Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rritet niveli i Lanës nga reshjet, Balla: Bashkia e Tiranës në gatishmëri për ndërhyrje

By: redi
7 January 2026 at 21:13

Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Lana në Tiranë, duke krijuar rrezik për dalje nga shtrati, veçanërisht në zonën e Pallatit me Shigjeta. Kryetar i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh dhe drejtues politik në Njësinë 5 në kryeqytet, Taulant Balla thotë se ekipet e Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër…

Source

Balla: Zgjidhet ngërçi për 350 pasagjerë të bllokuar në Brindisi

By: redi
7 January 2026 at 17:49

Kryetari i grupit parlamentar në PS si dhe drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla informon se është zgjidhur situata për rreth 350 pasagjerë shqiptarë që udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit dhe mbetën të bllokuar në aeroportin e Brindizit. Balla njoftoi se është organizuar transporti me autobus nga aeroporti i Brindizit drejt portit dhe më pas udhëtimi drejt…

Source

Balla: Zgjidhet ngërçi për 350 pasagjerë të bllokuar në Brindisi

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste si dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, bëri të ditur se është zgjidhur situata për rreth 350 pasagjerë shqiptarë që udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit dhe mbetën të bllokuar në aeroportin e Brindizit.

Balla njoftoi se është organizuar transporti me autobus nga aeroporti i Brindizit drejt portit dhe më pas udhëtimi drejt Shqipërisë.

Sipas Ballës, ndërhyrja ka ardhur pas ankesave të pasagjerëve për mungesë zgjidhjeje nga kompania ajrore, duke theksuar se ka detyrimin ligjor të respektojë të drejtat e udhëtarëve sipas rregullave europiane.

“Ka marrë një zgjidhje halli për rreth 350 pasagjerë që mbetën të bllokuar në Brindisi. Është organizuar transporti me autobus drejt portit dhe më pas drejt Shqipërisë. Kompania ajrore duhet të respektojë siç duhet të Drejtat e Pasagjerit”, shkruan Balla.

Autoritetet u kanë kujtuar udhëtarëve se në raste të tilla ata gëzojnë të drejtën e asistencës, rimbursimit apo kompensimit, sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian për transportin ajror. /j.p/

The post Balla: Zgjidhet ngërçi për 350 pasagjerë të bllokuar në Brindisi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla për protestën e opozitës: Kambanat e 21 Janarit bien më fort se kurrë

5 January 2026 at 20:00

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj protestës së Partisë Demokratike para selisë së Kryeministrisë.

Balla kujtoi se “po afron përvjetori i 15-të i masakrës së 21 janarit në bulevard dhe kambanat bien më shumë se kurrë”.

Sipas Ballës, “kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë”.

“Njëri nga hyzmeqarët sulmoi pa dashje kryebufin ndërsa fliste për krimet e Maduros, iu referua krimit të vrasjes së protestuesve nga diktatori i Venezuelës në 2019. Ke plotësisht të drejtë. Kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë. 15 vjetori i 21 Janarit 2011 po afron dhe kambanat bien më shumë se kurrë”, u shpreh Balla.

Balla solli në vëmendje edhe mungesën e pjesëmarrjes të mbështetësve të PD-së në protestën e sotme para kryeministrisë.

/m.m/j.p/

The post Balla për protestën e opozitës: Kambanat e 21 Janarit bien më fort se kurrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali, Mirel Bratko

5 January 2026 at 17:14

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në rajonin e Venetto-s, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në promovimin e vlerave shqiptare jashtë vendit.

Balla e shprehu vlerësimin gjatë takimit me avokatin Mirel Bratko, i cili u ka shërbyer dhe vijon t’u shërbejë çdo ditë bashkatdhetarëve në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin dhe promovimin e komunitetit shqiptar në këtë rajon.

“U takova sot me një aktivist të palodhur të diasporës shqiptare në Padova, Itali. Avokati Mirel Bratko u ka shërbyer dhe u shërben çdo ditë bashkatdhetarëve dhe luan një rol të rëndësishëm një në promovimin e komunitetit shqiptar në rajonin e Veneto”, shkruan Balla.

