Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ilir Beqaj kërkon lirinë, ofron 20 mijë euro garanci

By: Brisi
10 May 2026 at 11:31

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme një kërkesë të re, ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest me burg” me një masë tjetër më të lehtë, duke ofruar edhe një garanci pasurore në vlerën 20 mijë euro. Sipas informacioneve, kësaj here kërkesës i është bashkangjitur edhe vendimi unifikues i […]

The post Ilir Beqaj kërkon lirinë, ofron 20 mijë euro garanci appeared first on BoldNews.al.

SPAK prova të reja për dosjen ‘SASPAC’/ Prokurorët vënë në dispozicion një zarf, të dhëna të marra nga laptopi i të pandehurit Alfred Nikolla

By: V K
29 April 2026 at 12:38

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka paraqitur prova të reja në lidhje me hetimet për dosjen e njohur si “SASPAC”.

Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, gjatë seancës së zhvilluar sot, prokurorët kanë depozituar pranë gjykatës një zarf që përmban disa akte dhe materiale të reja hetimore.

Bëhet fjalë për të dhëna të përfituara nga këqyrja e laptopit të të pandehurit Alfred Nikolla.

The post SPAK prova të reja për dosjen ‘SASPAC’/ Prokurorët vënë në dispozicion një zarf, të dhëna të marra nga laptopi i të pandehurit Alfred Nikolla appeared first on Albeu.com.

Dosja “SASPAC”/ SPAK paraqet prova të reja, sekuestrohet një laptop

By: armand
29 April 2026 at 12:09

Në procesin gjyqësor për dosjen “SASPAC”, ku mes të akuzuarve është edhe ish-zyrtari Ilir Beqaj, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur një provë të re përpara gjykatës. Bëhet fjalë për një laptop të sekuestruar më herët gjatë këtij viti, në pronësi të Alfred Nikolli. Nga kjo pajisje është nxjerrë një dokument në format Excel, i […]

The post Dosja “SASPAC”/ SPAK paraqet prova të reja, sekuestrohet një laptop appeared first on BoldNews.al.

Lançohet faqja e re online e SASPAC

By: redi
28 April 2026 at 19:16

Është lançuar platforma e re online e SASPAC, e cila që prej ditës së sotme do të jetë e aksesueshme për të gjithë. Një platformë që ka grumbulluar në një vend të gjithë panoramën e ndihmës së huaj në Shqipëri, transparente, e strukturuar dhe e aksesueshme lehtësisht. Në platformë gjendet informacion i plotë për: -Programet IPA dhe financimet e Bashkimit Evropian -Donatorët…

Source

Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

By: armand
31 March 2026 at 12:36

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Ermal Kurtulaj për zbutje të masës së sigurisë pasi pretendon se ka probleme shëndetësore. Ai ndodhet në burg prej 4 korrikut 2024 kur u arrestua me urdhër të SPAK për dosjen e abuzimeve me fondet e BE në SASPAC. Po ashtu, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk […]

The post Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën appeared first on BoldNews.al.

Nën akuzë për shpërdorim të fondeve europiane! Ish-ministri i shëndetësisë kundërshton drejtësinë, Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar

By: M C
27 March 2026 at 18:36

Në seancën e mbajtur ditën e sotme për dosjen “SASPAC”, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj mësohet se ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Kërkesa nga ana e Beqajt është bërë ditën e sotme në seancën e shqyrtimit paraprak ndaj ish-ministrit dhe 10 të bashkëpandehurve në Gjykatën e Posaçme.

Në dëshminë e tij, ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe ka kërkuar pushim të çëshjtes penale, ose në të kundërt kthimin e akteve në SPAK për plotësim të hetimit.

Në rastin e kalimit të dosjes në gjyq, ish-ministri ka kërkuar gjykim me procedurë të shkurtuar.

Kujtojmë Ilir Beqaj në lidhje me dosjen “SASPAC” akuzohet për 6 akuza, që dyshohet se janë kryer në 27 episode të ndryshme.

Ndaj Ilir Beqajt rëndojnë veprat penale të korrupsionit, shkelje e barazisë në tendera, fshehje e pasurisë dhe ajo e mashtrimit.

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të 2024 në bazë të hetimeve në lidhje me dosjen e SPASPAC, si i dyshuar për shpërdorim të fondeve europiane në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Së bashku me Beqajn, në dosjen e SASPAC të pandehur gjithashtu janë Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.

The post Nën akuzë për shpërdorim të fondeve europiane! Ish-ministri i shëndetësisë kundërshton drejtësinë, Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar appeared first on Albeu.com.

Dosja “SASPAC”, ish-ministri Ilir Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar

By: Brisi
27 March 2026 at 15:51

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kërkon gjykim të shkurtuar në çështjen penale të njohur si “SASPAC”. Sipas informacioneve në media, kërkesa është bërë të pretmen në seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj Beqajt dhe 10 të bashkëpandehurve në Gjykatën e Posaçme. Në fjalën e tij para gjykatës, duke mohuar akuzat, Beqaj ka kërkuar pushim […]

The post Dosja “SASPAC”, ish-ministri Ilir Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar appeared first on BoldNews.al.

