Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A aspironi të jeni kryetar i PD-së? Përgjigjet Ervin Salianji

By: armand
8 December 2025 at 20:27

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka komentuar sërish takimet e tij me qytetarët demokratë dhe nëse ai synon të jetë kryetar i Partisë demokratike. Salianji është shprehur se “nuk ka asgjë të keqe që dikush të ketë ambicie për të kandiduar, pasi kjo e çon partinë përpara”, por theksoi se takimet e tij me demokratët nuk kanë këtë qëllim. […]

The post A aspironi të jeni kryetar i PD-së? Përgjigjet Ervin Salianji appeared first on BoldNews.al.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues (EMRAT)

By: V K
3 December 2025 at 10:53

Ilri Panda, do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026. Në shortin që u hodh në Presidencë, Panda u zgjodhën anëtar nga Gjykata e Lartë, por sipas ligjit zgjidhet edhe kryetar.

Ndërkohë po nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues u zgjodh Valbona Çekrezi.

Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të përhershëm të KED u zgjodhën, Fjona Papajorgji dhe Marjana Semini, ndërsa Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues.

Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh anëtar i KED, Alfred Progonati, ndërsa anëtar zëvendësues Anila Leka.

Kandidatët nga Gjykata Kushtetuese:

1. Marsida Xhaferllari

2. Fjona Papajorgji

3. Sonila Bejtja

4. Sander Beci

5. Ilir Toska

6. Gent Ibrahimi

7. Marjana Semini

8. Asim Vokshi

Kandidatët nga Gjykata e Lartë:

1-Sokol Sadushi

2-Ilir Panda

3-Ervin Pupe

4-Sander Simoni

5-Sokol Binaj

6-Albana Boksi

7-Medi Bici

8-Artur Kalaja

9-Arbena Ahmeti

10-Gentian Media

11-Valbon Çekrezi

12-Sokol Ngresi

13-Margarita Buhali

14-Enton Dhimitri

15-Enkelejda Metalia

16-Vojsava Kola

Nga Prokuroria e Përgjithshme:

1-Alfred Progonati

2-Alma Muça

3-Anila Leka

4-Arqilea Koça

5-Bujar Sheshi

6-Hysen Keta

7-Isa Jata

8-Kostaq Beluri

9-Olsian Çela

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi.

The post Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

By: armand
17 November 2025 at 17:58

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë konventës së mbajtur të kësaj partie pasditen e 17 nëntorit. Hamza u zgjodh përmes votimit të hapur dhe për të nuk kishte votuar kundër. Ai nuk kishte kundërkandidat dhe zgjedhja e tij u bë pasi Memli Krasniqi ditë më parë dha dorëheqje […]

The post Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve

By: V K
3 November 2025 at 09:51

Shoqata kombëtare e gjyqtarëve, ka zgjedhur kryetar gjyqtarin Engert Pëllumbi.

Pëllumbi është gjyqtari që la në masa arrest në burg Erion Veliaj në apelin e GJKKO.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, më datë 31.10.2025, mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj.

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme:

1. Z. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës;

2. Z. Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës;

3. Znj. Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës;

4. Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj;

5. U vendos pranimi i 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.

The post Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve appeared first on Albeu.com.

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

23 October 2025 at 19:59

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nuk e hedh poshtë mundësinë që një ditë të garojë për kryetar të forcës më të madhe opozitare, por me gjasë jo vitin tjetër. I ftuar në Top News, Salianji tha se ka ambicie për të garuar, por sipas tij, nuk është tani momenti i duhur. “Jam i bindur […]

The post Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti appeared first on BoldNews.al.

