Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Skllevërit” e Spaçit/ Tete Albania fsheh aksidentet e minatorëve! Miliona për të huajt, çikërrima për shqiptarët

By: Elva
17 December 2025 at 21:34

Ky vend, është i bekuar nga zoti, por i zhvatur dhe i grabitur, duke lënë njerëzit në mjerim. E fshehur mes maleve të Mirditës, miniera e Spaçit ku u nxorën tonelata bakër, pirit, ar, argjend e një sërë elementesh të tjerë është një dëshmi e fortë e të shkuarës dhe të tashmes. Në kujtesën tonë […]

The post “Skllevërit” e Spaçit/ Tete Albania fsheh aksidentet e minatorëve! Miliona për të huajt, çikërrima për shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Shteti në gjumë! Tete Albania detyron minatorët të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë

By: Elva
28 November 2025 at 22:15

Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanisë turke ‘Tete Albania Tunnel and Mining’, për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara, ku përfshihej kontrata kolektive dhe rritja e pagave. Ndërkohë në muajin gusht ata ishin anëtarësuar pranë Konfederatës së Sindikalistëve Shqiptarë, duke formuar […]

The post Shteti në gjumë! Tete Albania detyron minatorët të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë appeared first on BoldNews.al.

Minatorët e Spaçit mbyllin grevën, por beteja për kërkesat vazhdon

27 November 2025 at 17:59

Minatorët e minierës së bakrit në Spaç i dhanë fund sot grevës 40-ditore, por duke paralajmëruar se betejën për të drejtat e tyre do të vijojnë në rrugë ligjore.

Ata e mbyllën grevën me një manifestim në sheshin në hyrje të minierës.

Albert Bushpreni, organizator i saj, tha se vendimi synon t’i hapë rrugë procedurave ligjore. Sipas tij qeveria nuk ndërhyri, pavarësisht se ata kërkuan mbështetje dhe kontroll të kushteve të punës.

“Duam që grevën ta mbyllim këtu për t’i hapur rrugë pretendimeve të qeverisë se në kohë greve nuk mund të bëjmë kontrolle dhe ne do të vazhdojmë rrugën ligjore dhe punën tonë sindikale pa ndërprerje”, tha ai.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), Kolë Nikollaj, e vlerësoi grevën si një akt dinjiteti dhe akuzoi qeverinë për mungesë reagimi. Ai theksoi se kërkesat nuk lidhen vetëm me pagën, por me standardet minimale të punës dhe sigurisë.

Nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, kërkoi status të posaçëm për minatorët si punonjësit me riskun më të lartë në Shqipëri.

“Të ketë një status të veçante, të ketë një Kod Pune të veçantë në mënyrën se si duhet të trajtohen dhe paguhen minatorët”, apeloi Mëlyshi.

Pas përfundimit të grevës, minatorët, përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe deputetë lokalë deklaruan nisjen e negociatave me koncesionarin “Tete Albania” për të kthyer në punë minatorët që u pushuan.

Historiku i grevës

Greva nisi më 13 tetor pas një bojkoti dyditor të rreth 70 minatorëve dhe një sërë takimesh të dështuara me kompaninë turke në të cilat kërkoheshin kushte më të mira, njohje e sindikatës së re dhe kontrata kolektive.

Gjatë kohës që ajo vijoi, çështja përshkallëzoi me pushime nga puna. Në diskutimet që u mbajtën në Kuvend së fundmi, u tha se numri i të pushuarve kishte shkuar në 67-të.

KSSH i pati kërkuar kompanisë hapje të negociatave, por ajo refuzoi, duke pretenduar mungesë dokumentacioni nga sindikata e re.

“Tete Albania” e cilësoi grevën të paligjshme dhe deklaroi se KSSH nuk kishte paraqitur provat e anëtarësisë. Takimet ndërmjetësuese në Agjencinë Rajonale të Punësimit dhe ministrinë e Ekonomisë dështuan të prodhonin zgjidhje.

Për rrjedhojë protesta u zhvendos para Kuvendit më 30 tetor, ku grevistët kërkuan ndërhyrje institucionale. Ministrja Delina Ibrahimaj kërkoi argumente ligjore shtesë nga sindikata, ndërsa edhe takimet e mëvonshme me kompaninë nuk sollën zgjidhje.

Takimi i 7 nëntorit në Spaç u anulua, pasi minatorët refuzuan të marrin pjesë pa praninë e përfaqësuesve të KSSH-së.

Kështu, sot, më 27 nëntor, minatorët vendosën mbylljen e grevës, por jo të betejës duke paralajmëruar vijimin e ndjekjes ligjore dhe presionit sindikal, deri në njohjen e të drejtave të tyre.

Çështja e Spaçit mbetet një provë e qartë e boshllëqeve në mbrojtjen e punonjësve në sektorët e rrezikshëm, teksa ish-minatorët protestojnë prej vitesh për miratimin e një statusi që do t’u siguronte atyre përkrahje dhe trajtime më të veçanta.

Lexoni gjithashtu:

The post Minatorët e Spaçit mbyllin grevën, por beteja për kërkesat vazhdon appeared first on Citizens.al.

Mbyllet greva e minatorëve, nisin negociatat për rikthimin në punë dhe plotësimin e 10 kërkesave të tyre

By: redi
27 November 2025 at 16:28

Një qëndresë që zgjati rreth dy muajsh, një protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira punë nga minatorët e Spaçit në Mirditë, u mbyll këtë të premte. Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore. Minatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e 10…

Source

Arsyetimi i Gjykatës së Posaçme për masat ndaj Belinda Ballukut e vartësve të saj

21 November 2025 at 17:46

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për pezullimin nga detyra dhe ndalimin për të udhëtuar jashtë shtetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe të masave të sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezei, analizon gjithë arsyet përse ato ishin të domosdoshme, që nga mundësia […]

The post Arsyetimi i Gjykatës së Posaçme për masat ndaj Belinda Ballukut e vartësve të saj appeared first on Reporter.al.

Greva e Spaçit diskutohet në Kuvend: Deputetët krah minatorëve, ministria mban rol neutral

19 November 2025 at 16:22

Greva një mujore e minatorëve të Spaçit, e shoqëruar me akuza për shkelje dhe presion mbi aktivitetin sindikal, e detyroi ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, të raportojë para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ndërsa deputetët u rreshtuan hapur krah minatorëve, ministrja Ibrahimaj zgjodhi një rol neutral, duke theksuar vetëm ndërmjetësimin institucional, një qëndrim që la pezull pyetjet kyçe mbi përgjegjësitë e shtetit në këtë konflikt të zgjatur.

Ministrja Ibrahimaj solli para komisionit një panoramë të përgjithshme të situatës. Ajo tha se koncesionarit turk “Tete Albania” dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) iu ishte kërkuar kthimi në punë i grevistëve me qëllim që të mos përkeqësohej situata financiare për të dyja palët.

“Përfaqësuesit e kompanisë shprehën gadishmërinë për takimin me minatorët ndërkohë që ranë dakord të rikthejnë menjëherë në punë 45 minatorë, ndërsa për pjesën tjetër të tyre (22), të vlerësohej rast pas rasti,” tregoi ministrja për takimin e fundit të kryer në Spaç, ku minatorët nuk pranuan të merrnin pjesë.

