Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tensionet për projektin ‘TID’/ Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës

By: Brisi
10 February 2026 at 15:53

Përplasjet e regjistruara paraditen e kësaj të marte mes banorëve të Durrësit dhe këshilltarëve bashkiakë të qytetit ka bërë që mbledhja e këtyre të fundit të shtyhet për një moment të dytë. Sipas raportimeve, këshilltarët e mazhorancës kanë shtyrë për mbledhjen e radhës projektvendimin për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe […]

The post Tensionet për projektin ‘TID’/ Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Bashkia e Tiranës ndihmë ekonomike për mbi 500 familje, mbështetje edhe për strehim

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës në mbledhjen e parë për vitin 2026, votoi disa vendime të rëndësishme kryesisht për mbështetje me subvencion nga bashkia, për strehimin e familjeve në nevojë për disa kategori të caktuara.

Në nisje të mbledhjes, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u ndal edhe te situata e përmbytjeve që përfshiu vendin tonë pak ditë më parë, duke vlerësuar punën e ekipeve të emergjencave.

Ristani tha se pavarësisht sasisë së shirave, Tirana e ka përballuar mjaft mirë situatën e përmbytjeve për shkak të gatishmërisë së ekipeve në terren.

Një tjetër pikë që ceku Ristani ishte dhe puna e bërë nga bashkia e Tiranës përgjatë verës, për të parandaluar daljen e lumit Lana nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta, e cila ka rezultuar mjaft problematike gjatë shirave më herët.

“Dua të shfrytëzoj një moment për të falënderuar punonjësit e bashkisë së Tiranës, të cilët kanë qenë të përfshirë në përballimin e emergjencave dhe situatave që patëm për shkak të motit pak ditë më parë. Arritëm ta përballojmë me sukses. Që nga Tirana dhe zonat qendrore, fshatra dhe zonat e thella malore. Kemi pasur disa banorë të prekur në urën e Farkës, të cilët përkohësisht janë evakuuar, janë vendosur në banesa sociale. Dhe pastaj kur banesat e tyre nuk kanë qenë më në rrezik, janë rikthyer përmes ndihmës së punonjësve tanë të emergjencave”, theksoi Ristani.

Ristani u shpreh se rikujtoi pastrimin e shtratit të Lanës gjatë verës.

“Kjo gjë na ka ndihmuar në përballimin e kësaj situate, sidomos në segmentin e Lanës te Pallati me Shigjeta, e cila është një zonë problematike, ka qenë nën vëzhgim dhe nuk doli këtë radhë nga shtrati”, tha Ristani.

Bashkia miratoi ndihmë ekonomike për mbi 500 familje, subvencion qiraje për familje në nevojë, përfshirë të moshuar, nëna kryefamiljare dhe persona me aftësi të kufizuar, rritje e pagesës së qirasë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si dhe u miratuan procedura më të qarta që sigurojnë më shumë kontroll për monitorimin e përfituesve të bonusit të strehimit.
/k.s/a.f/r.e/

The post Bashkia e Tiranës ndihmë ekonomike për mbi 500 familje, mbështetje edhe për strehim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një urë, dhjetëra postime: si u shndërrua emergjenca në propagandë

20 January 2026 at 17:26

Reshjet e shumta të shiut në muajt e fundit përmbytën disa qytete dhe fshatra, duke dëmtuar infrastrukturën dhe izoluar komunitetet.

Në fund të muajit nëntor 2025, fryrja e lumit Shkumbin shembi një urë të ndërtuar në vitin 2007 që lidhte fshatin Xhyrë në Librazhd me rrugën kryesore, duke izoluar rreth 340 familje të zonës për disa javë.

Ngjarja ishte reale, emergjenca po ashtu. Mirëpo, një fenomen i jashtëzakonshëm shoqëroi këtë situatë. Riparimi i urës nga Reparti i Xhenios të Forcave të Armatosura e ktheu atë në një nga objektet më të fotografuara në rrjetet sociale nga politikanët.

