Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Sa kohë mund ta lini një mace vetëm në shtëpi?

29 December 2025 at 08:47


Nëse keni një mace si kafshë shtëpiake, mund të keni menduar se sa kohë mund ta lini vetëm në shtëpi ndërsa jeni në një udhëtim të shkurtër ose vizitoni familjen dhe miqtë.

Macet kanë reputacionin se janë kafshë të pavarura dhe disi të largëta, shpesh duken sikur as nuk e vënë re mbërritjen ose largimin tuaj. Megjithatë, pas kësaj indiference të dukshme fshihet një realitet më kompleks.

Edhe pse disa mace e tolerojnë vetminë shumë mirë, të tjerat e përjetojnë mungesën e pronarit të tyre si një mangësi serioze emocionale, e ngjashme me atë që u atribuohet më shpesh qenve.

Ndryshe nga qentë, macet e kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke fjetur ose duke u kujdesur për veten, veçanërisht ato më të vjetrat, kështu që mund të duket sikur nuk kanë nevojë për shoqëri.

Shumica e maceve të rritura mund të lihen vetëm për disa orë pa asnjë problem, duke u argëtuar ose duke fjetur në vendin e tyre të preferuar. Pyetja është: "Ku është kufiri?"

Si rregull, një natë vetëm nuk është problem, me kusht që macja të jetë rritur dhe të jetë mësuar me mjedisin e saj. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se macja nuk duhet të lihet plotësisht vetëm për më shumë se 24 deri në 48 orë.

Eksperti i sjelljes së maceve, Mikel Delgado, thekson se macet janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve në rutinë dhe se mungesat e zgjatura mund të shkaktojnë stres, ankth dhe madje edhe probleme sjelljeje.

Përveç aspektit emocional, ekziston edhe ana praktike e problemit. Nëse ndodh diçka e papritur, si p.sh. një problem shëndetësor, një tas me ujë të derdhur ose një kuti e ndotur për mbeturina, nuk ka askush për t'iu përgjigjur. Prandaj, lënia e një maceje vetëm për pesë ditë ose më shumë nuk është kurrë një mundësi e sigurt, përveç nëse dikush vjen ta kontrollojë rregullisht.

Rregullat janë edhe më të rrepta kur bëhet fjalë për kotelet. Ato nuk kanë pjekurinë ose vetëkontrollin e maceve të rritura dhe mund të vihen lehtësisht në rrezik.

Kotelet nën tre muaj nuk duhet të lihen vetëm për më shumë se 20 minuta. Në moshën tre muajsh, ato mund të lihen pak më gjatë, ndërsa në moshën tetë muajsh, kur janë kryesisht të rritur plotësisht, është e pranueshme që ato të kalojnë gjysmë dite vetëm.

Në një intervistë me revistën shkencore franceze Futura, Mikel Delgado thekson se vetëm pas rreth vitit të parë të jetës, macet mund të durojnë një ditë të tërë vetmie pa stres. Pavarësisht moshës, shton ai, është e rëndësishme t'i mësohet gradualisht maces pavarësia në mënyrë që stresi dhe pasiguria të mos grumbullohen.

Nëse planifikoni të largoheni për një ose dy ditë, përgatitja është thelbësore. Macja juaj duhet të ketë ujë të freskët, shumë ushqim, një kuti të pastër për mbeturina, lodra, zona për ngjitje dhe sende që mbajnë aromën e njohur të shtëpisë. Është gjithashtu e rëndësishme të mbyllni zonat e rrezikshme, të hiqni bimët helmuese dhe të hiqni objektet e mprehta ose të vogla që mund të gëlltisin.

Megjithatë, siç thekson Delgado, edhe shtëpia më e sigurt nuk mund ta zëvendësojë kontaktin njerëzor. Zgjidhja më e mirë është që çdo ditë të vijë një mik i besueshëm ose një kujdestar kafshësh për të ushqyer macen, për të pastruar mbeturinat, për të kontrolluar shëndetin e saj dhe për t'i kushtuar pak vëmendje. Është mënyra më e sigurt për ta mbajtur macen të qetë, të sigurt dhe të lumtur derisa të kthehet pronari.

Before yesterdayMain stream

“Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”, Krishtlindja në shtëpinë e Foshnjes “Hannah dhe Rozafa”

25 December 2025 at 10:06


TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, vizitoi sot, në ditën e Krishtlindjes, Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë.