Gara për kryetarin e PD? Berisha: Do jetë e hapur, unë do të jem kandidat

By: redi
22 October 2025 at 14:56

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nuk do të kalojë lehtë në selinë blu. Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë për drejtimin e saj. Duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me një deklaratë të deputetit demokrat Besart Xhaferri, sipas të cilit kreu i PD-së, duhet të ikë vitin e ardhshëm nëse nuk fakton farsën zgjedhore të 2025…

Source

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

By: armand
19 October 2025 at 22:45

Nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut, në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar shqiptar. Në një konferencë për media, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka pohuar se atje për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar. “Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të […]

The post “Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare

18 October 2025 at 11:17

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Kryeministria ka shpallur procedurën e hapur për përzgjedhjen dhe emërimin e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare, në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtuesve të këtij institucioni.

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 30-ditore. Kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konkurrim duhet të jenë persona që u përkasin pakicave kombëtare, të kenë kontribute të spikatura në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të kenë një përvojë pune jo më pak se 10 vjet në këtë fushë.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh që përfshijnë kërkesën për aplikim, dëshmitë e eksperiencës profesionale, rekomandime nga shoqata të regjistruara që kanë në objekt të veprimtarisë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicës përkatëse, kopje të dokumenteve të identifikimit dhe diplomimit, si dhe dëshminë e penalitetit.

Përveç këtyre dokumenteve, kërkohet edhe dëshmi për njohjen e gjuhës së pakicës që përfaqësohet, për ato pakica kombëtare që kanë gjuhën e tyre. Kandidatët, individualisht mbështetje, me rekomandim, nga të paktën 5 individë, që janë personalitete me kontribute të pakicës kombëtare përkatëse në Republikën e Shqipërisë, si dhe formularët e vetëdeklarimit në përputhje me legjislacionin për integritetin e zyrtarëve publikë dhe ligjin për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 17 nëntor 2025. Dokumentet duhet të depozitohen pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri.

The post Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

10 October 2025 at 22:56

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa  Në mes të fshatit Suk 1 në Roskovec ndodhet një biznes furnizimi me gaz me pakicë, të cilin e disponon me dokumente z. Hamza Agaçi, vëllai i ish-nënkryetarit të Bashkisë Roskovec, z. Hysen Agaçi. Ky i fundit është personi që e […]

The post Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa appeared first on BoldNews.al.

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

By: V K
10 October 2025 at 13:08

Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit.

Me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Përveç votave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa prej deputetetëve të komuniteteve joshumicë joserbe, ai siguroi edhe votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar dhe gjithashtu të mbyllur seancën.

Kjo nënkupton se tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit, shumë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

The post Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës appeared first on Albeu.com.

Artisti i njohur Florian Binaj propozohet nga Berisha për kandidat të opozitës për Tiranën

6 October 2025 at 12:53


Florian Binaj është i propozuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha si kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Lajmin e bëri të ditur vet kreu demokrat pas mbledhjes së PD-së, i cili theksoi se kandidatura e tij do t’iu paraqitet aleatëve për ta mbështetur në këto zgjedhje.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora".

"PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florian Binaj”. /A2 televizion/

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Sula: T’i rikthejmë në shërbim të komunitetit

29 September 2025 at 15:58

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, sëbashku me përfaqësues të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe strukturave të Policisë Bashkiake ndoqën nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën e Laprakës, në njësinë 11.

Sula apeloi për lirimin e menjëhershëm dhe rikthimin e hapësirave në shërbim të komunitetit.

“Në zonën e Laprakës do bëjmë një zgjidhje bashkë me mbështetjen e Policisë Bashkiake dhe gjithë inspektorët e IMT. Do të duhet që ne ta lirojmë në mënyrë të menjëhershme këtë arterie kryesore, që qytetarët e Laprakës, të njësisë 11 t’i kenë këto hapësira në shërbim të tyre dhe jo në shërbim të disa njerëzve. Koha e të fortit të lagjes apo koha e të zënit ka mbaruar. Kjo është koha që qytetarët të gëzojnë hapësirat publike”, theksoi Sula.

Ai nënvizoi se subjekteve u lihet një afat për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave të zëna dhe në rast të kundërt do të ndërhyhet.

