Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksidenti me vdekje në Levan-Tepelenë, arrestohet shoferi 30-vjeçar (EMRI)

By: Brisi
26 December 2025 at 11:52

30-vjeçari, Syrja Begaj, është arrestuar nga Policia, pasi mbrëmjen e kaluar u përfshi në aksidentin e regjistruar në aksin Levan – Tepelenë, ku humbi jetën Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orën 19:00, ku automjeti tip Mercedez me drejtues 30-vjeçarin, u përplas me mjetin tip Peugeot dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i këtij të […]

The post Aksidenti me vdekje në Levan-Tepelenë, arrestohet shoferi 30-vjeçar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Dinamika/ Aksidenti i dytë brenda 2 javëve në kryqëzimin e Cakranit, përplasja fatale për 16-vjeçarin

26 December 2025 at 10:45

Policia e Fierit po heton për aksidentin e mbrëmjes se të enjtes ku një 16 vjeçar humbi jetën teksa drejtonte një automjet tip “Peuegot” ne autostradën Levan-Tepelenë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se makina qe drejtonte i mituri, nuk ishte ne pronësi te prindërve apo të afërmve.

Viktima punonte pas orarit te shkollës në një pikë shërbimi automjetesh ç’ka i bën ekspertët e sigurisë rrugore të dyshojnë se automjetin mund ta ketë marrë nga aty.

Hetimi për shkaqet e aksidentit vazhdon por mekanizmi i aksidentit  është zbardhur dhe bëhet fjalë për një nga problematikat e njohura të kësaj autostrade, kryqëzimet lidhëse mes fshatrave të zonës.

Vetëm dy javë më parë, një furgon i FNSH, me 6 efektivë brenda tij, u përplas me një automjet që i preu rrugën, teksa hynte në autostradë nga “kthesa e Cakranit”.

Efektivët dhe drejtuesi i mjetit tjetër u lënduan lehtë por një natë më parë, përplasja në këtë vend, ishte fatale për një 16 vjeçar.

Rreth orës 19:00, makina “Peugeot” me drejtues  një 16 vjeçar, ka hyrë në autostradë nga rruga e Cakranit me drejtim anën tjetër të autostradës, fshatin Buzëmadh.

Një automjet “Benz” që lëvizte në drejtim të Levanit u përplas me të duke lënë të vdekur të miturin. Shkak për të dy rastet e fundit duket se është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

Policia rrugore po heton se kujt i përket makina që ngiste 16-vjeçari. Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip “Benz” Syrja Begaj është arrestuar teksa hetimi për shkaktarin e aksidentit vazhdon.

Makinat të bëra copash/ PAMJET nga aksidenti në Levan-Tepenelë, si humbi jetën shoferi 16-vjeçar (EMRI)

By: Brisi
25 December 2025 at 20:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti me vdekje që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Sipas Policisë, një automjet tip Mercedez me drejtues një 30-vjeçar është përplasur me një tjetër mjet tip Peugeot dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i […]

The post Makinat të bëra copash/ PAMJET nga aksidenti në Levan-Tepenelë, si humbi jetën shoferi 16-vjeçar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 20-vjeçari

By: M C
25 December 2025 at 20:23

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, tip “Benz” dhe “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 20-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

The post Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 20-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar

25 December 2025 at 08:02

Në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në prag të Krishtlindjes, pak besimtarë katolikë mblidhen për meshën e pasdites. Pranë hyrjes, një instalacion i thjeshtë me dru dhe kashtë rikrijon në miniaturë skenën e lindjes së Krishtit, një kujtesë e qetë e një historie të përsëritur brez pas brezi. […]

The post Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar appeared first on Reporter.al.

E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici

By: M C
22 December 2025 at 23:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një 45-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” njofton policia.

The post E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Tepelenë, humb jetën 45-vjeçari

By: Elva
22 December 2025 at 19:00

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë–Memaliaj. Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, rreth orës 18:00, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj. “Rreth orës 18:00, në aksin […]

The post Aksident i rëndë në Tepelenë, humb jetën 45-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Mallakastër/ Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga dhe batohet, plagoset shoferi

By: armand
21 December 2025 at 20:58

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Poçëm të Mallakastrës, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle, mandarina është përfshirë në një ngjarje aksidentale. Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip ‘Volvo’, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi […]

The post Mallakastër/ Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga dhe batohet, plagoset shoferi appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Levan–Tepelenë, kamioni me agrume del nga rruga

By: melisa
21 December 2025 at 20:56

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle dhe mandarina ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Mjeti, tip “Volvo”, u përfshi në incident gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor malor, duke krijuar shqetësim për drejtuesit e tjerë të automjeteve. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit…

Source

Aksident automobilistik në jug të vendit, përfundon në pranga shoferi përgjegjës

By: melisa
1 December 2025 at 10:57

Një aksident rrugor u regjistrua dje në aksin “Levan–Tepelenë”, ku u përfshinë dy automjete. Si pasojë, një 45-vjeçar mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u arrestua në flagrancë. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndërhynë menjëherë pas ngjarjes dhe ushtruan ndalimin e drejtuesit të automjetit. Arrestohet shtetasi me iniciale S. B.

