Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

11 mijë pensione pas vdekjes? Si u keqinterpretua raporti i KLSH-së

18 December 2025 at 12:45

Nuk ka vjedhje dhe as mashtrim me 11 mijë pensione. Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore flet për pagesa të parapaguara dhe diferenca që rikuperohen ligjërisht. ISSH sqaroi për Faktoje se rastet abuzive në Shqipëri janë vetëm dy, jo mijëra siç u keqinformua në media. 

Esmeralda Topi 

Në fund të muajit nëntor, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH) u bë lajm viral. Portale të ndryshme e interpretuan si “11 mijë pensione të marra pas vdekjes”, duke krijuar përshtypjen e një skandali masiv. 

Lajmi u publikua në të njëjtën javë kur Italia u trondit nga një rast mashtrimi me pensionin që buri bujë. Një burrë 56-vjeçar mbante trupin e nënës së tij për tre vite në shtëpi, ndërsa vazhdonte të merrte pensionin e saj, duke përfituar rreth 53 mijë euro në vit. 

Ky rast dramatizoi situatën në Shqipëri, duke keqinterpretuar raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por krahasimi nuk qëndron.

Çfarë thotë raporti i KLSH-së?

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë ISSH-së gjatë vitit 2024 evidentoi 11,030 raste pagesash pas vdekjes, me një dëm financiar prej 114,8 milionë lekësh. Nga këto, mbi 100 milionë lekë janë rikuperuar, ndërsa rreth 14,7 milionë lekë mbeten ende në proces arkëtimi.

Por raporti i KLSH sqaron diçka thelbësore që mediat e kanë anashkaluar. 

përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj. Meqënëse pensioni është një pagesë që merret paradhënie, pjesa pas datës së vdekjes duhet mbajtur nga granti”, shkruhet në raport. 

Pra nuk bëhët fjalë për mashtrime nga persona të tjerë apo familjarë, por për pensionistë që kanë marrë pensionin dhe më pas kanë ndërruar jetë. 

ISSH: Nuk ka vjedhje

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, sqaron për Faktoje.al natyrën e këtyre pagesave. Ai theksoi se shifra 11 mijë është keqinterpretuar. 

“Ajo që dua të sqaroj është kjo: ato nuk janë pensione të njerëzve që kanë vdekur dhe kanë marrë pensione pasi kanë vdekur, pra i ka tërhequr dikush tjetër. Përgjithësisht këto janë raste kur qytetarët kanë ndërruar jetë pasi kanë marrë pensionin”

Hado shpjegon më tej se pensionet në Shqipëri parapaguhen në fillim të muajit. Për shembull, nëse një pensionist merr pensionin më 1 dhjetor dhe ndërron jetë më 10 dhjetor, ai ka tërhequr pensionin e plotë, por ligjërisht i takon vetëm pjesa deri në datën e vdekjes. Diferenca duhet rikthyer në fondin e sigurimeve shoqërore. Dhe shifra 11 mijë përfaqëson këtë fenomen.

“Në këtë rast nuk ka vjedhje, nuk ka marrje të pensionit të pamerituar, nuk ka shkelje, nuk ka abuzim. Dëmi ka qenë diku tek 37 milionë lekë, janë rikuperuar 29.5 dhe janë për t’u rikuperuar 6.7. Nuk ka dëm ekonomik”,  thekson Hado.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, keqinformimi mbi raportin e KLSH-së nuk është vetëm çështje financiare. Ata paralajmërojnë se raportimi i pasaktë dëmton reputacionin dhe krijon konfuzion shoqëror.

“Dëmi së pari për vetë gazetarët: humbasin besimin si burim informacioni dhe analizash serioze; dëmtojnë në mënyrë jo të drejtë reputacionin e institucioneve duke i bërë ato më të dobëta para publikut. E gjithë kjo, me kohë, krijon një çoroditje shoqërore dhe zhvlerësim të së vërtetës”, thekson Selami Xhepa. 

2 raste mashtrimi

Instituti i Sigurimeve Shoqërore pranon se ka patur edhe raste abuzive, por ato janë të izoluara dhe nuk bëhët fjalë për mijëra. Përkundrazi, janë vetëm dy raste.

“Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga këto lloj mashtrimesh sepse ka individë që mund të ndërrojnë jetë dhe familjet nuk i ç’regjisrojnë. Dhe këto raste ne sigurisht i kontrollojmë”, thotë drejtori Astrit Hado, duke shtuar se kryesisht janë raste nëpër rrethe apo fshatra.