“U njoftuan paraprakisht të gjithë ish-të punësuarit dhe KSSH, pasi takimi në kushtet kur nuk ka një kontratë kolektive duhet të ishte ndërmjet punonjësve, ministrisë dhe kompanisë,” vijoi ministrja Ibrahimaj.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, theksoi që në fillim se e drejta e punës është e drejtë kushtetuese për të cilën nuk negociohet. Për këtë, ajo e konsideroi grevën e minatorëve si një e drejtë e ligjshme.

“Ajo që ka ndodhur me pushimin e 67 minatorëve në minierën e Spaçit është në shkelje jo vetëm e kushtetutës, ligjeve të këtij vendi, por edhe i çdo parimi normal, moral dhe etik i një biznesi që operon me një leje dhe licencë në Shqipëri”, tha Tabaku.

Ministrja, në raportimin e situatës, u përqendrua edhe te informimi nga ana e Inspektoratit të Punës, duke deklaruar se konflikti ka të bëjë me “mos-dakordësinë me dokumentacionin përfaqësues sindikal dhe procedurat për nisjen e negociatave për shpalljen e grevës”.

“Greva nisi pa njoftim paraprak,” vijoi ministrja Ibrahimaj, sipas së cilës kjo kërkonte vlerësim të mëtejshëm teksa aktiviteti në minierë vijon të jetë pjesërisht i ndërprerë, me vonesa teknike dhe në rrezik për sigurinë.

Në këtë çështje, deputetët u bënë bashkë, si nga opozita ashtu edhe nga pozita duke u rreshtuar krah minatorëve si një rast që ka të bëjë me pasurinë kombëtare.

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti tha se përfaqësuesit e ministrisë kanë kërcënuar minatorët duke iu thënë të rikthehen në punë, “përndryshe mbeten pa bukë”.

Ajo pyeti më tej ministren nëse ishte në dijeni për kushtet e punës dhe për raportimet se minatorët janë detyruar të firmosin deklarata ku heqin dorë nga çdo e drejtë.

Ministrja u shpreh se nuk kishte dijeni për to dhe se do të kërkonte informacione konkrete për vërtetësinë e tyre.

Deputeti Erion Braçe u shpreh se nuk duhej lejuar që koncesionari turk të shkelë Kushtetutën, pasi nuk është lejuar anëtarësimi në sindikatë i minatorëve.

“Nëse pronari do të ketë sindikatë të vetën ta bëjë diku tjetër, është vullneti i punëtorëve për të zgjedhur sindikatën. Konfederatën e keni në këshillin e punës, kush është ajo kompani që e vë në dyshim?! Kur ai thotë nuk të njoh se s’dua sindikatë, çfarë negociate do të bësh?! Nuk negociohet Kushtetuta me pronarin e një kompanie!” theksoi Braçe.

Por, më pas deputeti socialist këmbënguli që minatorët të kthehen në punë dhe më tej të negociojnë për kontratat kolektive, duke sjellë në vëmendje faktin se minatorët në minierën e bakrit në Spaç punonin 26 ditë në muaj, më shumë nga sa e parashikon ligji.

Pyetjes nëse ka pasur inspektime në këtë kompani iu përgjigj kreu i Inspektoratit të Punës, Eljo Muçaj, i cili tha se “nuk ishin konstatuar shkelje”.

“Tete Albania është inspektuar 10 herë, ka vetëm një denoncim për orët shtesë në vitin 2023. Tete është gjobitur dy herë në vitin 2024, me nga 400 mijë lekë, aksidentet nuk kanë qenë me pasoja për jetë”, u shpreh Muçaj.

Më tej ai deklaroi se edhe për një aksident të dhjetorit 2024 është gjobitur nënkontraktori, ndërsa kushtet në minierë “janë normale” dhe “pagat janë 20-30% më ta larta se pagat që ka kjo industri”.

Në këtë pikë, deputeti socialist Ardit Bido solli në pah diferencimin e punonjësve shqiptarë nga ata turq sa i takon pagave.

“Në këtë listpagesë që kemi përpara, një inxhinier gjeolog shqiptar paguhet me 272 mijë lekë, ndërsa një turk paguhet 459 mijë lekë”, tregoi Bido.

Ndërsa të njëjtën çështje solli edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi.

“Ka diferencime të frikshme mes punonjësve shqiptarë dhe turq. Ata që janë punëtorë turq për të njëjtën punë marrin dy-tre herë më shumë”, tha Bardhi.

Gjatë raportimit, ministrja Ibrahimaj nuk u ndal te shqetësimet e minatorëve dhe as te kërkesat e tyre gjatë kësaj periudhe, sikurse organizimi sindikal, nënshkrimi i një kontrate kolektive, kushte më të mira në punë, siguri dhe paga më të mira.

Sot, përpos kushteve atmosferike minatorët vijojnë të jenë në grevë, e cila nisi më 13 tetor, ndërsa protesta dhe bojkoti i punës kishte nisur që pesë ditë më herët, më 8 tetor.

Përpos negociatave dhe takimeve në zyrën e pajtimit dhe në ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit ende nuk ka një dakordësi për zgjidhjen e situatës.

Pikënisja dhe organizimi i minatorëve të Spaçit

Më 8 dhe 9 tetor rreth 70 minatorë të Spaçit bojkotuan punën dhe u mblodhën në protestë para ambienteve të minierës së bakrit dhe kompanisë “Tete Albania” për kushte më të mira, siguri dhe nënshkrim të kontratës kolektive duke njohur sindikatën e tyre të formuar më 16 gusht 2025.

KSSH-ja iu drejtua kompanisë për të filluar diskutimin e bisedimeve për nënshkrimin e kontratës.

Më 7 tetor, kompania iu drejtua KSSH-së me shkresë duke i thënë se ka mungesë dokumentacioni.

Sipas saj sindikata e re nuk kishte dorëzuar dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe se KSSH nuk kishte paraqitur listën e anëtarëve apo vendimin e krijimit të saj.

Më 8 tetor, KSSH njoftoi kompanisë “Tete Albania” për nisjen e grevës së përgjithshme pa afat më 13 tetor.

Me një shkresë, kompania iu drejtua KSSH-së më 9 tetor ku i theksoi paligjshmërinë e grevës.

“KSSH-ja nuk ka provuar që anëtarët e konfederatës janë punëmarrës të shoqërisë së tyre, ndaj edhe nuk ka asnjë tagër dhe të drejtë për të zhvilluar bisedime në emrin e tyre”, thuhej në shkresën e kompanisë drejtuar KSSH-së.

Më 10 tetor u mbajt një takim ndërmjetësues mes KSSH-së dhe “Tete Albania” në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Lezhë. Takimi nuk pati asnjë dakordësim.

“Ndërmjetësi konstaton se nuk ekziston aktualisht frymë bashkëpunimi midis palëve; palët nuk janë të gatshme të vijojnë negociata në kuadër të procesit të ndërmjetësimit”, u tha në procesverbalin e mbajtur nga kjo drejtori rajonale.

Më 13 tetor minatorët nisën grevën e përgjithshme dhe tetë ditë më vonë, më 21 tetor, përfaqësuesit zhvillojnë takim ndërmjetësues në Ministrisë e Ekonomisë.

Minatorët kërkuan kthimin në punë të 17 kolegëve të tyre që u pushuan javët e fundit dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, por këto kërkesa si dhe 8 pika të tjera nuk u morën parasysh nga përfaqësuesit e kompanisë, të cilët vijuan ta konsiderojnë grevën të paligjshme dhe sindikatën përfaqësuese “pa mandat ligjor”.

