Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kosovë/ Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

By: xhir jeta
30 December 2025 at 15:55

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 40 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti 137.299 vota
Glauk Konjufca 106.954 vota
Albulena Haxhiu 55.845 vota
Hekuran Murati 55.292 vota
Donika Gërvalla 49.228 vota

Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza 61.924 vota
Arian Tahiri 29.430 vota
Përparim Gruda 27.363 vota
Uran Ismaili 21.504 vota
Sala Jashari 19.502 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës
Lumir Abdixhiku 30.235 vota
Hykmete Bajrami 19.160 vota
Ukë Rugova 16.781 vota
Avdullah Hoti 14.781 vota
Doarsa Kica Xhelili 14.772 vota

Lista Serbe
Sllavko Simiç 16.616 vota
Igor Simiq 16.164 vota
Liljana Stefanoviç 15.718 vota
Nemanja Bishevac 13.143 vota
Zllatan Ellek 12.889 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ramush Haradinaj 15.247 vota
Daut Haradinaj 9.315 vota
Besnik Tahiri 9.161 vota
Bekë Berisha 6.874 vota
Agim Çeku 6.183 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./rel

Jeta Zymberi-Selmani rikthehet në garë për deputete me numrin 54 në listën e PDK-së

By: Telegrafi
17 December 2025 at 15:34


Kandidatja e PDK-së për deputete, Jeta (Adonjeta) Zymberi-Selmani, i është rikthyer garës për mandatin e ardhshëm parlamentar, duke kandiduar me numrin 54 në listën e partisë.

Ajo thotë se realiteti politik dhe shoqëror në vend e ka motivuar të angazhohet sërish, duke theksuar nevojën për një qasje më të përgjegjshme, realiste dhe punëtore.

Zymberi-Selmani shprehet e vendosur për të folur hapur, për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për t’u përballur me keqmenaxhimin, duke theksuar se synimi i saj është ofrimi i zgjidhjeve konkrete dhe jo premtimeve boshe.

E njohur për angazhimin e saj në kulturë, media dhe çështje sociale, Jeta është përshkruar si “zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social”.

Ajo është shpallur edhe “Ambasadore e Paqes” nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar.

Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Ka punuar si gazetare dhe redaktore për art dhe kulturë, ndërsa aktualisht është e angazhuar në shtëpinë botuese “Dukagjini” si specialiste për marrëdhënie me publikun dhe përgjegjëse për mësimdhënësit në gjithë Kosovën. /Telegrafi/

​Këta deputetë kanë aplikuar për pagë kalimtare në Kuvend, privilegje të tilla kërkohet të largohen

12 December 2025 at 13:24


Në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ligjvënësve kosovarë u takon të marrin pagë kalimtare për 12 muaj pasi ta kryejnë mandatin, me kusht që nuk kanë të hyra të tjera gjatë kësaj kohe.

Një gjë të tillë, pas shpërndarjes së legjislaturës së nëntë e kanë shfrytëzuar 67 deputetë, ani pse të njëjtit sipas shoqërisë civile nuk e kanë kryer asnjë punë gjatë kësaj periudhe. Privilegje të tilla nga monitorues të punës së Kuvendit po konsiderohen si të tepërta, derisa kërkojnë që të njëjtat të largohen dhe ligji të ndryshohet. Paga bazë e një deputeti është 1 mijë e 913 euro.

Në bazë të përgjigjes së Kuvendit të Kosovës për KosovaPress, del në pah se 27 deputetë të koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa kanë aplikuar për pagën kalimtare nga gjithsej 48 deputetë që ka pasur ky koalicion.

Në Partinë Demokratike të Kosovës kanë aplikuar 14 deputetë për pagë kalimtare nga gjithsej 24 deputetë sa ishin në legjislaturën e kaluar.

