Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 2026Main stream

Sala: Qendra shëndetësore tek “Irfan Tomini” është transferuar, do të garantohen kushtet e sigurisë

12 February 2026 at 13:43

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi sot nga seanca plenare në Kuvend, se pezullimi i aktivitetit i qendrës shëndetësore 8/3 në Tiranë tek rruga “Irfan Tomini” ka ardhur pas akt-ekspertizës teknike nga Instituti i Ndërtimit, që e ka klasifikuar këtë objekt publik si të pasigurt nga ana strukturore.

Në përgjigje të shqetësimit dhe pyetjeve të ngritura nga deputeti socialist Erion Braçe, lidhur me pezullimin e aktivitetit shëndetësor në këtë qendër, Sala tha se sipas kësaj ekspertize, godina e qendrës shëndetësore Nr.8/3 nuk garanton kushtet minimale të sigurisë për vijimin e aktivitetit shëndetësor.

“Është rekomanduar ndërprerja e menjëhershme e përkohshme e shërbimeve në këtë ambient dhe rifillimi vetëm pas marrjes së masave teknike dhe ndërtimore. Siguria strukturore është parakushti për ofrimin e shërbimit shëndetësor publik”, tha Sala.

Ministrja Sala nënvizoi se komunitetit i është garantuar vazhdimësia e shërbimit shëndetësor dhe që prej muajit shtator 2025 të gjithë shërbimet për banorët që marrin shërbim në qendrën shëndetësore Nr. 8/3 janë transferuar në mënyrë të përkohshme në qendrën ambulatore “Vasil Shanto”.

“Të dhënat tregojnë se vizitat mjekësore, shërbimet për fëmijët dhe të rriturit dhe procedurat infermierore kanë vijuar pa rënie të volumit. Para transferimit kjo pikë u shërbente rreth 15 957 qytetarëve, pas transferimit shërbimin e marrin rreth 15 960 qytetarë. Shërbimet pediatrike 0-18 vjeç i janë ofruar 12 563 pacientëve, ndërsa shërbime mbi 18 vjeç u janë dhënë 3394 pacientëve”, vijoi ajo.

“Për vitin 2025, sistemi e-Vizita ka një shifër prej 119 mijë vizita ose 9900 të illa për çdo muaj. Janari 2026 numëron rreth 11 mijë vizita që tregon një trend normal funksionimi të qendrës”, tha Sala.

Ministrja Sala shtoi se “stafi mjekësor dhe infermieror ka qenë në gatishmëri edhe për ofrimin e shërbimit në banesë, për kategoritë më vulnerbël. Pacientët kronikë janë pajisur me mjekime deri në 6 muaj duke shmangur nevojën për paraqitje në strukturën shëndetësore”.

“OSHKSH ka punuar për identifikimin e zgjidhjeve alternative pranë zonës në fjalë. Zgjidhje afatgjatë është rikonstruksioni i godinës ekzistuese dhe në këtë kuadër MSHMS e ka përcaktuar qendrën shëndetësore Nr. 8/3 si prioritare për rikonstruksion gjatë vitit 2026”, përfundoi Sala.

/e.i/j.p/

The post Sala: Qendra shëndetësore tek “Irfan Tomini” është transferuar, do të garantohen kushtet e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Plan kombëtar veprimi për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla

12 February 2026 at 12:55

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Gjatë interpelancës së sotme në Kuvend mbi dhunën në shkolla, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro prezantoi Planin Kombëtar të Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Parandalimit të çdo forme dhune dhe bullizmi për sigurinë në institucionet arsimore parauniversitare, i cili është miratuar dhe prezanton një kornizë veprimi që përfshin një bashkëveprim të gjerë mes institucioneve, punonjësve të arsimit dhe komunitetit.

“Ministria e Arsimit ka zgjedhur të mos reagojë në mënyrë fragmentare apo vetëm pas rasteve të veçanta, por të ndërtojë një qasje të qëndrueshme, të koordinuar dhe afatgjatë. Është miratuar tashmë Plani Kombëtar i Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Parandalimit të çdo forme dhune dhe bullizmi për sigurinë në institucionet arsimore parauniversitare. Ky plan nuk është thjesht një dokument politikash, por një kornizë veprimi e përditshme që e sheh sigurinë në shkollë si një proces të përditshëm, ku bashkëpunojnë institucione shtetërore, mësues, prindër, nxënës dhe komuniteti”, tha Kumbaro.