“Një në fakt ka dalë nga një emision investigativ që kishte 8-9 vjet që kishte ndërruar jetë nuk ishte deklaruar. Dhe rezultoi që as i biri se kishte marr në fakt, e kishin marrë punonjësit e postës me një administrator”, tregon drejtori i ISSH-së.

“Një rast tjetër që kishim, ishte individ që kishte ndërruar jetë para 10 vjetësh në Spanjë dhe ishte marrë pensioni. Jo nga familjarët, nga dikush tjetër. Rast që e investiguam deri në fund dhe morëm edhe masat e nevojshme”, përfundon Hado. 

Por ndonëse të pakta në numër, për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço edhe këto raste kërkojnë zgjidhje.

“Duhet gjetur një mekanizëm i kontrollit të vazhdueshëm ndërmjet atyre që përfitojnë pensionin dhe atyre që kontrollojnë. Problematikat ndodhin kur personat që humbasin jetën nuk ç’regjsitrohen dhe familjarët përfitojnë nga kjo situatë, më tepër se koordinim, duhet zgjidhje”, argumenton ai. 

Përfundim

11 mijë pagesa pas vdekjes nuk do të thotë 11 mijë vjedhje pensionesh. Bëhet fjalë kryesisht për një mekanizëm teknik të parapagimit të pensionit dhe për raste që korrigjohen ligjërisht. Mashtrimet ekzistojnë, por janë të rralla dhe jo skandal masiv.

The post 11 mijë pensione pas vdekjes? Si u keqinterpretua raporti i KLSH-së appeared first on Faktoje.al.

Blendi Fevziu: 11 mijë pensione pas vdekjes, të humbin 1.2 milionë dollarë për njerëz që nuk jetojnë më… (VIDEO)

By: V K
16 December 2025 at 13:05

Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka komentuar një lajm që lidhet me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Fevziu shprehet se përgjatë vitit 2024, janë dhënë mbi 11 mijë pensione për të moshuar, të cilët kanë ndërruar jetë.

Gjithashtu, Fevziu sqaron se dhënia e këtyre pensioneve pasi përfituesit kanë ndërruar jetë, kanë shkaktuar dëm rreth 1.2 milionë dollarë në buxhetin e shtetit.

Gazetari e shoqëron këtë lajm dhe me tone ironike, duke u shprehur se; “që pas vdekjes jepen dekorata, mirënjohje, vlerësime e di. Por, që pas vdekjes të paguhet dhe pensioni për të jetuar, kjo është pak e çuditshme”.

“Sot pashë një lajm të paparë fare. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar që në Shqipëri gjatë vitit 2024 janë dhënë 11 mijë e disa pensione pas vdekjes. Pra, personat kanë vdekur, kanë ndërruar jetë janë varrosur, dhe kanë vijuar të marrin pensionin. Dëmi ishte rreth 1.2 milionë dollarë në mos gaboj. Tani, që pas vdekjes jepen dekorata, mirënjohje, vlerësime e di. Por, që pas vdekjes të paguhet dhe pensioni për të jetuar, kjo është pak e çuditshme. Natyrisht nuk është vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri të humbin 1.2 milionë dollarë për njerëz që nuk jetojnë më është…”, raporton gazetari Blendi Fevziu.

 

Gjetja ka të bëjë me pagesat e kryerja pas ndarjes nga jeta e perfituesve, përgjatë periudhës janar-dhjetor 2024. Janë arritur të rikuperohen rreth 100 milionë e 158 mijë lekë, por mbi 14 milionë e 726 mijë lekë mbeten të arkëtuara dhe kërkojnë ndjekje të vazhdueshme.

The post Blendi Fevziu: 11 mijë pensione pas vdekjes, të humbin 1.2 milionë dollarë për njerëz që nuk jetojnë më… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 2026: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje

7 December 2025 at 09:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave për qytetarët, përfshirë paga, pensione dhe mbështetje sociale, ndërsa investimet publike do të prekin “nivele historike”.

Gjatë fjalës së tij në podkastin “Flasim”,  Rama u shpreh se Shqipëria “ është në një nivel tjetër”, dhe ky progres do të reflektohet tek të gjithë, si tek punonjësit e sektorit publik ashtu dhe në privat.