Një urë, 13 vizita, 50 fotografi, 6 video, qindra artikuj në media nga Kryetari i Bashkisë Librazhd, deputeti i zonës, Ministrja e Brendshme dhe Ministri i Mbrojtjes.

Politikanët e vizituan urën e Xhyrës para ndërhyrjes, gjatë ndërhyrjes, u kthyen në mes të natës, dhe e përuruan pas rikthimit në funksion.

“Kur emergjenca bëhet skenë”

Me mikrofona të vendosur prej hyrjes në fshat, fjala përshëndetëse “Si jeni, mirë?” përsëritet dhjetëra herë pa mbarim nga kryetari i Bashkisë Librazhd Mariglen Disha dhe deputeti Olsi Komici, ndërsa takojnë në rresht banorë dhe punonjës nga reparti xhenio që punonin për ndërtimin e urës.

Gjithë kjo paraqitje sigurisht e shoqëruar me kamera të tyre dhe jo të medias.

“Ne ju dhamë fjalën bashkë me deputetin që ura do të mbarojë para Vitit të Ri dhe ura mbaroi para vitit të ri”, u shpreh drejtuesi i bashkisë Librazhd, Disha.

Narrativë kjo e mbështetur nga deputeti, i cili mes të tjerash tha: “Që kur ka fituar Marigleni, që kur fitova unë, ne çdo ditë të vitit do të jemi me ju, pranë jush, krah për krah jush. Kjo sfidë, ose fatkeqësi natyrore do ta quaja, tregoi atë që ne kemi premtuar. Ne kur japim premtime, ne i mbajmë”, u shpreh deputeti Olsi Komici.

Në fakt, ky është qëllimi pse zgjedhim përfaqësues politikë apo administratorë të parave tona, për të qenë pranë qytetarëve në situata emergjence në rastin konkret, por jo vetëm. Parandalimi duke investuar në infrastrukturë dhe mirëmbajtje të saj është një rast tjetër, që në Shqipërinë e përmbytjeve të fundit nuk rezultuan të tilla.

Videoja shoqërohet me një muzikë që të ndjell një situatë të rëndë, ku nga një moment i vështirë ka pasur shpresë dhe ringritje.  Mirëpo, publikimi i parë për këtë urë u krye më 21 nëntor 2025 nga Ministrja e Brendshme, Albana Kociu, e cila inspektoi urën e vjetër dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë, duke mos lejuar kalimin.

“Së bashku me strukturat vendore, Policinë e Shtetit, forcat e armatosura dhe ekipet e Mbrojtjes Civile po koordinojmë veprimet për rikthimin sa më të shpejtë të aksesit të automjeteve në urë ndërkohë si alternative po përdoret rruga e vjetër. Angazhimi ynë në terren vijon pa ndërprerje”, u shpreh ministrja asokohe.

Fill pas kësaj, deputeti Komici u duk në terren për të ndjekur situatën, e pasqyruar edhe në rrjete sociale. Mirëpo, ky nuk ishte postimi i tij i vetëm për këtë urë. Pesë postime në rrjetin social Facebook të deputetit kanë ndjekur ndërtimin e urës, gjatë procesit të ndërtimit dhe në orët e mbrëmjes.

“Vijon puna pa pushim për ndërtimin e urës së Xhyrës”, ndau ai më 23 dhjetor 2025 me ndjekësit në rrjetet sociale.

Komunikim ky, i cili u ndoq edhe nga kryebashkiaku Disha, me gjashtë postime të tilla në rrjetin social Facebook, madje edhe në 31 dhjetor.

“Falë reagimit të menjëhershëm dhe bashkëpunimit mes Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura dhe Bashkisë Librazhd, u bë i mundur rikonstruksioni i plotë i urës në kohë rekord”, u shpreh kryebashkiaku Disha në Facebook.