Edhe ky takim ishte pa rezultat.

Më 30 tetor, minatorët e zhvendosën grevën dhe protestën para Kuvendit, ku përsëritën kërkesat me thirrjen që ato të marrin zë edhe në Kuvend.

Po në këtë ditë ata zhvilluan takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj. Pas pasqyrimit të siutatës nga ana e përfaqësuesve të minatorëve dhe Konfederatës së Sindikatave ministrja kërkoi evidentimin e argumentave ligjorë për mbrojtjen e pretendimeve që konfederata kishte.

Më 4 nëntor 2025, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit zhvilloi takim me kompaninë turke “Tete Albania”.

Më 7 nëntor 2025 u njoftua për një tjetër takim në Spaç, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Takimi nuk u realizua pasi minatorët nuk pranuan të merrnin pjesë pa përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave.

Lexoni gjithashtu:

The post Greva e Spaçit diskutohet në Kuvend: Deputetët krah minatorëve, ministria mban rol neutral appeared first on Citizens.al.

Një muaj në grevë; Minatorët e Spaçit vijojnë rezistencën

11 November 2025 at 14:45

Minatorët e Spacit vijojnë të jenë në grevë prej më shumë se një muaji.

Të premten, më 7 nëntor, takimi i organizuar nga Minisitria e Ekonomisë dhe Inovacionit mes minatorëve dhe kompanisë dështoi.

“Minatorët pritën në erë dhe në shi mbi 6 orë para hyrjes së kompanisë dhe në fund të zhgënjyer u shpërndanë të vendosur edhe më shumë për rezistencë paqësore duke vazhduar dhe thelluar veprimet e tyre kolektive nëpërmjet Komisionit të Grevës, Këshillit Sindikal të Minatorëve dhe mbështetjes pa kushte të ekspertizës e logjistikës së KSSH-së”, tha në një deklaratë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Sipas minatorëve, përfaqësuesit e MInistrisë së Ekonomisë dhe të Inspektoriatiat të Punës që shkuan në Spaç nuk dëgjuan shqetësimet e tyre, por të kompanisë turke.

“Në vend që të ndalonin te ky postoblloku që ishim mbledhur ne, dhe të dëgjonin kërkesat tona ata hynë direkt në zyrat e tyre, na lanë të prisnim jashtë, dolën në orën 13:00”, u shpreh Albert Bushpreni.

Përfaqësuesit e kompanisë “Tete Albania” thanë për Citizens.al se ishin të hapur për t’u ulur në diskutime, por minatorët refuzuan pjesëmarrjen pa përfaqësinë e sindikatës.

“Punëtorët kur erdhën ata për takim refuzuan që nuk do vijmë në takim, do vijmë vetëm gjashtë anëtarë nga sindikata dhe dy nga konfederata. Nuk u bë takimi”, u shpreh një përfaqësues i kompanisë, që preferoi të mos identifikohet me emër.

Kompania vijon të mos e njohë sindikatën e minatorëve, ndaj marrja pjesë në takim e gjashtë përfaqësuesve të sindikatës dhe dy nga konfederata për ta është ilegale. Ata kërkuan praninë e 62 minatorëve të larguar pa përfaqësi sindikale.

Minatorët thanë për Citizens.al se përfaqësues të Inspektoriatit të Punës ushtruan presion ndaj tyre, prandaj ata nuk pranuan të ulen në diskutime.

“Na bëri presion, ju jeni pa bukë, ju kanë hequr nga puna, familjet tuaja me çfarë do t’i mbani? Në vend që të dëgjonte hallet tona dhe ti thoshte burrit të huaj që prano punëtorët në punë dhe normalizo gjendjen, ajo na bëri presion dhe ne nuk e pranuam dhe e përcollëm në Tiranë”, u shpreh Bushpreni.

Sipas kompanisë inspektorët dhe drejtorët përveç ftesës zyrtare kanë shkuar dhe te dera e galerisë 20 minuta para dhe kanë kërkuar takim.

“Hajdeni, ju lutem, të flasim. Kemi video, filmime. Por nuk pranuan se ishin dhe përfaqësuesit e konfederatës aty prandaj”, u shpreh përfaqësuesi i kompanisë.

Gjë që u pranua edhe nga minatorët të cilët thanë se nuk do të shkonin pa praninë e përfaqësisë së sindikatës.

“Krejt e kanë me sindikatën se nuk duan ta njohin. Nxori një listë në derë me emrat e punëtorëve, ajo lista sipas burimeve tona kishte mbrapa kushtet e largimit nga puna. D.m.th. të gjesh emrin të firmosësh që të hysh në mbledhje dhe më pas me e përdor atë letrën për largimet, pra ti bënin largimet e ligjshme”, u shpreh Bushpreni duke rrëfyer se nuk pranuan të nënshkruanin asnjë letër.

Përfaqësuesit e kompanisë u shprehën se nënshkrimi i emrave ka qenë për të parë se kush ka hyrë në ambientet e kompanisë, pa asnjë qëllim tjetër.

“Nuk kemi pasur asnjë qëllim tjetër, ka qenë prezent drejtori i përgjithshëm te Ministria e Ekonomisë. Ato kanë qenë që të vinin vetëm punëtorët, për tu kontrolluar kush hyn dhe kush del. Ta verifikojnë, pasi kemi kërkuar që 62 punëtorët të hyjnë, por pa marrë një listë, një firmë mund edhe të hyjnë provokatorë”, u shpreh kompania.

Sipas minatorëve, greva do të vijojë, ndërsa deri më tani numri i të larguarve nga puna ka shkuar në 62 minatorë.

Kompania turke “Tete Albania” e konsideron të paligjshme grevën, ndaj edhe largimet nga puna i ka kryer në kushtet e mos paraqitjes në punë.

Kompania shprehet se pret deri në fundjave që nga 45 minatorët e larguar së fundmi të ketë rikthime, duke garantuar proces të rregullt të rinisjes së punës.

Kronologjia e organizimi të minatorëve të Spaçit

Më 8 dhe 9 tetor rreth 70 minatorë të Spaçit bojkotuan punën dhe u mblodhën në protestë para ambienteve të minierës së bakrit dhe kompanisë “Tete Albania” për kushte më të mira, siguri dhe nënshkrim të kontratës kolektive duke njohur sindikatën e tyre të formuar më 16 gusht 2025.

KSSH-ja iu drejtua kompanisë për të filluar diskutimin e bisedimeve për nënshkrimin e kontratës.

Më 7 tetor, kompania iu drejtua KSSH-së me shkresë duke i thënë se ka mungesë dokumentacioni.

Sipas saj sindikata e re nuk kishte dorëzuar dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe se KSSH nuk kishte paraqitur listën e anëtarëve apo vendimin e krijimit të saj.

Më 8 tetor, KSSH njoftoi kompanisë “Tete Albania” për nisjen e grevës së përgjithshme pa afat më 13 tetor.

Me një shkresë, kompania iu drejtua KSSH-së më 9 tetor ku i theksoi paligjshmërinë e grevës.

“KSSH-ja nuk ka provuar që anëtarët e konfederatës janë punëmarrës të shoqërisë së tyre, ndaj edhe nuk ka asnjë tagër dhe të drejtë për të zhvilluar bisedime në emrin e tyre”, thuhej në shkresën e kompanisë drejtuar KSSH-së.

