Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

KPA konfirmon në detyrë Jurida Bajraktarin në Gjykatën Administrative të Apelit

9 February 2026 at 17:56

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili në vitin 2023 konfirmoi në detyrë Jurida Bajraktarin, pas një pezullimi 1-vjeçar dhe trajnimit që ajo zhvilloi në Shkollën e Magjistraturës.

Bajraktari punon si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ndërkohë që Komisioneri Publik kishte ankimuar vendimin e KPK-së për qëndrimin e saj në detyrë.

Në një njoftim për mediet, KPA bën të ditur se “trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 51/2023, datë 06.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Jurida Bajraktari.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Jurida Bajraktari. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 09.02.2026, në Tiranë”.

/a.f/r.e/

The post KPA konfirmon në detyrë Jurida Bajraktarin në Gjykatën Administrative të Apelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Londra: Starmer nuk do të japë dorëheqjen

9 February 2026 at 15:48

LONDËR, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer nuk do të japë dorëheqjen por do të përqendrohet në punën që ka në dorë, tha sot “Downing Street”.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se gjendja shpirtërore e Starmer këtë mëngjes ishte “optimiste” dhe “e sigurt”, ndërsa ai mbajti një fjalim para stafit të Zyrës së Kryeministrisë mes pasojave të skandalit të Peter Mandelson.

Shefi i Komunikimit të Downing Street, Tim Allan, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen për të lejuar “ndërtimin e një ekipi të ri të “Downing Street”,  pasi shefi i stafit Morgan McSweeney dha dje dorëheqjen.

I pyetur nëse Starmer do të jepte dorëheqjen sot, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha: “Jo”.

“Kryeministri po përqendrohet në punën që ka në dorë. Ai po vazhdon me punën për të sjellë ndryshime në të gjithë vendin”, shtoi ai.

I pyetur në lidhje me raportet e fundit se Starmer kishte qenë i penduar dhe i lëkundur për të ardhmen e tij politike, ai tha: “Ky nuk është kryeministri që u shfaq para stafit këtë mëngjes”.

“Është shumë e qartë se ai mbetet i vendosur të përballet me punën që ka në dorë. Kryeministri është i bindur se ka mbështetjen unanime të Kabinetit”, tha zëdhënësi.

“Ne duhet të ecim përpara dhe të provojmë se politika mund të jetë një “forcë për të mirën”, i tha sot Starmer stafit të “Downing Street”.

Kryeministri pritet të mbajë një fjalim më vonë, në një takim të Partisë Parlamentare të Punës (PLP) mes zemërimit për emërimin e Peter Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se e dinte se lidhjet e tij me Jeffrey Epstein kishin vazhduar pas dënimit të financierit për vepra penale seksuale ndaj fëmijëve. //a.i/

The post BM – Londra: Starmer nuk do të japë dorëheqjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Rryshfet dhe shpërdorim detyre, arrestohen tre zyrtarë në Prishtinë

By: Brisi
27 January 2026 at 14:48

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar gjatë një aksioni më 27 janar, nën dyshimet për veprat penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare” dhe “marrjes së ryshfetit”. Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se aksioni u krye me masa të veçanta hetimore dhe një nga zyrtarët u zu në flagrancë duke marrë ryshfet. “Gjatë zbatimit […]

The post Rryshfet dhe shpërdorim detyre, arrestohen tre zyrtarë në Prishtinë appeared first on BoldNews.al.

Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE arrestohen për “shtëpi bari” në Lezhë

27 January 2026 at 11:36

Policia e Lezhës arrestoi gjatë orëve të natës së të hënës tre persona, të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike në një ambient të përshtatur me llamba. Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Arben Gjergji, 57 vjeç dhe Arnold Gjergji, 22 vjeç, babë e bir, si dhe Gjon Doda, 59 vjeç, me detyrë […]

The post Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE arrestohen për “shtëpi bari” në Lezhë appeared first on Reporter.al.