“Po ndërtojmë një bashkëpunim shumë solid me një prej institucioneve më të mira që ka vendi në këtë fushë, siç është Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, qoftë për të krijuar mjedise më të sigurta digjitale, ashtu edhe për të krijuar linja të dedikuara komunikimi për të rinjtë që kanë nevojë të denoncojnë apo të tregojnë problemet që hasin. AKSK ka një linjë direkte komunikimi, 24 orë në 7 ditë të javës, për problemet e sigurisë kibernetike apo të bullizmit online”, vijoi ajo.

Ministrja Kumbaro nënvizoi se institucioni që ajo drejton ka hyrë në një fazë të re bashkëpunimi edhe me Autoritetin e Mediave Audiovizive, për të monitoruar jo vetëm hapësirën tradicionale mediatike, por edhe atë digjitale me fokus sigurinë e fëmijëve.

“Prania e oficerëve të sigurisë është forcuar ndjeshëm dhe po shoqërohet me standarde të reja pune dhe etike profesionale. Këta oficerë nuk janë më thjesht figura kontrolli, por pjesë e mekanizmit të parandalimit dhe ndërhyrjes së hershme ne bashkëpunim te ngushte me mësues, psikologe e punonjës sociale. Megjithëse shkolla shqipe ka një traditë të gjatë, Oficeri i Sigurisë është figurë e re, nuk ka qenë tradicionalisht një figurë e shkollave tona”, tha Kumbaro.

“Ashtu sikundër edhe punonjësit psiko-socialë. Dhe pikërisht tre javë më parë, shpallëm 62 vende të lira pune për oficerë sigurie pranë shkollave tona. Paralelisht, është ndërtuar një strukturë e qartë koordinimi mes drejtorive arsimore dhe Policisë së Shtetit, për të garantuar reagim në kohë reale dhe shkëmbim të vazhdueshëm informacioni”, pohoi Kumbaro.

Sipas Kumbaros, “Paketa e Sigurisë” si një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit ka institucionalizuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, falë të cilit është shtuar prezenca e punonjësve të policisë gjatë orarit të fillimit të mësimit, gjatë pushimit të gjatë dhe pas mbarimit të mësimit në perimetrin e shkollës.

Kumbaro tha se brenda këtij viti fillon projekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme “Qyteti inteligjent” pjesë e të cilit është edhe pajisja e shkollave, fillimisht atyre me te mëdha në numër nxënësish me kamera të posaçme për të parandaluar në kohë dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit çdo incident apo konflikt.

Kumbaro nënvizoi se në fillim të këtij viti shkollor, me një urdhër të posaçëm është ndaluar celulari në ambientet mësimore, një masë që rezulton e zbatuar plotësisht sipas ministres së Arsimit.

“Vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në ambientet shkollore nuk duhet parë si masë ndëshkuese, por si një ndërhyrje edukative dhe mbrojtëse. Një tjetër shtyllë themelore e planit ka qenë fuqizimi i shërbimit psiko-social në shkolla. Po ashtu është investuar në ndërtimin e rrjeteve të mbështetjes digjitale dhe mekanizmave të komunikimit të shpejtë”, tha Kumbaro, ndërsa shtoi se platforma SMIP, ku prindërit hyjnë në çdo kohë dhe kontrollojnë në kohë reale ecurinë e fëmijëve të tyre në shkollë, si edhe Fletorja e Komunikimit Online kanë krijuar një urë të drejtpërdrejtë mes shkollës dhe familjes, duke e bërë më të lehtë identifikimin e problematikave dhe adresimin e tyre në kohë.

/e.i/j.p/

The post Kumbaro: Plan kombëtar veprimi për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: PD të reflektojë për mospjesëmarrjen në hartimin e deklaratës në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK në Hagë

12 February 2026 at 12:03

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot nga seanca plenare në Kuvend, se nëse opozita nuk reflekton pas bllokimit të foltores, do të kalohet në votim.

“U bënë dy orë nga fillimi i kësaj seancë, kjo seancë nuk mund të vazhdojë më kështu. Ende shpresoj dhe besoj që ishte një lapsus nga ana e PD mospjesëmarrja në hartimin e deklaratës. Besoj se do të reflektojnë në minutat në vijim. PD në këto 35 vite ka meritë në momente historike të rrugës evropiane të Shqipërisë, por edhe gjatë pavarësimit të Kosovës”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, nënvizoi se “është fatkeqësi që sot PD gjendet në këtë situatë dhe nuk di të ndajë interesin kombëtar nga ai personal”.