Në fillimin e vitit të ri, ura iu rikthye vëmendjes sërish më 16 janar, pasi u vizitua edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

“Reagim i menjëhershëm dhe ndërhyrje e plotë për riparimin e urës”, u shpreh në Facebook ministri Vengu, ndërsa përdori këtë vizitë në urën e Xhyrës për të treguar gjithë ndërhyrjet e bëra nga ministria për rehabilitimin e infrastrukturës kritike gjatë kësaj periudhe në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ndjekur më pas nga një kolazh fotosh nga vizita në terren, pulikuar nga kryebashkiaku Mariglen Disha.

Ura e Xhyrës sot është funksionale, por pikëpyetjet që shtrohen kanë të bëjnë me komunikimin publik në raste emergjencash.

Ecja në këmbë e përfaqësuesve politikë, me mikrofonë të ngjitur në xhaketë të zyrave të tyre të shtypit dhe jo të gazetarëve, duke zhvendosur llogaridhënien nga gazetarët drejt një komunikimi propagandues.

Ura e Xhyrës u rindërtua, e bashkë me të edhe një model komunikimi që e vendos qytetarin në plan të dytë, pas narrativës së suksesit personal e institucional.

The post Një urë, dhjetëra postime: si u shndërrua emergjenca në propagandë appeared first on Citizens.al.

Miratohet buxheti i bashkisë Shkodër, 15% më i lartë se viti i kaluar

19 December 2025 at 17:18

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, këshilli i bashkisë Shkodër miratoi sot buxhetin prej 3,4 miliardë lekësh për vitin 2026.

Në një seancë, e cila zgjati rreth katër orë, mes diskutimeve të këshilltarëve dhe prezantimeve, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci tha se ky buxhet i sjell Shkodrës, vazhdimësinë e investimeve dhe shërbimeve ndaj banorëve të qytetit.

Beci tha se jo vetëm partneriteti me donatorët e huaj, por edhe me investimin që do të nisë këtë vit me 1,6 milionë euro në banesat për të pastrehët, vëmendja e buxhetit do të jetë për të gjithë shtresat dhe nevojat.

Florjan Bianku, anëtar i PD në këshillin bashkiak, u shpreh se “buxheti 2026 ka nevojë për më shumë lidhje me jetën reale të qytetarëve, më shumë fokus te rinia, sporti dhe studentët. Më shumë cilësi, mirëmbajtje dhe përfundim në kohë të investimeve”.

Para votimit të projektbuxhetit, kryebashkiaku Beci i ftoi të gjithë që ta miratojnë këtë dokument të rëndësishëm për Shkodrën, duke përcjellë mesazhin e bashkëpunimit dhe jo të një lufte apo spektakli politik në dëm të Shkodrës.

Këshilltari për mediet pranë kësaj bashkie, Ergys Kavaja tha për ATSH se në shifra, buxheti i bashkisë Shkodër për vitin 2026 është 15% më i lartë se një vit më parë, ndërkohë që sa i takon investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm, do të realizohen 80% më shumë investime se një vit më parë.

I ndarë sipas sektorëve dhe zërave për vitin 2026, ky buxhet për Shkodrën do të ketë sërish në fokus infrastrukturën, investimet qeveritare, bashkëpunimin me donatorët e huaj, por edhe shtresat sociale.

Sa i takon sportit, në vitin 2026 është parashikuar ndërhyrja në rikonstruksionin e plotë të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, kjo si një domosdoshmëri, por edhe kërkesë e komunitetit sportiv në Shkodër.

/e.i/a.f/r.e/

The post Miratohet buxheti i bashkisë Shkodër, 15% më i lartë se viti i kaluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet buxheti i Tiranës/ Me votat e PS në Këshillin Bashkiak, 39 miliardë lekë në 2026

18 December 2025 at 18:35

Mazhoranca në këshillin bashkiak të Tiranës miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm.