Kurse 12 ish-deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë aplikuar për pagë kalimtare nga gjithsej 20 sa ka pasur. Në AAK kanë aplikuar katër deputetë për pagë kalimtare nga pesë sosh sa kanë qenë. Ndërkaq në Nisma Socialdemokrate vetëm deputetja Arbëresha Krasniqi ka aplikuar për pagë kalimtare, kurse ish-deputetët Fatmir Limaj dhe Xhevahire Izmaku nuk kanë aplikuar në bazë të të dhënave të Kuvendit. Nga komunitetet jo-serbe kanë aplikuar shtatë deputetë, kurse nga radhët e komunitetit serb ka aplikuar për pagë kalimtare vetëm një deputet nga legjislatura e kaluar.

Deputetët e legjislaturës së nëntë janë betuar më 19 prill të vitit 2025, ndërkaq konstituimi i Kuvendit ka ndodhur pas gjashtë muajsh më 10 tetor, si pasojë e krizës politike. Pasi LVV-ja si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit dështoi dy herë të formojë qeverinë, Kuvendi u shpërnda më 20 nëntor dhe tashmë janë shpallur zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për pagën kalimtare kanë aplikuar këta deputetë të legjislaturës së kaluar: Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, Adriana Matoshi, Arbër Rexhaj, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Arjeta Rexhepi, Arjeta Fejza, Armend Muja, Artan Abrashi, Adelina Grainca, Avni Dehari, Bajram Mavriqi, Drita Pajaziti, Driton Hyseni, Fatmire Kollçaku, Fitim Haziri, Fitore Pacolli, Fjolla Ujkani, Jeta Statovci, Labinot Demi-Murtezi, Mefail Bajqinovci, Mimoza Kusari-Lila, Nezir Kraki, Salih Zyba, Saranda Bogujevci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Valon Hoti dhe Valon Ramadani.

Në anën tjetër, nga Partia Demokratike e Kosovës për pagë kalimtare kanë aplikuar ish-deputetët: Abelard Tahiri, Altin Krasniqi, Arbnore Salihu, Ariana Musliu-Shoshi, Artan Behrami, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Ganimete Musliu, Kosovare Murseli, Memli Krasniqi, Nait Hasani, Rashit Qalaj, Rrahman Rama dhe Sala Jashari.

Edhe ish-deputetë të Lidhjes Demokratike kanë aplikuar për pagë kalimtare: Alban Zogaj, Arben Gashi, Arjeta Abazi, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Hysen Çekaj, Jehona Lushaku-Sadriu, Krenar Xhaferi, Lutfi Haziri dhe Paris Guri.

Te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këta ish-deputetë kanë aplikuar për pagën kalimtare: Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj dhe Daut Haradinaj, ndërsa nuk ka aplikuar ish-deputeti, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Kurse te Nisma Socialdemokrate ka aplikuar vetëm ish-deputetja Arbëresha Krasniqi, kurse Fatmir Limaj dhe Xhevahire Izmaku nuk kanë aplikuar.

Për pagën kalimtare kanë aplikuar edhe deputetët nga komunitetet jo-serbe, të cilët janë: Adem Hoxha, Albert Kinolli, Artan Asllani, Duda Balje, Fidan Jilta, Rasim Demiri dhe Veton Berisha. Kurse nga komuniteti serb ka aplikuar vetëm ish-deputeti Branislav Nikoliq.

E këto privilegje të deputetëve, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, thotë se janë të rregulluara me ligj, mirëpo sipas tij paga kalimtare duhet t’i jepet me meritë një deputeti e jo siç ka ndodhur në legjislaturën e kaluar kur të njëjtit refuzojnë të konstituojnë Kuvendin.

Sipas tij, deputetët e legjislaturës së kaluar nuk e kanë merituar as pagën bazë e aq më pak pagën kalimtare për 12 muaj.

“Këto secila prej tyre janë rregullime ligjore të cilat kur janë hartuar ligjet si të tilla nuk është menduar që deputetët do të refuzojnë të vetë konstituohen. Po ashtu edhe partia më e madhe refuzon apo bën përpjekje për të mos formuar qeverinë. Një gjë e tillë nuk është menduar nga hartuesit e ligjit dhe problemet e tilla... Paga kalimtare kur të jepet t’i jepet një deputeti me meritë dhe jo një deputeti siç ka ndodhur në legjislaturën e nëntë kur nuk ka merituar as pagën bazë që e merr përveç pagës kalimtare. Paga që e merr nga buxheti i Kosovës duhet të shpërblehet me punë dhe ndershmëri”, thekson ai.