Tritol kompanisë së inerteve në Spaç, policia nis hetimet

By: Brisi
16 March 2026 at 10:21

Një sasi lënde eksplozivi është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e Spaçit, në Mirditë. Sipas informacioneve në media, lënda plasëse është vënë re nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë njoftuar policinë. Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere për të […]

The post Tritol kompanisë së inerteve në Spaç, policia nis hetimet appeared first on BoldNews.al.

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

By: Ela
13 March 2026 at 11:42

Një aksident i rëndë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit, ku ka mbetur i plagosur një minator që punonte për kompaninë “Tete Albania”. Mësohet se minatori E.Gj është dëmtuar gjatë punës në galeri, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes. Pas aksidentit, ai është transportuar me […]

The post Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset një punëtor i kompanisë “Tete Albania” appeared first on BoldNews.al.

SASPAC: Portet, faktor kyç në tranzicionin energjetik të Rajonit Adriatiko-Jonian

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Thellimi i bashkëpunimit mes porteve të Rajonit Adriatiko-Jonian dhe rritja e rolit të tyre në procesin e tranzicionit energjetik, ishin në qendër të aktivitetit të zhvilluar nga Rajoni Marche, në bashkëpunim me Strategjinë e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Në aktivitetin me temë “Portet në qendër të Rajonit Adriatiko-Jonian: bashkëpunimi dhe konkurrueshmëria drejt tranzicionit të qëndrueshëm”, u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me transformimin e porteve në nyja të qëndrueshme energjetike, përmes investimeve në teknologji të pastra, energji të rinovueshme dhe sisteme moderne logjistike.

Përfaqësuesit e SASPAC theksuan rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional dhe të përfshirjes aktive në nismat makrorajonale, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe përfitimin nga fondet e Bashkimit Evropian për projekte që mbështesin tranzicionin e gjelbër.

Aktiviteti shërbeu gjithashtu si platformë për dialog konstruktiv për forcimin e dialogut dhe ndërtimin e një qasjeje të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të porteve në rajon.

/e.xh/r.e/

The post SASPAC: Portet, faktor kyç në tranzicionin energjetik të Rajonit Adriatiko-Jonian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Skllevërit” e Spaçit/ Tete Albania fsheh aksidentet e minatorëve! Miliona për të huajt, çikërrima për shqiptarët

By: Elva
17 December 2025 at 21:34

Ky vend, është i bekuar nga zoti, por i zhvatur dhe i grabitur, duke lënë njerëzit në mjerim. E fshehur mes maleve të Mirditës, miniera e Spaçit ku u nxorën tonelata bakër, pirit, ar, argjend e një sërë elementesh të tjerë është një dëshmi e fortë e të shkuarës dhe të tashmes. Në kujtesën tonë […]

The post “Skllevërit” e Spaçit/ Tete Albania fsheh aksidentet e minatorëve! Miliona për të huajt, çikërrima për shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Shteti në gjumë! Tete Albania detyron minatorët të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë

By: Elva
28 November 2025 at 22:15

Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanisë turke ‘Tete Albania Tunnel and Mining’, për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara, ku përfshihej kontrata kolektive dhe rritja e pagave. Ndërkohë në muajin gusht ata ishin anëtarësuar pranë Konfederatës së Sindikalistëve Shqiptarë, duke formuar […]

The post Shteti në gjumë! Tete Albania detyron minatorët të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë appeared first on BoldNews.al.

Minatorët e Spaçit mbyllin grevën, por beteja për kërkesat vazhdon

27 November 2025 at 17:59

Minatorët e minierës së bakrit në Spaç i dhanë fund sot grevës 40-ditore, por duke paralajmëruar se betejën për të drejtat e tyre do të vijojnë në rrugë ligjore.

Ata e mbyllën grevën me një manifestim në sheshin në hyrje të minierës.

Albert Bushpreni, organizator i saj, tha se vendimi synon t’i hapë rrugë procedurave ligjore. Sipas tij qeveria nuk ndërhyri, pavarësisht se ata kërkuan mbështetje dhe kontroll të kushteve të punës.

“Duam që grevën ta mbyllim këtu për t’i hapur rrugë pretendimeve të qeverisë se në kohë greve nuk mund të bëjmë kontrolle dhe ne do të vazhdojmë rrugën ligjore dhe punën tonë sindikale pa ndërprerje”, tha ai.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), Kolë Nikollaj, e vlerësoi grevën si një akt dinjiteti dhe akuzoi qeverinë për mungesë reagimi. Ai theksoi se kërkesat nuk lidhen vetëm me pagën, por me standardet minimale të punës dhe sigurisë.

Nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, kërkoi status të posaçëm për minatorët si punonjësit me riskun më të lartë në Shqipëri.

“Të ketë një status të veçante, të ketë një Kod Pune të veçantë në mënyrën se si duhet të trajtohen dhe paguhen minatorët”, apeloi Mëlyshi.

Pas përfundimit të grevës, minatorët, përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe deputetë lokalë deklaruan nisjen e negociatave me koncesionarin “Tete Albania” për të kthyer në punë minatorët që u pushuan.