Gjatë vizitës në institucionin ku qëndrojnë 138 fëmijë pa kujdes prindëror, Krishtlindja u festua mes buzëqeshjeve, përqafimeve dhe momenteve gëzimi, në kuadër të nismës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale “Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”, e mbështetur nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ministrja Sala theksoi rëndësinë e reformave të ndërmarra në fushën e mbrojtjes sociale, duke vënë në dukje miratimin e ligjit “Për kujdesin alternativ” i cili krijon të gjithë bazën ligjore që synon garantimin e së drejtës së fëmijëve për t’u rritur në një mjedis familjar.
Ajo nënvizoi se politikat sociale janë të orientuara drejt forcimit të sistemit të birësimit dhe kujdestarisë.

Përkushtimi maksimal i punonjësve në institucionet sociale është t’u ofrojnë fëmijëve dashuri dhe përkujdesje, por qëllimi kryesor mbetet garantimi i një familjeje për secilin fëmijë.
Në vijim të vizitës, ministrja Sala takoi edhe një familje që kishte birësuar dy vajza të vogla binjake, duke e cilësuar këtë shembull si dëshmi konkrete të funksionimit të politikave të reja sociale dhe të rëndësisë së familjes në jetën e fëmijëve.

1 nga 2

The post “Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”, Krishtlindja në shtëpinë e Foshnjes “Hannah dhe Rozafa” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këto këshilla praktike do t'ju ndihmojnë ta mbani shtëpinë tuaj më të ngrohtë gjatë dimrit

24 December 2025 at 13:54


Me ardhjen e ditëve të ftohta, shumë njerëz po përpiqen të gjejnë mënyra për të ngrohur shtëpitë e tyre pa rritur faturat e ngrohjes.

Edhe pse ndërhyrjet më të mëdha, siç është zëvendësimi i punimeve prej druri ose izolimi shtesë, mund të japin rezultate të mira, ekzistojnë edhe zgjidhje të shpejta dhe të përballueshme që mund të përmirësojnë ndjeshëm ndjesinë e ngrohtësisë në një hapësirë.

Para së gjithash, është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje rregullimit të mobiljeve. Mobilje të tilla si divanet, krevatet ose dollapët shpesh bllokojnë radiatorët ose kanalet e ajrit, duke parandaluar shpërndarjen e njëtrajtshme të nxehtësisë. Kur rrjedha e ajrit bllokohet, ngrohja bëhet më pak efikase dhe dhomat qëndrojnë më të freskëta se sa duhet të jenë.

Ajri i ftohtë hyn më shpesh përmes boshllëqeve rreth derës, prandaj rekomandohet që këto hapje të mbyllen me zgjidhje të thjeshta. Shirita shtesë, mbrojtjet prej pëlhure mund të parandalojnë hyrjen e të ftohtit dhe të ndihmojnë në ruajtjen e nxehtësisë në dhomat që përdoren më shumë.

Shfrytëzimi i nxehtësisë natyrore gjatë ditës mund të ketë gjithashtu një efekt të rëndësishëm. Ngritja e perdeve dhe heqja e perdeve nga dritaret lejon që rrezet e diellit të hyjnë, të cilat ngrohin natyrshëm hapësirën, ndërsa mbyllja e tyre në mbrëmje ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë së fituar. Perdet më të trasha ose më izoluese janë veçanërisht të dobishme, pasi ato zvogëlojnë më tej humbjen e nxehtësisë përmes dritareve.

Duke zbatuar këto këshilla të thjeshta, është e mundur të arrihet një temperaturë më e rehatshme në shtëpi gjatë muajve të dimrit, pa investime të mëdha dhe me konsum më të ulët të energjisë.

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

By: Ela
22 December 2025 at 13:25

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja e kullat vijojnë të lartësohen çdo ditë, ironikisht, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbipopullimit të banesave në Europë. Të dhënat më të fundit tregojnë se 57.1% e popullsisë jeton në […]

The post Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një apartament në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë shtëpinë

By: M C
15 December 2025 at 20:40

Një apartamet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Granice të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në katin e 2-të të një pallati.

Nga vendi i ngjarjes raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo persona të lënduar. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të shuar flakët si dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në apartamentet e tjera.

The post Zjarr në një apartament në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë shtëpinë appeared first on Albeu.com.

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re

By: gaze tare
15 December 2025 at 17:57

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” Sara Gjordeni dhe kengetari Bardhi kanë ndarë me ndjekësit e tyre një nga momentet më të bukura personale: shtëpinë e tyre të re. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, çifti ka zbuluar ambientin ku do të nisin një kapitull të ri, duke marrë menjëherë vëmendjen dhe komplimentet e publikut.