Përkitazi me këtë, Kolshi thotë se duke parë zhvillimet në legjislaturën e kaluar, ligji duhet të rishikohet dhe t’i përshtatet edhe rrethanave të tilla ku Kuvendi për 1 vit mund të mos jetë funksional.

“Duke parë këto zhvillime që kanë ndodhur në legjislaturën e nëntë, nuk besoj se ka ndonjë arsyetim logjik që të arsyetohet paga kalimtare dhe t’iu jepet deputetëve të kësaj legjislature, duke pasur parasysh mospunën e tyre. Një gjë e tillë patjetër që duhet të rishikohet dhe vlerësohet e mandej të hartohet një ligj apo disa ndryshime ligjore që do të jenë përkitazi me të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit dhe jo mospunën e tij”, deklaron Kolshi.

Pas shpërndarjes së legjislaturës së nëntë, i vetmi organ që e ruan vijimësinë e punës së Kuvendit deri në konstituimin e legjislaturës së re është Kryesia e Kuvendit. /Kp/

Diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve, Kamberi në Kuvendin e Serbisë prezanton kërkesat e Luginës

27 November 2025 at 14:39


Deputeti Shaip Kamberi gjatë një debati për buxhetin në Kuvendin e Serbisë foli për problemet që kanë qytetarët në Luginën e Preshevës, si pasivizimi i adresave, diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve, moszbatimi i ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve, etj.

Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se e ka pyetur Ministrinë e Brendshme pse nuk i ka kthyer përgjigje në kërkesën e tij që komuna e Preshevës të marrë targën e saj të regjistrimit për automjetet motorike.

Gjithashtu Kamberi pyeti Qeverinë pse janë bllokuar paratë për Këshillin Kombëtar Shqiptar nga fondet e Qeverisë së Kosovës, si dhe çfarë po ndodh me iniciativën për një program për pranimin e personave nga pakicat kombëtare shqiptare dhe boshnjake në shërbimin policor në nivel lokal.

Edhe në seancën e kaluar, deputeti shqiptari foli me tone të ashpra në parlamentin serb.

“E dimë se ekziston diskriminim institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. E dimë se ekziston praktika e pasivizimit të adresave, përmes së cilës mijëra njerëzve u hiqet e drejta zgjedhore dhe qytetare”, nënvizoi Kamberi.

Për më shumë lexoni të plotë fjalimin e Kamberit:

Para se Serbia të hyjë në BE, ajo më parë duhet të hyjë në Evropën e të drejtave, e jo vetëm në Evropën e tregut.

Zonja dhe zotërinj,

Sot po flas jo vetëm si deputet, por si zëri i dhjetëra mijëra qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës njerëz, që prej më shumë se dy dekadash, jetojnë mes ligjit dhe padrejtësisë, mes garancive kushtetuese dhe jetës reale.

Para nesh është një Rezolutë që nuk është as ekstreme e as separatiste, por thellësisht, demokratike dhe evropiane.

Ajo kërkon vetëm një gjë: që shqiptarëve në Luginën e Preshevës t’u sigurohet barazia para ligjit dhe realizimin e plotë tëtë drejtave qytetare, politike dhe kombëtare.

Prandaj, kur flasim për këtë Rezolutë, ne flasim për drejtësi, e jo për politikë.

Për besim në institucione, e jo për kërcënime ndaj shtetit.

Për vlera evropiane, e jo për kufij.

Zonja dhe zotërinj,

Të gjithë ne e dimë se ekziston një problem.

E dimë se ekziston diskriminim institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

E dimë se ekziston praktika e pasivizimit të adresave, përmes së cilës mijëra njerëzve u hiqet e drejta zgjedhore dhe qytetare.

