Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 February 2026Main stream
Before yesterdayMain stream

Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta

By: armand
2 February 2026 at 22:22

Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare. Qori tha se nuk ka si të bashkëpunojë me Metën dhe Berishën, kur mendon që ata duhet të ishin në burg. Sa i përket Berishës, Qori u shpreh se me kryedemokratin ka mospajtueshmri dhe […]

The post Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta appeared first on BoldNews.al.

Bashkimi i opozitës, Arlind Qori: Si të ulem në tryezë me Metën në burg dhe Berishën e pandehur?

By: redi
2 February 2026 at 22:07

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori komenton iniciativën e Ermal Hasimes dhe bashkëpunëtorëve të tij për të bashkëpunuar partitë e opozitës në një bllok opozitar. Qori përsëriti qëndrimin e partisë që drejton se me këto parti ka papajtueshmëri të thella morale dhe politike që e bëjnë të pamundur bashkëpunimin. “Kjo është një tezë që ka kohë që hidhet. Është iniciuar disa herë nga…

Source

Qori: Takimi i Ramës me Netanyahun është turp për Shqipërinë

By: Elva
26 January 2026 at 22:43

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe takimin e tij me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qori theksoi se Netanyahu është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN). Sipas tij, […]

The post Qori: Takimi i Ramës me Netanyahun është turp për Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

By: Os De
19 January 2026 at 20:35

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar, jashtë godinës ‘Lëvizja Bashkë” zhvilloi protestë. 

Kreu i kësaj force politike, Arlind Qori deklaroi se qytetarët duhet të bashkohen për të rrëzuar qeverinë dhe për të bërë sipas tij, një shtet të drejtë dhe demokratik. 

“A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend, ku personat me aftësi ndryshe, nuk marrin lëmoshë 10 mijë lekë nga shteti, por integrohen tërësisht në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku nuk duhet 100-150vite jetë ku të paguhej kredia për shtëpinë, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku lulëzon e zhvillohet sporti, shkenca, arti, filozofia, ku demokracia nuk është pallavër, por realitet konkret që ndërtohet përditë nga qytetarë aktivë nga vendi ynë. Përfytyrimi ynë është i rrezikshëm për ata që kanë pushtetin politik dhe monopolet ekonomike. Ata e dinë më mirë se ne, se përfytyrimi ynë është realiteti i nesërm. Ky përfytyrim mund të bëhet realitet, jo me sytë nga qielli, jo duke ëndërruar delta force që do na shpëtojnë si vend, por duke pasur më shumë besim te njëri-tjetri, duke u bashkuar të gjithë si një grusht, për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja dhe për t’i hapur shtegut, ndërtimit të një shteti të drejtë, demokratik, social, që i mundëson qytetarëve të vet të jetojnë me dinjitet.”, theksoi Qori. 

“Dorëzoni Belindën”/ Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit

By: Elva
19 January 2026 at 18:34

Lëvizja Lëvizja Bashkë ka zhvilluar këtë të hënë protestën e tretë radhazi para Kuvendi i Shqipërisë, në shenjë kundërshtimi ndaj korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u shpreh se qytetarët janë mbledhur për të ngritur zërin kundër korrupsionit dhe varfërisë që, sipas tij, po […]

The post “Dorëzoni Belindën”/ Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

“Ideja e qeverisë teknike është ftesë për pazar”, Arlind Qori i përgjigjet ftesës së Berishës

By: M C
8 January 2026 at 22:34

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu përgjigj ftesës së kryetarit të PD-së Sali Berisha për t’u bërë pjesë e një koalicioni të madh të opozitës, duke theksuar se me krerët e PS dhe PD-së dhe me oligarkët nuk i ka bashkuar dhe as do t’i bashkojë asgjë dhe se koalicioni i vetëm është me qytetarët.

“Shoqëria shqiptare nuk ka pëfituar asgjë nga politika e pandershme dhe as nga politika e kompromiseve të pamoralshne. Mendoj se ato kanë qenë dhe do të jenë të dëmshme, fshehin interesat meskine të drejtuesve të partive për të bërë plaçkë.

Ideja e qeverisë teknike, është ftesë për pazar.

Mendoj se në të gjithë ftesat e Berishës, ftesën për “Lëvizjen Bashkë” e ka paraditur se do ta refuzonim, bëhet fjalë për parti fund e kryer të korruptuar, parti ku drejtuesit janë objekte të hetimeve dhe parti sevile të oligarkisë.

Ajo që më bën çudi, është që të ndikuar nga pozicioni i “Lëvizja Bashkë”, edhe parti që kanë dalë ose nga partia e Berishës ose nga çadra e Bashës, kanë refuzuar Berishën.

