Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Karamuço: Ishte urgjente pas vendimit të Kushtetueses

By: Elva
16 December 2025 at 21:41

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj, duke e çuar në një fazë të re procesin hetimor që prej javësh ishte në vëmendjen publike. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh në emisionin “Top Story” se kjo kërkesë erdhi si pasojë e një […]

The post Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Karamuço: Ishte urgjente pas vendimit të Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

“Dy ‘gabimet’ e platformës së Brahos”/ Karamuço: BKH nuk mund të zëvendësojë Policinë e Shtetit

15 December 2025 at 20:33

Profesori Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi platformën që prezantoi Klodian Braho në KLP.

Gjatë intervistës, Karamuço u shpreh me rezerva për dy qëndrime të Brahos, duke thënë se sipas këndvështrimit të tij vuri re dy “gabime”.

Fillimisht Karamuço tha se “gabimi i parë” sipas tij ishte deklarata e Brahos se “zoti Kraja nuk ka qenë shumë aktiv”, dhe tjetra ripozicionimi me Policinë e Shtetit. Sipas tij BKH nuk mund të zëvendësojë Policinë e Shtetit.

“Iu referua drejtuesit të para zotit Kraja duke thënë që nuk ka qenë shumë aktiv. Institucionin në kuptimin administrativ e  ngriti ai dhe pastaj zoti Dumani bëri atë që bëri. Dhe tjetra që mund të them një gabim i dytë ishte ripozicionimi me Policinë e Shtetit. Kjo krijon ide të gabuar dhe krizë besimi mes policisë dhe SPAK. Mbi institucionin kurrë nuk ndodh ti vësh gishtin dhe t’i thuash nuk je i besueshëm. Mbi individin po. Janë po ata policë që i mbrojnë familjen këtyre njerëzve. Por edhe me sa veta do bësh hetime? 60 hetues punojnë nga 12 orë , do marrin dhe të tjerë por sa të trajnohen ato. Një ditë pasi zoti Braho foli për qëndrimin e ri që do mbaj ndaj Policisë, dy persona me rrezikshmëri të lartë kriminale shkoi dhe i kapi policia. Ndoshta mund ta modifikojë këtë qëndrim, por policia është e pazëvendësueshme”, tha ai.

“Dumani do të ruajë angazhimin në SPAK, ka rreth 80 dosje në dorë si prokuror “/ Karamuço: Profili i Brahos? ‘I koduar dhe i pamëshirshëm”

15 December 2025 at 20:14

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, profesori Ervin Karamuço foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Brahos.

Gjatë intervistës, Karamuço vlerësoi punën e Altin Dumanit, ndërsa u shpreh se pozicionimi i tij do të jetë i njëjtë dhe se do të ruajë angazhimin në SPAK.

“Pozicionimi i Dumanit do të jetë i njëjtë. Dumani është njohur me zotin Brahio vetëm në SPAK. Ka pasur të tjerë me të cilët ka punuar më herët. Por mesa duhet bashkëpunimi ka qenë i frytshmëm dhe mendimi i tij për zotin Braho ka qenë pozitiv”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Karamuço vlerësoi figurën e Klodian Brahos duke thënë se ka treguar se “është i pamëshirshëm”.

“Duhet llogaritur se zoti Domani vetë si prokuror ka rreth 80 çështje në dorë. Ato do të shikohen dhe do të shihet se çfarë punë është bërë. Pra thjesht ndryshon profili i drejtuesit.  Zoti Braho është më i koduar, nuk e ç’kodifikon lehtë, është i pamëshirshëm, nuk i njeh relatat shoqërore. Kjo krijon deri diku edhe frikë tek ata që kanë hallë”, tha ai.

/abcnews.al/

Rrajat në rrjetën e SPAK/ Karamuço: Dëshmi dhe prova nga Franca për SKY ECC, pritet të ndodhin arrestime të tjera

By: Re Nato
10 December 2025 at 23:22

Një grup kriminal prej 14 personash, pjesë e të cilit ishin 3 anëtarë të fisit Rraja në Nikël, është goditur nga SPAK.