Më 10 tetor u mbajt një takim ndërmjetësues mes KSSH-së dhe “Tete Albania” në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Lezhë. Takimi nuk pati asnjë dakordësim.

“Ndërmjetësi konstaton se nuk ekziston aktualisht frymë bashkëpunimi midis palëve; palët nuk janë të gatshme të vijojnë negociata në kuadër të procesit të ndërmjetësimit”, u tha në procesverbalin e mbajtur nga kjo drejtori rajonale.

Më 13 tetor minatorët nisën grevën e përgjithshme dhe tetë ditë më vonë, më 21 tetor, përfaqësuesit zhvillojnë takim ndërmjetësues në Ministrisë e Ekonomisë.

Minatorët kërkuan kthimin në punë të 17 kolegëve të tyre që u pushuan javët e fundit dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, por këto kërkesa si dhe 8 pika të tjera nuk u morën parasysh nga përfaqësuesit e kompanisë, të cilët vijuan ta konsiderojnë grevën të paligjshme dhe sindikatën përfaqësuese “pa mandat ligjor”.

Edhe ky takim ishte pa rezultat.

Më 30 tetor, minatorët e zhvendosën grevën dhe protestën para Kuvendit, ku përsëritën kërkesat me thirrjen që ato të marrin zë edhe në Kuvend.

Lexo gjithashtu:


The post Një muaj në grevë; Minatorët e Spaçit vijojnë rezistencën appeared first on Citizens.al.

Nga Spaçi në Tiranë: Minatorët kërkojnë dinjitet para Kuvendit

30 October 2025 at 14:41

Ndërsa në Kuvend zhvillohej sot seanca plenare e radhës, minatorët e Spaçit marshuan drejt godinës duke kërkuar që deputetët t’u japin zë kërkesave të tyre.

Prej tre javësh ata ndodhen në grevë të përgjithshme, pasi koncensionari “Tete Albania” nuk u njohu sindikatën dhe refuzoi të nënshkruante me ta kontratë kolektive.

“Kërkojmë të drejtat tona. Kemi 9 vite punë aty dhe na kanë trajtuar si skllevër!”, u shpreh njëri prej minatorëve të pranishëm në protestë.

Marin Simoni, një nga 17 minatorët e pushuar së fundmi, kërkoi ndërhyrjen e deputetëve dhe të Ministres së Ekonomisë.

“Po lëmë kockat në minierë dhe këta rrinë këtu në karrige. Kërkesat janë që të njihet sindikata, sepse na përfaqëson ne. Të kthehemi të gjithë në punë sikur kemi qenë më përpara, në kushte të barabarta të gjithë.”

Minatorët kërkojnë gjithashtu paga dinjitoze dhe kushte më të sigurta pune.

“E kam filluar me një rrogë qesharake 2,500 lekë, tani është 2,800 lekë. Të hysh në minierë me kaq lekë është katastrofë. Vetëm pamundësia për t’u punësuar diku të bën që të hysh nëntokë”, u shpreh një tjetër minator për të cilin pasiguria rritet me moshën dhe sëmundjet profesionale.

Përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) kërkuan gjatë protestës ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës.

Kolë Nikollaj, përfaqësues i KSSH-së, theksoi nevojën për transparencë mbi kontratat koncesionare, duke i cilësuar ato themel për ndërtimin e kërkesave ligjore të minatorëve.

“Kërkojmë të gjithë deputetët e parlamentit të sensibilizohen me kërkesat tona të drejta dhe të fusin në shinat e duhura ligjore zgjidhjen e kërkesave të minatorëve të Spaçit,” tha Nikollaj.

Anisa Subashi nga KSSH denoncoi gjithashtu mungesën e kontrolleve në minierë dhe trajtimin e punëtorëve shqiptarë si “skllevër” nga kompanitë e huaja. Ajo tha se mungesa e kontrolleve i lë shteg vjedhjes së mineraleve ndërsa në dokumente kompanitë deklarohen me humbje.

“Ku është humbja kur ari dhe mineralet vidhen e dërgohen jashtë?” u shpreh ajo.

Edhe sindikatat e transportit dhe telekomunikacionit i bashkuan zërin protestës. Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së këtyre sindikatave kërkoi zbatimin e Kodit të Punës dhe ligjeve minerare, duke theksuar kontrastin se “për minatorët është urim të dalësh gjallë nga miniera, ndërsa për politikanët të dalin të majmur”.

Kompania koncesionare “Tete Albania” e ka cilësuar grevën “të paligjshme” dhe u ka bërë thirrje minatorëve të kthehen në punë.

Në deklaratën e saj të së martës u tha se punëtorët “kanë shkelur kontratat individuale të punës dhe ligjet në fuqi,” por që çdo çështje “mund të trajtohet përmes dialogut të hapur”.

Kronologjia e organizimi të minatorëve të Spaçit

Më 8 dhe 9 tetor rreth 70 minatorë të Spaçit bojkotuan punën dhe u mblodhën në protestë para ambienteve të minierës së bakrit dhe kompanisë “Tete Albania” për kushte më të mira, siguri dhe nënshkrim të kontratës kolektive duke njohur sindikatën e tyre të formuar më 16 gusht 2025.

KSSH-ja iu drejtua kompanisë për të filluar diskutimin e bisedimeve për nënshkrimin e kontratës.

Më 7 tetor, kompania iu drejtua KSSH-së me shkresë duke i thënë se ka mungesë dokumentacioni.

Sipas saj sindikata e re nuk kishte dorëzuar dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe se KSSH nuk kishte paraqitur listën e anëtarëve apo vendimin e krijimit të saj.

Më 8 tetor, KSSH njoftoi kompanisë “Tete Albania” për nisjen e grevës së përgjithshme pa afat më 13 tetor.

Me një shkresë, kompania iu drejtua KSSH-së më 9 tetor ku i theksoi paligjshmërinë e grevës.

“KSSH-ja nuk ka provuar që anëtarët e konfederatës janë punëmarrës të shoqërisë së tyre, ndaj edhe nuk ka asnjë tagër dhe të drejtë për të zhvilluar bisedime në emrin e tyre”, thuhej në shkresën e kompanisë drejtuar KSSH-së.

Më 10 tetor u mbajt një takim ndërmjetësues mes KSSH-së dhe “Tete Albania” në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Lezhë. Takimi nuk pati asnjë dakordësim.

“Ndërmjetësi konstaton se nuk ekziston aktualisht frymë bashkëpunimi midis palëve; palët nuk janë të gatshme të vijojnë negociata në kuadër të procesit të ndërmjetësimit”, u tha në procesverbalin e mbajtur nga kjo drejtori rajonale.

Më 13 tetor minatorët nisën grevën e përgjithshme dhe tetë ditë më vonë, më 21 tetor, përfaqësuesit zhvillojnë takim ndërmjetësues në Ministrisë e Ekonomisë.

Minatorët kërkuan kthimin në punë të 17 kolegëve të tyre që u pushuan javët e fundit dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, por këto kërkesa si dhe 8 pika të tjera nuk u morën parasysh nga përfaqësuesit e kompanisë, të cilët vijuan ta konsiderojnë grevën të paligjshme dhe sindikatën përfaqësuese “pa mandat ligjor”.

Edhe ky takim ishte pa rezultat.

