Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Kate dhe William zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve

By: D Marku
18 December 2025 at 13:47

Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar një portret të ri familjar i cili shfaqet në kartolinën e Krishtlindjeve të çiftit për vitin 2025.

Imazhi tregon William dhe Catherine të ulur në bar të harlisur të rrethuar nga narcisë pranverore, së bashku me fëmijët e tyre Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

Një postim i ndarë nga çifti në rrjetet sociale thotë: “U uroj të gjithëve një Krishtlindje të Gëzuar”.

Fotografia familjare u shkrep nga fotografi Josh Shinner në Norfolk në prill.

Është një imazh i relaksuar, që projekton afërsinë e tyre si familje.

E papritur në BBVK! Banores i bie të fikët dhe transportohet në spital, çfarë ka ndodhur?
Princi William ka folur për t’i bërë gjërat ndryshe dhe kjo dërgon një mesazh për një qasje joformale ndaj familjes mbretërore.

Është një vizion mijëvjeçar i një monarkie me xhupa dhe pa kravata.

Kartolina e Krishtlindjeve shënon gjithashtu një vit tjetër në rikthimin gradual të Catherine në jetën publike, ndërsa ajo vazhdon shërimin nga kanceri dhe trajtimi me kimioterapi. Këtu ajo tregon bashkimin e saj me familjen e saj.

Fotot duket se janë nga i njëjti xhirim i përdorur për të kapur fotot për ditëlindjen e 12-të të George dhe të shtatë të Louis.

Vitin e kaluar, çifti zbuloi një kartolinë Krishtlindjesh me një rëndësi personale, duke përdorur një fotografi të marrë nga videoja e publikuar kur Catherine njoftoi fundin e kimioterapisë së saj.

Në janar, ajo njoftoi se ishte në remision nga kanceri, ndërsa bëri një kthim emocional në spital ku mori trajtim.

Disa muaj më vonë, William dhe Catherine festuan përvjetorin e 14-të të martesës gjatë një vizite zyrtare në ishullin Mull në Skoci.

Dhe në gusht, çifti po përgatitej të zhvendosej në “shtëpinë e tyre të përhershme” në Forest Lodge, Windsor.

William dhe Catherine po e kalojnë sezonin festiv së bashku dhe pritet t’i bashkohen Mbretit dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore në Sandringham në Norfolk ditën e Krishtlindjeve.

Më herët këtë muaj, Mbreti Çarls dhe Mbretëresha Kamila publikuan kartolinën e tyre të Krishtlindjeve , duke i treguar ato në Romë.

Fotografia, e bërë në prill gjatë vizitës së tyre shtetërore në Itali, tregon çiftin e buzëqeshur duke qëndruar krah për krah në një shteg kopshti.

The post FOTO/ Kate dhe William zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren që do të shqyrtojë ankimimin e Ballukut

11 December 2025 at 15:30

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Gjyqtarja e Posaçme e Gjykatës së Apelit, Miliana Muça, do të shqyrtojë ankimin e bërë nga zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Gjithashtu Muça do të shqyrtojë edhe ankimin e Erald Elezit dhe Gentian Gjylit, të cilët kundërshtojnë vendimin e Shkallës së Parë që caktoi për ta masën “arrest shtëpie”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal”, njoftoi Gjykata.

/m.q/a.f/r.e/

The post Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren që do të shqyrtojë ankimimin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mori para nga disa qytetarë pa hapur proces gjyqësor, dërgohet për gjykim avokatja në Fier

2 December 2025 at 14:17

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasen A.B, me profesion avokate, për mashtrim pasi u mori para disa personave pa u hapur asnjë proces gjyqësor.

Sipas njoftimit të prokurorisë pas “denoncimeve të bëra nga shtetas të ndryshëm, rezultoi se e pandehura A.B. në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet administrative apo procedurale të pretenduara prej saj”.

“Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Kjo mënyrë veprimi nga e pandehura është përdorur edhe në raste të tjera dhe përgjithësisht të dëmtuarit identifikoheshin shtetas të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre”, njoftoi prokuroria.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria dërgoi për gjykim të pandehurën A.B për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të viktimave A.S, K.S, O.Sh dhe D.L, dhe të veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh, dhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

/m.q/j.p/

The post Mori para nga disa qytetarë pa hapur proces gjyqësor, dërgohet për gjykim avokatja në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Të njihet me aktet’/ Shtyhet seanca për Veliajn, GJKKO refuzon kërkesën për laptop në qeli

By: armand
2 December 2025 at 10:38

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për më datë 5 dhjetor. Vendimi u mor pasi trupi gjykues pranoi kërkesën e Veliajt për t’u njohur me aktet e dosjes. Ndërkohë, Kryetari i bashkisë, kërkoi një pajisje teknologjike në burg ose të lejohej çdo ditë që […]

The post ‘Të njihet me aktet’/ Shtyhet seanca për Veliajn, GJKKO refuzon kërkesën për laptop në qeli appeared first on BoldNews.al.

