❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 February 2026Main stream

Ish-burgjet që janë shndërruar në hotele me pesë yje

By: Megi Dumi
11 February 2026 at 12:40

Me hapësira shumë të vogla jetese dhe ushqim jo fort tërheqës, burgjet nuk janë pikërisht sinonim i një pushimi luksoze.

Por me ndërtesat e trashëgimisë që janë kthyer në hotele ndër trendet kryesore të udhëtimit për vitin 2026, një numër i përzgjedhur burgjesh të vjetra po gjejnë jetë të re si prona me pesë yje.

Udhëtarët së shpejti mund të qëndrojnë në një ish-burg për të mitur në Japoni

I planifikuar të hapet në qershor të këtij viti, kjo pronë e Hoshino Resorts ndodhet brenda ish-Burgut të të Miturve në Nara.

I hapur për herë të parë në vitin 1908 gjatë periudhës Meiji, ndërtesa funksionoi si burg deri në vitin 2017, kur u mbyll dhe u shpall Pronë Kulturore Kombëtare me Rëndësi të Veçantë.

Marka japoneze e hoteleve ka punuar për të ruajtur ndjesinë e burgut, përfshirë fasadën me tulla të kuqe dhe strukturat e brendshme prej çeliku, pa krijuar ndjesinë e hapësirës së ngushtë.

Një hotel vetëm me suita, ku nga nëntë deri në 11 qeli të dikurshme burgu janë bashkuar për të krijuar secilën nga 48 dhomat, ndërsa krahu i dikurshëm i paraburgimit tani do të shërbejë si restorant japonezo-francez.

Muzeu i Burgut të Narës pritet gjithashtu të hapet në ambientet e kompleksit këtë prill, ku vizitorët do të mund të mësojnë më shumë për historinë e institucionit dhe trashëgiminë e tij arkitekturore.

Jashtë hotelit, mysafirët mund të vizitojnë Parkun Nara, i famshëm për drerët që lëvizin lirshëm, si dhe tempuj të ndryshëm, përfshirë Todai-ji, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga Shtatë Tempullt e Mëdhenj të qytetit.

Burgu i Stambollit për disidentë intelektualë tani është një Four Seasons

I projektuar nga Mimar Kemaleddin Bey në stilin neoklasik turk, Four Seasons Hotel Istanbul At Sultanahmet u ndërtua në vitin 1918.

Ai shĂ«rbeu si burg deri nĂ« vitin 1969, periudhĂ« gjatĂ« sĂ« cilĂ«s mbajti kryesisht disidentĂ« intelektualĂ« si shkrimtarĂ« dhe gazetarĂ«. ShumĂ« klasike turke u shkruan kĂ«tu, pĂ«rfshirĂ« “Peizazhet njerĂ«zore nga vendi im” tĂ« Nazım Hikmet Ran dhe “Pavioni 72” tĂ« Orhan Kemal.

Pas një periudhe tjetër të shkurtër si burg për kriminelë politikë në vitet 1980, ndërtesa u restaurua gjerësisht dhe u rihap si Four Seasons Hotel Istanbul At Sultanahmet në vitin 1996.

Sot, përtej pamjes së jashtme dhe mermerit e gurit të ruajtur në disa zona si spa-ja, hoteli nuk i ngjan më një burgu, me 65 dhoma dhe suita të bollshme me pamje nga Bosfori.

Brenda do të gjeni Kurna Spa tradicionale me përvojë hamami, si dhe disa restorante dhe bare.

Vendndodhja e hotelit në lagjen Sultanahmet ju vendos pranë atraksioneve si Hagia Sophia dhe Pallati Topkapi.

Hoshinoya, Japoni

Një burg për luftëtarë të lirisë i kthyer në Hotel Liberty

Duke datuar nĂ« vitet 1840, “mysafirĂ«t” e parĂ« tĂ« Hotel Liberty ishin tĂ« burgosur politikĂ« nga Revolucioni i dĂ«shtuar i Badenit i vitit 1848.

I rihapur si hotel nĂ« vitin 2017, arkitekti JĂŒrgen Grossmann lidhi dy krahĂ«t e dikurshĂ«m me njĂ« kub xhami qĂ« tani shĂ«rben si recepsion.

Ka referenca ndaj funksionit origjinal të ndërtesës kudo, ndërsa dyert e qelive janë shumë të vogla për përdorim praktik, ato varen pranë secilës nga 38 suitat, ndërsa emri i restorantit të hotelit, Wasser&Brot, i referohet dietës tipike të një të burgosuri: ujë dhe bukë.

Offenburg është një nga qytetet hyrëse drejt Pyllit të Zi në Gjermani, duke ofruar shumë mundësi për ecje dhe alpinizëm në zonën përreth.

Burgu famëkeq Charles Street, tani The Liberty në Boston

I hapur për herë të parë në vitin 1851, Charles Street Jail u ndërtua në bashkëpunim me reformatorin e burgjeve Rev. Louis Dwight.

Projekti, që përfshin një ndërtesë qendrore tetëkëndore dhe dritare të harkuara trekatëshe në secilin nga katër krahët, lejonte që drita të hynte lirshëm në ndërtesë.

Duke funksionuar si burg deri në vitin 1990, atriumi i ndriçuar tani është një nga elementet përcaktuese të hotelit, i cili u hap në vitin 2007.

Elemente të tjera të trashëgimisë përfshijnë hekurat e farkëtuar në dritare dhe qelitë e ruajtura brenda restorantit të hotelit, ndërsa oborri i dikurshëm i stërvitjes është kthyer në një oborr të gjelbëruar.

Emrat e restoranteve janë referenca lozonjare ndaj funksionit të dikurshëm të ndërtesës, me barin Alibi të vendosur në zonën e dikurshme të paraburgimit për të dehurit. Madje mund të mësoni për historinë e burgut në një tur javor.

I vendosur në lagjen historike Beacon Hill, mysafirët mund të shëtisin drejt Charles River Esplanade ose të vizitojnë Boston Common.

Liberty Hotel, Boston

Qëndroni në një nga burgjet më famëkeqe të Australisë në The Interlude

Burgu Pentridge, dikur shtĂ«pia e kriminelĂ«ve famĂ«keqĂ« si Ronald Joseph Ryan dhe Mark “Chopper” Read, ka qenĂ« nĂ« transformim gjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit.

Duke funksionuar si burg midis viteve 1851 dhe 1997, kompleksi sot përfshin restorante dhe bare të ndryshme, kinema dhe madje edhe një ambient për dasma.

Divizioni B tani është The Interlude, një hotel butik me vetëm 19 suita.

Për krijimin e çdo suite janë bashkuar katër ose pesë qeli individuale burgu, ndërsa interieri ruan punimin origjinal me gur duke shtuar komoditete moderne.

Hoteli e prezanton veten si “qendra e parĂ« urbane e mirĂ«qenies e vendosur nĂ« njĂ« burg tĂ« konvertuar”, me njĂ« pishinĂ« nĂ«ntokĂ«sore si element qendror.

Mysafirët mund të mësojnë më shumë për historinë e burgut në turin e Pentridge Prison, që zhvillohet në Divizionin H.

Pentridge u ndërtua mbi një zonë të shenjtë për popullin Wurundjeri dhe, përpara hapjes së hotelit, plaku Wurundjeri Bill Nicholson realizoi një ceremoni pastrimi të vendit.

Përveç eksplorimit të kompleksit më të gjerë Pentridge Coburg, lagjja njihet për kafenetë dhe restorantet e kuzhinës së Lindjes së Mesme.

The Interlude, Australi

/ Euronews, Shqip.al

The post Ish-burgjet që janë shndërruar në hotele me pesë yje appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Banorët e këtij qyteti europian po kërkojnë heqjen e statusit UNESCOS

By: Megi Dumi
8 February 2026 at 11:40

Popullsia e pĂ«rhershme, qĂ« Ă«shtĂ« tkurrur me 50% nĂ« 30 vitet e fundit, thotĂ« se jeta e tyre po “shtypet” nga numri ekstrem i vizitorĂ«ve

Turizmi mund të sjellë përfitime të mëdha për komunitetet e vogla, por vitet e fundit kanë treguar se popullariteti mes turistëve ndërkombëtarë mund të jetë njëkohësisht bekim dhe mallkim.

Kështu duket se ndihen banorët e fshatit Vlkolínec në Sllovakinë qendrore. Fshati u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1993 dhe konsiderohet një vendbanim shumë i ruajtur me 45 ndërtesa, që pasqyrojnë tiparet tradicionale të një fshati të Europës Qendrore, me shtëpi druri tipike për zonat malore.

Megjithatë, numri i banorëve është përgjysmuar gjatë tre dekadave të fundit. Sot, vetëm 14 persona jetojnë aty, ndërsa rreth 100 mijë turistë vizitojnë fshatin çdo vit.

Problemi nuk lidhet vetĂ«m me numrin e turistĂ«ve, por me sjelljen e tyre. NjĂ« banor tha se UNESCO e ka kthyer fshatin nĂ« njĂ« “kopsht zoologjik turistik”, duke shtuar se jeta e tyre po “shtypet” nga turmat. JanĂ« raportuar sjellje antisociale, si fotografimi i fshehtĂ« pĂ«rmes dritareve apo hyrja nĂ« kopshte private.

Ironikisht, tërheqja kryesore e fshatit është fakti që është një vend i banuar dhe jo një muze në ajër të hapur. Sipas banorëve, rregullat e rrepta të UNESCO-s e bëjnë të vështirë jetën e përditshme, duke kufizuar aktivitete si kultivimi i tokës apo mbajtja e kafshëve shtëpiake.