E dimë se ka moszbatim të ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve, mosnjohje të diplomave, mungesë të mbishkrimeve dygjuhëshe, mungesë të përfaqësimit në polici, gjyqësor, prokurori dhe në shërbimet inspektuese.

E dimë edhe që zhvillimi ekonomik i rajonit neglizhohet sistematikisht, ndërsa të rinjtë po largohen sepse nuk shohin të ardhme në një vend ku trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Prandaj, mos të themi sot se “nuk është momenti”, sepse ky moment pritet tashmë më shumë se njëzet vjet.

Kur kërkojmë ndalimin e pasivizimit të adresave, ne nuk kërkojmë mëshirë, por respektim të së drejtës.

Kur kërkojmë përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve, ne nuk kërkojmë privilegje, por trajtim të barabartë.

Kur kërkojmë që shqiptarët të jenë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë në institucione, ne nuk kërkojmë poste, por përfaqësim të drejtë në shtetin ku edhe ata janë qytetarë.

Kjo Rezolutë bën thirrje për krijimin e një trupi të pavarur parlamentar, i cili, në bashkëpunim me OSBE-në dhe shoqërinë civile, do të hetojë pasojat e pasivizimit dhe do të propozojë masa për kthimin e të drejtave të mijëra njerëzve të privuar nga to.

Ajo bën thirrje që të njihen përfundimisht diplomat dhe kualifikimet arsimore të fituara në Kosovë, që të respektohet e drejta për gjuhën shqipe dhe të sigurohet përfaqësim i barabartë në shërbimet shtetërore.

A nuk është kjo ajo që çdo shtet evropian duhet të bëjë?

Nëse dëshirojmë që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian, ajo më parë duhet të hyjë në Evropën e të drejtave, e jo vetëm në Evropën e tregut.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Që nga viti 2001, nga nënshkrimi i Planit për zgjidhjen e krizës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përmes marrëveshjeve të viteve 2009 dhe 2013, e deri te Plani i Veprimit i vitit 2022, shtet ii Serbisë është zotuar se do ta integrojë komunitetin shqiptar.

Të gjitha këto zotime ekzistojnë në letër, por në praktikë ato janë thjesht fjalë të vdekura.

Sot, në vitin 2025, funksionarë të Trupit Koordinues publikisht mohojnë edhe ekzistencën e vetë Planit të Veprimit.

Kjo nuk është vetëm papërgjegjësi – është edhe fyerje për ata që besojnë në dialog dhe institucione.

Prandaj sot, Kuvendi Popullor ka mundësinë të marrë përgjegjësinë.

Të tregojë se shteti nuk është armik ndaj qytetarëve të vet, por garantues i të drejtave të tyre.

Të rikthejë besimin që është rrënuar për dekada.

Zonja dhe zotërinj,

Lugina e Preshevës kërkon respektimin e rregullave që tashmë ekzistojnë.

Nuk kërkon premtime të reja, por zbatimin e atyre të dhëna para 20 vjetësh.

Nuk kërkon më shumë, por nuk do të pranojë asgjë më pak se barazinë.

Prandaj, sot, duke mbështetur këtë Rezolutë, ne nuk miratojmë një akt në dobi të shqiptarëve, por një akt në dobi të drejtësisë, demokracisë dhe Serbisë evropiane. /Telegrafi/



Pasuria e deputetit Gjin Gjoni, dy vila 1.3 milion euro, disa hua të dyshimta

By: Ela
26 November 2025 at 14:20

Nga një prej më të pasurve të drejtësisë, Gjin Gjoni tashmë rezulton mes deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, i njohur si sheiku i drejtësisë, posedon një pasuri me vlerë miliona euro. Në deklaratën e tij të plotë të pasurisë si deputet (deklarimi i plotë i pasurisë […]

The post Pasuria e deputetit Gjin Gjoni, dy vila 1.3 milion euro, disa hua të dyshimta appeared first on BoldNews.al.

Cila e majtë na përfaqëson kur rreziku është i përbashkët?