5 muaj pritje/ Gjykata zvarrit vendimin për pagat e papaguara, penalizohet qytetarja në Berat

By: Brisi
1 December 2025 at 20:44

Hyrije Ago nga Berati i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare pasi ka përfunduar një proces gjyqësor për pagat e papaguara, por pavarësisht se vendimi është shpallur më 09.06.2025, ai ende nuk i është zbardhur nga gjyqtarja Artjola Çela. Sipas saj, kjo vonesë e pajustifikuar e ka lënë për muaj të tërë në pritje dhe […]

The post 5 muaj pritje/ Gjykata zvarrit vendimin për pagat e papaguara, penalizohet qytetarja në Berat appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Gjykata rrëzon ankimin e Sarkozy: Dënimi është përfundimtar

26 November 2025 at 20:53

PARIS, 26 nëntor /ATSH/- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është dënuar për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore – në përpjekjen e tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2012, pasi gjykata më e lartë e vendit hodhi poshtë apelin e tij të fundit, sipas “The Guardian”.

Sarkozy, i cili ishte presidenti i krahut të djathtë i vendit midis viteve 2007 dhe 2012, u dënua për fshehjen e shpenzimeve të paligjshme për fushatën e tij të pasuksesshme për rizgjedhje, e cila u formësua nga tubime të mëdha në stilin amerikan.

Çështja u etiketua si çështja “Bygmalion” për shkak të emrit të kompanisë së eventeve që organizoi koncertet e filmuara me mjeshtëri të Sarkozy në stadium – para mijëra mbështetësve që valëvitnin flamuj, kur ai po luftonte për rizgjedhje.

Në fund, Sarkozy humbi ndaj François Hollande të Partisë Socialiste.

Në një gjyq të vitit 2021, prokurori i shtetit theksoi qëndrimin indiferent të Sarkozy –  i cili organizoi tubime në formën e shfaqjeve të mëdha “në stilin amerikan” dhe duke lejuar që kostot të rriteshin ndjeshëm mbi limitin ligjor për një fushatë zgjedhore presidenciale.

Prokuroria tha se kontabilistët e kishin paralajmëruar Sarkozy se po kalonte kufirin zyrtar të shpenzimeve prej 22,5 milionë eurosh.

“Shpenzimet e fushatës së Sarkozy arritën në të paktën 42,8 milionë euro, pothuajse dyfishi i limitit ligjor”, thanë prokurorët.

Sarkozi, i cili mohoi të gjitha shkeljet, paraqiti një proces ankimi që zgjati disa vjet.

Gjykata më e lartë e Francës, Cour de Cassation, e cila përqendrohet në atë nëse ligji është zbatuar saktë dhe jo në faktet e çështjes, tani ka mbështetur një vendim të mëparshëm, duke e bërë dënimin e Sarkozy përfundimtar.

Sarkozi, i cili u lirua nga burgu në fillim të këtij muaji, tani do të duhet të vuajë dënimin e tij.

Ai u dënua në apel me një vit burgim, gjysma e të cilit ishte me kusht.

Ky dënim gjashtëmujor mund të kryhet përmes mjeteve të tilla si, mbajtja e një gjurmuesi elektronik, pa shkuar në burg.

Sarkozy është përballur me një sërë sfidash ligjore që kur u largua nga detyra.

Ai po apelon kundër dënimit të tij për konspiracion kriminal mbi një skemë për marrjen e fondeve të fushatës zgjedhore për përpjekjen e tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

Ky është dënimi që në tetor rezultoi në dërgimin e tij në burgun “La Santé” në Paris, ku kaloi 20 ditë, një përvojë që ai e përshkroi si “të rraskapitëse” dhe një “makth”. Ai u lirua më 10 nëntor. //a.i/

The post FRANCË – Gjykata rrëzon ankimin e Sarkozy: Dënimi është përfundimtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

25 November 2025 at 17:21

Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm.

Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palë në çështje dhe ka vendosur ta kthejë atë për gjykim në shkallën e parë. Ajo e ka mbështetur arsyetimin e paraqitur nga paditësit e përfaqësuar nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”.

Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash përgatitore në të cilat ftoi palët t’u përgjigjeshin një grupi pyetjesh të ngritura më herët nga Gjykata e Lartë, kjo e fundit pati ndërhyrë duke i kërkuar Apelit të korrigjonte mangësitë proceduriale.