Disa banorë madje kërkojnë që fshati të hiqet nga lista e UNESCO-s, duke besuar se kjo do të përmirësonte cilësinë e jetës së tyre.

Megjithatë, UNESCO nuk mban gjithë përgjegjësinë. Organizata ka theksuar se fshati është i ndjeshëm ndaj ndikimit të turizmit, por edhe ndaj rritjes së pronarëve të përkohshëm që blejnë prona për përdorim rekreativ.

Ndërkohë, në shumë vende të tjera, statusi i UNESCO-s shihet si një vlerë e madhe. Në disa raste, ai konsiderohet si mekanizmi kryesor për identifikimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. / Time Out

The post Banorët e këtij qyteti europian po kërkojnë heqjen e statusit UNESCOS appeared first on Revista Monitor.

Brukseli, destinacioni ideal për një udhëtim të shkurtër në Europë

By: Megi Dumi
6 February 2026 at 12:46

Kanë kaluar 30 vjet që kur shërbimet e përditshme të Eurostar nisën të dërgonin vizitorë drejt kryeqytetit të Belgjikës dhe qyteti i njohur për personazhin Tintin dhe birrën vazhdon të jetë plot surpriza.

Me pĂ«rjashtim tĂ« aktorit Jean-Claude Van Damme, shpesh i quajtur “Muskujt nga Brukseli”, Ă«shtĂ« njĂ« fakt interesant qĂ« shumĂ« nga belgĂ«t mĂ« tĂ« famshĂ«m nuk janĂ« realĂ«.

Tintin është personazh librash komikë; Poirot është krijim i imagjinatës së Agatha Christie; ndërsa Smurf-ët ngjytë blu jetojnë në një pyll imagjinar.

Kryeqyteti shumëgjuhësh i Belgjikës, dhe qendra de facto e BE-së, njihet edhe për statujën 400-vjeçare të një djali që urinon në një shatërvan, Manneken Pis, që sipas legjendës përfaqëson një figurë që shpëtoi qytetin nga zjarri.

MegjithatĂ«, “Brand Belgium” Ă«shtĂ« shumĂ« i gjallĂ« nĂ« Bruksel, falĂ« katĂ«r simboleve kryesore: çokollatĂ«s, birrĂ«s, waffle dhe patateve tĂ« skuqura.

VizitorĂ«t mund tĂ« gjejnĂ« muze dedikuar çokollatĂ«s, histori tĂ« birrĂ«s belge nĂ« ndĂ«rtesĂ«n e vjetĂ«r tĂ« bursĂ«s dhe traditĂ«n lokale tĂ« skuqjes sĂ« patateve, qĂ« belgĂ«t kĂ«mbĂ«ngulin se nuk janĂ« “french fries”.

Shumë njerëz mbërrijnë duke pritur një qytet formal për shkak të rolit politik europian, por gjejnë një realitet ndryshe: art modern, lagje kreative dhe banorë miqësorë.

Përvoja më e mirë gastronomike shpesh gjendet në rrugica më pak turistike, në bare vere me qirinj në Saint-Gilles, në zonën e dizajnit Dansaert apo në Ixelles, me parqe dhe liqene të përshtatshme për piknik.

Tridhjetë vjet më parë, kur Eurostar nisi linjat e rregullta mes Londrës dhe Brukselit, shumë nga këto zona sapo kishin nisur transformimin urban.

MĂ« pas, automjetet u ndaluan nĂ« zonĂ«n qendrore, duke e kthyer Grand-Place nĂ« hapĂ«sirĂ« kryesisht pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«. Qendra e qytetit Grand Place, konsiderohet si qendra mĂ« e bukur nĂ« botĂ«. Sot, Brukseli mbetet njĂ« qytet i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u pĂ«rkufizuar, por nĂ« zhvillim tĂ« vazhdueshĂ«m.

 

ÇfarĂ« tĂ« shihni dhe tĂ« bĂ«ni

Brukseli është qendër e stilit Art Nouveau, i lidhur me arkitektin Victor Horta. Me një kartë speciale, vizitorët mund të hyjnë në disa nga ndërtesat më ikonike të këtij stili.

Grand-Place është zemra historike e qytetit, ku përballen Bashkia dhe ndërtesa historike e tregut të bukës, sot muze i qytetit. Zona Dansaert është ndër më modernet, me butikë, kafe dhe bare verërash.

Dashamirësit e artit mund të vizitojnë koleksione moderne dhe galeri, ndërsa muzeu i çokollatës tregon historinë e kakaos dhe traditës belge të ëmbëlsirave.

Galeritë historike Saint-Hubert janë vendi ku u krijua pralina moderne.

Brukseli është edhe kryeqytet i librave komikë. Rruga e Muraleve ka mbi 80 piktura murale. Vizitorët mund të shohin edhe veprat e René Magritte në muzeun e dedikuar artistit.

 

Ushqimi dhe jeta lokale

Nga kafetë tradicionale te restorantet moderne, qyteti ofron kuzhinë që kombinon traditën me eksperimentimin.

Sanduiçet artizanale, brunch-et në kopshte urbane dhe tregjet e dorës së dytë janë pjesë e përditshmërisë lokale.

Tregu i hapur Jeu de Balle është një nga vendet më autentike për antikuare dhe objekte vintage. Dyqanet artizanale të letrës dhe libraritë historike ruajnë traditën kulturore të qytetit.

 

Jeta e natës dhe kultura

Brukseli ka traditë të fortë në jazz, me klube historike që vazhdojnë të funksionojnë. Në parqet e qytetit organizohen shpesh sete DJ dhe evente muzikore, ndërsa baret e vogla ofrojnë kokteje artizanale dhe atmosferë intime.

Në thelb, Brukseli kombinon politikën Europiane me kulturën urbane, historinë me artin modern dhe gastronominë tradicionale me kreativitetin bashkëkohor, një kombinim që e bën ideal për një pushim të shkurtër urban. / NatGeo, Shqip.al

The post Brukseli, destinacioni ideal për një udhëtim të shkurtër në Europë appeared first on Revista Monitor.

Një udhëzues mujor për planifikimin e udhëtimeve

By: Megi Dumi
1 February 2026 at 11:26

Në udhëtime, ai që vepron herët fiton gjithmonë. Edhe pse ofertat e minutës së fundit ekzistojnë, ato zakonisht vijnë me kosto: keni më pak zgjedhje fluturimesh, më pak akomodime dhe paguani më shtrenjtë për ato që kanë mbetur.

Sot, rezervimi shumë herët nuk është më thjesht i zgjuar, është i domosdoshëm. Shumë udhëtime rezervohen 9 muaj deri në një vit përpara, sidomos destinacionet ndërkombëtare, vendet e famshme në rrjetet sociale dhe udhëtimet e lidhura me evente të mëdha.

Në të njëjtën kohë, jo gjithçka mund ta rezervoni kaq herët. Oraret e trenave dhe trageteve zakonisht hapen vetëm 3 deri në 6 muaj para nisjes, prandaj të dini kur të prisni është po aq e rëndësishme sa të dini kur të rezervoni.

Ky udhëzues nga Lonely Planet ju ndihmon të kuptoni, muaj pas muaji, kur është momenti më i mirë për të planifikuar dhe për të blerë fluturime, hotele, ture dhe transport, në mënyrë që të udhëtoni më zgjuar, me më shumë zgjedhje dhe më pak kompromise.

Duhet tĂ« mbani parasysh disa rregulla bazĂ«. Pasaportat mund tĂ« vonohen mĂ« shumĂ« se sa mendoni: procedura standarde zgjat 4–6 javĂ« dhe edhe mĂ« shumĂ« nĂ«se Ă«shtĂ« sezon i ngarkuar.

Rezervoni herët, por sa herë të keni mundësi, zgjidhni bileta dhe hotele të rimbursueshme dhe mos anashkaloni sigurimin e udhëtimit.

NĂ«se po planifikoni njĂ« udhĂ«tim nĂ« parqe tematike, duhet tĂ« veproni 6–12 muaj pĂ«rpara. Pushimet e pranverĂ«s janĂ« zakonisht nĂ« mes tĂ« marsit dhe duhen marrĂ« nĂ« konsideratĂ« qĂ« nĂ« fillim tĂ« vitit.

Nga janari deri në mars është periudha ku duhet të siguroni pjesën më të madhe të udhëtimeve verore.

Janari ju jep fleksibilitet dhe oferta, shkurti është muaji ideal për Europën dhe destinacionet e njohura, ndërsa marsi është afati i fundit për të mbyllur fluturime dhe hotele përpara se të fillojë shtrëngimi i zgjedhjeve. Në këtë fazë, nëse nuk keni bërë rezervime, rrezikoni çmime më të larta dhe më pak alternativa.

Nga prilli deri në maj fillon planifikimi për udhëtime më specifike dhe sezonale.

Kjo është koha për safari në Afrikë, për lulëzimin e qershive në Japoni dhe SHBA, për rajonet e verës në Europë dhe për tregjet e Krishtlindjeve.

Në këto raste, akomodimi është shpesh më i rëndësishëm se fluturimi, sepse vendndodhja përcakton gjithë përvojën.

Qershori dhe korriku, edhe pse janë muajt e pushimeve, janë shumë të rëndësishëm për të menduar përpara.

Duhet të planifikoni shtatorin, tetorin dhe udhëtimet e fundvitit. Nëse ju pëlqen vjeshta, natyra dhe udhëtimet më të qeta, kjo është periudha për të rezervuar, përpara se çmimet të rriten ndjeshëm.

Nga gushti deri në tetor duhet të mendoni për festat e mëdha dhe udhëtimet sezonale: Halloween, Viti i Ri, ski, apo pushime dimërore në destinacione të ngrohta.