“Ditën e sotme në arterien kryesore të Laprakës që fillon nga fillimi deri në fund do të duhet që ne t’u kërkojmë të gjithë subjekteve dokumetacionin përkatës nëse janë brenda ligjit. Nëse nuk janë brenda ligjit, atëherë do mbahet procesverbali përkatës. Do u lihet një afat kohor dhe nëse nuk e çmontojnë vetë, ne do të lirojmë të gjithë hapësirat publike në arterien kryesore, nga fillimi i kryeqyëzimit deri në Spitali Ushtarak. Ka shumë subjekte që nuk i kanë liruar akoma hapësirat e zëna”, deklaroi Sula.

/gj.m/a.f/

The post Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Sula: T’i rikthejmë në shërbim të komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja Hoxha zbulon debatin e fortë në mbledhjen e KLP: Pati dhunë verbale

By: M C
25 September 2025 at 23:32

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për takimin e Nancy VanHorn me drejtuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin. E ftuar në studion e Top Story në Top Channel, Hoxha thekson se gara për kreun e SPAK ka nisur të ‘ngrejë temperaturat’, teksa një ditë më parë në një mbledhje që ka ndodhur mes drejtueses së KLP dhe tre anëtarëve të komisionit të karrierës ka pasur një debat të fortë verbal.

Një prej anëtarëve ka kërkuar që platforma që do të dorëzohet nga kandidatët për kreun e SPAK në e-mail, të ketë mundësi aksesi vetëm prej tij dhe jo anëtarëve të tjerë. Kjo pas sjellë më pas një debat të fortë verbal dhe ngritje tonesh.

“Takim që pati me VanHorn, veç mbështetjes dhe kërkesës së llogarisë, është bërë dhe shtrimini i shinave para se emrat e kandidatëve të dalin në publik. Një ditë më parë është mbajtur një takim pas një mbledhje në KLP, mes anëtarëve të karrierës dhe zonjës Bogdani, ku ka pasur debat dhe konfrontim verbal mes një prej anëtarëve, për çështje administrative dhe paranisje e fushatës sesi do ndahen 11 anëtarët e KLP.

Debati ka qenë shumë i fortë, në lidhje me platformat e kandidatëve që do të dërgohen në e-mail, ku një prej anëtarëve ka kërkuar që të ketë ai vetëm akses dhe jo dy anëtarët e tjerë të komisionit. Kjo është kthyer me dhunë verbal përballë kryetares së KLP”, u shpreh gazetarja.

The post Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja Hoxha zbulon debatin e fortë në mbledhjen e KLP: Pati dhunë verbale appeared first on Albeu.com.

Inxhinieri i “Fushës” në krye të bashkisë/ PD: Nuk përfaqëson Vlorën, u komandua për të firmosur paligjshmëri

22 September 2025 at 17:09

Dega e PD-së në Vlorë ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Këshillit Bashkiak, ku në krye të Bashkisë së Vlorës u komandua Elis Halili. Ky i fundit u emërua në postin e nënkryetarit, ditën kur Ermal Dredha dha dorëheqjen dhe në media u aludua se ka qenë me urdhër nga Tirana, teksa Elis […]

The post Inxhinieri i “Fushës” në krye të bashkisë/ PD: Nuk përfaqëson Vlorën, u komandua për të firmosur paligjshmëri appeared first on BoldNews.al.

Inxhinieri i Shkëlqim Fushës pritet të propozohet si kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës

20 September 2025 at 14:47

Socialistët po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjes së Ermaël Dredhës, edhe pse Qeveria ende nuk e ka njoftuar vakancës, që t’i jepej mundësia Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet në Vlorë pritet të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme lokale në […]

The post Inxhinieri i Shkëlqim Fushës pritet të propozohet si kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiaku u bë ministër, komandohet kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut

17 September 2025 at 15:38

Këshilli Bashkiak i Cërrikut ështl mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla. Ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i ryebashkiakut, pasi Edi Rama e emëroi në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vendim të cilin e njoftoi në shpalljen e Qeverisë në […]

The post Kryebashkiaku u bë ministër, komandohet kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut appeared first on BoldNews.al.