“Në zbatim të rregullores, kërkoj pesë minuta pushim për të reflektuar. Nëse nuk reflektohet do të kalojmë në votim”, tha Balla.

/e.i/j.p/

The post Balla: PD të reflektojë për mospjesëmarrjen në hartimin e deklaratës në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK në Hagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Kuvendi të shprehet me deklaratë kundër baltës ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së në Hagë

12 February 2026 at 10:45

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, bëri thirrje që Kuvendi të shprehet me urgjencë në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit pas dhunës në protesta, si edhe të miratojë një deklaratë të përbashkët në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Balla theksoi se uniforma e policisë është e paprekshme dhe se Shqipëria nuk mund të pranojë akuza që, sipas tij, hedhin baltë mbi luftën çlirimtare të Kosovës.

Balla, e cilësoi të turpshme aktakuzën e Hagës ndaj katër krerëve të UÇK-së, ndërsa tha se janë kërkuar 180 vjet burg ndaj tyre.

“Një aktakuzë e padëgjuar, ndërkohë që për asnjërin nga personat e marrë përgjegjës penal të ushtrisë serbe në Kosovë nuk ka ndodhur diçka e tillë, vetëm për Ratko Mlladiq është kërkuar kjo. Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë punimet menjëherë të ngarkojmë deputetët Hasani dhe Shehu në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe të përgatisim me urgjencë një deklaratë të Kuvendit të Shqipërisë që duhet të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, thekoi se përmes kësaj deklarate duhet t’i bëhet e qartë Hagës dhe çdo aktori tjetër se Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund ta pranojë një baltë të tillë të hedhur kundër një luftë çlirimtare siç ka qenë ajo e popullit shqiptar të Kosovës dhe ushtrisë së Kosovës.

“Kjo deklaratë e Kuvendit duhet të miratohet menjëherë”, tha Balla.

Propozimi u hodh në votim dhe u miratua me shumicë votash, duke ngarkuar deputetët Hasani dhe Shehu për hartimin e saj.

/e.i/j.p/

The post Balla: Kuvendi të shprehet me deklaratë kundër baltës ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së në Hagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi: Për dosjen e SPAK për Ballukun po zbatojmë ligjin për ruajtjen e sekretit hetimor

12 February 2026 at 10:32

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh sot gjatë seancës parlamentare, se materialet dhe provat për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk janë kyçur në sirtar, por po zbatohet ligji për ruajtjen e sekretit hetimor.

Peleshi iu përgjigj kreut të partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili i bëri thirrje Kuvendit që të ndajë me deputetët dosjen për çështjen e Belinda Ballukut, duke akuzuar Peleshin se e ka kyçur në kasafortë.

“E keni shpërndarë me një grup deputetësh të cilët rastësisht nuk kanë thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë dosje. Përndryshe do i drejtohemi Gjykatës Kushetuese dhe turpi do mbetet mbi ju sepse jeni i vetmi kryetar i Kuvendit të Shqipërisë i cili ka fshehur një dosje kompromentuese të zv.kryeministres Belinda Balluku, është detyra juaj të nxirrni dosjen, të bëni transparencë”, u shpreh Shehaj.

Peleshi iu përgjigj deputetit duke thënë se nuk është e vërtetë që janë kyçur materialet dhe provat, por se të dhënat e saj nuk duhet të dalin, sepse janë sekret hetimor, edhe për deputetët që kanë tashmë akses në dosje.

“Në fjalën tuaj harruat togfjalëshin Këshilli për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin, është ky këshill që shqyrton materialet dhe i paraqet raportin seancës. Raporti i Këshillit të Mandatave do të vijë në seancë, ku do të përfshihen të gjithë opinionet e palëve apo deputetëve. Do votojë pasi të dëgjojë raportin e përgatitur nga deputetët anëtarë të Këshillit të Mandatit, Rregullores dhe Imunitetit”, tha Peleshi.

Në përgjigje të Shehajt, Peleshi nënvizoi se të gjithë deputetët që kanë tërhequr materialet duhet të mos i bëjnë publike, sepse bëhet fjalë për një sekret hetimor për të cilin është firmosur dhe deklarata përkatëse.

“Nuk është zgjedhje e kryetarit të Kuvendit, është një urdhër i prokurorit të çështjes për të mos publikuar materialet dhe jam në zbatim të atij urdhri dhe ligji”, tha Peleshi.