SPAK nuk gjeti prova/ Pushohet çështja ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

By: xhir jeta
23 January 2026 at 12:17

Me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu, gjyqtari Erjon Çela ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që po hetohej për shpërdorim detyre.

SPAK tha se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij. Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si persom në dijeni për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë.

Hetimi kishte nisur më herët nga Prokuroria e Beratit por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës. Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme./abcnews.al

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit/ Gjykata Administrative rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

By: V K
20 January 2026 at 12:43

Gjykata Administrative, ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra.

I besuari i Erion Veliajt, Alban Dokushi, u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale.

Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme.

The post U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit/ Gjykata Administrative rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

VENEZUELË – Gjykata e Lartë: Rodrigues, presidente në detyrë

4 January 2026 at 16:34

ROMË, 4 janar /ATSH-ANSA/ – Gjykata e  Lartë e  Venezuelës  ka shpallur se zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez do të marrë përsipër detyrat dhe fuqitë e Presidentit në mënyrë të përkohshme.

Vendimi vjen pas situatës së tensionuar politike dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit.

Sipas vendimit të gjykatës, Rodríguez do të udhëheqë vendin derisa të sigurohet një tranzicion i rregullt dhe i qëndrueshëm dhe të kthehet funksionimi normal i institucioneve.

Ajo ka marrë fuqinë e plotë ekzekutive dhe do të përfaqësojë Venezuelën në çdo marrëveshje dhe çështje ndërkombëtare gjatë periudhës në detyrë.

Ky veprim vjen në një moment të ndjeshëm, pasi presidenti Nicolas Maduro u kap nga trupat amerikane dhe u largua nga vendi në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të forcave amerikane.

Gjykata e Venezuelës e ka konsideruar të domosdoshme emërimin e një lidershipi të përkohshëm për të ruajtur stabilitetin.

Ndërkohë, qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare po ndjekin me vëmendje situatën, duke shprehur shqetësim për mundësinë e konflikteve të brendshme dhe për ndikimin mbi ekonominë dhe mirëqenien e popullit.

Vendimi i gjykatës ka nxitur reagime të ndryshme ndërkombëtare.

Disa vende e kanë pranuar emërimin e Rodriguez si një hap të nevojshëm për ruajtjen e qeverisjes dhe rendit, ndërsa të tjerë e shohin si një zhvillim të diskutueshëm që mund të komplikojë më tej situatën politike.

Në përfundim, Rodriguez do të kryejë funksionet e presidentit deri në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar dhe qytetarët mbeten të vëmendshëm për çdo zhvillim të ri që mund të ndikojë në të ardhmen e Venezuelës. /Ad.Ab./

The post VENEZUELË – Gjykata e Lartë: Rodrigues, presidente në detyrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akuzat për shpërdorim detyre/ Prokuroria Fier dërgon në gjyq 7 punonjës të Agjencisë Mjedisore

By: Brisi
28 December 2025 at 10:03

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq punonjësit e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier, Vlorë, Gjirokastër për veprën penale ‘Shpërdorimi detyre’. Konkretisht bëhet fjalë për: Arben Voja, ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier, drejtor i spitalit rajonal; B.F., specialist për lejet mjedisore […]

The post Akuzat për shpërdorim detyre/ Prokuroria Fier dërgon në gjyq 7 punonjës të Agjencisë Mjedisore appeared first on BoldNews.al.

Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT)

By: Brisi
24 December 2025 at 13:01

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e DVKT-së Rajoni Jugor, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Bëhet fjalë për: Adela Hysenaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës; […]

The post Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

By: armand
17 December 2025 at 13:06

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka paraqitur ankimimin për dënimin e tij me burg në Gjykatën e Lartë. Goro, i cili u lirua nga burgu më 29 gusht 2025, ka përfunduar një dënim prej 2 vjetësh e 20 ditësh nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Rasti i tij lidhet me një kallëzim nga […]

The post Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë! appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese rikthen Belinda Ballukun në detyrë

12 December 2025 at 17:11

Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të kthejë në detyrë zëvendës kryeministren Belinda Balluku.