Source

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, plagosen dy gra

By: Elva
26 November 2025 at 16:34

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçem, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, kur mjeti që drejtohej nga shtetasi B.H. u përplas me automjetin e drejtuar nga L.A.. Nga goditja janë plagosur drejtuesi L.A. dhe dy pasagjere, […]

The post Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, plagosen dy gra appeared first on BoldNews.al.

Tepelenë/ Banorët e fshatit Arrëz e Madhe në terr, prej 6 ditësh pa energji

By: armand
21 November 2025 at 15:40

Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme të shumta në fshatin Arrëz e Madhe në Tepelenë, sa i përket furnizimit me energji elektrike. Banorët e fshatit Arrëz e Madhe, Njësia administrative Luftinjë, Bashkia Memaliaj i kthehen mesjetës. Prej 6 ditësh banorët janë pa energji elektrike, duke iu vështirësuar kështu jetesën dhe  duke u shkaktuar […]

The post Tepelenë/ Banorët e fshatit Arrëz e Madhe në terr, prej 6 ditësh pa energji appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, përplasen dy automjete, përfundojnë jashtë rrugës

By: V K
20 November 2025 at 12:41

Paraditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të fshatit Mashkullorë, përgjatë rrugës nacionale Gjirokastër–Tepelenë.

Dy automjete, një Audi dhe një Volkswagen, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke përfunduar më pas jashtë trase së rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, shpejtësia dhe lagështira në asfalt dyshohen të jenë shkaqet kryesore të aksidentit.

Ende nuk raportohet për gjendjen shëndetësore të drejtuesve apo pasagjerëve.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes. Hetimet vijojnë.

The post Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, përplasen dy automjete, përfundojnë jashtë rrugës appeared first on Albeu.com.

Mbyllet burgu i Bënçës/ Rreth 100 punonjës mbeten pa punë, Tepelena përballet me goditje sociale

By: V K
14 November 2025 at 11:08

Sipas burimeve pranë institucionit, burgu i Bënçës në Tepelenë është mbyllur zyrtarisht, duke shkaktuar një situatë të rëndë sociale dhe ekonomike në zonë.

Rreth 70% e personelit kanë dhënë dorëheqjen, pasi nuk kanë mundur të pranojnë transferimet në qytete të tjera, ndërsa 30% e mbetur vijojnë punën vetëm për një periudhë tranzitore prej rreth tre muajsh.

Mbyllja e institucionit ka goditur ndjeshëm komunitetin lokal, pasi afro 100 punonjës kanë mbetur pa punë në një zonë ku mundësitë e punësimit janë të kufizuara.

Banorët e konsiderojnë situatën si një “goditje të dyfishtë”, veçanërisht për familjet që ndër vite janë mbështetur ekonomikisht te paga e këtij institucioni.

Vendimi për mbylljen e burgut, i cili ka mbërritur vetëm një ditë pas zgjedhjeve, ka shkaktuar debat dhe pakënaqësi.

Punonjës dhe banorë të zonës e konsiderojnë mbylljen të papritur dhe të paqartë në argumentim, ndërsa kërkojnë që institucionet qendrore të paraqesin një plan për të mbështetur familjet e prekura.

Aktualisht po vijojnë procedurat e dorëzimit të godinës dhe transferimit të të dënuarve. Ende nuk ka informacion se çfarë destinacioni do të marrë objekti pas mbylljes, as nëse do të ketë alternativa punësimi për personelin e lënë pa punë.

Mbyllja e burgut vjen në një periudhë kur Tepelena përballet me papunësi të lartë dhe largim të të rinjve drejt qyteteve të mëdha apo jashtë vendit.

Burgu i Bënçës, një institucion me histori mbi 60-vjeçare

I ndërtuar në vitet 1960, Burgu i Bënçës ka qenë një nga institucionet më të veçanta penitenciare në vend, me një kapacitet prej rreth 70 të dënuarish.

Në periudha të ndryshme ai ka funksionuar si repart sigurie, ndërsa shpeshherë ka shërbyer si burg “rezervë” i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë dekadave, institucioni ka mbajtur të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe është konsideruar një prej burgjeve më të njohura të jugut të vendit.

Për Tepelenën dhe zonat përreth, ai ka qenë një punëdhënës i rëndësishëm, duke siguruar të ardhura të qëndrueshme për dhjetëra familje për shumë vite.

The post Mbyllet burgu i Bënçës/ Rreth 100 punonjës mbeten pa punë, Tepelena përballet me goditje sociale appeared first on Albeu.com.

