Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gyjaka e le në burg, akuzohet dhe për drogë

18 October 2025 at 11:16

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Kamber Sulçaj, i cili u vetëdorëzua tre ditë më parë, pasi akuzohet si autor i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e 26 shtatorit. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Entela Selmanaj, teksa Sulçaj akuzohet për […]

The post Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gyjaka e le në burg, akuzohet dhe për drogë appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutimi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi/ Del para Gjykatës autori i dyshuar i krimit, Kamber Sulçaj

By: V K
18 October 2025 at 10:47

Këtë të shtunë, Kamber Sulçaj, 48 vjeçari i cili akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur më 27 Shtator në fshatin Salari të Tepelenës, ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kamber Sulçaj, u vetëdorëzua në polici më 16 Tetor, si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

Prokuroria e Gjirokastrës, ka kërkuar “arrest me burg” për 48-vjeçarin, duke argumentuar se ekziston rreziku i arratisjes dhe i prishjes së provave.

Seanca po zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nën masa të rrepta sigurie.

Sipas dosjes hetimore, konflikti mes Sarchit dhe Sulçajt nisi për motive të dobëta, por përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit që i mori jetën 44-vjeçarit italian.

Kamber Sulçaj u vetëdorëzua në polici më 16 tetor, i shoqëruar nga avokati i tij, pas disa javësh në arrati.

Gjatë kontrolleve në zonat malore të Tepelenës, policia kishte zbuluar automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes, ndërsa në banesat e familjarëve të tij në Vlorë dhe Mesaplik u sekuestruan armë, para dhe prova të tjera materiale.

Vendimi i gjykatës për masën e sigurisë pritet të shpallet në vijim.

The post Ekzekutimi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi/ Del para Gjykatës autori i dyshuar i krimit, Kamber Sulçaj appeared first on Albeu.com.

Autori u vetëdorëzua/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e Edoardo Sarchit është e porositur

By: armand
17 October 2025 at 11:21

Gazeta italiane La Repubblica i ka kushtuar një artikull vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, pas dorëzimit të autorit. La Repubblica thekson se vrasja e biznesmenit dyshohet se është e porositur. Gjithashtu në artikull shkruhet se natën e ngjarjes plumbat kanë kapur vetëm Sarchin, baba i dy fëmijëve dhe asnjë nga personat e […]

The post Autori u vetëdorëzua/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e Edoardo Sarchit është e porositur appeared first on BoldNews.al.

“Nuk jap asnjë shpjegim…!”/ U vetëdorëzua në polici, çfarë tha para efektivëve autori i vrasjes së Edoardo Sarchit

By: armand
16 October 2025 at 13:45

Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi u dorëzua sot në policinë e Gjirokastrës, bashkë me armën e krimit. Sipas burimeve, ai nuk ka pranuar të japë deklarime për policinë lidhur me rrethanat apo motivet e krimit. “Nuk do të jap asnjë shpjegim sot por në një fazë të mëvonshme […]

The post “Nuk jap asnjë shpjegim…!”/ U vetëdorëzua në polici, çfarë tha para efektivëve autori i vrasjes së Edoardo Sarchit appeared first on BoldNews.al.

U dorëzua në polici, zbardhet dëshmia e Kamber Sulçajt, autorit të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi

By: V K
16 October 2025 at 13:58

Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi u dorëzua sot në policinë e Gjirokastrës, bashkë me armën e krimit.

Sipas burimeve, ai nuk ka pranuar të japë deklarime për policinë lidhur me rrethanat apo motivet e krimit.

“Nuk do të jap asnjë shpjegim sot por në një fazë të mëvonshme dhe në prezencë të avokatit”, ka pohuar ai.

NGJARJA

Biznesmeni italian humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, dyshohet nga Kamber Sulçe.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit të dyshuar dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi.

DESHMIA

Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg.

“Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte në drejtimin tonë dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia”, ka deklaruar ai.

Një tjetër dëshmitar që shoqëronte Braçin u tha hetuesve se sulmi zgjati mbi 20 minuta, me ndërprerje të herëpashershme, duke shtuar frikën dhe panikun mes të pranishmëve.

Të dhënat nga kamerat e sigurisë në zonë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e autorit 48 vjeçar.

Policia dyshon se Kamber Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi pas krimit ka braktisur mjetin tip Ford, ngjyrë të bardhë, në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës.