Niko Peleshi zgjidhet Kryetar i Kuvendit, opozita bojkoton votimin

12 September 2025 at 18:30

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi është zgjedhur sot Kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, pas votimit të deputetëve në seancën e konstituimit të legjislaturës së re.

Fillimisht gjatë seancës u lexua raporti i Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve dhe më pas vazhdoi procedura e betimit të deputetëve të rinj të Kuvendit.

Pas betimit, deputetët votuan për të zgjedhur kryetarin e ri, ku deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro dhe 3 vota kundër.

Në seancë ishin të pranishëm 138 deputetë, por vetëm 87 deputetë morën pjesë në votim. Deputetët e opozitës zgjodhën të mos marrin pjesë në votim. Në vend të fletëve të votimit, ata u panë duke hedhur në kutinë e votimit postera me akuza ndaj mazhorancës, të cilën e cilësuan si të ndikuar nga interesa korruptive.

Gjatë fjalës përshëndetëse pas përfundimit të votimit, kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se do të angazhohet për të krijuar hapësirën e nevojshme të fjalës në Parlament, të sanksionuar nga ligji, për secilin deputet.

“Besimi që më dhatë sot, duke më zgjedhur Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë është një nder dhe përgjegjësi e madhe, të cilën e pranoj me përulësi dhe përkushtim”, deklaroi Peleshi.

“Përvoja ime e punës në Parlament dhe qeveri, dijet dhe energjitë do të vihen të gjitha në shërbim të këtij Kuvendi, Shqipërisë, qytetarëve.

Horizonti europian që sot është më afër se kurrë në histori, duhet të na frymëzojë për të shkuar në rrugë të pashkelura të politikës, në politikën e guximshme të pakteve kombëtare dhe konsensusit. Në këtë rrugëtim drejt BE-së, Kuvendi është një institucion i rëndësishëm”, theksoi në fjalën e tij Kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi.

Legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë e dalë nga zgjedhjet e 11 majit të këtij viti, filloi sot punimet me seancën e konstituimit. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, mandati i Kuvendit zgjat katër vjet.

Me zgjedhjen e kryetarit të ri, do të caktohet seancë tjetër për prezantimin e programit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe për votimin e përbërjes së qeverisë së re.

Fituese e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti rezultoi Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, e cila ka siguruar mandatin e katërt qeverisës, duke fituar 83 mandate nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Në vend të dytë u rendit koalicioni i udhëhequr nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), duke fituar 50 mandate. 3 mandate fitoi Partia Socialdemokrate, 2 mandate Partia Mundësia, 1 mandat “Shqipëria Bëhet” dhe 1 mandat Lëvizja Bashkë.

Opozita bojkoton votimin

Opozita bojktoi sot votimin e Kryetarit të ri të Kuvendit, Niko Peleshi.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

“Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, deklaroi Bardhi.

Kush është Niko Peleshi?

Niko Peleshi ka lindur në Korçë më 11 nëntor 1970. Prej janarit 2021 deri në korrik 2024 ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Gjithashtu, ai ka ushtruar detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë periudhës shtator 2017-janar 2019, Peleshi shërbeu si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërsa prej shtatorit të vitit 2013, ai u emërua në postin e zëvendëskryeministrit, pozicion të cilin e mbajti deri në maj 2017.

Gjatë votimit për Kryetarin e ri të Kuvendit Foto: Andrin Hoxha, Florian Abazaj
1 nga 19

/r.e//a.f/

The post Niko Peleshi zgjidhet Kryetar i Kuvendit, opozita bojkoton votimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

By: D Marku
12 September 2025 at 18:34

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.

Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama për të marrë këtë detyrë. Propozimi u hodh në votim të fshehtë në seancën e sotme plenare, ku ia doli të grumbulloi 84 vota pro. 87 deputetë morën pjesë në votim.
Opozita, që ishte kundër emrit të Peleshit për drejtimin e Kuvendit, bojkotoi votimin dhe në vend të fletës së votës, hodhi në kuti pankarta kundër qeverisë ‘Rama 4’.

The post Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston appeared first on Albeu.com.

Bashkia e Tiranës shpërndan çanta dhe mjete shkollore për fëmijët në nevojë

5 September 2025 at 11:59

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ishte sot në Qendrën Komunitare Multidisiplinare, ku u shpërndan çanta dhe mjete shkollore për fëmijët në nevojë në nisje të vitit të ri shkollor.

Sulaj tha se Bashkia Tiranë do të japë gjithmonë mbështetjen maksimale për fëmijët.

“Shkolla është ndër hapat e para më të rëndësishme të fillimit tuaj dhe Bashkia e Tiranës jo vetëm këtu, por në çdo qendër tjetër sociale do ju ndihmojë, që të paktën të bëjmë të mundur që gjërat bazike apo gjërat kryesore të mos ju mungojnë asnjëherë”, tha ai.

“Do jemi në ndihmën tuaj, në krahun tuaj dhe gjithmonë dijeni që Bashkinë e Tiranës e keni mbështetjen tuaj, të gjithë familjeve, të gjithë fëmijëve. Për fillimin e vitit të ri shkollor kemi marrë të gjithë masat, si me Policinë Bashkiake, si me ndërmarrjet të paktën që në të gjithë shkollat të mos ketë zënie të hapësirave, të mos ketë probleme me hyrjet e daljet”, u shpreh Sulaj.

“Policia Bashkiake do asistojë të gjithë nxënësit në daljen e hyrjen pas mbarimit të shkollës dhe unë dua t’ju falënderoj, sepse na e bëni ditën më të bukur dhe unë edhe si banor i kësaj zone, do jem gjithmonë në mbështetje tuaj, të fëmijëve, të të gjithë kërkesave që ju do keni. Bashkia e Tiranës do jetë me ju, me fëmijët, sepse siç thashë fëmijët janë dielli i gjithë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, u shpreh nënkryetari Sulaj.

/gj.m/ /a.g/

The post Bashkia e Tiranës shpërndan çanta dhe mjete shkollore për fëmijët në nevojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb, Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 61-të për konstituim

30 August 2025 at 09:00

PRISHTINË, 30 gusht/ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish në tentimin për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Procesi i konstotuimit ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti pakicë serb.

Në seancën e 26 gushtit, deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, tre herë nuk i mori votat për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Më pastaj kryetari Kuvendit, Dimal Basha, vendosi që procedura për zgjedhjen e nënkryetarit të bëhet përmes shortit, mirëpo pas vendosjes në votim edhe të deputetit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, as ai nuk mori votat e nevojshme për të marrë këtë post.

Për Rashiqin, i cili kandidojë vetën, sot pritet të jetë hera e tretë dhe e fundit që tenton të marrë besimin e deputetëve.

Përndryshe në ditën e 26 gushtit, Dimal Basha mori besimin e 73 deputetëve, 30 ishin kundër dhe tetë abstenuan.

Po në të njëjtën ditë janë zgjedhur nënkryetarët nga tri partitë më të mëdha shqiptare që janë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala.

Edhe nga komunitetet tjera pakicë Emilia Rexhepi është zgjedhur si nënkryetare me rotacion.

Pas dështimit në dy seancat e fundit për të zgjedhur nënkryetarit nga komuniteti serb, edhe sot procesi i zgjedhjes së nënkryetarit pritet të vazhdojë përmes shortit, i cili parashihet edhe në rregulloren e Kuvendit. /Kosovapress/

The post Zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb, Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 61-të për konstituim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