Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

INSTAT: 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

By: V K
24 December 2025 at 08:03

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.

Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë.

Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.

Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT, ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.

Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale.

Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022.

Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.

Në vitin 2024, mediana rritet më tej, nga 55,200 lekë në 58,000 lekë, ndërsa në vitin 2025 arrin në mbi 63,000–63,456 lekë, duke treguar një përshpejtim të ritmit të rritjes së pagave në segmentin e mesëm dhe sidomos në administratën publike.

Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë.

Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.

Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve.

Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./ Monitor

The post INSTAT: 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Zjarrfikësit e Portit të Durrësit pa shtesë page dhe shpërblim: Po na mohohen të drejtat financiare

By: armand
23 December 2025 at 20:19

Zjarrfikësit që shërbejnë në Portin e Durrësit kanë ngritur publikisht shqetësimin e tyre për mosrespektimin e të drejtave financiare, duke denoncuar vonesat dhe mungesën e pagesave që, sipas tyre, u takojnë me ligj. Ata theksojnë se ndihen të diskriminuar dhe të neglizhuar, pavarësisht rrezikut dhe përgjegjësisë së lartë që mbart puna e tyre. Punonjësit e […]

The post Zjarrfikësit e Portit të Durrësit pa shtesë page dhe shpërblim: Po na mohohen të drejtat financiare appeared first on BoldNews.al.

Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve

23 December 2025 at 12:48

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.

Në një takim me sipërmarrës nga sektorë të ndryshëm, ku u diskutua mbi Paqen Fiskale, Rama u shpreh se “Çfarë mbështetje kërkoni akoma kur deklaroni punonjës me 50 mijë lekë. E dimë shumë mirë se nuk ekziston punonjës me 50 mijë lekë, me pagë minimale në ndërtim, jo në Tiranë por askund. Nuk të vjen njeri me 50 mijë lekë të të shtrojë një pllakë jo më të marri rrogë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, Rama theksoi se sektori i ndërtimit vijon ende të deklarojë paga minimale.

“Nuk keni faj ju, na i ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa viteve që ka vendosur që ne nuk mund t’ju vendosim tavan dhe ju luani. Por bëjini deklarimet dhe jo vetëm paguajini njerëzit, por i deklaroni me ato paga”, iu drejtua Rama ndërtuesve.

Sipas tij, sektori i ndërtimit është sektori me më shumë fitim në Shqipëri dhe sektori ku shfrytëzohen punonjësit më shumë se në çdo sektor tjetër.

“Tani keni filluar ta kuptoni, pak si vonë, se nuk luhet me punonjësit sepse nuk gjen punonjës. Tani që mos t’ju ngelen ndërtimet pa bërë, shkundini mirë xhepat se i keni të fryrë shumë dhe paguani punonjësit me 2000 euro apo 2500 euro rrogë”, tha Rama.

/a.f/

 

The post Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

By: redi
19 December 2025 at 20:00

Qeveria miratoi rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se vendimi prek rreth 307 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe…

Source

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

19 December 2025 at 17:45

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Qeveria miratoi sot rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se, vendimi prek rreth 307 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

Sipas saj, rritja e pagës minimale pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në uljen e informalitetit në tregun e punës, si dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore dhe të të drejtave të punonjësve.

“Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, deklaroi Ibrahimaj.
1 nga 2
/j.p/r.e/

The post Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ATHINË – Protesta kundër pagave të ulëta, përpara votimit të buxhetit 2026

16 December 2025 at 18:41

ATHINË, 16 dhjetor /ATSH/ – Mijëra grekë u mblodhën sot në qendër të Athinës, ndërsa mjekë dhe mësues iu bashkuan punonjësve të sektorit publik që hynë në grevë, duke protestuar kundër pagave të ulëta dhe krizës së kostos së jetesës, në prag të votimit të buxhetit për vitin 2026, sipas Reuters.

Greqia është rimëkëmbur nga kriza e borxhit e viteve 2009–2018, pas shkurtimeve të pagave si pjesë e masave shtrënguese në këmbim të tre paketave ndërkombëtare shpëtimi.

Megjithatë, pavarësisht rritjeve të shumta vitet e fundit, pagat mbeten nën mesataren e eurozonës, ndërsa kostot e ushqimit dhe strehimit janë rritur.

Qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar lehtësime tatimore dhe masa të tjera mbështetëse me vlerë 1,6 miliardë euro (1,89 miliardë dollarë), të cilat pritej të miratoheshin nga parlamenti të martën si pjesë e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Por punonjësit bashkiakë, mësuesit e shkollave dhe mjekët e spitaleve shtetërore ndërprenë sot punë , duke iu bashkuar një greve 24-orëshe të sektorit publik për paga që, sipas tyre, nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet mujore.

“Është një buxhet që shkurton miliona nga spitalet publike, ku punoj edhe unë, dhe i kanalizon paratë drejt shpenzimeve ushtarake”, tha mjekja Argyria Rotokritou, e cila mori pjesë në protestat jashtë parlamentit në kryeqytetin grek.

Protestuesit shprehën gjithashtu solidaritet me fermerët, të cilët për javën e tretë radhazi kanë vendosur mijëra traktorë dhe kamionë në dhjetëra bllokada, duke ndërprerë trafikun në autostrada kryesore dhe duke bllokuar herë pas here kalimet kufitare, në shenjë proteste ndaj vonesave në ndihmat dhe pagesat e Bashkimit Evropian.

Vonesat u shkaktuan nga hetimet për një skandal korrupsioni, në të cilin disa fermerë, me ndihmën e punonjësve shtetërorë, falsifikuan pronësinë e tokës për të përfituar pagesa.

Auditimet në vijim kanë ngadalësuar shpërndarjen e mëtejshme të fondeve.

Fermerët kanë refuzuar thirrjen e qeverisë për bisedime, duke kërkuar përshpejtimin e pagesave të prapambetura të ndihmave të BE-së, uljen e kostos së karburantit bujqësor dhe mbrojtje nga importet e produkteve./   /Ad.Ab./

The post ATHINË – Protesta kundër pagave të ulëta, përpara votimit të buxhetit 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore

16 December 2025 at 14:45

Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me pagat më të ulëta në rajon dhe faktori ekonomik është arsyeja kryesore që nxit emigrimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas “Anketës së Migrimit në Familje” (2024), migrimi ka sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Por njëkohësisht ka prodhuar tkurrje demografike dhe mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

Për çdo një nga katër familje përfituese, remitancat janë burimi i vetëm i të ardhurave. Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, 45% e bizneseve raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë vendet e lira të punës.

Raporti – i përpiluar nga Organizata Ndërkombëtare e Migrimit, dega Shqipëri (IOM Albania), Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Banka Botërore – është realizuar si një vëzhgim mbi më shumë se 3,800 familje me anëtarë emigrantë dhe 1,198 familje pa emigrantë, në të gjitha rajonet e vendit.

Mërgimi një realitet strukturor familjar

Të dhënat tregojnë se 37% e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar në mërgim ose që u është kthyer. Prej tyre, 22% kanë një mërgimtar aktualisht jashtë vendit dhe 20% të kthyer.

Rreth 5% e familjeve kanë më shumë se një anëtar në mërgim. Këto shifra e bëjnë emigrimin pjesë të qëndrueshme të strukturës familjare në Shqipëri.

Rreth 70% e emigrantëve aktualë largohen për arsye ekonomike. Vetëm 6% deklarojnë arsye arsimin, ndërsa 16% mërgojnë për arsye familjare.

Burrat emigrojnë kryesisht për punë, ndërsa gratë më së shumti për bashkim familjar. Ky dallim reflekton role gjinore të pabarabarta në vendimmarrjen migratore.

Nga pikëpamja ligjore, një e katërta e emigrantëve shqiptarë nuk kanë pasur dokumentacion të plotë. Kjo përfshin 23% të të kthyerve dhe 29% të emigrantëve aktualë.

Para largimit, ata që emigrojnë janë më pak të punësuar se ata që qëndrojnë dhe për rrjedhojë me paga më të ulëta.

Si pasojë e përgatitjeve për t’u larguar, shumica përjetojnë rënie të ndjeshme të normës së punësimit, e cila bie nga 62% dy muaj para largimit në vetëm 9% në muajin e fundit të jetesës në Shqipëri.

Ky tranzicion shoqërohet me pasiguri ekonomike në përgatitjet për t’u larguar. Trajnimet profesionale janë të kufizuara dhe më të përhapura tek gratë dhe të rinjtë.

