Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

10 mijë banorë në errësirë totale në Shushicë të Elbasanit, Karakaçi i OSHEE ‘në gjumë’

By: Ela
30 January 2026 at 18:35

Rreth 10 mijë banorë të Shushicës, në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, si pasojë e motit të keq. Ndërprerja e zgjatur e furnizimit ka lënë fshatrat e zonës në errësirë totale, duke shkaktuar vështirësi serioze në jetën e përditshme dhe në aktivitetin ekonomik. Teksa OSHEE me në krye […]

The post 10 mijë banorë në errësirë totale në Shushicë të Elbasanit, Karakaçi i OSHEE ‘në gjumë’ appeared first on BoldNews.al.

Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE arrestohen për “shtëpi bari” në Lezhë

27 January 2026 at 11:36

Policia e Lezhës arrestoi gjatë orëve të natës së të hënës tre persona, të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike në një ambient të përshtatur me llamba. Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Arben Gjergji, 57 vjeç dhe Arnold Gjergji, 22 vjeç, babë e bir, si dhe Gjon Doda, 59 vjeç, me detyrë […]

The post Babë e bir dhe një punonjës i OSHEE arrestohen për “shtëpi bari” në Lezhë appeared first on Reporter.al.

Shkodër/ Zbulohen ambiente për kultivim kanabisi, 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së

By: armand
26 January 2026 at 08:53

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një aksion në fshatin Boriç i Madh, ku u zbuluan ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me pajisje elektrike të lidhura në mënyrë të paligjshme. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Kol Narkaj, 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 […]

The post Shkodër/ Zbulohen ambiente për kultivim kanabisi, 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së appeared first on BoldNews.al.

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë mbeten pa energji elektrike

19 January 2026 at 21:50

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Një avari në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ka lënë pa energji elektrike disa zona në Tiranë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se po punohet për rikthimin e energjisë elektrike

“Rreth orës 20:30 është stakuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës”, njoftoi OSHEE.

Aktualisht, sipas OSHEE grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë.

“Institucionet e rëndësisë së veçantë kanë marrë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash”, njoftoi OSHEE.

Sipas OSHEE, aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj.

/m.q/j.p/

The post Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë mbeten pa energji elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një pjesë e Tiranës pa drita, OSHEE: Është staktuar linja e transmetimit 110kV. Po furnizojmë nga linja të dyta institucionet e rëndësishme

By: Rovena
19 January 2026 at 21:34

Një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE-së, rreth orës 20:30 është stakuar linja e transmetimit 110 kV “Tirana 220 kV – Traktora”, duke lënë për disa minuta pa energji elektrike disa zona të Tiranës.

Aktualisht, grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po punojnë në terren dhe po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë, me qëllim rikthimin e plotë të furnizimit me energji.

OSHEE bën me dije se institucionet me rëndësi të veçantë janë furnizuar me energji elektrike, ndërsa në disa zona energjia është rikthyer brenda 30 minutash.

Megjithatë, ende pa energji elektrike mbeten disa zona, përfshirë një pjesë të rrugës “Ali Demi”, zonën pranë Teleferikut, Freskun, si edhe disa zona pranë “Rrugës së Elbasanit”.

Punimet për normalizimin e situatës vijojnë.

Tregu i energjisë, liberalizimi mbyll fazën finale  

By: Mira Leka
16 January 2026 at 22:08

Procesi i liberalizimit në sektorin e energjisë që nisi në vitin 2018 është finalizuar me fazën e tij të katërt dhe të fundit, më 1 janar të këtij viti. Të paktën 2600 subjekte të lidhur në tension 6 kilovat kanë detyrimin që ta sigurojnë tashmë të vetëm energjinë. Pjesa më e madhe e tyre i janë bashkuar furnizimit nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, ku bëjnë pjesë rreth 2300 subjekte, ndërsa për 300 të tjerë kjo pritet të bëhet në një moment tjetër, kur ata të kenë shlyer detyrimet e prapambetura që kanë ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal. Më herët, në treg të lirë dolën bizneset në tension 35 kv, 20 kv dhe 10 kv. Por çfarë shënon mbyllja e këtij procesi për tregun?