Nga pamjet e publikuara, shtëpia karakterizohet nga një stil modern dhe minimalist, ku dominojnë ngjyrat neutrale, detajet elegante dhe ndriçimi i ngrohtë. Kuzhina e hapur, e kombinuar me zonën e ngrënies, krijon një hapësirë funksionale dhe shumë estetike, ndërsa mobilimi duket i kuruar deri në detaje.

Në një nga postimet, Sara shoqëron pamjet me një mesazh domethënës, duke e cilësuar këtë shtëpi si fryt të punës dhe ëndrrave të realizuara, nje dedikim për vajzat që nuk ndalen kurrë së ëndërruari dhe punuari.

”Dedikuar vajzave që nuk ndalojnë kurrë së ëndërruari dhe punuar”- shkroi Sara në story, teksa ndau çelësat e shtëpisë.

Zbulimi i shtëpisë së re shihet si një tjetër hap i rëndësishëm në jetën e çiftit, i cili vazhdon të jetë mjaft i ndjekur dhe i komentuar nga publiku.

Prej pak kohësh Sara ka hedhur në treg linjën e saj te kujdesit të lëkurës, i cili mesa duket po i ecën më së miri.

The post Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re appeared first on iconstyle.al.

“Nuk bëj festa në shtëpi”, moderatorja Egli Tako: Organizimet me miqtë janë reduktuar

By: M C
2 December 2025 at 21:56

Moderatorja Egli Tako ka folur sot për traditën e pritjes së mysafirëve në shtëpi në kohën e gjeneratës Z, duke treguar se të paktën në familjen e saj festat me shumë njerëz të ftuar janë reduktuar shumë.

Në një lidhje telefonikë në ‘Goca dhe Gra’, Egli tregoi se e kishte marrë malli të mblidhej si dikur, dhe edhe pse ajo vetë nuk organizonte festa në shtëpi, do donte ti bashkojë miqve të saj në këto organizime.

“Nuk është se nuk e kam përjetuar këtë fazën e pritjes së mysafirëve. Ne në familjen tonë e kemi shijuar këto mbledhjet familjare për festa. Festat janë edhe për të pasur pak zhurmë. Tani festat janë reduktuar edhe këto pritjet edhe përcjelljet familjare.

Njerëzit janë bërë më të tërhequr. Malli na ka marrë të mblidhemi si dikur. Mendoj më mirë të mblidhesh në shtëpi. Nuk bëj festa në shtëpi. Nëse organizon dikush një festë do doja ti bashkohesha”, u shpreh moderatorja Egli Tako.

The post “Nuk bëj festa në shtëpi”, moderatorja Egli Tako: Organizimet me miqtë janë reduktuar appeared first on Albeu.com.

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

By: Ela
25 November 2025 at 08:45

Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm. Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin […]

The post Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025 appeared first on BoldNews.al.

Suedezi nuk mundi të luante futboll për muaj të tërë për shkak të një sëmundjeje "misterioze"

11 November 2025 at 12:49


Lojtari i ekipit kombëtar suedez të futbollit, Carl Starfelt, është goditur nga një pengesë e pazakontë javët e fundit, pasi, besoni ose jo, ai qëndroi jashtë fushave për dy muaj për shkak të mykut në shtëpinë e tij.

Mjekët e tij nuk mundën të përcaktonin shkakun e sëmundjes së tij për dy muaj, klubi më pas nisi një hetim më të detajuar dhe në fund u zbulua një shkak krejtësisht i papritur i gjendjes së dobët shëndetësore të qendërmbrojtësit të Celta Vigos.

Konkretisht, në muret e shtëpisë së tij u vu re myk i fortë dhe mjekët arritën në përfundimin se ky ishte shkaku i gjendjes së keqe të suedezit.

🚨 𝗗𝗜𝗗 𝗬𝗢𝗨 𝗞𝗡𝗢𝗪: Celta Vigo player Carl Starfelt was sidelined for about 2 months due to persistent sickness that doctors struggled to pinpoint.

The club launched investigations into his condition, looking for an answer.

Severe mold was discovered in his house. The… pic.twitter.com/ziK9cqd7pK
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) November 9, 2025

Starfelt u largua nga ajo shtëpi menjëherë pas kësaj, dhe shpejt u shërua dhe filloi të luante për Celtan.