Opozita  paralajmëroi  votën kundër  që para votimit të tij ndërsa propozoi 29 amendamente, te cilat nuk u futen ne votim.  Buxheti I ri i Tiranës  është rreth 39 miliardë lekë dhe sipas kryetares në detyrë, Anuela Ristani,  është 5.2 % me i larte se  buxheti i  këtij viti.

Ai do të ketë në fokus investime në rrugët rurale,  pastrimin e qytetit dhe transportin. Në kuadër të projektit të rindërtimit  parashikohet sistemimi i 230 familjeve të tjera në apartamente në lagjen “5 maji” dhe në zonën e ish Kombinatit.

Rreth 15 milionë lekë parashikohet të shkojnë  për kreditë e buta. Ky buxhet do të mbështesë  pensionistët dhe studentëve me abone falas. Gjithashtu ai do të stimulojë me bursa dhe nxënësit ekselent

Miratohet buxheti 2026 për bashkinë e Tiranës, prioritet arsimi dhe pensionistët

18 December 2025 at 18:23

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro.

Në mbledhjen e ditës së sotme, u miratua buxheti që parashikon 1500 kuota kredie të butë për çiftet e reja, abone falas për studentët dhe pensionistët, si dhe 1400 bonuse qiraje për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike.

Në buxhetin e bashkisë Tiranë për vitin 2026, janë parashikuar 9,2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim në shkolla.

Gjatë seancës së sotme, nuk u hodhën në votim 29 amendamentet e propozuara nga opozita, ndërkohë që pati diskutime mbi mungesën e pranisë fizike të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Përpara miratimit të buxhetit, këshilli bashkiak kishte kërkuar përmes një letre drejtuar SPAK, pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë diskutimeve për buxhetin 2026 të bashkisë Tiranë, kërkesë e cila u refuzua.

(vijon…)

/e.i/a.f/r.e/

The post Miratohet buxheti 2026 për bashkinë e Tiranës, prioritet arsimi dhe pensionistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 400 mln € pa Veliajn/ Shpërthen PD: Vendim i paligjshëm

By: Brisi
18 December 2025 at 17:30

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar pasditen e kësaj të enjte, Buxhetin për vitin 2026, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit kishte kërkuar përmes një letre zyrtare që buxheti të mos miratohej pa praninë e tij, por Këshilli ka miratuar tashmë buxhetin me vlerë rreth 400 milionë […]

The post Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 400 mln € pa Veliajn/ Shpërthen PD: Vendim i paligjshëm appeared first on BoldNews.al.

SPAK nuk i jep leje Veliajt/ Këshilli Bashkiak kërkoi të marrë pjesë në mbledhjen për buxhetin

By: xhir jeta
17 December 2025 at 15:16

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Erjon Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.

Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut ne kete mbledhje është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

Kerkesa e keshillit bashkiak vjen dy dite pasi veliaj iu drejtua keshillit me nje leter ku thekjsonte se konsultimet per buxhetin e kryeqytetit per vitin e ardhshem dhe miratimi i tij duhet te behej me pranine e e tij si kryetar i bashkise.

Veliaj, kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

By: lindita
15 December 2025 at 14:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak të Tiranës para miratimit të buxhetit 2026. Në letër, kryebashkiaku Veliaj thekson se sipas ligjit, ata duhet të marrin mendimin e tij, pasi miratimi pa konsultim me Kryetarin e Zgjedhur përbën devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe pengim i realizimit të mandatit të tij demokratik.

Source

Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

By: Brisi
15 December 2025 at 14:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia i ka dërguar një letër zyrtare Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kërkon që organi vendimmarrës të mos miratojë projektbuxhetin e vitit 2026 pa u konsultuar paraprakisht me të. Veliaj argumenton se një veprim i tillë do të përbënte devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe pengim […]

The post Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri appeared first on BoldNews.al.

Përse heqin dorë gratë nga mandati në këshillin bashkiak?