Rreth 24% e grave marrin ndonjë trajnim apo aftësim profesional para se të emigrojnë. Kjo gjë ndodh edhe më pak te burrat, 17%. Diferenca në këtë statistikë tregon akses të pabarabartë në përgatitjen për tregun e huaj të punës.

Rreth gjysma e emigrantëve i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë duke marrë para borxh. Emigrimi shfaqet kështu si investim me rrezik të lartë dhe barrë për familjet apo familjarët që qëndrojnë në Shqipëri.

Remitancat dhe sfidat e kthimit

Sipas raportit, remitancat u dërgohen familjarëve në Shqipëri kryesisht përmes kanaleve informale, miqve, familjarëve apo përmes vetë vizitave në vend. Vetëm rreth 30% përdorin banka ose operatorë zyrtarë transfertash.

Kjo do të thotë se shumica e remitancave mbeten jashtë sistemit zyrtar ekonomik. Kjo prirje kufizon transparencën dhe politikat ekonomike afatgjata.

Dërgimi i remitancave rritet me moshën dhe është më i lartë te grupmosha 45-64 vjeç. Këta emigrantë mbajnë barrën kryesore financiare për familjet që qëndrojnë në Shqipëri.

Ndërkohë, shumica e të kthyerve janë burra të moshës 35-54 vjeç. Kthimi lidhet kryesisht me arsye familjare, përfundim kontratash ose humbje pune.

Raporti vëren se rreth 45% e kthimeve kanë ndodhur mes viteve 2020-24. Treguesi sinjalizon një dinamikë të re emigrimi pas pandemisë.

Ndërkohë, ri-integrimi në tregun e punës mbetet sfidues për emigrantët shqiptarë që kthehen sërish në vend. Të rikthyerit më të fundit kanë shanse më të ulëta punësimi se ata të kthyer më herët.

Sipas anketës, emigrantët fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë jashtë vendit krahasuar me të ardhurat që ata merrnin në Shqipëri para se të largoheshin. Edhe pas rikthimit, të ardhurat mbeten rreth 26% më të larta se para emigrimit.

Kjo tregon se emigrimi sjell përfitime individuale afatgjata. Por për vendin, kostoja demografike dhe ekonomike mbetet e lartë kjo pasi luhatjet në fuqinë punëtore tkurr mundësinë e sipërmarrjeve për t’u zgjeruar.

Lexoni gjithashtu:

The post Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore appeared first on Citizens.al.

Zanatet “drejt zhdukjes” po paguhen më shumë

13 December 2025 at 10:10

TIRANË, 13 dhjetor/ASTH/ Rritja më e fortë e pagave gjatë një viti në Shqipëri është shënuar tek zejtarët, artizanët dhe profesionet e lidhura me to, si edhe tek punëtorët në profesionet elementare, me konkretisht mbi 10%.

Zyrtarisht paga mesatare për një të punësuar si zejtar, artizan dhe profesione të lidhura me to arriti 62,200 lekë në tremujorin e tretë të këtij viti nga 55,300 që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ky zhvillim lidhet kryesisht me mungesën e fuqisë punëtore në këto profesione, të cilat prej vitesh kanë pësuar rënie të interesit dhe reduktim të numrit të punonjësve.

Sipas të dhënave të INSTAT, tregu i punës po reagon ndaj këtij boshllëku duke rritur pagesën për punët që janë gjithnjë e më të vështira për t’u mbuluar.

Zanatet dhe profesionet bazë, të ndikuara nga emigrimi, plakja e fuqisë punëtore dhe orientimi i të rinjve drejt profesioneve të tjera, po përballen me mungesë të artizanëve, çka reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e pagave.

Në këtë kontekst, rritja e pagave në këto profesione shihet si një përgjigje e tregut ndaj nevojës për të ruajtur funksionimin e sektorëve kyç si ndërtimi, shërbimet dhe prodhimi, më shumë sesa si një ndryshim i strukturës së përgjithshme të pagave në ekonomi.

Paralelisht, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po zbaton disa programe që synojnë forcimin e formimit profesional dhe rritjen e aftësive në tregun e punës. Këto programe fokusohen në përmirësimin e arsimit profesional, mbështetjen e trajnimeve të orientuara drejt nevojave të tregut dhe nxitjen e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe bizneseve.