Rama nënvizoi gjithashtu se mandati aktual prej 83 deputetësh përbën një “besim të jashtëzakonshëm” që, sipas tij, e detyron qeverinë të vijojë rritjen e punës dhe investimeve për realizimin e objektivit “Shqipëria 2030”.

“Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është në prag, një vit, që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët sa i përket të ardhurave në radhë të parë, në paga e pensione, por edhe sa i përket investimeve publike, që do të shënojnë përsëri, të gjitha këto së bashku, një rritje historike.

Tanimë, Shqipëria është në një nivel tjetër. Ky është një fakt që do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, të atyre që jetojnë me punë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, në jetën e përditshme të pensionistëve, gjyshërve dhe gjysheve tona, në jetën e përditshme të atyre më në nevojë, për të cilët mbështetja, mbrojtja sociale, vjen duke u rritur. Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate, një mbështetje e paprecedentë, për Shqipërinë 2030, jo vetëm meritojnë çdo vit e më shumë, por do të kenë çdo vit e më shumë, pasi barra e borxhit ndaj tyre është e tillë që do të na bëjë të vazhdojmë të rrisim punën tonë përditë e përditë”, tha Rama. /abcnews.al

Ibrahimaj: Në dy ditë nga pensionistët u tërhoqën mbi 42 mijë bonuse

2 December 2025 at 17:59


TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se në dy ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 42 631 bonuse.

“Pensionistët në të gjithë vendin vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit në masën 10 000 – 15 000 lekë. Vetëm në 2 ditët e para janë tërhequr 42 631 bonuse nga pensionistët”, tha ministrja.

Bonusi i fundvitit është një mbështetje e qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin.

Nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762 740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640 325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2322 në pension social, 65 232 persona në pension invaliditeti, 48 087 persona në pension familjar, 6774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Shpërblimi do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 qershor të vitit 2026.

/a.f/r.e/

The post Ibrahimaj: Në dy ditë nga pensionistët u tërhoqën mbi 42 mijë bonuse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Rrisim pensionet nga janari, rritje e pesëfishuar në janar 2030

30 November 2025 at 10:31

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nga janari i vitit 2026 do të nisë rritja progresive e pensioneve.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama solli në vëmendje politikën për rritjen e pagave dhe pensioneve që do të zbatohet duke nisur nga janari 2026.

“Me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030”, u shpreh ai.

Duke folur për pagën minimale, Rama tha se në 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar.

“Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, u shpreh kryeministri.

/m.m/

The post Rama: Rrisim pensionet nga janari, rritje e pesëfishuar në janar 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shpërblimi i fundvitit drejt pensionistëve, fund informacionit të rremë të kënetës

30 November 2025 at 10:08

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama kujtoi sot se shpërblimi i fundvitit për pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë të reja do të jetë 150 euro, ndërsa për ata me pension mbi 20 mijë lekë të reja do të jetë 100 euro.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama bëri përmbledhjen e çështjeve më të rëndësishme të javës, ku u ndal te shpërblimi për pensionistët.

Ndërsa qeveria miratoi këtë javë masat e përfitimit për pensionistët sipas kategorive, Rama tha se “kjo i jep fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike që ndanin informacion të rremë”.

“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”, tha Kryeministri Rama. /j.p/

 

The post Rama: Shpërblimi i fundvitit drejt pensionistëve, fund informacionit të rremë të kënetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: 50 milionë euro do të përdoren për indeksimin e pensioneve në 2026-ën

27 November 2025 at 19:56

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se buxheti i vitit 2026 fokusohet tek rritja e pensioneve urbane dhe rurale.

Duke marrë fjalën gjatë dëgjesës publike për buxhetin 2026 me banorë të njësisë 1 në kryeqytet, Ibrahimaj tha se, për rritjen e pensioneve është parashikuar një fond prej 1,7 miliardë lekësh, ndërsa rreth 50 milionë euro do të përdoren për indeksimin e pensioneve.

“Qeveria do të vijojë gjithashtu me bonuset mujore për pensionistët, të cilat do të shpërndahen nga 1 dhjetori 2025, në të njëjtat nivele si vitin e kaluar: Pensionistët me pension deri 200 mijë lekë do të marrin 150 mijë lekë bonus. Pensionistët me pension mbi 200 mijë lekë do të marrin 100 mijë lekë bonus”, u shpreh ministrja.

