar me SPAK-un për të treguar sesi është zhvilluar procedura e tenderit të tunelit të Llogorasë. Është pikërisht kjo vartëse që sipas kërkesës së prokurorisë dhe provave të sjella në Kuvend është intimiduar nga e pandehura Balluku. Këta po tentojnë, duke i dhënë kohë Ballukut, të intimidojnë dëshmitarë dhe të prishë provat”, tha Bardhi.

Bardhi bëri të ditur se Peleshi ka nisur një shkresë në të cilën Balluku kërkon tri javë kohë për t’u mbrojtur si dhe të pritet shqyrtimi i Gjykatës Kushtetuese. Por sipas Bardhit, çështja në Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me atë që Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit.

“Peleshi ka nisur një shkresë, e kemi lexuar pesë herë dhe nuk e kemi kuptuar çfarë ka shkruar. Është gjuhë korrupsioni. Peleshi na thotë se e pandehura Belinda Balluku ka kërkuar tri javë kohë dhe ai është i vendosur t’i garantojë asaj të drejtën e mbrojtjes. Çdo i pandehur kërkon të zvarrisë drejtësinë dhe të shtyjë sa më shumë momentin që do të shkojë në burg. Por kjo nuk do të thotë që ky të jetë argument për Kuvendin.

“Niko Peleshi sqaron se Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar dhe se, për këtë arsye, nuk mund të mblidhet Këshilli. Çështja që i është drejtuar Kuvendit, nuk ka asnjë lidhje me atë që po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Është në shkelje totale të ligjit. Ka shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në zyrë dhe bunker të Belinda Ballukut”, tha ai.

Bardhi bëri të ditur se në fillim të javës që vjen do të kërkojnë sërish mbledhjen e Këshillit.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mbledhjen e Këshillit, sipas Rregullores. Ne kërkojmë mos të pengohet drejtësia dhe të bëhet hetimi i plotë në rastin Balluku”, tha ai.

/m.q/a.f/r.e/

The post Bardhi: Mazhoranca po tenton t’i japë kohë Ballukut për të prishur provat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi reagon pas lirimit të protestuesve të PD: U rrëmbyen nga Proda, fituan lirinë në gjykatë

By: armand
24 December 2025 at 20:52

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, denoncon rrëmbimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit, sipas tij nga Ilir Proda, drejtori i Policisë së Shtetit. Bardhi, në një mesazh në rrjetin social facebook shkruan se Proda vepron me porosi të grupeve kriminale dhe rrëmbimi i protestuesve u bë vetëm […]

The post Bardhi reagon pas lirimit të protestuesve të PD: U rrëmbyen nga Proda, fituan lirinë në gjykatë appeared first on BoldNews.al.

Bardhi kërkon mbledhjen Këshillit të Mandateve për Ballukun: Po pengohet drejtësia me urdhër politik

23 December 2025 at 12:05

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike kërkoi sot mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi bëri të ditur se anëtarët e Partisë Socialiste nuk janë paraqitur në mbledhje, edhe pse Rregullorja e Kuvendit e ka të parashikuar thirrjen e mbledhjes nga opozita.

Sipas Bardhit, po pengohet drejtësia me urdhër politik, ndërsa shtoi se sipas Prokurorisë së Posaçme, ekziston mundësia që të prishen provat dhe të intimidohen dëshmitarët.

“Pengimi i drejtësisë me urdhër politik është akti më i rëndë që ka kryer ky Kuvend gjatë këtyre viteve demokraci. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë Kuvendin, që mos të mbledhë Këshillin e Mandatave, të mos mbledhë seancën plenare dhe të pengojë prokurorinë që të ushtrojë detyrën e vet kushtetuese”, tha Bardhi.

Bardhi theksoi se sipas prokurorisë “gjendja e lirë e të pandehurës, parashikon rrezik real për mbledhjen e provave për shkak të detyrës që ajo ushtron. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë në prishjen ose asgjësimin e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët. Rreziku që ajo të largohet është evident.

“Ekziston rreziku i largimit, nisur nga sanksionet dhe marzhi i lartë i dënimit që parashikon ligji, në lidhje me veprat penale që dyshohet se ka kryer e pandehura. E pandehura menaxhon në vazhdimësi fonde të konsiderueshme publike, për investime publike të tjera, të parashikuara në institucionet qendrore që ajo drejton”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, çështja e datës 22 janar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka lidhje me kërkesën e sjellë nga Prokuroria e Posaçme në Kuvend.

“Pushteti ekzekutiv nuk mund t’i thotë pushtetit legjislativ se t‘i do të presësh se unë kam një gjyq dhe kur të mbarojë gjyqi t’i vepron. Ç’lidhje ka pushteti ekzekutiv, që Kuvendi të ushtrojë detyrat e veta. Kuvendi ka shtyrë pa afat shqyrtimin e kësaj kërkesë të ngutshme të Prokurorisë. Kuvendi dhe Edi Rama po pengon drejtësinë që të kenë mundësi të prishin provat dhe të intimidojnë dëshmitarët. Ky është një puç i rëndë kushtetuese, ndaj edhe fshihen sot”, tha Bardhi.