Përmes skemave të nxitjes së punësimit, programeve të aftësimit profesional dhe investimeve në qendrat e formimit profesional, synohet që të rinjtë dhe të rriturit të pajisen me aftësi praktike, duke rikthyer interesin për zanatet dhe profesionet teknike. Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është të zbusë mungesën e fuqisë punëtore në këto fusha dhe të krijojë një bazë më të qëndrueshme për zhvillimin e tregut të punës në vitet në vijim.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 83,300 lekë, me një rritje prej 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. /j.p/

The post Zanatet “drejt zhdukjes” po paguhen më shumë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Super rrogat e drejtësisë/ Edhe Berisha kundër, por “fajin e ka Rama”

By: xhir jeta
10 December 2025 at 15:16

Kur vjen puna te drejtësia e re, Berisha bëhet me të gjithë, mjaft që ata të jenë kundër. Ndaj sot doktori u bë me Edi Ramën.

 “Po, nuk mund të konceptoj kurrë që një prokuror cili do qoftë ai të marrë rrogë më shumë se kryetari i Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese, apo gjykatësi Kushtetues. Për qëllime për të patur një prokurori politike, Edi Rama shpalli më të paguarit, jo të Shqipërisë, më të paguarin zyrtar të Drejtësisë në të gjithë vendet e Ballkanit, Altin Troplonin apo Pojën e Skapit, me 7200 euro rrogën.”

Për Berishën, faji është i Edi Ramës, pasi ai nuk është shef i mirë i Dumanit. Sipas tij kur Dumani kishte tjetër shef, punonte më shumë, megjithëse paguhej më pak.

 “Dumani ka qenë aty, por nuk i mbyllte dot dosjet se ishte task force. Aty kishte agjentë tatimor, agjent doganor, agjent të shërbimit informativ, anëtarë të policisë kriminale, dhe Dumani nuk i mbyllte dot siç bën tani. Jo.”

Por në fund, bashkohet me Ramën. Aty ku u dhemb dhëmbi njësoj.

“Prokuroria politike nuk mund të përkrahet kurrë. Sepse prokuroria politike është absolutisht e destinuar të dështojë në mënyrën më të sigurtë.”

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

7 December 2025 at 20:29

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë vendin një politike të re rritjeje të qëndrueshme.

Sipas tij, viti 2026 shënon fillimin e reformës së thellë të pensioneve, me objektivin që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të arrijë në 40 mijë lekë, duke u afruar me nivelin 400 euro.

Ministri tha se, fondet për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028.

“Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi i saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur. Nëpërmjet politikës që po ndjekim, që nga 2026 e në vijim – që është reflektuar edhe në buxhetin afatmesëm – ne synojmë që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të shkojë në 40 mijë lekë, pensioni urban i pjesshëm në 22 mijë lekë, pensioni rural në 18 mijë lekë, pensioni familjar po në 18 mijë lekë dhe pensioni për invaliditetin të shkojë në 30 mijë lekë. Fondet për të arritur këtë objektiv janë parashikuar deri në vitin 2028 në projektbuxhetin afatmesëm. Vetëm për vitin që vjen kostoja e rritjes së pensioneve është 105 milionë euro. Ndërsa deri në fund të vitit 2028 kostoja totale e kësaj reforme është 1,7 miliardë euro”, tha Malaj.

Ai iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, duke sqaruar se buxheti afatmesëm garanton mjetet e nevojshme për këtë projekt madhor.

Për bonusin e fundvitit, Malaj tha se vendimi do të merret në shtator, në varësi të ecurisë ekonomike.

“Bonusi do të vlerësohet në varësi të ecurisë ekonomike për vitin që vjen. Në shtator qeveria do të vlerësojë në bazë edhe të të dhënave buxhetore nëse do të miratojmë bonusin e fundvitit 2026”, tha Malaj.

Ndërsa bonuset e pranverës nuk janë më pjesë e politikës buxhetore, pasi skema e re synon rritje të rregullt të pensioneve.

“Buxheti burimet i ka të limituara, por ne kemi nisur një reformë. Deri sa të reformonim skemën, u planifikua që të operohej me bonuese. Tashmë që kemi nisur reformimin e skemës, nuk do të thotë që do të funksionojmë me bonuse të përvitshme”, tha Malaj.

Ministri bëri të ditur se viti 2026 sjell për herë të parë indeksimin 2,5% të pagave në administratë, ndërsa disa kategori do të përfitojnë edhe rritje të ndjeshme: shoferët, sanitarët, arkivistët, punonjësit e protokollit, infermierët, mjekët dhe policët, të cilëve për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë, me rritje deri në 25%.