Takimi u cilësua si një moment bashkëbisedimi dhe reflektimi mbi sfidat dhe nevojat e diasporës, si dhe mbi rëndësinë e përfshirjes së saj aktive në jetën shoqërore dhe kombëtare.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali, Mirel Bratko appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali: Mirel Bratko luan një rol të rëndësishëm për shqiptarët

By: redi
5 January 2026 at 17:48

Kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në rajonin e Venetto-s, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në promovimin e vlerave shqiptare jashtë vendit. Balla shprehu vlerësimin gjatë takimit me avokatin Mirel Bratko, i cili u ka shërbyer dhe vijon t’u shërbejë çdo ditë…

Source

Balla: Gjatë 2026-ës intensifikim i kontakteve me diasporën

31 December 2025 at 19:29

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik për diasporën, Taulant Balla ka përcjellë sot një urim me video për shqiptarët kudo që ndodhen, nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, vetëm pak orë para ndërrimit të viteve.

Në mesazhin e tij, Balla uroi Gëzuar Vitin e Ri 2026 për shqiptarët në Shqipëri, në trojet etnike dhe veçanërisht për bashkatdhetarët në diasporë, duke theksuar rolin historik të votës së emigrantëve gjatë vitit 2025.

“U takon vëllezërve e motrave tanë në diasporë një urim i veçantë, edhe për shkak se gjatë vitit 2025 ata patën mundësinë për herë të parë në këto 35 vite demokraci të shprehen me votë për drejtimin që ata duan të ecë Shqipëria. Vota e bashkatdhetarëve në diasporë në vitin 2025 ishte pa dyshim një moment historik për Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Ballës, gjatë vitit 2026 do të intensifikohen kontaktet me diasporën, si dhe angazhimet për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

“Ne dimë ta lexojmë shumë mirë votën e tyre dhe padyshim që gjatë vitit 2026 do të vazhdojmë të intensifikojmë kontaktet tona me gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe të sigurojmë që çdo fëmijë shqiptar që lind në diasporë të ketë mundësinë të mësojë gjuhën shqipe”, u shpreh Balla.

Mesazhi u shoqërua me përqafime vëllazërore dhe mirënjohje në prag të Vitit të Ri nga sheshi “Skënderbej”, simboli i unitetit kombëtar.

“Dua që shqiptarëve në Itali, në Greqi, në Gjermani, në Britaninë e Madhe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, apo kudo gjetkë nëpër botë, t’i uroj: Gëzuar Festat e Fundvitit, me mirënjohjen më të thellë dhe me përqafime vëllazërore nga sheshi i shqiptarëve, sheshi ‘Skënderbej’!”, theksoi Balla.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Balla: Gjatë 2026-ës intensifikim i kontakteve me diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla për protestën e opozitës: Krushqit nuk erdhën fare

29 December 2025 at 21:09

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas protestës së radhë të mbajtur nga Partia Demokratike.

Balla duke publikuar foto nga protesta thekson se, “krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”.

“Edhe unë mendova mos ta nxjerr sot e lënë vetëm, por me kërkesë të publikut duhet transparencë”, përfundoi Balla.

Kujtojmë se ciklin e komenteve ironike me “krushq” Balla e nisi në protestën e parë të zhvilluar nga opozita më 17 nëntor para Kryeministrisë, ku kreu i grupit parlamentar të PS iu referua batutës së aktorit Besnik Çinari: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasmë!”.

/a.f/r.e/

The post Balla për protestën e opozitës: Krushqit nuk erdhën fare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”, Krishtlindja në shtëpinë e Foshnjes “Hannah dhe Rozafa”

25 December 2025 at 10:06


TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, vizitoi sot, në ditën e Krishtlindjes, Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë.

Gjatë vizitës në institucionin ku qëndrojnë 138 fëmijë pa kujdes prindëror, Krishtlindja u festua mes buzëqeshjeve, përqafimeve dhe momenteve gëzimi, në kuadër të nismës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale “Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”, e mbështetur nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ministrja Sala theksoi rëndësinë e reformave të ndërmarra në fushën e mbrojtjes sociale, duke vënë në dukje miratimin e ligjit “Për kujdesin alternativ” i cili krijon të gjithë bazën ligjore që synon garantimin e së drejtës së fëmijëve për t’u rritur në një mjedis familjar.
Ajo nënvizoi se politikat sociale janë të orientuara drejt forcimit të sistemit të birësimit dhe kujdestarisë.

