Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 January 2026Main stream

Itali – Shqiptari dhunon gruan në sy të fëmijëve, arrestohet! Telefonata që shpëtoi 33-vjeçaren

By: Ela
16 January 2026 at 11:31

Karabinierët e Raguzës kanë arrestuar një burrë 29-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunë në familje pas incidentit të fundit në shtëpinë që ai ndante me partneren e tij. Sipas rindërtimit, oficerët e Njësisë së Radios Mobile të Karabinierëve të Raguzës ndërhynë për të parandaluar një krim të mundshëm në familje. Grindja midis dy bashkëjetuesve, e […]

The post Itali – Shqiptari dhunon gruan në sy të fëmijëve, arrestohet! Telefonata që shpëtoi 33-vjeçaren appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

By: V K
12 January 2026 at 09:24

Pronari shqiptar i një restoranti në Greqi dhe djali i tij, mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mediat greke, raportojnë se ngjarja ka ndodhur Agios Dimitrios në Athinë, ndërsa të plagosurit janë pronari 70 vjeç dhe djali i tij 39 vjeç.

Sipas informacioneve, autorët e sulmit me armë ishin tre persona që mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechneiou .

Sipas të njëjtave informacione, pronari 70-vjeçar i biznesit, me origjinë nga Shqipëria, u qëllua në këmbë. Djali i tij 39-vjeçar u plagos në kofshë dhe pulpë.

Oficerët e policisë që mbërritën në zonë mblodhën gjithsej 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur, ndërsa FBI-ja greke ka marrë përsipër hetimin e rastit.

The post Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Itali/ I gjetën drogë në makinë, shqiptarit i zbulohet “depoja” me kokainë në shtëpi

By: Elva
9 January 2026 at 19:29

Policia italiane ka zbuluar një depo të vërtetë droge në rajonin e Abruzzos, ku një 43-vjeçar shqiptar u kap duke trafikuar dhe magazinuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Shqiptari, i cili jetonte prej vitesh në zonën e Nereto, fillimisht u ndalua në makinë pas dyshimeve të policisë, por ajo që uniformat blu gjetën më […]

The post Itali/ I gjetën drogë në makinë, shqiptarit i zbulohet “depoja” me kokainë në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Tentoi t’i vërë flakën bashkëshortes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

By: Elva
7 January 2026 at 15:37

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë gruan e tij duke i vënë zjarrin. Ngjarja është regjistruar në një banesë familjare, pas një konflikti të ashpër mes çiftit që prej rreth 20 vitesh janë të martuar. Sipas mediave italiane, burri fillimisht ka kërcënuar bashkëshorten me vdekje, më […]

The post Tentoi t’i vërë flakën bashkëshortes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu

By: D Marku
7 December 2025 at 16:30

Dënimin e ka të vlefshëm deri në vitin 2048, por Taulant Toma, 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur “ta përshpejtojë” lirimin e tij.

Që prej mëngjesit të së dielës, ai po kërkohet kudo në dhe përreth burgut të sigurisë së lartë të Operas në Milano.

Toma, me precedentë penalë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, njihet si një ekspert arratisjesh.

Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfundojnë pa përparim të qartë
Alarmit iu dha në orën 08:00 të mëngjesit, kur gjatë kontrollit rutinë, gardianët nuk arritën ta gjenin në qelinë e tij.

Sipas hetimeve paraprake, Taulanti ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe është ngjitur në oborrin e brendshëm.

Më pas ka kapërcyer murin perimetral dhe është zhdukur pa lënë gjurmë.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar në detaje lëvizjet e tij dhe për të zbuluar se ku mund të ketë shkuar.

Ky është arratisja e katërt në “karrierën” e tij, megjithëse ai është kapur çdo herë.

Arratisja e fundit ishte në vitin 2013, kur u largua nga burgu i Parmës së bashku me një tjetër të burgosur.

U arrestua në Belgjikë, por arriti të arratisej sërish disa muaj më vonë, deri në kapjen e tij në vitin 2015.

E para arratisje daton në tetor 2009 nga burgu i Ternit, për t’u kapur në fund të dhjetorit në një shtëpi fshati në provincën e Pavias.