By: Elva
5 December 2025 at 20:02

Këtë verë që lamë pas, përveç zjarreve, aksidenteve dhe aksioneve të qeverisë, një tjetër lajm dominoi në mediat shqiptare: përplasja mes drejtuesve politikë brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet.” E cilësuar edhe si “telenovelë verore” (Top Channel, 2025), përplasja nxori në pah një të vërtetë të hidhur: drejtuesit e partive politike popullojnë listat në bazë të […]

The post Përse heqin dorë gratë nga mandati në këshillin bashkiak? appeared first on BoldNews.al.

Sako merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Tepelenës

26 November 2025 at 19:44

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Gramos Sako mori sot zyrtarisht detyrën si kryetar i bashkisë së Tepelenës.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte e pranishme edhe drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro si dhe këshilltarët bashkiakë.

Sako, i cili u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, premtoi se do të jetë pranë çdo qytetari.

“Tepelena meriton më të mirën dhe kjo do të jetë busulla që do të drejtojë çdo vendim, çdo projekt dhe çdo hap të punës sonë”, tha Sako.

Kryebashkiaku Sako u shpreh se “do të punoj me ndershmëri, transparencë dhe me fokus tek njerëzit. Do të punoj për zhvillimin e qendrës urbane, për përmirësimin e infrastrukturës në çdo fshat, për shërbime më cilësore, për mbështetjen e të rinjve, agroturizmin, sipërmarrësve dhe për çdo sektor që e mban gjallë dhe e çon përpara Tepelenën”.

Drejtuesja politike e PS për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro i uroi suksese Sakos në detyrën e re.

“Sot është dita jote, sot është dita e Tepelenës 2030. Hapim sot rrugën jo vetëm për suksesin e këtij mandati të pjesshëm, por edhe për suksesin e fitoren e mandatit tjetër”, theksoi Kumbaro.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit Sako fitoi me 3261 vota, kundrejt kandidatit të propozuar nga zgjedhësit, Gabriel Guma, i cili mori 928 vota.

1 nga 3

/k.s/r.e/

The post Sako merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Tepelenës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryetare e re, bashki e re/ Vlorë, ndryshime në strukturë, numër dhe paga

By: xhir jeta
26 November 2025 at 15:20

Struktura e bashkisë së Vlorës dhe numri i punonjësve të saj pritet të ndryshojë. Kryetarja e re e bashkisë së Vlorës, dalë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, ka propozuar projektvendimin i cili pritet të miratohet nga këshilli bashkiak i Vlorës në ditët në vijim.

Brunilda Mersini në projektvendimin që mban firmës e saj ka propozuar ndryshime që lidhen me numrin e punonjësve dhe nivelit të pagave të bashkisë si edhe ndryshime në disa prej institucioneve në varësi të pushtetit vendor.

Me argumentin se kërkohet nevoja e plotësimit të shërbimeve dhe rritje të eficences, Mersini kërkoi miratimin për shtimin e punonjësve në disa ndërmarrje të varësisë së bashkisë.

Të tjera pika të cilat janë propozuar në këtë projektvendim janë edhe njohja e shtesës në pagë për vështirësi pune për punonjësit e policisë bashkiake si edhe punonjësit mbështetës të specialiteteve të veçanta.

Shërbimi I funksionit të ndërmarrjes së gjelbërimit do të transferohet në ndërmarrjen e pastrimit dhe do shërbejë si institucion më vete. Po kështu sektori I ndriçimit do kalojë në varësi të ndërmarrjes së shërbimeve publike.

Një vit më parë, në mbledhjen e këshillit bashkiak struktura e bashkisë u bë me tre drejtori, Ndërmarrja e gjelbërimit, e pastrimit dhe ndërmarrja e shërbimit publik.

Shkrirja e ndërmarrjes së pastrimit dhe gjelbërimit në një institucion të vetëm sipas projektvendimit, kërkohet për shkak të keqmenaxhimit.