Përkushtimi maksimal i punonjësve në institucionet sociale është t’u ofrojnë fëmijëve dashuri dhe përkujdesje, por qëllimi kryesor mbetet garantimi i një familjeje për secilin fëmijë.
Në vijim të vizitës, ministrja Sala takoi edhe një familje që kishte birësuar dy vajza të vogla binjake, duke e cilësuar këtë shembull si dëshmi konkrete të funksionimit të politikave të reja sociale dhe të rëndësisë së familjes në jetën e fëmijëve.

1 nga 2

The post “Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”, Krishtlindja në shtëpinë e Foshnjes “Hannah dhe Rozafa” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Do mbetesh i paharruar Shemi ynë për “Xhamadanin vija, vija” dhe plot hite të tjera

23 December 2025 at 14:03


Deputeti dhe udhëheqësi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas vdekjes së Shemit nga grupi "Ilirët".

Ai ka shprehur ngushëllime me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale, gjegjësisht në Facebook.

"Vokalisti i grupit muzikor shumë të dashur “Ilirët" Shemsi Krasniqi është ndarë dje nga jeta", ka shkruar ai.

Tutje shtoi: "Ngushëllime familjes, shokëve dhe miqve. Do mbetesh i paharruar Shemi ynë për “Xhamdanin vija, vija” dhe plot hite të tjera".

Shemi u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë ditën e djeshme (e hënë).

Ai vdiq në moshën 64-vjeçare duke lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik.

Shquhet për një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh që ka realizuar ndër vite, si një artist që do mbahet mend gjatë. /Telegrafi/

Protesta Kombëtare e PD, Balla mesazh Berishës: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

By: redi
22 December 2025 at 20:51

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve në protestën kombëtare të PD ku protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Balla i kujton Berishës se nuk e djeg dot Shqipërinë. “Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, shkruan Balla. Protesta u përshkallëzua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit…

Source

Balla reagon ndaj Berishës: Ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 December 2025 at 20:56

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, reagoi në lidhje me protestën e zhvilluar sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Ndërsa publikoi foto të Berishës ku në sfond duken zjarret e shkaktuara nga hedhja e molotovëve përpara Kryeministrisë, Balla iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!.

Në mbyllje të protestës, pas përfundimit të fjalës së Berishës, protestuesit hodhën dhjetëra koktejle molotov në drejtim të Kryeministrisë, të cilat shpërthyen në flakë.

Kjo është protesta e parë kombëtare e PD-së pas disa foltoreve të organizuara para Kryeministrisë. /m.q/j.p/

The post Balla reagon ndaj Berishës: Ti nuk e djeg dot më Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla dhe Manastirliu: Bonusi i fundvitit, mbështetje për mbi 700 mijë pensionistë

20 December 2025 at 17:12

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me drejtuesen politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një vizitë në prag të festave në familjen Shkurti, në Njësinë 5 në kryeqytet, duke ndarë urimet për festat e fundvitit.

Gjyshe Naxhije dhe gjysh Hatipi sapo kanë përfituar bonusin e fundvitit për pensionistët, një mbështetje e akorduar nga qeveria për mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Bonusi synon të lehtësojë shpenzimet e kësaj kategorie sociale gjatë periudhës së festave dhe të ofrojë një ndihmë konkrete për të moshuarit.

Balla dhe Manastirliu theksuan rëndësinë e rolit të gjyshërve në ruajtjen e vlerave familjare dhe bashkimit shoqëror, duke nënvizuar se pensionistët do të vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale.

Vizita u shoqërua me mesazhe solidariteti dhe përkushtimi ndaj njerëzve, në frymën e festave të dhjetorit.

