Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

By: M C
22 December 2025 at 23:11

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita nuk është vetë e besueshme, ndërsa akuzon shoqërinë se i ka vdekur nervi që nuk del në protestë. Ai tha se nuk i mbetet qejfi nga Berisha që e akuzon partinë e tij si opozita e opozitës dhe që i shërben Ramës dhe tani thonë se pse nuk shkuan në protestë.

“Berisha tha që ne jemi opozita opozitës dhe i shërbejmë Ramës dhe tani thotë: pse nuk erdhët në protestë? Por nuk është vetëm kjo arsyeja, sepse nuk është se më mbetet qejfi mua nga çfarë thotë Partia Demokratike.

E vërteta është që ne na ndan qëndrimi në lidhje me protestën. Për çfarë po protestojmë? Po protestojmë për arritjet e drejtësisë, për faktin se si drejtësia më në fund po nxjerr para drejtësisë të korruptuarit.

Por s’ishte e mundur që drejtësinë njëherë ta quajmë dhe ta komplimentojmë, dhe pastaj nga ana tjetër t’i quajmë Altin Troplini. Kjo tregon se nuk ka koherencë dhe kur nuk ka koherencë, humbet besueshmëria.

Si mundemi të bëjmë një protestë? Ky është problemi kur flasim për besimin e qytetarëve. Pikërisht këtu qëndron thelbi: ne nuk mund të pretendojmë nga shoqëria, të akuzojmë shoqërinë që qenka pa nerv, t’i masim nervin shoqërisë apo t’i bëjmë moralin asaj.

Ndërkohë që vetë nuk jemi të besueshëm. Në radhë të parë është besueshmëria. Kushdo që i bën moralin qytetarëve, duhet më parë t’i bëjë një pyetje vetes.

Mirëpo, a jam unë i besueshëm, mjaftueshëm i besueshëm? Ky është hapi i parë. Hapi i dytë pastaj është të punosh, të vazhdosh, të përpiqesh të bindësh dhe jo t’i bësh gjyqin qytetarëve.

Unë kam respekt maksimal për të gjithë qytetarët që dalin dhe protestojnë kundër korrupsionit, që reagojnë pavarësisht se janë anëtarë partie apo nuk janë, apo janë qytetarë të thjeshtë.. nuk besoj se ka shumë rëndësi.

Të gjithë ata që thonë “po çfarë u arrit me protestën”, u them se protestat bëhen dhe nuk është se në çdo vend të botës bëhen protesta dhe bie qeveria sepse do ishte e thjeshtë që qeveria të binte çdo ditë.

Protestat bëhen për të dhënë një mesazh, për të treguar se me kë je: je me drejtësinë apo je me të korruptuarit. Je i indinjuar, si i indinjuar është një formë proteste, prandaj quhet protestë. Është ngritje zëri dhe shumë mirë bëjnë që protestojnë. Është e drejta e tyre, mirë bëjnë” – tha Shehaj.

The post Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

By: redi
19 December 2025 at 14:45

Partia ”Mundësia” mbajti një protestë jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës…

Source

Partia Mundësia, protestë para kryesisë së Kuvendit

19 December 2025 at 11:28

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Partia Mundësia zhvilloi paraditen e sotme protestë para kryesisë së Kuvendit.

Protesta u zhvillua në të njëjtën kohë me mbledhjen e Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të deputetes, njëherësh zëvendës kryeministres, Belinda Balluku.

Kryetari dhe njëheraz deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj kërkoi që të jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, por kërkesa nuk iu miratua.

“Kërkojmë të drejtën tonë për të qenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit që do të vendosë fatin e Ballukut. Iu kemi dërguar një shkresë. Kemi bërë një kërkesë, kemi të drejtë të parashtrojmë këtë kërkesë. Duhet të nisë më dyer të hapura dhe të parashtrojmë kërkesën. Vazhdon avazi PS-PD, askush nuk duhet t’iu prishë planet e pazaret”, tha Shehaj.

