Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE arrestohen për “shtëpi bari” në Lezhë

27 January 2026 at 11:36

Policia e Lezhës arrestoi gjatë orëve të natës së të hënës tre persona, të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike në një ambient të përshtatur me llamba. Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Arben Gjergji, 57 vjeç dhe Arnold Gjergji, 22 vjeç, babë e bir, si dhe Gjon Doda, 59 vjeç, me detyrë […]

The post Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE arrestohen për “shtëpi bari” në Lezhë appeared first on Reporter.al.

“Shtëpi bari” në Lezhë/ Detaje, arrestohet babë e bir. Objekti 4 katësh ishte marrë me qira

By: Rovena
27 January 2026 at 09:38

Objekti 4 katesh i ndërtuar si njësi shërbimi ishte dhëne me qira prej qershorit të vitit që shkoi, ndërsa janë arrestuar babë e bir që u gjeten brenda.

Janë shoqëruar edhe dy punonjës të OSHË që punojnë në këtë zonë pasi nuk kanë identifikuar konsumin e energjisë së lartë pavarësisht se objekti nuk kryente biznes të përditshëm.

Informacioni i marrë në mënyrë operative vuri në lëvizje policinë, pasi kishte të dhëna se pavarësisht se nuk kryhej biznes i rregullt kishte lëvizje dhe konsumi i energjisë nuk përshtatej për një objekt që nuk dukej se ushtronte aktivitet.

Zbulohet “shtëpia bari” në Lezhë, disa të arrestuar

By: Rovena
27 January 2026 at 08:39

Operacion në Lezhë, zbulohet “shtëpi bari” pranë kryqëzimit të Treshit

Policia e Lezhës ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një kontroll të befasishëm në një magazinë pranë kryqëzimit të fshatit Tresh, në superstradën Lezhë–Milot, ku ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në kushte të mbyllura.

Gjatë operacionit, uniformat blu kanë konstatuar se magazina ishte e pajisur me llampa dhe infrastrukturë të posaçme për kultivim, ndërsa janë sekuestruar rreth 1 mijë rrënjë kanabisi.

Si rezultat i aksionit, policia ka arrestuar disa persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

“Shtëpia e barit” në Sarandë, arrestohet administratori i pallatit, në kërkim 4 persona

By: Elva
20 January 2026 at 16:33

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me një rast të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, të zbuluar në qytetin e Sarandë. Sipas të dhënave, hetimet çuan në zbulimin e dy apartamenteve të përshtatura për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike në katin e nëntë të një pallati në lagjen nr. […]

The post “Shtëpia e barit” në Sarandë, arrestohet administratori i pallatit, në kërkim 4 persona appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet “shtëpi bari” në katin e 9-ë të një pallati në Sarandë

By: armand
19 January 2026 at 18:21

Policia e Sarandës ka zbuluar një tjetër rast të kultivimit të brendshëm të bimëve narkotike. Operacioni është ende në vijim në lagjen nr. 2 të qytetit, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”. Sipas burimeve, një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e marijuanës me metoda të avancuara të brendshme. […]

The post Zbulohet “shtëpi bari” në katin e 9-ë të një pallati në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ 2 shokë kthejnë apartamentin në “shtëpi bari” në Sarandë! E pësojnë edhe 4 punonjës të OSHEE

By: Ela
12 January 2026 at 10:52

Një “shtëpi bari” është zbuluar në qytetin e Sarandës ku dy shokë kishin kthyer apartamentin në një plantacion të vërtetë kanabisi. Apartamenti ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në pranga […]

The post EMRAT/ 2 shokë kthejnë apartamentin në “shtëpi bari” në Sarandë! E pësojnë edhe 4 punonjës të OSHEE appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet “Shtëpia e barit” në Sarandë, sekuestrohen 250 rrënjë kanabis

By: armand
11 January 2026 at 17:06

Një apartament ku kultivohej kanabis është zbuluar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Mësohet se rreth 250 rrënjë kanabis janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e barit të zbuluar në qytetin bregdetar. Një person ka rënë në pranga nga blutë gjatë operacionit, ndërsa hetimet kishin nisur prej rreth një muaji. Hetimet vijojnë, teksa dyshohet se […]

The post Zbulohet “Shtëpia e barit” në Sarandë, sekuestrohen 250 rrënjë kanabis appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet një “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim një tjetër

By: Elva
10 January 2026 at 11:05

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Shkodër, pasi banesa e tij ishte përshtatur për kultivim të kanabisit në ambiente të mbyllura. Hetimet tregojnë se ai kishte bashkëpunuar me një 35-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Dy personat dyshohet se kishin kthyer një shtëpi në lagjen “Ndoc Mazi” në një laborator të vogël droge, duke […]

The post Zbulohet një “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim një tjetër appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, 2 persona në kërkim! Nën hetim 2 punonjës të OSHEE dhe një vajzë

By: Ela
8 January 2026 at 11:05

Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Shkodër. Në kërkim janë shpallur dy persoa, që dyshohet se kishin përshtatur banesën në lagjen “Ndoc Mazi” për të kultivuar drogën. Dy personat e shpallur në kërkim janë shtetasit A. V., 35 vjeç, dhe një 16-vjeçar, të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në […]

The post Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, 2 persona në kërkim! Nën hetim 2 punonjës të OSHEE dhe një vajzë appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, arrestohet shqiptari

By: Brisi
29 December 2025 at 20:33

Një plantacion me mbi 1000 bimë kanabisi është zbuluar nga autoritetet në Spanjë, ndërsa në pranga ka rënë një 35-vjeçar shqiptar. Sipas raportimeve, plantacioni u zbulua brenda një shtëpie, në zonën e Castell d’Aro, Platja d’Aro dhe s’Agaró, ku shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është kapur duke u kujdesur […]