Historiku i grevës

Greva nisi më 13 tetor pas një bojkoti dyditor të rreth 70 minatorëve dhe një sërë takimesh të dështuara me kompaninë turke në të cilat kërkoheshin kushte më të mira, njohje e sindikatës së re dhe kontrata kolektive.

Gjatë kohës që ajo vijoi, çështja përshkallëzoi me pushime nga puna. Në diskutimet që u mbajtën në Kuvend së fundmi, u tha se numri i të pushuarve kishte shkuar në 67-të.

KSSH i pati kërkuar kompanisë hapje të negociatave, por ajo refuzoi, duke pretenduar mungesë dokumentacioni nga sindikata e re.

“Tete Albania” e cilësoi grevën të paligjshme dhe deklaroi se KSSH nuk kishte paraqitur provat e anëtarësisë. Takimet ndërmjetësuese në Agjencinë Rajonale të Punësimit dhe ministrinë e Ekonomisë dështuan të prodhonin zgjidhje.

Për rrjedhojë protesta u zhvendos para Kuvendit më 30 tetor, ku grevistët kërkuan ndërhyrje institucionale. Ministrja Delina Ibrahimaj kërkoi argumente ligjore shtesë nga sindikata, ndërsa edhe takimet e mëvonshme me kompaninë nuk sollën zgjidhje.

Takimi i 7 nëntorit në Spaç u anulua, pasi minatorët refuzuan të marrin pjesë pa praninë e përfaqësuesve të KSSH-së.

Kështu, sot, më 27 nëntor, minatorët vendosën mbylljen e grevës, por jo të betejës duke paralajmëruar vijimin e ndjekjes ligjore dhe presionit sindikal, deri në njohjen e të drejtave të tyre.

Çështja e Spaçit mbetet një provë e qartë e boshllëqeve në mbrojtjen e punonjësve në sektorët e rrezikshëm, teksa ish-minatorët protestojnë prej vitesh për miratimin e një statusi që do t’u siguronte atyre përkrahje dhe trajtime më të veçanta.

Lexoni gjithashtu:

The post Minatorët e Spaçit mbyllin grevën, por beteja për kërkesat vazhdon appeared first on Citizens.al.

Mbyllet greva e minatorëve, nisin negociatat për rikthimin në punë dhe plotësimin e 10 kërkesave të tyre

By: redi
27 November 2025 at 16:28

Një qëndresë që zgjati rreth dy muajsh, një protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira punë nga minatorët e Spaçit në Mirditë, u mbyll këtë të premte. Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore. Minatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e 10…

Source

Arsyetimi i Gjykatës së Posaçme për masat ndaj Belinda Ballukut e vartësve të saj

21 November 2025 at 17:46

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për pezullimin nga detyra dhe ndalimin për të udhëtuar jashtë shtetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe të masave të sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezei, analizon gjithë arsyet përse ato ishin të domosdoshme, që nga mundësia […]

The post Arsyetimi i Gjykatës së Posaçme për masat ndaj Belinda Ballukut e vartësve të saj appeared first on Reporter.al.

Greva e Spaçit diskutohet në Kuvend: Deputetët krah minatorëve, ministria mban rol neutral

19 November 2025 at 16:22

Greva një mujore e minatorëve të Spaçit, e shoqëruar me akuza për shkelje dhe presion mbi aktivitetin sindikal, e detyroi ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, të raportojë para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ndërsa deputetët u rreshtuan hapur krah minatorëve, ministrja Ibrahimaj zgjodhi një rol neutral, duke theksuar vetëm ndërmjetësimin institucional, një qëndrim që la pezull pyetjet kyçe mbi përgjegjësitë e shtetit në këtë konflikt të zgjatur.

Ministrja Ibrahimaj solli para komisionit një panoramë të përgjithshme të situatës. Ajo tha se koncesionarit turk “Tete Albania” dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) iu ishte kërkuar kthimi në punë i grevistëve me qëllim që të mos përkeqësohej situata financiare për të dyja palët.

“Përfaqësuesit e kompanisë shprehën gadishmërinë për takimin me minatorët ndërkohë që ranë dakord të rikthejnë menjëherë në punë 45 minatorë, ndërsa për pjesën tjetër të tyre (22), të vlerësohej rast pas rasti,” tregoi ministrja për takimin e fundit të kryer në Spaç, ku minatorët nuk pranuan të merrnin pjesë.

“U njoftuan paraprakisht të gjithë ish-të punësuarit dhe KSSH, pasi takimi në kushtet kur nuk ka një kontratë kolektive duhet të ishte ndërmjet punonjësve, ministrisë dhe kompanisë,” vijoi ministrja Ibrahimaj.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, theksoi që në fillim se e drejta e punës është e drejtë kushtetuese për të cilën nuk negociohet. Për këtë, ajo e konsideroi grevën e minatorëve si një e drejtë e ligjshme.