“Përfitues të indeksimit janë të gjithë punonjësit, nga shoferi, deri te niveli më i lartë. Ndërsa për disa kategori do të kemi rritje të pagave. Konkretisht, punonjësit e shërbimeve mbështetëse ku përfshihen shoferët, sanitarë, arkivistë, protokoll etj. Por rritje do të përfitojnë dhe infermierët, mjekët dhe policët, që për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë. Rritja për këta të fundit arrin deri në 25%”, tha Malaj.

Malaj gjithashtu konfirmoi se institucionet ndërkombëtare kanë dhënë dakordësinë e tyre për projektin.

“Paqja fiskale nuk është amnisti. Ne nuk ofrojmë siguri juridike për evazorët, nuk amnistojmë ata me ndjekje penale, ata me vendim gjykate, ata që janë në hetim tatimor. Mbi të gjitha, kemi vënë një kufi që tatimfitimi që do të duan të rideklarojnë nuk mund të jetë më shumë se 30% e tatimit të deklaruar. Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin”, tha Malaj.

“E vetmja rezervë që ka FMN, ka të bëjë me cenimin e progresit të arritur deri më tani në mbledhjen e taksave. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar. Kjo nismë është bazuar në modelin italian. Pra është një praktikë europiane”, deklaroi Malaj.

/gj.m/r.e/

The post Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 2026: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje

7 December 2025 at 09:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave për qytetarët, përfshirë paga, pensione dhe mbështetje sociale, ndërsa investimet publike do të prekin “nivele historike”.

Gjatë fjalës së tij në podkastin “Flasim”,  Rama u shpreh se Shqipëria “ është në një nivel tjetër”, dhe ky progres do të reflektohet tek të gjithë, si tek punonjësit e sektorit publik ashtu dhe në privat.

Rama nënvizoi gjithashtu se mandati aktual prej 83 deputetësh përbën një “besim të jashtëzakonshëm” që, sipas tij, e detyron qeverinë të vijojë rritjen e punës dhe investimeve për realizimin e objektivit “Shqipëria 2030”.

“Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është në prag, një vit, që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët sa i përket të ardhurave në radhë të parë, në paga e pensione, por edhe sa i përket investimeve publike, që do të shënojnë përsëri, të gjitha këto së bashku, një rritje historike.

Tanimë, Shqipëria është në një nivel tjetër. Ky është një fakt që do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, të atyre që jetojnë me punë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, në jetën e përditshme të pensionistëve, gjyshërve dhe gjysheve tona, në jetën e përditshme të atyre më në nevojë, për të cilët mbështetja, mbrojtja sociale, vjen duke u rritur. Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate, një mbështetje e paprecedentë, për Shqipërinë 2030, jo vetëm meritojnë çdo vit e më shumë, por do të kenë çdo vit e më shumë, pasi barra e borxhit ndaj tyre është e tillë që do të na bëjë të vazhdojmë të rrisim punën tonë përditë e përditë”, tha Rama. /abcnews.al

Ibrahimaj: Buxheti 2026, pagat në sektorin publikë do të indeksohen me 2,5%

1 December 2025 at 18:43

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH / Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi gjatë një dëgjesë publike me banorët e njësisë 7 dhe 10, në Tiranë se, “buxheti i vitit 2026 përfshin indeksimin e pagave në sektorin publik me 2,5%, duke synuar përmirësimin e mirëqenies për të gjitha shtresat dhe kategoritë e punonjësve”.

“Ne kemi parashikuar në buxhetin 2026 për herë të parë indeksimin e pagave. Indeksimi nuk është bërë ndonjëherë dhe do të bëhet vitin që vjen me 2,5%, për të gjitha kategoritë e pagave dhe kjo është një masë që neve e japim për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, që rritja e çmimeve të mos e uli fuqinë blerëse”, deklaroi Ibrahimaj.

Gjithashtu, vijoi ajo buxheti 2026 adreson rritje të pagës minimale në 500 mijë lekë, ndërsa synimi afatgjatë është që ajo të arrijë 700 euro deri në vitin 2030. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 300 mijë qytetarë.

Ministrja theksoi se politika e rritjes së pagave do të vijojë edhe për disa kategori të punonjësve në administratë, specialistë, si dhe për profesionistët në sektorin e shëndetësisë dhe policinë.