/e.i/j.p/

The post Peleshi: Për dosjen e SPAK për Ballukun po zbatojmë ligjin për ruajtjen e sekretit hetimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Po na vjedhin pronat”/ Protestë para Kuvendit, banorët kundërshtojnë projektin TID në Durrës

By: armand
12 February 2026 at 09:32

Teksa sot pritet të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, jashtë godinës është njoftuar një protestë qytetare. Banorët e Durrësit që preken nga projekti TID në Durrës, po protestojnë para Kuvendit për të drejtat e tyre. Ata akuzojnë Belinda Ballukun dhe kryeministrin Rama se po u vjedhin pronat.   Ndërsa thonë se socialistët në parlament ngrenë […]

The post “Po na vjedhin pronat”/ Protestë para Kuvendit, banorët kundërshtojnë projektin TID në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 11 February 2026Main stream

Pas konstituimit të Kuvendit, votohet edhe qeveria në Kosovë

11 February 2026 at 22:58

Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të ri qeverisës, i njohur si “Kurti 3”.

Seanca e jashtëzakonshme u mbajt në orët e mbrëmjes, ku pas procedurave parlamentare dhe votimit të përbërjes së kabinetit qeveritar, ekzekutivi i ri mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të legjislaturës së dhjetë.

66 prej tyre votuan për, 49 votuan kundër, dhe nuk pati asnjë abstenim, raporton Klankosova.tv.

Para votimit, mandatar i Qeverisë, Albin Kurti, mbajti fjalën e tij, para deputetëve, ku paraqiti prioritetet dhe drejtimet kryesore të qeverisjes në mandatin e ri.

Ai theksoi të arriturat, sipas tij, të mandatit të kaluar, veçanërisht në aspektin ekonomik, duke përmendur rritjen ekonomike, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti fillimisht u ndal edhe te proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai deklaroi se kërkesat e Prokurorisë së Specializuar, bien ndesh me të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës. /Klankosova.tv

Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

11 February 2026 at 16:32

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit për Reformën Territoriale morën pjesë në mbledhjen e së mërkurës pas një mungese dymujore, duke kërkuar garanci nga mazhoranca socialiste që reforma do të bëhet me konsensus politik. Rikthimi i PD-së në komision solli tërheqjen e Partisë Socialiste nga një iniciativë për të ndryshuar formulën e përbërjes dhe […]

The post Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus appeared first on Reporter.al.

Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

11 February 2026 at 15:02

Me firmën e një deputeti socialist, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private. Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti i PS, Erjon Malaj, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë […]

The post Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Peleshi mbyll vizitën zyrtare në SHBA me takimin me kongresmenin John Moolenaar

7 February 2026 at 14:42

TIRANË, 7 shkurt /ATSh/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në përmbyllje të takimeve zyrtare në Kongresin Amerikan, u takua me kryetarin e Komitetit për Konkurrencën Strategjike të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmenin John Moolenaar.

Gjatë takimit, u diskutua forcimi i partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet gjeopolitike globale dhe zgjerimin e mundësive për investimet amerikane në Shqipëri dhe kujdesin për mbrojtjen nga investimet dhe ndikimet keqdashëse në sektorët strategjikë të ekonomisë dhe sigurisë.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi rolin e vendit tonë si një aleat i besueshëm në NATO dhe një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, thuhet se bisedimet u përqendruan gjithashtu në rritjen e dialogut parlamentar dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, me synim thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përballimin e përbashkët të sfidave të sigurisë, përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe luftën kundër ndikimeve joperëndimore në rajon.

Ky takim rikonfirmoi nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik.

/e.i/j.p/

The post Peleshi mbyll vizitën zyrtare në SHBA me takimin me kongresmenin John Moolenaar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLGJ i kërkon Kuvendit të zgjidhë problemin e sigurisë në gjykata

4 February 2026 at 17:53

Të gjitha godinat aktuale të gjykatave rezultojnë me problematika të sigurisë, tha të mërkurën Ilir Rusi, kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjatë një dëgjese në Kuvend për këtë çështje. Komisioni parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ka nisur një proces konsultimesh me organet e drejtësisë për sigurinë në gjykata, disa muaj pas […]

The post KLGJ i kërkon Kuvendit të zgjidhë problemin e sigurisë në gjykata appeared first on Reporter.al.

Jaka: Siguria ushqimore është siguri kombëtare, zero kompromis me cilësinë

4 February 2026 at 14:54

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka u shpreh sot se duhet krijuar besim te konsumatori shqiptar, duke mos pasur asnjë kompromis me sigurinë ushqimore.