Në këtë fazë, pritja zakonisht nënkupton më pak zgjedhje dhe më shumë shpenzime.

Nëntori dhe dhjetori janë muaj strategjikë për gjithë vitin që vjen. Nëntori sjell ofertat e Black Friday dhe Cyber Monday, ndërsa dhjetori është momenti ideal për të siguruar udhëtime të pranverës, kroçera, Alaska dhe kampe verore në parqe kombëtare.

Nëse veproni në këtë periudhë, hyni në vitin e ri me plane të qarta, çmime më të mira dhe shumë më pak stres.

Në fund, nëse planifikoni me kalendar dhe jo vetëm me impulse, udhëtoni më lirë, më rehat dhe me shumë më pak kompromise.

Sa më herët të mendoni për vitin si një tërësi, aq më shumë kontroll keni mbi buxhetin, kohën dhe përvojën tuaj. / Lonely Planet, Shqip.al

The post Një udhëzues mujor për planifikimin e udhëtimeve appeared first on Revista Monitor.

Destinacionet qĂ« tĂ« gjithĂ« do t’i vizitojnĂ« nĂ« vitin 2026

By: Megi Dumi
28 January 2026 at 13:07

KAYAK ka zbuluar se udhĂ«tarĂ«t e Brezit Z dhe MijĂ«vjeçarĂ«t po kĂ«rkojnĂ« pushime nĂ« qoshe ‘tĂ« pazbuluara’, ja cilat vende duhet tĂ« keni nĂ« radar

Sigurisht, Ă«shtĂ« gjithmonĂ« e dobishme t’u tregoni miqve se ku planifikon tĂ« udhĂ«tosh kĂ«tĂ« vit dhe tĂ« merrni nga ata rekomandime nĂ« Google Maps me restorante dhe bare tĂ« provuara e tĂ« testuara, por nĂ«se dĂ«shironi tĂ« shkoni diku qĂ« tĂ« duket si njĂ« destinacion krejtĂ«sisht i pazbuluar, KAYAK ka pikĂ«risht atĂ« qĂ« ju duhet.

Motori i kĂ«rkimit pĂ«r udhĂ«time ka bĂ«rĂ« kĂ«rkime dhe ka publikuar raportin e tij tĂ« dytĂ« vjetor “What the Future”, i cili zbulon se 71 pĂ«r qind e Brezit Z dhe 75 pĂ«r qind e MijĂ«vjeçarĂ«ve po kĂ«rkojnĂ« “destinacione tĂ« pazbuluara”.

Raporti bazohet në të dhëna nga komuniteti në TikTok dhe lista e vendeve që, sipas parashikimeve, do të jenë të njohura këtë vit është vërtet intriguese.

NĂ« krye tĂ« listĂ«s Ă«shtĂ« qyteti simpatik irlandez Cork, qendra e dytĂ« mĂ« e madhe pĂ«r nga popullsia nĂ« vend dhe, sipas shumĂ«kujt, motra ose vĂ«llai mĂ« i qetĂ«, mĂ« “cool” dhe mĂ« i ri i Dublinit.

ËshtĂ« njĂ« qytet shumĂ« i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r t’u eksploruar nĂ« kĂ«mbĂ« dhe plot me vende fantastike pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ«, duke u quajtur jozyrtarisht kryeqyteti kulinar i IrlandĂ«s, si edhe njĂ« bazĂ« e leverdishme pĂ«r shĂ«titje nĂ« natyrĂ« nĂ« qark: Gougane Barra dhe gadishulli Sheep’s Head ia vlejnĂ« patjetĂ«r tĂ« merrni me vete kĂ«pucĂ«t e ecjes.

Shkoni nĂ« qytet pĂ«r Cork Fringe Festival mĂ« 8–10 maj dhe shijoni gjithĂ« teatrin dhe komedinĂ« qĂ« zhvillohen atje, si edhe morinĂ« e bareve tĂ« vĂ«rteta, autentike irlandeze: The Mutton Lane Inn dhe Coughlan’s janĂ« disa nga opsionet ikonike, por ka edhe shumĂ« tĂ« tjera pĂ«r t’u zbuluar.

Chongqing

Sipas KAYAK, vendi i dytë dhe i tretë i takojnë dy destinacioneve kineze: Chongqing, një qytet në pllajën Yungui, i rrethuar nga male dhe një qendër e historisë së lashtë dhe moderne kineze, si edhe Harbin në Kinën verilindore, i njohur për arkitekturën e tij ruse dhe për festivalin më të madh në botë të skulpturave prej akulli.

Harbin

Në vendin e pestë renditet gjithashtu Shenzhen, një Qytet i Dizajnit i njohur nga UNESCO.

10 destinacionet kryesore qĂ« tĂ« gjithĂ« do t’i vizitojnĂ« nĂ« vitin 2026, sipas KAYAK

  1. Cork, Irlandë
  2. Chongqing, Kinë
  3. Harbin, Kinë
  4. Zakynthos, Greqi
  5. Shenzhen, Kinë
  6. Almaty, Kazakistan
  7. Hilo (Big Island), Hawaii, SHBA
  8. Noumea, Kaledonia e Re
  9. La Romana, Republika Dominikane
  10. Luxemburg

/ Time Out

The post Destinacionet qĂ« tĂ« gjithĂ« do t’i vizitojnĂ« nĂ« vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Parisi, qyteti më romantik i Europës, rihap Muzeun e Jetës Romantike për Shën Valentin

By: Megi Dumi
27 January 2026 at 13:11

Time Out ka rifreskuar me dashuri listën e tij të vendeve më të mira për një udhëtim romantik me personin e zemrës, dhe një destinacion aspak sekret ka fituar kurorën

Ka vende që janë perfekte për një udhëtim romantik sepse kanë një kuptim të veçantë për ty dhe partnerin tënd, dhe pastaj ka qytete kaq të bukura, kaq të mbushura me restorante me qirinj, shëtitje panoramike dhe madje edhe muze të tërë të dedikuar dashurisë, saqë thjesht rrezatojnë romancë.

Por cili është qyteti më romantik nga të gjithë? Parisi. Pikërisht, media Time Out ka investuar shumë dashuri në rifreskimin e listës së qyteteve më romantike për pushimet e Shën Valentinit në Europë dhe kryeqyteti francez ka zënë vendin e parë.

Në fund të fundit, kush mund ta anashkalojë Qytetin e Dashurisë?

Muzeu i vetĂ« qytetit pĂ«r JetĂ«n Romantike pritet tĂ« rihapĂ« dyert nĂ« DitĂ«n e ShĂ«n Valentinit me njĂ« ekspozitĂ« mbi rolin pionier tĂ« Paul Huet nĂ« pikturĂ«n romantike franceze, por sigurohuni qĂ« tĂ« vizitoni edhe Le mur des je t’aime (ose muri i “tĂ« dua”), ku ato tre fjalĂ« janĂ« shkruar nĂ« 250 gjuhĂ« tĂ« ndryshme.

Më 14 shkurt 2026, në Ditën e Shën Valentinit, Parisi do të rihapë zyrtarisht Musée de la Vie Romantique (Muzeu i Jetës Romantike) pas më shumë se një viti restaurimi.

Muzeu, i mbyllur që nga shtatori 2024, rikthehet si një nga hapësirat më simbolike të qytetit për artin dhe ndjeshmërinë romantike, duke i dhënë kryeqytetit francez një tjetër atraksion të fuqishëm kulturor në kulmin e sezonit të turizmit të dashurisë.

I vendosur në një pavijon të ndërtuar në vitet 1830, në kulmin e periudhës romantike, muzeu përfaqëson një nga lidhjet më të drejtpërdrejta mes historisë, artit dhe imagjinatës emocionale të Parisit.

Rihapja do të shoqërohet me një paraqitje të re të koleksionit të përhershëm dhe me një ekspozitë të posaçme kushtuar piktorit Paul Huet, një nga figurat pionere të peizazhit romantik francez.

Hapësira, e cila që prej vitit 2013 është e hapur falas për publikun, do të funksionojë çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00, me përjashtim të së hënës.

Ekspozita “Face au Ciel (PĂ«rballĂ« Qiellit)” do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e hapur deri mĂ« 31 gusht 2026, duke e shndĂ«rruar muzeun jo vetĂ«m nĂ« njĂ« destinacion romantik, por edhe nĂ« njĂ« pikĂ« referimi pĂ«r turizmin kulturor europian nĂ« vitin e ardhshĂ«m.

Në vende të tjera në listën e Time Out të qyteteve romantike përfshihen destinacione si Verona, Athina dhe Bergen. / Time Out

The post Parisi, qyteti më romantik i Europës, rihap Muzeun e Jetës Romantike për Shën Valentin appeared first on Revista Monitor.

Qyteti nordik Oulu po shndërrohet në surprizën kulturore të Europës

By: Megi Dumi
21 January 2026 at 15:25

Oulu ka një program njëvjeçar aktivitetesh që vë në qendër kulturën Såmi dhe ndryshimet klimatike. Pas një ceremonie hapje fundjavën e kaluar, Oulu në Finlandë është tashmë Kryeqyteti më i Ri Europian i Kulturës për vitin 2026.

Duke marrë stafetën nga Nova Gorica në Slloveni dhe Gorizia në Itali, kryeqyteti i parë ndërkufitar i kulturës, si edhe nga Chemnitz në Gjermani, qyteti finlandez do të zhvillojë një program të pasur eventesh gjatë gjithë vitit.

Ngjarjet kryesore në Oulu 2026

Oulu 2026 do të fokusohet te ndryshimet klimatike, si në kuptimin kulturor, duke forcuar industrinë krijuese të qytetit për vitet që vijnë, ashtu edhe në kuptimin real.