Tjetër ‘tërmet’ në Tepelenë/ Gramoz Sako për ABC News: Agroturizmi do të jetë prioriteti jonë, thirrje bizneseve të investojnë

By: xhir jeta
10 November 2025 at 15:31

Gramoz Sako, tashmë kryear i Bashkisë së Tepelenës pas zgjedhjeve të 9 nëntorit, tha në një intervistë për ABC News, se e priste fitoren.

Intervista:

Fituat me një diferencë të thellë ndaj rivalit në garë për Bashkinë e Tepelenës, e prisnit?

Patjetër që rezultatin e prisja për shkak të shumë investimeve që janë bërë në Bashkinë e Tepelenës, dhe atmosfera në gjithë këto ditë ka qenë pozitive për PS, në cdo vend ku kemi shkuar ne kemi gjetur mbështetje të njerëzve.

Pjesëmarrjen si do e konsideroni?

Pjesëmarrja e kënaqshme, por kushtet atmosferike ndoshta e bënë të pamundur që edhe disa njerëz që duhet të vinin në votime, por ishte kohë shume e keqe ditën e djeshme.

Qytetarët ju besuan, cilat do të jenë prioritet e punës tuaj për Bashkinë?

Gjatë gjithë kësaj periudhe fushate ne kemi shëtitur në pothuaj të gjitha fshatrat, kemi parë cfarë i duhet këtij qyteti dhe patjetër që me  fillimin e punës do merrem me të gjitha problematikat që kemi parë. Agroturizmi do të jetë prioriteti jonë, mbarimi i kalasë, ura për në Përmet do i japë një zhvillim më të madh kësaj zone. Paketa e Maleve, kemi 73 aplikime jemi shumë entuziastë që Tepelena do zhvillohet me biznese, u bëjmë thirrje gjithë biznesmenëve të vijnë të investojnë, është një qytet që ia vlen të investosh.

Përfundon numërimi në Tepelenë, Gramos Sako fiton kundrejt Gabriel Gumës, siguron 77.8% të votave

By: V K
10 November 2025 at 07:30

Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Tepelenës. Fitues është shpallur kandidati socialist Gramos Sako me 3.261 vota, pra 77.8% të tyre.

Ndërkohë, kandidati Gabriel Guma siguroi 928 përiqnd të votave, pra 22.2% të tyre.

 

The post Përfundon numërimi në Tepelenë, Gramos Sako fiton kundrejt Gabriel Gumës, siguron 77.8% të votave appeared first on Albeu.com.

Socialistët vazhdojnë të mbajnë ritmet/ Berati dhe Tepelena në duart e kandidatëve të majtë, Ervin Ceca kryeson me 1105 vota dhe Gramoz Sako rrëmben 296 vota

By: M C
9 November 2025 at 23:18

Ka nisur numërimi i votave në 5 bashkitë, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Në Berat janë në total 116 kuti për të regjistruar vullnetin e qytetarëve. Deri më tani janë numëruar 10 kuti, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, me 1,105 vota. Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, ka siguruar 227 vota.

Sakaq edhe në Tepelenë duket një trend bindshëm drejt kandidatit socialist. Gramoz Sako figuron me 296 vota, ose mbi 84%, kundrejt vetëm 56 votave të kandidatit të pavarur që mbështetet nga PD-ja, Gabriel Guma.

Krahas numërimit manual, po testohet edhe numërimi me Inteligjencë Artificiale, një proces që kryhet për herë të parë në vend, duke synuar një verifikim më të shpejtë dhe më të saktë të rezultatit për kutitë e votimit.

The post Socialistët vazhdojnë të mbajnë ritmet/ Berati dhe Tepelena në duart e kandidatëve të majtë, Ervin Ceca kryeson me 1105 vota dhe Gramoz Sako rrëmben 296 vota appeared first on Albeu.com.

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

By: Brisi
9 November 2025 at 22:05

Janë numëruar kutitë e para në Bashkinë e Tepelenës dhe atë të Beratit. Raportohet se në qendrën e votimit 4359 në Nivicë, të Tepelenës 199 vota ka marrë Gramoz Sako, 6 Gabriel Guma, ndërsa 1 është shpallur e pavlefshme. Ndërsa në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin […]

The post Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson appeared first on BoldNews.al.

Nis procesi i numërimit në Tepelenë, votat do të numërohen edhe me Inteligjencë Artificiale

By: M C
9 November 2025 at 21:53

Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, pak më herët se ora 22:00 kur kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bëri me dije se procesi do të niste.

Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

Për bashkinë e Tepelenës kandidojnë Gabriel Guma si kandidat i pavarur, dhe Gramos Sako nga Partia Socialiste.

The post Nis procesi i numërimit në Tepelenë, votat do të numërohen edhe me Inteligjencë Artificiale appeared first on Albeu.com.

❌
❌