Më 30 tetor, minatorët e zhvendosën grevën dhe protestën para Kuvendit, ku përsëritën kërkesat me thirrjen që ato të marrin zë edhe në Kuvend.

Lexo gjithashtu:

The post Nga Spaçi në Tiranë: Minatorët kërkojnë dinjitet para Kuvendit appeared first on Citizens.al.

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë kontrata kolektive

30 October 2025 at 14:37

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Minatorët e Spaçit u mblodhën sot në një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar mbështetje për plotësimin e kërkesave të tyre ndaj kompanisë “Tete Albania”, për kushte më të mira pune dhe nënshkrimin e kontratave kolektive.

Që prej datës 13 tetor, minatorët e minierës së bakrit në Spaç kanë ndërprerë punën dhe janë në grevë pa afat.

Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe shpërblimeve, rishikimin e normave, si dhe vendosjen e standardeve europiane në marrëdhëniet e punës, me fokus në sigurinë, organizimin dhe përfaqësimin e lirë kolektiv.

Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga veprimet e tyre deri në marrjen në konsideratë të kërkesave nga institucionet përkatëse.

Sipas tyre, kompania “Tete Albania”, që administron minierën e bakrit, nuk e ka njohur ende sindikatën e krijuar në muajin gusht dhe nuk ka pranuar të hyjë në dialog për një kontratë kolektive pune.

Protestës së minatorëve u janë bashkuar dhe pensionistët, që kërkojnë vëmendje më të madhe nga qeveria për shqetësimet dhe hallet e tyre.

Deputetja Jorida Tabaku i bashkohet protestës së minatorëve të Spaçit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, iu bashkua sot protestës së minatorëve të Spaçit.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku i siguroi minatorët se do të rikthejë në vëmendjen e Parlamentit nismën e saj ligjore “Për statusin e minatorit”, e depozituar më herët, por e refuzuar, sipas saj, nga mazhoranca.

Tabaku përcolli edhe në seancën e Kuvendit shqetësimin e minatorëve.

“Në emër të Partisë Demokratike kam depozituar në sesionin e kaluar projektligjin “Për statusin e minatorit, të cilin qeveria refuzoi ta marrë në shqyrtim. Do ta ridepozitoj përsëri, sepse është e rëndësishme të mbështeten se minatorët janë grupi që penalizohen më shumë, që punojnë në kushte shumë të vështira. Nëntoka shqiptare është e pasur dhe është absurde që ata njerëzit që punojnë nëntokë të vazhdojnë të shfrytëzohen”, deklaroi pas takimit me minatorët, në fjalën e saj në seancën plenare të Kuvendit, deputetja Tabaku.

Tabaku i kërkoi Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit të presë një përfaqësi të minatorëve për t’u dhënë zgjidhje çështjeve të ngritura prej tyre për kushte dinjitoze pune.

Deputetja denoncoi gjithashtu trajtim çnjerëzor ndaj minatorëve gjatë një proteste të mëparshme, ku sipas saj, Policia e Shtetit kishte ushtruar dhunë. Për këtë, ajo kërkoi një reagim nga Ministrja e Brendshme.

“E drejta për punë është e drejtë e shenjtë në këtë vend. Nuk mund të lejojmë që një kompani private t’u pengojë atyre të drejtën për t’u organizuar, për të pasur kërkesat e tyre dhe për të protestuar për më shumë të drejta. Minatorët janë një grup që penalizohen më shumë, që punojnë në kushte të vështira dhe shpesh shfrytëzohen”, shtoi ajo.

Protesta e minatorëve te Kuvendi, Foto: Andrin Hoxha
1 nga 5
Protesta e minatorëve e tek Kuvendi, Foto: Andrin Hoxha

/a.f/r.e/

The post Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë kontrata kolektive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ende asnjë zgjidhje”; Minatorët e Spaçit vijojnë grevën

27 October 2025 at 15:33

Takimi i thirrur nga Ministria e Ekonomisë për të ndërmjetësuar zgjidhje mes kërkesave të minatorëve të Spaçit dhe koncesionarit “Tete Albania” nuk solli asnjë zhvillim të ri për çështjen. Në këto kushte, greva e 76 minatorëve vijon në javën e tretë të saj.

Minatorët kishin kërkuar kthimin në punë të 17 kolegëve të tyre që u pushuan javët e fundit dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, por këto kërkesa si dhe 8 pika të tjera nuk u morën parasysh nga përfaqësuesit e kompanisë, të cilët e konsiderojnë grevën të paligjshme dhe sindikatën përfaqësuese “pa mandat ligjor”.

Qasja e ministrisë u cilësua indiferente nga Konfederata e Sindikatave (KSSH), kreu i së cilës, Kolë Nikollaj, shprehu zhgënjimin për mungesën e arritjes së një marrëveshjeje pavarësisht se takimi zgjati rreth katër orë.

“Ofruam mundësinë për t’u kthyer në punë, duke kthyer të gjithë punëtorët, të 17-të që kanë larguar gjatë grevës, por ai [përfaqësuesi i kompanisë] nuk pranoi,” tregoi Nikollaj për Citizens.al.

Sipas kreut të KSSH-së grupi i minatorëve ishte dakord të ofronte dhe 15 ditë pas kthimit në punë për të diskutuar më pas kushtet e kontratës kolektive.

Albert Bushpreni, minator i larguar nga puna, konfirmoi gjithashtu për Citizens.al se greva vijon dhe palët nuk kanë rënë dakord në asnjë nivel institucional.

“As në ministri, as në prefekturë, as në bashki, askund s’kemi renë dakord. U bënë takimet, ata akoma i mëshojnë pjesës së paligjshëmrisë sonë,” tha Bushpreni.

Ky ishte takimi i dytë zyrtar në strukturat shtetërore mes palëve. Më herët përfaqësuesit e minatorëve dhe kompanisë ishin takuar më 10 tetor në Agjencinë Kombëtare të Punësimit në Lezhë, e po ashtu takim patën edhe në bashkinë Mirditë, por pa rezultat.

Grupi i minatorëve ka formuluar 10 kërkesa të përgjithshme, ku ndër më kryesoret janë kontrata kolektive, rritja e pagave dhe kushte më të mira pune.

Javën që shkoi, në një deklaratë për shtyp, kompania “Tete Albania” u bëri thirrje punonjësve t’i kthehen punës pasi greva ka ndikuar në aktivitetin e saj. Duke e konsideruar me efektin e një “sulmi ekonomik” kompania nënvizoi se mund të përballet me “vështirësi në shlyerjen e detyrimeve financiare”.

Në kushte të tilla është përfolur për një tërheqje të kompanisë “Tete Albania” dhe mbyllje të minierës së bakrit nëse nuk rinis puna, version të cilin minatorët e kanë konsideruar më shumë si një formë presioni.

Sipas kreut të KSSH-së Nikollaj, tërheqja dhe mbyllja e minierës së Spaçit nuk është dhe aq e lehtë për të ndodhur, pasi parashikohen procedura dhe pasoja për të.

“Në bazë të ligjit minerar koncesionari nuk mund të mbyllë minierën pa njoftuar qeverinë dhe në qoftë se do ta mbyllë, i ngurtësohet fondi nga qeveria shqiptare dhe paguan punëtorët me këtë, por edhe i humbasin investimet, ndaj nuk është kaq lehtë as ta mbyllë dhe as ta konservojë,” tha Nikollaj.