Jashtë ambienteve të Kryesisë, në tubimin e organizuar nga Partia Mundësia, protestuesit u shfaqën me pankarta në duar në mbështetje të drejtësisë.

“Pa drejtësi, s’ka BE”, “Stop Krim-Shtetit”, “Në mbrojtje të drejtësisë”, lexohet në pankartat e protestuesve. /m.q/j.p/

The post Partia Mundësia, protestë para kryesisë së Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Skandal! Pse më shtyni?”/ Tensione në protestën e ‘Mundësia’ te mbledhja për Ballukun, Shehaj ‘përplaset’ me sigurinë: Pazar PS-PD

By: D Marku
19 December 2025 at 10:41

Tensione brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku kreu i Mundësia, Agron Shehaj po proteston pas derës ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, për çështjen ‘Balluku’, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.

Në praninë e Erald Kaprit, deputet i Mundësia, Shehaj u përplas me punonjësit e sigurisë, ndërsa kërkoi që të hynte brenda në mbledhje. “Skandal, pse më shtyn?”, dëgjohet Shehaj teksa debaton me sigurinë.

Shehaj tha se PS dhe PD po bëjnë pazare brenda në mbledhje.

The post “Skandal! Pse më shtyni?”/ Tensione në protestën e ‘Mundësia’ te mbledhja për Ballukun, Shehaj ‘përplaset’ me sigurinë: Pazar PS-PD appeared first on Albeu.com.

Agron Shehaj kërkon të futet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Garda nuk e lejon

By: lindita
19 December 2025 at 11:05

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka tentuar që të futet në ambientin ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, për imunitetin e Belinda Ballukut. Ai nuk është lejuar që të futet nga Garda, pasi kjo mbledhje zhvillohet me dyer të mbyllura në prezencë të anëtarëve të Këshillit dhe prokurorëve të çështjes, për shkak të sekretit hetimor dhe ndjeshmërisë që ka dosja. Ndërkohë në ambientet e…

Source

Këshilli i Mandateve shqyrton imunitetin e Ballukut të premten/ Shehaj thërret protestë në të njëjtën orë përpara Kuvendit

By: M C
17 December 2025 at 18:29

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë të premten, në orën 10:30, përballë Kuvendit të Shqipërisë, në momentin kur mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Me një video reagim në rrjetet sociale, Shehaj fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestë.

“Protesta! Protesta! Protesta! Në çdo postim marr me qindra komente ku me thoni: “Duhet të organizojmë protesta”. Të premten në orën 10:30, mblidhet Këshilli i mandateve, do vendosin të shpëtojnë Belinda Ballukun. Aty do të organizojmë protestën dhe do të kërkojmë që të dorëzojnë Belinda Ballukun. Belinda Balluku duhet të arrestohet ashtu siç kërkon SPAK-u dhe siç ka vendosur Gjykata. Mjaft e mbrojtët! Ju presim të gjithëve! Të premten në 10:30, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Ne do të jemi aty. Apo jo? Dorëzoni Belindën!” tha Agron Shehaj.

VIDEO

The post Këshilli i Mandateve shqyrton imunitetin e Ballukut të premten/ Shehaj thërret protestë në të njëjtën orë përpara Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

By: M C
16 December 2025 at 23:11

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet e bëra në tenderat AKSHI-t.

Shehaj tha se drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndaj të cilës është dhënë masa e sigurisë arrest në shtëpi, nuk i përmendje emri në Parlament.

Ai akuzoi AKSHI se ka ekspozuar të dhënan sensisitive të qytetarëve, të cilat janë përdorur nga patronazhistët me qëllim favorizimin e PS në zgjedhje.