The post Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu appeared first on Albeu.com.

“Më pa dhe mbylli sytë”, flet babai shqiptar i 2-vjeçarit që vdiq pasi u kafshua nga qeni në Greqi

By: Elva
6 December 2025 at 19:17

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga qeni i familjes, një pitbull. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në fshatin Agios Leontas. Vogëlushi u sulmua brutalisht nga qeni, ndërsa ndodhej vetëm në oborrin e shtëpisë. “Vajza ime […]

The post “Më pa dhe mbylli sytë”, flet babai shqiptar i 2-vjeçarit që vdiq pasi u kafshua nga qeni në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari kapet në Francë me 18 kg kokainë me vlerë 1.2 mln euro: Jam në vështirësi financiare

By: Ela
6 December 2025 at 11:01

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi ishte i mbushur me 17.8 kg kokainë e cila ishte ndarë në gjashtëmbëdhjetë pako me vlerë tregu 1.215.500 €. I ndaluar nga oficerët e doganës pak para orës 8 të mëngjesit, ky shqiptar, banor i Montpelier, […]

The post Shqiptari kapet në Francë me 18 kg kokainë me vlerë 1.2 mln euro: Jam në vështirësi financiare appeared first on BoldNews.al.

Serbia arreston një shqiptar, pretendon se iu gjet një flamur i UÇK-së

By: Ela
5 December 2025 at 09:54

Në pikën kufitare të Merdares, policia arrestoi një shtetas shqiptar, furgoni i të cilit mbante një flamur të kuq me shenjat e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (UÇK), njofton administrata lokale e policisë në Serbi. Në njoftim, L. D. (33) dyshohet për shkaktim të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, shkruan N1. Ai u ndalua […]

The post Serbia arreston një shqiptar, pretendon se iu gjet një flamur i UÇK-së appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja e rëndë në Itali/ Arrestohet shqiptari që vrau gruan, zbardhen detaje

By: V K
5 December 2025 at 10:16

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Sadjide Muslija, ngjarje që ndodhi më 3 dhjetor në Pianello Vallesina di Monte Roberto (Ancona), është arrestuar.

Ai u gjet nga karabinierët i shtrirë përtokë, i plagosur rëndë, në një zonë të largët pranë Matelica (Macerata). Ambulanca shkoi në vendngjarje dhe Nazif Muslija u transportua në spital

Makina e 50-vjeçarit, në kërkim për vrasje të rëndë me dashje, një Smart i bardhë, u gjet e braktisur pranë vendit ku ndodhej shqiptari.

Dyshohet se shqiptari ka tentuar vetëvrasje, por rreth orës 16:30, një gjuetar në zonë e vuri re dhe i dha ndihmën e parë, para se të lajmëronte autoritetet.

Gruaja u gjetur e vdekur në shtratin e saj me goditje të forta në kokë dhe gjoks. Oficerët sekuestruan një tub hekuri ndërtimi ku raportohet se kishte gjurmë gjaku dhe do t’i nënshtrohet analizës.

The post Ngjarja e rëndë në Itali/ Arrestohet shqiptari që vrau gruan, zbardhen detaje appeared first on Albeu.com.

Gjetet i plagosur rëndë shqiptari që vrau bashkëshorten në Itali, çfarë dyshohet

By: Elva
4 December 2025 at 21:01

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar që tronditi opinionin publik në Itali pasi vrau bashkëshorten e tij, Sadjide Muslija, në qytetin e Ankonës, është gjetur i plagosur rëndë nga autoritetet italiane. Hetuesit dyshojnë se ai ka tentuar t’i japë fund jetës. Sipas mediave italiane, Muslija u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i dha […]

The post Gjetet i plagosur rëndë shqiptari që vrau bashkëshorten në Itali, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Babai i vrau nënën në Itali, djali e merr vesh nga avokati: E prisja

By: Elva
4 December 2025 at 18:59

Një tjetër tragjedi familjare me protagoniste një grua shqiptare ka tronditur Italinë. Sadjide Muslija, 49 vjeçe, është gjetur e vrarë në banesën e saj në Ankona, mbrëmjen e 3 dhjetorit. Autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, i cili është në arrati dhe po kërkohet intensivisht nga karabinierët. Sipas mediave italiane, […]

The post Babai i vrau nënën në Itali, djali e merr vesh nga avokati: E prisja appeared first on BoldNews.al.