Berisha dhe disa parti të vogla janë në koalicion për Bashkinë e Tiranës, mbështetëse të Florian Binaj, de facto kandidat i Berishës.

Ne me Berishën, Ramën, oligarkinë ekonomike nuk ka bashkuar asgjë dhe nuk do të na bashkojë ndonjëherë.

Po organizohemi për protesta të reja përpara Kuvendit të Shqipërisë, që kërkojnë shkarkimin dhe heqjen e imunitetit të Ballukut dhe shkarkimin e Ramës.

Mendoj se na duhet bashkimi i qytetarëve të ndershëm, përmes një alternative që reflekton të kundërtën e asaj me të cilën jemi mësuar, pazaret.

Unë sa herë kam mundësi do t’i bëjë thirrje qytetarëve t’i bashkohen aksionit tonë protestues ndaj një qeverie të korruptuar dhe të diskretituar. Kryeministri de facto është Balluku, sepse Rama ka marrë rrugët e Evropës.

Në kohën e krizës më të madhe, Balluku po drejton vendin”- tha Qori.

The post “Ideja e qeverisë teknike është ftesë për pazar”, Arlind Qori i përgjigjet ftesës së Berishës appeared first on Albeu.com.

PD “kujton” 8 janarin/ Katër vjet pas përleshjes në seli, tryeza e Berishës në prag dështimi

By: xhir jeta
8 January 2026 at 15:47

Shqipëria po përmbytet, por në PD vazhdon thatesira. Herën e fundit kur godina blu rrezikoi të përmbytej, ishte në këtë datë, 8 janar, 4 vite më parë, kurdoktori nuk ishte në zyrë, por jashtë saj. Atë ditë, selia blu e Lulzim Bashës për pak sa u përmbyt nga batica e dhunshme e doktorit, një baticë blu që vjen sa herë Sali Berishës i rrezikohet, ose nuk i lëshohet karrigia.

Kurse tani që doktori është në seli, ka vetëm zbaticë. Lapaj, Shehaj dhe Arlind Qori kanë refuzuar ftesën e Berishës për t’u ulur te premten në tryezë. Por Doktori e di që të vetët mund t’i mbajë akoma me shpresë. Së paku edhe për 24 orë.

“A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime, dera është e hapur, janë të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitarë janë të mirëpritur” u shpreh Berisha.

Berisha e la për nesër humorin poltik. Sot foli seriozisht per permbytjet dhe dy faktoret dhe fajtoret kryesore te saj. Shiu dhe hidrovori, pastaj Rama.

“Durrësi është përmbytur, pa diskutim që reshjet e mëdha janë shkaku themelor, por ajo që e favorizoi në mënyrë të paprecedent është gjendja katastrofale e kanalizimeve dhe hidrovorëve, atij të Porto Romanos dhe atij të zonës sipër Bishtit të Pallës, e cila mbron të gjithë atë ultësirë”, – vijoi ai.

Berisha i kërkoi qytetarëve të mos e dëgjojnë shumë Ramën, në ditë me shi doktori thotë se është më i kthjellët se kryeministri.

“Lëshon dje një tallje cinike, në të cilën pretendon se opozita po e akuzon për përmbytjet në Greqi dhe Itali, një fantazi e sëmurë e një fantazisti të sfazuar, njeriu i cili tani po përjeton net tmerri çdo natë për shkak të krimeve të tij të bëra evidente. E vërteta është që Edi Rama është i tmerruar nga dosja e tij”, – shtoi Berisha.

Në fakt, doktori është më i vjetër në përmbytje se Rama, ndaj dhe i ftoi qytetarët të dëgjojnë vetëm ekspertizën e tij.

“U bëj thirrje banorëve të evakuohen sa më parë sepse lumi Vjosa është një lumë me rrezikshmëri të pakrahasueshme me asnjë nga lumenjtë e tjerë të vendit në befasinë e prurjeve të tij,” përfundoi kreu i PD.

Lapaj, Shehaj dhe Qori e refuzuan ofertën e tij për bashkim, reagon Berisha: Dera është e hapur…

By: Ela
8 January 2026 at 13:23

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur gjatë konferencës së sotme për refuzimin e bërë nga disa parti të reja opozitare, si Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, për të marrë pjesë në tryezën e propozuar prej tij, e cila pritet të mbahet ditën e nesërme. Berisha u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë qëndrimet e tyre pa […]

The post Lapaj, Shehaj dhe Qori e refuzuan ofertën e tij për bashkim, reagon Berisha: Dera është e hapur… appeared first on BoldNews.al.