Ajo tha se, nga 1 janari 2026 buxheti parashikon rritje progresive të pensioneve. Gjatë këtij mandati qeveria, tha Ibrahimaj, parashikon që pensioni urban mesatar me vite të plota pune do të arrijë 40 mijë lekë, ai me vite të pjesshme do të rritet në 22 mijë lekë, ndërsa pensioni rural dhe familjar do të shkojë në 18 mijë lekë.

“Pensionet për invalidët do të rriten gradualisht deri në 300 mijë lekë. Rritjet do të jenë progresive deri në vitin 2029 dhe do t’u shtohen indeksimet vjetore të parashikuara në buxhet”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj njoftoi gjithashtu se nga viti 2026 do të rritet paga minimale në 500 euro, duke përfshirë rreth 300 mijë punonjës. Përveç kësaj, janë parashikuar rritje pagash për punonjësit e shëndetësisë, policisë dhe ushtrisë në kategori të caktuara, si dhe indeksimi i pagave në administratën publike çdo dy vite, për të ruajtur fuqinë blerëse të qytetarëve.

Ministrja theksoi se brenda mandatit, paga minimale pritet të arrijë 600 euro në 2028 dhe 700 euro në 2030, duke garantuar një përmirësim të qëndrueshëm të standardit të jetesës.

/e.xh/r.e/

The post Ibrahimaj: 50 milionë euro do të përdoren për indeksimin e pensioneve në 2026-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal në ISSH/ Mbi 11 mijë pensione të paguara pas vdekjes, miliona lekë dëm buxhetit!

By: armand
27 November 2025 at 09:31

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike rezultatet e një auditimi të gjerë, i cili ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rëndësishme në procesin e pagesave për përfituesit. Sipas dokumentit, nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit të Pagesave, janë identifikuar raste të ndryshme […]

The post Skandal në ISSH/ Mbi 11 mijë pensione të paguara pas vdekjes, miliona lekë dëm buxhetit! appeared first on BoldNews.al.

Si i joshi Rama pensionistët para 11 Majit! Skema e kontributeve shoqërore po përballet me rrezikun e kolapsit

By: Ela
19 November 2025 at 09:07

Në oborrin e vogël të shtëpisë së saj në Vaqar, Lirije Sina, 64 vjeçe, kalon orë të tëra duke u kujdesur për disa rreshta perimesh që i ka mbjellë për të kursyer nga pensioni i saj prej 9.900 lekësh. “Çfarë të bëj më parë me ato lekë?” pyet ajo, duke renditur ilaçet, faturat dhe ushqimin, […]

The post Si i joshi Rama pensionistët para 11 Majit! Skema e kontributeve shoqërore po përballet me rrezikun e kolapsit appeared first on BoldNews.al.

Rritja e pensioneve, fasadë e Ramës! 2/3 e të moshuarve mbeten jashtë skemës së re

By: armand
18 November 2025 at 20:49

Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve. “Në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro” . Me këtë premtim në qendër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, socialistët siguruan 83 mandate. Angazhimi u përfshi edhe […]

The post Rritja e pensioneve, fasadë e Ramës! 2/3 e të moshuarve mbeten jashtë skemës së re appeared first on BoldNews.al.

Rritje në tregun e fondeve të pensioneve private, 14,3 miliardë lekë asete

18 November 2025 at 17:13

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Tregu i fondeve të pensioneve private vijoi rritjen edhe gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara për periudhën janar-shtator 2025 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Në fund të shtatorit 2025, asetet neto të fondeve të pensioneve private arritën në 14,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,4 miliardë lekësh, ose 11,55% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Kjo rritje e aseteve pasqyron një trend të qëndrueshëm të rritjes së këtij sektori, duke reflektuar një përmirësim të besimit të individëve dhe institucioneve në fonde të pensioneve private si një instrument të sigurisë financiare për të ardhmen.

Edhe numri i anëtarëve të fondeve të pensioneve private ka njohur gjithashtu një rritje të konsiderueshme.

Në fund të shtatorit, numri i anëtarëve të regjistruar në këto fonde arriti në 48 864 individë, duke shënuar një rritje prej 8,77% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Në këtë periudhë, shtatë fonde pensioni kanë ushtruar aktivitetin e tyre në tregun shqiptar të pensioneve private, me një performancë pozitive në nivelin e aseteve dhe anëtarësisë.