 

Nertila Maho

Nga 1 janari i këtij viti, në treg të lirë dolën 2300 biznese të lidhur në tension 6 kilovolt dhe këtij grupi pritet t’i shtohen edhe 300 të tjerë që fillimisht duhet të shlyejnë detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal.

Ky hap shënoi hallkën e fundit të liberalizimit, një proces i parashikuar në vitin 2015 në ligjin “Për sektorin e energjisë”. Gjithsesi, zbatimi i fazës së parë e nisi në vitin 2018 kur dolën në treg të lirë mbi 70 subjekte të lidhura në tension 35 kv.

Në vitin 2022, pati tentativë për të nxjerrë në treg të lirë një grup më të madh biznesesh në tensionin 20 dhe 10 kv.

Por kriza e energjisë, që solli çmime të larta në tregje, “ngriu” reformën  dhe shteti mori përsipër sigurimin e energjisë përmes përfshirjes së prodhimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Kjo bëri që deri në fund të vitit 2023, grupi i bizneseve në 20 kv të kishte si opsion Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, që është pjesë e Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe nga 1 janari 2024 të ishte në tregun e lirë.

Në 1 janar 2025 këtij grupi iu bashkuan edhe 2600 subjekte të tjera të lidhura në tension 10 kv dhe së fundmi 1 janari 2026 shënoi mbylljen e procesit.

Tashmë këto mijëra biznese sigurojnë të vetëm energjinë nga furnizues privatë apo ai publik që është FTL, ku janë të lidhur shumica me një çmim prej 18.34 lekë/kWh.

Albi Gjenerali, administrator i FTL, pohon se tashmë janë mbyllur hallkat e liberalizimit dhe ndikimet e këtij procesi janë vetëm pozitive dhe se fokusi tashmë zhvendoset tek eficienca.

“Së pari, liberalizimi ka ulur ndjeshëm barrën financiare dhe ekspozimin ndaj riskut të ‘Furnizuesit të Shërbimit Universal’  SH.A, i cili më parë ishte i detyruar të furnizonte konsumatorët me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE).

Së dyti, liberalizimi ka përmirësuar disiplinën financiare të konsumatorëve jofamiljarë, përmes vendosjes së afateve më të shkurtra të pagesës (30 ditë), duke eliminuar praktikat e mëparshme që lejonin vijimin e furnizimit edhe në kushtet e vonesave të zgjatura në pagesa.

Së treti, tregu i energjisë elektrike po hyn në një fazë konsolidimi, ku pas përmbylljes së fazave të liberalizimit, fokusi zhvendoset drejt stabilizimit të mekanizmave të tregut, rritjes së transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të eficiencës operacionale”, – shprehet z. Gjenerali.

 

 

Në treg të lirë janë 40 furnizues të licencuar nga ERE

Vit pas viti, numri i furnizuesve privatë është rritur si një efekt zinxhir i liberalizimit që ka nxjerrë në treg të lirë disa mijëra biznese. Enti Rregullator i Energjisë njoftoi në fund të dhjetorit se bizneset mund të zgjidhnin një prej furnizuesve të licencuar, të cilët aktualisht janë në total 40, ku përfshihen ata  privatë por edhe publikë, siç është Furnizuesi i Tregut të Lirë apo ai Universal, pjesë e OSHEE Group.

Këta furnizues ku shumica janë privatë, por edhe FTL, janë në dispozicion të subjekteve që duan të lidhin kontrata për të siguruar energjinë në kushtet kur nuk janë më pjesë e tregut të rregulluar.

Sipas rregullores së Entit Rregullator të Energjisë bizneset duhet të deklarojnë  brenda datës 15 dhjetor të çdo viti pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes furnizuesin që kanë zgjedhur.

Kjo bëhet për të alternuar proceset e tjera të nevojshme që kanë të bëjnë me menaxhimin e rrjetit, si dhe faturimet të cilat edhe për furnizuesit privatë i bën OSSH, që është pjesë e OSHEE. Në vitin 2023, në treg ishin 22 furnizues, ndërsa në fund të vitit 2024 rezultonin 36 të tillë.