16 November 2025 at 19:07

Debati rreth ligjit për barazinë gjinore ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar dinamikën që shfaq disa kundërshti themelore brenda së majtës në Shqipëri. Kur them e majta, e përjashtoj këtu në mënyrë kategorike Partinë Socialiste, si një parti thelbësisht totalitare në organizim, të korruptuar në praktikë e neoliberale në diskurs publik. Hapësirë e […]

The post Cila e majtë na përfaqëson kur rreziku është i përbashkët? appeared first on Reporter.al.

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

By: armand
13 November 2025 at 11:41

Deputetët e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Kujtojmë se ligji për Barazinë Gjinore u miratua në Kuvend të enjten e kaluar me 77 votat e mazhorancës. Në kërkesën e deputeteve demokrate evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e […]

The post Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën appeared first on BoldNews.al.

Garon për Bashkinë e Vlorës për PS/ Brunilda Mersini heq dorë nga mandati i deputetit

By: xhir jeta
27 October 2025 at 10:52

Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi dorëheqjen nga mandati të deputetes së PS, Brunilda Mersini.

Brunilda Mersini do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, për Bashkinë e Vlorës, nën siglën e Partisë Socialiste.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, njoftoi Peleshi.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit: në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat.

Deputeti Artan Luku në Fax News, parlamenti në krizë, Peleshit nuk njeh rregulloren

By: Fax Web
22 October 2025 at 18:06

Deputeti i PAA, Artan Luku, në një intervistë për gazetaren Fatime Baçi në “Fax News”, ka folur si një nga zërat më të rinj në Kuvendin e Shqipërisë, duke sjellë një perspektivë ndryshe mbi mënyrën sesi po funksionon aktualisht Parlamenti dhe seancat plenare.

Luku theksoi se situata në Kuvend lë shumë për të dëshiruar, duke e cilësuar atë si të çrregullt dhe të papërqendruar. “Parlamenti është në krizë dhe Peleshit ende nuk e njeh rregulloren” – tha ai, duke iu referuar mënyrës se si zhvillohen seancat dhe ndërhyrjeve të shpeshta që, sipas tij, tregojnë mungesë serioziteti dhe përgatitjeje.

Deputeti i PAA u ndal edhe te mënyra se si qeveria ka trajtuar prezantimin e programit të saj, duke e quajtur procesin formal dhe jo përmbajtësor. “Programi nuk u shpalos, por ligjet u miratuan, madje edhe ligje të rëndësishme si ai për mbetjet” – u shpreh Luku, duke shtuar se kjo tregon mungesën e transparencës dhe të debatit real parlamentar për çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik.

Në vijim të deklaratës së tij, Luku solli në vëmendje edhe reagimet brenda mazhorancës, duke përmendur se ishte dhe deputeti Erion Braçe ai që i ra pishman që votoi programin e qeverisë. Kjo, sipas tij, është një shenjë e qartë se edhe brenda vetë radhëve të shumicës ka pakënaqësi dhe dyshime për mënyrën se si po drejtohet qeveria dhe për mungesën e një vizioni të qartë në politikat publike.

Deputeti Artan Luku kërkoj më shumë përgjegjshmëri, transparencë dhe respekt ndaj rregullores, duke theksuar se Kuvendi duhet të rikthehet në funksionin e tij të vërtetë si institucioni ku debatohet, kontrollohet dhe orientohet politika shtetërore, e jo si një sallë formalitetesh ku ligjet kalojnë pa diskutim e pa vizion./faxnews

Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist

16 October 2025 at 22:03

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale. Lala tha se dy zyrtarët e lartë që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si […]

The post Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist appeared first on BoldNews.al.

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

By: armand
9 October 2025 at 11:31

Pas dorëheqjes së Tom Doshit nga mandati i deputetit, KQZ ia ka kaluar ditën e sotme atë kandidatit Besnik Brahimi. Pas Tom Doshit dha dorëheqjen edhe Sabina Jorgo, të dy zgjedhur në qarkun e Shkodrës me PSD-në. Në këtë rast Kuvendi jo më vonë se 30 ditë njofton KQZ për krijimin e vakancës. Sipas rezultatit të zgjedhjeve […]

The post Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

8 October 2025 at 22:43

Emisioni “Plug” Në emisionin e kaluar ju zbardhëm skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin në xhepat e fermerëve, shkuan në kontot e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe organizatave kriminale, si dhe të familjarëve të tyre. Sonte do t’ju tregojmë se […]

The post Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD? appeared first on BoldNews.al.