Greva e përgjithshme e minatorëve të Spaçit ka nisur më 13 tetor, pasi një sindikatë e formuar prej tyre, e cila paraqiti formalisht kërkesat për kushte dhe paga më të mira nuk u njoh nga kompania. Ata kanë paralajmëruar se do ta vijojnë deri në plotësimin e kërkesave.

Drejtuesi i “Tete Albania”, Cem Koray Yagci, ka deklaruar për Citizens.al se sindikata nuk kishte dorëzuar dokumentacion ligjor të vlefshëm.

Sipas tij, KSSH, e cila e mbështet sindikatën e re, nuk ka paraqitur listën e anëtarëve dhe vendimin për krijimin e saj, çka sipas tyre e bën grevën “të paligjshme”.

 Yagci theksoi se punonjësit “kanë të drejtë të protestojnë”, por jo të pengojnë të tjerët, ndërsa e cilësoi mandatin e Nikollajt si të përfunduar që në vitin 2024. Por, Nikollaj e hodhi poshtë këtë pretendim, duke e cilësuar si “artificë ligjore”.

Sipas Nikollajt, KSSH është një strukturë me 2,300 organizata dhe dokumentet për rimandatimin e tij janë depozituar në gjykatë që prej nëntorit 2024.

“Gjykata është në proces, por kjo nuk e pezullon mandatin,” thekson ai duke argumentuar se kompanisë i është dërguar historiku i gjykatës dhe dokumentet e Kongresit që e rimandatoi atë në krye.

Lexo gjithashtu:

The post “Ende asnjë zgjidhje”; Minatorët e Spaçit vijojnë grevën appeared first on Citizens.al.

Digjitalizimi dhe integrimi/ Çano: Shqipëria është ndër vendet më të avancuara në rajon për digjitalizimin

24 October 2025 at 20:43

TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC), Eridana Çano, e pranishme në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për rolin e inteligjencës artificiale dhe procesin e digjitalizimit në administratën publike shqiptare.

Sipas Çanos, inteligjenca artificiale po zhvillohet me shpejtësi të madhe, duke tejkaluar ritmet e zakonshme të zhvillimit të administratës dhe shërbimeve publike, çka kërkon një qasje të re ndaj transformimit digjital të qeverisë.

“Inteligjenca artificiale po na tejkalon dhe po na paraprin gjithçka që ka të bëjmë me digjitalizimin, jo vetëm të administratës d, por edhe të shërbimeve dhe për të ardhur më afër qytetarëve, na jep një impenjim tjetër për mënyrën se si duhet ta shohim procesin digjitalizuese dhe transformuese të qeverisë shqiptare”, tha ajo.

Çano theksoi se Shqipëria ka arritur progres të ndjeshëm në fushën e digjitalizimit, duke u renditur ndër vendet më të avancuara në rajon, sipas raporteve ndërkombëtare. Ajo paralajmëroi se pritet të realizohen shumë projekte të reja, të cilat do të mbështeten përmes Instrumentit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Ne jemi shumë krenarë për gjithçka është bërë deri tani. Sigurisht, edhe në bazë të raporteve jemi shumë të avancuar se vendete e tjera të rajonit, por kjo nuk na lë aty, na çon shumë përpara.

Kemi ministren siç ju e përmendet, e  cila do ketë rol tjetër transformues sa i përket digjitalizimit dhe inovacionit, presim gjera interesante dhe do kemi shumë projekte, që do mbështeten edhe nëpërmjet WBIF.”, shtoi Çano./abcnews.al

 

“Janë marrë hapa konkretë në të gjitha fushat”/ Çano: Integrimi? Shqipëria në vendin kryesues!

24 October 2025 at 20:25

“Shqipëria ka përthithur më shumë fonde sesa vendet e rajonit”, kështu u shpreh drejtoresha e SASPAC Eridana Çano, në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.

Gjatë intervistës, Çano tha se Shqipëria ka bërë hapa të duhur në të gjitha fushat, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që procesi i reformave të vazhdojë.

“Nga ana e integrimit Shqipëria është në vendin kryesues. Janë marrë hapa konkretë në të gjitha fushat që janë të përfshira në planin e rritjes janë aktualisht të përmbushura. Duhet të bëjmë kujdes që të mos ndalojë ky proces, vrulli i ndërmarrjes së këtyre reformave të jetë një efekt domino. Kjo shkon dorë pas dore ky proces. Administrata është shumë e rëndësishme, ngre kapacitetet për të qenë një administratë europiane dhe për të mundësuar çdo gjë që të kryhet, reformat janë me standard, kanë impakt në shoqëri dhe në jetën e popullit shqiptar. Ne jemi jo vetëm për të hapur të gjithë kapitujt, por edhe në mënyrën se si i kryejmë proceset tona të brendshme edhe hapja drejt tregut të përbashkët, apo ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal, të jenë aty dhe të jenë reforma të kryera vërtet dhe jo thjesht në letër”, u shpreh Çano.

/abcnews.al/

“Falja dhe kujtesa: Një takim mes ish-të burgosurve dhe ish-oficerëve në Spaç”

22 October 2025 at 15:59

Shiu nuk i ndaloi njerëzit të bashkoheshin në aktivitetin e lajmëruar nga “Tek Bunkeri”, për një përjetim audio-vizual mbi kujtesën e ish-burgut të Spaçit, të shtunën.

Teksa restaurimet e nisura gjatë verës nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ishin lënë pezull, aktivistë dhe qytetarë i rigjallëruan edhe një herë godinat e diktaturës, për të parë ekspozitën e realizuar nga Arnen Sula dhe Trevis Çela, kuruar nga Edison Çeraj.

“Maskat që zbulojnë” solli 35 portrete në allçi të ish-administratës së burgut dhe 6 të tjera të burgosurve politikë, të shoqëruara me dëshmi autentike zanore.

Përveç ekspozitës u prezantua libri “Terrene – Tetë vështrime mbi Spaçin”, u shfaq dokumentari “Në kërkim të poezisë” dhe filmi “Antimuzeu”, të gjitha produkte, të cilat përcjellin dimensione të ndryshme të asaj që përfaqësojnë këto godina për shumë breza.

Kjo ishte ekspozita e dytë që mbahet nga kjo organizatë. E para u ekspozua në prill të 2024, me titullin “E kaluara e tashme”, ku u paraqitën 49 portrete të ish-të dënuarve.

“Të shtrimë dorën e faljes”

Ndue Fufi, ish-zëvendëskomandant në Spaç tha gjë fjalimit të tij se nëse ka oficerë, nënoficerë, apo policë, të cilët i kanë tejkaluar kompetencat e veta, dhe akoma më keq, nëse kanë përdorur dhunë, ta shtrinë dorën e faljes.

“Falja tregon forcë, tregon dije, tregon kulturë” theksoi ai teksa ky qëndrim u prit me duartrokitje nga salla.

Por Fufi nuk ishte i vetmi që u ndal për të folur mbi faljen publike. Njëjtë falje kolektive kërkoi edhe Viktor Kuka, ish-oficer Policie. Edhe pse nuk kishte arsye pse të kërkonte falje individuale, sepse sikurse tha Kuka, nuk kishte ushtruar kurrë dhunë fizike, ai u shpreh me dashamirësi se i bashkohej faljes kolektive.