/a.f/r.e/

The post Rritje në tregun e fondeve të pensioneve private, 14,3 miliardë lekë asete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

18 November 2025 at 18:00

Esmeralda Topi 

Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve.  

“Në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro” . Me këtë premtim në qendër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, socialistët siguruan 83 mandate. Angazhimi u përfshi edhe në programin qeverisës “Shqipëria 2030”. 

Pak muaj pas zgjedhjeve, me nisjen e diskutimeve për projekt-buxhetin 2026, kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku njoftoi rritjen e pensioneve. Duke nisur nga janari 2026, rritja sipas tij do të ishte e përmuajshme dhe do të ndahej me kategori. 

Dhe, sipas kryeministrit Rama, këto vlera do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, për të arritur objektivin final të pensionit mesatar 400 euro. 

“Petulla me ujë”

Faik Xhani është ish mësues nga Mati që prej vitesh ka drejtuar Shoqatën e “Pensionistëve të Shqipërisë”. 77 vjeçari i njeh mirë problemet e shtresës që ka përfaqësuar.

“Këto janë parlamentarë xhepash, jo shërbëtorë të popullit”, thotë Xhani, teksa na tregon shpenzimet minimale që i duhen një pensionisti çdo muaj.

“Të moshuarit janë me sëmundje, ju duhen lekë për ilaçe, për ushqim, për drita, ujë, telefon…Mishin e kanë harruar se çfarë është. Po rrofshin emigrantët, shyqyr që janë fëmijët se do hanim njëri- tjetrin”, vijon 77 vjeçari.

Kryeministri, shton ai, i bën “petullat me ujë” teksa i referohet rritjes së lajmëruar të pensioneve.  

“Nëse nuk jep edhe bonusin e fundvitit ai vetëm derdh ujin në lakra dhe asgjë nuk bën. Edhe indeksimin. Po i dha të gjitha këto është mirë, jo se na plotëson nevojat po është diçka”, përfundon pensionisti. 

Faiku numëron 42 vite punë, por shteti e shpërblen çdo muaj me 17,000 lekë pension të pjesshëm. 

Sa pensionistë preken dhe kush përfiton më shumë?

Aktualisht, pensioni mesatar urban është 19,409 lekë, ndërsa pensioni mesatar rural është 11,709 lekë. Sipas angazhimit të qeverisë deri në fund të 2029 pensioni mesatar urban i plotë do të arrijë 40,000 lekë teksa pensioni minimal pritet të jetë 20,000 mijë lekë. 

Në Shqipëri ka 745,137 pensionistë. Nga ky total, vetëm 287,656 prej tyre marrin pensione të plota, ndërsa 343,763 të tjerë janë me pensione të pjesshme. Ndërkohë, rreth 113,718 mijë llogariten si pensione familjare dhe invaliditeti.

Burimi:ISSH

Kategoria e pensionit urban përbën grupin më të madh të pensionistëve në vend me 552,512 mijë të moshuar. Nga ky grup, vetëm një pjesë përfiton rritjen më të lartë, ata që kanë kontribuar me vite të plota pune, pra mbi 38 vite.  

  • 241,431 janë pensione të plota urbane
  • 311,081 janë pensione të pjesshme urbane

Referuar të dhënave të siguruara nga Faktoje.al, aktualisht rezultojnë 241 mijë pensionistë me vite të plota pune në qytet, pra më pak se një e treta e pensionistëve në vend. Kjo është kategoria që do të marrë rritjen prej 1,800 lekësh në muaj apo 21,600 lekë në vit. 

Ndërkohë, shumica e pensionistëve, ata me pensione të pjesshme, do të marrin vetëm 800 lekë shtesë. Një rritje modeste në raport me inflacionin dhe nivelin aktual të pensioneve. 

“Mekanizmi i indeksimit dhe shpërndarjes së shtesave fokusohet tek një grup i vogël përfituesish, duke krijuar efekt iluziv të përparimit, ndërsa shumica e pensionistëve mbeten me rritje që nuk kanë ndikim të matshëm në standardin e jetesës”,  argumenton eksperti për ekonominë dhe financat Eduard Gjokutaj për Faktoje.al.