Kjo rritje e vazhdueshme edhe gjatë 2025-s, kur në dhjetor rezultonin 40 të tillë tregon për një rritje të përgjithshme të tregut. Liberalizimi është cilësuar vazhdimisht, si një nga proceset që do të nxiste tregun e energjisë në disa aspekte si për sa u takon furnizueseve ashtu edhe investimeve qoftë për qëllime tregtimi të energjisë dhe qoftë për autokonsum, siç ka ndodhur masivisht te fotovoltaikët.

 

Lexoni edhe:

Albi Gjenerali: Mbi 2300 biznese të lidhur në 6 kv po furnizohen nga FTL, përfitimet që vijnë nga liberalizimi

The post Tregu i energjisë, liberalizimi mbyll fazën finale   appeared first on Revista Monitor.

Balluku: 1600 punonjës dhe 186 mjete të OSHEE-së ndodhen në terren

10 January 2026 at 15:12

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë vështirësi në veri dhe verilindje të vendit, por furnizimi me energji elektrike po garantohet falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se OSHEE ka angazhuar 1600 punonjës dhe 186 mjete në terren, të cilët po punojnë në kushte të vështira atmosferike për përballimin e problematikave të shkaktuara nga moti dhe për riparimin e rrjetit energjetik.

Sipas Ballukut, ekipet janë të shpërndara në të gjitha zonat e prekura, duke ndërhyrë në kohë reale për të shmangur ndërprerjet dhe për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike aty ku janë evidentuar probleme.

“Pavarësisht kushteve të vështira të motit, strukturat e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri të plotë për të garantuar furnizim pa ndërprerje për abonentët kudo në vend”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe se ka koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe atyre në terren, me qëllim reagimin e menjëhershëm ndaj çdo defekti të mundshëm.

MIE u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në kushtet e motit të keq dhe të raportojnë çdo problematikë të konstatuar në rrjetin energjetik, ndërsa ekipet e OSHEE-së vijojnë punën për të siguruar furnizim normal me energji elektrike në të gjithë vendin.

/e.xh/r.e/

The post Balluku: 1600 punonjës dhe 186 mjete të OSHEE-së ndodhen në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e përmbytjeve në Korçë, ekipet e OSHEE në terren për riparimin e defekteve në zona të ndryshme

9 January 2026 at 09:53

Në qarkun e Korçës raportohet se ekipet e OSHEE janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë në zonat ku ka problematika. Raportohet se situata prek drejtoritë rajonale Korçë, Maliq, Pogradec dhe Ersekë, ndërsa Bilishti nuk raporton problematika.

Si pasojë e reshjeve të shiut, argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 ha tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit.

Gjithashtu edhe argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 ha tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit.

Ndërsa nga reshjet e borës nuk raportohen problematika.

Në përgjithësi, akset rrugore janë të hapura.

Aksi Qafë Plloçë – Qukës, vijon puna për pastrimin e inerteve aksi mbetet ende i bllokuar.

Në rrugën e fshatit Dardhas bashkia po punon për krijimin e një bypass-i.

Rruga në fshatin Denas vijon e bllokuar do të ndërhyhet nga bashkia sapo të ulet niveli i ujit.

Njoftimi i plotë

ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje

Ersekë – Leskovik puna ka vijuar gjatë natës është kryer kriposja për shkak të ngricave. Qarkullimi lejohet me goma dimërore dhe zinxhirë.

Maliq – kufiri me Gramshin situata paraqitet pa probleme ka vijuar kontraktori me kriposje qarkullimi normal.

Korçë – Ersekë (km 3) dhe Zëmblak – Goricë e Bilisht – Miras (km 6) është vijuar me kriposje qarkullimi vijon me goma dimërore.

Boboshticë – Dardhë, gjatë natës janë regjistruar temperatura të ulëta është kryer kriposja në të gjithë segmentin.

Informacione nga bashkitë

Bashkia Pogradec:

Vijon problematika e rrugës së Dardhasit, ku po punohet për ta bërë të kalueshme. Në njësitë Sterkanj, Dardushë, Nicë, Osnat dhe Lekas raportohen ndërprerje të energjisë elektrike. Në fshatin Dardhas, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, është dëmtuar një banesë, e cila për momentin është e pabanueshme.