“Ajo që ka ndodhur me pushimin e 67 minatorëve në minierën e Spaçit është në shkelje jo vetëm e kushtetutës, ligjeve të këtij vendi, por edhe i çdo parimi normal, moral dhe etik i një biznesi që operon me një leje dhe licencë në Shqipëri”, tha Tabaku.

Ministrja, në raportimin e situatës, u përqendrua edhe te informimi nga ana e Inspektoratit të Punës, duke deklaruar se konflikti ka të bëjë me “mos-dakordësinë me dokumentacionin përfaqësues sindikal dhe procedurat për nisjen e negociatave për shpalljen e grevës”.

“Greva nisi pa njoftim paraprak,” vijoi ministrja Ibrahimaj, sipas së cilës kjo kërkonte vlerësim të mëtejshëm teksa aktiviteti në minierë vijon të jetë pjesërisht i ndërprerë, me vonesa teknike dhe në rrezik për sigurinë.

Në këtë çështje, deputetët u bënë bashkë, si nga opozita ashtu edhe nga pozita duke u rreshtuar krah minatorëve si një rast që ka të bëjë me pasurinë kombëtare.

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti tha se përfaqësuesit e ministrisë kanë kërcënuar minatorët duke iu thënë të rikthehen në punë, “përndryshe mbeten pa bukë”.

Ajo pyeti më tej ministren nëse ishte në dijeni për kushtet e punës dhe për raportimet se minatorët janë detyruar të firmosin deklarata ku heqin dorë nga çdo e drejtë.

Ministrja u shpreh se nuk kishte dijeni për to dhe se do të kërkonte informacione konkrete për vërtetësinë e tyre.

Deputeti Erion Braçe u shpreh se nuk duhej lejuar që koncesionari turk të shkelë Kushtetutën, pasi nuk është lejuar anëtarësimi në sindikatë i minatorëve.

“Nëse pronari do të ketë sindikatë të vetën ta bëjë diku tjetër, është vullneti i punëtorëve për të zgjedhur sindikatën. Konfederatën e keni në këshillin e punës, kush është ajo kompani që e vë në dyshim?! Kur ai thotë nuk të njoh se s’dua sindikatë, çfarë negociate do të bësh?! Nuk negociohet Kushtetuta me pronarin e një kompanie!” theksoi Braçe.

Por, më pas deputeti socialist këmbënguli që minatorët të kthehen në punë dhe më tej të negociojnë për kontratat kolektive, duke sjellë në vëmendje faktin se minatorët në minierën e bakrit në Spaç punonin 26 ditë në muaj, më shumë nga sa e parashikon ligji.

Pyetjes nëse ka pasur inspektime në këtë kompani iu përgjigj kreu i Inspektoratit të Punës, Eljo Muçaj, i cili tha se “nuk ishin konstatuar shkelje”.

“Tete Albania është inspektuar 10 herë, ka vetëm një denoncim për orët shtesë në vitin 2023. Tete është gjobitur dy herë në vitin 2024, me nga 400 mijë lekë, aksidentet nuk kanë qenë me pasoja për jetë”, u shpreh Muçaj.

Më tej ai deklaroi se edhe për një aksident të dhjetorit 2024 është gjobitur nënkontraktori, ndërsa kushtet në minierë “janë normale” dhe “pagat janë 20-30% më ta larta se pagat që ka kjo industri”.

Në këtë pikë, deputeti socialist Ardit Bido solli në pah diferencimin e punonjësve shqiptarë nga ata turq sa i takon pagave.

“Në këtë listpagesë që kemi përpara, një inxhinier gjeolog shqiptar paguhet me 272 mijë lekë, ndërsa një turk paguhet 459 mijë lekë”, tregoi Bido.

Ndërsa të njëjtën çështje solli edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi.

“Ka diferencime të frikshme mes punonjësve shqiptarë dhe turq. Ata që janë punëtorë turq për të njëjtën punë marrin dy-tre herë më shumë”, tha Bardhi.

Gjatë raportimit, ministrja Ibrahimaj nuk u ndal te shqetësimet e minatorëve dhe as te kërkesat e tyre gjatë kësaj periudhe, sikurse organizimi sindikal, nënshkrimi i një kontrate kolektive, kushte më të mira në punë, siguri dhe paga më të mira.

Sot, përpos kushteve atmosferike minatorët vijojnë të jenë në grevë, e cila nisi më 13 tetor, ndërsa protesta dhe bojkoti i punës kishte nisur që pesë ditë më herët, më 8 tetor.

Përpos negociatave dhe takimeve në zyrën e pajtimit dhe në ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit ende nuk ka një dakordësi për zgjidhjen e situatës.

Pikënisja dhe organizimi i minatorëve të Spaçit

Më 8 dhe 9 tetor rreth 70 minatorë të Spaçit bojkotuan punën dhe u mblodhën në protestë para ambienteve të minierës së bakrit dhe kompanisë “Tete Albania” për kushte më të mira, siguri dhe nënshkrim të kontratës kolektive duke njohur sindikatën e tyre të formuar më 16 gusht 2025.

KSSH-ja iu drejtua kompanisë për të filluar diskutimin e bisedimeve për nënshkrimin e kontratës.