Në të njëjtën kohë, tha ajo, buxheti i vitit 2026 parashikon edhe rritjen e të ardhurave për pensionistët dhe indeksimin e pensioneve, me një investim total deri në vitin 2030 prej 1,7 miliardë eurosh, duke siguruar mbështetje për pensionistët dhe për qytetarë të tjerë në nevojë.

“Ne do të vijojmë të miratojmë politika në mbështetje të pensionistëve dhe kategorive të ndryshme të qytetarëve,” deklaroi Ibrahimaj, duke theksuar se rritja ekonomike e vendit mundëson përmirësim të mirëqenies dhe rishpërndarje të të ardhurave për të gjithë.

/e.xh/a.f/

The post Ibrahimaj: Buxheti 2026, pagat në sektorin publikë do të indeksohen me 2,5% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet publikojnë pagat indikative në ndërtim, nga 85 deri në 140 mijë lekë

1 December 2025 at 12:47

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Administrata Tatimore publikoi sot listën e pagave indikative për profesionet në sektorin e ndërtimit dhe u bëri apel tatimpaguesve të deklarojnë saktë pagat reale të punonjësve, për të shmangur masat administrative dhe kontrollet e mëvonshme.

Publikimi i pagave është pjesë e zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së kontributeve për sigurimet shoqërore, me synim forcimin e skemës së pensioneve. Sipas Administratës Tatimore, pagat e deklaruara nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në këtë sektor do të analizohen dhe krahasohen me nivelin orientues të pagave për profesionet përkatëse.

DPT paralajmëron se çdo tatimpagues që deklaron paga më të ulëta se nivelet indikative, apo ndryshon qëllimisht kategorinë profesionale të punonjësve për të raportuar paga më të vogla, do të konsiderohet me risk dhe do të përfshihet në planet e kontrollit nga strukturat e specializuara.

Sipas pagave orientuese të publikuara, paga indikative për administratorët e kompanive është 140 mijë lekë. Për drejtuesit e mjeteve të rënda llogaritet 110 mijë lekë, për arkitektët 120 mijë lekë, për agjentët e pasurive të paluajtshme 124 mijë lekë, për elektricistët 95 mijë lekë, për bojaxhinjtë 85 mijë lekë, për hidraulikët 95 mijë lekë, për hekurkthyesit 90 mijë lekë dhe për shtruesit e pllakave 90 mijë lekë.

Administrata Tatimore u bën thirrje bizneseve të respektojnë detyrimet ligjore dhe të deklarojnë me korrektësi pagat dhe profesionet e punonjësve, me qëllim formalizimin e tregut të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. /j.p/

 

1 nga 2

The post Tatimet publikojnë pagat indikative në ndërtim, nga 85 deri në 140 mijë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edi Rama: Nga janari, në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro

By: V K
16 November 2025 at 12:50

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se nga janari 2026, në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.

Në episodin e 6-të të sezonit 5 të podkastit “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës” kryeministri Rama tha se; “lajmi për pensionet është pasuar nga rritja e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale”.

“Nga janari i vitit që po troket kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 do të sanksionojë se në Republikën e Shipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama.

Për vitin 2026 paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, për t’u rritur më tej në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.

Kostoja totale e rritjes së pagave dhe indeksimit, parashikohet rreth 10 miliardë lekë dhe do të përfshijë mbi 144 mijë punonjës në të gjitha nivelet e administratës.

The post Edi Rama: Nga janari, në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro appeared first on Albeu.com.

Rama: Nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro që nga janari

16 November 2025 at 10:39

TIRANË, 16 nëntor/ASTSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.

Në episodin e 6-të të sezonit 5 të podkastit “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës” kryeministri Rama tha se “lajmi për pensionet është pasuar nga rritja e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale”.

“Nga janari i vitit që po troket kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 do të sanksionojë se në Republikën e Shipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama.

Për vitin 2026 paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, për t’u rritur më tej në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.

Kostoja totale e rritjes së pagave dhe indeksimit parashikohet rreth 10 miliardë lekë dhe do të përfshijë mbi 144 mijë punonjës në të gjitha nivelet e administratës.