Kjo ndërhyrje bëri që çështja të mbetej pezull prej rreth dy vitesh teksa pyetjet e ngritura u konsideruan nga pala paditëse si të njëanshme pasi thelbi i çështjes nuk ishte legjitimiteti i palëve por i ndërhyrjes në një zonë të mbrojtur.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk është zbardhur ende. Ai pritet të apelohet gjithashtu nga qeveria, kompanitë zbatuese dhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës si operator ekonomik.

Për Joni Vorpsin nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vonesat në proceset gjyqësore për çështje që lidhen me mjedisin janë zhgënjyese.

Duke komentuar rastin ai u shpreh mosbesues për Citizens.al, kjo nisur nga përvoja e shqyrtimeve gjyqësore pa masa parandaluese për dëmet e mundshme në mjedis siç mund të ishte një masë pezullimi punimesh.

“Ka pak shpresë që mbrojtja e burimeve natyrore të ketë sukses në gjykata dhe deri në fillimin e debateve gjyqësore, i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura bregdetare do të jetë shkatërruar në emër të zhvillimit,” tha ai.

Ndërtimi i aeroportit, një proces i zvarritur

Padia e PPNEA-së dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) u dorëzua zyrtarisht më 23 nëntor 2022.

Ai argumentonte se projekti shkelte legjislacionin e mjedisit, përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu evidentoheshin mangësi në proceset e konsultimit publik dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.

Mirëpo, gjykatat kanë shtyrë afatet e shqyrtimit, duke krijuar një zinxhir vonesash procedurale dhe konflikt juridiksioni për kërkesat për masa paraprake.

Dy kërkesa për pezullimin e ndërtimit u refuzuan nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Edhe ankimi i dytë, i paraqitur në qershor 2025, u refuzua në korrik.

Avokatët e “Res Publica” kanë dokumentuar një sërë transferimesh të vonuara të dosjes, moskoordim mes shkallëve gjyqësore dhe konflikt kompetencash që kanë zvarritur procesin.

“Duke diskutuar legjitimitetin e organizatave mjedisore për të kundërshtuar projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, gjykatat kanë refuzuar edhe sigurimin e padisë, pasi kanë vonuar dhe atë jashtë çdo afati të arsyeshëm”, tha Vorpsi për Citizens.al.

Sipas Vorpsit, aeroporti nisi ndërtimin pa leje dhe vazhdoi pavarësisht thirrjeve të Konventës së Bernës dhe Parlamentit Evropian për pezullim. Ndërkohë gjykatat shqiptare nuk i kanë konsideruar këto si arsye për sigurimin e padisë.

Në këtë kontekst procesi gjyqësor i Aeroportit të Vlorës është kthyer në një lloj shembulli të pengesave në çështjet mjedisore.

Vonesat, konfliktet e kompetencës dhe mungesa e vendimmarrjes së shpejtë kanë lejuar vijimin e një projekti që prek drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Paralelisht Aeroporti i Vlorës po hetohet nga SPAK për procedurat se si u dha koncesioni i ndërtimit të tij nga qeveria. Dyshohet se procedurat ishin të paracaktuara, teksa ndërtimi i tij vazhdon.

Ndërkohë, sipas avokatëve të organizatave mjedisore kanë dërguar një ankim në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë që refuzoi kërkesën e parë për masë paraprake. Çështja është në pritje për shqyrtim.

Lexoni gjithashtu:

The post Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

Për një fillim të ri: Princesha Kate dhe Princi William në shtëpinë e tyre të re!

By: gaze tare
2 November 2025 at 16:23

Princesha Kate dhe Princi William kanë bërë një lëvizje të rëndësishme duke u vendosur në shtëpinë e tyre të përhershme.

Princi dhe Princesha e Uellsit, të dy 43 vjeç, janë transferuar në Forest Lodge në Windsor së bashku me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, sipas një raportimi nga The Telegraph. Lajmi konfirmon se familja ka bërë lëvizjen gjatë pushimeve të mes-vitit dhe tani po e shijon jetesën në këtë shtëpi të re. Planet për lëvizje u njoftuan për herë të parë në muajin gusht, kur një përfaqësues i Pallatit Kensington konfirmoi për PEOPLE: “Familja e Uellsit do të lëvizë në një shtëpi të re më vonë gjatë vitit.”

Kur Princi William dhe Princesha Kate kaluan bazën e tyre nga Pallati Kensington në Londër në Adelaide Cottage në Windsor tre vjet më parë, ata donin të provonin këtë vend për të parë nëse do të funksiononte për familjen e tyre. Princ George, 12 vjeç, Princesha Charlotte, 10 vjeç, dhe Princi Louis, 7 vjeç, filluan të frekuentonin Shkollën Lambrook aty pranë, duke i mundësuar Princit dhe Princeshës të balancojnë jetën familjare me detyrat e tyre mbretërore.