“Këtu është ushtruar një dhunë fizike dhe psikologjike, domethënë nga më skandalozja dhe kjo nga historia që na tregojnë paraardhësit tanë; për shembull pas revoltës  së 73’ këtu është ushtruar dhuna sistematike,” tregon Kuka për Citzens.

Teksa e pyes Kukën se kush është kujtimi më i fortë të cilin e ruan nga vitet e shërbimit, ai kujton rezistencën e të dënuarve kundër normave çnjerëzore të punës. Normat e larta të bakrit dhe piritit tejkalonin kapacitetet e punëtorëve, aq sa t’i shtynte ata të dëmtonin veten për të mos dalë më në punë.

“Ka pasur një të dënuar që ka këputur gishtin e dorës me kapsollë! Një tjetër që ka prerë damarët, apo një të dënuar që nga frika e dhunës u hodh në rrethim,” tregoi Kuka.

Pamje nga “Biblioteka Njerëzore”.

Pjesëmarrësit e ekspozitës patën mundësi të uleshin ballë për ballë me ish-të burgosurit dhe ish-punonjësit për ti pyetur për çdo kuriozitet apo kujtesë që ato mbartin, duke zhvilluar kështu edhe atë që njihet si “Bibliotekë Njerëzore”.

“Të akuzuar pavarësisht pozitës”

Pavarësisht se me pozicione në administratën drejtuese të Spaçit, shumë punonjës të personelit për shkak të “devijimit njerëzor dhe moral” me raste, përtej uniformës, kanë marrë akuza të ndryshme.

Lekë Filaj, ish-magazinier në Spaç tregon për një akuzë jo dëmtuese sipas tij, që kaloi thjesht me vërejtje, por siç e cilëson edhe Filaj, frika ishte. Ai rrëfen se ka bërë seleksionim të materialeve, apo vjetërsira të ushtarëve dhe këpucë të vjetra, që kishte për t’i djegur edhe disa prej tyre ja kishte dhënë disa të dënuarve që ishin punonjës.

“Kam pasur një akuzë që më kanë thënë, je duke i bërë dhe të dënuarit ushtarë,” tregon Filja për Citizens.

Ndue Fufi, ish- zëvendës komandant tregon se shpesh lejonte që ish-të burgosurit të shihnin televizion në sallën e kulturës. Fufi tregon se vetëm sytë dhe dhëmbët i kishin të bardhë të burgosurit kur dalin nga galeria. Pse kjo torturë me këta, pyeste ish- zëvendës komandanti.

Në foto: Lekë Filaj, Ish-magazinier.

“Më thanë se nuk të kemi sjellë këtu ti mbash të dënuarit në kamp pushimi, të kemi sjellë këtu të nxirrni bakrin,” tregon Fufi.

Ai përmbyll se ka marr masë për zbutjen e luftës së klasave, vetëm se kishte lejuar të burgosurit të shihnin aktivitete kulturore .

Një lidhje e përjetshme

Pavarësisht se të burgosurit kanë më rreth 35 vite që kanë dalë nga burgu i Spaçit, duket se burgu është i vështirë të dal nga ta.

Zyhdi Arapi ish-i burgosur më tregoi se dikur pavarësisht dobësisë fizike i kërkonin të mbante dhjetëra kilogramë bukë në krah për të dënuarit. Ai tregon se policët atje nuk kanë zbatuar ligjin, por kanë vepruar jashtë kuadrit.

“Kërciste kërbaçi! Ç’kemi hequr ne këtu kur vdiq Hysni Kapo!” kujton ai.

Arapi edhe po shkon 85-vjec, çdo herë që i jepet mundësia, qoftë edhe kur gjen forma transporti nga shoqata të ndryshme, rikthehet në Spaç.

“Unë erdha sot që s’mund të qëndroj, jam 84 vjeç, i mbush 85 për Vit të Ri…” përmbyll Arapi.

Boshllëku i institucioneve për të rehabilituar ish-të burgosurit në rikuperimin por dhe memorizimin e dëshmive, duket se e ka vështirësuar procesin e shkëputjes nga godinat, si strukturë jo vetëm fizike, por edhe si mbartëse e një peshe të pamatshme psikologjike-emocionale.

Lexoni gjithashtu:

The post “Falja dhe kujtesa: Një takim mes ish-të burgosurve dhe ish-oficerëve në Spaç” appeared first on Citizens.al.

Greva në Spaç: Kompania e quan të paligjshme, 16 minatorë të pushuar

20 October 2025 at 17:05

Fundjava ishte me reshje të rrëmbyeshme në Spaç, atje ku pavarësisht kushteve atmosferike, prej më shumë se dhjetë ditësh, një grup prej rreth 70 minatorësh vijojnë një grevë për paga, kushte dhe siguri në punë.

Në gusht, ata patën krijuar një sindikatë për t’i përfaqësuar më drejt kërkesat. Por sipas tyre, kompania turke që administron minierën e bakrit “Tete Albania”, nuk ua ka njohur dhe as marrë parasysh kërkesat.

Vasil Çuni, i cili punon prej tetë vitesh me makineritë e shpimit në minierë, tregon se kushtet nuk janë të mira. Ai thotë se nëntokë punohet me makineri të rënda që veprojnë me motorë nafte, të cilët shtojnë gazrat e dëmshëm.

“Tymi është i pranishëm me shumicë,” thekson ai duke nënvizuar se kërkesat për përmirësimin e kushteve janë adresuar që prej fillimit, por nuk janë marrë parasysh.

Çuni dhe grupi i minatorëve që janë në grevë mendojnë se një kontratë kolektive do t’u garantonte atyre siguri, pagë më të mirë dhe trajtim dinjitoz për sindikatën.

Vladimir Mërdhoçi, punonjës prej katër vitesh, thotë se do ta vazhdojë grevën pasi nuk është marrë asnjë masë konkrete.

“Kërkojmë kontratë kolektive, s’po them se do t’i zgjidhë 100% gjërat, se dhe te shtëpia jonë, nuk zgjidhen hallet dhe problemet, por 70% të gjërave që kërkojmë të zgjidhen”.

Por tensionet janë shtuar. Albert Bushpreni, një nga organizatorët e grevës, është pushuar nga puna më 7 tetor. Kompania ka përdorur si arsye një “aksident të pa raportuar zyrtarisht në kohë”, por ai dhe grupimi i minatorëve besojnë se shkaku është bërë angazhimi sindikal.

“Është turp i botës të punosh në nëntokë me 3 mijë lekë në ditë. Unë si drejtues turni marr 4,800 lekë, që kam përgjegjësinë e të gjithëve,” thotë Bushpreni.

Sipas tij, rritja e premtuar e pagës ishte një farsë: vetëm 50 lekë në ditë, e cila realisht ishte indeksimi vjetor me inflacionin.

“Imagjinoni të tallesh me djersën e minatorëve me 50 lekë rritje page që as fëmija nuk t’i merr se edhe një akullore bën më shumë se aq,” shton ai.

Deri më sot, 16 punëtorë pjesëmarrës në grevë janë pushuar për “mungesë në punë pa arsye të justifikuar”. Minatorët, të cilët shprehen të gatshëm për t’u ulur në bisedime, i konsiderojnë pushimet shkelje të së drejtës kushtetuese për organizim sindikal dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.

Përplasja mes kompanisë dhe Konfederatës së Sindikatave

Dëshirën për t’u ulur në bisedime e shprehu për Citizens.al edhe drejtuesi i “Tete Albania”, Cem Koray Yagci.