Përdhunuan një vajzë jashtë diskotekës, dënohet me burg shqiptari dhe shoku i tij në Itali

By: Elva
30 November 2025 at 10:37

Dy të rinj, përfshirë një shqiptar 22-vjeçar, janë dënuar me gjithsej shtatë vite burg për përdhunimin e një vajze jashtë ambienteve të një klubi nate më 15 gusht 2024. Incidenti ndodhi pas një mbrëmjeje në klubin e natës, ku viktima u ndoq nga të dy djemtë pasi doli jashtë. Ajo raportoi menjëherë ngjarjen, duke çuar […]

The post Përdhunuan një vajzë jashtë diskotekës, dënohet me burg shqiptari dhe shoku i tij në Itali appeared first on BoldNews.al.

1.2 ton kokainë nga Ekuadori drejt Rusisë, arrestohet shqiptari në Greqi

By: Elva
28 November 2025 at 19:14

Një 39-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtues i një organizate kriminale ndërkombëtare të trafikut të kokainës, u arrestua sot në Athinë nga policia greke. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, të cilët lëshuan një Njoftim të Kuq të Interpolit lidhur me transportin e mbi 1.200 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt […]

The post 1.2 ton kokainë nga Ekuadori drejt Rusisë, arrestohet shqiptari në Greqi appeared first on BoldNews.al.

U kap me drogë, arrestohet shqiptari në Itali

By: Elva
27 November 2025 at 15:43

Policia e Casertas në rajonin e Napolit ka arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar për trafik droge. Sipas autoriteteve italiane, ai merrej me shpërndarjen e hashashit dhe marijuanës në zona të ndryshme të provincës. Pas hetimeve të kryera kryesisht në zonën e Capua-s, policia u informua se një automjet me ngjyrë të errët, i drejtuar […]

The post U kap me drogë, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on BoldNews.al.

“Ndërmjetësi i mafies shqiptare në Skoci”, 29-vjeçari dënohet me 5 vjet burg

By: Elva
26 November 2025 at 19:15

Një emigrant shqiptar, i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me pesë vjet burg në Gjykatën e Lartë të Glasgow për përfshirje në një bandë kriminale që kultivonte kanabis në Skoci. Afrim Krasniqi, 29 vjeç, ishte rekrutuar nga banda për aftësitë e tij në gjuhën angleze dhe shërbente si “ndërmjetës” për të bindur pronarët […]

The post “Ndërmjetësi i mafies shqiptare në Skoci”, 29-vjeçari dënohet me 5 vjet burg appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të arratisej pasi u kap me armë, dënohet me burg shqiptari në Itali

By: Elva
26 November 2025 at 17:07

Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg në Itali, pas arratisjes së bujshme nga Komisariati i Castiglione del Lago në vitin 2023. Vendimi u dha nga Gjykata pasi prokuroria kërkoi 14 vite burg, por kërkesa u rrëzua pjesërisht. Ngjarja ndodhi dy vite më parë, kur shqiptari ishte ndaluar për një seri veprash kriminale. […]

The post Tentoi të arratisej pasi u kap me armë, dënohet me burg shqiptari në Itali appeared first on BoldNews.al.

Kryediplomati gjerman: Rusia nuk duhet të shpërblehet për agresionin e saj

25 November 2025 at 13:21

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, bëri thirrje që të mos shpërblehet Rusia, e cila po zhvillon luftë kundër Ukrainës.  Në fjalimin e tij në Forumin e Politikës së Jashtme të Fondacionit Körber, Wadephul vlerësoi “planin e paqes” me 28 pika të përgatitur nga SHBA-ja për t’i dhënë fund Luftës Rusi-Ukrainë.

Wadephul falënderoi SHBA-të për përpjekjet e saj në Ukrainë dhe përsëriti se asnjë vendim në lidhje me sigurinë e Ukrainës dhe Evropës nuk do të merret pa përfshirjen e ukrainasve dhe evropianëve.