Profesori Ervin Karamuço thotë se ka pasur dëshmi dhe prova nga Franca, se ky grup kriminal ka pasur komunikime në SKY ECC.

Karamuço shtoi se priten arrestime të tjera.

“Në fakt, është në vijimsi të aksioneve të rëndësishme që ka bërë SPAK në luftën kundër krimit të organzuar. Ndihmën më të madhe e kemi nga autoritetet franceze, nga komunikimet në SKY ECC, ku do të ketë të tjera grupe dhe veprimtarinë që kanë kryer, të regjistruara nga ky aplikacion. Pritej të ndodhte dhe pritet të ndodhin edhe arrestime të tjera. Ky grup përfaqëson një prej grupeve të skeduara nga ana e Policisë së Shtetit. Ne kemi një grup të strukturuar. Tashmë kemi edhe akuza konkrete dhe masat që janë marrë. Policia ka dyshime se tre persona të këtij grupi mund të jenë larguar më përpara në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe. Janë ekzekutuar masa jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të huaja. Dy ose tre persona nga këta, që ende nuk janë vënë në pranga, janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.”, theksoi ai./abcnews.al

Karamuço jep detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait

By: armand
10 December 2025 at 21:24

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në lidhje me aksionin e SAPK në Fushë Krujë, ku u godit një grup i dyshuar për trafik droge. Në Euronews, Karamuço shpjegoi tre persona dyshohet se janë larguar drejt Emirateve, ndërsa 11 urdhra arresti, janë ekzekutuar. Ai tha se zona e fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës është […]

The post Karamuço jep detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait appeared first on BoldNews.al.

“Brenda gjykatës tre nivele pagash”/ Karamuço: Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, jo etik

By: Rovena
9 December 2025 at 20:31

Në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço lidhur me situatën e pagave në sistemin e drejtësisë, tha se një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka zbuluar mospërputhje në mënyrën se si janë trajtuar pagat e gjyqtarëve.

Sipas tij, ndërsa pagat e administratës janë rritur, ato të strukturave pranë Presidencës, ku referohen edhe gjyqtarët, kanë mbetur të pandryshuara. Karamuço tha se gjyqtarët janë ndarë në dy kampe: një grup që e ndjek çështjen në rrugë ligjore dhe një tjetër që kërkon takim me kryeministrin, një veprim që ai e konsideroi joetik si nga Shoqata e Gjyqtarëve, ashtu edhe nga ana e ekzekutivit.

Sipas ekspertit, ky është një problem i trashëguar nga reforma në drejtësi, e cila ka prodhuar tre nivele pagash brenda të njëjtës gjykatë dhe situata ka degraduar deri aty sa anëtarë të Gjykatës së Lartë t’i drejtohen gjykatës për njohjen e vjetërsisë në punë.

“Ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pagat e gjyqtarëve. Sipas tyre këta nuk janë referuar te drejtoria e ministrive, por tek Presidenca. Ndërkohë që pagat e administratës janë rritur, të Presicdencës jo. Gjyqtarët janë ndarë në dy grupe, një po e kërkon në rrugë gjyqësore, kurse një tjetër kërkon që të takohet me kryeministrin, gjë që nuk është etike nga ana e Shoqatës së Gjyqtarëve.

Por, edhe nga ana e Ramës, sepse pagat nuk nxirren dhe nuk është reale. Në thelb ky është një problem i sistemit të drejtësisë që ka lënë shumë bishta. Kemi tre nivele pagash brenda një gjykate dhe këtë duhet që ta rregullonte reforma në drejtësi. Dhe katandiset anëtari i Gjykatës së Lartë që të hedhë në gjyq shtetin, që t’i njihet vjetërsia në punë. Këtu gjërat nisin nga koka”, tha Karamuço.