Me qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme? Arlind Qori organizon takim publik për daljen nga kriza

By: Ela
8 January 2026 at 12:02

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, të premten në orën 18:00, do të mbajë një takim publik te qendra sociale “Tek Bunkeri”, ku përfaqësuesit e Lëvizjes BASHKË do të parashtrojnë këndvështrimin e tyre mbi zgjedhjet e parakohshme dhe daljen nga kriza. Po ashtu, ata do t’u përgjigjen çdo pyetjeje të pjesëmarrësve. Në një postim në […]

The post Me qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme? Arlind Qori organizon takim publik për daljen nga kriza appeared first on BoldNews.al.

Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare

7 January 2026 at 16:11

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e mërkurë me ironi dhe nota tallëse, ndërkohë që shirat e rrëmbyer të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar një situatë dramatike në disa qytete të vendit, ku janë përmbytur me mijëra shtëpi. “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për […]

The post Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare appeared first on Reporter.al.

“Mendojnë se iu erdhi dita”, Curri zbulon pse Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk bashkohen me PD-në!

By: armand
22 December 2025 at 22:14

Analisti Arjan Curri duke komentuar protestën e fundit të opozitës dhe qëndrimin e partive të reja ndaj thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike, tha se Lapaj, Qorri dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës pasi duan të ‘shijojnë’ pushtetin. Ai u shpreh se liderët e partive të reja besojnë se iu ka ardhur radha për të […]

The post “Mendojnë se iu erdhi dita”, Curri zbulon pse Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk bashkohen me PD-në! appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Lëvizja Bashkë të enjten protestë para Kuvendit: Të largohet Rama!

By: Elva
16 December 2025 at 18:18

Kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, ka reaguar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se situata shënon një pikë kthese për qeverinë. Në reagimin e tij, Qori bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga Lëvizja BASHKË, e cila do të zhvillohet të enjten […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Lëvizja Bashkë të enjten protestë para Kuvendit: Të largohet Rama! appeared first on BoldNews.al.

Lëvizja Bashkë thirrje Ramës të dorëhiqet: T’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme

By: armand
21 November 2025 at 22:11

Lëvizja Bashkë ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për kapje të institucioneve, korrupsion të nivelit të lartë dhe presion ndaj drejtësisë. Në deklaratën e bërë publike në rrjetet sociale theksohet se skandalet që kanë përfshirë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ish-kryebashkiakun Erion Veliaj dhe së fundmi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, tregojnë se “laku i përgjegjësisë po afrohet drejt […]

The post Lëvizja Bashkë thirrje Ramës të dorëhiqet: T’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i Ballukut nga gjykata, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

20 November 2025 at 17:17

Të mërkurën, nga foltorja e Kuvendit, Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, sfidoi opozitën dhe drejtësinë duke i quajtur akuzat penale të ngritura ndaj saj “baltë” dhe “gënjeshtra”. Por ndërsa Balluku sulmonte opozitën nga foltorja, duke i akuzuar se ishin të xhindosur nga suksesi i saj “politik”, një gjyqtar i Gjykatës së […]

The post Pezullimi i Ballukut nga gjykata, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet/ “Ky është fundi i partive të reja”, Lami: Opozita në gjumë letargjik! Gjikondi: Rinia, pa asnjë frymëzim!

9 November 2025 at 16:31

“Opozita në gjumë letargjik”, kështu u shpreh analisti Roland Lami, gjatë intervistës në “Shqipëria Vendos, lokale ’25”.

Në analizën e tij për ecurinë e zgjedhjeve, Lami tha se tek kampi opozitar mungon shpresa. Sipas tij opozita po tregon sërish se nuk ka asnjë alternativë, është totalisht në kaos dhe në një rrëmujë totale.

“Zgjedhjet për kryetar bashkie krijojnë pak shanse për partitë e reja. Opozita vijon të jetë në rrëmujë dhe në kaos në zgjedhje. E dinë që nuk kanë shpresë për të fituar. Partitë e reja mesa duket janë të kënaqur me këtë pozicion që nuk mund të bëhen më shumë. Partia e Arlind Qorit të paktën bën një tentativë, por të gjithë në kampin opozitar janë në gjumë. Kemi një opozitë që është në qefin e saj në rehatinë e saj që ke frikë ta zgjosh sepse i prish gjumin.  Po ashtu edhe partitë e reja janë në gjumë. Edhe në këto zgjedhje ky është një lajm i keq. Çfarë ka ndodhur tek kampi opozitar? Ka një parapërgatitje serioze, apo strategji elektorale? Jo se kemi këtë. Mungon shpresa dhe fryma, në kolaps për zgjedhjet e pjesshme.”, tha Lami.