Bashkia Devoll: Në fshatrat Maçurisht, Progër dhe Cangonj, uji është tërhequr plotësisht situata është normalizuar dhe nuk raportohen probleme të tjera.

Bashkia Kolonjë: Ka ngrirje të rrugëve strukturat e bashkisë po punojnë në terren. Procesi mësimor ka filluar normalisht në shkollat e qyteteve Ersekë dhe Leskovik, ndërsa nuk ka filluar në fshatrat Shtikë, Starje, Mesiçkë dhe Qafëzez. Janë marrë masa për sigurimin e ngrohjes. Nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Bashkia Maliq

Në territorin e Njësisë Administrative Gorë janë konstatuar problematika:

Në fshatin Velçan janë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore.

Rruga e fshatit Senisht është dëmtuar një segment i saj është i batisur dhe aktualisht i pakalueshëm për mjetet.

Në fshatin Dolan janë shënuar rrëshqitje dherash, si pasojë e të cilave rruga është e bllokuar. Gjithashtu, është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit.

Probleme në qarkullim janë konstatuar edhe në rrugët e fshatrave Strelcë, Zvarisht dhe Lozhan Lartë, ku ka prani të dëborës dhe kalimi i mjeteve kryhet me vështirësi.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse për ndërhyrje deri në normalizimin e gjendjes, garantimin e qarkullimit rrugor dhe rikthimin e shërbimeve bazë.

Është dëmtuar argjinatura e kanalit kryesor në fshatin Leminot, si dhe është shkatërruar plotësisht një urë.

Gjithashtu, është dëmtuar segmenti rrugor Kakaç – Vërçun, ku për shkak të rrëshqitjeve të tokës është dëmtuar edhe ushqyesi i rezervuarit Vërçun – Podgorie.

Strukturat e e mbrojtjes civile dhe shërbimet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë vetëm me goma dimërore ose zinxhirë, për shkak të ngricave të pranishme në disa segmente rrugore.

OSHEE, në gatishmëri për të riparuar çdo defekt nga moti i keq

8 January 2026 at 22:30

TIRANËM 8 janar/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka vendosur të gjitha strukturat në gatishmëri të plotë për riparimin e çdo defekti të mundshëm në rrjetin elektrik, si pasojë e stuhisë së dëborës që ka përfshirë disa zona të vendit, nga Kukësi në Përrenjas dhe nga Librazhdi në Skrapar.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se punonjësit e OSHEE po punojnë pa ndërprerje në terren, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, për të garantuar furnizimin normal me energji elektrike për qytetarët.

Ekipet teknike janë të shpërndara në zonat më të prekura nga reshjet e dëborës dhe era e fortë, duke ndërhyrë menjëherë në çdo rast avarie për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë.

Paralelisht, OSHEE ka vënë në funksion të plotë edhe shërbimin 24-orësh të Call Center-it, ku qytetarët mund të kontaktojnë përmes numrit 042 274 141, për të raportuar problematika apo për t’u informuar mbi situatën e furnizimit me energji elektrike. /j.p/

The post OSHEE, në gatishmëri për të riparuar çdo defekt nga moti i keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, 2 persona në kërkim! Nën hetim 2 punonjës të OSHEE dhe një vajzë

By: Ela
8 January 2026 at 11:05

Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Shkodër. Në kërkim janë shpallur dy persoa, që dyshohet se kishin përshtatur banesën në lagjen “Ndoc Mazi” për të kultivuar drogën. Dy personat e shpallur në kërkim janë shtetasit A. V., 35 vjeç, dhe një 16-vjeçar, të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në […]

The post Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, 2 persona në kërkim! Nën hetim 2 punonjës të OSHEE dhe një vajzë appeared first on BoldNews.al.