Më 7 tetor, kompania iu drejtua KSSH-së me shkresë duke i thënë se ka mungesë dokumentacioni.

Sipas saj sindikata e re nuk kishte dorëzuar dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe se KSSH nuk kishte paraqitur listën e anëtarëve apo vendimin e krijimit të saj.

Më 8 tetor, KSSH njoftoi kompanisë “Tete Albania” për nisjen e grevës së përgjithshme pa afat më 13 tetor.

Me një shkresë, kompania iu drejtua KSSH-së më 9 tetor ku i theksoi paligjshmërinë e grevës.

“KSSH-ja nuk ka provuar që anëtarët e konfederatës janë punëmarrës të shoqërisë së tyre, ndaj edhe nuk ka asnjë tagër dhe të drejtë për të zhvilluar bisedime në emrin e tyre”, thuhej në shkresën e kompanisë drejtuar KSSH-së.

Më 10 tetor u mbajt një takim ndërmjetësues mes KSSH-së dhe “Tete Albania” në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Lezhë. Takimi nuk pati asnjë dakordësim.

“Ndërmjetësi konstaton se nuk ekziston aktualisht frymë bashkëpunimi midis palëve; palët nuk janë të gatshme të vijojnë negociata në kuadër të procesit të ndërmjetësimit”, u tha në procesverbalin e mbajtur nga kjo drejtori rajonale.

Më 13 tetor minatorët nisën grevën e përgjithshme dhe tetë ditë më vonë, më 21 tetor, përfaqësuesit zhvillojnë takim ndërmjetësues në Ministrisë e Ekonomisë.

Minatorët kërkuan kthimin në punë të 17 kolegëve të tyre që u pushuan javët e fundit dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, por këto kërkesa si dhe 8 pika të tjera nuk u morën parasysh nga përfaqësuesit e kompanisë, të cilët vijuan ta konsiderojnë grevën të paligjshme dhe sindikatën përfaqësuese “pa mandat ligjor”.

Edhe ky takim ishte pa rezultat.

Më 30 tetor, minatorët e zhvendosën grevën dhe protestën para Kuvendit, ku përsëritën kërkesat me thirrjen që ato të marrin zë edhe në Kuvend.

Po në këtë ditë ata zhvilluan takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj. Pas pasqyrimit të siutatës nga ana e përfaqësuesve të minatorëve dhe Konfederatës së Sindikatave ministrja kërkoi evidentimin e argumentave ligjorë për mbrojtjen e pretendimeve që konfederata kishte.

Më 4 nëntor 2025, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit zhvilloi takim me kompaninë turke “Tete Albania”.

Më 7 nëntor 2025 u njoftua për një tjetër takim në Spaç, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Takimi nuk u realizua pasi minatorët nuk pranuan të merrnin pjesë pa përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave.

Lexoni gjithashtu:

The post Greva e Spaçit diskutohet në Kuvend: Deputetët krah minatorëve, ministria mban rol neutral appeared first on Citizens.al.

Një muaj në grevë; Minatorët e Spaçit vijojnë rezistencën

11 November 2025 at 14:45

Minatorët e Spacit vijojnë të jenë në grevë prej më shumë se një muaji.

Të premten, më 7 nëntor, takimi i organizuar nga Minisitria e Ekonomisë dhe Inovacionit mes minatorëve dhe kompanisë dështoi.

“Minatorët pritën në erë dhe në shi mbi 6 orë para hyrjes së kompanisë dhe në fund të zhgënjyer u shpërndanë të vendosur edhe më shumë për rezistencë paqësore duke vazhduar dhe thelluar veprimet e tyre kolektive nëpërmjet Komisionit të Grevës, Këshillit Sindikal të Minatorëve dhe mbështetjes pa kushte të ekspertizës e logjistikës së KSSH-së”, tha në një deklaratë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Sipas minatorëve, përfaqësuesit e MInistrisë së Ekonomisë dhe të Inspektoriatiat të Punës që shkuan në Spaç nuk dëgjuan shqetësimet e tyre, por të kompanisë turke.

“Në vend që të ndalonin te ky postoblloku që ishim mbledhur ne, dhe të dëgjonin kërkesat tona ata hynë direkt në zyrat e tyre, na lanë të prisnim jashtë, dolën në orën 13:00”, u shpreh Albert Bushpreni.

Përfaqësuesit e kompanisë “Tete Albania” thanë për Citizens.al se ishin të hapur për t’u ulur në diskutime, por minatorët refuzuan pjesëmarrjen pa përfaqësinë e sindikatës.

“Punëtorët kur erdhën ata për takim refuzuan që nuk do vijmë në takim, do vijmë vetëm gjashtë anëtarë nga sindikata dhe dy nga konfederata. Nuk u bë takimi”, u shpreh një përfaqësues i kompanisë, që preferoi të mos identifikohet me emër.

Kompania vijon të mos e njohë sindikatën e minatorëve, ndaj marrja pjesë në takim e gjashtë përfaqësuesve të sindikatës dhe dy nga konfederata për ta është ilegale. Ata kërkuan praninë e 62 minatorëve të larguar pa përfaqësi sindikale.