Në zonat rurale shifrat janë më të ulta. Totali i pensionistëve në fshat rezulton 87,907, nga të cilët 46,225 me pensione të plota dhe 32,682 me pensione të pjesshme. Këta përfitojnë rritje prej 1,000 lekësh.

“Në terma praktikë, plani nuk siguron konvergjencë të qëndrueshme drejt pensionit mesatar të premtuar dhe shpërblen vetëm një minorancë, duke lënë pjesën më të madhe të të moshuarve me përfitime simbolike,” përfundon Gjokutaj. 

Përfundim

Ndërsa premtimi për rritjen graduale deri në katërfishim krijon pritshmërinë e një transformimi të madh, të dhënat faktojnë se rritjen më të lartë e përfiton pjesa më e vogël e pensionistëve, ndërsa për të tjerët shtesa mbetet simbolike. 

Aktualisht, pensioni mesatar urban është 19,409 lekë, ndërsa pensioni mesatar rural është 11,709 lekë. 

400 eurot janë të arritshme vetëm për pensionet e plota, që përbëjnë më pak se një të tretën e pensionistëve në vend. Për shumicën e të moshuarve, vlera prej “400 eurosh” mbetet e paarritshme.

The post Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve appeared first on Faktoje.al.

Rama: 1.7 miliard euro për pensionistët, çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm

15 November 2025 at 10:41

TIRANË, 15 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në dispozicion të rritjes së pensioneve do të disbursohen 1.7 miliard euro më tepër gjatë mandatit të katërt.

Në një dëgjesë me banorët e njësisë nr. 3 në Tiranë mbi projektbuxhetin 2026, Rama u shpreh se ky buxhet ka si kryefjalë pensionistët.

“Më vjen shumë mirë që pas një rruge të gjatë kemi arritur të krijojmë kushtet financiare falë rritjes së ekonomisë, reformave që nxitin ekonominë dhe mbështetjes së palëkundur të shumicës së shqiptarëve që na dhanë mundësinë të ndërtojmë një projekt afatgjatë për Shqipërinë në BE”, tha Kryeministri.

Duke folur për rritjen e pensioneve, Rama tha se duke filluar nga janari i vitit që vjen çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm.

“Do të arrijmë objektivin që pensionin mesatar të plotë në zonat urbane ta kemi 400 euro dhe pensionin minimal në zonën rurale ta kemi 180 euro. Është sforco shumë e madhe nga pikëpamja financiare por në fund mund ta bëjmë pasi e kemi synuar dhe është plotësisht e merituar për pjesën më delikate të shoqërisë”, tha Kryeministri.

Nga ana tjetër, Rama theksoi faktin se kjo mund të realizohet pa cenuar pjesën tjetër që ka të bëjë me rritjen ekonomike dhe të ardhurat që duhet të vendosen për kopshtet, çerdhet, shkollat dhe institucionet e përkujdesjes. /j.p/

The post Rama: 1.7 miliard euro për pensionistët, çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas finalizimit me Italinë, Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve me Greqinë

By: redi
14 November 2025 at 21:15

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po punon për njohjen e pensioneve me Greqinë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për shqiptarët që kanë punuar jashtë vendit. Rama shpjegoi se njohja e pensioneve është problem i madh për të gjithë ata që kanë punuar jashtë, veçanërisht në Greqi. ”Kur kthehen në Shqipëri dhe shohin pensionin e tyre, shumë prej tyre hasin vështirësi…

Source

Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve me Greqinë

14 November 2025 at 19:43

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po punon për njohjen e pensioneve me Greqinë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për shqiptarët që kanë punuar jashtë vendit.

Gjatë një dëgjese me banorë të njësisë nr.2 në kryeqytet, Rama shpjegoi se njohja e pensioneve është problem i madh për të gjithë ata që kanë punuar jashtë, veçanërisht në Greqi.

“Kur kthehen në Shqipëri dhe shohin pensionin e tyre, shumë prej tyre hasin vështirësi, sepse sistemi i pensioneve në vendin tonë është më i dobëti, sepse nuk ka pasur kontributorë“, tha Rama.

Ai shtoi se kjo krijon një boshllëk të madh, pasi aktualisht fondi i pensioneve mbështetet kryesisht tek ata që janë aktivë dhe paguajnë sigurime.

Rama theksoi se njohja e pensioneve me Italinë është realizuar, ndërsa tani po punohet për të njëjtën gjë edhe me Greqinë.