Suedezi është anëtar i Celta Vigos që nga viti 2023, kur mbërriti në një transferim me vlerë pesë milionë euro nga Celticu, dhe sot është një nga zëvendës kapitenët e ekipit spanjoll.

Më parë, ai luajti edhe për Rubin Kazanin dhe ekipet suedeze Goteborg dhe Brommapojkarna, ku edhe u rrit. /Telegrafi/

Për një fillim të ri: Princesha Kate dhe Princi William në shtëpinë e tyre të re!

By: gaze tare
2 November 2025 at 16:23

Princesha Kate dhe Princi William kanë bërë një lëvizje të rëndësishme duke u vendosur në shtëpinë e tyre të përhershme.

Princi dhe Princesha e Uellsit, të dy 43 vjeç, janë transferuar në Forest Lodge në Windsor së bashku me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, sipas një raportimi nga The Telegraph. Lajmi konfirmon se familja ka bërë lëvizjen gjatë pushimeve të mes-vitit dhe tani po e shijon jetesën në këtë shtëpi të re. Planet për lëvizje u njoftuan për herë të parë në muajin gusht, kur një përfaqësues i Pallatit Kensington konfirmoi për PEOPLE: “Familja e Uellsit do të lëvizë në një shtëpi të re më vonë gjatë vitit.”

Kur Princi William dhe Princesha Kate kaluan bazën e tyre nga Pallati Kensington në Londër në Adelaide Cottage në Windsor tre vjet më parë, ata donin të provonin këtë vend për të parë nëse do të funksiononte për familjen e tyre. Princ George, 12 vjeç, Princesha Charlotte, 10 vjeç, dhe Princi Louis, 7 vjeç, filluan të frekuentonin Shkollën Lambrook aty pranë, duke i mundësuar Princit dhe Princeshës të balancojnë jetën familjare me detyrat e tyre mbretërore.

Në mars, gjatë paradës së Gardës Irlandeze për Ditën e Shën Patrickut, Princesha Kate u shpreh: “Ne jemi në Windsor tani. Ishim në Londër, por u transferuam këtu për më shumë hapësirë jeshile. Është mjaft afër Londrës, por jo shumë larg.”

Me këtë lëvizje, familja ka arritur më afër prindërve të Princeshës Kate, Carole dhe Michael, të cilët janë gjyshërit e angazhuar të fëmijëve.

Forest Lodge tani është shtëpia e përhershme e familjes, që do të mbetet si strehë e tyre edhe kur Princi William të bëhet mbret. Shtëpia është më e madhe se Adelaide Cottage, me tetë dhoma gjumi në krahasim me katër sa ka shtëpia e mëparshme.

The post Për një fillim të ri: Princesha Kate dhe Princi William në shtëpinë e tyre të re! appeared first on iconstyle.al.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë

By: armand
2 November 2025 at 08:23

Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën  ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Sipas të dhënave të Numbeo-s, nëse për të blerë vjet një apartament në Tiranë nevojiteshin 15.3 vite, deri në 6-mujorin e parë të 2025, […]

The post Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë appeared first on BoldNews.al.

Si të përmirësoni cilësinë e ajrit në shtëpi për shëndet më të mirë

By: gaze tare
30 October 2025 at 15:57

Shumë njerëz shqetësohen për ndotjen e ajrit jashtë, por shpesh harrojnë se cilësia e ajrit brenda shtëpisë mund të jetë po aq e rëndësishme. Sipas Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit (EPA), ndotësit e ajrit të brendshëm mund të jenë deri në 100 herë më të lartë se ata të jashtëm, duke rritur rrezikun për alergji, astmë, sëmundje të zemrës dhe madje edhe kancer.

Një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar ajrin në shtëpi është reduktimi i ndotësve. Burime të zakonshme ndotjeje janë radoni, gaz radioaktiv që mund të hyjë nga toka përmes themeleve të çara, tymi i cigareve dhe komponimet organike të paqëndrueshme si formaldehidi, që gjendet në mobiliet e reja apo produktet pastruese. Testimi i radonit dhe zgjedhja e produkteve pa kimikate ndihmon ndjeshëm.

Po ashtu, kontrolli i alergjenëve si pluhuri, myku, qimet e kafshëve dhe marimangat e pluhurit mund të përmirësojë ndjeshëm frymëmarrjen. Rekomandohet pastrimi i rregullt, larja e shtresave në ujë të nxehtë dhe ventilimi i mirë i dhomave.