The post U dorëzua në polici, zbardhet dëshmia e Kamber Sulçajt, autorit të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, autori vetëdorëzohet në polici

By: V K
16 October 2025 at 12:26

Ditën e sotme, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, është vetëdorëzuar në polici. Kamber Sulçe, raportohet se është paraqitur në policinë e Gjirokastrës.

Krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit, në Salari të Tepelenës.

Biznesmeni italian humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, dyshohet nga Kamber Sulçe.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit të dyshuar dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi.

Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi, tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit.

Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg.

“Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte në drejtimin tonë dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia”, ka deklaruar ai.

Një tjetër dëshmitar që shoqëronte Braçin u tha hetuesve se sulmi zgjati mbi 20 minuta, me ndërprerje të herëpashershme, duke shtuar frikën dhe panikun mes të pranishmëve.

Të dhënat nga kamerat e sigurisë në zonë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje, kanë ndihmuar në identifikimin e autorit 48 vjeçar.

Policia dyshon se Kamber Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi pas krimit ka braktisur mjetin tip Ford, ngjyrë të bardhë, në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës.

The post Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, autori vetëdorëzohet në polici appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, dorëzohet në Policinë e Gjirokastrës autori i dyshuar

16 October 2025 at 12:22

GJIROKASTËR- Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

Dorëzimi i tij është bërë në Policinë e Gjirokastrës.

Ai u dorëzua bashkë me armën e krimit, pas negociatave me Policinë.

Hetimet e prokurorisë ndërkohë vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit./abcnews.al

“Braçi lidhje me politikën”/ Corriere della Sera: Sarchi u godit me shkop, u varros pa u kryer autopsia

2 October 2025 at 19:07

Gazeta prestigjioze italiane “Corriera Della Sera” i ka kushtuar një artikull të detajuar vrasjes misterioze të biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri. Sipas artikullit të medias italiane, rasti ngre dyshime të forta pas varrimit të shpejtë pa kryer autopsinë, ndërsa rrethanat dhe versionet e ndryshme të ngjarjes mbeten të paqarta dhe plot mister. Media përtej Adriatikut […]

The post “Braçi lidhje me politikën”/ Corriere della Sera: Sarchi u godit me shkop, u varros pa u kryer autopsia appeared first on BoldNews.al.

“E rrahën anëtarët e familjes Braçi për vdekje”- Corriere della Sera rrëzon pistën e hetimit për vrasjen e biznesmenit Italian:

2 October 2025 at 16:54


Vrasja e biznesmenit italian 44-vjeçar në Tepelenë ka ngritur shumë pikëpyetje, për vetë mënyrën sesi u zhvilluan hetimet për këtë ngjarje.

Prestigjozja italiane “Corriere della Sera”, e ka rikthyer në vëmendje këtë ngjarje, duke pretenduar se vrasja e Edoardo Sarchit nuk ka ardhur nga një sulm me armë zjarri, por nga dhunimi me sende të forta.

Kjo pasi sipas medias italiane, në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Po ashtu, ‘Corriere della Sera’ shkruan se dyshime të tjera lindin edhe pas dëshmive të tre anëtarëve të familjes Braçi, të cilët u shoqëruan nga policia, pasi ndodheshin me viktimën në momentin e vrasjes, dëshmi të cilat kanë qenë kontradiktore.

Sipas medias italiane, fillimisht ata deklaruan se një person i armatosur që lëvizte në këmbë iu kishte dalë përpara dhe kishte qëlluar me breshëri armësh drejt tyre. Ndërsa një version tjetër i dëshmisë lidhet me një debat për dritat e gjata të makinës mes Sarchit dhe 48-vjeçarit Kamber Sulçaj, i dyshuar si autori i vrasjes. Pra, në fillim autori u raportua se ishte në këmbë, ndërsa më vonë rezultoi se kishte lëvizur me automjet.

Po ashtu, në artikull thuhet se biznesmenit italian 44-vjeçar nuk i është kryer ekspertiza mjeko-ligjore pas vrasjes, ndërsa ceremonia mortore u organizua shumë shpejt nga bashkëshortja e tij, Majlinda Taga, e cila është gjithashtu aksionere në bizneset e viktimës dhe shtetasit Gazment Braçi.

Në artikullin e saj, “Corriere della Sera” ngre dyshimin se 44-vjeçari Edoardo Sarchi është vrarë nga personat që kanë bërë denoncimin për vrasjen. Ky dyshim mbështetet mbi dëshmitë e tyre kontradiktore, si dhe mbi faktin që ata janë emra të njohur për autoritetet në Shqipëri, për ngjarje të dhunshme të ndodhura më parë.