“Sfida është njohja e viteve të punës me Greqinë. Ne këtë kemi gurin e fundit të mozaikut. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri i shqiptarëve është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve me Greqinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 1,7 miliardë euro për rritjen e pensioneve, bonusi nga fillimi i dhjetorit

14 November 2025 at 18:10

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga 1 janari i vitit që vjen pensionet do të rriten, ndërsa siguroi pensionistët se ata do të marrin edhe bonusin e fundvitit, duke hedhur poshtë zërat se bonusi u shpërnda përgjatë vitit.

Gjatë një takimi me banorë të njësisë bashkiake nr.2 në Tiranë, ku prezantoi objektivat e projektbuxhetit për vitin që vjen, Rama tha se fondi i parashikuar për rritjen e pensioneve në të gjithë vendin llogaritet 1,7 miliardë euro.

“Më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë: rritjen e mbështetjes reale për pensionistët, që faktikisht do të zërë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat të katërt, ku mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1,7 miliardë euro, të cilat janë të ndara në 4 vite dhe janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm të qeverisë, që do të na mundësojë realizimin e objektivit të shpallur lidhur me atë ku duam t’i çojmë pensionet mesatare”, tha Rama.

Sipas tij, ky moment është një moment që e përmbush atë që ka qenë ambicia kryesore: që rritja e vazhdueshme ekonomike, e shprehur edhe nga FMN me nota pozitive për ekonominë dhe ecurinë e ekonomisë shqiptare, të jetë një rritje gjithëpërfshirëse dhe të përfitojnë të gjithë.

“Dhe fakti që të gjithë pensionistët përfitojnë në këtë ambicie dhe do të prekin këtë rritje ekonomike të vazhdueshme është një fakt që edhe mua më lehtëson, pasi shumë herë jam gjendur para detyrimit: po e kuptoj, por na duhet kohë. Tani realizojmë këtë objektiv duke nisur nga buxheti 2026”, deklaroi ai.

Ai shtoi gjithashtu se edhe këtë vit do të shpërndahet në muajin dhjetor bonusi i vitit të ri.

“Bonusi i fundvitit do të jepet ekzaktësisht siç është dhënë edhe vitin e shkuar, duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor, sepse është një bonus që u shkon pensionistëve për festat”, deklaroi Rama.

Rama shpjegoi se rritja e pensioneve do të bëhet çdo 1 janar deri sa të shkojë në fund të 5 viteve 5-fishi i rritjes së janarit 2026.

Kryeministri Rama po ashtu theksoi se do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve dhe se fondi i llogaritur është afërsisht 50 milionë euro. /j.p/

The post Rama: 1,7 miliardë euro për rritjen e pensioneve, bonusi nga fillimi i dhjetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave

By: redi
12 November 2025 at 17:15

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë pensionistët do ta marrin bonusin e fundvitit para festave të dhjetorit. Rama shtoi se pensionet kanë edhe peshën më të madhe në buxhet dhe se rritja e tyre kërkon një punë të madhe dhe kohë. ”E kanë dëgjuar për një kohë jo të shkurtër nga unë, sesa e vështirë është për t’u rritur pensionet. Sepse duhet të ndryshojmë kushtet. Që të ndryshojmë kushtet…

Source

Malaj: Ekspertë ndërkombëtarë për riorganizimin e sistemit të pensioneve

11 November 2025 at 19:50

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Qeveria shqiptare po vijon procesin e reformimit të skemës së pensioneve, me synimin për ta bërë atë më të qëndrueshme dhe për të garantuar pensione dinjitoze për qytetarët.

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot gjatë diskutimit në parim të projektbuxhetit për vitin 2026 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, se po punohet në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë dhe pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të paraqiten propozimet konkrete për riorganizimin e sistemit.

“Demografia është një nga sfidat jo vetëm për Shqipërinë por edhe vende të tjera të botës që do të thotë: skema e pensioneve kudo është një skemë e cila ka një nevojë të madhe për mbështetje dhe për t’u riformatuar apo riorganizuar. Edhe qeveria vitin e kaluar ka filluar një proces për të bërë një vlerësim të sistemit aktual të pensioneve, proces i cili po bëhet me ekspertë ndërkombëtarë të cilët janë duke bërë një vlerësim se sa e qëndrueshme është skema dhe unë besoj se deri në fillim të vitit që vjen do të vijë me propozime konkrete për mënyrën se si duhet riorganizuar skema që të jetë e qëndrueshme dhe të garantojë dhe pensione dinjitoze për pensionistët”, deklaroi Malaj.