Vendimi i marrë sot, pas një mbledhjeje që zgjati tre orë, vjen pas shqyrtimit të ankimimit të Kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Për shkak të interesit të lartë publik, Gjykata Kushtetuese deklaroi se pikat e tjera të ankesës do të shqyrtohen në një seancë plenare publike, ku do të thirren SPAK, GJKKO, Presidenti dhe Kuvendi.

Kërkesa u mor për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese më 3 dhjetor 2025, mirëpo u shty për shkak të kompleksitetit të vetë çështjes dhe volumit të materialeve.

Pezullimi nga detyra i zëvendës kryeministres Belinda Balluku bëri që Kryeministri Rama t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar mes Kryeministrit, Këshillit të Ministrave si dhe vetë GJKKO-së.

Sipas SPAK, Balluku shkeli barazinë në tenderët për tunelin e Llogarasë dhe në lotin e katërt të Unazës së Madhe në Tiranë, tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Në deklarimet e tij, Rama e përshkroi pezullimin e ministres Balluku si shfaqje të “dobësive” të një pushteti “krejt të ri” që synon të ruajë pavarësinë.

Qëndrimet publike të Kryeministrit kundër pezullimit të Ballukut, sollën reagim të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, që i konsideruan si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave te Posaçme që po merren me çështjen.

Mirëpo, Kryeministri Rama u shpreh se nuk do të reshte me deklaratat e tij, pasi ishte palë në gjykim.
Rasti i zëvendës Kryeministres Balluku, nuk është i pari i fugurave kryesore të pushtetit që jep llogari para drejtësisë.

Ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj janë duke u gjykuar nga GJKKO.

Ndërsa Kryeministri Rama ka shtuar presionin ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, duke arritur kulmin pas masave të sigurimit për zëvendës kryeministren Balluku.

Lexo gjithashtu:

The post Gjykata Kushtetuese rikthen Belinda Ballukun në detyrë appeared first on Citizens.al.

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj

12 December 2025 at 17:15

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj.

Vendimi u mor me propozim të Kryeministrit dhe bazohet në dispozitat për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Lirimi i tij nga detyra hyn në fuqi menjëherë dhe vendimi do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Julian Hodaj mbante postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme që nga 9 tetori 2017. /j.p/

The post Lirohet nga detyra zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Belinda Ballukun, Klodiana Lala: Vendimi nuk ndikon hetimet e SPAK, lëvizja që mund të bëjë Prokuroria e Posaçme…

By: V K
12 December 2025 at 16:48

Mbledhja e Gjyqtarëve, ka vendosur të rikthejë në detyrë zv/kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK.

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, tha se në datën 22 janar 2026 një përfaqësues i SPAK, GJKKO, Kryeministria, Presidenca dhe Kuvendi përmes juristëve do të duhet të ballafaqohen në seancën publike më 22 janar 2026, ku do të japin mendimet pro e kundra dhe Kushtetuesja do të bëjë interpretim të nenit 103 të Kushtetutës dhe do t’i japë përgjigje pyetjes nëse një anëtar i kabinetit qeveritar të pezullohet nga detyra në kohën që po hetohet nga SPAK, ky është thelbi mes qeverisë dhe drejtësisë.

Rama shkon më tej, duke thënë se GJKKO ka cënuar kompetencencat e Presidentit dhe Kuvendit.

Ndërkohë, Lala tha se vendimi nuk ndikon hetimet e SPAK, lëvizja që mund të bëjë Prokuroria e Posaçme.

“Ky vendim nuk afekton hetimet e SPAK, ai vijon hetimet ndaj Ballukut, sa u përket hetimeve dhe dyshimeve, për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe për favorizimet në tender, është zyrtarisht e pandehur”, u shpreh Lala.