/k.s/r.e/

The post Rama: Nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro që nga janari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

”Rritja e pagave pa asnjë taksë”, Rama: 1.7 miliardë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve

By: redi
14 November 2025 at 18:09

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje po vijon turin e dëgjesave me qytetarët me qëllim shpalosjen dhe diskutimin e projektbuxhetit të parashikuar për vitin 2026. Gjatë qytetarëve tek Njësia nr.2 në Tiranë, kreu i qeverisë tha se financimi për pensionistët zë hapësirën kryesore në projektbuxhet me 1.7 miliardë euro të veçuara. Nga ana tjetër, Rama nënvizoi se rritja e pagave nuk do të përkojë me…

Source

Rama: Rritje pagash për 6800 punonjës të OSHEE

10 November 2025 at 15:10

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%.

Rama u shpreh se, “ajo që ndodhi me çmimin e energjisë ishte një lajm jashtëzakonisht pozitiv edhe pse si të gjitha lajmet pozitive në këtë vend, madje në çdo vend besoj, pati nga ata që e përqeshën fort, por në fund të ditës kjo përqeshje nuk i hoqi asgjë, dhe nuk i heq asgjë faktit që ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%”.

Gjithashtu, Kryeministri njoftoi sot se do të ketë rritje të pagave për punonjësit e OSHEE-së.

Rama u shpreh se për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6,1%. Për të gjithë elektriçistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 7500 mijë lekë në muaj dhe për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page me 12 500 lekë në muaj.

“Në kompanitë e këtyre shërbimeve po bëhet një punë e posaçme për rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore dhe faktikisht jemi dëshmitarë që OSHEE-ja ka realizuar me sukses disa thirrje publike për të marrë teknikë të rinj, vajza dhe djem që vijnë nga arsimi profesional. Ashtu sikundër ka bërë një punë të lavdërueshme edhe për rritjen e kapaciteteve inxhinierike të saj”, tha Rama.

Natyrisht, shtoi kreu i qeverisë, “që duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE-së nuk përfshihen drejtpërdrejt nga buxheti në rritjen e pagave”, por theksoi Rama “në radhë të parë për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6,1%. Në radhë të dytë për të gjithë elektriçistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 7500 mijë lekë të reja në muaj dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page me 12 500 lekë të reja në muaj”.

“Besoj që të gjitha këto janë rritje domethënëse dhe pa diskutim plotësisht të merituara për një skuadër të madhe që rrit në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe rrit në mënyrë të qëndrueshme edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, u shpreh Kryeministri.

Këto deklarata kryeministri Rama i bëri në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Rama: Rritje pagash për 6800 punonjës të OSHEE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

By: D Marku
7 November 2025 at 09:49

Elon Musk do të ketë një pagë me shifër rekord në Tesla, rreth 1 trilionë dollarë.
Marrëveshja u aprovua nga 75% e votave të aksionerëve duke marrë edhe duartrokitje të forta në mbledhjen e përgjithshme të kompanisë të enjten.

Musk, i cili është njeriu më i pasur i botës, duhet të rrisë ndjeshëm vlerën e kompanisë në treg brenda 10 viteve. Nëse ai e arrin këtë dhe përmbush objektiva të ndryshme, do të shpërblehet me qindra milionë aksione të reja.

Paga e mundshme ka ngjallur kritika, por bordi i Tesla tha se Musk mund të largohet nga kompania nëse nuk miratohet dhe nuk duan ta humbasin.

Pas njoftimit, Musk u ngjit në skenë në Austin, Teksas dhe kërceu ndërsa brohoritej emri i tij.

“Jemi gati të nisim jo vetëm një kapitull të ri të Tesla, por një libër të ri. Takimet e aksionerëve të tjerë janë përgjumje, por tonat janë të papara. Shiheni këtë. Është fantastike”, tha ai.

Objektivat që Musk duhet të arrijë brenda dekadës së ardhshme përfshijnë rritjen e vlerës së Tesla në treg nga 1.4 trilionë dollarë në 8.5 trilionë.

Gjithashtu ai duhet të hedhë në treg rreth një milionë mjete Robotaxi. Ndërkohë deklaratat e tij të së enjtes u drejtuan te roboti Optimus duke shpërbërë shpresat e disa analistëve që duan që Musk të ringjallë sektorin e makinave elektrike të kompanisë.

The post Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla appeared first on Albeu.com.

Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë

6 November 2025 at 13:13

PRISHTINË, 6 nëntor/ATSH/ Dhjetëra punëtorë të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë protestuar të enjten pranë ndërtesës së televizionit shtetëror, për shkak vonesës së pagave, duke paralajmëruar grevë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Në protestën e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, punonjësit mbajtën pankarta me mbishkrimin “Punëtorët e RTK-së – jo viktima të krizës”, “Gazetarë pa pagesë, demokraci pa zë”, dhe “RTK nuk hesht edhe në errësirë”.

Më shumë se 700 punonjës të transmetuesit të vetëm publik në Kosovë nuk e kanë marrë pagën e nëntorit, për shkak se RTK-së nuk i është ndarë pjesa e dytë e buxhetit për këtë vit.

Buxheti vjetor i RTK-së kap vlerën e 8.9 milionë eurove.

Gazetari dhe përfaqësuesi i sindikatës, Gëzim Bimbashi, u bëri thirrje Kuvendit të Kosovës, Qeverisë në detyrë dhe menaxhmentit të RTK-së të punojnë për ta kaluar buxhetin për televizionin shtetëror.

“Ne kemi qenë të durueshëm, por durimi jonë ka kufij. Nëse brenda një kohë të shkurtër nuk gjendet zgjidhje, sindikata e punëtorëve të RTK do të shqyrtojë mundësitë ligjore për hyrje në grevë të përgjithshme. Dhe, nëse vazhdohet me heshtje e shpërfillje protestat tona edhe mund të përshkallëzohen”, tha Bimbashi.

RTK-ja po përballet me probleme financiare tash e një kohë, pasi raporti vjetor i saj duhet të diskutohet nga Komisioni për buxhet i Kuvendit – që nuk është i themeluar – në mënyrë që më pas të ketë buxhet për pagat e mbi 700 punëtorëve.

Javën e kaluar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, nuk gjeti pajtueshmëri me përfaqësuesit politikë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që të shtynte përpara, ndër të tjera, edhe çështjen e buxhetit për RTK-në.

Kjo është protesta e dytë e punëtorëve të RTK-së pas asaj në gusht, pas të cilës Qeveria në detyrë e miratoi kërkesën e televizionit për kredi në vlerë prej mbi 2.5 milionë euro.

Ditë më parë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, se Qeveria në detyrë nuk mund ta përsërisë vendimin e gushtit.

Murati shtoi se përgjegjësinë për ndarjen e mjeteve buxhetore për RTK-në e ka Kuvendi i Kosovës dhe jo Qeveria.

Ai theksoi se zgjidhja për pagat e punëtorëve të transmetuesit publik varet nga formimi i komisioneve parlamentare. /rel/

The post Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2026/ Rama: Nisim indeksimin e pagave, ja cilat janë katëgoritë që përfitojnë

By: V K
6 November 2025 at 11:53

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se nga viti 2026 do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e administratës, si qendrore ashtu edhe vendore.

Edi Rama: Ka një tjetër lajm të mirë, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror apo vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.

Kjo është politikë e re pagash, e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 mln euro që në vitin e parë 2026 shumës që mandate i katërt do të vendosë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.

Kështu konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë do përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë në muaj.

Për specializantë të administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë, mësuesit do të përfitojnë pagë 300 lekë më shumë në muaj.

Për herë të parë në sistemin e shëndetësisë, përveç indeksimit vjetor do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë. Si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131.700 në 143.500 lëke në muaj.

Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186.000 në muaj, për infermieret nga 87.000 në 92.500 në muaj.

Po ashtu edhe për punonjësit e policisë së shtetit, do të ketë rritje edhe për vjetërsinë në punë.

Për gradat më të ulta përkthehet në një rritje mesatare me 500 lekë në muaj.

Për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vite sipas gradave, pagat rriten si më poshtë:

Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë në 84.500, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë.

Për nënkomisarët paga do të rritet nga 95.500 në 101.000 lekë me shtesën për kushtet e punës dhe ushqimin shkon në 116 mijë lekë.

Për komisarët nga 105000 në 110.600 dhe me shtesën për kushtet e punës e ushqimin shkon në 125.600 lekë.

Për drejtuesit e thjeshtë nga 230.500 shkon në 141.450 lekë që me shtesë e ushqimin bëhet mesatarisht 156.450 lekë.

Janë të gjitha lajme të mira për të gjitha këto kategori.

The post Buxheti 2026/ Rama: Nisim indeksimin e pagave, ja cilat janë katëgoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

❌
❌