Ministri deklaroi se paralelisht me veprimet që po ndërmerren nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me ekspertët ndërkombëtarë, qeveria ka vijuar me vënien në dispozicion të fondeve të nevojshme për rritjen e pensioneve aktuale.

“Kostoja totale e kësaj nisme që qeveria ka ndërmarrë deri në vitin 2030 shkon 1,7 miliardë euro”, tha Malaj.

Debate mes opozitës dhe mazhorancës në komision pati edhe për bonusin e fundvitit për 2026-ën, ku sipas opozitës në projektbuxhet nuk ka fond të parashikuar.

Ministri Malaj deklaroi se fondi do të përcaktohet në muajin shtator të vitit që vjen dhe varet nga ecuria ekonomike.

“Bonusi i fundvitit për 2026-ën do të vlerësohet përsëri në muajin shtator në varësi dhe të performancës që do të ketë ekonomia gjatë nëntëmujorit të parë të vitit. Sepse në këtë formë është operuar edhe në vitet e mëparshme. Për momentin nuk e keni parashikuar”, tha ministri.

/r.e/a.f/

The post Malaj: Ekspertë ndërkombëtarë për riorganizimin e sistemit të pensioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më shumë para për pensionet/ “Reformimi i skemës nga forcimi i financave”, Ekonomi: Pensioni mesatar, 40 mijë lekë

7 November 2025 at 20:15

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi, në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për skemën e pensioneve.

Ajo shpjegoi se parashikimi për pensionet deri në 2029 është i tillë; për pensionin urban të plotë do të jetë 40 000, pensioni urban i pjesshëm do të jetë 22 000, pensioni rural i plotë 18 000, pensioni familjar 18 000 dhe pensioni i invaliditetit 30 000. Gjithashtu shtoi se se bonusi për pensionistët këtë fundvit do të vijojë nga 10 deri në 15 mijë lekë.

“Ne miratuam një akt normativ dhe në aktin normativ që miratuam në Parlament patëm në vëmendje sa i takon pensionistëve që t’i japim bonus në fundin e vitit përtej indeksimit që bëhet çdo vit. Që do të jetë 10 deri në 15 mijë lekë. Pra kjo do të ndodhi në prag të fundit të vitit. Pas kësaj ne janar fillon reforma e pensioneve që lidhet me premtimin që bëmë edhe në programin qeverisës. Thamë që do ta çojmë pensionin mesatar në qytetar në qytet deri në fund të mandatit në 40 mijë lekë të reja. Në Shqipëri pensionet janë të disa kategorive. Projeksionet janë bërë që duke filluar nga 2026 deri në 2029 pensionet mesatare të shkojnë në 40 mijë lekë të reja për ato të plota urbane. Përveç kësaj indeksimi do të jetë automatik. Por financat tona duhet të forcohen që ne të bëjmë këtë gjë. Por kjo tregon se sot ne kemi forcuar kulturën tonë financiare tatimore. Burimet e ekonomisë tregojnë se këtë mund ta arrijmë…Në Ministrinë e Financave është krijuar një strategji për grumbullimin e të ardhurave në periudha afatmesme dhe strategjia diskutohet me shumë grupe interesi dhe mbi të gjitha mbikëqyret nga dy organizata që na mbikëqyrin ne, FMN dhe Bashkimi Europian. Dhe të gjitha modelet që parashikojnë rritje janë modele që diskutohen me këto ekspertë ndërkombëtarë”, tha ajo.

/abcnews.al/

E moshuara me probleme të shëndetit mendor pa asnjë kujdes, pensioni i bllokohet në postë

By: Brisi
6 November 2025 at 21:08

Dodi Troqi është një grua invalide dhe me probleme të shëndetit mendor, e cila prej disa muajsh nuk ka marrë pensionin e invaliditetit. Vëllai i saj nga nëna, Hasan Kekaj, i cili kujdeset për të shprehet, se pensioni është bllokuar, pasi prokura e përgatitur për tërheqjen e shumës, rezultoi e gabuar. Në komunikim me gazetaren, […]

The post E moshuara me probleme të shëndetit mendor pa asnjë kujdes, pensioni i bllokohet në postë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