“AKSHI është i vetmi institucion që bën tendera sekret që do të thotë se nuk jep llogari se kujt do t;i shkojën paratë. Rama ka vendosur që tenderat e AKSHI nuk mund të bëhen publik. AKSHI ka të dhënat, kjo është e rëndësishme sepse ushqen patronazhistët, organizon zgjedhjet, vota e diasporës. PS fitoi në Greqi me 80% votave. Vendosnin se kush e kishte plotësuar formularin në mënyrë të duhur dhe kush jo, merrnin patronazhistin dhe i thoshin merreni në telefon atë se i mungon karate identitetit, merre në telefon atë… kupton. Ajo që dallon këtë rast korruptim nga të tjerët është që kemi të bëjmë me rrëmbimin e një qytetari nga oficerët në detyrë të policisë, nuk janë banditë të veshur si oficerë. kanë oficerë. Nuk mund të jetë inskenim sepse ke dy individë që janë akuzuar për pengmarrje… Kjo zonja Mirlinda Karçanaj, unë e kam përmendur dhe në parlament. Nuk e njeh askush, kjo është e lidhur drejtpërdrejtë me familjen e kryeministrit. Kur është thirrur në SPAK me avokat dhe kam folur në parlament, mazhoranca ishte e shokuar se kësaj as emri nuk i përmendej. Drejtoresha e AKSHI, gropa e zezë e korrupsionit dhe përdorimit të të dhënave për të fituar zgjedhjet”,tha Shehaj.

The post Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament appeared first on Albeu.com.

Pusho/ Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike…

By: V K
11 December 2025 at 13:26

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur ashpër Agron Shehajt, ku shprehet se kushtetuta e përcakton dhe kryeministri mund t’ia delegojë interpelancën ministrave.

Balla lëshoi akuza në drejtim të Shehajt, ndërsa theksoi se ky i fundit të rrijë urtë dhe ta mbajë mirë me Bashën, pasi ky i fundit mund të tregonte për ‘disa çanta’.

O zoti kryetar, ça po hidhni në votim? O zoti Braçe, ai është në rol. Teatri që sapo dëgjuam në Kuvend, është i padëgjuar. Zotëri, kushtetuta e Republikës i jep të drejtën kushtetuese të delegoj. Ore s’po përgjigjem ty. Pusho ti pusho. S’të kam në refene. Ik merru me Lulin, ik fërkojë se po foli Luli ike ti. Mbaje mirë me Lulin se po tregoi ai se si i sillje çantat ti…Me mua do merresh ti? Ouu. Çoheni ju me buton 10 veta këtu?! Kështu i jepni firmat ju? Me të çuar në këmbë? Çohuni, Agron Shehaj, Avokat Populli.

The post Pusho/ Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike… appeared first on Albeu.com.

Shehaj kërkoi shtyrjen e interpelancës me Ramën, Balla: Kryeministri ka të drejtë të delegojë

11 December 2025 at 13:57

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Seanca e Kuvendit pati edhe debate lidhur me interpelancën e këkruar nga deputeti i partisë Mundësia, Agron Shehaj me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se kryeministri Rama ia ka deleguar interpelancën ministres së Brendshme, Albana Koçiu.

Shehaj këkroi heqjen e interpelancës nga rendi i ditës dhe akuzoi Kryeministrin Rama se po i ikën llogaridhënies për shkak se ka shqetësime më të mëdha, siç është ai i zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Unë e kuptoj shqetësimin, realisht e kuptoj shqetësimin sepse në fakt fati i këtij vendi dhe kryeministri nuk është më i përqendruar në çfarë ndodh në Kuvend se fati i këtij vendi nuk po vendoset ketu në Kuvend, por po vendoset diku tjetër dhe kryeministri i Shqipërisë ka halle më të mëdha për të zgjidhur tani se sa të dalë në një interpelancë për një çështje që ka të bëjë me jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë”, tha Shehaj.

Pasi Peleshi i kërkoi që të fliste për rendin e ditës, Shehaj i tha se nuk mund të sillet si avokat i Ramës dhe Ballukut.