Në mars, gjatë paradës së Gardës Irlandeze për Ditën e Shën Patrickut, Princesha Kate u shpreh: “Ne jemi në Windsor tani. Ishim në Londër, por u transferuam këtu për më shumë hapësirë jeshile. Është mjaft afër Londrës, por jo shumë larg.”

Me këtë lëvizje, familja ka arritur më afër prindërve të Princeshës Kate, Carole dhe Michael, të cilët janë gjyshërit e angazhuar të fëmijëve.

Forest Lodge tani është shtëpia e përhershme e familjes, që do të mbetet si strehë e tyre edhe kur Princi William të bëhet mbret. Shtëpia është më e madhe se Adelaide Cottage, me tetë dhoma gjumi në krahasim me katër sa ka shtëpia e mëparshme.

The post Për një fillim të ri: Princesha Kate dhe Princi William në shtëpinë e tyre të re! appeared first on iconstyle.al.

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

31 October 2025 at 19:49

Belinda Balluku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën së bashku me avokaten Pamela Qirko, njëkohësisht motra e saj. Qirko ka qenë kryetare e Komisionit të Vetingut dhe pjesë e trupës së rivlerësimit që konfirmoi në detyrë Dritan Prençin, prokurorin e çështjes së Belinda Ballukut. Sali Berisha ka denoncuar përmes qytetarit […]

The post Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe” appeared first on BoldNews.al.

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja: Të merren masa për praninë e tij në seancën e 31 tetorit

28 October 2025 at 14:14

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike më 31 tetor 2025, në lidhje me ankimin e bërë nga Erion Veliaj, kundër vendimit të këshillit bashkiak për shkarkimin e tij nga detyra.

Në njoftimin e saj, Gjykata Kushtetuese bën të ditur se, bazuar në nenet 21 dhe 38 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, kërkuesi Erion Veliaj është vënë në dijeni me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj. Them, datë 9 tetor 2025, për datën dhe orën e zhvillimit të seancës.

Po ashtu, më 13 tetor 2025, Gjykata ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në seancë, në rast se ai shpreh vullnetin për të marrë pjesë personalisht në gjykim.

Më pas, në datën 20 tetor 2025, pas konfirmimit të këtij vullneti nga kërkuesi, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”. Veliaj akuzohet në 9 raste për korrupsion pasiv. Gjithashtu akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futjen e sendeve të paligjshme në burg.

Këshilli bashkiak i Tiranës vendosi shkarkimin nga detyra e kryetarit të bashkisë të Erion Veliajt, vendim që kaloi tek prefekti dhe më pas në qeveri. Shkarkimi i Veliajt dhe vakanca në bashkinë e Tiranës iu njoftua edhe Presidentit Bajram Begaj, i cili dekretoi datën 9 nëntor, si datën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, e cila u vu në lëvizje nga Veliaj përmes një akese, që do të shqyrtohet të premten e 31 tetorit.

/a.f/r.e/

The post Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja: Të merren masa për praninë e tij në seancën e 31 tetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreca: Gjykim nga Penalja/ Ish-sekretari i përgjithshëm: Nuk jam më subjekt i SPAK

By: xhir jeta
27 October 2025 at 15:19

Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca i cili po gjykohet në Gjykatën e Posacme, si I dyshuar nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, ka kërkuar që çëshjta ndaj tij të vazhdojë gjykimin në Gjykatën Penale të Tiranës, me pretendimin se nuk është më subjekt I SPAK.

Seanca gjyqësore që ishte parashikuar të mbahej të hënën ndaj Plarent Ndrecës, është shtyrë në Gjykatën e Posaçme, për shkaqë procedurale, ndërsa është i vetmi nga 15 të pandehurit, që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por procedurë normale gjyqi.

Më 20 Mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale në ngarkim të Plarent Ndrecës dhe të 15 zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë që akuzohen se nën udhëheqjen e Ndrecës favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale, Ndreca mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme në kontratën për mirmbajtejn e disa komiasariateve të Policisë, kishte caktuar një vlerë totale prej 54 milionë lekësh, Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve nga 4 në 2 dhe reduktuar vlerën në 34 milionë lekë. Prokuroria vlerëson se kjo u bë për të favorizuar fituesin./abcnews.al

 

I dha ndihmën e parë të aksidentuarve në Tiranë, Proda nderon efektivin me certifikatë

By: D Marku
24 October 2025 at 18:32

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan–Tiranë, të cilët panë reagimin e një punonjësi policie jashtë detyre, por që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

“Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj qytetarëve në çdo kohë, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj.

Ju përgëzoj publikisht për veprimin tuaj, një veprim që rrit besimin dhe respektin e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe i jep kuptim misionit tonë.