Minatorët thanë për Citizens.al se përfaqësues të Inspektoriatit të Punës ushtruan presion ndaj tyre, prandaj ata nuk pranuan të ulen në diskutime.

“Na bëri presion, ju jeni pa bukë, ju kanë hequr nga puna, familjet tuaja me çfarë do t’i mbani? Në vend që të dëgjonte hallet tona dhe ti thoshte burrit të huaj që prano punëtorët në punë dhe normalizo gjendjen, ajo na bëri presion dhe ne nuk e pranuam dhe e përcollëm në Tiranë”, u shpreh Bushpreni.

Sipas kompanisë inspektorët dhe drejtorët përveç ftesës zyrtare kanë shkuar dhe te dera e galerisë 20 minuta para dhe kanë kërkuar takim.

“Hajdeni, ju lutem, të flasim. Kemi video, filmime. Por nuk pranuan se ishin dhe përfaqësuesit e konfederatës aty prandaj”, u shpreh përfaqësuesi i kompanisë.

Gjë që u pranua edhe nga minatorët të cilët thanë se nuk do të shkonin pa praninë e përfaqësisë së sindikatës.

“Krejt e kanë me sindikatën se nuk duan ta njohin. Nxori një listë në derë me emrat e punëtorëve, ajo lista sipas burimeve tona kishte mbrapa kushtet e largimit nga puna. D.m.th. të gjesh emrin të firmosësh që të hysh në mbledhje dhe më pas me e përdor atë letrën për largimet, pra ti bënin largimet e ligjshme”, u shpreh Bushpreni duke rrëfyer se nuk pranuan të nënshkruanin asnjë letër.

Përfaqësuesit e kompanisë u shprehën se nënshkrimi i emrave ka qenë për të parë se kush ka hyrë në ambientet e kompanisë, pa asnjë qëllim tjetër.

“Nuk kemi pasur asnjë qëllim tjetër, ka qenë prezent drejtori i përgjithshëm te Ministria e Ekonomisë. Ato kanë qenë që të vinin vetëm punëtorët, për tu kontrolluar kush hyn dhe kush del. Ta verifikojnë, pasi kemi kërkuar që 62 punëtorët të hyjnë, por pa marrë një listë, një firmë mund edhe të hyjnë provokatorë”, u shpreh kompania.

Sipas minatorëve, greva do të vijojë, ndërsa deri më tani numri i të larguarve nga puna ka shkuar në 62 minatorë.

Kompania turke “Tete Albania” e konsideron të paligjshme grevën, ndaj edhe largimet nga puna i ka kryer në kushtet e mos paraqitjes në punë.

Kompania shprehet se pret deri në fundjave që nga 45 minatorët e larguar së fundmi të ketë rikthime, duke garantuar proces të rregullt të rinisjes së punës.

Kronologjia e organizimi të minatorëve të Spaçit

Më 8 dhe 9 tetor rreth 70 minatorë të Spaçit bojkotuan punën dhe u mblodhën në protestë para ambienteve të minierës së bakrit dhe kompanisë “Tete Albania” për kushte më të mira, siguri dhe nënshkrim të kontratës kolektive duke njohur sindikatën e tyre të formuar më 16 gusht 2025.

KSSH-ja iu drejtua kompanisë për të filluar diskutimin e bisedimeve për nënshkrimin e kontratës.

Më 7 tetor, kompania iu drejtua KSSH-së me shkresë duke i thënë se ka mungesë dokumentacioni.

Sipas saj sindikata e re nuk kishte dorëzuar dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe se KSSH nuk kishte paraqitur listën e anëtarëve apo vendimin e krijimit të saj.

Më 8 tetor, KSSH njoftoi kompanisë “Tete Albania” për nisjen e grevës së përgjithshme pa afat më 13 tetor.

Me një shkresë, kompania iu drejtua KSSH-së më 9 tetor ku i theksoi paligjshmërinë e grevës.

“KSSH-ja nuk ka provuar që anëtarët e konfederatës janë punëmarrës të shoqërisë së tyre, ndaj edhe nuk ka asnjë tagër dhe të drejtë për të zhvilluar bisedime në emrin e tyre”, thuhej në shkresën e kompanisë drejtuar KSSH-së.

Më 10 tetor u mbajt një takim ndërmjetësues mes KSSH-së dhe “Tete Albania” në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Lezhë. Takimi nuk pati asnjë dakordësim.

“Ndërmjetësi konstaton se nuk ekziston aktualisht frymë bashkëpunimi midis palëve; palët nuk janë të gatshme të vijojnë negociata në kuadër të procesit të ndërmjetësimit”, u tha në procesverbalin e mbajtur nga kjo drejtori rajonale.

Më 13 tetor minatorët nisën grevën e përgjithshme dhe tetë ditë më vonë, më 21 tetor, përfaqësuesit zhvillojnë takim ndërmjetësues në Ministrisë e Ekonomisë.

Minatorët kërkuan kthimin në punë të 17 kolegëve të tyre që u pushuan javët e fundit dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, por këto kërkesa si dhe 8 pika të tjera nuk u morën parasysh nga përfaqësuesit e kompanisë, të cilët vijuan ta konsiderojnë grevën të paligjshme dhe sindikatën përfaqësuese “pa mandat ligjor”.