Klodiana Lala: Një përfaqësues i SPAK, GJKKO, Kryeministria, Presidenca dhe Kuvendi përmes juristëve do të duhet të ballafaqohen në seancën publike më 21 janar 2026, ku do të japin mendimet pro e kundra dhe Kushtetuesja do të bëjë interpretim të nenit 103 të Kushtetutës dhe do t`i japë përgjigje pyetjes nëse një anëtar i kabinetit qeveritar të pezullohet nga detyra në kohën që po hetohet nga SPAK, ky është thelbi mes qeverisë dhe drejtësisë. Rama shkon më tej duke thënë se GJKKO ka cënuar kompetencencat e Presidentit dhe Kuvendit.

Ky vendim nuk afekton hetimet e SPAK, ai vijon hetimet ndaj Ballukut, sa i përket hetimeve dhe dyshimeve, për tendering e tunelit të Llogarasë dhe për favorizimet në tender është zyrtarisht e pandehur.

The post Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Belinda Ballukun, Klodiana Lala: Vendimi nuk ndikon hetimet e SPAK, lëvizja që mund të bëjë Prokuroria e Posaçme… appeared first on Albeu.com.

Lejuan ndërtime pa leje/ Prokuroria Shkodër çon në gjyq policin dhe tre zyrtarë të IMT-së

By: Brisi
12 December 2025 at 10:17

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një punonjës të policisë të shtetit, kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe dy inspektorët të cilët akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje. Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se më 9 prill 2025, janë marrë të dhëna operative […]

The post Lejuan ndërtime pa leje/ Prokuroria Shkodër çon në gjyq policin dhe tre zyrtarë të IMT-së appeared first on BoldNews.al.

Pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë nën akuzë për shpërdorim detyre

10 December 2025 at 10:37

Prokuroria e Tiranës njoftoi mbrëmjen e të martës më 9 dhjetor caktimin e masave të sigurimit personal ndaj pesë zyrtarëve të Bashkisë Tiranë e IMT-së, si dhe ndaj tre personave të tjerë, të cilët akuzohen se përfituan fonde publike për punime fiktive, duke përdorur të dhëna të rreme. Pesë zyrtarët e bashkisë akuzohen për veprat […]

The post Pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë nën akuzë për shpërdorim detyre appeared first on Reporter.al.

Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

10 December 2025 at 09:57

Mes vapës së rëndë të gushtit, vetëm pak javë pas arrestimit të bujshëm të ish-shefit të Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri në operacionin “Metamorfoza”, familjarët e tij dhe përfaqësues të kompanisë “Arlis-Ndërtim” u ulën në një zyrë noteriale në Tiranë për të firmosur një seri aktesh që zgjidhnin kontratat e sipërmarrjes për pesë apartamente […]

The post Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit appeared first on Reporter.al.

Fonde publike për punime fiktive, Prokuroria Tiranë masa sigurie për 8 persona

9 December 2025 at 21:49

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Tiranës lëshoi sot masa sigurie për pesë zyrtarë të bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas prokurorisë nga hetimet e nisura në vitin 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar, Prokuroria Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit. Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.

“Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive”, njoftoi prokuroria.

Prokuroria njoftoi se dokumenti u hartua nga shtetasi Sh.M. në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve pasi ka qenë personi përgjegjës në hartimin e dokumenteve dhe ka paraqitur të dhëna të rreme.

“Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë”, njoftoi prokuroria.

Ndërkohë sipas prokurorisë “u provua gjithashtu se shtetasi F.F. në cilësinë e administratorit përfaqësues të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, konkretisht me dokumentin “Procesverbal, mbi fillimin e punimeve në objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore per 15 pallate, mes tyre dhe pallatit nr 140 me vendndodhje në rrugën “Haki Stermilli”, njësia administrative nr.6 Tiranë”.