Pastruesit e ajrit me filtra HEPA ndihmojnë në eliminimin e më shumë se 99% të grimcave të dëmshme, ndërsa ajrosja e rregullt e ambienteve mban qarkullimin e ajrit të pastër.

Ekspertët theksojnë se kontrolli i rregullt i cilësisë së ajrit në shtëpi mund të ulë rrezikun e sëmundjeve afatgjata dhe të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës.

The post Si të përmirësoni cilësinë e ajrit në shtëpi për shëndet më të mirë appeared first on iconstyle.al.

5 produkte të zakonshme në shtëpi që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj

By: gaze tare
20 October 2025 at 15:15

 

Shumë prej produkteve që përdorim përditë në shtëpitë tona, me qëllimin për t’i mbajtur ato të pastra dhe me aromë të mirë, në fakt mund të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin. Nga produktet e higjienës personale, te ato për freskimin e ajrit apo për pastrimin, shumë prej tyre përmbajnë substanca toksike dhe potencialisht kancerogjene.

Shampot, për shembull, shpesh përmbajnë përbërës si parabene, ngjyra sintetike dhe aromatizues artificialë, të cilët mund të ndikojnë në sistemin hormonal dhe të shkaktojnë irritime të lëkurës. Edhe produktet që reklamohen si “natyrale” nuk janë gjithmonë të sigurta, ndaj leximi i etiketave mbetet thelbësor.

Qirinjtë aromatik dhe sprejtë e ajrit janë gjithashtu burime të mundshme kimikatesh të dëmshme. Edhe pse krijojnë një atmosferë të këndshme, ato mund të lëshojnë substanca të rrezikshme që ndikojnë në sistemin respirator, shkaktojnë alergji dhe në raste të zgjatura, edhe probleme serioze shëndetësore.

Edhe produktet që përdoren për aktivitetet artistike, si ngjitësit dhe ngjyrat, duhen përdorur me kujdes të madh, sidomos në prani të fëmijëve, pasi përmbajnë tretës kimikë që mund të dëmtojnë veshkat apo sistemin nervor.

Së fundi, pesticidet, të përdorura gjerësisht në shumë shtëpi për eliminimin e insekteve, janë ndër më të rrezikshmet, pasi përmbajnë neurotoksina të cilat lidhen me probleme neurologjike afatgjata, përfshirë sëmundjen e Parkinsonit.

Zgjidhja? Zëvendësoni sa më shumë produkte me alternativa natyrale dhe të certifikuara si të sigurta për shëndetin dhe mjedisin.

The post 5 produkte të zakonshme në shtëpi që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj appeared first on iconstyle.al.

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

By: armand
19 October 2025 at 22:12

Detaje të reja janë bërë publike nga Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Maliqit, Sadik Halili, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në ditën e sotëm, ku si pasojë e një zjarri në një banesë humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike […]

The post Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë appeared first on BoldNews.al.

Theu masën e sigurisë, bie në pranga 44-vjeçari në Lushnjë

By: armand
13 October 2025 at 13:09

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se ka thyer masën e arrestit në shtëpi. Policia bën me dije se Aurel Ymeri, është kapur nga efektivët jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte në masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve […]

The post Theu masën e sigurisë, bie në pranga 44-vjeçari në Lushnjë appeared first on BoldNews.al.

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

10 October 2025 at 21:29

Nga një rrugicë e qetë dikur, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, banorët sot jetojnë mes zhurmave të pandërprera dhe tymit, që po i mbyt brenda shtëpive të tyre. Një restorant aty pranë është kthyer në burim shqetësimi, sëmundjeje dhe ankthi. Ardjani tregon se jeton me një aparat oksigjeni pranë shtratit. Sëmundja e mushkërive e […]

The post Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

10 October 2025 at 19:00

Deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, rreth 67% e kredive rezultojnë të jenë marrë nga qytetarët për blerjen e një shtëpie dhe vetëm 22% për financimin e konsumit, ndërsa pjesa e mbetur është marrë për arsye të tjera. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se raporti ndërmjet […]

The post Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit appeared first on BoldNews.al.

Zgjidhje me dy përbërës që do të largojë mykun dhe kondensimin nga dritaret

10 October 2025 at 16:00


Myku që depërton në shtëpi mund të bëhet një shqetësim serioz gjatë muajve të ftohtë, dhe një nga arsyet kryesore pse sporet fillojnë të zhvillohen është kondensimi i tepërt në dritare.