Në aktivitetin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Jaka tha se “siguria ushqimore është siguri kombëtare”.

“Nëse i referohemi kësaj formule, rritet edhe shkalla e përgjegjësisë e secilit prej nesh, qoftë e politikbërjes, qoftë e operatorëve ekonomikë që janë në terren. Të përafrosh aktet nënligjore shqiptare me ato të BE-së është një detyrë e mbyllur tashmë përderisa 95% e popullit shqiptar e kërkon këtë gjë”, tha Jaka.

“Është e rëndësishme të bëhet një analizë në terren. Bujqësia dhe blegtoria janë ndër problemet më të mëdha që Shqipëria ka. Mund të ketë konkurrencë të pandershme, por ne duhet ta mbrojmë fermerin dhe produktet tona. Më shumë problematik është sektori i blegtorisë qoftë në industirnë e qumështit, mishit dhe nënprodukteve të tjera”, vijoi ai.

Jaka tha se çmimi i qumështit në Shqipëri është 50% më i shtrenjtë se në çdo vend tjetër të Ballkanit dhe Evropës.

“Që të krijomë besim te konsumatori shqiptar duhet të kemi institucione të përgjegjshme, laboratorë ekselentë që të mos kundërshtojmë përgjigjet që dalin nga laboratërët tanë dhe të mos kemi asnjë kompromis me sigurinë ushqimore”, theksoi Jaka.

/e.i/a.f/

The post Jaka: Siguria ushqimore është siguri kombëtare, zero kompromis me cilësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deputetë të rastësishëm në tryezat e komisioneve!

3 February 2026 at 12:14

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi pritet të miratojë ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm me shtatë anëtarë, edukimi dhe formimi arsimor i të cilëve zbulon mospërputhje të thellë me fushën e përgjegjësisë së nënkomisionit. Nisma e propozuar nga deputetja Anila Denaj (PS), synon realizimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm dhe agjendën 2030 të OKB-së, të tilla si ndryshimet klimatike, mbrojtja e ekosistemeve tokësore dhe mbrojtja e oqeaneve. Asnjë prej deputetëve të propozuar [Ilva Gjuzi (PS), Blendi Himçi (PD), Besa Spaho (PS), Klevis Jahaj (PS), Bora Muzhaqi (PS), Klodiana Çapja (PD), Kliti Hoti (PD)] nuk rezulton të jetë diplomuar, apo arsimuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ose në Universitetin Bujqësor të Tiranës, si të vetmet institucione që mund të ofrojnë ekspertizën e duhur për vendime të qëndrueshme dhe racionale në favor të realizimit të objektivave 2030.

Nënkomisioni i ri varet nga Komisioni i Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, që për fat të keq manifeston të njëjtën mospërputhje të kontekstit arsimor të dymbëdhjetë deputetëve-anëtarë të tij.

Komisionet e përhershme parlamentare, krahas  shqyrtimit paraprak të projektakteve, monitorojnë dhe funksionimin e ministrive. Kësisoj, komisioni dhe nënkomisioni i përhershëm për Zhvillimin e Qëndrueshëm mbulojnë çështje të energjisë, biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit. Rrjedhimisht, funksionimi i tyre ndikohet, jo vetëm nga qëndrimet politike, por edhe nga sfondi arsimor i deputetëve-anëtarë. Nëse arsimimi i tyre nuk përputhet me fushën e ekspertizës së komisionit, ekziston rreziku i vendimmarrjeve të komanduara politikisht dhe ideologjikisht mbi çështje thellësisht dhe qartësisht shkencore dhe racionale.

Shqipëria ka një ndarje gjinore parlamentare të kënaqshme, krahasuar me disa prej vendeve te BE. Por duket se nuk ka rregulla për ndarjen e deputetëve nëpër komisione në varësi edhe të sfondit arsimor të tyre. Prej kohësh, në ligjin zgjedhor janë vendosur kuota të detyrueshme për të garantuar një përfaqësim të ekuilibruar gjinor në jetën dhe vendimmarrjen politike. Vetë Kuvendi, nëpërmjet shërbimeve të tij, ofron të dhëna për deputetët. Por këto janë të varfëra, pasi kufizohen në raportimin e statistikave sipas gjinisë dhe grup-moshave, por asnjëherë mbi formimin dhe sfondin arsimor të deputetëve.