“Fëmijët fshehin armët nëpër varre”, Karamuço: Disa i fusin në çantat e vajzave, kam foto

By: Elva
8 December 2025 at 22:01

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë deklarata tronditëse lidhur me mënyrën se si të miturit po përfshihen gjithnjë e më shumë në akte dhune dhe mbajtje armësh. Gjatë emisionit “Top Story”, ku u diskutua për krizën e sigurisë në shkolla dhe për rritjen e kriminalitetit tek të rinjtë, Karamuço zbuloi se fëmijët fshehin armë […]

The post “Fëmijët fshehin armët nëpër varre”, Karamuço: Disa i fusin në çantat e vajzave, kam foto appeared first on BoldNews.al.

Atentati i Elbasanit/ Eksperti: Personi i ndaluar mund të ketë luajtur rolin e negociatorit

1 December 2025 at 23:23

Një person nga Lezha është ndaluar nga policia ne lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla, i njohur edhe si Edmond Hyka ne Elbasan. Naldo Gjini u ndalua nga policia në Lezhë dhe më pas iu përcoll për veprime hetimore policisë së Elbasanit, pasi ka rezultuar se ka përdorur makinën e autorëve.

Eksperti Ervin Karamuço në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News tha se organizimi i autorëve sipas të dhënave kanë qenë i shpejtë dhe jo i planifikuar.

Gjithashtu tha se nga hetimet ka dyshime se personi i ndaluar mund të ketë luajtur rolin e negociatorit mes palëve.

“Dyshohet se kemi të bëjmë një konflikt për pazare të prishura që kanë sjellë përplasje me një grup në zonën e Kurbinit. Grupi kriminal, me sa dyshon policia, duket se ka ngarkuar personin për të kryer atentatin kur gjërat kanë shkuar keq. Por hetimet vijojnë ende. Dhe gjithçka do të zbardhet shumë shpejt.Nga hetimet që janë bërë duhen parë rolet e bashkëpunëtorëve të përfshirë që mund të jenë edhe pjesë e kompanisë së viktimës apo Elbasan, nuk mund të flasim para kohe”,tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

SKY ECC/ Karamuço: Ka përgjime që prokurorët i mbajnë në sirtar

By: Elva
18 November 2025 at 21:19

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar zhvillimet e fundit mbi përdorimin e të dhënave të SKY ECC në proceset penale në vend. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se një pjesë e mirë e materialeve të siguruara nga ky sistem ende nuk është zbardhur dhe, sipas tij, disa prej tyre […]

The post SKY ECC/ Karamuço: Ka përgjime që prokurorët i mbajnë në sirtar appeared first on BoldNews.al.

“Atentati ishte planifikuar për dje”/ Karamuço: Është identifikuar një person. Informacioni mund të ketë ardhur nga Spanja

By: Rovena
11 November 2025 at 23:34

Gilmando Dani mbeti i vrarë këtë të martë, 11 nëntor, në një atentat mafioz, te rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit. 47-vjeçari Dani ishte pasagjer në një makinë të bardhë. Shoferi i makinës, i identifikuar si 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri, mbeti i plagosur rëndë.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në “Ora e Fundit” në ABC Neës tha se grupi i atentatorëve kanë qenë të mirëorganizuar dhe kanë gjetur një kohë kur kishte shumë njerëz dhe fluks. Atentati u krye në zonë ku mungonte patrulla policore, dhe u zgjodh rrethrrotullimi për shkak se shpejtësia është e ulët, gjë që i ndihmonte për të qëlluar drejt makinës ku ndodhej Dani.

Karamuço shtoi se pas kësaj ngjarjeje kriminale ka një të shkuar të errët kriminale, për shkak të dosjes kriminale të Gilmando Danit, lidhjet e tij me grupet kriminale. Eksperti shtoi se ngjarja lidhet me 2-3 grupe kriminale, të lidhura dhe me grupe të tjera ndërkombëtare. Sipas Karamuços policia ka rënë në gjurmët e një personi, i cili është marrë si i dyshuar.