“Pa drita sa herë prishet moti”/ Banorët e Shtojit të Ri në Shkodër në terr, OSHEE asnjë masë

By: armand
4 January 2026 at 16:43

Prej vitesh, banorët e zonës së Shtoj i Ri në Shkodër jetojnë me një problem të vazhdueshëm që ka kthyer jetën e tyre në një sfidë të përditshme: ndërprerjet e energjisë elektrike. Sipas tyre, mjafton një shi i lehtë ose një erë e fortë që rrjeti elektrik të bjerë menjëherë, duke i lënë familjet pa […]

The post “Pa drita sa herë prishet moti”/ Banorët e Shtojit të Ri në Shkodër në terr, OSHEE asnjë masë appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, rrugë të kalueshme/ Bora i lë vendin shiut, reshje deri më 7 janar, autoritet apel për kujdes

By: Rovena
4 January 2026 at 15:23

Rrugët në territorin e Qarkut të Shkodrës janë të gjitha të kalueshme, përfshirë akset ku ka pasur reshje dëbore Bogë-Theth, e Tamarë-Vermosh. Autoritetet apelojnë që drejtuesit e makinave të kenë goma dimërore nëse udhëtojnë drejt destinacioneve malore të përfshira nga dëbora.

Vetëm në rrugën e Prekalit dhe Kirit, ku pati shembje, grupet janë duke punuar në terren për të nxjerrë nga izolimi banorët, të cilët për të mbërritur në zonat urbane, duhet të përdorin rrugën alternative përmes Thethit.

Bashkitë e qarkut të Shkodrës karakterizohen nga reshje të shiut të shoqëruara me erë, dhe vetëm në disa fshatra të Malësisë së Madhe, Zagorë, Vrakë dhe Kelmend, ka probleme me furnizimin me energji elektrike, ku ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Viti i Ri nisi me temperatura nën zero gradë dhe reshje dëbore, por tashmë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat pritet të jenë më intensive në orët në vijim e të zgjasin deri më 7 janar. Qarqet më të rrezikuara shfaqen Shkodra dhe Kukësi, por edhe në Vlorë, autoritetet apelojnë për kujdes gjatë të hënës më 5 janar, ku priten reshje të dendura shiu që mund të shkaktojnë përmbytje.

Ndërkohë në Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier dhe Berat, sipas parashikimeve të Institutit të Gjeo-shkencave, do të ketë reshje mesatare.

Furnizimi me energji për festa/ OSHEE: 1600 punonjës të terrenit në gadishmëri

By: Rovena
30 December 2025 at 18:07

1 mijë e 600 punonjës do të jenë në gadishmëri për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për festa.

Drejtori i OSHEE Enea Karakaçi tha se është hartuar një plan masash për të ndërhyrë në kohë në rast të defekteve. konsumi  i energjisë në vend  rezulton se ka arritur pikun ditët e fundit e ndikuar kjo edhe prej uljes së ndjeshme të temperaturave

Kreu i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes  , Blendian Dalipi theksoi se janë kryer një sërë investimesh  në sektorin e energjisë të cilat kanë ndikuar në uljen e energjisë në rrjet

Festat e fundvitit, 1600 punonjës të OSHEE në terren për furnizim të pandërprerë me energji

By: redi
30 December 2025 at 17:59

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin. Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e…

Source

FOTO/ Ky është 67-vjeçari që humbi jetën nga shpërthimi në Shkodër, shkaqet ende mister

By: Brisi
30 December 2025 at 16:52

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 67-vjeçari Hysni Ymeri, i cili humbi jetën një ditë më parë në Shkodër, pas një shpërthimi të fuqishëm në pallatin ku banonte. Deri më tani shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes vijojnë të jenë mister, pasi policia ende nuk ka zbardhur nëse shpërthimi u shkaktua nga lëndë eksplozive […]

The post FOTO/ Ky është 67-vjeçari që humbi jetën nga shpërthimi në Shkodër, shkaqet ende mister appeared first on BoldNews.al.

Nata e ndërrimit të viteve/ OSHEE me plan masash: Furnizim të pandërprerë me energji

By: xhir jeta
30 December 2025 at 15:19

Kreu i OSHEE, Enea Karakaci, prezantoi sot planin e masave të masave të marra nga OSHEE Group për të garantuar furnizimin të pandërprerë me energji elektrike përgjatë festave të fundvitit.