Duke theksuar se në Gjenevë u zhvilluan bisedime të mira, Wadephul vuri në dukje se ata mirëpritën gatishmërinë e SHBA-së për të zhvilluar planin e propozuar, ndërsa vuri në dukje se do t’i sillte ata më pranë një propozimi të drejtë, të fortë dhe të qëndrueshëm për paqe.

Wadephul deklaroi se ata duan paqe, duke theksuar: “Megjithatë, ne ende nuk e dimë nëse kjo do të realizohet, apo nëse do të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte, të paktën si hap i parë”.

Kjo varet kryesisht nga Rusia, tha Wadephul, duke vënë në dukje se Rusia vazhdon sulmet e saj të përditshme ndaj vendit të saj fqinj.

“Prandaj, është e rëndësishme që vija aktuale e frontit të mbetet pika fillestare për negociatat, sepse një agresor si Rusia nuk duhet të shpërblehet për agresionin e saj”, tha Wadephul.

Duke vënë në pah se përndryshe Rusia do të zgjerohet më tej, Wadephul mbrojti idenë se Rusia ka ambicie dhe ambicie imperialiste që shtrihen shumë përtej Ukrainës.

Ai ka vënë në dukje se Rusia e ka përgatitur kryesisht ekonominë dhe shoqërinë e saj për luftë dhe po rekruton më shumë trupa sesa i duhen. “Ajo po rekruton afërsisht një divizion trupash çdo muaj. Këto janë divizione që padyshim i kanë sytë tek ne, Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO”, tha Wadephul.

Wadephul vuri në dukje se agjencitë e inteligjencës thonë se Rusia po e mban të hapur mundësinë e luftës kundër NATO-s deri në vitin 2029, më së voni, duke shtuar se “Kërcënimi i Rusisë për vendin tonë nuk është një shqetësim i largët, është një realitet sot”.

Wadephul deklaroi se Rusia po përdor luftë hibride dhe se dronët po shkelin hapësirën ajrore në Evropë, po kryejnë akte sabotimi dhe po orkestrojnë fushata lajmesh të rreme.

Zbulohet “shtëpia e barit” në Spanjë, në pranga shqiptari

By: Elva
24 November 2025 at 22:47

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një plantacion të madh kanabisi në Mas Ciurana, duke arrestuar një 31-vjeçar shqiptar për krim kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike. Operacioni policor, i zhvilluar më 18 nëntor si pjesë e operacionit “Greentrail”, çoi agjentët në një parcelë prej 7706 metra katrorë që përfshinte një ndërtesë kryesore dhe dy […]

The post Zbulohet “shtëpia e barit” në Spanjë, në pranga shqiptari appeared first on BoldNews.al.

“Karshillik autoriteteve”, Mediat britanike: Shqiptari del në TikTok me Lamborghini dhe Rolex ndërsa kërkon azil

By: Elva
24 November 2025 at 22:34

Dorjan Puka, 29 vjeç nga Lezha, ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, përfshirë “The Telegraph”, për postimet e tij luksoze në TikTok, ndërsa është përballur me deportimin drejt Shqipërisë. Puka ka kaluar vitin e fundit duke publikuar video duke ngarë makina luksoze, si Lamborghini Urus V8 dhe Ferrari, dhe duke treguar koleksionin e tij të […]

The post “Karshillik autoriteteve”, Mediat britanike: Shqiptari del në TikTok me Lamborghini dhe Rolex ndërsa kërkon azil appeared first on BoldNews.al.

“Derë më derë me kokainë”/ Kapet trafikanti shqiptar në Itali

By: Elva
24 November 2025 at 20:45

Një 22-vjeçar shqiptar me qëndrim ilegal në Itali është arrestuar në Piacenza për trafik droge, pasi shpërndante kokainë klientëve “derë më derë” në komunat Gossolengo dhe Podenzano. Ai përdorte një “Fiat Panda” me qira dhe fshehte drogën brenda kanaçeve metalike me aroma të ndryshme. Policia, pas një vëzhgimi disa ditor, ndërhyri në mëngjesin e së […]

The post “Derë më derë me kokainë”/ Kapet trafikanti shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

❌
❌