Edhe ky takim ishte pa rezultat.

Më 30 tetor, minatorët e zhvendosën grevën dhe protestën para Kuvendit, ku përsëritën kërkesat me thirrjen që ato të marrin zë edhe në Kuvend.

Lexo gjithashtu:


The post Një muaj në grevë; Minatorët e Spaçit vijojnë rezistencën appeared first on Citizens.al.

Nga Spaçi në Tiranë: Minatorët kërkojnë dinjitet para Kuvendit

30 October 2025 at 14:41

Ndërsa në Kuvend zhvillohej sot seanca plenare e radhës, minatorët e Spaçit marshuan drejt godinës duke kërkuar që deputetët t’u japin zë kërkesave të tyre.

Prej tre javësh ata ndodhen në grevë të përgjithshme, pasi koncensionari “Tete Albania” nuk u njohu sindikatën dhe refuzoi të nënshkruante me ta kontratë kolektive.

“Kërkojmë të drejtat tona. Kemi 9 vite punë aty dhe na kanë trajtuar si skllevër!”, u shpreh njëri prej minatorëve të pranishëm në protestë.

Marin Simoni, një nga 17 minatorët e pushuar së fundmi, kërkoi ndërhyrjen e deputetëve dhe të Ministres së Ekonomisë.

“Po lëmë kockat në minierë dhe këta rrinë këtu në karrige. Kërkesat janë që të njihet sindikata, sepse na përfaqëson ne. Të kthehemi të gjithë në punë sikur kemi qenë më përpara, në kushte të barabarta të gjithë.”

Minatorët kërkojnë gjithashtu paga dinjitoze dhe kushte më të sigurta pune.

“E kam filluar me një rrogë qesharake 2,500 lekë, tani është 2,800 lekë. Të hysh në minierë me kaq lekë është katastrofë. Vetëm pamundësia për t’u punësuar diku të bën që të hysh nëntokë”, u shpreh një tjetër minator për të cilin pasiguria rritet me moshën dhe sëmundjet profesionale.

Përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) kërkuan gjatë protestës ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës.

Kolë Nikollaj, përfaqësues i KSSH-së, theksoi nevojën për transparencë mbi kontratat koncesionare, duke i cilësuar ato themel për ndërtimin e kërkesave ligjore të minatorëve.

“Kërkojmë të gjithë deputetët e parlamentit të sensibilizohen me kërkesat tona të drejta dhe të fusin në shinat e duhura ligjore zgjidhjen e kërkesave të minatorëve të Spaçit,” tha Nikollaj.

Anisa Subashi nga KSSH denoncoi gjithashtu mungesën e kontrolleve në minierë dhe trajtimin e punëtorëve shqiptarë si “skllevër” nga kompanitë e huaja. Ajo tha se mungesa e kontrolleve i lë shteg vjedhjes së mineraleve ndërsa në dokumente kompanitë deklarohen me humbje.

“Ku është humbja kur ari dhe mineralet vidhen e dërgohen jashtë?” u shpreh ajo.

Edhe sindikatat e transportit dhe telekomunikacionit i bashkuan zërin protestës. Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së këtyre sindikatave kërkoi zbatimin e Kodit të Punës dhe ligjeve minerare, duke theksuar kontrastin se “për minatorët është urim të dalësh gjallë nga miniera, ndërsa për politikanët të dalin të majmur”.

Kompania koncesionare “Tete Albania” e ka cilësuar grevën “të paligjshme” dhe u ka bërë thirrje minatorëve të kthehen në punë.

Në deklaratën e saj të së martës u tha se punëtorët “kanë shkelur kontratat individuale të punës dhe ligjet në fuqi,” por që çdo çështje “mund të trajtohet përmes dialogut të hapur”.

Kronologjia e organizimi të minatorëve të Spaçit

Më 8 dhe 9 tetor rreth 70 minatorë të Spaçit bojkotuan punën dhe u mblodhën në protestë para ambienteve të minierës së bakrit dhe kompanisë “Tete Albania” për kushte më të mira, siguri dhe nënshkrim të kontratës kolektive duke njohur sindikatën e tyre të formuar më 16 gusht 2025.

KSSH-ja iu drejtua kompanisë për të filluar diskutimin e bisedimeve për nënshkrimin e kontratës.

Më 7 tetor, kompania iu drejtua KSSH-së me shkresë duke i thënë se ka mungesë dokumentacioni.

Sipas saj sindikata e re nuk kishte dorëzuar dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe se KSSH nuk kishte paraqitur listën e anëtarëve apo vendimin e krijimit të saj.

Më 8 tetor, KSSH njoftoi kompanisë “Tete Albania” për nisjen e grevës së përgjithshme pa afat më 13 tetor.

Me një shkresë, kompania iu drejtua KSSH-së më 9 tetor ku i theksoi paligjshmërinë e grevës.