Sipas medias italiane, hetimi për këtë ngjarje konsiderohet i mbyllur, edhe për faktin se ortakët e 44-vjeçarit kanë lidhje familjare me një eksponent të fuqishëm në politikën shqiptare, përcjell A2 CNN.

“Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi

30 September 2025 at 22:30

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenti italian, Edoardo Sarchi. Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Artan Hoxha u shpreh se në panik e sipër personat të cilët ishin me italianin nga paniku kanë zbritur nga automjeti për t’i shpëtuar plumbave. Hoxha theksoi se plumbat kanë kapur gomën dhe diskun […]

The post “Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Ervin Karamuço: Kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri

By: V K
30 September 2025 at 08:26

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ndarë detaje të lidhura me rastin e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në vendin e quajtur “Dilan”, në fshatin Salari të Tepelenës.

Në një intervistë në Euronews Albania, eksperti Karamuço tha se autori i ngjarjes dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka reaguar me sharje.

Karamuço zbuloi se për ngjarjen është kryer edhe një telefonatë te një familjar i një ish-ministri të Mbrojtjes.

“Automjetet e grupit të viktimës ishin të pajisura me prozhektorë nate pasi përdoren për gjueti. Në çastin e shkëmbimit, autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka reaguar me sharje.

Pas një përplasjeje verbale, ai ka kthyer makinën mbrapsht, ka parakaluar grupin dhe u ka zënë rrugën. Më pas autori ka zbritur nga automjeti, i armatosur me një pushkë gjahu me dylbi“.

 

 

Nuk mund të them që ishte snajper, por pushkë sportive për gjueti. Ai filloi t’i ofendonte dhe t’i kërcënonte personat që ndodheshin me biznesmenin italian, madje ka deklaruar:

“Nuk e dini kush jam unë, jam filani”. Megjithatë, sipas dëshmive fillestare në polici, askush nga grupi nuk e kishte njohur apo mbajtur mend emrin e përmendur.

Pasi debati ka degjeneruar në përplasje fizike, autori ka hapur zjarr, duke qëlluar në mënyrë të pakontrolluar, pa shënjestruar ndonjë person konkret. Një nga plumbat goditi në këmbë shtetasin italian, duke i dëmtuar aortën e femurit – plagë që i solli vdekjen.

Personat që ishin me viktimën nuk janë larguar nga vendngjarja, por kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë. Në vendngjarje janë gjetur leckë dhe rrip i vendosur për të ndaluar gjakderdhjen.

Ata kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri të Brendshëm për të kërkuar ndihmën e një helikopteri, por viktima ndërroi jetë para se të mbërrinte ndihma mjekësore”,-tha Karamuço.

The post Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Ervin Karamuço: Kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri appeared first on Albeu.com.

U fsheh 40 minuta pas makinës, e kapi plumbi rikoshet, detaje nga vrasja e biznesmenit

29 September 2025 at 21:55


Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tronditëse e tre ditëve më parë në Tepelenë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ku një shëtitje për gjah përfundoi në tragjedi fshihet një motiv krejtësisht banal.

48-vjeçari Kamber Sulçaj nga Mesapiku i Vlorës ka qenë duke lëvizur me makinë në të njëjtin aks më biznesmenin i cili së bashku me miqtë e tij po ktheheshin nga gjahu.

Dritat e gjata të Land Roverit të italianit krijuan shqetësim tek autori Kamber Suçaj çka bëri që mes tyre të niste një konflikt që degradoi në ofendime mes palëve.

Pas këtij momenti 48-vjeçari ka gjurmuar makinën e biznesmenit.

Ai u ka zënë pritë në zonën e njohur si Qafa e Dilanit dhe ka hapur zjarr ndaj automjeteve.

Pasagjerët kanë arritur të braktisin mjetet dhe të hidhen në kanal për t’i shpëtuar plumbave, por biznesmeni mbeti për rreth 40 minuta i bllokuar mes breshërisë, pa mundur të lëvizte. Mjaftoi një plumb rikoshet që t’i merrte jetën.

48-vjeçari, i cili është i shpallur në kërkim rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”.

Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve, si dhe dy persona të tjerë.

Kamber Sulçaj po ashtu posedon edhe një stan me bagëti.

Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestua vëllai tjetër i Kamber Sulçajt, Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn.

Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

29 September 2025 at 20:49

Është zbardhur dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e së premtes. Sipas News24, nga hetimet ka rezultuar se Gazmend Braçi kishte marrë makinën e një çobani në zonë dhe kishte dalë për gjueti bashkë me tre shokë. Ndërsa, autori i dyshuar Kamber Sulçaj, që kishte një fermë […]

The post “Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj appeared first on BoldNews.al.

“Nuk e dini kush jam unë”, eksperti rrëfen detaje nga vrasja e biznesmenit italian

By: armand
29 September 2025 at 20:05

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një panoramim të qartë të ngjarjes tragjike ku mbeti i vrarë biznesmeni italian, Edoardo Sarchi. Ai tha se vrasja nuk ka qenë e paramenduar, por një konflikt i çastit që ndodhi pas një shkëmbimi verbal mes palëve. Duke folur në Euronews, sipas Karamuços, ngjarja nisi në momentin kur […]

The post “Nuk e dini kush jam unë”, eksperti rrëfen detaje nga vrasja e biznesmenit italian appeared first on BoldNews.al.

Pronar i një guroreje në Vlorë dhe vëllain trafikant droge/ Kush është Kamber Sulçaj që vrau italianin

By: armand
29 September 2025 at 19:18

Kamber Sulçaj, 48 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, rezulton të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës, Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, Sulçaj zotëron 25% të aksioneve në guroret “Stone Quramenga”, ku aksionarë janë gjithashtu babai i tij, Delo Sulçaj me 20% dhe vëllai, […]

The post Pronar i një guroreje në Vlorë dhe vëllain trafikant droge/ Kush është Kamber Sulçaj që vrau italianin appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau biznesmenin italian pas sherrit për dritat e makinës

By: Elva
29 September 2025 at 15:28

Personi në foto është Kamber Sulçaj, 48 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia si autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit. Ai akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh. Hetimet tregojnë se Sulçaj ka qëlluar me armë ndaj biznesmenit dhe personave që e shoqëronin, […]

The post FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau biznesmenin italian pas sherrit për dritat e makinës appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë/ Publikohen pamjet, ja lëvizjet e autorit të krimit (VIDEO)

By: V K
29 September 2025 at 15:08

Dalin pamjet nga vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, i cili u vra ditën e shtunë në Salari të Tepelenës. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se policia e Gjirokastrës, pas hetimeve intensive ka arritur që të identifikojë autorin e vrasjes, i cili është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Kamber Sulcaj.

NJOFTIMI I POLICISË:
Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..

Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.

Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44-vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48-vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit.

Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

The post Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë/ Publikohen pamjet, ja lëvizjet e autorit të krimit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, identifikohet autori

By: V K
29 September 2025 at 14:50

Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë 27 shtator 2025 rreth orës 00:30, është vrarë me armë zjarri shtetasi italian Edoardo Sarchi 44-vjeç, në Salari të Tepelenës.

Raportohet se policia e Gjirokastrës, pas hetimeve intensive, ka arritur që të identifikojë autorin e vrasjes, i cili është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.

Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..

Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.

Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48-vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.

Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Zbardhet vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, identifikohet autori appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Krimi në Tepelenë, ky është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian

29 September 2025 at 15:17

Personi në foto është 48-vjeçari Kamber Sulçaj, autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi. Ngjarja kjo e ndodhur më 26 shtatorit në Salari të Tepelenës.

48-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia, pasi hetimet çuan në zbardhjen e krimit të rëndë dhe dinamikën e vrasjes së biznesmenit italian.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me italianin dhe me personat që shoqëronin këtë të fundit.

Më pas  Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

Kontrolle pati dhe në banesën e 48-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë. Policia thotë se gjeti rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

(Kamber Sulçaj)

“Corriere della Sera” pasqyron lajmin e vrasjes së biznesmenit italian: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë

By: armand
28 September 2025 at 15:06

“Ata me siguri e vranë. Megjithatë, se çfarë ndodhi mbetet mister. Ndoshta u qëllua aksidentalisht gjatë një udhëtimi gjuetie, ose ndoshta ishte vrasje pas një grindjeje: u godit me një levë ose me një gur. Por ekzekutimi i paramenduar nuk përjashtohet: një makinë ndaloi, një burrë zbriti dhe qëlloi”, shkruan gazeta italiane Corriere. Ngjarja ndodhi […]

The post “Corriere della Sera” pasqyron lajmin e vrasjes së biznesmenit italian: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