Sipas Shehajt, tashmë mazhoranca ka humbur moralin dhe fabulën dhe këkroi heqjen nga rendi i ditës së interpelancës dhe këkroi mbështetjen nga 10 deputetë të opozitës që u çuan në këmbë.

Balla: Interpelanca është ezauruar, kryeministri ka të drejtë të delegojë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi, pasi opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës të interpelancës së parashikuar me ministrat, në vend të kryeministrit.

“Kryeministri ka të drejtë ta delegojë interpelancën,” tha Balla, duke rikujtuar se gjatë 21 viteve si deputet ka kërkuar 40 interpelanca, por vetëm dy janë zhvilluar drejtpërdrejt me kryeministrin (në kohën kur në pushtet ishte PD), ndërsa të tjerat janë deleguar te ministrat, siç e lejon Kushtetuta”, tha Balla.

“Ku është parë që ngrihen 10 vetë dhe plotësohen 10 firma? Kështu i jepni firmat ju, me të çuar në këmbë?” u shpreh ai.

Ai shtoi se PD po përdor taktika teatrale dhe shkel traditën e saj parlamentare, ndërsa akuzoi:

“Deputetët e Partisë Demokratike i çon Goni me buton”, tha Balla.

Në mbyllje, Balla theksoi se interpelanca duhet  zhvilluar dhe nuk ka asnjë bazë procedurale për ta shtyrë apo përsëritur.

“Interpelanca sot quhet e ezauruar. Interpelancë tjetër për këtë çështje nuk ka,” deklaroi Balla, duke kërkuar mbylljen e debatit dhe respektimin e rregullores së Kuvendit.

Në fund Kuvendi votoi për lënien në fuqi të rendit të ditës.

/gj.m/a.f/

The post Shehaj kërkoi shtyrjen e interpelancës me Ramën, Balla: Kryeministri ka të drejtë të delegojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla – Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike…

By: Ela
11 December 2025 at 13:28

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur ashpër Agron Shehajt të Mundësisë. Ai tha se kushtetuta e përcakton se kryeministri mund t’ia delegojë interpelancën ministrave. Balla lëshoi akuza në drejtim të Shehajat, ndërsa theksoi se ky i fundit të rrijë urtë dhe ta mbajë mirë me Bashën, pasi ky i fundit […]

The post Balla – Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike… appeared first on BoldNews.al.

PD me Foltore te Kryeministria, Agron Shehaj: Nuk mjafton bashkimi i opozitës për të nxitur revoltën popullore

By: redi
10 December 2025 at 19:25

Në tryezën e forumit “Mbrojtja e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit”, Agron Shehaj tha se në ditën që drejtësia vuri para ligjit “të paprekshmit” e korruptuar, kanë nisur sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që rikthyen besimin e shqiptarëve tek drejtësia dhe barazia para ligjit. Teksa tha se po diskutohet se një bashkim i opozitës do të sillte rrëzimin e qeverisë ”Rama 4”…

Source

Nga interpelanca Rama-Shehaj te projektvendimi për Avokatin e Popullit dhe mocioni me debat për raportin e OSBE-ODIHR-it, zbardhet rendi i ditës për seancën plenare të radhës

By: M C
9 December 2025 at 20:46

Në seancën e kësaj të enjteje, 11 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë ka futur në rendin e ditës disa pika të rëndësishme diskutimi, mes të cilave, interpelanca me Kryeministrin Edi Rama, kërkesë e deputetit Agron Shehaj.

URDHËROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 11.12.2025, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.12.2025 dhe 4.12.2025.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

8. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”” të ndryshuar. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, të ndryshuar. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

10. Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

11. Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

12. Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

13. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

14. Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.

15. Projektligji “Për gjuetinë”.

16. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet klimatike””.

17. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse””, të ndryshuar.

18. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”.

19. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

20. Mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025.

21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

The post Nga interpelanca Rama-Shehaj te projektvendimi për Avokatin e Popullit dhe mocioni me debat për raportin e OSBE-ODIHR-it, zbardhet rendi i ditës për seancën plenare të radhës appeared first on Albeu.com.