“Referuar aktit të ekspertimit grafik, provohet gjithashtu se nga shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, E.G., Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, janë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës”, njoftoi prokuroria.

Të tre sipas prokurorisë së Tiranës “kanë pasur detyrimin ligjor të nënshkruajnë dokumente që lidhen me procedurat e demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore. Për këtë arsye, çdo lëshim dokumenti të pavërtetë prej tyre përbën jo thjesht një falsifikim, por formën e rënduar të veprës sipas paragrafit të tretë të nenit 186, sepse falsifikimi kryhet nga personi që ka pikërisht për detyrë të lëshojë aktin në fjalë”.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe

“Detyrim paraqitje” për shtetasin F.F., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë.

/m.q/

The post Fonde publike për punime fiktive, Prokuroria Tiranë masa sigurie për 8 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestime te Bashkia Tiranë/ Prokuroria ngre akuzë për dy ish-drejtorët e emergjencave

By: Rovena
9 December 2025 at 22:01

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë lëshoi masat e sigurisë ndaj tetë personave mes të cilëve pesë punonjës e zyrtarë të bashkisë së Tiranës të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Mes të akuzuarve janë edhe dy drejtoret e emergjencave civile në bashki ne periudha te ndryshme Aurel Çuko, dhe Aurel Boriçi, për të cilët u vendos masa arrest shtëpie, si dhe Eleana Guçe, Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore.

Hetimi ka nisur nga denoncimi i një qytetari për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar. Në Janar 2021 bashkia Tiranë ka shembur 6 objekte, përfshirë edhe pallatin nr.140. Në mars 2021, Këshillit Bashkiak miratoi fondin për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.

Prokuroria tha se Aleksandra Mahmutllari si përfaqësuese e dy subjekteve dhe mbikqyrës i punimeve që fitoi tenderin, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive. Sipas akuzës, dokumenti u hartua nga Shyqyri Maloku  në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka ka paraqitur të dhëna të rreme.

Prokuroria tha se Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi, në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.

Gjatë hetimit, prokuroria tha se Fatmir Firi në cilësinë e administratorit të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementete veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”. Akti i ekspertimit grafik, provoi se Aurel Çuko, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Aurel Boriçi, Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, Eleana Guçe, Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, kanë konsumuar veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës./abcnews.al

Sako merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Tepelenës

26 November 2025 at 19:44

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Gramos Sako mori sot zyrtarisht detyrën si kryetar i bashkisë së Tepelenës.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte e pranishme edhe drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro si dhe këshilltarët bashkiakë.

Sako, i cili u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, premtoi se do të jetë pranë çdo qytetari.

“Tepelena meriton më të mirën dhe kjo do të jetë busulla që do të drejtojë çdo vendim, çdo projekt dhe çdo hap të punës sonë”, tha Sako.

Kryebashkiaku Sako u shpreh se “do të punoj me ndershmëri, transparencë dhe me fokus tek njerëzit. Do të punoj për zhvillimin e qendrës urbane, për përmirësimin e infrastrukturës në çdo fshat, për shërbime më cilësore, për mbështetjen e të rinjve, agroturizmin, sipërmarrësve dhe për çdo sektor që e mban gjallë dhe e çon përpara Tepelenën”.

Drejtuesja politike e PS për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro i uroi suksese Sakos në detyrën e re.

“Sot është dita jote, sot është dita e Tepelenës 2030. Hapim sot rrugën jo vetëm për suksesin e këtij mandati të pjesshëm, por edhe për suksesin e fitoren e mandatit tjetër”, theksoi Kumbaro.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit Sako fitoi me 3261 vota, kundrejt kandidatit të propozuar nga zgjedhësit, Gabriel Guma, i cili mori 928 vota.

1 nga 3

/k.s/r.e/

The post Sako merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Tepelenës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