Ky i fundit do të vihet në pah në qershor me nisjen e shtegut artistik Climate Clock, që përfshin shtatë vepra të vendosura në hapësira të ndryshme, të porositura nga artistë finlandezë dhe ndërkombëtarë.

Mes tyre janë No.1574 Stone e Rana Begum, me pesë skulptura guri të frymëzuara nga akullnajat, si edhe Architectural Snowflakes: Letters from Heaven nga Takahiro Iwasaki, një instalacion me qindra flokë dëbore simetrike që ngjasojnë me arkitekturën e kishës lokale.

Duke shfrytëzuar pozicionin e Oulu-t në veriun e Finlandës, programi fton vizitorët të përjetojnë ekstremet sezonale të vendit.

NĂ« mes tĂ« shkurtit, Nallikari SnowFest do tĂ« mbledhĂ« 10 ekipe qĂ« do tĂ« krijojnĂ« skulptura dĂ«bore nĂ«n temĂ«n “Nga deti (Meren ÀÀrellĂ€â€), brenda vetĂ«m tre ditĂ«sh. Pak mĂ« vonĂ«, Nallikari do tĂ« presĂ« Frozen People, njĂ« festival muzikor elektronik i zhvilluar mbi detin e ngrirĂ«.

Në verë, netët e errëta zëvendësohen nga dielli pothuajse i pandërprerë, me perëndimin që ndodh në orët e para të mëngjesit.

Më 4 korrik, qyteti do të organizojë një vrapim nën diellin e mesnatës, me distanca nga 10 km deri në maratonë të plotë. Ndërsa ditët shkurtohen sërish, në nëntor Oulu do të presë Lumo Art & Tech Festival, me dhjetë ditë artesh dhe eventesh dixhitale.

Gjatë gjithë vitit, vizitorët do të mund të zbulojnë shijet lokale përmes Arctic Food Lab, me aktivitete si Sense Fest dhe Arctic Tasting.

Në qendër të vëmendjes: kultura Såmi

Populli Såmi, një komunitet indigjen që jeton tradicionalisht në veriun e Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë, si edhe në pjesë të Rusisë, do të ketë një rol të veçantë.

Opera Ovllå, e shkruar nga dramaturgia Såmi Siri Broch Johansen, sjell në skenë historinë e shtypjes dhe asimilimit të tyre përmes një tregimi të frymëzuar nga ngjarje reale.

Ndërkohë, Muzeu i Artit i Oulu do të shndërrohet në qendrën e parë të Såpmi Triennial, që deri në maj do të shfaqë art bashkëkohor Såmi dhe duodji, artizanatin tradicional.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« programi i Kryeqyteteve Europiane tĂ« KulturĂ«s?

QĂ« nga viti 1985, mĂ« shumĂ« se 60 qytete janĂ« shpallur Kryeqytete Europiane tĂ« KulturĂ«s. Nisma synon tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah larminĂ« kulturore tĂ« EuropĂ«s dhe t’i vendosĂ« qytetet nĂ« hartĂ«n kulturore tĂ« kontinentit.

Numri i kryeqyteteve ndryshon nga viti nĂ« vit; nĂ« 2026 janĂ« dy: Oulu dhe Trenčín nĂ« Sllovaki, ku programi nis nĂ« shkurt. / Euronews, Shqip.al

The post Qyteti nordik Oulu po shndërrohet në surprizën kulturore të Europës appeared first on Revista Monitor.

Qytetet më të mira europiane ku mund të kaloni pushimet në vitin 2026

By: Megi Dumi
20 January 2026 at 12:24

Si të udhëtoni më shumë kur keni një punë me pushime vjetore të kufizuara? Duke planifikuar pushime të shkurtra në fundjavë, sigurisht.

MirĂ« se vini nĂ« lavdinĂ« e pushimit urban. Nuk ka mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« kaluar disa ditĂ« sesa t’i mbushĂ«sh ato plot me ushqim, histori dhe jetĂ« nate nĂ« njĂ« qytet tĂ« ri.

Por edhe pa përdorur asnjë ditë pushimi, ka vetëm një numër të kufizuar udhëtimesh që mund të bësh brenda një viti.

Ekipi i redaktorĂ«ve dhe shkrimtarĂ«ve tĂ« udhĂ«timeve tĂ« Time Out e dinĂ« mirĂ« se cilat vende ia vlejnĂ« kohĂ«n tuaj. Ata kanĂ« bashkuar vitet e tyre tĂ« pĂ«rvojĂ«s pĂ«r t’ju ardhur nĂ« ndihmĂ« tĂ« vendosni se ku duhet t’ju çojĂ« udhĂ«timi i parĂ« i vitit 2026.

Dhe rekomandimi i tyre kryesor? Milano, qyteti më elegant i Italisë.

Ka shumĂ« gjĂ«ra pĂ«r t’u dashur te Milano. Edhe pse Ă«shtĂ« qyteti i dytĂ« mĂ« i madh nĂ« vend, ai eksplorohet lehtĂ«sisht brenda pak ditĂ«sh, sepse shumĂ« nga atraksionet mĂ« tĂ« famshme, si katedralja Duomo dhe qendra historike, janĂ« tĂ« pĂ«rqendruara pranĂ« njĂ«ra-tjetrĂ«s.

Kjo e bën qytetin të përshtatshëm për ecje dhe kompakt, pa u ndier i vogël apo klaustrofobik. Pa dyshim, është gjithashtu një destinacion i shkëlqyer për blerje.

Por pse pikërisht tani? Muajin e ardhshëm, qyteti do të presë Lojërat Olimpike Dimërore 2026.

Prisni shumë emocion, bare të mbushura dhe, nëse ekipi italian siguron disa medalje, një atmosferë përgjithësisht shumë pozitive.

Mes energjisĂ« sĂ« lartĂ« tĂ« turneut dhe “listĂ«s sĂ« monumenteve historike, rrugĂ«ve elegante dhe gastronomisĂ« sĂ« pakrahasueshme tĂ« qytetit”, Ella Doyle e Time Out mendon se ai duhet tĂ« jetĂ« “njĂ« destinacion i domosdoshĂ«m nĂ« çdo listĂ« udhĂ«timesh”. / Time Out, Shqip.al

The post Qytetet më të mira europiane ku mund të kaloni pushimet në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Vendet që fitojnë më shumë nga turizmi

By: Megi Dumi
19 January 2026 at 14:40

Çdo vit, ekonomia globale e turizmit gjeneron triliona dollarĂ« tĂ« ardhura, ndĂ«rsa udhĂ«tarĂ«t eksplorojnĂ« destinacione tĂ« reja dhe rikthehen nĂ« tĂ« preferuarat e vjetra.

Sipas të dhënave të UN Tourism, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar arritën gjithsej 1.74 trilionë dollarë në vitin 2024, 14% më shumë se nivelet para pandemisë në 2019.

Si renditen vendet me të ardhura nga turizmi ndërkombëtar (2024, miliardë USD)

  1. Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s – 215.0
  2. Spanja – 106.5
  3. MbretĂ«ria e Bashkuar – 82.5
  4. Franca – 77.0
  5. Italia – 58.7
  6. Emiratet e Bashkuara Arabe – 57.0
  7. Turqia – 56.3
  8. Japonia – 54.7
  9. Australia – 52.0
  10. Kanadaja – 49.9

Pa surpriza, SHBA-ja kryeson me një diferencë të gjerë, duke fituar 215 miliardë dollarë nga vizitorët ndërkombëtarë.

Europa dominon renditjet kryesore, me Spanjën (106.5 miliardë dollarë), Mbretërinë e Bashkuar (82.5 miliardë), Francën (77 miliardë) dhe Italinë (58.7 miliardë) që të gjitha gjenerojnë të ardhura të mëdha nga turizmi.

Japonia (54.7 miliardë), Kina (39.7 miliardë) dhe Tajlanda (42.7 miliardë) plotësojnë fituesit më të mëdhenj të Azisë.

Shqipëria regjistroi 5.4 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi ndërkombëtar, duke reflektuar rritjen e fortë të flukseve të vizitorëve dhe peshën gjithnjë e më të madhe të turizmit në ekonominë e vendit.

Pse disa vende fitojnë më shumë se të tjerat

Të ardhurat nga turizmi varen nga disa faktorë: jo vetëm nga numri i vizitorëve, por edhe nga sa shpenzon secili turist.

SHBA-ja, për shembull, kombinon volum të lartë vizitorësh me shpenzime mesatare të larta.

Ndërkohë, vende si Maldivet ose Xhamajka mund të kenë total më të ulët absolut, por varen shumë më tepër nga turizmi si pjesë e PBB-së.

Në Europë, trashëgimia kulturore, transporti me shpejtësi të lartë dhe afërsia me tregje të mëdha ndihmojnë vendet të grumbullojnë shpenzime të konsiderueshme turistike.

Spanja, e cila tani e tejkalon edhe Francën, ofron një gamë jashtëzakonisht të gjerë përvojash turistike, nga plazhe të klasit botëror dhe arkipelagë ishujsh te qytete historike, gastronomi dhe trashëgimi kulturore.

Kjo larmi ndihmon në tërheqjen e vizitorëve gjatë gjithë vitit dhe nga tregje të shumta burimore. Si rezultat, vendi u bë më i vizituari në BE në vitin 2024.

Turizmi në zona konflikti: shembulli i Ukrainës

Një nga shifrat më befasuese në këtë grup të dhënash është 1 miliard dollarë të ardhura nga turizmi ndërkombëtar për Ukrainën.

Pavarësisht luftës që vazhdon, disa rajone të vendit, veçanërisht në perëndim, kanë mbetur relativisht të qëndrueshme dhe të hapura për udhëtime humanitare, biznesi dhe të diasporës.