”Laj gojën me ujë në Vlorë”, Balla i ashpër me Shehajn: E more mandatin me lekë nga Basha

By: redi
4 December 2025 at 16:27

Në seacën e sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pati një debat me tone të forta kundër kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Nga ana tjetër, Balla u shpreh se Shehaj synon që të dalë interesant në rrjetin social dhe bërtet në Kuvend. Ndërsa e paralajmëroi që të mos flasë Lulzim Basha, pasi sipas tij mund të tregojë sa para ka dhënë për të marrë mandatin e…

Source

Taulant Balla paralajmëron Agron Shehajn: Lutu që të mos të bëhet i penduar Basha se…

By: V K
4 December 2025 at 11:43

Këtë të enjte, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në fjalën e tij në Kuvend ka ngritur shqetësimin për skandalin “Balluku”.

Ai theksoi se prej dy muajsh, ka kërkuar interpelancë me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe asnjëherë nuk u mor parasysh.

Gjithashtu, Shehaj tha se ka ardhur koha që mazhoranca të japë llogari.

“Nuk e di, zoti kryetar, se si do ta zgjidhim këtë problem të mohimit të interpelancës. Kam 2 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku, por tani ajo nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës, por përfundoi edhe më keq, sepse tani kam interpelancë me kryeministrin. Unë e kuptoj që doni të shmangni përgjegjësinë, por nuk shpëtoni dot. Ju thatë se shpëtuat kur u arrestua Veliaj, por nuk mbaroi aty; shkuat te Balluku dhe tani po shkon tek Mirlinda. Nuk ka më – duhet të jepni llogari. Rama çdo ditë kërcënon me broçkulla. Tani ka nisur edhe ministri i drejtësisë me postime, duke folur për ndarje pushtetesh. Kujtohet që ka bërë një takim me një ministër italian para 2 muajsh. Ju ka ardhur fundi”, tha Shehaj.

Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur duke u shprehur se Shehaj synon që të dalë interesant në rrjete sociale dhe bërtet në Kuvend.

Ndërsa e paralajmëroi që të mos flasë Lulzim Basha, pasi sipas tij, mund të tregojë sa para ka dhënë për të marrë mandatin e deputetit.

“Për t`u bërë interesant për rrjetin social, vjen bërtet dhe kujton se është interesat kur të përmendësh emrin tim laj gojën. Por bëj gargare me ujë të kripur Vlorë. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para ke dhënë për të marrë mandatin”, tha ai.

The post Taulant Balla paralajmëron Agron Shehajn: Lutu që të mos të bëhet i penduar Basha se… appeared first on Albeu.com.

Nuk mund të vish këtu dhe të na ofendosh/ Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe i kthehet Shehajt: Boll po të them… (VIDEO)

By: V K
3 December 2025 at 12:26

Këtë të mëekurë, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat prodhoi debate të forta mes deputetëve.

Agron Shehaj, kërkoi fjalën e tij dhe kryetarja Milva Ekonomi iu kthye duke thënë se prioritet kanë anëtarët e përhershëm më pas ata zëvendësuesit.

Shehaj: Jam anëtar i këtij Komisioni.

Ekonomi: Jeni anëtar zëvendësues.

Shehaj: E çdo të thotë kjo gjë?

Ekonomi: E ka fjalën Braçe që është anëtar i përhershëm, më pas ju që jeni anëtar zëvendësues.

Pas fjalës së tij, Shehaj u përplas sërish me kryetaren Ekonomi, ku ndërhyri edhe deputeti socialist, Erion Braçe, duke ngritur tonet.

Ekonomi: Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, po na drejtohesh me ju. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e keni pasi të sqarohemi ne që po punojmë për këtë gjë.

Shehaj: Më ndërpretë fjalën. Ju mendoni se jemi në shkollë ose kopsht dhe thoni: ‘Kush është ka ardhur më shumë do flasë më shumë’. Mos e bëni këtë komision më qesharak seç është.