Rastet e shumta pozitive gjatë muajve të fundit na motivojnë të bëjmë akoma më shumë e më mirë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.

Vlerësimi nga qytetarët lartëson figurën e punonjësit të Policisë dhe është shpërblimi më i çmuar për sakrificën dhe përkushtimin e tij.

Inkurajoj çdo punonjës policie që t’u shërbejë me ndershmëri qytetarëve, të jetë gjithmonë i gatshëm, human e profesional për t’u ardhur në ndihmë atyre.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sakrificën, humanizmin dhe ndershmërinë i ka pjesë të përditshmërisë së tij”, tha Ilir Proda.

Nënkomisari Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë udhëtimit drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, në dalje të tunelit të Krrabës, konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar.

Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi për të lëvizur.

The post I dha ndihmën e parë të aksidentuarve në Tiranë, Proda nderon efektivin me certifikatë appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Sllovenia dhe Norvegjia i kërkojnë Izraelit të përmbushë vendimin e GJND-së mbi territoret e pushtuara palestineze

23 October 2025 at 09:46

HAGË, 23 tetor /ATSH/- Sllovenia dhe Norvegjia kanë mirëpritur sqarimin e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) mbi detyrimet ligjore të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, duke i kërkuar Tel Avivit të përmbushë plotësisht ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut, sipas Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë i ka bere thirrje Izraeli të përmbushë detyrat e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit të të drejtave të njeriut.

Ministria sllovene tha se Izraeli duhet të siguronte dhe lehtësonte ofrimin e ndihmës thelbësore humanitare, veçanërisht nga UNRWA-ja, si dhe të respektonte privilegjet dhe imunitetet e OKB-së.

“Pajtueshmëria me këto detyrime është e domosdoshme për të mbështetur të drejtën e patjetërsueshme të popullit palestinez për vetëvendosje dhe për të nxitur paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha ministria në X.

Ndërkaq, ministri norvegjez i Punëve të Jashtme, Espen Barth Eide tha se Izraeli është i detyruar të lehtësojë si ndihmën humanitare ashtu edhe shërbimet bazë për Palestinën.

“Ky është një mendim i fuqishëm që përforcon faktin se Izraeli duhet të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Këto deklarata vijnë pasi GJND-ja më herët vendosi se Izraeli është i detyruar sipas Konventës së Gjenevës të bjerë dakord dhe të lehtësojë skemat e ndihmës të ofruara nga vendet e treta dhe grupet humanitare të paanshme, përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), për të siguruar që ndihma e mjaftueshme të arrijë në Rripin e Gazës. //a.i/

The post FOKUS – Sllovenia dhe Norvegjia i kërkojnë Izraelit të përmbushë vendimin e GJND-së mbi territoret e pushtuara palestineze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greva në Spaç: Kompania e quan të paligjshme, 16 minatorë të pushuar

20 October 2025 at 17:05

Fundjava ishte me reshje të rrëmbyeshme në Spaç, atje ku pavarësisht kushteve atmosferike, prej më shumë se dhjetë ditësh, një grup prej rreth 70 minatorësh vijojnë një grevë për paga, kushte dhe siguri në punë.

Në gusht, ata patën krijuar një sindikatë për t’i përfaqësuar më drejt kërkesat. Por sipas tyre, kompania turke që administron minierën e bakrit “Tete Albania”, nuk ua ka njohur dhe as marrë parasysh kërkesat.

Vasil Çuni, i cili punon prej tetë vitesh me makineritë e shpimit në minierë, tregon se kushtet nuk janë të mira. Ai thotë se nëntokë punohet me makineri të rënda që veprojnë me motorë nafte, të cilët shtojnë gazrat e dëmshëm.

“Tymi është i pranishëm me shumicë,” thekson ai duke nënvizuar se kërkesat për përmirësimin e kushteve janë adresuar që prej fillimit, por nuk janë marrë parasysh.

Çuni dhe grupi i minatorëve që janë në grevë mendojnë se një kontratë kolektive do t’u garantonte atyre siguri, pagë më të mirë dhe trajtim dinjitoz për sindikatën.

Vladimir Mërdhoçi, punonjës prej katër vitesh, thotë se do ta vazhdojë grevën pasi nuk është marrë asnjë masë konkrete.

“Kërkojmë kontratë kolektive, s’po them se do t’i zgjidhë 100% gjërat, se dhe te shtëpia jonë, nuk zgjidhen hallet dhe problemet, por 70% të gjërave që kërkojmë të zgjidhen”.

Por tensionet janë shtuar. Albert Bushpreni, një nga organizatorët e grevës, është pushuar nga puna më 7 tetor. Kompania ka përdorur si arsye një “aksident të pa raportuar zyrtarisht në kohë”, por ai dhe grupimi i minatorëve besojnë se shkaku është bërë angazhimi sindikal.