“Kjo ngjarje ka ndodhur ditën, në një zonë ku duhet të kishte policie. Ka ndodhur nga një trupë elitë, e specializuar për këto atentate. Kjo ngjarje ishte planifikuar për t’u bërë mbrëmë, por ngaqë u anulua fluturimi nga Barcelona, ndodhi sot. Ndodhi në mes të ditës, kanë rrezikuar shumë qytetarët, klientët dhe turistët. Objektivi kryesor ka qenë viktima dhe shoferi. Është zgjedhur rrethrrotullimi për shkak se atje ishte shpejtësia më e ulët. Më pas kanë përdorur një rrugë dytësore për të shkuar në Krujë, pra kanë qenë njohës të mirë të zonës. Policia ka rënë në gjurmët e një personi që ka vazhduar personat, është identifikuar, është marrë si i dyshuar. Pas kësaj ngjarje ka një të shkuar kriminale, me grupe kriminale dhe transnacionale.”

Më tej eksperti i kriminalistikës tha se informacionet për atentatorët mund të kenë ardhur edhe nga Spanja.

“Policia ka dyshime, si informacionet mund të jenë marrë edhe nga Spanja. Nga ana tjetër po kalojnë në sitë të gjitha kamerat e aeroportit që mund, t’i kenë ndjekur. Janë shumë aspekte hetimore që po kalojnë në një volum të madh, për të shkuar deri te provat. Deri tani flitet për tre persona, dy qitës dhe një i tretë që është afruar me armë brezi dhe ka qëlluar nga afër pasagjerin. Janë grupe elitë, që polica e shtetit do të ketë probleme nëse nuk i gjen dhe i burgos.  Kemi pasur raste që janë marrë ish-efektivë që janë huazuar për të tilla ngjarje.”/abcnews.al

Zgjedhjet për kreun e SPAK/ Karamuço: Kandidatët e kanë vizionin e qartë. Altin Dumani nuk do ndalet

By: Rovena
8 November 2025 at 23:51

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK. Në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço tha se këtë herë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka lënë më shumë kohë për vlerësimin e kandidatëve, rreth dy javë pas përfundimit të seancës dëgjimore.

Ai vlerësoi se të katër kandidatët për drejtimin e SPAK-ut gëzojnë integritet dhe aftësi të larta profesionale, ndërsa theksoi se procesi po ndiqet me kujdes për të garantuar paanshmërinë dhe transparencën. Sipas tij, Altin Dumani mbetet një prej figurave më të forta dhe dinamike në këtë garë, me një profil reaktiv dhe ritëm të lartë pune në hetime.

“Kjo është një seancë normale lidhur me këto faza. Vitet më parë kemi parë që kjo seancë ka qenë 24 orë para se të votohej drejtuesi i ri. kurse tani kanë dhënë pak më shumë kohë. Mendohet që t’i lihet KLP-së 2 javë kohë nga zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK. Do të shikohet se cili kandidat plotëson më mirë kriteret nga të tjerët.

Të katërt kandidatët gëzojnë integritet dhe aftësi shumë të mira profesionale. Ata e kanë  një vizion të qartë, që duhet të ecin përpara sipas një shembulli dhe një vazhdimësi të konsoliduar. Kemi dhe prokurorë që kanë marrë dekorata nga shtetet partnere edhe pse nuk bëhen publike. Kanë krijuar një identikit. Ata janë në merak më shumë për garantimin e këtij procesi, që të jetë i paanshëm. Di që kanë lëvizur disa gjëra brenda SPAK, ka pasur dhe një ndihmë nga jashtë.

 Altin Dumani ka një profil shumë të fortë, reaktiv, që nuk ndalet dhe ka një ritëm shumë të shpejtë të provave. Ka dhënë prova që nuk bënë dallim. Nuk mendoj se do të jetë i qetë, por sërish shumë problematik në çështjet që ka, sepse ka profilin e tillë. Do të jetë i fortë krahas të gjithë prokurorëve që bëjnë atë punë”, tha Karamuço.