Konkretisht, anëtarët e propozuar të nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm (gjithsej shtatë) që pritet të miratohet në seancën e sotme plenare (edhe si pjesëmarrës për herë të parë në një legjislaturë) janë inxhinierë ndërtimi, juristë, arkitektë, financierë (mes tyre edhe një mjek). Kështu, ekspertiza e tyre nuk përputhet me ekspertizën e nënkomisionit. Si mundet një deputet – inxhinier ndërtimi – të marrë vendime të qëndrueshme për pyjet pa i njohur ato?! Si mundet të mbrojë oqeanet dhe burimet detare një financier?!

Historikisht, partitë politike, por edhe organizatat jofitimprurëse mbështetëse të tyre, nuk kanë zhvilluar programe për diversifikimin e formimit arsimor dhe ngritjen e përfaqësimit shkencor të listës së kandidatëve për deputetë. Listat shumë emërore me renditje të fiksuar, të ashtuquajtura “të mbyllura” mund të shërbenin për të kontrolluar personalitetin profesional të kandidatëve për deputetë, por në të vërtetë, ato kanë shërbyer si streha për të grumbulluar kandidatë të besuar politikë. Ndaj dhe shpërndarja nëpër komisione i shërben së njëjtës logjikë.

Monitorimi dhe vlerësimi i vazhdueshëm i formimit arsimor të deputetëve ndikon drejtpërdrejt në zbehjen e diktatit politik dhe ideologjik në vendimmarrje, duke i bërë deputetët më të pavarur dhe demokracinë më funksionale. Dhe këtu nuk është fjala që të imponosh kuota të pabazuara në meritokraci, por për të kundërtën e saj: për të mbështetur një meritokraci të papërfaqësuar. Kjo do të rrisë besimin e publikut ndaj përfaqësuesve të tyre në Kuvend.

The post Deputetë të rastësishëm në tryezat e komisioneve! appeared first on Citizens.al.

Tensionet në Kuvend/ Berisha: Tentativë për të mbuluar skandalet e Lubisë! Krim monstruoz

By: Brisi
3 February 2026 at 12:41

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën për bllokimin e punës së prokurorisë, pas daljes nga seanca parlamentare, duke deklaruar se Kuvendi po pengon arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila sipas tij është nën akuzë nga SPAK. Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, Berisha tha se seancat po përdoren për të mbuluar atë që […]

The post Tensionet në Kuvend/ Berisha: Tentativë për të mbuluar skandalet e Lubisë! Krim monstruoz appeared first on BoldNews.al.

“Parlamenti po bën grusht shteti”/ Berisha: Parzmore e vjedhjes së Belinda Ballukut!

By: Brisi
3 February 2026 at 11:53

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka folur këtë të martë në Kuvend, në lidhje me arrestimin e Belinda Ballukut dhe zvarritjen e procesit ndaj saj. Nga foltorja e Kuvendit, Berish deklaroi se parlamenti po kryen grusht shteti, pasi Këshilli i Mandateve me urdhër të socialistëve, nuk shqyrton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e […]

The post “Parlamenti po bën grusht shteti”/ Berisha: Parzmore e vjedhjes së Belinda Ballukut! appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca nis punën për një Reformë Territoriale të njëanshme

2 February 2026 at 16:44

Socialistët pritet të miratojnë në parlament të martën një projektvendim që ndryshon formulën e përbërjes dhe strukturën vendimmarrëse të këtij komisioni, duke i dhënë mundësinë PS-së që të ketë shumicën e anëtarëve në komision dhe heqjen e të drejtës së vetos dhe bashkëkryesimit opozitës. Gjatë mbledhjes së të hënës bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku tha se […]

The post Mazhoranca nis punën për një Reformë Territoriale të njëanshme appeared first on Reporter.al.

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

PRISHTINË, 31 janar /ATSH/ Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar kundër dorëheqjes se kryetarit, Lumir Abdixhiku. KosovaPress njofton se 164 delegatë ishin kundër dorëheqjes dhe 136 pro dorëheqjes së Abdixhikut.

Fillimisht para votimit, delegatëve iu është prezantuar letra për votim: “A e pranoni dorëheqjen e Lumir Abdixhikut – Po, Jo”.

LDK, me këtë proces ka vendosur që Abdixhiku të vazhdojë si kryetar i këtij subjekti politik, përkundër rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova.

Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

The post Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

By: Elva
28 January 2026 at 17:31

Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias. Organizatat […]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët appeared first on BoldNews.al.