“Është turp i botës të punosh në nëntokë me 3 mijë lekë në ditë. Unë si drejtues turni marr 4,800 lekë, që kam përgjegjësinë e të gjithëve,” thotë Bushpreni.

Sipas tij, rritja e premtuar e pagës ishte një farsë: vetëm 50 lekë në ditë, e cila realisht ishte indeksimi vjetor me inflacionin.

“Imagjinoni të tallesh me djersën e minatorëve me 50 lekë rritje page që as fëmija nuk t’i merr se edhe një akullore bën më shumë se aq,” shton ai.

Deri më sot, 16 punëtorë pjesëmarrës në grevë janë pushuar për “mungesë në punë pa arsye të justifikuar”. Minatorët, të cilët shprehen të gatshëm për t’u ulur në bisedime, i konsiderojnë pushimet shkelje të së drejtës kushtetuese për organizim sindikal dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.

Përplasja mes kompanisë dhe Konfederatës së Sindikatave

Dëshirën për t’u ulur në bisedime e shprehu për Citizens.al edhe drejtuesi i “Tete Albania”, Cem Koray Yagci.

Megjithatë ai pretendoi se sindikata e re nuk ka dorëzuar dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe se Konfederata e Sindikatave Shqiptare (KSSH) nuk ka paraqitur listën e anëtarëve apo vendimin e krijimit të saj. Me këtë Yagci argumentoi se, për ta, greva e minatorëve ishte e paligjshme.

“I kemi shpjeguar zotit Kolë Nikollaj (kreu i KSSH) shumë qartë që edhe pse kjo protestë-grevë është e paligjshme, ju nuk keni të drejtë të bllokoni mjetet e punës dhe të mos lejoni punonjësit e tjerë të shkojnë në vendin e punës,” theksoi Yagci për Citizens.al.

Në parim Yagci u shpreh mirëkuptues se “punonjësit kanë të drejtë të protestojnë”, por përsëriti se ata “nuk duhet të pengojnë të tjerët”. Më tej ai tha se KSSH nuk ka kryetar të ligjshëm pasi, sipas tij, mandati i Kol Nikollajt ka përfunduar që prej vitit 2024. Për këtë Yagci u shpreh se punonjësit “po mashtrohen” dhe se ai shpresonte që personeli ta kuptojë këtë dhe “të formojë një sindikatë sipas ligjit e t’i kthehen punës”.

Por duke folur për Citizens.al, Nikollaj e quajti këtë qëndrim si “artificë ligjore”.

“Konfederata ka 2,300 organizata sindikale. Nuk mund të kemi 2,300 persona juridikë. Të gjitha janë pjesë e strukturës organizative sipas statutit të KSSH-së,” tha ai.

Sipas Nikollajt, kompania është informuar me korrektësi.

“Listën e anëtarëve e kemi bërë me noter, të gjitha gati, por kompania nuk ka pranuar të ulet me ne. Të dhënat personale nuk mund t’ia dërgojmë me postë. Kur të ulemi në tavolinë, do t’ia vëmë të gjitha përpara,” shton ai.

Pretendimeve se i ka përfunduar mandati, Nikollaj iu përgjigj se është rimandatuar në nëntor 2024, dhe dokumentet janë depozituar në gjykatë, e cila për shkak të vonesave proceduriale nuk ka dalë me një vendim.

“Gjykata është në proces, por kjo nuk e pezullon mandatin,” thekson ai duke argumentuar se kompanisë i është dërguar historiku i gjykatës dhe dokumentet e Kongresit që e rimandatoi atë në krye.

“Është caktuar gjyqtari, tani gjyqet mund të shkojnë edhe pesë vjet, nuk është në dorën tonë.”

Të martën, palët pritet të takohen në Ministrinë e Ekonomisë, që mbulon çështjet e punës. Synimi është një marrëveshje që rikthen dialogun dhe punën në minierën e Spaçit.

“Kërkojmë që 10 pikat e grevës të realizohen dhe largimet nga puna të bëhen nul,” përfundoi Nikollaj për Citizens.al duke e përshkruar si kushtin për t’u ulur në tavolinë rikthimin e situatës në gjendjen kur filloi greva.

Deri më sot palët janë takuar vetëm më datë 10 tetor në zyrën e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Lezhë. Në procesverbalet e mbajtura nga takimi paraprak ndërmjetësues nga kjo zyrë diskutimet janë cilësuar “pa asnjë frymë bashkëpunimi mes palëve”.

Lexo gjithashtu:

The post Greva në Spaç: Kompania e quan të paligjshme, 16 minatorë të pushuar appeared first on Citizens.al.