Myku mund të mbijetojë vetëm në kushte të lagështa, prandaj bëhet shpesh problem në dimër, kur ajri i ngrohtë brenda shtëpisë përplaset me sipërfaqen e ftohtë të xhamit.

Nëse kondensimi nuk pastrohet në kohë, ai shkakton lagështi në dhomë, duke krijuar ambientin ideal për mykun që të lëshojë sporet në ajër dhe të përhapet.

Fatmirësisht, eksperti Simon Crow nga “Supply Only Doors” ka zbuluar mënyrën më të mirë për të pastruar dritaret nga kondensimi dhe myku.

Ai tha se dy përbërës të zakonshëm të kuzhinës mund të përzihen për të krijuar një “vrasës natyral të mykut”.

Simon shpjegon:

“Lëngu i limonit dhe soda e bukës janë pastrues natyralë që mund të përdoren për të hequr mykun, papastërtitë dhe yndyrat. Limonët përmbajnë acid citrik në përqendrim të lartë dhe kanë veti natyrale antibakteriale.

Soda e bukës është një substancë alkaline me pH mes 8 dhe 9 – që është më e lartë se sa ajo që shumica e llojeve të mykut mund të përballojnë”.

Lëngu i limonit ndihmon në shpërbërjen e mykut dhe krijon një mjedis shumë acid që parandalon përhapjen e mëtejshme të sporeve, ndërsa soda e bukës jo vetëm që ndihmon në vrasjen e mykut, por gjithashtu thith shpejt lagështinë, duke parandaluar grumbullimin e saj në dhomë.

Si të hiqni mykun nga shtëpia

Përzieni 120 ml lëng limoni me 45 g sodë buke derisa të formohet një pastë e trashë.

Aplikojeni këtë pastë në zonat ku ka myk në shtëpi, ose mbi xhamat e dritareve për të thithur lagështinë.

Lëreni pastën të thahet plotësisht (zakonisht 15 deri në 30 minuta).

Pasi të jetë tharë, hiqeni me një sfungjer të lagur dhe një kovë me ujë të ngrohtë dhe pak lëng për larje enësh.

Fshini butësisht sipërfaqen për të larguar mykun dhe pastën.

Përdorni një leckë të pastër dhe të thatë për të thajtur plotësisht sipërfaqen ose xhamin.

Sigurohuni që dhoma të jetë mirë e ajrosur, për të parandaluar grumbullimin e mëtejshëm të lagështisë.

Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Juliana Nurës

By: gaze tare
7 October 2025 at 18:51

Një muaj pas raportimeve për ndërhyrje pa leje në një kompleks banesor në lagjen Lakrishte të Prishtinës, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë veprimet e para konkrete: ka nisur rrënimin e punimeve të dyshuara pa leje në banesën që i përket Juliana Nurës, finalistes së parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Në fillim të shtatorit, disa banorë të kompleksit kishin ngritur shqetësime për punime të pazakonshme në katin e sipërm të ndërtesës. Ata pretendonin se po kryheshin shtesa ndërtimore pa leje dhe se mungonin kushtet e sigurisë, duke rrezikuar banorët e tjerë. Pas reagimeve, Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, konfirmoi për media se gjatë kontrollit në terren ishin gjetur punëtorë aktivë dhe se ishte konstatuar “tentativë për mbindërtim”. Pronarit të objektit iu dha një afat prej 7 ditësh për rrënim vullnetar të ndërhyrjeve.

Sot, pas më shumë se një muaji, procesi i rrënimit ka hyrë në fazë zyrtare. Procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe strukturave të sigurisë, për të shmangur çdo incident gjatë rrënimit.

Juliana Nura, ndonëse nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë, ka reaguar përmes një story në Instagram.
Në postimin e saj, ajo ka ndarë një mesazh që lidhej me padrejtësitë institucionale, duke shkruar:

“Edhe unë valla kam me ja nisë me fol çka ndodh në këtë shtet.”

Ky reagim është interpretuar si pakënaqësi ndaj mënyrës se si po trajtohet situata, ndërsa ndjekësit e saj kanë ndarë komente të shumta në mbështetje.

The post Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Juliana Nurës appeared first on iconstyle.al.

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

3 October 2025 at 21:43

Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një çift që kryen marrëdhënie seksuale pa asnjë shqetësim, ndonëse e dinë se po filmohen, dhe ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është fakti se në të njëjtën dhomë gjendeshin fëmijët e mitur të […]

The post Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur appeared first on BoldNews.al.

❌
❌