Ukrainasit që kthehen për të vizituar familjen dhe vullnetarët ndërkombëtarë kanë kontribuar në shpenzime të ngjashme me turizmin, edhe në kushte të jashtëzakonshme. / Visual Capitalist

The post Vendet që fitojnë më shumë nga turizmi appeared first on Revista Monitor.

Kryeqyteti i Qipros shpallet destinacioni kulturor më i mirë i Europës për 2026

By: Megi Dumi
17 January 2026 at 11:16

Nikozia është shpallur destinacioni numër një për kulturë në Europë për vitin 2026, sipas vlerësimit të European Best Destinations.

Kryeqyteti i Qipros u vlerësua veçanërisht për programin e tij njëvjeçar të festivaleve dhe aktiviteteve kulturore, që e kanë kthyer qytetin në një pikë referimi për artin dhe trashëgiminë në kontinent.

Zhvillimi i fluturimeve me kosto të ulët ka ndryshuar mënyrën se si udhëtojmë, duke i bërë pushimet e shkurtra në qytetet europiane më të aksesueshme.

Sot, gjithnjë e më shumë udhëtarë po zgjedhin përvoja kulturore, duke vizituar muze dhe vende historike, përpara se të shijojnë kuzhinën lokale.

Për ata që po planifikojnë një udhëtim urban në 2026, Nikozia renditet në krye të listës.

European Best Destinations, platformë që që prej vitit 2009 rendit destinacionet më të mira të Europës për pushime kulturore, plazhe, ski apo udhëtime rrugore, e ka zgjedhur kryeqytetin qipriot si destinacionin kulturor të vitit.

Nikozia u vlerĂ«sua pĂ«r “kombinimin e trashĂ«gimisĂ« historike me krijimtarinĂ« bashkĂ«kohore”. Qyteti Ă«shtĂ« kompakt dhe i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r t’u eksploruar nĂ« kĂ«mbĂ«.

I banuar pa ndërprerje që nga viti 3000 para erës sonë, Qyteti i Vjetër i Nikozisë ofron një zhytje të drejtpërdrejtë në histori, i rrethuar nga muret veneciane të shekullit XVI.

Vizitorët mund të lëvizin lehtësisht mes muzeve dhe galerive, si Muzeu i Artit Bizantin, Muzeu Leventis që pasqyron historinë e qytetit, apo Muzeu i Qipros, muzeu i parë arkeologjik i vendit.

Po ashtu, qyteti u vlerësua për programin e pasur vjetor të eventeve muzikore, të kërcimit, filmit dhe artit, që konsiderohen thelbësore për identitetin e tij kulturor.

Në renditjen europiane pas Nikozisë, vendi i dytë i takoi Firences, ndërsa Vjena u rendit e treta.

Dhjetëshja e parë përfshin gjithashtu Leuven (Belgjikë), Ơibenik (Kroaci), Verona (Itali), Tomar (Portugali), Rouen (Francë), Oxford (Mbretëria e Bashkuar) dhe Graz (Austri). / Euronews, Shqip.al

The post Kryeqyteti i Qipros shpallet destinacioni kulturor më i mirë i Europës për 2026 appeared first on Revista Monitor.

9 qytete europiane që po ashpërsojnë masat ndaj valixheve me rrota

By: Megi Dumi
11 January 2026 at 11:17

Valixhet me rrota duken të padëmshme, derisa rrotat e forta godasin kalldrëmet e vjetra në agim. Në disa pjesë të Europës, presioni i banorëve dhe debati mbi mbingarkesën turistike kanë shtyrë autoritetet të reagojnë, edhe pse ndalimet e plota janë të rralla.

Masat zakonisht ndahen në tre kategori: fushata; rregulla që kufizojnë përdorimin e mjeteve me rrota në shkallë dhe ura të mbrojtura; dhe dispozita sjelljeje që ndëshkojnë bllokimin e rrugicave të ngushta nga bagazhet.

Qytetet më poshtë tregojnë rastet më të dokumentuara.

1. Dubrovnik, Kroaci

Ankesat për zhurmën e rrotave në Qytetin e Vjetër në Dubrovnik shtynë bashkinë të kërkojë shmangien e tërheqjes së valixheve brenda mureve dhe të promovojë shërbime transferimi bagazhesh.

Zbatimi fokusohet te edukimi, me rregulla zhurme për orët e vona. Mesazhi shoqëror është i qartë: rrotat të kufizohen.

2. Venecia, Itali

Titujt pĂ«r “ndalime” kanĂ« qenĂ« kryesisht propozime, por kufizime reale ekzistojnĂ« pĂ«r karroca tĂ« mĂ«dha nĂ« disa rrugĂ« e shkallĂ«.

Vizitorët orientohen drejt vaporetove dhe portierëve, që bagazhet të mos përplasen në shkallë guri.

3. Roma, Itali

Këtu theksi lidhet me mbrojtjen e monumenteve. Tërheqja e valixheve në shkallë ikonike, si ato Spanjolle, mund të ndalohet.

Trotuaret përgjithësisht lejojnë valixhet me rrota, por zonat e mbrojtura jo.

4. Portofino, Itali

Rregullorja e sjelljes synon shmangien e bllokimeve në hapësira shumë të vogla. Mund të vendosen gjoba kur bagazhet pengojnë lëvizjen në zona kyçe gjatë sezonit të pikut.

5. Hydra, Greqi

Qëndrimi më i rreptë: prej vitesh ndalohen mjetet me rrota. Praktikisht, valixhet me rrota janë problem; hotelet përdorin portierë ose kafshë për ngarkesa dhe këshillojnë çanta që mbahen në krahë.

6. Firence, Itali

Nuk ka ligj specifik, por rregullat e zhurmës dhe menaxhimi i turmave në qendrën historike bëjnë që valixhet me rrota, sidomos natën, të dekurajohen.

7. Barcelonë, Spanjë

Debati për zhurmën dhe trotuaret e bllokuara ka forcuar zbatimin e rregullave kundër shqetësimit publik. Tërheqja e valixheve në orë të qeta mund të sjellë paralajmërime.

8. Amsterdam, Holandë

Pa rregull të veçantë për valixhet, por politika më e fortë kundër shqetësimit ka ndryshuar praktikën: lëvizje e shpejtë e bagazheve, respektim i orareve të qetësisë dhe shmangie e urave me kalldrëm natën.

9. PragĂ«, Çeki

Pretendimet online për ndalim nuk janë dokumentuar gjerësisht. Në vend të kësaj, përdoren rregullat kundër shqetësimit.

Valixhet me rrota lejohen, por nĂ«se njĂ« turist po tĂ«rheq valixhen me zhurmĂ« nĂ« orĂ«t e hershme tĂ« mĂ«ngjesit pranĂ« banesave, policia mund ta paralajmĂ«rojĂ« dhe t’i kĂ«rkojĂ« qĂ«, pĂ«r segmentin e fundit tĂ« rrugĂ«s drejt akomodimit, ta mbajĂ« valixhen nĂ« dorĂ« dhe tĂ« mos e tĂ«rheqĂ« mbi kalldrĂ«m. / BackRoadPlanet, Shqip.al

The post 9 qytete europiane që po ashpërsojnë masat ndaj valixheve me rrota appeared first on Revista Monitor.

6 vendet më pak të vizituara në botë

By: Megi Dumi
9 January 2026 at 11:31

Kur shumica e njerëzve mendojnë për udhëtime, imagjinojnë destinacione të mbipopulluara me atraksione ikonike.

Por vendet më pak të vizituara në botë ofrojnë diçka krejt tjetër: natyrë të paprekur, kulturë të pasur dhe mundësinë për të eksploruar pa turma turistësh.

Ja disa nga vendet ku shkojnë shumë pak turistë:

1. Tuvalu

Tuvalu, një shtet i vogël koralor në Paqësorin Jugor, pret rreth 3,700 vizitorë në vit dhe shpesh konsiderohet vendi më pak i vizituar në botë.

Aeroporti në Funafuti ka pak fluturime javore, por ata që arrijnë aty gjejnë jetë ishullore të pastër, zhvillim minimal dhe tradita të forta komunitare.

2. Ishujt Marshall

Me më pak se 7,000 vizitorë në vit, ky shtet ishullor ofron plazhe të pacenuara, histori të Luftës së Dytë Botërore dhe jetë lokale larg turizmit masiv.

Infrastrukturë e kufizuar dhe rreziku nga rritja e nivelit të detit janë sfida reale, por natyra detare dhe mikpritja i bëjnë vizitat të paharrueshme.

3. Ishujt Solomon

Të njohur për ishujt vullkanikë dhe historinë e luftës, Ishujt Solomon mbeten pak të vizituar.

Turizmi zhvillohet ngadalë për shkak të izolimit dhe ndryshimeve klimatike, por vendi ofron përvoja autentike dhe pasuri natyrore unike.

4. Sudani i Jugut

Konfliktet dhe paqëndrueshmëria politike e rendisin Sudanin e Jugut ndër vendet më pak të vizituara.

Megjithatë, ai ka parqe kombëtare, kultura të larmishme dhe peizazhe të paprekura. Vizitat janë të rralla dhe zakonisht të organizuara në mënyrë të kontrolluar.

5. Komoret

Të vendosur mes Madagaskarit dhe Mozambikut, Komoret janë një zinxhir ishujsh vullkanikë me plazhe të bukura dhe kulturë plot gjallëri.

Mungesa e infrastrukturës turistike dhe fatkeqësitë natyrore i mbajnë larg turistët, por ndikimet afrikane, arabe dhe franceze krijojnë një identitet të veçantë.

6. Kiribati

Kiribati është ndër vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike.