Parkingu publik me kate në qendër të Durrësit, ende jofunksional

By: FAKTOJE
19 October 2025 at 10:00

Jona Cenameri

Godina e parkimit publik në qendër të Durrësit, e premtuar për të lehtësuar trafikun dhe mungesën e vendeve të parkimit, nuk është ende funksionale, megjithëse kanë kaluar të gjitha afatet e shpallura për përfundimin e saj. “Faktoje” konstatoi në terren se objekti duket i përfunduar në pamje të parë, por nuk është i hapur për përdorim.

Premtimi

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2023, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e përfshiu ndërtimin e parkimit publik me kate dhe me një kapacitet prej mbi 300 vendesh, në listën e premtimeve elektorale, si masë për zgjidhjen e trafikut në qendër të qytetit.

“Për ta mbyllur me zgjidhjen e çështjeve të trafikut që ka qyteti i Durrësit, duke ndërtuar një godinë parkimi publik në qendër të qytetit,” deklaroi Sako më 19 prill 2023.

Ky projekt ishte përmendur edhe më herët, në tetor 2022, kur u sqarua se investimi është financim i Qeverisë së Shqipërisë përmes Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), ndërsa Bashkia e Durrësit është vetëm përfituese.

Faktet

Sipas Open Procurement, kontrata për ndërtimin e parkimit është lidhur më 13 dhjetor 2022, me kohëzgjatje 12 muaj. Pra sipas saj afati i përfundimit i takonte të ishte dhjetori i vitit 2023. Më pas, afatet ndryshuan në mënyrë të përsëritur.

Në tetor 2023 kur Faktoje shkoi për ta verifikuar premtimin në terren, tabela e kantierit shënonte një afat të ri, prill 2024.

FSHZH në përgjigje ndaj kërkesës sonë për informacion në vitin 2024, raportoi progres me rreth 75% të punimeve të përfunduara dhe lajmëroi tetorin 2024 si afatin e përfundimit të parkimit publik.

Në tetor 2024, kur Faktoje u rikthye sërish për verifikimin e dytë në terren, u konstatua se, ndonëse struktura ishte ngritur, objekti mbetej jo funksional.

Verifikimi në terren  (tetor 2025)

Më 7 tetor 2025, “Faktoje” u rikthye për të tretën herë në terren për verifikim. Godina dukej e përfunduar, të paktën nga pamja e jashtme, por nuk ishte ende funksionale. Objekti ishte i mbyllur dhe mungonte njoftimi për datën e hapjes.

Për sqarim, “Faktoje” kërkoi nga Bashkia Durrës informacion nëse ndërtimi ka përfunduar, nëse objekti është vënë në funksion, apo nëse ka ende punime dhe cilat janë arsyet e vonesës.

Përgjigjja e Bashkisë Durrës

“Në lidhje me parkimin publik ju informojmë se ky projekt nuk është hartuar nga Bashkia Durrës, nuk ndiqet si investim nga Sektori i Ndjekjes së Investimeve Publike. Projekti financohet nga FSHZH, e cila përgjigjet për procedurat e tjera administrative. Bashkia Durrës është përfituese e këtij investimi,” sqaron institucioni.

Përgjigjja e FShZh

“Punimet ndërtimore kanë përfunduar. Aktualisht po punohet për pastrimin e godinës, lidhjen dhe testimet me rrjetin e energjisë elektrike, si dhe testimet e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Pas kolaudimit të rrjeteve inxhinierike, godina do të vihet në funksion,” bëri të ditur FSHZH për “Faktoje”.

Përfundimi

Edhe pse struktura fizike është përfunduar, parkimi nuk është vënë në funksion dhe nuk i shërben ende qëllimit publik. Pavarësisht deklarimeve për “përfundim punimesh”, kolaudimi dhe vënia në punë vijojnë të zvarriten.

Në këto kushte, “Faktoje” e kategorizon deri më tani premtimin për ndërtimin dhe vënien në funksion të parkimit publik me kate në qendër të Durrësit si të pambajtur.

Faktoje, e mbështetur nga National Endoëment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Parkingu publik me kate në qendër të Durrësit, ende jofunksional appeared first on Faktoje.al.

Ekzekutimi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi/ Del para Gjykatës autori i dyshuar i krimit, Kamber Sulçaj

By: V K
18 October 2025 at 10:47

Këtë të shtunë, Kamber Sulçaj, 48 vjeçari i cili akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur më 27 Shtator në fshatin Salari të Tepelenës, ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kamber Sulçaj, u vetëdorëzua në polici më 16 Tetor, si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

Prokuroria e Gjirokastrës, ka kërkuar “arrest me burg” për 48-vjeçarin, duke argumentuar se ekziston rreziku i arratisjes dhe i prishjes së provave.

Seanca po zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nën masa të rrepta sigurie.