The post Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, arrestohet shqiptari appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër/ Arrestohet 22-vjeçari, në pranga dhe punonjësi i OSHEE (EMRAT)

By: Brisi
24 December 2025 at 09:35

Një shtëpi bari është zbuluar nga Policia në Shkodër, ndërsa është vënë në pranga një 22-vjeçar dhe 1 punonjës i OSHEE-së. Sipas policisë, shtëpia e barit është zbuluar në një ambjent në Velipojë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin […]

The post Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër/ Arrestohet 22-vjeçari, në pranga dhe punonjësi i OSHEE (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

15 shqiptarë dënohen me 32 vite burg për ‘shtëpi bari’ në Angli, 6 refuzojnë fajësinë (Emrat)

By: armand
19 December 2025 at 18:42

Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg ditën e djeshme, më 17 dhjetor, pas zbardhjes së një ferme kanabisi të madhe brenda një depoje në qendër të Liverpulit. Incidenti u zbulua mbrëmjen e së shtunës, më 4 tetor, kur oficerët e policisë vunë re një burrë që po vepronte në mënyrë të dyshimtë në Rrugën […]

The post 15 shqiptarë dënohen me 32 vite burg për ‘shtëpi bari’ në Angli, 6 refuzojnë fajësinë (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Kishte kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptarja në Belgjikë

By: Elva
25 November 2025 at 20:25

Një 30-vjeçare shqiptare është arrestuar në Belgjikë pasi kishte kthyer banesën e saj në një plantacion të kanabisit të kultivuar profesionalisht. Gjatë kontrollit të policisë në Wellen, u zbuluan 125 bimë kanabisi në disa dhoma të banesës. Policia tha se bimët ishin jashtëzakonisht të gjata dhe gati për korrje, ndërsa të dhënat tregojnë se plantacioni […]

The post Kishte kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptarja në Belgjikë appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet “shtëpia e barit” në Spanjë, në pranga shqiptari

By: Elva
24 November 2025 at 22:47

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një plantacion të madh kanabisi në Mas Ciurana, duke arrestuar një 31-vjeçar shqiptar për krim kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike. Operacioni policor, i zhvilluar më 18 nëntor si pjesë e operacionit “Greentrail”, çoi agjentët në një parcelë prej 7706 metra katrorë që përfshinte një ndërtesë kryesore dhe dy […]

The post Zbulohet “shtëpia e barit” në Spanjë, në pranga shqiptari appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

By: Brisi
15 November 2025 at 13:39

Një ambjent i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Policia në Shkodër. Për pasojë janë arrestuar Përparim Ndrevataj, 27 vjeç, Sebastian Gjoka, 24 vjeç dhe Artan Bilali, 58 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç. Gjithashtu, u ndaluan dy punonjësit e OSHEE-së Genc Aliaj, 63 vjeç dhe Blendi Cufaj, […]

The post EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së appeared first on BoldNews.al.

Zjarri i rastësishëm zbuloi shtëpinë e barit në Belgjikë, dënohet banda shqiptare – EMRAT

By: Brisi
7 November 2025 at 20:12

Pesë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg, pasi janë zbuluar nga autoritetet belge duke punuar në një shtëpi pari në Belgjikë. Shtëpia e barit u zbulua në mënyrë të rastësishme nga një zjarr që përfshiu godinën. Mediat vendase kanë zbardhur emrat e shqiptarëve të dënuar, dinamikën e ngjarjes si dhe rolin e secilit prej tyre […]

The post Zjarri i rastësishëm zbuloi shtëpinë e barit në Belgjikë, dënohet banda shqiptare – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Lejuan lidhjen e energjisë elektrike për “shtëpitë e barit”, lirohen punonjësit e OSHEE

By: armand
3 November 2025 at 16:17

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga paraburgimi 4 punonjësit e OSHEE të Malësisë së Madhe, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtor në lidhjen e energjisë elektrike në 3 “shtëpi bari”. Katër punonjësit dyshoheshin për veprën penale “shpërdorim detyre”. Njëri prej drejtuesve të OSHEE në Malësinë e Madhe,Gëzim Hoxha është liruar […]

The post Lejuan lidhjen e energjisë elektrike për “shtëpitë e barit”, lirohen punonjësit e OSHEE appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet “shtëpi kanabisi” në Shkodër, arrestohen disa persona

2 November 2025 at 18:31


Policia e Shkodrës ka zbuluar një “shtëpi kanabisi", ku ishin përshtatur disa ambiente për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike të llojit kanabis.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar disa persona, përfshirë kushërinj mes tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të aksionit janë ndaluar gjithashtu edhe katër persona të tjerë dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi në ambientet ku kultivohej droga ishin konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

“Nga kontrollet e kryera në dy banesa dhe një stallë, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë rast, organet e hetimit kanë nisur ndjekjen penale për veprat “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.

‘Shtëpi bari’ në Malësi të Madhe, pranga dy personave, procedohen disa punonjës të OSHEE (Emrat)

By: armand
2 November 2025 at 14:12

Dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar penalisht në Malësi të Madhe, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Nga kontrollet në 3 ambiente në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 […]

The post ‘Shtëpi bari’ në Malësi të Madhe, pranga dy personave, procedohen disa punonjës të OSHEE (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

1 November 2025 at 10:46

Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje. Si rezultat është arrestuar organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të operacionit të koduar “Improvizimi” është vënë në pranga shtetasi J. M., 42 vjeç. Gjithashtu, ka nisur procedimi […]

The post VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

❌
❌