50 ndryshime, pa reformë: Kodi Penal si mjet kontrolli

28 January 2026 at 11:44

Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal. Qeveria i paraqiti ato si “harmonizim me standardet evropiane”. Por në praktikë, ndryshimet prodhuan forcim selektiv të shtetit ndëshkues, përmes një procesi të shpejtë dhe politikisht të mbyllur.

Paketa u votua rreth orës 03:00 të mëngjesit, vetëm me votat e shumicës socialiste. Ajo përfshinte rreth 50 ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal, mes tyre edhe dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes, përmes ndryshimit të Nenit 120.

Kodi Penal, i miratuar fillimisht në vitin 1995, ka pësuar tashmë 26 ndërhyrje në 31 vite. Dhjetë prej tyre kanë ardhur pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Frekuenca e ndryshimeve tregon për mungesën e stabilitetit dhe vizionit afatgjatë.

Ndryshimet e fundit qenë propozuar në tetor 2025. Ato pasuan draftin e një Kodi të ri Penal, prezantuar në korrik nga Ministria e Drejtësisë. Drafti i Kodit të ri u përball me kritika të forta nga juristë, akademikë, media dhe shoqëria civile dhe për rrjedhojë qeveria e tërhoqi pa e çuar në Kuvend.

Kështu, në vend të një reforme të plotë, shumica zgjodhi rrugën e arnimeve. Ndryshime të pjesshme, të shpërndara dhe pa një debat të gjerë publik. Pyetja mbetet: A përmbush kjo qasje pritshmëritë e integrimit evropian? Sipas qeverisë, po, por rruga e ndjekur nuk bind.

Edhe pse në mandatin e katërt, shumica socialiste shmang ende kostot politike të një Kodi të ri Penal. Një reformë e tillë kërkon debat, konsensus dhe balancë mes sigurisë publike dhe të drejtave themelore. Elemente që munguan në procesin e fundit të përmbyllur mëngjesin e së mërkurës.

Çfarë përfshijnë ndryshimet?

Paketa zgjeroi juridiksionin penal për shtetasit e huaj rezidentë në Shqipëri, edhe për vepra pjesërisht të kryera jashtë territorit. U përjashtuan nga parimi i “dënueshmërisë së dyfishtë” disa krime të rënda, përfshirë trafikun e qenieve njerëzore dhe abuzimin seksual me të mitur.

Pati rishikime dhe nene specifike për të luftuar terrorizmin. Ndërkohë, u shtuan dënime plotësuese në rastet e refuzimit të ekstradimit dhe ndalimin e ushtrimit të profesioneve që përfshijnë kontakt me fëmijët për persona të dënuar për vepra penale. U forcuan ndëshkimet për pornografinë, shfrytëzimin dhe krimet seksuale ndaj të miturve, me dënime që shkojnë deri në 20 vjet burg.

Një ndryshim domethënës ishte heqja e (pikës 7 të Nenit 28) mundësisë për ulje ose përjashtim nga dënimi për anëtarët e grupeve kriminale, edhe kur bashkëpunimi i tyre mund të jetë vendimtar për zbardhjen e veprimtarisë kriminale. Ky hap ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e hetimeve komplekse dhe vetë luftën ndaj krimit të organizuar.

Në të njëjtën paketë, u përfshi edhe një nen i posaçëm (Neni 143/a/8) për “Mashtrimet që prekin interesat financiare të Bashkimit Evropian”. Keqpërdorimi i fondeve të BE-së tashmë dënohet me burgim deri në 5 vjet, ose deri në 10 vjet kur shuma e keqpërdorur kalon 50 mijë eurot.

Por pa zbardhjen dhe ndëshkimin e rasteve konkrete, veçanërisht atyre që lidhen me fondet IPARD, ky nen rrezikon të mbetet deklarativ. Një sinjal formal drejt BE-së, më shumë sesa një mjet real llogaridhënieje.

Neni në fjalë do të mbetet si njollë e turpshme e abuzimeve.

Shpifja, gazetarët dhe parkimi dysh

Paketa dekriminalizoi pjesërisht (Nenin 120) shpifjen, por vetëm për një kategori të paqartë “gazetarësh të regjistruar dhe të njohur”. Fyerja do të vijojë të mbetet vepër penale. Kështu qeveria duket se po synon të krijojë një regjim të dyfishtë mbrojtjeje duke hapur rrugë për interpretime selektive.