Braçe: Nuk vjen dot këtu dhe të na ofendosh ne. E ke bërë një herë, dy herë…

Shehaj: Qetësohu ti. Po flas me kryetaren.

Braçe: Boll po të them! Qepe po të them!

Shehaj: Qetësohu.

Braçe: Ka mundësi t’ia fikni atë mikrofon?

 

The post Nuk mund të vish këtu dhe të na ofendosh/ Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe i kthehet Shehajt: Boll po të them… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Operacioni antidrogë/ Dalin EMRAT e tre të arrestuarve në Shqipëri

By: Brisi
27 November 2025 at 17:55

Janë zbardhur emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri, në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Brescias. Bëhet fjalë për shtetasit, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj të cilët akuzohen si pjesë e grupit kriminal që merrej me shitjen dhe transportin e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Shqipëria […]

The post Operacioni antidrogë/ Dalin EMRAT e tre të arrestuarve në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Çështja “Bankers”/ Shehaj nxjerr dokumentin: Si u zhdukën 120 mln € me firmën e Ballukut

By: Brisi
26 November 2025 at 17:59

Agron Shehaj ka publikuar ditën e sotme një shkresë që sipas tij tregon se qeveria shqiptare nëpërmjet Belinda Ballukut, i ka falur kompanisë “Bankers Petroleum” 120 milionë euro. Sipas shkresës që daton në vitin 2019, Shehaj thotë se Balluku i drejtohet ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Doganave duke i kërkuar pezullim të gjobës 120 milionë […]

The post Çështja “Bankers”/ Shehaj nxjerr dokumentin: Si u zhdukën 120 mln € me firmën e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Balluku në Kryeministri, Agron Shehaj proteston poshtë zyrës së Ramës

By: redi
20 November 2025 at 16:57

Belinda Balluku ndodhet në Kryeministri, Partia Mundësia e Agron Shehajt ka organizuar një protestë poshtë godinës, ku kërkon dorëheqjen e zëvendëskryeministres, pas masës së Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra. ”Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Janë rrethuar nga drejtësia!

Source

Shehaj për masat ndaj Ballukut: Moment shprese për Shqipërinë

20 November 2025 at 14:40

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj reagoi sot në lidhje me masat e marra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Sipas Shehajt, po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri.

Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Mundësia deklaroi se ky është momenti për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

“Të korruptuarit që kanë marrë peng këtë vend për mbi 3 dekada po dalin para drejtësisë. Po dalin para drejtësisë ata që kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë. Po dalin para drejtësisë ata që kanë larguar nga Shqipëria miliona shqiptarë në gjithë botën. Po dalin para drejtësisë ata që u kanë mohuar shqiptarëve çdo të drejtë”, tha Shehaj.

Shehaj shtoi se më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korruptuarve është para drejtësisë.

“Nëse ky është një moment tmerri për pushtetarët e korruptuar, nga ana tjetër ky është një moment shprese për Shqipërinë. Shqiptarët nga sot mund të fillojnë të shikojnë dritën në fund të tunelit.  Mund të fillojnë të shikojnë nga e ardhmja. Mund të fillojnë procesin e ndërtimit të një shoqërie perëndimore, demokratike, ku qytetarët kanë të drejta”, tha ai.

Sipas Shehajt ky është momenti për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

“Ky është qëllimi i Partisë Mundësia, dhe ftojmë çdo shqiptar që ëndërron një vend ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme, të na bashkoheni”, tha ai.

/m.q/

The post Shehaj për masat ndaj Ballukut: Moment shprese për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

19 November 2025 at 15:47

Për herë të parë që nga marrja si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, foli në publik duke zgjedhur të sulmonte opozitën dhe të anashkalonte komentet për akuzat konkrete që drejtësia ka ngritur ndaj saj. “Më duhet të them disa fjalë, jo për të kompensuar […]

The post Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën appeared first on Reporter.al.

❌
❌