Çfarë foli sekretari amerikan në takimin me Dritan Prençin? Karamuço: Kërkoi takim kokë më kokë

By: redi
6 November 2025 at 22:08

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, thotë se se zëvendësndihmës sekretari i shtetit në SHBA ka kryer një takim kokë më kokë me prokuronin e çështjes që po heton dosjen e zv. Kryeministres Belinda Balluku. Për të nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar pasi takimi ka qenë pa asnjë person tjetër, duke shtuar se për këtë dosje ka interes të lartë edhe nga SHBA. ”Ka një asistencë të…

Source

Zyrtari i lartë amerikan takim “kokë më kokë” me prokurorin e dosjes Balluku, Karamuço: SHBA po ndjek nga afër hetimet

By: Elva
6 November 2025 at 22:12

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar në emisionin “Top Story” se një zëvendësndihmës sekretar i Shtetit nga SHBA ka zhvilluar një takim konfidencial me prokurorin Dritan Prençi, i cili heton dosjen që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas Karamuços, takimi është zhvilluar “kokë më kokë”, pa përkthyes dhe pa persona të tjerë të pranishëm, gjë […]

The post Zyrtari i lartë amerikan takim “kokë më kokë” me prokurorin e dosjes Balluku, Karamuço: SHBA po ndjek nga afër hetimet appeared first on BoldNews.al.

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

27 October 2025 at 22:06

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, gjatë emisionit Top Story, ka deklaruar se një numër i aplikacionit “Sky Ecc” është loguar në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit dhe është përdoru nga një zyrtar i lartë i Qeverisë. Më tej ai shtoi se politikanë të lartë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri […]

The post Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK appeared first on BoldNews.al.

Dita e “gjyqit” e Dumanit/ Karamuço: Ata që i bënë pyetje, disa janë nën hetim dhe disa do hyjnë në burg

By: Rovena
27 October 2025 at 20:16

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar zhvillimet në seancën plenare të ditës së sotme, ku kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi për punën e institucionit gjatë vitit 2024. I

ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u ndal te dinamika e seancës dhe marrëdhëniet mes drejtësisë dhe politikës, duke theksuar se disa prej deputetëve që morën pjesë në debat janë aktualisht nën hetim apo verifikim nga SPAK.

Sipas tij, klima në sallë ishte e tensionuar dhe e mbushur me emocione, ndërsa nënvizoi se numri i dosjeve ndaj deputetëve pritet të ndikojë në balancat politike brenda Kuvendit.

“Të ndodhesh përpara një salle të madhe një komisioni që është mësuar Dumani është një gjë komplet ndryshe, për më tepër që atje ke emocione nervozizëm dhe kush t’i bën pyetjet. Disa nga ata që bënë pyetje janë ata që po hetohet, disa që po verifikohen dhe disa të tjerë që do të shkojnë në burg. Unë jam besimplotë sepse shikoj hetimet. Ka dosje ndaj deputetëve që janë në Kuvend. Këta kanë rënë dakord edhe për diçka, ata që janë në garë të mos bëjnë shumë gjëra sepse i bie të marrin shumë merita. Numrat këtu rrinë të disbalancuar sepse ka dosje që mund të balancohen shumë lehtë”, tha Karamuço.

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

By: Elva
22 October 2025 at 22:51

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi kërkesën e babait të Ervis Martinajt për shpalljen e djalit të tij të zhdukur si i vdekur. Sipas Karamuços, në raste të tilla personi kërkohet fillimisht si i zhdukur dhe vetëm nëse gjendet trupi ose një provë biologjike, si ADN-ja, mund të shpallet zyrtarisht i vdekur. “Kjo nuk do […]

The post Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur appeared first on BoldNews.al.

Dumani nervoz në Kuvend?/ Ervin Karamuço: Disa persona atje i ka në hetim, disa në verifikim. Pyetjet ishin provokative

By: Rovena
15 October 2025 at 20:52

Në seancën dëgjimore për raportimin vjetor të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024, kreu i institucionit Altin Dumani deklaroi se nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë pas përfundimit të detyrës së tij në vitin 2028.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në emisionin “Real Story” në ABC Neës, theksoi se Dumani u tregua i përmbajtur në Kuvend, pavarësisht provokimeve dhe pyetjeve të drejtpërdrejta, duke lënë të kuptohet se ai posedon më shumë informacion sesa është bërë publik, përfshirë edhe të dhëna nga platformat e komunikimit të krimit të organizuar si Sky ECC.