Ndër të tjera, kreu i OSSH, Bledian Dalipi theksoi investimet e kryera në sektorin e energjisë

OSSH, funksionon në terren përmes 4 njësive kryesore. Ka edhe 11 rajone për tensionin e mesëm dhe të ulët. Kemi arritur dje pikun e ngarkesës sa i përket 2025. 29.2 mln kilovat orë konsum, piku kapet në 31 dhjetor, rritja e kërkesës dhe konsumi energjisë në rrjet, është trend prej mëse dy vitesht. Konstatojmë rritje të energjisë jo më pak se 7 %, është ngarkesë e madhe për rrjetin duhet të kemi kapacitete më shumë. Përmes investimeve të OSSH, kemi bërë të mundur që në gjithë Shqipërinë të kemi rrjet më të qëndrueshëm e të sigurtë. Konsumatorët vënë re se në shumë zona nuk ka më ndërprerje. Kemi ndërhyrë në 12 nënstacione. Investime janë kryer gjithashtu edhe në linjat e tensionit të mesëm. Përvec investimeve kemi edhe një punë të madhe që bëjmë me ekipet e terrenit. Vetëm për 2025, vetëm në rrjetin e tensionit të lartë kemi bërë ndërhyrje të thella në nënstacione. Kemi shkuar deri në konsumatorin e fundit. Do të garantojmë furnizim të pandërprerë jo vetëm për festat, jemi në sezonin e dimrit, gjë që na vend në alert më të lartë. Ka një ekip që ndjek cdo orë ngarkesat në të gjithë rrjetin e shpërndarjes. Krahas ekipeve që janë në qendrat dispecer kemi personel të shtuar. Nata e vitit të ri dhe gjithë periudha e festave do të mbyllet si duhet.” u shpreh ai.

Misteri i vdekjes së 67-vjeçarit të Shkodër/ Zbardhet historia e gjakmarrjes me fisin Çekorja

By: Brisi
29 December 2025 at 16:49

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vdekja e 67-vjeçarit Hysni Ymeri, paraditen e sotme në Shkodër, i cili humbi jetën në hyrje të pallatit pas një shpërthimit në matësin e energjisë elektrike. Deri më tani OSHEE dhe Policia kanë dalë me dy versione të ndryshme lidhur me rastin, ndërsa janë ngritur dyshime për vendosjen […]

The post Misteri i vdekjes së 67-vjeçarit të Shkodër/ Zbardhet historia e gjakmarrjes me fisin Çekorja appeared first on BoldNews.al.

OSHEE: Shpërthimi në Shkodër nuk lidhet me boksin e matësve të energjisë

29 December 2025 at 12:43

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar lidhur me ngjarjen në Shkodër, ku një person humbi jetën pas një shpërthimi në një pallat.

Në reagimin zyrtar, OSHEE bën me dije se, “sipas informacioneve paraprake, shpërthimi nuk ka ndodhur si pasojë e boksit të matësve të energjisë elektrike”.

Strukturat teknike kanë kryer verifikimet e para në terren dhe se nga të dhënat fillestare nuk rezulton që shkaku i shpërthimit të jetë i lidhur me pajisjet e matjes së energjisë.

Reagimi vjen pasi në raportimin e policisë për ngjarjen thuhet se në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësve të energjisë elektrike. /j.p/

The post OSHEE: Shpërthimi në Shkodër nuk lidhet me boksin e matësve të energjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen?

By: Elva
29 December 2025 at 12:08

Një 55-vjeçar, i identifikuar si Hysni Ymeri, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një shpërthimi në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Manush Alimani”. Ngjarja e rëndë fillimisht u raportua si shpërthim i një boksi elektrik, por më pas OSHEE e përgënjeshtroi këtë version, duke deklaruar se shpërthimi nuk kishte lidhje me matësit […]

The post Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen? appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim me tritol në Shkodër, humb jetën një person

By: Elva
29 December 2025 at 10:49

Ka humbur jetën personi që mbeti i plagosur pas shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Perash, në Shkodër. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një shpërthim të një boksi elektrik, por më pas kjo pistë është hedhur poshtë. Sipas informacioneve, shpërthimi ka qenë i shkaktuar nga lëndë plasëse, dyshohet tritol, e vendosur […]

The post Shpërthim me tritol në Shkodër, humb jetën një person appeared first on BoldNews.al.

❌
❌