Bardhi bëri të ditur se opozita do të rithërrasë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ditën e premte ora 11:00.

/m.q/

The post Bardhi kërkon mbledhjen Këshillit të Mandateve për Ballukun: Po pengohet drejtësia me urdhër politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pas rikthimit në detyrë Balluku ka kërcënuar vartës”, Bardhi: SPAK solli prova në Këshillin e Mandateve!

By: armand
22 December 2025 at 22:31

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi foli mbi mbledhjen në Këshillin e Mandateve të premten e kaluar ku u shqyrtua mandati i Belinda Ballukut, në praninë e prokurorëve të SPAK. Bardhi në “Studio24” thekson se Balluku pas rikthimit në detyrë ka kërcënuar vartësit e saj që bashkëpunojnë me drejtësinë. Këtë gjë sipas tij e ka sjellë SPAK […]

The post “Pas rikthimit në detyrë Balluku ka kërcënuar vartës”, Bardhi: SPAK solli prova në Këshillin e Mandateve! appeared first on BoldNews.al.

“Nga Palloshi i gjatë” te “Kapo”/ Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë!

By: armand
21 December 2025 at 20:03

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me akuzat për korrupsion që, sipas tij, rëndojnë mbi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar largimin e tij të menjëhershëm si “shpëtimin e vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Duke nxjerrë materiale nga dosja hetimore e AKSHI-t, Bardhi thekson se ‘kjo dosje […]

The post “Nga Palloshi i gjatë” te “Kapo”/ Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë! appeared first on BoldNews.al.

“Bashkohuni në protestë”/ Bardhi: Rama po “zvarritet” për të shpëtuar veten dhe familjen e tij

By: armand
21 December 2025 at 16:37

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje qytetarëve dhe demokratëve të Njësisë 1 në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së opozitës të hënën, më 22 Dhjetor përpara Kryeministrisë. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Bardhi akuzon qeverinë e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit si “të korruptuar” dhe paralajmëron se […]

The post “Bashkohuni në protestë”/ Bardhi: Rama po “zvarritet” për të shpëtuar veten dhe familjen e tij appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Rama po pengon kërkesën e SPAK për Ballukun, po përpiqet të blejë kohë

By: Elva
21 December 2025 at 13:14

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas Bardhit, Rama ka deklaruar hapur se do të pengojë kërkesën e SPAK-ut, duke treguar, sipas tij, frikë dhe panik, pasi “rrethi po i ngushtohet”. […]

The post Bardhi: Rama po pengon kërkesën e SPAK për Ballukun, po përpiqet të blejë kohë appeared first on BoldNews.al.

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

By: Ela
20 December 2025 at 11:49

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaron në një konferencë për mediat nga selia blu se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet 1 orë e më parë për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ai thekson se çdo ditë në liri e Belinda Ballukut, nënkupton prishje të provave […]

The post “Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët appeared first on BoldNews.al.

Mbledhja me dyer të mbyllura për mandatin e Ballukut, Bardhi: U bë për të fshehur të vërtetën

By: armand
19 December 2025 at 19:08

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish lidhur me mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas Bardhit, vendimi për ta zhvilluar mbledhjen pa praninë e publikut është marrë me qëllim fshehjen e së vërtetës dhe […]

The post Mbledhja me dyer të mbyllura për mandatin e Ballukut, Bardhi: U bë për të fshehur të vërtetën appeared first on BoldNews.al.

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

“Dorëzoni Ballukun”/ Bardhi: Parlamenti nuk mund të jetë strehë për të korruptuarit

By: armand
18 December 2025 at 16:54

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për korrupsion duke kërkuar vënien para drejtësisë të zyrtarëve të lartë. “Hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri. Parlamenti nuk mund të jetë streha e qeveritarëve të korruptuar”, shkruan Bardhi në një status në FB, duke theksuar se institucionet duhet […]

The post “Dorëzoni Ballukun”/ Bardhi: Parlamenti nuk mund të jetë strehë për të korruptuarit appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Do kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për imunitetin e Ballukut

18 December 2025 at 13:36

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se deputetët e opozitës u ngritën në lartësinë e detyrës me protestën e tyre në Kuvend, ku penguan zhvillimin normal të seancës plenare.

Sipas Bardhit, grupi parlamentar i PD-së është i vendosur për të mos lejuar asnjë seancë normale.

“Shqiptarët nuk mund të jenë peng i një qeverisjeje të korruptuar dhe që bashkëpunon me krimin e organizuar. Unë dua t’i shpreh mirënjohjen secilit deputet të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që sot u ngrit sot në lartësinë e detyrës të tij për ti shërbyer interesit publik”, tha Bardhi.