Karamuço nënvizoi gjithashtu shqetësimin e Dumanit për mungesën e mbështetjes nga Parlamenti dhe paralajmërimin e tij për një krizë të mundshme në SPAK pas vitit 2028, kur pritet të përfundojnë mandatet e 11 prokurorëve aktualë.

“Duke ditur temperamentin e tij, nuk shfaqi nervozizëm. Disa persona atje i ka në hetim, disa në verifikim, për disa të tjerë ka informacion, por nuk ka akoma prova. Pra ka disa kategori ku i ka parë kudo, disa mund t’i ketë parë edhe në Sky ECC. Pra di më shumë se më se ç’duhet të dijë, më shumë se sa dinë ata vetë, prandaj dhe përpiqet që të frenojë veten.

E dyta është i zhgënjyer me Parlamentin shqiptar. Altin Dumani bëri një paralajmërim shumë të fortë, që 11 prokurorë ikin në vitin 2028, do të ketë një vakancë. Pas 3 vitesh mund të pezullohet puna. Pyetjet e tjera ishin shumë provokative që donin ta nxirrnin nga veta. Ai përmendi dhe mediat dhe në një të ardhme duhet të nxjerrë televizionin, emrat e gazetarëve apo portaleve. Nëse ka një program transparent me gazetarët duhet që të thotë emrat dhe të marrë masat se është në krye të një institucioni”, tha Ervin Karamuço./abcnews.al

 

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

By: Elva
7 October 2025 at 22:56

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se autori, Elvis Shkambi, ka përdorur një armë të tipit Makarov dhe ka qëlluar pesë herë, ndërsa arma është dorëzuar bosh pas ngjarjes. Karamuço tha se goditjet nuk kanë […]

The post Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

“Ra ‘barriera’ e paprekshmërisë”/ Karamuço: Buxhet, njerëz të trajnuar dhe aparate që punojë. Siguri për trupën gjyqësore

6 October 2025 at 20:50

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se vrasja e gjyqtarit, rrëzoi edhe ‘barrierën’ që ishte krijuar se ishin të paprekshëm.

Gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se është emergjente marrja e masave në këtë drejtim, duket të ketë buxhet, por edhe njerëz të trajnuar, pasi e gjitha trupa kërcënohet.

“Me këtë ngjarje ra ajo barrierë që kishte qoftë në kuptimin moral që këta janë të paprekshëm.. Kjo është gjëja më e rëndë që tani kërcënon gjithë trupën. Pra duhet urgjentisht, buxhet, njerëz të trajnuar aparate që punojnë realisht. Zyra funksionale dhe të sigurta për të gjithë anëtarët e trupës, që i kemi në kotec. Nuk plotëson dot numrin e plotë të prokurorëve…Nuk ka vende. Arkiva e prokurorisë sot në Tiranë ka shkuar në Burrel. Ka gjetur një magazinë dhe kanë çuar në Burrel. Dështim total. Pra në disa aspekte reforma në drejtësi ka dështuar”, tha ai.

Karamuço për sigurinë në Gjykatën e Apelit: Nuk kanë dashur policë nëpër këmbë

By: redi
6 October 2025 at 21:48

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço thotë se vrasja në Gjykatën e Apelit, tregon se autori nuk ka dashur policë nëpër këmbë. ”Mund të kemi bërë atentate për interesa pronësie, por jo të kemi vrarë. Kjo ngjarje ka dy vrasës, përveç atentatorit që vrau një gjykatës të nderuar, i dyti është edhe ai që ka shkruar rregullat. Me një veprim unilateral administrata gjyqësore marrin përsipër ta…

Source

❌
❌