Në këtë projektvendim është kërkuar gjithashtu që godina e shkollës “Shaban Demiraj” të vihet në shërbim të institucioneve të shërbimeve publike dhe drejtorisë së tatim taksave të bashkisë së Vlorës.

Debate në Këshillin Bashkiak, PD: E nxorët Veliajn nga dera dhe e futët nga dritarja

By: redi
21 November 2025 at 17:13

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të premte ka nisur me tensione dhe debate. Shtyrja e fillimit të mbledhjes me 45 minuta nga kryetarja e Këshillit, nuk ka qenë arsyeja e vetme e debatit. Demokratët kërkuan sqarime se kush e qeverisë bashkinë më të madhe të vendit pas vendimit të gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn. Dorian Teliti, kryetari i grupit demokrat ka ironizuar sjelljen e…

Source

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

By: Ela
15 November 2025 at 19:43

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka, kanë bashkuar forcat për t’i falur pronat publike disa biznesmenëve, me procedura tepër të dyshimta. Duke përdorur anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës, Çaçi dhe Stroka kanë bërë dokumente fiktive për t’i dhënë dy firmave plot 60 hektarë pronë në fshatin […]

The post Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik appeared first on BoldNews.al.

Durrës: Banorët përballë dëbimit, pa strehim dhe pa përgjigje

11 November 2025 at 16:10

Vetëm gjashtë banesa kanë mbetur pa boshatisur, ndërsa 26 familje janë zhvendosur tashmë nga Vilat 36 dhe 38, në lagjen 13 të Durrësit. Pjesa tjetër e banesave priten të boshatisen më 13 Nëntor, afati i fundit i lëshuar nga zyra përmbarimore.

Pavarësisht protestave përpara Bashkisë përgjatë javëve, banorët nuk kanë ushtruar rezistencë për lënien e shtëpive, por ende nuk i kanë humbur shpresat se mund ti jepet një zgjidhje institucionale.

“Nuk mund ta besoj gjendjen aktuale, që po ndodh me ne. Po na nxjerrin nga shtëpitë pa asnjë lloj dëmshpërblimi, pas asnjë lloj strehimi”- tha Aledio Hoxha për Citizens.

Banorët, në terr informativ prej vitesh

32 familjet që jetojnë prej viteve 90 në kabinat e plazhit në rrugën “Albanopoli”, janë strehuar fillimisht aty me statusin e të pastrehëve.

Këto familje u vendosën në kabinat e dikurshme të plazhit si një zgjidhje e përkohshme pas përmbysjeve të viteve ’90, kur shumë banesa shtetërore u privatizuan dhe një pjesë e qytetarëve mbetën pa strehë.

Megjithatë, mungesa e investimeve dhe e statusit të qartë ligjor për banesat e tyre i ka lënë ata në pasiguri për mbi tri dekada.

Banorët pretendojnë se në vitin 2009 pati një mundësi për ta për privatizimin e banesave,  por ata nuk kanë qenë kurrë në dijeni.

Bashkia Durrës i tha Citizens se me shkresën nr. 5185, datë 19.11.2009, i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të shpallë të pavlefshëm vendimin për privatizimin, sepse ai është në kundërshtim me ligjet që janë në fuqi.

Citizens i ka kërkuar Bashkisë Durrës vendimin ku revokohet vendimi i Këshillit Bashkiak, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Më pas trualli ku ndodhen këto kabina hyri në procesin e kthim kompensimit të pronave dhe që prej 2013 pronësia e tyre i kaloi pronarëve të truallit.

Banorët pretendojnë se e kanë marr vesh vite më vonë se Bashkia ka kaluar godinën “me banorë brenda”, pronarëve aktualë.

“Nuk jemi lajmëruar kur bashkia i ka dorëzuar objektet, sepse ka një akt-dorëzimi sikur objekti është bosh, ndërkohë që ne kemi qenë aty. Bashkia duhet të ndjehet borxhlie me ne dhe nga 2013 duhet të ofronte një alternativë strehimi,”- është shprehur më herët për Citizens avokatja Merita Dakovelli.