1 nga 3

/r.e/

The post Balla dhe Manastirliu: Bonusi i fundvitit, mbështetje për mbi 700 mijë pensionistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do ti heqë Parlamenti imunitetin Ballukut? Balla ‘kyç’ gojën për vendimin e grupit

By: armand
18 December 2025 at 15:39

Partia Socialiste ende nuk e ka një vendim për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, e cila është e pandehur për aferën e tunelit të Llogarasë. Këtë fakt e konfirmoi vetë kreu i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, që i pyetur nga gazetarët u ndal vetëm tek pjesa e […]

The post A do ti heqë Parlamenti imunitetin Ballukut? Balla ‘kyç’ gojën për vendimin e grupit appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

By: Ela
18 December 2025 at 13:10

Taulant Balla deklaroi pas kaosit në Kuvend se Partia Demokratike krijon këtë “shfaqje” sa herë që nuk mbledh dot njerëz për protestat që thërret. Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është përgjigjur gjatë një prononcimi për emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se Balla duhet të shohë problemet e veta, pasi shumë shpejt sipas tij, mund […]

The post Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës appeared first on BoldNews.al.

Belind Këlliçi i drejtohet Ballës: Shih hallet e tua, do jesh kurbani i radhës

By: V K
18 December 2025 at 13:58

Ditën e sotme, seanca plenare e Kuvendit ka nisur shoqëruar nga debate dhe tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Taulant Balla, pas kaosit në Kuvend, deklaroi se Partia Demokratike, krijon këtë “shfaqje” sa herë që nuk mbledh dot njerëz për protestat që thërret.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i është përgjigjur gjatë një prononcimi për emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se Balla duhet të shohë problemet e veta, pasi shumë shpejt sipas tij, mund të jetë “kurbani” i radhës, referuar socialistëve të hetuar dhe nën hetim.

“Bën mirë që Balla të shohë hallet dhe problemet e veta. Të shohë përgjimet e ‘SkyEcc’, problemet që do ketë me drejtësinë se mund të jetë kurbani i radhës. Bën mirë që secili të shohë punët e veta dhe të mos bëhet avokat i hajdutëve që janë kapur në flagrancë. Unë nuk merrem me punët e PS sepse jam anëtar i grupit Parlamentar të PD-së”,– shprehet Këlliçi.

The post Belind Këlliçi i drejtohet Ballës: Shih hallet e tua, do jesh kurbani i radhës appeared first on Albeu.com.

Flakadanë e tensione nga PD në Kuvend/ Balla: Sa herë Kosova feston, Saliu bën një dëm në Shqipëri

By: Rovena
18 December 2025 at 11:41

Pas mbylljes së seancës së fundit të sensionit parlamentar, mes zhurmës e debateve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përgëzoi Kosovës për heqjen e sanksioneve të BE gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor. Balla tha se sa herë Kosova feston Berisha bën një dëm në Shqipëri.

“Dua të përgëzoj samitin e BE-Ballkanit Perëndimor, për heqjen e sanksioneve. Sa herë që Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri. Unë gëzohem sa herë që SPAK realizon operacione.  Klithmat e Bardhit sipas procedurës nesër nis procedimi. Ky është një rast ku Kuvendi do të duhet të kryejë procedurën sipas kushtetutës. Do e kemi komunikimin dhe për këtë çështje pasi të nisim procedurën”, tha Balla.

Tensionet në Kuvend/ Balla: U munduan të pengojnë betimin e avokatit. Pamje e njëjtë si në 2017

By: Rovena
18 December 2025 at 11:32

Pas përfundimit të seancës plenare mes tensioneve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kjo nuk ishte një lajm i ri, një skenë e paparë ndonjëherë nga opozita.

Ai shtoi se tabloja e Kuvendit të sotëm ishte e njëjtë me atë të 2017-ës, apo të tetorit 2018 ku deputetët e PD, me flakadanë në duar nxisnin tensione në seancë.

“E sotmja nuk është asnjë lajm i ri, asgjë e re nga fronti i lindjes. Si sot në vitin 2017 ishte e njëjta pamje, sot betohej Avokati i Popullit Endrit Shabani i votuar nga opozita. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në tetor 2018. Sa herë që protestat nuk kanë pjesëmarrje, atëherë t’i vëmë flakën Kuvendit. Dihet se kush i ka dhënë urdhrat. Sulmuan Avokatin e Popullit megjithëse vetë e kanë votuar”, tha Taulant Balla./abcnews.al

❌
❌