Me pak turistë dhe infrastrukturë minimale, ai ofron një dritare të rrallë mbi qëndrueshmërinë dhe traditat e ishujve të Paqësorit. / HowStuffWorks, Shqip.al

The post 6 vendet më pak të vizituara në botë appeared first on Revista Monitor.

Balla: Zgjidhet ngërçi për 350 pasagjerë të bllokuar në Brindisi

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar nĂ« PartinĂ« Socialiste si dhe drejtuesi politik i PS-sĂ« pĂ«r DiasporĂ«n, Taulant Balla, bĂ«ri tĂ« ditur se Ă«shtĂ« zgjidhur situata pĂ«r rreth 350 pasagjerĂ« shqiptarĂ« qĂ« udhĂ«tonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit tĂ« Rinasit dhe mbetĂ«n tĂ« bllokuar nĂ« aeroportin e Brindizit.

Balla njoftoi se është organizuar transporti me autobus nga aeroporti i Brindizit drejt portit dhe më pas udhëtimi drejt Shqipërisë.

Sipas Ballës, ndërhyrja ka ardhur pas ankesave të pasagjerëve për mungesë zgjidhjeje nga kompania ajrore, duke theksuar se ka detyrimin ligjor të respektojë të drejtat e udhëtarëve sipas rregullave europiane.

“Ka marrĂ« njĂ« zgjidhje halli pĂ«r rreth 350 pasagjerĂ« qĂ« mbetĂ«n tĂ« bllokuar nĂ« Brindisi. ËshtĂ« organizuar transporti me autobus drejt portit dhe mĂ« pas drejt ShqipĂ«risĂ«. Kompania ajrore duhet tĂ« respektojĂ« siç duhet tĂ« Drejtat e Pasagjerit”, shkruan Balla.

Autoritetet u kanë kujtuar udhëtarëve se në raste të tilla ata gëzojnë të drejtën e asistencës, rimbursimit apo kompensimit, sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian për transportin ajror. /j.p/

The post Balla: Zgjidhet ngërçi për 350 pasagjerë të bllokuar në Brindisi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

5 prirje kryesore që pritet të formësojnë udhëtimet në 2026

By: Megi Dumi
2 January 2026 at 11:49

UdhĂ«timi nuk ka mĂ« tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me destinacionin, apo edhe me vetĂ« rrugĂ«timin, por me pĂ«rvojĂ«n qĂ« mbetet. QĂ« nga fundi i Covid-it, udhĂ«timet e udhĂ«hequra nga pĂ«rvoja janĂ« larguar nga “shĂ«nimi i atraksioneve” dhe po orientohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« drejt udhĂ«timeve kuptimplota, qĂ« lidhin vizitorĂ«t me njerĂ«zit dhe vendet qĂ« vizitojnĂ«.

Pas analizimit të 25 raporteve vjetore për turizmin, CNBC identifikoi pesë prirjet kryesore që do të ndikojnë vitin 2026:

1. Anti-turisti

Për të shmangur mbingarkesën turistike, për të përjetuar kulturën lokale dhe shpesh për të kursyer, udhëtarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë periudha jashtë sezonit dhe destinacione më pak të frekuentuara.

Qytetet dytësore po fitojnë terren, me kërkesa për akomodim që rriten më shpejt sesa në qendrat tradicionale turistike. Edhe qeveritë, si Japonia dhe Indonezia, po nxisin këtë zhvendosje.

2. Pushime pa “lodhje vendimmarrjeje”

UdhĂ«tarĂ«t, tĂ« lodhur mendĂ«risht, po delegojnĂ« planifikimin te agjencitĂ« ose paketat “all-inclusive”.

Ideja është e thjeshtë: dikush tjetër merr vendimet, që pushimi të jetë realisht çlodhës. Ky trend po bëhet standard, veçanërisht për udhëtarët me stres të lartë dhe pak kohë.

3. Mirëqenia përtej spa-së

Turizmi i mirëqenies po shkon përtej masazheve dhe spa-ve, drejt programeve të bazuara në shkencë, jetëgjatësi dhe shëndet mendor.

Nga programe ajurvedike te yoga, surf dhe udhëtime aktive në natyrë, këto përvoja shihen gjithnjë e më shumë si investime afatgjata në shëndet.

4. Turizmi nostalgjik

TĂ« rinjtĂ« po kĂ«rkojnĂ« tĂ« rikrijojnĂ« pushimet e fĂ«mijĂ«risĂ«, ndĂ«rsa pensionistĂ«t e rinj po pĂ«rqafojnĂ« “vitin e artĂ« tĂ« pauzĂ«s”, me udhĂ«time tĂ« gjata dhe mĂ« aventurore se mĂ« parĂ«.

Gati një e katërta e pensionistëve thonë se kanë udhëtuar ose do të udhëtonin për një vit të plotë.

5. IA në shërbimin hotelier

Ndërsa udhëtarët përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale (IA) për rezervime, hotelet po e përdorin atë për të parashikuar dëshirat e klientëve.

Nga personalizimi i dhomĂ«s deri te shĂ«rbimet para mbĂ«rritjes, IA pritet tĂ« kthehet nga “shtesĂ« luksi” nĂ« standard bazĂ« tĂ« mikpritjes.

Në 2026, udhëtimi pritet të jetë më i personalizuar, më i ndërgjegjshëm dhe më i fokusuar te përvoja sesa te sasia e vendeve të vizituara. / CNBC, Shqip.al

The post 5 prirje kryesore që pritet të formësojnë udhëtimet në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Rajoni shekullor europian i verës që po zbulohet nga adhuruesit e gastronomisë

By: Megi Dumi
22 December 2025 at 11:18

Mes maleve të dendura të Zemplénit dhe ultësirave pjellore të Fushës së Madhe Hungareze, Tokaj shtrihet si një mozaik vreshtash të mbrojtura nga UNESCO.

Kantina shekullore po ringjallin verëra të çmuara që shoqërohen në mënyrë perfekte me kuzhinën lokale, nga kërpudhat e pyllit te mishi i derrit mangalitsa, i aromatizuar me paprika.

“Sipas sistemit hungarez, Tokaj Ă«shtĂ« qytet,” thotĂ« guida lokale MĂĄrti Szegedi. Rruga kryesore Ă«shtĂ« e vogĂ«l dhe e qetĂ«, me dyqane vere, shtĂ«pi ngjyrĂ« pastel dhe pothuajse pa njerĂ«z.

“Por tĂ« gjithĂ« e dinĂ« se Ă«shtĂ« fshat,” shton ajo me buzĂ«qeshje. I vendosur aty ku bashkohen lumenjtĂ« Tisa dhe Bodrog, Tokaj i jep emrin rajonit Tokaj-Hegyalja, njĂ« peizazh kulturor historik i mbrojtur nga UNESCO, me traditĂ« vere mbi njĂ« mijĂ«vjeçare.

Rajoni ka kaluar epidemi, luftëra botërore dhe kolektivizimin komunist, por pas vitit 1989 ka rizbuluar identitetin e vet.

Kodrat e buta janë të mbushura me vreshta, fusha luledielli e gruri, kisha, rrënoja kështjellash dhe, nën tokë, rrjete kantinash të errëta të gdhendura në shkëmb vullkanik, ku ruhen disa nga verërat më të ëmbla dhe më të shtrenjta në botë.

NĂ« HercegkĂșt, pranĂ« Tokajt, hyrjet trekĂ«ndore tĂ« kantinave tĂ« shekullit XVIII duken si shtĂ«pi hobit. Brenda, myku karakteristik gri ndihmon nĂ« kontrollin e lagĂ«shtisĂ«, shenjĂ« e njĂ« kantine tĂ« shĂ«ndetshme.

Aty shijohet Furmint, vera e thatĂ« dhe minerale, por edhe AszĂș, krenaria e rajonit: verĂ« e Ă«mbĂ«l e prodhuar nga rrushi i prekur nga “kalbĂ«zimi fisnik”.

Korrja bĂ«het me dorĂ«, vera ruhet nĂ« fuçi lisi dhe mund tĂ« ruhet pĂ«r dekada. ËmbĂ«lsia e saj shkon jo vetĂ«m me Ă«mbĂ«lsirat, por edhe me mishra tĂ« pjekur, pate dhe gĂ«shtenja.

Në restorantet e zonës, kuzhina lokale mbështetet te paprika, mish gjahu nga pyjet e Zemplénit dhe derri mangalitsa, racë vendase, me mish të yndyrshëm e shumë aromatik.

Supa me paprika, gjellĂ«t me speca dhe mish dreri, apo fileto mangalitsa shoqĂ«rohen me AszĂș-nĂ« e artĂ«, dikur e preferuar nga oborret mbretĂ«rore europiane.

Rilindja kulinare shtrihet edhe te pastiçeritĂ« artizanale, ku recetat tradicionale hungareze interpretohen me fruta vendase dhe pak sheqer, si flĂłdni apo rĂĄkĂłczi tĂșrĂłs.

Ndërkohë, mishi i mangalitsës, dikur pranë zhdukjes, sot vlerësohet globalisht dhe përputhet në mënyrë ideale me verërat e Tokajt.

Fytyra moderne e rajonit shfaqet në kantina si Sauska, ku prodhohen edhe verëra të thata e të gazuara.

Kuzhina bashkëkohore, e rafinuar dhe e frymëzuar nga vera, respekton traditën, por e çon Tokajn drejt së ardhmes.

Duke ngritur njĂ« gotĂ« AszĂș pĂ«rballĂ« peizazhit vullkanik, bĂ«het e qartĂ«: ky rajon i fshehur Ă«shtĂ« sot njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ«rheqĂ«se pĂ«r adhuruesit e verĂ«s dhe ushqimit nĂ« EuropĂ«. / NatGeo, Shqip.al

The post Rajoni shekullor europian i verës që po zbulohet nga adhuruesit e gastronomisë appeared first on Revista Monitor.