Bardhi theksoi se nesër do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, ndërsa bëri të ditur se vota e tyre do të jetë “pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë së një zyrtari të korruptuar”.

“Nuk do të ketë asnjë mundësi askush në atë Kuvend që ta mbyllë korrupsionin e Ballukut në kasafortë”, tha Bardhi.

Gjithashtu Bardhi dënoi sipas tij edhe shkeljen e procedurës parlamentare kushtetuese dhe ligjore nga ana e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, duke mos u dhënë deputetëve të opozitës provat e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Ky nuk është rasti i parë që vjen një kërkesë nga SPAK për të kërkuar autorizim për të hequr lirinë e një deputeti apo ministrit. Procedura kushtetuese është krejt e qartë. Nuk ka asnjë urdhër që ndalon deputetët, anëtar të Këshillit të Rregullores dhe Imunitetit dhe Mandateve, të njihen me materialet e plota të sjella nga Prokuroria e Posaçme”, vijoi Bardhi.

Sipas Bardhit, ka një urgjencë trajtimi më prioritet i kësaj çështje nga Kuvendi dhe dhënia e autorizimit në kohën më të shpejtë të mundshme.

“Do kërkojmë mbledhjen e Kuvendit, në një sesion të jashtëzakonshëm, për të dhënë autorizimin për heqjen e lirisë ndaj të pandehurës Balluku”, u shpreh ai.

/m.q/j.p/

The post Bardhi: Do kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për imunitetin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasi e “ndriti” me shifrat, Zegjine Çaushi i rikthehet Bardhit: O ylli i Fierit

By: Elva
18 December 2025 at 13:00

Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, teksa përplasjet verbale vijuan edhe jashtë foltores. Në një moment, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kishte zaptuar foltoren, deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi, iu drejtua atij me tone ironike. […]

The post Pasi e “ndriti” me shifrat, Zegjine Çaushi i rikthehet Bardhit: O ylli i Fierit appeared first on BoldNews.al.

Bardhi nxjerr pjesë nga dosja: Balluku ka intimiduar dëshmitarët

By: Elva
17 December 2025 at 20:16

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj. Sipas një pjese të dosjes hetimore të postuar nga Bardhi, rezulton se Balluku ka intimiduar dëshmitarët dhe ka prishur prova, çka sipas tij përbën arsyen kryesore për […]

The post Bardhi nxjerr pjesë nga dosja: Balluku ka intimiduar dëshmitarët appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi ‘kyç’ provat kundër Ballukut

17 December 2025 at 15:54

SPAK kërkoi të martën Kuvendit që të japë autorizimin kësaj prokurorie që të marrë masë tjetër ndalimi ndaj Ballukut, e cila mbrohet nga imuniteti i deputetit. Por dosja voluminoze e dorëzuar në Kuvend bashkë me këtë kërkesë nuk u është shpërndarë deputetëve anëtarë të Këshillit i cili ka tagrin ligjor për të vendosur nëse i […]

The post Kuvendi ‘kyç’ provat kundër Ballukut appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imunitetit

By: Elva
16 December 2025 at 16:39

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka përshëndetur kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, me qëllim caktimin e masës së arrestit. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi këtë veprim si një akt të pritshëm, duke theksuar se, sipas tij, askush nuk mund […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imunitetit appeared first on BoldNews.al.

“U eliminua një precedent unik në botë”, Bardhi-Ramës: Unik është fakti që kemi një zv.kryeministyre të pandehur

By: armand
14 December 2025 at 15:31

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Rama tha se me vendimin e saj, “Kushtetuesja eliminoi një precedent unik në botë”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi cilëson si një “precedent unik […]

The post “U eliminua një precedent unik në botë”, Bardhi-Ramës: Unik është fakti që kemi një zv.kryeministyre të pandehur appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Bardhi: Ju nënshtrua presionit mafioz të Ramës

By: Elva
13 December 2025 at 11:48

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Bardhit, vendimi është akt politik dhe jo juridik, i marrë nën “presionin mafioz” të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se Balluku mbetet “e pandehura e vetme […]

The post Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Bardhi: Ju nënshtrua presionit mafioz të Ramës appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Gazment Bardhi shkon në Kongresin Amerikan, takime me republikanë dhe demokratë

By: redi
10 December 2025 at 21:54

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është ndalur për takime në institucionin më të lartë ligjvënës, Kongresin Amerikan. Ai ka ndarë detaje nga agjenda e tij në Uashington. Ai theksoi se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë të diskutojë me përfaqësues të rëndësishëm të politikës amerikane…

Source

Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun

4 December 2025 at 11:46

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u justifikua se interpelanca nuk mund të bëhej për shkak se çështja po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. “Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë […]

The post Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun appeared first on Reporter.al.

❌
❌