“KSSH-ja nuk ka provuar që anëtarët e konfederatës janë punëmarrës të shoqërisë së tyre, ndaj edhe nuk ka asnjë tagër dhe të drejtë për të zhvilluar bisedime në emrin e tyre”, thuhej në shkresën e kompanisë drejtuar KSSH-së.

Më 10 tetor u mbajt një takim ndërmjetësues mes KSSH-së dhe “Tete Albania” në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Lezhë. Takimi nuk pati asnjë dakordësim.

“Ndërmjetësi konstaton se nuk ekziston aktualisht frymë bashkëpunimi midis palëve; palët nuk janë të gatshme të vijojnë negociata në kuadër të procesit të ndërmjetësimit”, u tha në procesverbalin e mbajtur nga kjo drejtori rajonale.

Më 13 tetor minatorët nisën grevën e përgjithshme dhe tetë ditë më vonë, më 21 tetor, përfaqësuesit zhvillojnë takim ndërmjetësues në Ministrisë e Ekonomisë.

Minatorët kërkuan kthimin në punë të 17 kolegëve të tyre që u pushuan javët e fundit dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, por këto kërkesa si dhe 8 pika të tjera nuk u morën parasysh nga përfaqësuesit e kompanisë, të cilët vijuan ta konsiderojnë grevën të paligjshme dhe sindikatën përfaqësuese “pa mandat ligjor”.

Edhe ky takim ishte pa rezultat.

Më 30 tetor, minatorët e zhvendosën grevën dhe protestën para Kuvendit, ku përsëritën kërkesat me thirrjen që ato të marrin zë edhe në Kuvend.

Lexo gjithashtu:

The post Nga Spaçi në Tiranë: Minatorët kërkojnë dinjitet para Kuvendit appeared first on Citizens.al.

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë kontrata kolektive

30 October 2025 at 14:37

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Minatorët e Spaçit u mblodhën sot në një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar mbështetje për plotësimin e kërkesave të tyre ndaj kompanisë “Tete Albania”, për kushte më të mira pune dhe nënshkrimin e kontratave kolektive.

Që prej datës 13 tetor, minatorët e minierës së bakrit në Spaç kanë ndërprerë punën dhe janë në grevë pa afat.

Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe shpërblimeve, rishikimin e normave, si dhe vendosjen e standardeve europiane në marrëdhëniet e punës, me fokus në sigurinë, organizimin dhe përfaqësimin e lirë kolektiv.

Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga veprimet e tyre deri në marrjen në konsideratë të kërkesave nga institucionet përkatëse.

Sipas tyre, kompania “Tete Albania”, që administron minierën e bakrit, nuk e ka njohur ende sindikatën e krijuar në muajin gusht dhe nuk ka pranuar të hyjë në dialog për një kontratë kolektive pune.

Protestës së minatorëve u janë bashkuar dhe pensionistët, që kërkojnë vëmendje më të madhe nga qeveria për shqetësimet dhe hallet e tyre.

Deputetja Jorida Tabaku i bashkohet protestës së minatorëve të Spaçit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, iu bashkua sot protestës së minatorëve të Spaçit.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku i siguroi minatorët se do të rikthejë në vëmendjen e Parlamentit nismën e saj ligjore “Për statusin e minatorit”, e depozituar më herët, por e refuzuar, sipas saj, nga mazhoranca.

Tabaku përcolli edhe në seancën e Kuvendit shqetësimin e minatorëve.

“Në emër të Partisë Demokratike kam depozituar në sesionin e kaluar projektligjin “Për statusin e minatorit, të cilin qeveria refuzoi ta marrë në shqyrtim. Do ta ridepozitoj përsëri, sepse është e rëndësishme të mbështeten se minatorët janë grupi që penalizohen më shumë, që punojnë në kushte shumë të vështira. Nëntoka shqiptare është e pasur dhe është absurde që ata njerëzit që punojnë nëntokë të vazhdojnë të shfrytëzohen”, deklaroi pas takimit me minatorët, në fjalën e saj në seancën plenare të Kuvendit, deputetja Tabaku.

Tabaku i kërkoi Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit të presë një përfaqësi të minatorëve për t’u dhënë zgjidhje çështjeve të ngritura prej tyre për kushte dinjitoze pune.

Deputetja denoncoi gjithashtu trajtim çnjerëzor ndaj minatorëve gjatë një proteste të mëparshme, ku sipas saj, Policia e Shtetit kishte ushtruar dhunë. Për këtë, ajo kërkoi një reagim nga Ministrja e Brendshme.

“E drejta për punë është e drejtë e shenjtë në këtë vend. Nuk mund të lejojmë që një kompani private t’u pengojë atyre të drejtën për t’u organizuar, për të pasur kërkesat e tyre dhe për të protestuar për më shumë të drejta. Minatorët janë një grup që penalizohen më shumë, që punojnë në kushte të vështira dhe shpesh shfrytëzohen”, shtoi ajo.

Protesta e minatorëve te Kuvendi, Foto: Andrin Hoxha
1 nga 5
Protesta e minatorëve e tek Kuvendi, Foto: Andrin Hoxha

/a.f/r.e/

The post Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë kontrata kolektive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