Megjithatë ai pretendoi se sindikata e re nuk ka dorëzuar dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe se Konfederata e Sindikatave Shqiptare (KSSH) nuk ka paraqitur listën e anëtarëve apo vendimin e krijimit të saj. Me këtë Yagci argumentoi se, për ta, greva e minatorëve ishte e paligjshme.

“I kemi shpjeguar zotit Kolë Nikollaj (kreu i KSSH) shumë qartë që edhe pse kjo protestë-grevë është e paligjshme, ju nuk keni të drejtë të bllokoni mjetet e punës dhe të mos lejoni punonjësit e tjerë të shkojnë në vendin e punës,” theksoi Yagci për Citizens.al.

Në parim Yagci u shpreh mirëkuptues se “punonjësit kanë të drejtë të protestojnë”, por përsëriti se ata “nuk duhet të pengojnë të tjerët”. Më tej ai tha se KSSH nuk ka kryetar të ligjshëm pasi, sipas tij, mandati i Kol Nikollajt ka përfunduar që prej vitit 2024. Për këtë Yagci u shpreh se punonjësit “po mashtrohen” dhe se ai shpresonte që personeli ta kuptojë këtë dhe “të formojë një sindikatë sipas ligjit e t’i kthehen punës”.

Por duke folur për Citizens.al, Nikollaj e quajti këtë qëndrim si “artificë ligjore”.

“Konfederata ka 2,300 organizata sindikale. Nuk mund të kemi 2,300 persona juridikë. Të gjitha janë pjesë e strukturës organizative sipas statutit të KSSH-së,” tha ai.

Sipas Nikollajt, kompania është informuar me korrektësi.

“Listën e anëtarëve e kemi bërë me noter, të gjitha gati, por kompania nuk ka pranuar të ulet me ne. Të dhënat personale nuk mund t’ia dërgojmë me postë. Kur të ulemi në tavolinë, do t’ia vëmë të gjitha përpara,” shton ai.

Pretendimeve se i ka përfunduar mandati, Nikollaj iu përgjigj se është rimandatuar në nëntor 2024, dhe dokumentet janë depozituar në gjykatë, e cila për shkak të vonesave proceduriale nuk ka dalë me një vendim.

“Gjykata është në proces, por kjo nuk e pezullon mandatin,” thekson ai duke argumentuar se kompanisë i është dërguar historiku i gjykatës dhe dokumentet e Kongresit që e rimandatoi atë në krye.

“Është caktuar gjyqtari, tani gjyqet mund të shkojnë edhe pesë vjet, nuk është në dorën tonë.”

Të martën, palët pritet të takohen në Ministrinë e Ekonomisë, që mbulon çështjet e punës. Synimi është një marrëveshje që rikthen dialogun dhe punën në minierën e Spaçit.

“Kërkojmë që 10 pikat e grevës të realizohen dhe largimet nga puna të bëhen nul,” përfundoi Nikollaj për Citizens.al duke e përshkruar si kushtin për t’u ulur në tavolinë rikthimin e situatës në gjendjen kur filloi greva.

Deri më sot palët janë takuar vetëm më datë 10 tetor në zyrën e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Lezhë. Në procesverbalet e mbajtura nga takimi paraprak ndërmjetësues nga kjo zyrë diskutimet janë cilësuar “pa asnjë frymë bashkëpunimi mes palëve”.

Lexo gjithashtu:

The post Greva në Spaç: Kompania e quan të paligjshme, 16 minatorë të pushuar appeared first on Citizens.al.

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

18 October 2025 at 13:31

Në ditën e dhjetë të protestës, minatorët e Spaçit thanë se kompania turke jo vetëm që nuk pranon bisedime, por ka njoftuar largimin e 16 minatorëve nga puna, duke e konsideruar këtë një hakmarrje antiligjore. Në ditën e dhjetë të protestës për kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se […]

The post Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna appeared first on BoldNews.al.

Minatorët e Spaçit sërish në protestë, mbeten në pritje të një zgjidhjeje nga kompania

By: V K
18 October 2025 at 11:07

Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit, ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm, që prej orës 06:00. Deri më tani, asnjë përfaqësues i kompanisë nuk ka shkuar për t’u takuar me ta.

Sot shënohet dita e 13-të e protestës, e cila vijon pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe reshjeve të shiut.

Punëtorët janë të vendosur ta vazhdojnë protestën, derisa të marrin një përgjigje konkrete nga kompania.

The post Minatorët e Spaçit sërish në protestë, mbeten në pritje të një zgjidhjeje nga kompania appeared first on Albeu.com.

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë, ndërsa procedohen

14 October 2025 at 16:48

Një ditë pas përplasjes me minatorët protestues të Spaçit, policia e Mirditës njoftoi të martën se po ndiqte penalisht nëntë prej tyre për veprat penale të pengimit të qarkullimit dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë. Për ndjekje penale është referuar në prokurori edhe një përfaqësues i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, e cila po mbështet […]

The post Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë, ndërsa procedohen appeared first on Reporter.al.

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

14 October 2025 at 13:24

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç kanë pezulluar punën dhe janë grumbulluar në hyrje të kompanisë “TETE Albania Tunnel and Mining” sh.a., duke protestuar për nënshkrimin e një kontrate kolektive që, sipas tyre, do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të sjellë rritje të pagave.

Greva nisi pas dështimit të negociatave me drejtuesit e kompanisë, një subjekt me kapital turk që operon në zonën minerare në bazë të një kontrate me shtetin shqiptar.

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për protestën e minatorëve në Spaç, duke theksuar se Kushtetuta e Shqipërisë u jep të drejtën punonjësve për t’u organizuar dhe për të hyrë në grevë.

Sipas tij, “ndërhyrja e policisë me duar, këmbë dhe një gojë të shthurur shkel rëndë Kushtetutën e Shqipërisë! Neni 50 dhe Neni 51 i japin punonjësve të drejtën për t’u organizuar dhe për të hyrë në grevë. Pronari turk nuk mund t’ua mohojë këtë të drejtë” u shpreh Braçe, i cili është dhe anëtar i Komisionit për Çështjet e Punës në Kuvend.

Nga krahu tjetër, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi se greva është legjitime dhe se minatorët kanë të drejtë të kërkojnë kushte dinjitoze dhe respekt për punën e tyre.

“Minatorët e Spaçit nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet. Ata janë shtylla e punës dhe ndershmërisë shqiptare. Trajtimi i tyre me dhunë është i papranueshëm”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Ajo rikujtoi se vitin e kaluar ka dorëzuar në Kuvend Ligjin për Statusin e Minatorit. “Është koha që ky profesion i rrezikshëm të njihet me dinjitetin që meriton”, theksoi deputetja demokrate.

Minatorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë pezullimin e punës derisa kërkesat e tyre të merren seriozisht nga kompania dhe institucionet shtetërore.

/a.f//r.e/

The post Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spaç, protestuesit përplasen me policinë

By: redi
13 October 2025 at 18:03

Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës është shoqëruar me tensione. Protestuesit janë përplasur me policinë në hyrje të kompanisë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat dy prej tyre. Forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke kërkuar hapjen e rrugës që ishte bllokuar nga protestuesit, por situata është përshkallëzuar, duke sjellë konfrontime mes policisë dhe minatorëve.

Source

❌
❌