Sipas dosjes hetimore, konflikti mes Sarchit dhe Sulçajt nisi për motive të dobëta, por përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit që i mori jetën 44-vjeçarit italian.

Kamber Sulçaj u vetëdorëzua në polici më 16 tetor, i shoqëruar nga avokati i tij, pas disa javësh në arrati.

Gjatë kontrolleve në zonat malore të Tepelenës, policia kishte zbuluar automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes, ndërsa në banesat e familjarëve të tij në Vlorë dhe Mesaplik u sekuestruan armë, para dhe prova të tjera materiale.

Vendimi i gjykatës për masën e sigurisë pritet të shpallet në vijim.

The post Ekzekutimi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi/ Del para Gjykatës autori i dyshuar i krimit, Kamber Sulçaj appeared first on Albeu.com.

Operacioni në Elbasan, dalin para gjykatës 14 të arrestuar, pritet të njihen me masën e sigurisë

17 October 2025 at 10:47

Këtë të premte dalin para gjykatës 14 të arrestuarit gjatë një operacioni të zhvilluar në Elbasan, për armëmbajtje pa leje.

14 shtetasit e arrestuar që u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh, kanë mbërritur në ambientet e gjykatës dhe pritet njihen me masën e sigurisë.

Kujtojmë se gjatë operacionit të zhvilluar më 14 tetor u sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.

Disa prej të arrestuarve që dalin sot para gjykatës janë:

  1. Endri Doda, 43 vjeç – Armëmbajtje
    2. Ervin Cani, 35 vjeç – Armëmbajtje
    3. Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje
    4. Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
    5. Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
    6. Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç – Kundërshtim policie
    7. Bujar Muça, 52 vjeç – Kundërshtim policie
    8. Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
    9. Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
    10. Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
  2. Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

By: Elva
15 October 2025 at 22:24

Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak. Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për […]

The post Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë appeared first on BoldNews.al.

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

By: Ela
10 October 2025 at 13:14

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja që mbajnë rojet për metalet, […]

The post Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Këtë të marte në HaPiTe Space: Promoting Open Source Community and Initiatives in Kosovo

By: Hallakate
10 October 2025 at 13:12


Në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta, Open Source po bëhet një nga shtyllat kryesore të inovacionit global.

Me qëllim që të nxisë ndërtimin e një komuniteti të fortë open source në Kosovë dhe të promovojë iniciativat që mbështesin dijen dhe teknologjinë ehapur, HaPiTe Space organizon eventin “Promoting Open Source Community and Initiatives in Kosovo”.

Ngjarja mbahet këtë të marte (14 tetor), nga ora 17:30, në hapësirat e HaPiTe Space. Ky event do të mbledhë profesionistë të teknologjisë, ndërmarrës dhe entuziastë të open source për të diskutuar mënyrat se si Kosova mund të zhvillojë një ekosistem të qëndrueshëm të bazuar në bashkëpunim, transparencë dhe ndarje të dijes.

Do të keni mundësinë të dëgjoni nga:

Besfort Guri, President of Executive Board at FLOSSK,

Hakan Shehu, Founder at Colanode,

Albert Kunushevci, Founder of Arcenox.

Të ftuarit do të ndajnë përvoja nga puna e tyre me projekte open source, duke sjellë shembuj praktikë të ndikimit që ka kjo qasje në zhvillimin e inovacionit, edukimit dhe komuniteteve teknologjike. Diskutimet do të prekin tema si:

Forcimi i komunitetit open source në Kosovë,

Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve,bizneseve dhe sektorit publik,

Përfshirja e të rinjve në projekte të hapura dhe zhvillimi i aftësive digjitale,

Mundësitë për të ndërtuar iniciativa që ndikojnë pozitivisht në shoqëri përmes teknologjisë së lirë.

Pse të marrësh pjesë?

Eventi është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga ekspertë të fushës, për të ndarë ide dhe për të krijuar lidhje të reja bashkëpunimi. Pjesëmarrësit do të mund të kuptojnë më mirë rëndësinë e open source si filozofi dhe si mjet zhvillimi, që fuqizon komunitetet dhe demokratizon qasjen në teknologji.

Regjistrohu tani për të qenë pjesë e diskutimit që po formëson të ardhmen e teknologjisë në Kosovë: https://hapite.net/opensource

HaPiTe Space, rezultat i bashkëpunimit mes Telegrafi, Hallakate dhe Pixels, është krijuar memisionin për të ofruar një hapësirë moderne për organizimin e aktiviteteve profesionale dhe edukative.

Me infrastrukturë moderne dhe ambient frymëzues, HaPiTe është në qendër të zhvillimit të ideve, bashkëpunimit dhe inovacionit për komunitetin profesional në Kosovë.

❌
❌