Gjërat më të mira të reja për të bërë në Europë në vitin 2026

By: Megi Dumi
16 December 2025 at 11:26

Janari Ă«shtĂ« fare pranĂ«, ndaj ka shumĂ« gjasa qĂ« tashmĂ« po filloni tĂ« mendoni pĂ«r planet tuaja tĂ« udhĂ«timit pĂ«r vitin 2026. Platforma e njohur Time Out ka pĂ«rgatitur pikĂ«risht listĂ«n e duhur pĂ«r t’ju ndihmuar tĂ« ngushtoni zgjedhjet.

Përmbledhja me të gjitha gjërat më të mira të reja që do të ndodhin në botë gjatë vitit 2026 u publikua javën e kaluar dhe përfshin shtatë hapje dhe evente të ndryshme në Europë.

Madje, aktiviteti mĂ« i mirĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n vitin e ardhshĂ«m do tĂ« zhvillohet nĂ« Paris, verĂ«n e ardhshme.

Nga 6 deri më 28 qershor, ura më e vjetër e kryeqytetit francez do të shndërrohet në skenën e një instalacioni të ri arti, i frymëzuar nga vepra ikonike e Christo dhe Jeanne-Claude, Pont Neuf Wrapped, e vitit 1985.

 La Caverne du Pont Neuf

Atelier J

Me një referencë ndaj guroreve nga ku u nxorën shkëmbinjtë origjinalë, projekti i artistit të rrugës dhe fotografit JR do ta shohë urën të mbështjellë nga një formacion gjigant shkëmbor, i ashpër dhe i thyer, dhe pjesa më e mirë është se do të jetë plotësisht falas për vizitorët.

Instalacioni Skyspace i James Turrell, i pĂ«rshkruar si “mĂ« i madhi dhe mĂ« ambiciozi” i tij, do tĂ« hapet mĂ« 19 qershor nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« krejt tĂ« re me kupolĂ«, pranĂ« Muzeut tĂ« Artit ARoS Aarhus.

Po ashtu, në Hamburg pritet një përkushtim i ri dhe gjigant ndaj artit imersiv, falë kolektivit artistik teamLab.

Nëse preferoni të festoni nën fenomene qiellore, në peizazhe të egra dhe të largëta, drejtohuni nga Iceland Eclipse, një festival muzikor që do të mbahet në Gadishullin SnÊfellsnes të Islandës nga 12 deri më 15 gusht.

Eventi do të strukturohet rreth atyre dy minutave mistike të errësirës dhe do të përfshijë një mori DJ, aktivitete të bazuara në shkencë dhe art.

Megjithatë, ka edhe shumë më tepër, më poshtë janë të gjitha shtatë gjërat më të mira të reja për të bërë në Europë në vitin e ri:

  • Ecni brenda njĂ« vepre arti monumentale nĂ« qendĂ«r tĂ« Parisit, FrancĂ«
  • Adhuroni qiellin nĂ« njĂ« festĂ« katĂ«rditore gjatĂ« eklipsit diellor, IslandĂ«
  • PĂ«rshkoni bregdetin anglez nĂ« njĂ« shteg ecjeje tĂ« shumĂ«pritur, MbretĂ«ria e Bashkuar
  • Studioni qiellin nĂ« instalacionin Skyspace “mĂ« tĂ« madh dhe mĂ« ambicioz” nĂ« botĂ«, DanimarkĂ«
  • Zbuloni qendra tĂ« reja kulturore dhe arkeologjike nĂ« dy stacione treni funksionale, Turqi
  • Humbuni nĂ« pĂ«rkushtimin mĂ« tĂ« madh ndaj artit imersiv nĂ« EuropĂ«, Gjermani
  • Hani, pini dhe kĂ«rceni nĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« re queer, House of Q, Suedi

/ Time Out, Shqip.al

The post Gjërat më të mira të reja për të bërë në Europë në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kryeqyteti europian shpallet qyteti më i jetueshëm në botë për vitin 2026

By: Megi Dumi
14 December 2025 at 11:01

Në një renditje të re, plot 38 qytete europiane renditen mes 50 qyteteve më të jetueshme në botë, bazuar në kritere si siguria personale, strehimi dhe të tjera.

Ndërsa ushqimi i shkëlqyer, jeta e natës apo hapësirat kulturore mund të jenë gjëja juaj e preferuar te qyteti ku jetoni, ka shumë faktorë të tjerë që e bëjnë një qytet një vend të mirë për të jetuar.

ECA International i vlerĂ«son qytetet sipas njĂ« game tĂ« gjerĂ« kriteresh, infrastruktura, cilĂ«sia e ajrit, akses nĂ« shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore, siguria personale, tensionet politike, mundĂ«sia pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« rrjet social dhe pĂ«r tĂ« pasur aktivitete çlodhĂ«se, strehimi dhe shĂ«rbimet bazĂ«, si edhe klima, pĂ«r tĂ« hartuar vlerĂ«simet vjetore tĂ« vendndodhjes pĂ«r periudhĂ«n 2025–26.

Këtë vit, nga 275 qytete të analizuara, qytetet europiane zunë 38 nga 50 vendet e para, si edhe të gjithë 10 vendet e para të renditjes, me Bernën në Zvicër që u shpall fituesja absolute.

“Performanca e fortĂ« e EuropĂ«s pasqyron dekada investimesh nĂ« mjedise tĂ« pastra, shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore tĂ« nivelit botĂ«ror dhe infrastrukturĂ«,” tha ECA International. “Vlen tĂ« theksohet se asnjĂ« qytet europian nuk figuron nĂ« 50 vendet e fundit, çka nĂ«nvizon atraktivitetin e kontinentit.”

Dhe po, Berna është e sigurt dhe e jetueshme, por a është një vend argëtues për të jetuar?

Së pari, ajo është shumë e bukur. Kryeqyteti de facto i Zvicrës është ndërtuar rreth një kthese të lumit Aare, dhe Qyteti i Vjetër (Altstadt) daton që nga shekulli i dymbëdhjetë.

Nëse udhëtoni drejt qytetit, sigurohuni të vizitoni Freibad Marzili, një zonë shumë e frekuentuar për not, ku mund të zhyteni në ujëra të kaltërta dhe të kristaltë, si edhe Kulturzentrum Reitschule, një hapësirë sociale dhe eventi që organizon koncerte, shfaqje teatrore dhe projeksione filmash.

Megjithatë, Zvicra nuk njihet për kosto të përballueshme jetese. Lista e qyteteve më të jetueshme e ECA International përfshin disa nga të njëjtat vende që shfaqen edhe në këtë përmbledhje të qyteteve më të shtrenjta për qira dhe në këtë studim mbi vendet më të kushtueshme për të ngrënë jashtë. Rezulton se jetueshmëria nuk është e lirë.

Qytetet më të sigurta dhe më të jetueshme në botë:

  1. Berna, Zvicër
  2. Kopenhagen, Danimarkë
  3. Stavanger, Norvegji
  4. Gjenevë, Zvicër
  5. Qyteti i Luksemburgut, Luksemburg
  6. Hagë, Holandë
  7. Vjenë, Austri
  8. Mynih, Gjermani
  9. Dublin, Irlandë
  10. Lisbonë, Portugali

/ Time Out

The post Kryeqyteti europian shpallet qyteti më i jetueshëm në botë për vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Udhëtimet me tren të Europës që duhet të provoni këtë fundvit

By: Megi Dumi
10 December 2025 at 11:50

Sezoni i dimrit në Europë do të thotë peizazhe si kartolina, drita vezulluese, tregje festive dhe një ritëm më i qetë për të shijuar fundvitin.

Dhe pak gjë e fut njeriun më shpejt në atmosferën e festave sesa një udhëtim i ngadaltë, panoramik dhe i rehatshëm me tren. Këto linja të veçanta dimërore ofrojnë luks, aventurë dhe një mënyrë të ngadalësuar udhëtimi.

Santa Claus Express

Një nga udhëtimet më magjike të fundvitit, ky tren finnlandez nis çdo mbrëmje nga Helsinki dhe udhëton drejt veriut, përmes liqeneve të ngrira e pyjeve të mbuluar me borë, deri në Rovaniemi, brenda Rrethit Arktik.

Disa pasagjerë me fat mund të shohin edhe Dritat e Veriut, të cilat këtë vit janë më të dukshme falë aktivitetit të lartë diellor.

NĂ« mĂ«ngjes, treni mbĂ«rrin nĂ« Lapland, “qytetin zyrtar tĂ« Santa Claus”, me ndalesa nĂ« Kolari dhe KemijĂ€rvi. UdhĂ«tarĂ«t mund tĂ« vizitojnĂ« Santa Claus Village, tĂ« stampojnĂ« pasaportĂ«n me vulĂ«n e Rrethit Arktik dhe tĂ« dĂ«rgojnĂ« letra.

Espresso Monaco

Ky tren nate me tematikë festive lidh Romën me Mynihun gjatë dhjetorit, duke krijuar një mënyrë nostalgjike për të përjetuar tregjet e Krishtlindjes.

Në bord ofrohen dekorime, muzikë live dhe darka festive. Ndalesat përfshijnë Verona, Trento, Bolzano, Bressanone dhe Innsbruck, përpara se treni të mbërrijë në Mynih. Shërbimi ofrohet vetëm gjatë dy fundjavave të dhjetorit.

Bergen Railway

Një tjetër klasik dimëror, linja Bergensbanen e Norvegjisë udhëton rreth 500 km nga Oslo në Bergen, duke kaluar 180 tunele dhe disa nga lartësitë më mbresëlënëse të kontinentit.