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

30 September 2025 at 20:17

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, në një intervistë për “Euronews Albania” ka paralajmëruar se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme pritet të lëshojë një masë sigurie ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Karamuço theksoi se SPAK po heton në lidhje me një bllok shënimesh ku janë të shkruajtura me detaje ndarjet e parave të korrupsionit. […]

The post “Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

By: armand
28 September 2025 at 14:25

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai bëri të ditur se vendimi për kandidaturën do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë. Në një deklaratë për Euronews Albania, Muçi tha se nëse zgjidhet për kandidat, mandati […]

The post Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori appeared first on BoldNews.al.

Modeli shqiptar bën deklaratën e fortë: Një deputet më ka ofruar 100 mijë euro për një natë më të

By: Elva
26 September 2025 at 11:15

Një model shqiptar ka bërë një deklaratë të fortë në një emision televiziv, duke rrëfyer se ka marrë oferta financiare nga meshkuj për të kaluar natë me ta. Ai tha se mes personave që i kanë bërë këto oferta ishte edhe një deputet shqiptar, i cili i kishte ofruar 100 mijë euro. Përveç tij, ai […]

The post Modeli shqiptar bën deklaratën e fortë: Një deputet më ka ofruar 100 mijë euro për një natë më të appeared first on BoldNews.al.

“Një deputet më ofroi 100 mijë euro për një natë”, deklaratë e fortë nga Kastrioti në “Për’puthen

By: M C
25 September 2025 at 19:52

Mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit “Për’puthen”, konkurrenti Kastrioti ka bërë një deklaratë të bujshme, e cila ka shkaktuar reagime të shumta.

Ai tregoi se shpesh merr mesazhe nga meshkuj të ndryshëm në rrjete sociale, të cilët i kërkojnë të kalojnë një natë me të. Gjithashtu ai shprehet se dhe një deputet shqiptar i ka ofruar 100 mijë euro për të fjetur më të.

“Më kanë ofruar para për të fjetur, një deputetet shqiptar më ka ofruar 100 mijë euro. Madje ka pasur oferta dhe nga prezantues dhe opinionistë, ata s’më kanë ofruar kaq para, por kanë kërkuar që të flenë me mua. Se ne çunat që vishemi pak ndryshe ose vendosim aksesor, paragjykohemi për seksualitetin tonë”, tha ai.

The post “Një deputet më ofroi 100 mijë euro për një natë”, deklaratë e fortë nga Kastrioti në “Për’puthen appeared first on Albeu.com.

U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti kërkon ndryshim vendimi

By: Ela
25 September 2025 at 09:52

Ish deputeti Qani Xhafa, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 900 mijë lekë gjobë, kërkoi ndryshimin e dënimit me arsyetimin se nuk ka të ardhura dhe as mundësi ta paguajë këtë shumë. TCH raporton se avokati i Xhafës u shpreh para Apelit të Posaçëm se, në pamundësinë financiare që gjendet klienti i […]

The post U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti kërkon ndryshim vendimi appeared first on BoldNews.al.

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputet

By: Ela
12 September 2025 at 17:18

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 Majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve. Lajmi u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve. Vendimi i Doshit dhe Sabina Jorgos ka ardhur pak para se të rifillonte mbledhja […]

The post Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputet appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

By: D Marku
12 September 2025 at 17:20

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve.

Sipas renditjes mandatin e marrin Osman Teta dhe Bledar Mezini.

The post EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson appeared first on Albeu.com.

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

12 September 2025 at 10:16

Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 10:00, ka nisur seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallë janë ulur 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Në zgjedhjet e 11 Majit, PS arriti të merrte 83 mandate, PD […]

The post Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të appeared first on BoldNews.al.

❌
❌