Cilësimi “i njohur” dhe me “regjistër” për gazetarët lë vend për një zhvillim paralel në kuptimin e kërkesës së mundshme për licencim apo të një lloji “Urdhri të gazetarit” apo “punonjësve të medias”.

Kjo shihet si një mënyrë për ta kufizuar lirinë e shprehjes, pasi gazetarët e lirë, ose qytetarët e angazhuar, apo sinjalizuesit që do të shprehen për çështje të caktuara, do të vijojnë të përballen me format penale të “shpifjes”.

Paralelisht, dhuna ndaj gazetarëve tashmë do të trajtohet si “goditje për shkak të detyrës” (Neni 237), me dënime nga një deri në pesë vjet burg. Sigurisht, një masë pozitive, por e shoqëruar me një mekanizëm problematik të përkufizimit të gazetarit lë vend për interpretime.

Kështu, në praktikë, shteti shmang dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe mban sërish në dorë instrumentet e presionit ligjor.

Por problemi i paketës nuk qëndroi vetëm te çfarë nuk dekriminalizoi, por edhe te çfarë zgjodhi të kriminalizojë.

Mes ndryshimeve u përcollën dispozita që e shtrijnë dorën e Kodit Penal në sjellje të përditshme, të cilat deri dje trajtoheshin administrativisht, pra me gjoba.

(Neni 293/1) “Pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë” tashmë do të trajtohet me masa më të ashpra penale.

Në një vend ku ka mungesë të theksuar infrastrukture parkimi, rregullimi penal i këtij fenomeni u shfaq si zëvendësim i politikës edukuese dhe planeve afatgjata urbane me një politikë ndëshkuese.

Ky është thelbi i problemit: Qeveria po përdor Kodin Penal për të kompensuar dështimet e saj në administrimin publik.

Në vend të zgjidhjeve strukturore, ajo zgjedh të tutelojë qytetarët përmes frikës së ndëshkimit “me gjobë ose një vit burg”.

Amendamenti që nuk kaloi

Në fund të seancës u diskutua propozimi i bërë një ditë më parë nga deputeti socialist Erion Braçe për ashpërsimin e (Nenit 288) ndëshkimeve ndaj shitjes së duhanit dhe cigareve elektronike për të miturit.

Amendamenti parashikonte gjoba deri në 500,000 lekë dhe burgim deri në 16 vjet në rastet kur tregtia sillte si pasojë vdekjen.

Propozimi nuk u mbështet nga shumica socialiste, e cila abstenoi. Në një paketë që nuk heziton të kriminalizojë parkimin në rresht të dytë, mbrojtja penale e shëndetit të të miturve u la jashtë.

Ky kontrast ekspozon natyrën selektive të reformës, ose mungesës së diskutimeve të gjera për ndërhyrje.

Kodi Penal nuk forcohet aty ku interesi publik është i pakontestueshëm, por aty ku shteti kërkon kontroll dhe veprim të shpejtë.

Në këtë panoramë, ndryshimet e fundit nuk përbëjnë një reformë penale. Ato janë një seri masash ndëshkuese, të mbledhura nën flamurin e “harmonizimit evropian,” por të udhëhequra nga logjika e menaxhimit politik të rrezikut.

Kodi Penal po shndërrohet gradualisht në një instrument për të mbuluar dështimet e politikave publike. Sa më pak funksionon shteti, aq më shumë zgjerohet qasja ndëshkuese me shtojca nenesh.

Në këtë kuptim, votimi i mëngjesit të hershëm të së mërkurës nuk është fundi i këtij debati. Kodi i ri Penal do të vijë sërish për t’u diskutuar, por arnat janë sinjali se Shqipëria po vijon fazën ku ligji penal përdoret si zëvendësim i qeverisjes dhe jo si mjeti fundit i aplikimit të drejtësisë.

Lexoni gjithashtu:

The post 50 ndryshime, pa reformë: Kodi Penal si mjet kontrolli appeared first on Citizens.al.

Në pritje të Kushtetueses, Peleshi shtyn pa afat Këshillin e Mandateve për Ballukun

28 January 2026 at 11:44

Pas 1 muaj e gjysmë zvarritje mazhoranca socialiste ka vendosur të kërkojë akoma më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro. Në kundërshtim me rregulloren […]

The post Në pritje të Kushtetueses, Peleshi shtyn pa afat Këshillin e Mandateve për Ballukun appeared first on Reporter.al.

❌
❌