Udhëtimi ofron pamje të magjishme: fusha me borë, ujëvara të ngrira, male të thepisura, fjorde të thella dhe fshatra përrallorë.

Pikat kryesore janë pllaja Hardangervidda, stacioni i lartë Finse dhe resorti i skijimit Geilo. Në Myrdal, udhëtarët mund të lidhen me linjën e famshme FlÄm.

Golden Eagle Danube Express

Për dashamirësit e tregjeve të Krishtlindjes, ky tren luksoz është zgjedhja ideale. Itinerari dimëror mes Budapestit dhe Mynihut përfshin Vjenën, Alpet austriake dhe Salzburgun.

Paketa përfshin dy netë në hotel me pesë yje, darka mirëseardhjeje, guida, degustime dhe aktivitete tradicionale si karroca me kuaj në Vjenë dhe koncert me këngë festive.

Një itinerar tjetër, Grand Alpine Express, kalon nëpër Austri, Slloveni, Zvicër dhe Italinë veriore, me ndalesa në Zyrih, St. Gotthard, Liqenin Como, Trieste, Ljubljanë, Postojna dhe Venecia.

Glacier Express

NjĂ« nga udhĂ«timet hekurudhore mĂ« ikonike tĂ« ZvicrĂ«s, i quajtur “treni ekspres mĂ« i ngadaltĂ« nĂ« botĂ«â€. Itinerari Zermatt–St. Moritz zgjat tetĂ« orĂ« dhe pĂ«rshkon 91 tunele e 291 ura, me pamje tĂ« pabesueshme tĂ« Alpeve zvicerane, liqeneve akullnajore dhe kanioneve tĂ« thella.

Ndalesat kryesore pĂ«rfshijnĂ« Oberalp Pass, Rhine Gorge (i quajtur “Grand Canyon-i zviceran”) dhe viaduktin Landwasser, pjesĂ« e TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore tĂ« UNESCO-s. / Euronews

The post Udhëtimet me tren të Europës që duhet të provoni këtë fundvit appeared first on Revista Monitor.

Destinacionet më të mira për ski në Europë

By: Megi Dumi
8 December 2025 at 12:07

Gjetja e vendit të përsosur për ski në Europë është pak a shumë si të biesh në dashuri. Për autoren, ndodhi në Avoriaz të Francës, mes maleve që ngjanin me dhëmbë dhe një panini raclette që shkrihej në dorë, një dashuri e menjëhershme me borën.

Kontinenti ofron një mori destinacionesh, nga resortet luksoze të Zvicrës te pistat më ekonomike të Bullgarisë, për të gjithë ata që kërkojnë ose qetësi, ose argëtim pas skisë.

NĂ« Itali, Selva nĂ« Dolomite Ă«shtĂ« ideale pĂ«r kilometra tĂ« pafundme skish. Me njĂ« “ski safari” 40 km rreth masivit tĂ« SellĂ«s, kalon katĂ«r lugina dhe pesĂ« qafa malore pa hequr skitĂ«, duke pĂ«rjetuar “alpenglow”-in rozĂ« tĂ« agimit.

ËshtĂ« baza mĂ« e mirĂ« nĂ« Val Gardena pĂ«r aventurĂ« tĂ« gjatĂ« e pamje madhĂ«shtore. NĂ« Austri, St Anton Ă«shtĂ« tempulli i aprĂšs-ski, ku muzika, birrat dhe vallĂ«zimi fillojnĂ« nĂ« orĂ«n 3 pasdite nĂ« MooserWirt, njĂ« nga baret mĂ« tĂ« çmendura tĂ« Alpeve. Aty gĂ«zimi i jetĂ«s nĂ« natyrĂ« bashkohet me kuzhinĂ«n tradicionale, si pancake-t “Kaiserschmarren”.

St. Anton

Në Zvicër, Crans Montana është kthyer në qendër të re të freestylers falë parkut të madh Alaïa dhe energjisë së brezit të ri.

Në Borovets të Bullgarisë, skitë janë për këdo me buxhet të kufizuar, afër Sofjes, me 58 km pista dhe çmime përgjysmë krahasuar me Alpet perëndimore. Të ngjashme janë edhe tavernat me muzikë popullore që sjellin atmosferë autentike.

Borovets

Në Zermatt të Zvicrës, resorti pa makina nën hijen e Matterhorn-it është ideal për ata që nuk skiojnë: ofron muze, rrugë historike me shtëpi druri dhe një linjë të re teleferikësh që lidh Zvicrën me Italinë përmes akullnajave.

Zermatt

NĂ« Avoriaz 1800 tĂ« FrancĂ«s, dashamirĂ«t e arkitekturĂ«s gjejnĂ« njĂ« fshat futurist tĂ« mbuluar nga dĂ«bora, tĂ« ndĂ«rtuar nĂ« vitet ’60 me materiale natyrore dhe dizajn qĂ« shkrin me malin.

Së fundi, Skandinavia është për ata që kërkojnë skitë në ekstremet e natyrës, nga Finlanda ku skion nën aurorën boreale, te Norvegjia me Trysil madhështor dhe Suedia me SÀlen.

Norvegji

Aty kombinohen skitë me sauna, zhytje në ujë të ftohtë dhe kulturën e Sami-ve. Edhe në fund të sezonit, në RiksgrÀnsen mund të skish nën diellin e mesnatës, një përvojë që vetëm veriu mund ta ofrojë.

Destinacionet më të mira për ski në Europë:

  1. Selva (Itali)
  2. St Anton (Austri)
  3. Crans Montana (Zvicër)
  4. Borovets (Bullgari)
  5. Zermatt (Zvicër)
  6. Avoriaz 1800 (Francë)
  7. Skandinavia (Norvegji, Suedi, Finlandë)

/ Lonely Planet, Shqip.al

The post Destinacionet më të mira për ski në Europë appeared first on Revista Monitor.

Destinacionet më të mira për të vizituar në Europë gjatë dimrit

By: Megi Dumi
6 December 2025 at 12:48

Me afrimin e vitit 2026, Europa mbetet një nga destinacionet më tërheqëse të dimrit. Edhe pse i ftohtë, kontinenti ofron udhëtime të paharrueshme: nga dritat veriore mbi peizazhet me borë të Laplandit, te arratisjet në diell në plazhet e Fuerteventurës. Sezoni i ulët sjell më pak turma dhe mundësi më të qeta eksplorimi.

Cappadocia është magjike nën borë, ku shkëmbinjtë e butë dhe qytetet nëntokësore marrin një dimension tjetër, me më pak vizitorë dhe çmime më të ulëta.

Fuerteventura ofron temperaturat më të ngrohta të Europës në dimër dhe plazhe të gjera me rërë e duna të mbrojtura, ideale për pushime pranë detit.

Eryri (Snowdonia) në Uells mbetet një parajsë për aventurierët, me male, liqene dhe aktivitete ekstreme që zhvillohen edhe në dimër, nga ecjet me pajisje dimërore te sportet nën tokë në minierat e vjetra.

Eryri

Bilbao, me klimë të freskët, shkëlqen me muzeume, tregje dhe gastronominë baske. Madeira ruan pranverën gjatë gjithë vitit, me temperatura të buta dhe një kryeqytet plot jetë si Funchal.

Riviera franceze ofron shkëlqim pa turma, një rikthim te atmosfera historike e vizitorëve të shekullit XIX që kërkonin klimë të butë.

Riviera Franceze

Alpet Bavareze janë një kartolinë dimërore me liqene të ngrira e kështjella përrallore si Neuschwanstein.

Santorini, pa turmat e verës, kthehet në një përvojë të qetë me fshatra të bardhë dhe perëndime të paharrueshme, edhe pse me pak shërbime të hapura.

Alentejo nĂ« Portugali Ă«shtĂ« ideal pĂ«r adhuruesit e verĂ«s, me kodra, pyje lisash dhe qytetin e bukur Évora me kuzhinĂ« dhe bodrume verĂ«rash.

Lyon mbetet kryeqyteti botëror i gastronomisë, i mbushur me tregje, bistro tradicionale dhe shkolla gatimi.

Cinque Terre, zakonisht e mbingarkuar, në dimër është pothuajse bosh. Do të gjeni bukuri dramatike nën qiellin me stuhi.

Cinque Terre

Budapesti ngroh trupin e shpirtin me banjat e tij termale historike, arkitekturën madhështore dhe jetën e natës.

Lapland finlandeze Ă«shtĂ« vendi ideal pĂ«r aurora borealis, me peizazhe arktike, aktivitete si shĂ«titje me slitĂ« tĂ« tĂ«rhequr nga qentĂ« e borĂ«s, motorrĂ« bore, ski dhe sauna tradicionale. Dritat veriore janĂ« mĂ« tĂ« dukshme nga shkurt–prill dhe shtator–tetor.

Lapland

Destinacionet më të mira për të vizituar në Europë gjatë dimrit:

  1. Cappadocia (TĂŒrkiye)
  2. Fuerteventura (Ishujt Kanarie)
  3. Eryri / Snowdonia (Uells)
  4. Bilbao (Spanjë)
  5. Madeira (Portugali)
  6. CĂŽte d’Azur (FrancĂ«)
  7. Alpet Bavareze (Gjermani)
  8. Santorini (Greqi)
  9. Alentejo (Portugali)
  10. Lyon (Francë)
  11. Cinque Terre (Itali)
  12. Budapest (Hungari)
  13. Lapland (Finlandë)

/ Lonely Planet

The post Destinacionet më të mira për të vizituar në Europë gjatë dimrit appeared first on Revista Monitor.

❌
❌