Zgjidhje nga institucionet

Banorët shprehen se nuk mund të gjykojnë dot vendimin e kalimin të pronësisë së godinave te pronarët aktualë, por kërkojnë një formë mbështetje nga institucionet.

Bashkia Durrës i tha Citizens, se familjet nëpërmjet portalit e – albania, mund të aplikojnë duke ngarkuar dokumentacionin e kërkuar për të përfituar nga programet e strehimit social. Por pjesa më e madhe e banorëve, të cilët i përkasin shtresave vulnerabël dhe janë në moshë të thyer shprehen se nuk dinë ku të drejtohen.

Ndërsa të tjerë thonë se vetë krye bashkiakja Emiriana Sako i ka thënë në një mbledhje me dyer të mbyllur se në qytet ka rreth tre mijë të pastrehë dhe duhet të regjistroheni kur t’ju vijë radha për shqyrtim të rastit.

Situata ka sjellë që shumë të rinj dhe familje të shprehen se lënia në mes të katër rrugëve, i ka çuar të mendojnë largimin nga vendi.

“Më vjen keq shumë për vendin tim që më duhet të largohem kësaj radhë përfundimisht. Ndoshta vi ndonjëherë për ta vizituar dhe kaq…” – përmbyll Aledio Hoxha.

Paralelisht në Durrës po vijojnë edhe protestat e projektit “TID Durrës“, të cilët kundërshtojnë projektin e AADF në bashkëpunim me Bashkinë Durrës për shpronësimin e rreth 170 pronarëve të vilave të vjetra në zonën arkeologjike të qytetit.

Lexoni gjithashtu:

The post Durrës: Banorët përballë dëbimit, pa strehim dhe pa përgjigje appeared first on Citizens.al.

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

By: Brisi
10 November 2025 at 22:37

Disa qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të hëne jashtë Komisariatit të Pogradecit në mbështetje të Kevi Muçllarit, i cili u arrestua pas incidentit të regjistruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. Ata thonë se 27-vjeçari mbrojti interesin publik të fshatarëve për token dhe kërkojnë lirimin e tij, ndërsa shprehen se ka qënë […]

The post Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë appeared first on BoldNews.al.

“Turp të keni, legena”/ Plas grushti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit (Video)

By: armand
10 November 2025 at 14:47

Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”. Pas debateve të shumta mes këshilltarëve, vendimi u miratua me 20 […]

The post “Turp të keni, legena”/ Plas grushti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit (Video) appeared first on BoldNews.al.

Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Flet qytetari që u konfliktua me këshilltarin: U ngrit dhe na kërcënoi…

By: V K
10 November 2025 at 15:32

Kevi Muçllari, i përfshirë në sherrin me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, ka folur për mediat pas incidentit.

Ai shpjegoi konfliktin, i cili eskaloi nga përplasja verbale deri në konfrontim fizik mes të dyve.

Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti , keshilltar u ngrit dhe na kërcenoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër.

Kryetari i bashkisë tha , këto janë teka kjo eshtë e pavërtetë deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale. Të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme.

Në këto momente kryetari i bashkise tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi per ta lenë ketu kete punë. Edhe keshilltarët turp të kenë qe mbajten këtë qëndrim që nga fillimi , edhe ata qe e ndryshuan. Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndrruar edhe bindjet e tyre.

Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti eshtë i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë’, tha ai.

The post Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Flet qytetari që u konfliktua me këshilltarin: U ngrit dhe na kërcënoi… appeared first on Albeu.com.

Sherr i dhunshëm në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet me qytetarin në sallë (VIDEO)

By: V K
10 November 2025 at 14:57

Këtë të hënë, pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”, ka pasur konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit.

Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, ç`ka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.

Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

 

The post Sherr i dhunshëm në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet me qytetarin në sallë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