Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku. I pranishëm në protestë ishte edhe kandidati i pavarur […]
Partia ”Mundësia” mbajti një protestë jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës…
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston para kryeministrisë pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë. Binaj e përgëzoi dhe i garantoi mbështetjen ndërsa deklaroi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat, përfshirë protestën e thirrur nga Partia Mundësia nesër para Këshillit të Mandateve, tubimit të Shqipëria Bëhet të shtunën dhe protestën e opozitës më 22 dhjetor.
Binaj tha se nëse të gjithë grupet e shoqërisë që kanë dalë të protestojnë do të bëhen bashkë, reagimi i shoqërisë do të jetë edhe më i madh dhe qeveria do të struket.
Pjesë nga fjala e Binajt:
Protestat kundër qeverisë janë detyra bazë të çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, nuk pranon të vidhet dhe të nënçmohet. Kur qytetarët heshtin, qeveria trimërohet dhe abuzon e i shkel qytetarët e saj me këmbën e pushtetit. Kur qytetarët ngrenë zërin, çohen në këmbë, protestojnë së bashku, qeverite tërhiqen dhe struken.
Sot është dita që të gjithë ne, të gjithë qytetaret, pa dallime partiake, t’i fusim frikën qeverisë dhe ta ndalim në këtë rrugë të mbrapshtë ku e ka futur Shqipërinë. Ne duhet të ngrëmë zërin, të çohemi në këmbë dhe të bëhemi bashkë. Është shumë mirë që njerëzit po çohen por nuk është gjë e mirë që po çohen të ndarë në grupe të ndryshme. Unë do të bëhem pjesë e të gjitha protestave.
Sot jam këtu tek protesta e Adriatikut dhe e mbështetësve të protestës së tij, nesër do t’i bashkohem protestës së Partise Mundesia. Ditën e shtunë do ti bashkohem protestës sës levizjes Shqipëria Bëhet , dhe ditën e hënë do të marr pjesë në protestën e organizuar nga Partisë Demokratike. Shpresoj që shumë shpejt do bëhemi të gjithë sërisht së bashku, pa dallime politike, të gjithë si qytetarë!
Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që dha të drejtë për rikthimin e Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës. Ai ka theksuar se, për të dhe për qytetarët e Tiranës, thelbi mbetet i njëjtë: qyteti ka nevojë për ndryshim. Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shprehu bindjen e tij se do të kandidojë përsëri për kryebashkiak të Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet, duke ruajtur të njëjtin përkushtim dhe energji për të shërbyer me ndershmëri dhe transparencë.
“Për mua, kjo nuk është një garë për pushtet, por një përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë,” shkruan Binaj, i cili ishte kandidati i pavarur i mbështetur nga e gjithë opozita. Ai shtoi se mbështetja dhe besimi që ka marrë nga mijëra qytetarë gjatë këtij procesi e kanë bindur se ndryshimi që ata kërkojnë është i mundshëm, dhe që do të vazhdojnë të luftojnë për realizimin e këtij ndryshimi.
Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, Binaj tha se qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalin përpjekjen për një të ardhme më të mirë dhe se, së bashku, do të arrijnë të realizojnë vizionin e tyre për një qytet më të zhvilluar dhe më të drejtë. Ai ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojë të angazhohet për të sjellë ndryshime pozitive për qytetin.
Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim. Ai sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen. Reagimi i plotë Për mua dhe për qytetarët e…
Fushata e Florjan Binajt ka filluar! Tashmë kandidati i pavarur ka dalë në terren ku çdo ditë takon qytetarë të ndryshëm. Sot, ai ka dalë te zona e Liqenit Artificial ku nuk mungojnë edhe batutat. Pjesë nga takimet: Florjan Binaj: Kujdes se do tju kapë polici (iu drejtohet dy të miturve në monopatina) Florjan Binaj: […]
Edhe këtë të premte kanë vijuar takimet elektorale të Florian Binajt, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për garën në bashkinë e Tiranës. Ai takoi qytetarët për t’u njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet.
Gara dhe kandidatët për bashkinë e Tiranës, u diskutuan edhe në Kuvend. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës. Këlliçi u përgjigj duke thënë se sondazhi për Tiranën i…
Një debat i fortë është zhvilluar sot në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetit demokrat Belind Këlliçi, lidhur me garën për Bashkinë e Tiranës. Balla ironizoi opozitën dhe kandidatin e saj, aktorin Florjan Binaj, duke pyetur pse ky i fundit “takon drejtuesit e PD-së natën” dhe “pse nuk […]
TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Kandidati i pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i cili mbështet nga opozita, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të partive opozitare në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj thekson se gjatë takimit diskutuan në lidhje me programin për kryeqytetin, i cili sipas tij u pasurua me propozime konkrete nga partitë opozitare.
“Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend.
“Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre”, theksoi Binaj.
Binaj nënvizoi se “angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej”.
Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet. Bëhet fjalë për një shesh me inerte e cila qëndron në mes të rrugës “Xhanfize Keko”, ku mijëra qytetarë të kryeqytetit kalojnë me fëmijët dhe ku ndotja është alarmante. ”Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase lulebetoni, lule leshixhami…
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës dhe i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj ka ndarë një nga shqetësimet më të mëdha të përditshme të banorëve të kryeqytetit, trafikun. Për të bllokimet e përditshme në rrugët e Tiranës i bëjnë qytetarët të humbasin mesatarisht 15 ditë në vit, kohë që mund të shpenzohej ndryshe, pranë familjes apo miqve. ”Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i ftuar në A2 CNN, deklaroi se fakti që kryeministri Edi Rama flet për Florjan Binajn, tregon që kreu i qeverisë ka frikë nga kandidati që mbështet opozita për kryebashkiak të Tiranës. “Të gjitha sondazhet e nxjerrin absolutisht fitues Florjan Binajn. U hoq Tirana për në datën 9 nëntor […]
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, në vijim të fushatës së tij për zgjedhjet e pjesshme. Në postimin e tij, aktori dhe aktivisti i njohur shpjegon motivet që e shtyjnë të garojë për drejtimin e kryeqytetit: “Shumë veta më pyesin pse po kandidoj. Po kandidoj […]
Në episodin më të fundit të podcast-it të tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal ndër të tjera te zgjedhjet lokale dhe te kandidatura e aktorit të njohur të humorit, Florjan Binaj, i cili garon si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës.Rama, me tone ironike, komentoi përzgjedhjen e opozitës, duke thënë se ka vendosur të sfidojë Partinë Socialiste në Tiranë me një aktor humori.
Ai kujtoi se dikur vetë Binaj, përmes imitimit të tij në emisionin “Portokalli”, kishte argëtuar edhe anëtarët e Partisë Socialiste.
“Opozita ka zgjedhur një aktor humori për Tiranën, që dikur me imitimet për mua shkrinte gazi Kongresin e PS-së", tha Rama gjatë podcast-it.
Foto: YouTube
Deklarata e tij solli një reagim të menjëhershëm nga vetë Florjan Binaj, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale iu përgjigj kryeministrit me tone të ashpra dhe ironike.
Aktori e cilësoi Ramën si “aktorin më të madh të Shqipërisë”, duke e akuzuar për mashtrime ndaj qytetarëve.
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator”, shkroi ai.
Kandidatura e Binajt për Bashkinë e Tiranës është pritur me interes të madh në opinionin publik, duke sjellë një përplasje të hapur mes figurave politike dhe artistike.
Debati është intensifikuar sidomos pas qëndrimeve të fundit të Ramës, i cili ka ironizuar shpesh kundërshtarët e tij politikë për zgjedhjet që bëjnë në Tiranë. /Telegrafi/
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj i është përgjigjur Edi Ramës, i cili e sulmoi sot në podkastin e tij, duke thënë se “ka marrë rol, pasi aktorët këtë punë kanë”. Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shkruan se aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, i cili u […]
Duket se kandidatura e pavarur e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës ka vënë në vështirë Edi Ramën, i cili edhe pse shpesh herë deklaron se nuk merret me opozitën, sot e ka sulmuar publikisht në podkastin e tij. Madje edhe pse është vetë artist, Rama e ka sulmuar Florjan Binajn për faktin se është […]
Kandidati i pavarur Florjan Binaj ka takuar sot një çift në kryeqytet, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. Binaj po zhvillon çdo ditë takime spontane me banorë të Tiranës, të cilët shprehin hapur shqetësimet e tyre për gjendjen e qytetit dhe shpresën për ndryshim. Gjatë bisedës, një qytetar i tha kandidatit se dëshironte të bënte një […]
Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre përmes votës. Gjatë daljes së sotme, nuk kanë munguar momentet spontante dhe shprehjet e mbështetjes nga kalimtarët. Në një moment, pranë një maceje, Binaj u ndal për të folur rreth rëndësisë së mbrojtjes së kafshëve […]