Ndërsa juristja Brizida Gjikondi, u shpreh se pjesëmarrja e të rinjtë vërehet se është më e ulët. Sipas saj kjo është për shkak se të rinjtë nuk kanë asnjë alternativë tjetër që t’i frymëzojë.

“Për të zgjuar tek i riu një frymëzim duhet të gjesh një të ri tjetër që të frymëzon. Dhe jo këto që tashmë janë të konsumuara dhe jo-frymëzuese”, tha Gjikondi.

Nga ana e tij analisti Lami tha se partitë e reja e kanë si karrem brezin e rinisë dhe kjo sipas tij sjell edhe pjesëmarrjen e ulët.

Ndërsa u shpreh se sipas tij kjo situatë, tregon edhe “fundin e partive të reja”.

“Unë mendoj që ky është fundi i partive të reja që ne shpresuam se do të kishim një ndryshim. Nuk dua t’i bie në qafë Arlind Qorrit, por të gjithë të tjerët janë futur në një kallëp”, tha Lami.

/abcnews.al/

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

8 November 2025 at 09:28

Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar për të drejtat e tyre, që mbulohen prej vitesh nga errësira e galerive. Të rraskapitur në punë me orë të zgjatura për 30 Euro dita, minatorët kërkojnë që të legjitimojnë sindikatën e tyre për kushte më të mira pune dhe siguri. […]

The post Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet appeared first on Reporter.al.

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

By: armand
3 November 2025 at 21:29

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë” deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt për të rrëzuar shkarkimin e tij nga detyra dhe dekretin e presidentit për zgjedhje në Tiranë, me gjasë është porositur nga kryeministri Edi Rama. Sipas Qorit, ideja për të shkarkuar Veliajn dhe për të shpallur […]

The post “U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt appeared first on BoldNews.al.

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Arlind Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

By: M C
3 November 2025 at 22:29

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë” deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt për të rrëzuar shkarkimin e tij nga detyra dhe dekretin e presidentit për zgjedhje në Tiranë, me gjasë është porositur nga kryeministri Edi Rama. Sipas Qorit, ideja për të shkarkuar Veliajn dhe për të shpallur zgjedhje në Tiranë, iu kthye Ramës në bumerang.

“Nuk më duket vendim i drejtë ky i Gjykatës Kushtetuese dhe unë dyshoj se anëtarët nuk e kanë patur lirinë për të menduar dhe vendosur si gjykatës. Është tejet absurd mendimi se ti mund ta mbash një zyrtar të zgjedhur edhe katër vjet në burg dhe në paraburgim dhe ai të qëndrojë në detyrë, sepse sipas këtij vendimi, sikur Erion Veliaj të mbahej i paraburgosur për një ditë pasi të ishte zgjedhur, ne duhej ta mbanim në kurriz katër vjet të plota përsëri si kryetar bashkie.

Gjithsesi unë besoj se Edi Ramës i kanë dalë llogaritë keq që ta shkarkonte Veliajn dhe të kishte zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Në muajt e fundit kanë ndodhur disa ndryshime në jetën politike të Tiranës që kjo arroganca dhe mendjelehtësia e Ramës për të thirrur zgjedhje në Tiranë po i dilte si bumerang. Rama ndoshta nuk e ka pritur që Veliaj të rezistonte, ta padiste në Gjykatën Kushtetuese dhe t’i qëndronte me kryeneçësi vendimit të vet, nuk e ka pritur që SPAK të merrej kaq herët me Belinda Ballukun, që është graduar si zv/kryeministre vetëm pak muaj më parë. Po ashtu ka patur shenja të përçarjes brenda PS në Tiranë, kritika dhe pakënaqësi. Faktori më i rëndësishëm për zgjedhjet ka të bëjë me kandidaturat. Manastirliu është kandidatura më e dobët. Ajo është përfaqësuese e një partie të korruptuar, një personazh pa autonomi, e akuzuar për disa vepra. Rama mund të kandidonte më mirë një nëpunëse të rangut të ulët. Rama nisi të shpërndante njoftimet e saj në FB për ta mbështetur.

Kandidatura ime, Lëvizja Bashkë, i mori zgjedhjet me seriozitet dhe në disa sondazhe. Një televizion armiqësor me ne, botoi një sondazh dhe më nxirrte 12.5 për qind në Tiranë. Pika më e keqe për Ramën ishte të shihej me tre alternativa. Alternativa e tretë për qytetarët unë besoj se për Ramën kjo është ndodhia më e keqe e mundshme. Edi Rama është bërë pishman që zgjodhi të hynte në zgjedhjet e Tiranës, ndaj mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është porositur nga Rama”- tha Qori.

The post “U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Arlind Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt appeared first on Albeu.com.

❌
❌